Rama, histori zhgënjyese për të majtën

Në vitin 2005 e majta e Fatos Nanos së bashku me aleatët në rang vendi doli parti fituese me gati më shumë se 100 mijë vota, por çarja e së majtës dhe menaxhimi i votës nga e djathta bëri që kjo e fundit të korrte një fitore të konsiderueshme qoftë në maxhoritar, qoftë në proporcional. Pavarësisht frymës fituese që kishte krijuar lideri i së djathtës, duhet të pranojmë se rezultati i Nanos në këto zgjedhje ishte shumë herë më i mirë se ai që ka marrë Rama në vitin 2009.

Nga ana tjetër, të mos harrojmë se Rama e bëri kodin zgjedhor ashtu siç e donte, ndërsa vetë Nano ishte i detyruar të hynte në garë me kodin e vjetër, në një përballje në maxhoritar, ku PD-ja kishte një epërsi të dukshme, pasi imponoi sistemin e Dushkut, të shpikur nga vetë socialistët, në të gjithë vendin, duke nxjerrë së paku 18 deputetë republikanë, por pa humbur votat në maxhoritar. Nano, megjithëse kishte mbledhur më shumë vota se partia në pushtet, sërish në asnjë rast nuk u deklarua fitues. Ankimoi procesin deri në fund dhe, kur u dha përfundimisht rezultati i zgjedhjeve, deklaroi dorëheqjen si kryetar partie. Në fakt, vendosi një standard, duke treguar se është një lider parimor, i përgjegjshëm për koston politike që mban partia tij.

Me vendosjen e këtij standardi shumëkush mendoi se do të kishim të bënim me ndryshim kursi të politikës shqiptare. Pra, nuk do të shihnim më liderë partish që, megjithëse e çojnë partinë e tyre në humbje, sërish mbajnë vendin që kanë, duke kontestuar zgjedhjet dhe mbledhur militantë rreth vetes për të shpëtuar politikisht. Duam apo nuk duam ne, ishte PS-ja dhe e majta që e vendosën këtë standard, si një vlerë të politikës.

Rama e di fare mirë se, në rast se Fatos Nano do të donte të mbante partinë, ai s’kishte asnjë shans për të hipur në krye të saj. S’mund ta merrte as me trafikun e votave të Ruçit dhe me asgjë tjetër. Ata që kanë qenë në sallën e Pallatit të Kulturës në tetorin e vitit 2005, e dinë fare mirë se çfarë paniku shkaktoi te kryetari i Bashkisë lajmi se Nano do të lidhej në linjë telefonike me një stacion televiziv. Vetëm një sms e dërguar në televizion dhe desh e përmbysi rezultatin. E megjithatë Nano nuk i shkoi më tutje. Nuk kishte moral të kërkonte më postin e tij, sepse ishte përgjegjësi për humbjen e PS-së. Nuk nxori militantët, që i kishte me shumicë, të thërrisnin emrin e tij. Nuk doli as në konferenca për shtyp, siç po bën kryetari aktual, i cili mendon se ekranet e medieve do i shmangin largimin. Rastet janë të ngjashme, por individët jo, sepse te Rama nuk ka asgjë që të të lërë përshtypjen e politikanit që na u reklamua si e ardhmja tjetër e këtij vendi. Ai tashmë është humbësi arrogant, që s’ka as fisnikërinë të pranojë se zhgënjeu elektoratin e majtë.

Por ky standard u prish pikërisht nga ajo që u trumbetua si politikë e re e Edi Ramës. Dje ai doli dhe la të kuptohej se nuk do japë dorëheqjen, megjithëse përgjegjësia për humbjen është krejtësisht e tij. E majta mori vetëm 66 mandate, të pamjaftueshme për të pasur pushtetin. Dhe në rast se LSI-ja me katër mandatet e saj do t’i shkonte pas lojës së Ramës, atëherë do futeshim në një udhë të rrezikshme krize me një kosto të rëndë për këtë vend. Të gjithë tashmë e dinë se fajtori kryesor është ai dhe jo Ilir Meta. Ky i fundit ka mbajtur përherë pozicionin e tij dhe në zgjedhjet e 28 qershorit ai triumfoi ndaj luftës së egër politike të kreut socialist, i cili e sulmoi me të gjitha format.

