Rama: Në Kuvend, por zgjedhje të reja. Rezoluta 2: Te pranohet humbja

Asambleja nis punimet me dyer të mbyllura

Asambleja e Partisë Socialiste nis punimet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e kamerave dhe të gazetarëve. Vendimi u mor me votim nga anëtarët e Asamblesë. Mësohet që në ambientet ku po zhvillohet Asambleja, ( në periferi të Tiranës, jashtë selisë roz&eumlsmiley ndodhet dhe kryetari i PS-së Edi Rama. PS pritet të hartojë rezolutën përfundimtare të socialistëve mbi zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit si dhe për të përcaktuar datën e thirrjes së Kongresit të Jashtëzakonshëm, që pritet të mbahet

Rama:  S'do bojkotojmë parmalentin, por zgjedhje të parakohshme

“Partia Socialiste nuk do të bojkotojë punimet e Kuvendit, por kërkon realizimin e zgjedhjeve të parakohshme - kjo është cfarë kryetari i PS-së Edi Rama propozon me 5 pikat e rezolutës që hodhi sot për votim para anëtarëve të Asamblesë socialistë.

Në pikën e parë të rezolutës thuhet qartë se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit nuk kanë përmbushur standardet ndërkombëtarë dhe bën përgjegjës kryeministrin Berisha dhe qeverinë e tij për “deforminin e qëllimshëm të procesit zgjedhor”

Në pikën e dytë të rezolutës, shkruhet se rezultati i zgjedhjeve është “i papranushëm dhe i manipuluar nga komisionerët para dhe pas procesit zgjedhor.

Në pikën e tretë, Rama thotë se cdo produkt i kytere zgjedhjeve është me legjitimitet të cunguar dhe zgjedhjet e parakohshme, janë objektiv i imponuar për ti dhënë sovranitet të pakontestueshëm politik parlamentit dhe mandat legjitim qeverisë”

Në pikën e karët të rezolutës së firmosur ng kreu i PS-së dhe mbështetësit e tij thuhet se “PS distancohet nga cdo rrugë për të imponuar atë dhe opozitën në miratimin pa kushte të një rezultati zgjedhor që nuk shpreh vullnetin e lirë të popullit”

Ndërsa në pikën e pestë sqarohet qëndrimi se Partia Socialiste nuk do të bojkotojë punimet e Kuvendit. PS është e palënkundur për të bërë deri në fund transparencë të procesit megjithë instrumentet ligjore dhe kushtetuese. Rezoluta parashikon dhe thirrjen e Kongresit te jashtëzakonshëm më 22 Gusht.

Rezoluta numer 2: PS të pranojë humbjen. Te analizohen shkaqet

Një grup i anëtarëve të kryesisë së Asamblesë së PS-së kanë firmosur një tjetër rezolutë e cila do të hidhet në votim së bashku me atë të firmosur nga Edi Rama dhe mbështetësit e tij. Anëtarja e kryesisë së PS-së Eva Allushi në një prononcim për NEWS24 tha se të dy rezolutat i shërbejnë solidaritetit të Partisë Socialiste dhe flasin për një bashkëveprim por diferenca qëndron te rezoluta e propozuar nga ata “ që PS duhet të njohjë rezultatin e humbjes së PS-së dhe të analizojë thellë shkaqet e humbjes”
E pyetur për largimin e Ramës nga drejtimi i PS-së Allushi tha: “Statuti bën fjalë për dorëheqjen kur humb zgjedhjet dhe Rama duhet ta zbatojë”.
Sipas Allushit për pranimin ose jo të medias gjatë zhvillimit të punimeve të Asamblesë kishte pasur një debat, ku Ben Blushi, anëtar i kryesisë dhe njëkohësisht pretendent për kryetar të PS-së, kërkoi që Asambleja të zhvillohej me dyer të hapura. Pas votimit me shumicë votash është vendosur që PS të zhvillojë punimet e Asamblesë me dyer të mbyllura.

28 Komente

RAMA IK HUMBE, MUND TE IKESH SI BURRE, APO TE HIQESH SI FRIKACAK !

