Qarkullim i thyer rrugor

Ma allora qua son’propio tutti pazzi” – Im nip është vetëm 7 vjeç dhe në Shqipëri vjen vetëm për pushimet e verës. Duke ndenjur gjithë durim të tepruar për tipin e tij në sediljen e pasme të makinës, nuk rresht asnjë sekondë duke u mahnitur me mënyrën se si ngiten makinat në Shqipëri. “Shih ca bëri! No, nooo! Ndalo, ndalo! Është e kuqe drita”. E kishte me gjithë mend shqetësimin. Dhe besonte se shoferi prepotent i makinës luksoze do ta dëgjonte thirrjen e tij të dëshpëruar. E akoma më shumë i çakërdisur i ngeli fytyra pas xhamit e i humbi çdo shpresë se mund të kuptonte si funksionon trafiku në Shqipëri. “Ma guarda, edhe autobusi kaloi per conto suo. Me të kuqeee?! Tek e fundit, të gjithë do marrin nga një gjobë të fortë”.

Me gjuhët e tij të përziera e shqipen e shenjave gjysmake, im nip e merrte qarkullimin shumë më seriozisht se të gjithë shoferët e Tiranës e se pronarët e makinave luksoze pa asnjë shenjë përgjegjësie.
Jo vetëm kaq. Ai, që zakonisht bën bujë nëse numëron 10 sekonda pa folur, ngelte me gojën mbyllur nga shastisja edhe kur para makinës sonë, në çdo një metër, kapërcenin rrugën kalimtarë të patrazuar fare nga rregullat e qarkullimit, qoftë edhe për ta si këmbësorë. “Uffa, po pse nuk shkojnë tek vizat e bardha?! Është e gabuar! Nuk lejohet të kalojnë këtu...”.
Semafori apo vizat e bardha mund të jenë vetëm 10 metra më tutje, megjithatë, askush nuk lodhet deri atje. Jo vetëm kaq, por disa syresh e kapërcejnë rrugën me aq ngadalësi e tangërllëk, sa të vjen t’i bashkohesh inatit të nipit tim 7-vjeçar e t’ua çosh atë përpara për t’iu dhënë ndonjë leksion qarkullimi.
Në semaforin pulsues me të verdhë ndaloj instinktivisht, përderisa edhe këmbësorët ulën këmbën në xhade. Boritë nga pas bien në kor. Dy makina dalin djathtas gjithë inat përse iu ndërpreva qarkullimin dhe kalojnë triumfatorë të verdhën e shndërruar në të kuqe. Këmbësorët shajnë nëpër dhëmbë.
Sapo drita jeshile hapet, vargu i borive bie sërish e madje një sekondë më parë se ngjyra të ndryshojë. Më fort dëgjohen boritë e makinave në fund të rreshtit. Të gjithë duan të kalojnë me urgjencë. Për ku? Sigurisht që për në punë jo.
Im nip kthen pas kokën akoma më i shushatur. “Përse i ranë borisë?! Kush u plagos?!”
T’i them “mendësitë e të gjithë atyre që janë në qarkullim”?! Është shumë i vogël për ta kuptuar.
Në autostradë e ndërroj korsinë e brendshme vetëm në një pikë, ku nga larg duket një grumbull me rërë. Një shofer tipik i makinave të larta luksoze e çon në maksimum shpejtësinë e parakalimit, i çliruar që më në fund i hapa rrugën. Nuk do ta kisha bërë, përderisa isha me maksimumin e shpejtësisë së lejuar, por e dija që pas atij grumbulli rëre, unë do kaloja qetësisht në korsinë e jashtme, kurse atë do ta ndalte një tabelë policie. Ashtu ndodhi. Ashtu më kishte ndodhur edhe vetë, ndaj iu ruhem këmbëve të mbikalimeve, pemëve dhe togjeve me rërë apo me dhé, se e di se pas tyre ka policë me kamera që ndalojnë shkelësit e shpejtësisë. Unë praktikisht mendoj se policia e