Por fabula nuk mbaron me kaq, sepse Rama kërkon ta përdorë veprimin e kundërshtarit të tij brenda së majtës si alibi për të shmangur dorëheqjen nga kryesimi i PS-së, siç e kërkon statuti i kësaj partie. Në këtë ndërmarrje aspak të ndershme ai po ndihmohet qartazi dhe nga disa medie apo analistë të kontrolluar tërësisht prej tij, të cilët kërkojnë ta justifikojnë përballë elektoratit socialist, por s’po bëjnë gjë tjetër vetëm se po thellojnë ndarjen mes tyre. Në vend që t’i kërkojë falje elektoratit të tij, ka përqendruar të gjitha energjitë për të fabrikuar alibinë se fajin na e paska Meta, alibi që gjithsesi duket se s’do ta shpëtojë nga furtuna që pritet të shpërthejë në PS.

Edi Rama po bëhet qesharak, sepse po bie në vorbullën e asaj që e kritikoi gjatë mandatit të tij në krye të PS-së. Po bëhet qesharak dhe me porositë që u jep militantëve që të thërrasin emrin e tij në korridoret ku ai ka dalë për të dhënë konferencë për shtyp për gazetarët, me mendimin se ka përkrahje politike. Bashkë me të po bëhen qesharakë dhe ata që kanë marrë përsipër të përpunojnë opinionin në favor të tij, të cilët përpiqen të justifikojnë Ramën me veprimin e Metës. Tufa e karagjozëve kërkojnë të gjejnë tradhtarin, por tradhtari i vërtetë i elektoratit të PS-së është vetë Rama. Meta nuk e ka tradhtuar elektoratin e tij për faktin e thjeshtë se ato vota janë të besnikëve të tij, të cilët e mandatojnë zgjedhje pas zgjedhjesh. Ato “83 mijë zemra” që flet kreu i PS-së kanë mandatuar Ilir Metën, e kanë përkrahur atë kur ironizohej në grevën e tij të urisë dhe kryetari i PS-së s’mund të dalë të flasë në emër të tyre. Ai që ka zhgënjyer elektoratin e majtë, është vetë ai që sot kërkon të fusë dhe vendin në krizë. Ishte ai që, pasi nuk njohu kontributin e liderit historik të saj, mori përsipër që të tallej dhe me figurat e nderuara të saj, si në rastin e Mejdanit. Ishte ai që deshi të mblidhte të gjithë pushtetin rreth vetes, është ai që duhet të mbajë koston e të mbeturit në opozitë. Dhe është ai që, po vazhdoi ta mbajë PS-në me dhunë, siç janë dhe sinjalet e para, do ta lërë këtë parti në opozitë sërish edhe pas katër vjetësh.

Zgjidhja më e mirë është që Rama të japë dorëheqjen dhe të shpallë zgjedhjet e reja për kryetar partie. Broçkulla të tipit “do të vazhdoj atë projekt për Shqipërinë që kam nisur” nuk ngjisin më. Tingëllonin boshe që përpara zgjedhjeve, ndërsa tashmë u bënë qesharake. Më shumë se risi, ai mund të jetë një rrezik për humbjen e zgjedhjeve dhe pas katër vjetësh, për faktin e thjeshtë se ai nuk i bashkon dot të majtët. Mblodhi përreth vetes një tufë servilë pa integritet, duke harruar se një parti ngrihet në bazë të vlerave dhe jo me mitomanë që rendin pas pushtetit. Duke e parë në këtë prizëm, del se kreu i PS-së është modeli më i vjetër i politikës së këtij vendi. Se nuk ka asnjë ndryshim nga ata krerë të partive të vogla që vazhdojnë të mbajnë paritë e tyre, pavarësisht se zgjedhje pas zgjedhjes nuk marrin asnjë deputet.

Rama nuk arriti të fitonte as 10% të simpatisë që kishte në elektoratin e majtë Fatos Nano. Duhet ta ketë të qartë se socialistët e thjeshtë votuan PS-në dhe jo kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe punonjësit e tij, që i vuri në krye të listave. Pasi të jenë qetësuar ujërat dhe të qartësohet se kush ishte fajtori i kësaj humbjeje, do të jenë sërish ata që do të kërkojnë që ai të largohet nga kjo parti, si përfaqësuesi i politikës më të vjetër që kjo forcë politike ka parë që nga viti 1991, kur u reformua, dhe ky do të jetë dhe fundi i karrierës politike të Ramës.