 

ik, ik, merr shembull nga Sala, qe sa here i ka humbur zgjedhjet ka dhene, si BURRE, doreheqjen

hihihi

Nuk mund te besh krahasim mes Edit dhe Sules. I pari eshte dita dhe i dyti nata apo eresira. Aktualisht eresira po na mbyt te gjitheve, prandaj sa me shume drite te beje Edi aq me shpejt do te ike eresira.

Mire e the, jane si ato shenjat Jing dhe Jang, si Hena dhe Dielli, e keshtu me rradhe...

dmth jane pjese e pandashme e nje te tere

smiley

 

po ky e quan veten burre me te mire se sala se

Elton

Nuk e ka Edi ne dore ikjen, tashme e ka partia socialiste, nqs partia vendos qe zgjedhjet ishin pa standarte Rama nuk ka humbur, sepse zgjedhjet  u vodhen, dhe ska pse te largohet derisa te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Nqs partia vendos qe humbi e zgjedhje atehere Rames i mbaron mandati automatikisht, dhe duhet te rikandidoje.

Une sinqerisht nuk shoh kush mund te jete kryetar partie tek socialistja perpos Rames dhe Nanos.

 

pra partia vendos nese jane vjedhur votat apo jo?

ps ka humbur dhe kete e vendosi populli, qe biles teper i dha nje njeriu pa program dhe politike pa vizion (nuk mjafton te kopjosh si majmuni obamen)

si nano ashtu dhe rama jane te djegur,  ps ska nevoje per nje lider te forte, por per nje njeri te drejte e jo prototip !

Une nuk isha ne Shqiperi gjat zgjedhjeve dhe vertet nuk di cfar te them, por cdo parti vendos per veten e saj, nqs zgjedhesit e ps-s mendojne dhe vota e tyre u dhunua skemi c'bejme per kete apo? ose vertet u dhunua ose ata ashtu e mendojne, dhe skemi c'bejme.

Edhe KQZ i certifikoi zgjedhjet 7-0 kur edhe perfaqesuesit te PS votuan pro.Cfare do me shume ky klloun?Do karrigen e PS ?Ate le ta mbaje sa te doje,mua nuk me duhet.Me duhet qe te thote te verteten qe HUMBEM NGUSHTE,POR HUMBEM.Kjo eshte e verteta dhe ai duhet ta pranoje!E hidhur por ske cte besh!

Ja, vertet..... te gjithe atyre qe komentojne kualitetin e zgjedhjeve (dhe te rezultateve natyrisht) nga 10 000 km larg desha ti rikujtoj fjalet te Priftit ne intervisten kur komentonte procesin zgjedhor ne Fier. Fjalet e tij jane pak a shume keshtu: " .... ju lutem zoti Berisha, ruani voten tone se po vidhet barbarisht...... pas disa minutash Olldashi porositi komisioneret e PD qe ta ruanin voten e LSI si te tyren"

 

Asambleja e Partisë Socialiste voton rezolutën e Ramës, rrëzon Blushin

Fejzi Braushi
Shekulli
28/07/2009

Ka fituar rezulota e prezantuar nga kryetari, Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste. Po kështu Asambleja vendosi të thërrasë Kongresin e Jashtëzakonshëm të partisë më datën 29 gusht. Në kongres do të vendoset përfundimisht qendrimi për zgjedhjet si dhe do të vendoset për Kryetarin e ri, pasi në bazë të statutit Kryetarit të PS-së, i ka mbaruar mandati.

Në bazë të rezolutës së miratuar sot, opozita do të marrë pjesë në parlament. Këtë e ka deklaruar kreu i Asamblesë, Gramoz Ruçi, fill pas përfundimit të mbledhjes maratonë të që filloi në orën 11:00 dhe mbaroi në 19:30.

Po kështu Ruçi bëri të ditur 5 pikat e kësaj rezolute, që janë:

1- Të konsiderojë zgjedhjet e 28 qershorit një mundësi të humbur për të përmbushur standardet demokratike europiane dhe aspiratat e popullit për zgjedhje të ndershme duke bërë përgjegjës qeverinë e Sali Berishës

2 - Të vlerësojë rezultatin e zgjedhjeve si të papranueshme dhe të deformuara nga manipulimi

3 - Të konsiderohet me legjitimin thelbësor të cunguar çdo proidukt politik të këtyre zgjedhjeve duke shprehur bindjen se zgjedhjet e parakohshme janë në objektiv