qarkullimit rrugor është aty për të ndihmuar qytetarët e për të rregulluar qarkullimin e sigurinë, jo për të kontrolluar e ushtruar presion selektiv. Megjithatë, teorikisht, pas gabimit të parë, ku më ndalën për tejkalim shpejtësie në autostradë (unë me 80 km/h, e sinjalistika thoshte 60km/h edhe pse është e supozuar të jetë autostrad&eumlsmiley, nuk e bëj më gabimin e ecjes në korsinë e brendshme kur shoh sinjale që më tregojnë se në rrugë mund të ketë kontrollorë.
A ndikon kjo në rritjen e sigurisë? Nuk jam shumë e sigurt. Di vetëm që në më pak se një minutë pas kalimit të postbllokut policor, makina e ndalur prej tyre më parakaloi jo me të njëjtën shpejtësi, por akoma më të lartë se më parë. Nuk besoj që punonjësit të kenë pasur mundësi të shkruajnë asnjë fletë gjobe, jo më të kenë shkuar më tej.
“Oh, guarda. Il signore cia ha sorpassatto di nuovo”, – vërejti gjithë shqetësim dhe inat nipi im. Në Durrës trafiku nuk ishte shumë i rënduar, por mënyra e qarkullimit identike. “Edhe këtu eckan kështu?! Epo në Shqipëri shoferët nuk qenkan në vete!”, përfundon vëzhgimin e tij 7-vjeçar tepër i zhgënjyer im nip.
Më tej rrugës, teksa flet në telefon me përtej detin, thotë sikur të ketë zbuluar një fatkeqësi që është mirë të mos merret vesh nga shumë veta, me shpresën se nuk është e vërtetë: “Ma lo sai che qua in Albania la gente e’strana al volante?”
Po, po, njerëzit janë të çuditshëm në timon, në rrethrrotullim, në semafor, në parakalim, në ndalimin nga policia, në respektimin e vizave të bardha, në respektimin e orareve të lëvizjes për makinat e tonazhit të rëndë, në gjithçka që ka të bëjë me qarkullimin normal e të sigurt.
“Kur luaj tek parku, gjithmonë duhet të pres që semafori të bëhet jeshil. As i verdhë jo, por jeshil, para se të kaloj. Përndryshe më marrin biçikletën dhe mund të vras ndonjë nga shokët e mi që kalojnë në këmbë”, - rrëfen gjithë seriozitet im nip. E ka fjalën për semaforin edukues që iu kanë vënë brenda parkut gjigant publik në Firenze. Po në Tiranë nuk pata mundësi as ta çoj në ndonjë park e jo më të atillë që të ketë mes të tjerash edhe semafor edukues brenda.
Në Vlorë, durimi i tij për të parë ndonjë lëvizje të rregullt në qarkullim është sosur. “In tanto, sto qua per il resto delle vacanzze. Nuk vij më në Tiranë. Atje të gjithë janë të zhurmshëm dhe të pasjellshëm”.
Nuk kam ç’t’i them. Bindja e tij për të kërkuar respektimin e rregullave nuk ka të bëjë me moshën. Thjesht më vjen për të qeshur e për të qarë që logjikën dhe të kuptuarin e tij për qarkullimin nuk e kanë as 1% e shoferëve apo këmbësorëve në Shqipëri.
Dhe shprehja italiane “Done al volante, periccolo constante” shkon më mirë se kurrë me “Albanesi al volante, periccolo constante”. Dhe këtë e vuajmë të gjithë.

54 Komente

Janë kalamaj "të poshtër" ata që vijnë nga Italia... mirë ti që e paske patur nipçe dhe s'ke pse t'i japësh shumë spiegime, po unë i shkreti ç'tju them atyre të mijave që më thonë: "Booooo, ku na ke sjellë" dhe preferojnë të rrijnë brënda në shtëpi se sa të dalin me makinë.

