turp?

A ju ka rastisur ndonjehere  qe te degjoni "pusho se ai/ajo/ata/ato eshte/jane shqiptar" ne dhe te huaj?

Mu me eshte vrar veshi tashme dhe e kam degjuar ne disa vende te botes, ne ambjente nga me te ndryshmet, dyqane rrobash, merkato, kinema, librari, bibloteka etj etj

Kemi turp nga njeri tjetri apo kemi turp nga mos kontrollimi i vetes ne publik?

22 Komente

po , ne kena frike nga hija jone mer lal

une them se kemi turp nga qe e dime qe bejme turp

nuk eshte turp, por ndoshta frike nga injoranca qe mund te na rrethoje

Une nuk kam hic turp, por edhe kur ju flas shqip ma kthejne ne greqisht qe nuk mar vesh hic ose ne anglisht. Dhe tani qe mu bene dy vjet ne Greqi e kam kuptuar qe i ve ne pozite dhe ju flas vetem anglisht edhe kur i degjoj qe flasin shqip.

jo vetem qe s'kam turp por,kam alergji kur ma kthejne italisht ata qe s'dine as shqipen,njerez rrenjeshkulur!

Turp? Ketej nga ne po dole nga shtepia 5 min ne kembe degjon te pakten shtate gjuhe deri te fundi i rruges, pse do n'a vije turp nga e jona? Mua me vjen ndonjehere vetem per te qeshur kur qellon te degjoj ndonje cift qe i therret femijes, 'Dea, come here te mami zemer, se i bere duart very dirty' - ne kllapa, duket se Dea eshte emer shume popullor ketej per prinder qe duan t'u vene vajzave emra shqiptare qe shqiptohen lehtesisht ne gjuhe te tjera, per djemte zakonisht jua vene Jon.

mendoj se ka nje fare te drejte ai qe paralajmeron bashkebiseduesin se ka shqiptare te tjere rrotull. ndoshta po bejne nje muhabet qe nuk do t'ua marre vesh kush. ndoshta kane qejf te perdorin llafe turpe por kane turp prej spektatorit pa dashje.

vete e kam gjetur ilacin: u afrohem e u them njerezve me muhabete "serioze" qe jam shqiptare dhe e mbyllin vete gojen ata. ose buzeqesh ne menyre kuptimplote, para se te vihen ne siklet.

Pytje e bukur kjo,dhe domethenese, mua nuk me vjen turp,kur shoh bashkekombas dhe mundohem ti pershendes. Por ka edhe nga ata qe na turperojne me kulturen e ulet qe kane. Me ka rastisur nje here ne autobuz isha me familjen time,dhe nje djale i ri i fliste nje vajze qe sigurisht e kishte te dashur, fjalet me te ndyra ne shqip,(sigurisht ajo nuk kuptonte se nuk ishte shqipetare),ne autobuz kishte edhe te tjere shqiptare,pame njeri tjetrin ne sy dhe ulem koken.

Me ka ndodhur mua, qe me kane thene te pushoj se ka patur shqiptare rrotull... ne fakt me eshte thene aq shpesh, saqe me eshte krijuar pershtypja qe duhet t'ja kem thene dhe une dikujt. Eshte e turpshme ta pranosh, dhe ne kete moment, ndjej pak si turp; por ai person nga i cili e kam degjuar, eshte teresisht i justifikuar nga une. Ia dija dhe ja di pse-te dhe si-te dhe i jap te drejte.

ama, me ka ndodhur vete njehere...

isha ne nje vend pune, isha i vetmi shqiptar ne ate ekip njerezish ne terren. rrotull punonin edhe kompani te tjera. Kishte dhe shqiptare. Ndodhi qe "diktova" disa prej tyre; dy prej tyre punonin gjithmone bashke... nuk e dinin cfare isha, por degjoja sa here kaloja prane tyre qe me ngjisnin nga nje etikete, - qeshnin pak me vehte... me vinte dhe mua per te qeshur, - mendoja, "qenkan te 'poshter' si puna ime, nga ata qe s'lene damke pa ngjitur e njeri pa marre neper goje..." smiley

pas nja dy muajsh, doli muhabeti, dhe nje nga koleget e mi po u fliste dhe u vuri ne dijeni qe isha shqiptar... e besoj qe u kaluan para syve te gjitha heret qe kishin folur per mua ne pranine time duke menduar qe thjesht une nuk ua kuptoja gjuhen dhe ndiheshin te sigurte... filluan te shprehnin nje mosbesim qe duket sikur do t'i shfajesonte...

sigurisht, qe kalonim mire edhe pas kesaj...

