Risitë e parlamentit të porsazgjedhur

76 deputetë të legjislaturës XVII (mbi 50%) janë për herë të parë në parlament. Berisha është deputeti me moshën më të vjetër (65 vje&ccedilsmiley. Vetëm 15% e deputetëve do të jenë femra. Dominojnë juristët, ekonomistët dhe të diplomuarit jashtë Shqipërisë.


 

Ka mbi shpatulla jo vetëm rolin për të formuar qeverinë, por edhe për të hapur në mënyrë zyrtare legjislaturën e re parlamentare. 65-vjeçari Sali Berisha, Kryeministër i vendit, vlerësohet të jetë aktualisht deputeti me moshën më të vjetër dhe si i tillë, në respektim të traditës parlamentare, i takon që me fjalën e tij të hapen punimet e Kuvendit të ri. Duket se ai ka mbetur i vetmi në radhën e atyre që deri dje “zbardhnin” me flokët e tyre sallën e Kuvendit, si Servet Pëllumbi, Sabit Brokaj apo Lufter Xhuveli, e për këtë do të privilegjohet duke iu dhënë fjala të parit për gjithë punimet 4-vjeçare që e presin parlamentin e ri. Kjo në fakt është vetëm njëra nga risitë që fal legjislatura XVII që pritet të nisë punimet e saj në fillim të shtatorit.

Pasi ka disa të tilla, siç është edhe ajo që më shumë se 50 për qind e anëtarësisë parlamentare të saj do të përbëhet nga deputetë, të cilët ulen për herë të parë në sallën e seancave plenare. Sipas verifikimeve në listën finale të deputetëve, nga 140 mandate, që numëron parlamenti shqiptar, 76 prej tyre janë të rinj, pra persona që nuk kanë qenë kurrë deputetë. Madje, një pjesë e madhe prej tyre edhe që nuk janë marrë kurrë me politikë në jetën e tyre, por u zgjodhën pak muaj më parë nga kryetarët e partive të mëdha, për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë, falë kontributeve të tyre në shoqërinë civile, apo sektorë të tjerë të jetës në vend, paçka se aspak të sprovuar në politikë.

Në fakt, një gjë e tillë u vu re që në momentin e publikimit të listave të kandidatëve, sidomos nga ana e kryetarit socialist, i cili iu dha prioritet listimit të emrave të rinj, të cilët nuk kishin dhënë shumë, për të mos thënë fare kontribute për Partinë Socialiste. Por edhe Partia Demokratike në listat e kandidatëve favorizoi hyrjen e emrave të rinj, për të zbukuruar disi aureolën pretenduese për t’u ulur në karriget e sallës së parlamentit të ri.

Organet përbërëse. Grupet parlamentare, zhduken mini-grupet. Eliminimi i partive të vogla nga përfaqësimi i tyre në parlamentin e ri, do të shoqërohet edhe me dukurinë e zhdukjes së grupeve të vogla parlamentare nga harta e organizmave përbërëse të legjislativit. Të krijuara në grupime me mbi 7 persona si rregull, duke huazuar deputetë nga njëra-tjetra, partitë e vogla ishin grupuar brenda disa të tillave. Legjislatura VII, e cila ligjërisht mbyllet më datën 3 shtator, numëronte disa grupe parlamentare të formuar nga të ashtuquajturit “të vegjël”, si grupi parlamentar i Partisë Socialdemokrate, ai i Qendrës, i Partisë Agraro-Ambientaliste apo i Qendrës Demokrate. Që të gjithë këta janë të destinuar që në legjislaturën e ardhshme të mos jenë më pjesë e parlamentit, për faktin se partitë, të cilat i kishin formësuar ato nuk do të jenë më të përfaqësuara me deputetë në Kuvendin e ri. Kështu, parti si PSD, PAA, PDK, PDS etj., të cilat kanë qenë në bazë të tyre, të siguruar me të paktën 2-3 deputetë, këtë legjislaturë nuk do të mund të organizohen më në të tilla struktura të parlamentarizmit, pasi përfaqësimi i tyre me deputetë është në nivelin zero.

Përfaqësimi i femrave. 21 femra në parlament, duhej të ishin mbi 42. Parlamenti i ri duket se e plotëson në mënyrë gjysmake normën e përcaktuar për përfaqësimin e femrave brenda tij. Kjo pasi, nëse vërtet do të plotësohej ligjërisht kriteri i normës së përcaktuar me ligj për praninë e tyre në nivelin prej të paktën 30%, në Kuvendin e ri duhej të kishte të paktën 42 femra, nga 140 që është totali i numrit të deputetëve. Por zgjedhjet rezultuan që nga listat e kandidatëve për Kuvendin e ri të figurojnë si të zgjedhura vetëm 21 femra, duke e përmbushur në këtë mënyrë deri në nivelin 50% detyrimin ligjor për praninë e grave në parlament. Në njëfarë mënyre, kjo mund të konsiderohet gjithsesi si një shifër e kënaqshme, nëse krahasojmë shifrën e re me atë ekzistuese të pranisë së femrave në parlament, më pak se 10.