4 - Të distancohet hapur nga çdo rrugë dhe çdo përpjekje për ti imponuar PS-së një rezultat zgjedhor të pasaktë, pasi është forca më e madhe e votuar nga qytetarët

5- Vullnetin për të bërë transparencën e procesit me çdo mjet demokratik

Mbledhja e Asamblesë ka qenë e nxehte, zëri kundër Ramës u materializua me një rezolutë të hartuar nga anëtari i Kryesisë Ben Blushi i cili kërkonte që PS-ja të njohë rezultatin e zgjedhjeve dhe në këtë mënyre të pranojë humbjen. Por kjo rezolutë mori vetem 15 vota, në votimin e hapur të anëtarëve të Asamblesë. Gjatë mbledhjes kanë folur 35 anëtarë të Asamblese dhe shumica prej tyre jane shprehur se PS-së nuk iu lexua drejt rezultati i zgjedhjeve duke i cilësuar ato si jashtë standardeve. Duhet theksuar se mbledhja ka qenë me dyer të mbyllura dhe në asnj/ moment media nuk ka qene e pranishme me ambientet e brendshme të konferences, por gjatë kohës se pushimit, disa prej anëtareve, si Blushi, Braçe, Majko, etj., kanë informuar për atë që po ndodh brenda dyerve si dhe kanë dhene mendimet e tyre lidhur me qendrimin për zgjedhjet.

Blushi ka thënë se duhet njohur humbja dhe se në këtë humbje jo të gjithë kane të njëjtat përgjegjesi. "Ne mund të kishim folur edhe më parë, por ishim në një betejë elektorale dhe në një beteje të tillë nuk mund të kritikohet kapiteni", shprehet ai. Blushi e quan Asamblene një karrocë të Kryetarit.

Blushi: Nuk shoh doza vetkorrigjimi brenda Partisë Socialiste

Ilir Ikonomi
Zeri i Amerikës, Uashington
28-07-2009
   

Në Shqipëri, Socialistët do të thërresin kongresin e jashtëzakonshëm për të përcaktuar kandidaturat për kryetarin e ri, datën e zgjedhjeve për këtë post si dhe miratimin e linjës që kjo parti do të mbajë lidhur me zgjedhjet. Sot, në asamblenë e kësaj partie u paraqitën dy rezoluta: njëra nga zoti Edi Rama dhe tjetra nga një grup përfaqësuesish të tjerë mes të cilëve spikasin emra të njohur si Ben Blushi apo Arben Malaj, të cilat dallojnë në vlerësimin mbi zgjedhjet dhe kërkesën për nxjerrjen e përgjegjësive për rezultatin e 28 qershorit. Zoti Blushi, anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste dhe një nga zërat e parë që ka kërkuar publikisht që kjo parti të njohë humbjen në zgjedhje, i dha sot një intervistë Zërit të Amerikës:

Zëri i Amerikës: Në rezolutën e përkrahur nga ju por edhe në fjalën tuaj kërkohet nxjerrja e përgjegjësive për rezultatet e zgjedhjeve. Nga debatet e sotme a ka shenja që Partia Socialiste apo kryetari i saj Edi Rama do ta bëjnë këtë analizë?

Ben Blushi:  Për fat të keq jo, dhe kjo është një nga gjërat që më bën të mos ndjehem mirë në përfundim të kësaj dite. Nuk shoh një grimë reflektimi nga askush. Asambleja, kryesisht e bazuar në numra u thirr dhe po apelohet që të krijojë një koracë, një imunitet personal për zotin Rama. Kjo do të thotë se jemi futur në një cikël të vështirë, sipas të cilit, partia nuk do të njohë një përgjegjësi, përkundrazi do ta gjejë përgjegjësinë jashtë vetes, kryesisht te kundërshtarët apo tek aleatët që eventualisht na tradhtuan pas datës 28 qershor apo edhe tek njerëz që mendojnë ndryshe brenda Partisë Socialiste. Ky është një cikël për të cilin unë jam skeptik dhe nuk shoh doza vetkorrigjimi brenda partisë. Kjo do të thotë se ajo që na pret në vjeshtë do të jetë një opozitë që nuk do të njohë humbjen, nuk do të njohë arsyen se pse ka humbur, një opozitë e cila do të ketë dy standarde në përgjithësi.