Duhet akoma shumë kohë për të patur diçka "europiane" në qarkullimin shqiptar, por si fillim:

-Duhet të futet edhe në Shqipëri sistemi i patentës me pikë
-duhet që të jepen emisione në TV për edukatën në rrugë (ku duhet të jepen rregullat se si duhet të veprojë këmbësori dhe automobilisti)

Italia ne shume prizma eshte nje pasqyre e asaj qe eshte sot Shqiperia, ndaj shume kritika nga italianet s'jane vertete te vendit. Megjithate Edlires do i thoja qe Italia ne gjithe Europen njihet si shteti qe zbaton me pak rregullat e qarkullimit rrugor. Euro-Perendimoret kur duan te pershkruajne nje njeri qe i jep makines ne forme te papergjegjeshme thone: "i jep makines si nje italian".

kur edhe për sytë e "italianëve"(criminali del volante) janë gjëra që nuk duhet të ndodhin, atëhere do të thotë që situata është e pashpresë smiley

Po, po, shume e pashprese. Sidomos kur gjykohet nga nje kalama 7 vjeç me patente ne xhep dhe disa vjete eksperience ne timon ne nje vend ku rregullat e qarkullimit rrugor zbatohen ne forme shembullore siç eshte Italia.

Ajo qe me shqeteson me teper nga ky artikull, Edo, eshte qe femija 7 vjeç i ketyre s'flet shqip (as ne artikull) por italisht. Ka me tragjike se kjo? Une kam gjithe femijet e kusherinjve qe kane lindur ketu dhe flasin gjuhen sikur te kishin lindur ne Shqiperi, dine qe brenda mureve te shtepise flitet shqip me perjashtim kur bejne detyrat dhe qe njerezve shqiptare iu flitet shqip.

La rosee,

Ti qaji hallin kalamanit 7 vjecar qe flet gjysem shqip e gjysem italisht (qaji hallin kaloresit se i varen kembet, i thone kesaj) ndersa une per vete po i qaj hallin Edlires dhe vetes time qe sot kam pasur deshire tre here te godas me makine njerez qe i jepnin krejtesisht njesoj sic pershkruhet ne shkrim.

Ja kodra, ja edhe bregu smiley

Asimilimi i 1.2 milione emigranteve shqiptare jashte vendit eshte nje proces shume me shqetesues se mungesa e konsolidimit te rregullave te qarkullimit rrugor ne Shqiperi. Ja kodra, ja dhe fusha.

Mire, mire. Do shqetesohem menjehere sapo ta flej mendjen qe s'do me copetoje ndonje kokebosh ne rruge.

 

 Uroj vetem qe para se te flesh mendjen te arrish te dallosh ngjyren e semaforit. Heres te fundit qe isha atje, s'arrija te dalloja se c'ngjyre kishin (disa te mbuluar nga pluhuri, ca te tjere s'funksionin) smiley

Se pari, artikulli me duket pak i vertete. Une kam ngare shpesh ne Itali dhe atje te gjithe i bien borise pa shkak, makinat kujtojne se jane bicikleta dhe duan te parakalojne e te futen me te kuqe. Ndaj me habit qendrimi i nipit te gazetares, sepse te ngasesh ne Itali kerkon nerva te forta, durim prej derri dhe nje pako cimcakizash qe te heqesh stresin (ngaqe s'mund te pish alkol dhe as cigare). Neper autostrada italiane hyjne nga rruge dytesore dhe parakalojne pa ndezur asnje sinjal si dhe pa pare se sa shpejt jane makinat qe po udhetojne ne autostrade. Per te mos filluar nga parkimi, njoh shume miq angleze qe me thone se italianet nuk i parkojne makinat, por i brakstisin ne dore te fatit.

Se dyti, ne Shqiperi ka nje kulture teper fodulle per ngarjen e makines. Mos e dhente Zoti te provosh te hysh ne rruge paresore, rri aty me minuta, asnjeri s'te lejon te futesh. rregullat e qarkullimit nuk zbatohen, sepse mungon nje sistem gjobash a denimesh per te detyruar shoferet t'i zbatojne.

Te kalosh diskutimin ne nje shtet tjeter eshte per te ardhur keq.

Meqense po merret si shemebull Italia, ne Napoli duhet te kete qene ujku i humbur, se kuptoj nickname, edhe i humbur dhe kujton se ku ka shetitur.

Tirana eshte nje problem si nga trafiku i shumte si nga kultura e kryqytetasve.

Nje i ardhur ne Tirane nuk merr guximin te ngase makinen ne ate lloj menyre, te mbetet ti thuash " kalo o byrazer se ke pune shume".

Mjafton te jesh tek ura e Lanes afer Shqiperia sot, kembesor , shofer, çiklist, motoçiklist, profesor e pijanec, ne gare per te dalur ne anen tjeter.