Mua me ka ndodhur ne punen time qe sa here kam pas shqipetare rrotull u kam fol dhe me kan respektuar. Ka edhe nga ata qe nuk flasin shqip ose nuk kane ciltersi, dhe jane pikerisht ata shqipetaret me te keqinj qe e bejne kete, ata qe ne fakt nuk duhet tu flasesh.

Ne pergjithesi besoj se nuk eshte vetem fenomen shqipetar qe te flasesh ne pranine e patrioteve ne ne vend te huaj, sepse mund te ndihesh ngushte, dhe nuk di si te sillesh, tu flasesh , mos tu flasesh?

Pastaj varet edhe nga situata ne fjale, nga rrethanat, konditat.

 

para disa ditesh isha ne pishine. kishte pak vete dhe degjova nja dy vete qe po flisnin shqip. nje burre, pak i moshuar ishte duke notuar dhe e shoqja e tij ishte ne ane me nje femije te vogel... ndoshta mbesa. femija i vogel po mundohet te hiqte bluzen apo dicka e tille. Ne momentin qe une po behesha gati t'ju flisja gruaja i bertet femijes: - Mos e hiq mij te hiqsha zvarre. Ne moment nderrova mendje dhe nuk i fola

Mos e hiq mij te hiqsha zvarre.

Ja perse kemi turp se jemi pa kulture dhe edukate.

Duhet ta pranojme se nje % e larte e emigranteve jane paedukat, kur degjon sharjet ne italisht nuk te bejne pershtypje, por kur i degjon ne shqip sidomos kur je me gruan, femijen apo motren, te vjen t'ia fusesh grusht turinjve. Nje here me ka ndodhur ne Universitet, me nje student shqiptar tiranas(ça mund te presesh nga te tjeret), kishte dhe goca shqiptare perreth, dhe ai fliste ne telefon shqip duke perdorur arsenalin me vulgar, prandaj kur jam i shoqeruar i evitoj gjithmone me kodin "eagles around".

Ne fakt mua personalisht nuk me ka rastisur por i ka rastisur motres sime.. dhe e dini ku pikerisht ne zemer te  nje metropoli  ne Manhattan  te New York(ut) ku nje reagim i tille eshte vertet i pakuptueshem..

mund te themi pa frike se eshte qeshtje inferioriteti..  te ndjehesh inferior qenka turp me vete..

Dallohen menjëherë shqiptarët (e kanë të shkruajtur në ballë TM e Zotrules-it smiley ), sepse sapo dëgjojnë dikë që flet shqip e kthejnë kokën sikur kanë parë ndonjë panda apo ndonjë mrekulli tjetër... për ta fshehur përsëri vështrimin në ndonjë anë tjetër dhe i shikon të të vijnë nga mbrapa për të konfermuar më mirë që ata që po flisnin shqip, ishin apo jo shqiptarë.

Duke patur parasysh rastin e dikujt që kishte kaluar pushimet me një çift, dhe që vetëm ditët e fundit e mori vesh që ajo gruaja ishte shqiptare, doja të thoja edhe diçka tjetër: Shpesh, mungesa e konfrontimit me të tjerët në gjuhën shqipe i bën njerëzit të ngurrojnë që të flasin. Jo se çupat e mija flasin rrjedhshëm shqip, por me gjithse e dinë që është gjëja që mi ngre nervat më tepër të mos folurit e tyre shqip me shqiptarët, preferojnë të mi ngrenë nervat mua dhe... të mbyllin gojën deri sa ta marrin vesh se me ç'njerëz kanë të bëjnë. Frika se mos përdorin ndonjë fjalë në vëndin e gabuar, dhe kështu të bëhen objekt të qeshurash prej të tjerëve apo mënyrë studimi e ambjentit, unë nuk e di, por fakti është që: Preferojnë të mos flasin me persona që nuk i njohin (ama... nëse hyjnë në konfidenca... mi ngrenë nervat, se... nuk dinë të pushojnë pastaj smiley )

Ne fillim kur erdhen shqiptaret ne mase te madhe ne UK isha i gezuar dhe prezantohesha si shqiptar. Por me vone kur vura se si e prezantonin veten apo me c'gjuhe flisnin sikur s'ma bente zemra te thosha gjithmone qe isha shqiptar. Njehere po bleja disa fruta ne dyqan, kur degjoj nje grua pas meje "merre qesen dhe fute tek karroca". Po e mesonte vjazen e vogel te fuste nje qese me qershi tek koshi karroces se te vogles. Nuk m'u durua dhe i fola ne shqip qe te mos e mesonte te vidhte. Me pa drejt ne sy dhe me tha "po nuk me le rehat, do te therras rojen e sigurise, per te thene qe po me ngacmon seksualisht". Nuk mund ta besoja dot, e qe atehere s'para ngaterrohem me shqiptare qe s'i njoh.