Zëri i Amerikës: Gjatë gjithë kohës para zgjedhjeve u pa qartë një personalizim i fushatës nga zoti Rama. A është parë me shqetësim ky fakt para 28 qershorit sepse dukej sikur të gjithë ju ishit të sigurt se taktika e tij do të sillte fitore? A nuk përbën kjo përveç pjesës që i takon atij edhe një përgjegjësi të strukturave të partisë që nuk i ngritën në kohë këto probleme?

Ben Blushi: Pa dyshim. Unë kam folur më parë por edhe sot në Asamble duke thënë se hierarkia e përgjegjësive do të jetë e balancuar. Do të jetë e balancuar nga kryetari i partisë e deri në hallka më poshtë tij. Sigurisht të gjithë kanë të drejtë të na venë neve gishtin, mes të cilëve edhe mua, ndoshta duke na thënë “po ju ku ishit?” Sigurisht, ne mund të kishim folur por kini parasysh se ne ishim në një betejë elektorale dhe në një betejë elektorale nuk mund të kritikosh kapitenin. Ne ishim në ndeshje dhe nuk mund të merreshim me kapitenin sepse përballë kishim kundërshtarë. Po të kthehem mbrapa natyrisht që shumë gjëra mund të ishin bërë ndryshe. Kjo ishte kontrata morale që ne të gjithë kishim me Edi Ramën si kryetar i Partisë. Në katër vjet, kontrata ishte që ne nuk e kushtëzonim atë, nuk i vinim pengesa rrugës, në disa raste madje duke e toleruar atë për shkaqe të demokracisë së brendshme të partisë. Kontrata nuk po respektohej; zoti Rama pati një qeverisje pa kushte brenda Partisë Socialiste dhe megjithëse humbi zgjedhjet, tani po përpiqet ose ta shpërndajë fajin ose të mos e njohë atë. Natyrisht, unë jam i gatshëm të marr çdo kritikë që vjen në adresën time ose të kolegëve të mij por sigurisht që në këtë humbje jo të gjithë kemi të njëjtën përgjegjësi. 

Zëri i Amerikës: Sipas jush cilat duhet të jenë objektivat e Partisë Socialiste tani pas zgjedhjeve, megjithëse rrjedha e diskutimeve ju bën pesimist?

Ben Blushi:   Ka një gjë që mund ta them me bindje që është arritur sot: për shkak të trysnisë që u ushtrua përpara kësaj dite por edhe për shkak të trysnisë që u ushtrua sot në Asamble nga shumë diskutantë, unanimisht - për arsye të ndryshme por rëndësi ka rezultati – Partia Socialiste ka vendosur të mos e bojkotojë parlamentin e Shqipërisë. Kështu që, në këtë humbje të madhe ka një fitore të vogël – vendosëm ta fusim opozitën në parlament. Cilësia e kësaj opozite do të varet pastaj nga vetë opozita, nga mënyra se si ajo do të ndërtojë marrëdhëniet me shoqërinë, marrëdhëniet me partitë e tjera kundërshtare apo aleate dhe sigurisht marrëdhëniet në radhë të parë me veten e vet. 

Zëri i Amerikës: Statuti nuk e pengon zotin Rama të rikandidojë, edhe sot në Asamble pati mjaft zëra që ai të jetë sërish kryetar. Ju jeni treguar skeptik ndaj rikandidimit të tij. Cilat janë arësyet?

Ben Blushi: Statuti nuk e pengon në gërmë por e pengon në frymë. Në frymë dhe në kod politik. Statuti parashikon që zotit Rama i ndërpritet mandati dhe sot i është ndërprerë mandati gjë që nuk e dimë nëse kjo asamble është duke e marrë. Kjo është arsyeja që thirret një kongres i jashtëzakonshëm që do të jetë një kongres zgjedhor. Pavarësisht se ndërpritet mandati, në frymë statuti nuk parashikon rikandidimin sepse zoti Rama pati një shans të humbur, një projekt personal por qoftë edhe i përbashkët i cili dështoi. Ai tipizonte dhe simbolizonte atë projekt. Ky projekt ka rënë në datën 28 qershor. Unë shoh pak gjasa që ai të ketë frymëzimin e duhur, kohezionin e duhur brenda partisë me këto që po ndodhin pas datës 28 qershor për të ringritur një projekt të ri poltik i cili do ta mbajë Partinë Socialiste të bashkuar, do ta mbajë aty ku i takon, në spektrin e majtë, pa eksperimente të llojit “përtej së majtës, përtej së djathtës”. Këto gjëra më duken të vështira duke parë që nuk ka asnjë sens reflektimi, përkundrazi, po shkohet me kokfortësi drejt një opozite e cila nuk pranon rezultatin megjithëse do të jetë në pakicë, pra, pranon numrin por jo parimin.