Në këtë këndvështrim, parlamenti i kësaj radhe mund të quhet gjithsesi se shënoi një arritje në këtë drejtim, duke shpresuar që në legjislaturat e ardhshme në Kuvendin shqiptar të jenë vërtet 30% femra deputete, krahasuar me praninë tjetër, e cila tradicionalisht dominohet nga meshkujt. Një dukuri e re ndërkaq që vihet re në këtë legjislaturë, është se shumë femra që do të hyjnë brenda saj, vijnë jo nga jeta politike. Përmendim emra të tillë si Vasilika Hysi ish-kryetare e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Rajmonda Bulku dhe Luiza Xhuvani, që të dyja aktore apo Rudina Seseri dhe Albana Vokshi, deri tani me impenjime të tjera, të paangazhuara politikisht. Një gjë e tillë pritet që t’i japë një ngjyrim të ri jetës parlamentare në vend.

Profesionet. Pas tyre vijnë mjekët, biznesmenët, inxhinierët, gazetarët dhe aktorët. Juristët dhe ekonomistët dominojnë parlamentin. Parlamenti i ri ka për të pasur edhe një larmi të madhe sa u përket profesioneve të deputetëve të tij. Nëse iu referohesh biografisë së deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, në parlament i bie që në sallën e tij të ulen politikanë që vijnë nga profesione të ndryshme duke filluar nga aktrimi e gazetaria, tek ekonomistët, juristët e mjekët, apo agronomët e arsimtarët e deri tek ish-shefa policie. Por, gjithsesi, dominimi i tij u takon deputetëve me profesionin e juristit dhe atë të ekonomistit. Sipas listave të deputetëve, të publikuara deri tani në mënyrë paraprake, i bie që në Kuvend më datën 3 shtator të ulen 24 juristë dhe 18 ekonomistë.

Si juristë mund të përmendim emra të njohur deputetësh, por edhe nga ata të rinj, si Ilir Rusmali, Vasilika Hysi, Shegushe Ligori, Nasip Naço, Eduart Halimi, Fatbardh Kadilli, Enkelejd Alibeaj etj. Këta emra, pasuar edhe nga të tjerë mendohet të jenë shtylla kryesore e parlamentit të ri sa i përket formësimit dhe verifikimit të ligjeve nga ana juridike e tyre, sikundër pritet që të përplasen mes tyre në komisionet përkatëse parlamentare për hartimin e mirë të tyre. E njëjta gjë vlen të thuhet nga ana tjetër edhe për 18 deputetët me profesionin e ekonomistit në Kuvendin e ri, të cilët pritet të jenë shtylla kryesore e legjislacionit sa u përket ligjeve ekonomike. Përmendim këtu emra si Arben Malaj, Ermelinda Meksi, Sherefedin Shehu, Ridvan Bode, Edmond Spaho Florjon Mima, Genc Ruli etj. Ndërsa në grupin e tretë, atë të profesioneve të tjera, futen 8 mjekë, 8 biznesmenë, 12 inxhinierë, 6 gazetarë e 3 aktorë.

Përbërja e re e parlamentit.
24 Juristë
18 Ekonomistë
8 Mjekë
8 Biznesmenë
12 Inxhinierë
6 Gazetarë
3 Aktorë
13 të diplomuar jashtë vendit

30 Komente

Ata/ato tre aktoret nuk do ta vene re fare ndryshimin nga skena ne parliament.

Përbërja e re e parlamentit.
24 Juristë
18 Ekonomistë
8 Mjekë
8 Biznesmenë
12 Inxhinierë
6 Gazetarë
3 Aktorë
13 të diplomuar jashtë vendit

 

sikur ti shumezosh te gjithe keta me nje mjek rezultati eshte Zero.

ishalla vene perseri kryetare jozefinen, te shikojme film pa pare nderkohe qe edukon parlamentaret e rinj sesi te sillen, si te flasin etj (ajo eshte nje nder humoristet e mi te preferuar, bashke me salen kuptohet)

Ka mbi shpatulla jo vetëm rolin për të formuar qeverinë, por edhe për të hapur në mënyrë zyrtare legjislaturën e re parlamentare. 65-vjeçari Sali Berisha, Kryeministër i vendit, vlerësohet të jetë aktualisht deputeti me moshën më të vjetër dhe si i tillë, në respektim të traditës parlamentare, i takon që me fjalën e tij të hapen punimet e Kuvendit të ri.

T'i  vejn mbi shpatulla dhe i h... se do i duhet me shku shpesh t'shkretit, prej moshes. Mjere ne!