22 Komente

"Meta nuk e ka tradhtuar elektoratin e tij për faktin e thjeshtë se ato vota janë të besnikëve të tij, të cilët e mandatojnë zgjedhje pas zgjedhjesh."

 

He??

Në vitin 2005 e majta e Fatos Nanos së bashku me aleatët në rang vendi doli parti fituese me gati më shumë se 100 mijë vota, por çarja e së majtës dhe menaxhimi i votës nga e

 

Pro Nanos, kunder Berishes, per vende pune!

Votonin per programin e Nanos?

Votonin per programin 1001 faqesh te Edit.

Kjo eshte arsyeja pse voton e majta te majten.

E majta voton te majten, me shprese se diktatori kthehet, rilind, udheheq, ne rrugen e gezueshme te territ.

mu desh vetem te lexoja dy paragrafet e pare te artikullit per te ndaluar aty. e di shume mire se ku do shkoj fundi , dhe as nuk me ngjall pike interesi per te lexuar me gjate.

te gjithe keto kurdisjet e kohes se fundit te Nanos, Metes dhe Berishes jane per te ardh keq , per neveritje, PATETIKE! Te ETUR per pushtet paskan qene!

Duartrokita vendimin e Nanos kur iku nga politika ne 2005 (sepse coi PS ne Opozite), por tani po kthehet prape? Duhet ti jene harxhuar leket patjeter!!!!

Po cfare eshte akoma per te ardhur keq, jane keto gazetaret e paguar te Nanos qe po fillojne ti bejne gati qilimin e ardhjes nje politikani qe nuk ka pasur ndonjehere interesin e shqiptareve. Sikurse ai as Meta dhe as Berisha, pa diskutim! Se kuptoj se pse ne politike ne shqiptaret duhet gjithmone te kemi te gdhendur nje kryetar te caktuar te partise (Nanon per PD dhe Berishen per PS). Kur do shpetojme ndonjehere nga keto figura me se te kalbura?!

Fillimisht autori thote se Nano humbi zgjedhjet ne 2005 sepse u perca partia (shkaku duke qene Meta), pastaj thote qe "Meta nuk ka tradhtuar elektoratin ( ne 2009)"??

Artikull shume i sakte ne fakt...me aresye shume te drejta se pse Edi Rama ishte nje zhgenjim i madh per PS-en...dhe kjo nuk u duk qe sot apo dje po ka kohe qe eshte dukur si histori e tille.

PS: E ka lexu ndonjeri ate programin 1001 faqesh te Edvinit? E ka lexu vet Edvini thoni?

Nje gje eshte e thjeshte dhe mese e qarte ne mendjet e atyre qe i kane ndjekur zhvillimet politike te 18 viteve te fundit ne Shqiperi. Pa nje te majte te percare, Sali Berishen me te vetet nuk i sjell dot ne pushtet as perendia.

 

'faji i  kryesise se PS mbetet (edhe sikur te ish arritur barazimi) ne faktin se u quajt fitorja e zgjedhjeve "ceshtje e kryer"

Ne fushate munguan argumentat, mungoi strategjia, mungoi teknika

Edhe njerez me eksperience te gjate politike (ndoqa nje debat te K.Islamit me I.Rusmailin) nuk ishin furnizuar me argumenta e kunderargumenta per ceshtje te qeverisjes

Nuk behet me fjale nese eshte apo nuk eshte "burre i mire" rama por nese ka apo nuk ka aftesi per te projektuar grupimin qe drejton ne fitore (pa arritur ne "qellimi justifikon mjetin" sic po behet djathtas keto dite)

Ta zeme se meta nderron mendje gjate pazarit, ta zeme se kutite e fierit i japin te drejte PS, ta zeme se deputeti i PDI kalon majtas dhe se ndonje deputet i PD do te perdore fjalet e berishes per te kaluar i vetem ne nje qeveri te metes, a mund te quhej kjo fitore per ramen?!

Pritej qe Rama ti shtonte votat e PS e kjo nuk ndodhi, perkundrazi.

Une personalisht do te preferoja ramen ne krye te PS por nuk besoj se ka me teper aftesi se keto qe tregoi.

Mir mor Armand po si nuk shkruan nje cike qe Nano kishte konsumuar 8 vite ne pushtet dhe dy te fundit ishin prag katastrofe.