Zëri i Amerikës: Ju vetë parashikoni të hyni në garën për kryetarin e Partisë Socialiste?

Ben Blushi: Kjo nuk është një gjë personale. Unë jam duke u konsultuar me shumë miq. E dimë se shumë kritikë të mij sot, ndoshta edhe nesër, thonë që unë flas për shkak të karrierës. Karriera ime nuk ka asnjë rëndësi dhe po ashtu karriera e zotit Rama nuk do të ketë anjë rëndësi në këtë rast. Akoma nuk ja kam bërë këtë pyetje vetes dhe përsa kohë nuk e kam bërë këtë, për shkak të kontekstit ku kemi hyrë, e kam të vështirë t’i jap një përgjigje pyetjes suaj.

Zëri i Amerikës: Çfarë përkrahje gëzoni ju brenda Asamblesë socialiste, si do ta karakterizonit atë?

Ben Blushi: Unë nuk kam dashur dhe nuk dua realisht ta fus Asamblenë në një ballafaqim numrash. Kam kërkuar dhe do të kërkoj deri në minutën e fundit, ndërkohë që mbledhja vazhdon, që Asambleja të ballafaqojë parimet dhe partia po ashtu. Jo gjithmonë parimet mbështeten nga po ata numra. Ka raste që parimet e drejta mbështeten nga pak numra por kjo nuk ka rëndësi. Do të vazhdoj të jem në Partinë Socialiste dhe do të flas në emër të asaj që besoj, qoftë edhe i vetëm, qoftë edhe me shumë pak miq dhe kolegë. Numrat nuk kanë rëndësi për mua. Ka rëndësi e vërteta që mbroj.

Une e kam thene qe isha pro Malajt per kryetar te ri.

Po sot Blushi ka qene fenomenal, dhe eshte pak. Fjala e tij ne asamble ka thene cdo argument te detajuar ne imtesi, aq sa edhe si paper akademik do ishte i nivelit te larte.

Sikur Rama ne 4 vjet te kishte thene 1/4 e asaj qe Blushi ka thene ne disa minuta do kishte nje trashegimi politike. Une besoj qe eshte mekat i madh nese PS nuk e kupton talentin politik te Blushit dhe ti hapi rruge ashtu sic i hapi dhe Rames.

Rezoluta eshte nje turp, edhe i kemi humbur edhe nuk i kemi humbur zgjedhjet, hyme ne parlament po zgjedhjet nuk i njohim, vjedhje ka patur po nuk i vertetojme dot, Rama edhe eshte edhe nuk eshte kryetar, kongresi mblidhet pa e ditur pse, faj kane te gjithe vetem Rama jo. Regresi mbi te gjitha intelektual qe PS ka pesuar eshte vertete i frikshem. Une e kam te veshtire sot te them ku dallon Berisha nga Rama dhe PS nga PD. Me te vertete gjynah sa poshte kemi rene.

E tha mire Nikolle Lesi sonte ne Opinion qe per te djathten e keqja me e madhe eshte nese Blushi zgjidhet lider i PS, pasi per Ramen kjo qeveri eshte edhe 8 vite te tjera ne
pushtet.

Blushi eshte nje politikan me vizion dhe me nje program ne mendje.

Nese ne zgjedhje eshte prekur vullneti i popullit, atehere Rama nuk ka nevoje te dorehiqet dhe te rikandidoje formalisht. Keto jane kinezerira qe here thone se keto zgjedhje nuk kane as fitues dhe as humbes, pastaj thone qe zgjedhjet na i vodhen, por Rama te jape doreheqje dhe te rikandidoje ne nje formalitet banal qe drejtohet nga Gramoz Ruci.

Rama vendosi ta fuse ne nje periudhe te veshtire PS-ne me moslargimin e tij nga kreu i saj. Per pushtet as qe behet fjale por po e con drejt ndarjeve te reja kete parti.