 Femrat dale te arrijne te mos votoje burri per to njehere.

 Po ne qeveri sa ministri do u besoje femrave Sala valle? smiley

po fol moj fol, ku ishe moj iris, njehere votova dhe u pataksa, votonte  biri per nenen,  burri per gruan... komshiu per komshijen smiley

 Meqe shumicen te peshku e perbejne bijte, kur shkojne neper shtepira te mesojne prinderite te respektojne njeri tjetrin, se me duket qe me shume gezojne qe gjejne terren per te qene BURRA.

 

p.s: nese ka ndonje qe kur kthehet ne Shqiperi ndihmon mamin ne punet e shtepise qe te çlodhet ( ashtu si eshte i detyruar te beje kur eshte ne emigrim, te gjitha vete), une dhe kryeneçja po numerojme sa kokrra beheni! smiley

smiley

 

hahhaah

 nuk grindemi ne mos ki merak ti smiley

E mo e, punet e shtepise s'jane vetem pastrim. Kshu nga jashte e di une qe u kane ndryshuar koherat te gjitheve , po kur shkojne ne shtepi eeeeee sa u shijon ajo koha e vjeter smiley

...te shkretet shqiptar me salen prap...e pabesushme...kur ti ngrejne nje monument aty ku u rrezu i pari se veni bosh eshte ....

a durohet prap : ...qeveria ime, vendi im, ministrat e mi etj etj...se po tha na i here shqiperia ime ja kam shkerdhy ate katunaren ... serbi mutit....

...per aktore te kishin mor ca te reja jo ato si i osht bo celuliti si kokrre e dardhes.....

<3 you both iris and kryenece

sa per shkrimin, ka pasaktesira.

bardh kadilli psh nuk eshte jurist, me thone te drejten s ka haber hic nga ligji. eshte marredhenist nderkombetarist.

<3 sot jemi ne peace mode

 "...per aktore te kishin mor ca te reja jo ato si i osht bo celuliti si kokrre e dardhes....." smiley 

te shohesh rajmonden, eshte shume me e mire se e bija, mua me pelqen shume ajo edhe spe eshte e pd-se

e kom pa, e pash edhe ne skene ne shkurt.. citova komentin me lart..

une e pash sot, dhe kete mendova me vete, qe ajo femer nuk do plaket kurre...

 e shef me ca ju rre politika ju femrat? Me karramele!

Jo mer po s'rrehen burrat nga te tilla gjojna smiley 

mos na pergjithso me ate "ju femrat" o chene ... ka femra e femra... smiley

shi, te maroi nafta te rreshti pare me duket smiley po lexoje dhe te dytin mi smiley 

chene, ditto per ardin!   smiley  

ps shum frutikulturor... gjithe jete, klorofil, oksigjen, fotosinteze krahasimi...  smiley  

 vun shqiptari per icik sheqer emo.. nuk hahet pras gjith diten..

Ruajuni nga beu i ri se te vjetrit ja dini ycklat...... tani c'do hiqni se nuk keni pare gje hic.....

Tani do bohet Bogova si Plymouth dhe Corrovoda si Big Apple. Miti i Fuat Celes is about to fall down....  smiley  history in the making.... stay put!

 "Miti i Fuat Celes is about to fall down...." 

rrespekte!

 "  Përbërja e re e parlamentit. 
24 Juristë
18 Ekonomistë
8 Mjekë
8 Biznesmenë
12 Inxhinierë
6 Gazetarë
3 Aktorë
13 të diplomuar jashtë vendit " 

 

Diçka me mire se parlamenti qe po shkon. Le te shpresojm, per nje debat me konstruktiv dhe bashkohor.  % e femrave , nuk me duket keq, me shume m'duket se prishet. 

 

"* diplomuar jashte shtetit" ne kete pike eshte teper 'overrated' dhe eshte kthyer ne cliche shqiptare...sikur te leviznim ne stadin tjeter dhe te pysnim se cfare eksperiencash dhe arritjesh kane kto kandidate do ishte me produktive...

Ndoshta duhet te shtohet edhe ky fakt qe shumivca e mediave te majta e fshehin:

50% e deputeteve te PS jane pasardhes direkt ose te aferm te familjeve te bllokut te kuq.

Mjafton kjo shifer per te ditur qe gjithe lufta jone per shkuljen e tyre,paska shkuar kot.Tani jane deputete dhe neser kur PS te jete ne pushtet do te zevendesojne gjysherit,xhaxhallaret apo dajallaret e tyre qe terrorizuan Shqiperine per 60 vjet.Me pas do te filloje nje terrorizim i ri nga kate pinjolle te kuq dhe keshtu do te kalojme edhe 60 vjet te tjera deri sa te kemi nje Levizja Studentore #2.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).