Si nuk shkruan qe Nano ne fund te qeverisjes se tij po shkonte drejt karagjosllikut dhe papergjegjshmerise totale. Ai qe i mbytur ne alkool dhe ne delirin e dhenderimit te obsesionuar.

Po qe nuk shkruan fare qe askush nga nderkombetaret nuk do te desheronte te kishte ne tranzicionin shqiptar 12 vjet vazhdimesi qeverisje, kur te tera idete japin opsionin me te mire per qvqrisje 4 vjecarin dhe me zor te madh 8-shin.

Pastaj fillojme e shkruajme lustra, lustra.......

Nje gje me le te habitur. Nese rama eshte i paafte per te cuar ps ne fitore, pse keto k.rvat e eksitura te PD kerkojne qe ai te largohet nga PS?!

Amela, une nuk jam blere as nga Nano as nga askush. Madje sjam as i majte, por thjeshte e shoh ramen si potencial per te marre pushtetin pas kater vjetesh. Keto zgjedhje treguan se te gjitha ato artikulimet te tipit "te ike Nano dhe Berisha", ishin te gjitha nje fryme dashakeqe e ngritur nga Rama vete per te ardhur vete ne krye te pushtetit. Keto zgjedhje nga ana tjeter treguan se fitoi pjesa e llogjikshme e elektoratit, e cila e pa ramen si rrezik potencial per te marre pushtetin.

Kakofonia qe po ngrihet tashme ne PS eshte ajo e Gramoz Rucit qe kerkon te nxjerre njerazit ne rruge (i pafuqishem per ta bere), erjon Braces apo e Rudina Seserit qe me shume se politikane me ngjan si ato bibat e bllokut qe sja ka haberin asaj pune. Pjesa e shendoshe e saj nuk po ndjehet akoma, dhe mendoj se kane nje pergjegjesi p[er ta degdisur ramen atje ku ka qene se dime vete si i drejtojme punet tona.

Nje njeri qe  thote se do ndryshoje "epoke" eshte i rrezikshem. E kam thene dhe me pare qe ne epoken e kemi nderruar qe ne vitin 1991,  rrotacioni i pushtetit eshte permiresim sistemi, jo nderrim epoke. te nderrosh epoke do te thote ose te vendosesh shtet despotik, ose te kalosh ne diktature dhe Shqiperia eshte shtet demokratik. Thyerja e turinjve Rames, dhe langove qe hane e pine me trafikantet ishte gjeja me e mire qe mund te na ndodhte.

Ne kete pike, synimi per te marre me cdo kushte pushtetin dhe eleminimin e te tjereve, eshte nje politike e ndjekur nga Enver Hoxha. Rama kerkoi ti shihte gjerat me syzet e tij, gje qe ky sistem nuk ta lejon. Nuk tregoi permasat e nje lideri, por te nje njeriu zemerngushte dhe medioker, qe nje zot e di per cfare e donte me aq ngulm pushtetin. Etja e tij per pushtet ne shumice mblodhi rreth vetes ish nostaligjiket e enverit qe shihnin tek ai pasardhesin, dhe kjo e demton shume kete vend.

Mos te duket gje normale ty qe pretendin per pushtet nuk e takoi asnje nga lideret Evropiane? Dhe kjo mbetet per tu analizuar. Me braktisjen e tyre evropianet u treguan shqiptareve se cfare rreziku i priste. Drejtimi i shtetit me metoda despotike sic drejtohet Bashkia e Tiranes, apo vete PS ku kush ngre koke perjashtohet  jane prelud i nje te ardhmeje aspak optimiste per kete vend.

Pra me pak fjale, une sjam Nanoist dhe as i shitur tek Nano ashtu si kerkoje te aludoje ti ne komentin tend. Ndoshta te dhashe pak me shume rendesi se duhet, por ardhjen e Rames ne pushtet e shoh si nje rrezik optimal per kete vend. Me sa pashe flisje nga Amerika. Atehere qendro ne ate vend vlerash,  vend i cili ska asgje te perbashket me demagogjine e rames. Ah pervec pervjeshjes se mengeve si Obama  qe na  u shfaq imazhi i tij ne fushate, i tiji dhe i Erjon velise

Te falenderoj Mandi per pergjigjen.

Por cdo fjale qe ti thoje per Edi Ramen me mua zevendesohej vetem me Sali Berishen. Fole shume bukur, por me duket sikur ngatarrove emrin.