Keto jane kinezerira qe here thone se keto zgjedhje nuk kane as fitues dhe as humbes...

 

Ja kane vjedhur mendimet Salih Berishes tend, qe tha pardje : "Edhe një herë dua të theksoj se në këto zgjedhje nuk ka të humbur dhe këtë nuk e them për retorikë..." . ( http://peshkupauje.com/2009/07/konferenc... )

 

Ok? smiley

 

 

 

 

Po nese Rama nuk e ndjen veten te humbur edhe me kryeminister Berishen, hallall i qofte, nuk ka humbur. OK?

Ja dhe zgjidhja u gjet ( sic e kisha thene une shume muaj me pare)

Rama qendron ne Parti dhe ne bashki me justifikimin se i fitoj zgjedhjet por ja vodhi Berisha. Hyhet ne parlament per te mos i krijuar probleme Berishes ne emer te BE integrimit ne Evrope e te tjera p...rdhe si keto dhe vazhdon rutina e vjedhjeve. Njeri vjedh Tiranen tjetri vjedh Shqiperine, sic ishte dhe marveshja e klaneve mafioze Berisah Rama.

Vazhdoni ju bjerin legenit jo po te ike Rama jo po te rije Rama Ehu ato jane percaktuar shume kohe para 28 Qershorit

"Toko" ka te drejte

Edhe kesaj radhe u duk forca e mafjozo-komunistit Ruci. Ai qe ktheu asamblene per 24h dhe ndryshoi mendimin per Ramen, ai perseri kerkon ta mbaje ate ne krye te partise.

Kjo "strategjia e re" filloi me Fierin dhe perfundon me kongresin.

"Reformatori", "ideatori i rruges se re", Ruci dhe mafja e ndertimit e pa qarte qe nuk do te fitonte Ps, qe me mos heqjen dore nga kryetar bashkie i Rames.  M Baze prej Tepelene shkruante dikur " si ka mundesi keta te Salarise kane arritur te mbajne firma te medha ndertimi dhe materialesh ndertimi( mbi 8 cope).....kaq te zote jane?"

Vetem ne nje vend si shqiperia ndodh qe te kerkosh mafiozet tek opozita dhe ne pergjithesi tek ata qe nuk kane asgje ne dore sic dhe vetem tek ne ndodh te flitet me kaq pasion pro e kundra ndaj atyre qe normalisht duhet te ishin nen kritiken e opinionit publik per gjithe zullumet, maskarralleqet, paaftesite dhe mosarritjet qe ne fund te fundit i ndjejme te gjithe ne kurriz kudo qe jemi (dhe jo pushtetaret qe na keqperfaqesojne). 

Opozita ka ne dore nje nga pushtetet me te medha ne Shqiperi fatkeqesisht toni, dhe nuk e niste nga zero sic e nis opozita kudo, me nje kredibilitet qe ne parim eshte i pa-atakueshem. Opozita ketu, dhe lideri i saj, fatkeqesisht kishin nje barre te madhe qe kur filluan aktivitetin e tyre politik. 

 

Endrity, nuk kuptoj fillin tend te mendimit!

Deri me sot ne kemi degjuar vetem etiketime jo etike e civile, akuza te pergjithshme (sipas gjithe gjasave limobade elektorale) dhe te papergjegjshme nga berisha per liderin e opozites dhe askush nuk i ka kerkuar berishes pergjegjesine se perse nuk i ka shkuar deri ne fund gjetjes se fakteve dhe venien para pergjegjesise penale jo vetem te rames por edhe te nanos, metes, priftit e te gjithe atyre qe ai i ka akuzuar gjate gjithe viteve. Nese dikush vertet beson se berisha ka fakte ndaj rames por nuk i perdor dhe ky i fundit ka qene kaq naiv e i pakujdesshem apo edhe i prirur sa te bej zullume korruptive nen pushtetin e Nanos, metes e tashme Berishes si kryeministra atehere ketu jemi ne nivelin e fanta politikes. Perseri eshte detyra e akuzoatorit qe ta coje te akuzuarin para ligjit  - gje qe berisha ose nuk di si ta bje ose nuk se cfare te gjej. Te ngaterrosh bashkine e tiranes me gjithe rendesine qe ajo ka me Torten e madhe te pushtetit qendror dhe burimet e pafundme per te vjedhur e abuzuar (ne menyre direkte apo indirekte) me duket dashakeqe ose ne te kundert mipoi. Une shoh cdo vit ndryshimin e madh te tiranes ne vitet e rames dhe sesi tirana ka qene dhe u katandis nen pushtetin e berishes dhe per mua kjo eshte e mjaftueshme te ndihem krenar per tiranen.