Kush arrinte "fitore".

Hej lumidrin,

Nuk po flas per Napolin, nuk kam qene andej me makine. Nuk kam shetitur shume, por ne ato vende qe kam shetitur kam pasur rastin te shoh si ngitet.

Po flas per Milanon, Venezia-n, Triesten, autostraden Milan-Bolonja, etj. Brenda ne Milano, zona Buenos Aires (me falni ne bej gabime per shkruarjen e emrit), makinat nuk respektojne semaforet (tre makina kalojne me te kuqe, si pa te keq), pastaj parkimi i dyfishte. Nje mengjes me lane pa iikur sepse dikush kishte parkuar anash makines sime e nuk dilja dot, pa ikur tre makinat rreth meje.

Nuk dua te shaj Italine, por nuk me duket si shembull per te pare se sa keq eshte trafiku ne Shqiperi me syrin e nje italiani.

Sigurisht qe ajo qe ndodh me qarkullimin rrugor ne Shqiperi eshte edhe pasqyra me e mire e nivelit te civilizimit te qytetareve, por edhe e cilesise se shtetit qe i drejton.

Te fillosh te merresh me qarkullimin rrugor te Italise ne vend qe te merresh me problemin qe ke ne shtepine tende... per fat te keq edhe ky eshte nje nga ata faktore te tjere qe tregojne nivelin e civilizimit... te peshkatareve. smiley

Sado probleme qe te kete qarkullimi rrugor ne Itali, as qe nuk mund te krahasohet me katrahuren shqiptare. Behuni realiste njerez!

Ajo qe ndodh aktualisht ne Shqiperi mund te krahasohet vetem me vende si Egjypti, per te mos shkuar shume larg deri tek Pakistani atj...

Kush ka shkuar ne Egjypt, e di se per cfare flas.

Hej ujk bera shakà.

Kur flitet per nje problem, se eshte problem, e kote te thuhet si ngasin makinat ne vendet e tjera.

Edhe Italianet i japin shume rendesi repsektimit te qarkullimit, nuk merren me qarkullimin e shteteve te tjera.

Ne zonen ku jetoj, kur dikush shkel rregullat, per vendasit eshte i huaj ose jugor. Vendasit ketu i respektojne rregullat me fanatizem.

Problem mbetet e fund jave, sa e sa te rinj humbin jeten ose mbesin sakat nga aksidentet me makine.

Para pak ditesh gjykata kushtetuese beri fajtor nje kembesor qe kishte pesuar aksident, sepse po e priste rrugen jo ne vijat e bardha.

Lumidrin,

Me duket se u keqkuptova une smiley

Nuk dua te flas per Italine, apo si ngitet atje, thjesht me beri habi menyra se si e ka zgjedhuar te shkruaje gazetarja. Nuk ka nevoje te flase nje femije i vogel 7 vjec (ky eshte i pari qe shoh qe komenton kaq gjate per ngarjen, te tjeret ose jane shume te zene me lodrat, ose nuk kane durim te rrine ne makine), per te na vene ne siklet. Ne Shqiperi ngarja e makinave eshte e frikshme, stresuese dhe me rrezik jete. Nuk behet me e mire dhe kur ndalon: ku te parkosh, per sa kohe, ku jane tabelat e parkimit.

Sinjalistika eshte problem, gjithashtu eshte problem edhe qendrimi i njerezve atje ndaj te ngares. E kam thene edhe diku tjeter, pjese lajmesh te tipit "shtimi i numrit te emigranteve, sjell rritjen e numrit te aksidenteve" nuk ndihmojne, por i bejne shoferet vendas ta anashkalojne problemin. Fodulleku i shofereve eshte shume problem, nuk njehet respekti per makinat e tjera qe qarkullojne ne rruge. Mentalitete te tipit "rruga eshte e imja, bej c'dua" jane vese qe duhen luftuar per te patur nje ngarje makine pak me te rehatshme ne Shqiperi.