Fole etje te Rames per te qene ne pushtet, por une si te thashe me perpara nuk shoh etje te Rama kaq te madhe sac e shoh tek lideret e tjere qe permenda. Dihet qe kush eshte politikan e ka si qellim te qeverisi, por jo si figurat qe kemi ne ne politike kur NUK pranojne te lejne vende per te tjere. Nano dhe Berisha duhet te ikin, sepse kane terhequr nje popull te tere zvarre mo djale per 18 vjet! Sepse une nuk shoh "rrotacion pushteti" apo "permiresim sistemi" dhe kjo eshte me se e dukshme kur ne ne 2009 jemi ne gjendje kaosi ne politike e SHUME fusha te tjera. Nuk po them se Rama eshte figura ideale, por me thuaj mua ti ke duhet te shoh tjeter? Nanon (Asnjehere me), Berishen (eshte per te shkulur floket sundimi qe po i ben ketij vendi ky 65 vjecar)?!

Kur fola per blerje te gazetarve fola ne pergjithesi, pavaresisht se nuk me pelqeu toni i artikullit tend (dhe cdo njeri ka lirine e tij ). Rasti konkret, ne gazeten Tema online lexova paracaditesh llojin e bisedes qe ishte regjistruar dhe planifikimet qe behej permes Sali Berishes, Blendi Fevziut dhe kryetarin e Klanit. Me thuaj ti mua qe kjo nuk eshte e vertete? Lexoje edhe ti ate bisede dhe besoj se do te kesh edhe ti te njejten reagim qe pata une!

Dhe meqenese permende Ameriken po te them dy fjale.  Sistemi i firmave piramidale ketu quhet Ponzi Scheme, kjo eshte e njejte me ca ndodhi vitin e fundit ne Amerike sidomos me Madoff i cili mori 150 vjet burg (jam e sigurt qe je i informuar). Eshte e pamundur, biles shkon jashte logjikes nqs i permend shoqerise time ketu qe personi qe i dha shqiptareve "okay-in" per te investuar ne 1996-97 eshte duke qeverisur akoma?! Dhe mos ti vije fare keq demokrateve qe kjo permendet ne fushate sepse per shume shqiptare nuk eshte e lehte te harrohet ajo krize qe i shihen akoma pasojat!

Nejse se u zgjata shume. Thjesht kupto se shuma e artikujve qe shkruhet kohet e fundit dhe cfare thuhet/genjehet/shahet eshte komplet joprofesionale, dhe nuk ben gje tjeter vecse ti nevrikosi, merzisi dhe deshperoje njerezit. Nuk duam me te degjojme per gazetare qe mbajne krahe politike, sinqerisht po cmendemi!

P.S. Vetem demagoge shoh ne Shqiperi si ne kafe, si ne website, si ne politike e gjithandej! Asnje ndryshim!

Mandi, te uroj per analizen. Nje nga me te mirat te bera pas zgjedhjeve.

Une do doja te shtoja dhe dy fjale nga ana ime. Se pari, PS nuk duhet te perfundoje ashtu si ne 2005, kur nuk u be asnje analize dhe te gjithe peshen e humbjes e mori Nano. Nuk ka dyshim fare se Rama eshte fajtori numer nje, por kjo nuk do te thote se edhe ata te tjeret ne krye te PS kane me pak faj. Pra PS kerkon nje reformim total dhe analize te detajuar pse u arrit deri ketu dhe ikja e Rames eshte kushti numer nje.

Nuk duhet harruar se PS gjate gjithe ekzistences se saj nuk ka marre pushtetin qendror asnjehere ne forma normale. Ne 1997 e dime te gjithe si dhe pse erdhi ne pushtet. Edhe ne 2001 e konfirmoi pushtetin me zgjedhje teper te dyshimta. Ne dy zgjedhjet e fundit, qe ishin me normalet gjate ketyre 20 viteve PS nuk arriti dot te konfirmoje superioritetin e saj, edhe se eshte fakt qe ka me shume zgjedhes se PD.

Tani te them dhe dy fjale per PS si luftarake per pushtet ne 2009.

Duke lene menjane se nuk u dhane per asnje moment alternativa konkrete, gjate gjithe fushates, por dhe para saj, ashtu si dhe gjate gjithe historise se saj, kjo fushate u karakterizua nga retorike boshe qe mund te kufizohet vetem ne keto fjale: "Berisha-Gerdeci-Berisha-Argita-Gerdeci" retorike e ngjashme me ate te 2005 ("Berisha-1997-Berisha-Berisha-1997&quotsmiley.