Nderkohe qe po ky person (Berisha)ka perdorur dhe perdor cd odite paturpesish dhe ashiqare cdo forme presioni e bllokimi per ndjekjen penale dhe investigimin e lire e transparant te gjithe aferave ne te cilat ai eshte perfolur vete personalisht ose femijet, fisi, miqte e klientet e tij. Kur kjo te behet nje dite mendoj se shume prej nesh do te kemi vec krup e turp nga dyfytyresia dhe pangopesia e nje klike qe ka uzurpuar dhe po vjedh e keq perdor Shqiperine.

Cfare une kam dashur te them edhe nje here eshte se ne duhet te jemi vigjilent e dyshues ndaj pushtetit e pushtetareve pasi ata jane e kane qene per ne gjithmone e keqja jone e madhe.

Kur Rama te vije ne pushtet ne duhet te bejme ekzaktesisht te njejten gje.

Qe rama e humbi garen eshte e qarte si kristal. (e humbur do te quhej edhe sikur te kish 70-72 deputete pas qeverisjes se berishes)

 

Opozita e rames ish teper e bute dhe fushata elektorale teper e paafte.

 

Pasi qartesohet kjo, duhet thene se partite nuk jane modele aritmetike dhe nuk funksionojne me formula.

Ne kushte te nje kontestimi teknik te rezultatit zgjedhor (kontestimi eshte mese i natyrshem per menyren si u administrua procesi zgjedhor) eshte absurde te mendosh nderrim te kryetarit (ka kohe per kete deri ne fushaten e ardhshme zgjedhore dhe asnje nxitim). Minimumi i nevojshem per te nisur procesin e nderrimit te drejtuesve (jo vetem kryetarit se falimentimi perfshin edhe blushin) eshte pritja e reagimit te komunitetit nderkombetar ndaj ankesave te PS.

 

 

Shume dakort me ty gene ne princip sic desha te shtoj se mos numerimi i pajustifikuar i votave ne zonat e diskutueshme i kane dhene opozites gurin me te mire per ti kontestuar e mos njohur legjitimitetin e ketyre zgjedhjeve sic edhe per Ramen (qe mesa duket nuk ka rival real ne PS) te qendroje ne krye te PS e te radikalizoje qendrimin e pozicionin e partise se tij ne muajt qe vijne.

Nderkombetarer nuk kane vecse te perserisin pak a shume ato qe thuhen ne rezoluten e PS (e ndoshta te jene me te repte) dhe ti bejne thirje politikes per bashkepunim.

Toni, a nuk je kontradiktor kur thua qe; Rama ka bere gjith ate pune ne Tirane sa ti je krenar (une si Tirans i vjeter jo), dhe pastaj thua qe pasi Berisha eshte i zhytur ne korrupsion, perse nuk e con para ligjit Ramen.

Toni, e para, Rama eshte pushtet, eshte administratori i nje territori me mbi nje milion banore, pra goxha pushtet.

E dyta Rama eshte pushtet dhe si opozicion, te cilen e akuzojne se nuk po ben  mire opoziten, dhe nje nga aresyet qe nuk e ben tamam, eshte se ai eshte pushtet.

Si do ta komentoje ti, Toni, po qe se futej ne burg ose kalonte ne gjykate, perseri( Nano ishte precedent) kryetari i opozites, do te kishte mundesi te ushtronte rehat pushtetin Berisha? Me mire me nje Rame te plagosur apo me nje Rame te eliminuar qofte edhe drejtesisht?

Po sikur...

Po sikur edi rama te jete axhent sekret i pd-se per te shkaterruar partine socialiste? nese eshte keshtu, ai po ja arrin, po ben pikerisht ate qe do eshte me mire epr pd-ne dhe berishen...

Forca rama, mire e ke nise (por se di si do e perfundosh..)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).