 Nejse, po ne na ke ngelur zakon qe kur na kritikojne, te themi se edhe ne New York ka njerez qe flejne poshte ures. smiley

E vertete qe ka shume njerez qe flene poshte ures, por mire ate po kur shikon goca te reja me tabela qe shkruan I AM HUNGRY, dhe njerezit i hidhnin leke, jam habitur. Ne NYC qarkullimi rrugor eshte O ZOT, vec me taksi levizet se me makinen tende eshte shume e veshtire. Pastaj ku jetoj une eshte shume shume mire, ke qejf ti japesh makines. Te gjithe i zbatojne rregullat e qarkullimit rrugor. Dhe nje tjeter gje ketu femijet i mesojne qe ne kopesht rregullat. Shof djalin tim kur shef shenjen stop thote ndalo, apo semaforin driten thote mami carefull. Nuk e di por per keto gjera ketej nga jetoj them se ia vlen te rrisesh femijet. Kur e lexova kete artikull menjehere me vajti mendja tek djali im, ka per ti bere pershtypje kur te shkoje per here te pare ne Tirane.

Moj ti, thuaj shyqyr që nuk ta lexon La rosee komentin tënd, sepse për atë mami carefull që ai nuk ka guxuar ta thotë në shqip, do të të kishte bërë qepaze smiley

ahahahahha e drejte eshte nuk flasin shqip fare dhe e cuditshme une u flas shqip ne shtepi, ata me kuptojne se cfare them por me pergjigjen anglisht.

Nuk te pergjigjen shqip pasi nuk ke bere pakte te qarta me femijet se ku flitet shqip dhe ku jo, kot s'thuhet qe femija eshte pasqyra e sukseseve ose deshtimeve te prindit. Nga pedagoget keshillohet qe kur prinderit deshirojne te rrisin femijet ne dy gjuhe, duhet te skicojne mire kufinjte gjuhesore dhe duhet te tregohen konsekuente me ato.

Sidoqofte, Ketlina, shume pozitive qe iu flet shqip. Sa te piqen dhe ca, do reagojne ne te njejten gjuhe sic ju flet ti, madje dhe do te te falenderojne qe dine nje gjuhe me teper se miqet e tyre.

Edo, qepaze mund te te bej vetem ne nje rast: te pakten po i rrite ne nje gjuhe, te thone "be careful, mommy". smileyAjo qe mua me ben te shkrihem nga qeshurat eshte kur shoh prinder qe mundohen te rrisin femijet ne gjuhen e huaj kur per vete e zoterojne cope-cope. smiley

Pastaj se sheh ti, plasa fare duke te bere qepaze une ty, ceshtje sadizmi. smiley Edo, ti si patriot i madh, ne ca gjuhe i ke rritur kalamajte? smiley

Uroj që pas nja 10 vjetësh të mund të flas me ata të tutë... kuptohet, as frëngjisht e anglisht(që s'i marr vesh) por as edhe në italisht... deri at'here luanesha (dmth ti) do jetë bërë zemërpulë e do ketë ndërruar mendim... megjithë dëshirën e madhe për t'ju folur vetëm shqip, ke për ta parë që, kur do t'ju bërtasësh (edhe ke për t'ju bërtitur), arrijnë shumë më shpejt të të marrin vesh në gjuhën e vëndit smiley

Uroj vetem nje gje: qe  mbas x-vjetesh, shqipen e tyre te mos e marresh si kritike ndaj vetes. smiley Une jam njeri me nje origjine te qarte dhe qe femijet e mi te mos e flasin shqipen rrjedhshem, thjeshte nuk eshte opcion per mua. Familja ime ka zgjedhur per emigrim, jo per asimilim.

 O rosse, a ke kalamoj ti. Se trima para lufte, dhe prinder te mire pa kalamaj kemi pa boll. smiley

Une prind vete nuk jam por ama une jam rritur jashte Shqiperise dhe perderisa po flasim ketu bashke shqip, do thote qe rritja e femijes ne shqip dhe ne gjuhen e vendit ku banojne qenka e mundur. Kusheriret e mi te vegjel qe kane lindur jashte, te gjjithe e flasin shqipen. Femije te njohurish te mi me prinder nga shtete te ndryshme, arrijne te flasin mire te dyja gjuhet. Nuk eshte ceshtje pamundesie, eshte ceshtje mungese vullneti/deshire prinderore. Sidoqofte cdokush zgjedh vete se ne ca gjuhe i do te fabrikuar kalamajte, kush qenkam une t'i kritikoj?! smiley