Shkurt muhabeti, keta socialistet s'jane mesuar ndonjehere te perballen seriozisht dhe nuk kane ditur ndonjehere te perdorin retorike normale qe ben njerezit pervete. Keta kane menduar dhe vazhdojne te mendojne akoma se duke thene "Berisha" gjithe diten dhe duke e demonizuar kete te fundit mund te jete karta e vetme per te marre pushtetin.

Kur kjo karte nuk piu uje ne 2005, pse duhet pinte ne 2009, ne nje kohe qe ky princi i erresires, i quajtur Sali Berisha kishte bere dhe goxha pune qe shiheshin nga populli etj etj faktore te tjere qe e shumezonin me zero perdorimin e kartes se demonit Berisha.

Se fundi duhen thene dhe dy fjale per median pro PS, qe per mendimin tim eshte po ashtu nje faktor me rendesi i kesaj humbje. TCH, GSH, Shekulli e ndonje fletushke tjeter, se bashku me analistet e klases se M.Nano e Andrea Stefani nuk bene gje tjeter vecse i hoqen PS-se megafonet e propagandes. Ndoshta ndonjeri mund te mjegullohet nga ky pohimi por ja me lejoni ta shtjelloj.

Keto media jane bere aq te njeanshme dhe aq joprofesionale, sa te gjithe tashme e dine se jane praktikisht zedhenes se PS dhe Edi Rames. Ne kete menyre cdo gje qe del prej tyre merret apriori si genjeshter dhe si propagande PS. Normalisht, zemrat e militanteve socialiste ngrohen nga lajmet e tyre dhe analizat e Nano-Stefanit, por ja qe nuk jane keto militante qe vendosin fatin e zgjedhjeve, por ajo pjese gri e elektoratit qe nuk mban syza roze.

Ne pritje te 2013 tani smiley

Thnx Erl e vleresoj mendimin tend. Dhe analiza jote ishte goxha e menduar

shkruajta nje koment te gjate dje po nuk e postova dot... po i bie shkurt sot...

me vjen keq plako, po ja ke fut kot smiley

Nano iku se e kishte bere lemsh dhe nuk ia kishte me takatin. Aq lemsh e kishte bere sa asnjeri nga ata qe ai i kishte te besuar nuk pranoi ta merrte persiper (dhe me beso, ia propozoi disa vetave postin e kryetarit duke i premtuar qe do i mbeshteste por asnjeri nuk pranoi)

Rama mori nje lemsh te madh qe nuk e la te bente asnje gje keto 4 vite. Une ndaj mendimin tend qe ai nuk eshte ne lartesine e duhur per te luajtur rolin e udheheqesit te opozites (apo kryeministrin), por keto 4 vite atij i duheshin per te arritur ta kthente lemshin e Nanos ne dicka qe mund te drejtohet. Deri tani ai nuk bente dot asnje gje nga fraksionet e brendshme dhe te jashtme. Tani ne njefare menyre PS'ja eshte pastruar pak.

Kodi i ri te pakten beri punen e mire qe i zhduku disa parazite te vegjel, dhe shpresojme te kete dhene mesazhin tek te rinjte qe nuk eshte rruga e drejte te shkosh e te krijosh parti.

Nese Rama nuk ka folur akoma per doreheqje eshte gje e mire, sepse tani eshte akoma duke u ankimuar mandati i 9 i Fierit. SI thua ti, te iki ta braktise. Le te zgjidhet puna e ankimimit, le te qartesohet reagimi i elektoratit te majte ndaj vendimit te Ilir Metes, e me pas te filloje ftillimi i PS'se.

Amela dhe GreJua thashe dhe pak me lart qe ne jetojme ne kete vend, dhe e dime fare mire se si funksionojne gjerat. Jam kunder menyrave te Rames, sepse shoh tek ai implementimin e nje marrezie kolektive. Nje njeri qe sdi per cfare e do pushtetin, ka shume shanse te kaloje ne despotizem. Une jam gazetar dhe do doja me shume deshire te shikoja programin 1000 faqesh te tij. Se pashe kurre, megjithese angazhsova stafin e gazsterave qe ta gjenin, madje u angazhova dhe vete. Cqenka ky program qe sgjendet. Nje program qe nuk i afrohet publikut ne fushate thjeshte nuk ekziston.

