Qeveria ul moshen per daljen ne pension te minatoreve

Kryeministri Sali Berisha morri dje vendimin e pare ne mbledhjen e qeverise qe perkon me kerkesat dhe programin e Levizjes Socialiste per Integrim, per statusin e minatoreve. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, kryeministri Berisha tha se Ministria e Financave eshte udhezuar te paraqese skemen e rritjes se pensioneve te minatoreve. Ajo cka ne fakt kesaj pjese te shoqerise ju premtua ne fushaten elektorale te 28 qershorit. "Minatoreve iu premtua ulja e moshes se pensionit me pese vite. Minatoret nuk do te dalin me 65 vjec ne pension, por 60", u shpreh dje Berisha. Sipas tij, brenda pak diteve, Ministria e Financave do te paraqese edhe skemen per rritjen e pensionit per minatoret. "Ne duhet te jemi realiste. Ata kane qene njerezit qe kane kontribuar ne te ardhurat kombetare me shume dhe qe kane marre me pak. Tani eshte koha qe pensionet e tyre te rivleresohen, ne menyre qe edhe ata te ndjejne qendrim te ri ndaj tyre", theksoi kryeministri. Pas ketij vendimi, tashme ne qeveri do te pritet qe te vije skema e detajuar se si do te rriten pensionet per minatoret nga Ministria e Financave. Ky vendim do te permbaje dhe uljen e moshes per daljen ne pension te tyre. Lehtesim per minatoret dhe permiresim te kushteve te tyre, kerkon edhe LSI. Ne programin elektoral te paraqitur, kjo force politike e cila ka nisur negociatat me PD-ne per koalicion qeverises, kerkon permiresimin e kushteve te minatoreve si dhe rritjen e pensioneve te tyre. Nje ceshtje kjo qe duket se u realizua menjehere nga kryeministri Sali Berisha. Kryeministri Berisha e konsideroi vendimin e djeshem te qeverise, permbushje te nje premtimi elektoral te qeverise per kete kategori.

1 Komente

 tallja e vazhdueshme qe i behet ketyre njerzve eshte llaftarisese..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).