Ed smiley

 OK rosse. Kur te mos jesh me trendafil me ere, po trendafil me gonxhe, flasim prap. :H

Perfundimisht Edlira nga ky artikull qe ke shkruar dukesh qe sdi ti japesh makines ose me mire nuk je shofere per Shqiperi. Keto shoferet qe vijne nga jashte jane te gjithe te pergjumur sepse jane mesuar me rruge te gjera dhe nuk dine as te shkembehen ne rruge te ngushta. Vetem kete muaj ma kane kapur pasqyren 2 here neper rrugica keto xaxiqet (makinat me targa greke). Shqiperia ka vertete trafik te renduar por te flasim drejt, keto qe vijne nga jashte sdine as te mbajne krahun e as te llogarisin shpejtesine per kthesa (prandaj dalin si qyla) e as nuk dine te parkojne.

Nuk e di se nga e nxorre përfundimin që ajo nuk di t'i japë makinës, por meqë jam dëshmitar që e kam parë me sytë e mi duke ecur me makinë (si në Shqipëri dhe në Itali), vë dorën në zjarr se ajo DI të ecë me makinë.

...po tallesh ti ?!!!!po normal qe sdi ti japi se atje ne rruge me 2  korsia futen 4 makina....dhe si qershi mbi torte ne mes te kryqezimit rri zakonisht nje kaqol me kapele pak shtremet dhe sepse ka nje birbil ne goje i duket vetja sikur eshte krye ambasador....

si mund ti japesh makines ne nje vend ku ska rregulla qarkullimi...duhet te rrigjesh me kas dhe ja....

UK mban vendin e pare ne Evrope per numrin e paket te aksidenteve dhe Britaniket si shoferat me te mire.

Jo cdo gje eshte perfekte, por standartet jane shume te larta ne vijezimet e rrugeve, ndricimin dhe me korsite kalimtare. Per te arritur deri ketu ky shtet  vendosi te jete shume i ashper ne 2 gjera.

1) Marrja e patentes. Per ta marre, testi britanik i patentes eshte nje nga me te veshtiret dhe me displinues ne bote.

2) Speed camera (kamerat e shpejtesise)! Per ata qe e dine se c'fare eshte do me kuptojne.

Shqiptaret jane njerez te cuditshem, me gjithe mend.

Shkrimi eshte shume i mire. Dhe ato qe pershkruan autorja jane 100 % te verteta. Ne fakt, kjo teme, ne dukje te pare si jo shume e rendesishme eshte ne fakt me shume vlere. Behet fjale per jete njerezish. Po kujt i flet.

Hidh nje sy shkarazi te ca komente ketu dhe  merr pergjigje per shume pyetje jo vetem lidhur me trafikun ne shqiperi por edhe per mentalitetin e prapambetur (gati gati thashe anadollak, por jo, anadollak ku ta gjesh) te shumices atje dhe ketu tek PPU.

Ne vend qe te diskutojne se si te permiresojne situaten e cmendur atje ne shqiperi, i sulen autores dhe aq me keq, u preket egoja e shqiptarit: Oh po ne italy eshte me keq.... e blah blah blah...

I njejti mentalitet aplikohet ne shume e shume gjera te tjera atje..

Plehrat ne vend te hapur dhe pa mbledhur... Oh po, cte keqe ka, keshtu eshte dhe ne Napoli.

Shqiptaret po merren me droge... Oh po c'te keqe ka, me droge merren dhe kolumbianet...

Shume shqiptare po merren me trafik minorenesh (le me me prostituta) ... oh po keshtu merren dhe ruset dhe italianet...

Disa shqiptare (per fat te keq, shume prej tyre) preferojne te marrin shembullin e keq nga jashte. 40 viteve izolim te plote, dhe 20 vjet izolim te pjesshem po japin frutet e tyre.. dhe pastaj ankohemi pse nuk na qas Europa..