Ne i kemi pare dhe Berishen dhe Nanon se cfare kane bere. Ndoshta gabimet kane qene me trashanike, por skane bere as me shume e as me pak se vendet e tjera te lindjes ku komunizmi ka qene i eger dhe ku eshte deformuar thelle karakteri i individit. Ndersa ky njeriu qe ska njohur ndonjehere opozite, qe ka pasur ca fitore te lehta, qe se kemi pare ndonjehere debat per shkak te deficences se tij te njohjes se problemeve, por percopnte nje mesazh shume te gabuar. Elektorati, eshte shume me i zgjuar se manipuluesi, dhe nuk gabon kurre as ne momente deshperimi. Une personalisht se shoh ndonje tragjedi sikur te fitoje e majta, sepse cdo gje eshte brenda sistemit. Por Rama i thoshte vetes "misionar". Misionar i kujt, i cfare gjeje.  Imagjiononi nje te marre qe kujton se eshte mesia te marre pushtetin. Nje njeri qe duket se e ka perhere drejte, dhe ata qe ka rrotull duhet ti bejne "hosana", sepse kjo u kuptua fare mire nga emrat ne liste. Parlamenti tashme eshte shnderruar ne nje cirk fshati, ku eshte shume e veshtire te kemi nje opozite te vertete. Pra Rama, jo vetem qe nuk bashkoi dot te majten, jo vetem qe nuk mori dot pushtetin, por e ktheu kuvendin ne nje vend karagjozesh, qe synon ta drejtoje nga karrigia e Bashkise. Kuptoni sa e turpshme eshte kjo per nje demokraci. Ky misionar fals, ben mire te hape krahun se smund te marre per hunde nje popull. Ja kalofshi mire

Mandi i ke thene gjerat shume mire...pajtohem 100% me ato qe thua sidomos me rrezikun e mentalitetit te "misionarit".

Por me kte...na kenaqe fare. Me mire te mos them me gje se i ke then te gjitha.

Keto zgjedhje nga ana tjeter treguan se fitoi pjesa e llogjikshme e elektoratit, e cila e pa ramen si rrezik potencial per te marre pushtetin.

Kakofonia qe po ngrihet tashme ne PS eshte ajo e Gramoz Rucit qe kerkon te nxjerre njerazit ne rruge (i pafuqishem per ta bere), erjon Braces apo e Rudina Seserit qe me shume se politikane me ngjan si ato bibat e bllokut qe sja ka haberin asaj pune

 

PS: ne cilen gazete shkruan ti?

Une shkruaj te Metropoli Grupi. I nisa nje tjeter koment ketyre te peshkut, po me sa duket e kane shume xhan ramen per ta publikuar ne faqe. Tung lexohemi

Une mendoj se eshte normale se nga ato alternativa qe kishte ne Shqiperi (pra hiç alternativa )te vazhdoje te qeverise Berisha.PS,ka nevoje te behet ,te kete program politik e qeveriatar se ndryshe aty e kemi Berishen deri nuk di se kur.Rama eshte i paprezantueshem si njeri e si lider....Mendoj se mbase me ikjen e tij e majta mund ,them mund te rilindet.

Mendoj se mbase me ikjen e tij e majta mund ,them mund te rilindet.

 

Ndersa une mendoj se me largimin e tij PS-ja vdes perfundimisht. Sado i neveritshem te jet ky person...pa Edvin Rama PS-ja eshte akoma me bosh-e dhe akoma me antipatike per Shqiptaret ne pergjithsi. Shume njerez votuan per PS-en ksaj rradhe vetem per aresyen se ishte Edi Rama ne te. Pra votuan per Edi Ramen...ne baze te asaj qe ata mendonin per ate person (sado te gabuara apo jo)...por jo ne baze te "partise" qe ai kryeson.

Se po te ishe puna per PS...s'besoj se nje force politike e perbere nga funderinat e politikes Shqiptare dhe figurave me te djegura te politikes Shqiptare...mund te terheqi nje elektorat me teper se 30% te Shqiptarve. Dhe kjo vetem ne zona te caktuara ku ka interesa te caktuara (read: Fieri, hashish country, trafkinat country, Kucove smiley etj etj) Aq me pak me qerren e qurramanve qe Edvini ka fut ne PS ksaj rradhe...qe vetem neveri te ngjallin (nuk shikohet me me sy Topi se cdo 2 lajem eshte ajo sekretarja e PS-es me floke te zeza qe ti ngre qimet e qafes perpjet kur e degjon...)