 

 

 

Une mendoj se ka te drejte macoku,shqiperia ka trafik shume te dendur ne shqiperi qarkullojne rreth 1milion makina(aq sa ka lagjia ime ketu ne athine).Faji eshte i te huajve qe sdine te parkojne dhe te mbajne krahun.smiley

mungon krejt kultura elementare e qarkullimit rrugor, kjo duhet pranuar. Ngjyra e semaforit nuk perben ndonje element te rendesishem per shumicen e atyre qe ngasin makinat ne Shqiperi, edhe kjo eshte e vertete.
Po kjo nuk ka lidhje me shqiparet si natyre - te njejtet shqiptare i respektojne rregullat kur ngasin jashte. Mbase duhet rritur gjobat (perfshi ktu edhe kembsoret qe ecin ku duan...ata qe kalojne autostraden me lope etj).

 

p.s. krejt dakort me verejten e La_rosee per shqiptaret qe entuziasmohen qe femijet u flasin shume mire gjuhen e huaj dhe akoma me keq, qeshin kur shqipen e flasin sic mund ta flasi nji kinez qe ka jetuar ne Shqiperi per 1-2 jave. Krejt e kunderta ndodh me greket psh qe, i cojne femijet neper shkolla greke gjate veres per te mesuar shkrim dhe lexim.

Vallai, une s'para e prish gojen ne gjuhen amtare, ama shyqyr qe na beri Shqiperia dhe emigrimi me disa gjuhe te huaja qe shaj per shtate pale qejfe.  Fundjava sidomos, eshte e pakeshillueshme per xhiro me makine per sistemin nervor. 

PS: Kembesoret jane sypetrita me vete, tert s'u bejne syckat.

Te cmendur, te paditur, gjithnje me ngut te madh per te te parakaluar dhe ne pikat qe nuk duhet, neper kthesa te rrezikshme per shembull, qe te marrin me qafe kot me kot... Dmth. te ikesh per dhjam qeni, i thone kesaj pune... se une per vete, kur me gervishtin makinen u them "rrofsh", dhe falenderoj zotin "Shyqyr me kaq". Besoj se keni kaluar dhe ne autostrade, kur njerezit e zones perqark kalojne mbi murin e autostrades ngarkuar me thase dhe s'iu ben syri drite hic... Pale, pastaj qe tek sheshi Skenderbej, derdhen makinat nga te tera anet , te presin rrugen pa asnje lloj sinjali, ca ecin krejt te hutuar se ende s'e kane vendosur nga do shkojne... Nejse, cirk ju bejme makinave, cirk... smiley

 Nje gje eshte e sigurte.. shqiptari varfer me makine pasunari e ka frike per vdekje perplasjen me nje makine te vjeter! smiley Sa me e mire te jete makina qe ka tjetri dhe sa me e keqe te jete makine qe nget ti, aq me i stresuar eshte tjetri! smiley  

Psh, kur i jap nje 6 pistonci gati te ri, njerzit supozojne se per hir te frikes do tu bej leshime rruges. E kunderta ndodh kur i jap nje 4 pistonci 25+ vjecar qe me ndizet me teka.  Nese keni opsione zgjedhjeje perdorni nje makine sa me te vjeter dhe sa me te demtuar rrugeve te Tiranes. Rrespekti ndaj jush do te jet i pafund smiley Bonusi eshte qe policet supozojne se ske lek dhe spara te ndalojne per te te kerku ate kafen e mengjesit ose ate birren e darkes smiley  

serio tani, policia rrugore nuk ben as minimumin per te imponuar zbatimin e ligjit.

Chene sja paske haberin Shqiperise. Ketu kur ke makine te mire te hapin rruge te gjithe edhe polici te ndalon rralle (sidomos po e vure targen me kater numra te njejte smiley ). Gjynah ato te shkretet qe kane makina koti kendej nga ne se e hajne nga te gjitha krahet smiley

 Macok, 

Ti ose i jep 2 pistoncit ose i jep targes qeveritare smiley  Dihet qe ju te pushtetit spara e njifni situaten  ne te cilen ndodhet poplli smiley  

 

Ehehehe. Nuk e kam targe qeveritare jo. Spo te them fare ca makine kam se do plasnin akuzat e te kuqve kendej smiley

targa bullgare smiley

 mos u lodh macok se si intereso njeriu.. Ishalla te bo pune me ato pulat e carlsit smiley  kushedi si e le ndez atje me muziken gjer ne fun.. si ato legenet leqe te qemotit smiley  

 

Nuk po lodhem ta them se do kompleksohesh dhe do ndjehesh keq smiley Sa per punen e muzikes deri ne fund keto gjera i benim ne 96-ten kur ti luaje me lodra ne shtepi si legen smiley Ik futi nje xhiro me biciklete tani smiley

 

 

Patjeter qe ta le por nuk i preferoj hummerat smiley Te pelqejne sportivet?!