---------

E majta Zana nuk ekziston ne Shqiperi (ashtu si dhe e djathta...por te paketn ajo sikur nuhatet pak). Me largimin (me shprese) te Edvin Rames nga politika...ajo qe pretendon te jet e majta perfundimisht zhduket nga arena politike Shqiptare. LSI-ja qe tani e ka bere tranzicionin (dhe pak vet vrasjen). PS-ja pa Edvin...dhe me Ruci-Puci, Islama, Harasanxhinj, dhe 1001 qurramanet e tjere s'ka shanse me.

Populli Shqiptar...po ndryshon. Dhe 4 vitet e arrdhshme...do ndryshoj akoma me shume.

Armand kjo eshte nje nga analizat me te mira qe kam lexuar. Eshte gjynah qe gazetat "prestigjoze" shqiptare botojne analizat te tipit "muhabet kafeje poshte lagjes" te Muc Nanos dhe deshtakeve te tjere qe djersinin si derra nga sikleti ne studiot e Top-Channel kur u shpallen rezultatet e exit pollit te Zogby-t. Fatkeqesisht njerezit ndryshe nga sa thua ti nuk ndikohen nga veprat konkrete te nje qeverie por nga fjalet tip "muhabet kafeneje" qe perdorte Rama sepse edhe niveli i popullsise eshte i tille. Dihet se nuk mund te drejtosh partine me te madhe te opozites nese ne rradhe te pare ke probleme me vetveten dhe me ato qe te rrethojne. Une jam me parimin qe nje njeri qe nuk arrin te drejtoje familjen (e cila ne vetvete eshte nje minishtet) nuk mund te drejtoje vendin dhe me sinqeritet falenderoj Sali Berishen qe u tregua aq i zgjuar sa sistemin e shfrytezoi per te fituar PD-ja perndryshe sipas ketij populli vendin duhet ta drejtonte Edi Rama. Per Edi Ramen u shpreh me bukur nga te gjithe Rudina Magjistari e cila ne vizion plus nxorri fotografine se si ka qene ne fytyre dhe si eshte bere mbas operacionit plastik qe beri nga carjet ne fytyre qe ja shkaktoi "lideri" i majte progresist,dajakist Edvin Rama. Ajo tha: Shikoni si kam qene dhe sesi jam tani. Gjysem njeriu. Ai nuk eshte njeri por eshte shtaze. Tani ky njeri i deshtuar ska per te njohur zgjedhjet edhe sikur te ja plotesosh te gjitha kushtet qe kerkon dhe kjo eshte mese e sigurte. Me mire nje Fatos Nano ne krye te PS-se sesa nje pjelle e deshtuar e tipit frankeshtajn e krijuar po prej Tosit.

Ja cfare thote Rama i cili do verdallosi partine kot rrugeve se ka per ti futur bota me shkelma ne parlament smiley

 

Partia Socialiste vazhdon te paralajmeroje se nuk do ta njohe procesin zgjedhor nese ai nuk do te behet transparent.

Zedhenesja e selise roze tha se pas Fierit ku socialisteve u takon mandati i nente, PS do te kerkoje te njejten gje edhe per Beratin e Tiranen.

“Sot te gjithe po shikojne se c’ka ne kutite e Fierit dhe te gjithe do te shikojne se pse u nxitua Meta te bashkohej me Berishen. Nese keto kuti se bashku me te Beratit dhe Tiranes nuk futen ne rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve, ne nuk do te njohim parlamentin e ardhshem dhe do te ndjekim rrugen e protestave popullore”, eshte shprehur zedhenesja e PS-se, Armela Imeraj.

Jane egersuar jane be si kafshe vallaj...shikoni ate Sekretaren e Partise qe del ke dera me Flet Rrufete e Partise. Bo bo...ku e kan gjet ate egersire qe ta shpif me fjalime si ne kohen e Enverit...

Jane be vertet ma ja patur friken...se me egersira e kafshe te egra si kto dhe Edvinrat dhe Ruci-Puciat...nuk i dihet. Shume rrezik i sjllein Shqiperise kta njerez te c'ekuilibruar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).