Ne Shqiperi sidomos fuoristrada hyn ne pune si per qef si per hall e megjithate ndjesite qe te jep Rs5 (audi feat Birisha smiley ) jane te pakrahasueshme smiley

Po nuk te thash legen mer dac, te thash qe e le makinen hap si leqe, cark me legen, shkop e spango te qemotit qe perdorshin robt per te kap zocka.. smiley  

Ps: radio e dores e 'instalume' te karroca me guzhinjeta nuk ish noi arritje e madhe ne 96 smiley  Une sta them ca bojsha ne 96 se do merzitesh e do i dergosh noi sms Sules smiley  

Nuk di gjë se ç'janë leqet ai... është burrë që i futet me kallash gjuetisë smiley

Ahaha Chene i madh je me keto batuta te kohes se xhaxhit mer qerrata smiley

Pata rastin te takoja gazetaren ne fjale, pikerisht per ta pyetur se si e kane  katandisur nipin ne ate far feje smiley.  Se jo per gje po u be sebep per goxha "sherr" te peshku.  Ene qe thoni ju mer peshq, takova dhe nipcen, dhe ma kendonte shqipen si me qene nipcja e Naimit.  Jo se diskutimi s'eshte i nevojshem, se ne mos ai, ka plot nipa e mbesa qe bejne lemsh gjuhen e nenes me gjuhen e njerkes.  Por per nje sqarim te vockel keshtu per sebepin, gazetarja kishte fut i'cik italisht per humor, jo se me te vertete nipcja llafosej gjys gjys. 

PS: Sqarimin e mora me copyrights.

PPS: Shava ca kembesora sypetrita sot ...

Eh thoni ju ta fusin apo sta fusin sherrin gazetaret, dhe ne u besojme te shkretet, po kujt tu besojme moj aman? Tongue 

jane te lira fare

jeni pa shpenzime vertet ju

une kam nje moter ne itali dhe nje ne amerike e kam zgjidhur hallin me to smiley

Sipas cilit kriter llokumet me arra s'fshihen kurse kafja ime fshihet? smiley

Dje i lexova ca komente para se te fshiheshin po s'pata kohe t'u pergjigjesha. 

Qe te mos me fshihet as ky postim, veske, gazetarja e kishte bere per humor, pavaresisht se s'ka llogaritur sensin e humorit te peshqeve smiley.  Ndersa per pyetjen tende, Shqiperia si trendafil i bukur qe ia dua dhe gjembat smiley

@ Alida, bej gati fushen e betejen dhe gati jam une per "ba(o)ttle" smiley.

@ Ketlina, s'bej per gazetare une mi zemer.  Te m'i sjellin artikujt te peshku, ene te englendisen peshqit gjithe diten me to? smiley.  Te ka shku mendja per suxhuk?  smiley.  Une do sjell ca, se i ha shoqnia andej.

@ Irushe, te Ali Gjoni kafja dhe pizza, meqe e kemi afer smiley.

@ edrus, e di vete ti, patjeter qe jam kenaqur gjate "intervistes", ne pritje te te tjerave smiley.

PS: Kush kishte shkruar tjeter, ndjese se s'mbaj mend.  Me ka rene dielli dhe dëti ne koke lol. 

PPS: Qarkullimi rrugor vazhdon te jete problem, por policet mundohen shume.  Dhe s'u ve asnje faj.  Gjithashtu, te pakten ne Vlore, rruget jane te ngushta per trafik korrik-gusht, helbete dhe lemshi.

Mua me vjen keq per policet rrugore, duhet te mbajne maska se do semuren nga gjithe pluhuri qe thithin perdite.

p.s: oki doki, I'll pm u se ketu behet xheloz Llukani qe kalon javen ne Tr smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).