Por e kam vene re qe kjo nuk ndodh vetem me ne, njehere dola me ca miq greke ne nje restorant. Kamarierja ishte per t'u pire ne kupe, yll e bukur. Nje nga greket po fliste me shokun e vet ne telefon dhe fillon t'ia pershkruaje shokut kamarieren me nje fjalor shume seksual. Ajo kthehet dhe i thote ne greqisht "jam edhe greke pale". Pu pu sa turp.

Une them qe secili te gjeje 5 minuta kohe e te pyese veten per kete.

Pak pika per pyetjen:

  • Me shume se turp tregon nje kompleksitet te brendshem te personit
  • Nje ego/krenari e semure e cila ngre krye sapo perballemi me bashkatdhetaret tane
  • mungese kulture ne komunikim, prezence dhe qendrim
  • tendence per vecim nga te tjeret e cila ne te vertete perkthehet me shume si mungese besimi tek vetja
  • kompleksitet shoqeror i njohur si mentalitet

 

Dikuuuuuuuuuur ishte e pamundur që të shkoje në Tiranë dhe të mos takoje ndonjë bashkfshatar tëndin... e në atë takim të dukej si personi më i dashur në botë (edhe se mund të kishe vetëm dy ditë që nuk e kishe par&eumlsmiley. Ndërsa sot, globalizim hesapi, janë zgjeruar kufijtë, por kemi frikë t'i hidhemi në qafë tjetrit (individualizëm hesapi smiley )

folini anglisht nje comesse italiane dhe do ta kompensoni  menjehere te gjithe turpin qe mund te keni ndjere per ndonje budallallek te ndonje bashkatdhetari...

ajo menjehere do kompleksohet...

Ama, mos harroni nje gje ketu, ta themi ashtu si eshte, pa dorashka...

Ne shqiptaret, e dhim(b)shme kjo, jemi shume xheloze dhe ziliqare ndaj njeri-tjetrit. Te themi te drejten. Tjetrin, kur eshte shqiptar, ne me te shumten e rasteve e shohim pikerisht keshtu. Zakonisht ua kemi zili arritjet; kemi nje ndjenje cmirre kunder njeri tjetrit, dhe natyrisht pastaj, edhe bejme pak per njeri tjetrin. Sigurisht qe ka raste e raste, por ne shumicen e tyre, kam vene re qe eshte pikerisht keshtu.

Ndoshta eshte dhe ajo psikologjia e njeriut, qe 100 te mira i harrojme shume kollaj para nje padrejtesie, apo te lige qe na shkaktohet. Ndoshta eshte dhe kjo, qe me shtyn te them ato gjerat me siper.

Kam vene re njerez, qe me mashtrime dhe pa pike morali kane arritur nje fare stadi, ne aspektin e dokumentacionit, punes, shtepise, etj, -  si i thone shqip, jane sistemuar; - i kam vene re ne qesendine e tyre, si si shohin bashkekombasit e tyre me qesendi. Madje, ne shumicen e rasteve, u duket vetja sikur kane qene te vetmit ne lufte kunder gjermanit, nderkohe qe gjithe te tjeret fshiheshin gjirizeve si minj. Fillojne e mburren, dhe ne shume raste, i kam vene re qe u mburren disa personave qe nga ana intelektuale qendrojne ndoshta edhe 100 here me lart se keta. Pra nganjehere, edhe do t'i kuptoja keta njerez qe kane ndroje dhe mundohen t'u shmangen disa tipave te tille, sepse te them te drejten, te demshem apo jo qofshin, perseri jane strumbullare te disa situatave krejt te pakendeshme.

Per te mos thene nje shembull tjeter, qe kur isha ne Liege, ne nje klub me prezantojne per here te pare me dy shqiptare... epo thashe, te pime nje birre shqip... kur njeri prej tyre, pavaresisht se ishte djale i mire, me thote qe te zgjasja doren poshte kembes sime "me stil" sepse i kish rene 100 gram tulle dhe nuk donte ta shikonte njeri... E kjo ndodhte ne nje klub, ne nje lagje qe pa frike mund ta pershkruaje si "koshere policesh".

Pra, ka lloj soj pervojerash qe te bejne te formosh nje lloj te tille "imuniteti"...

Nje shqiptar i sapoardhur me llotari ne amerike takon nje shoke qe kishte vite pa e pare. I jep doren mikut dhe filloi ta puthte ne faqe nga malli plot 8 here. Nje pyetje ckemi? dhe nje puthje, pastaj si kalon? puth anen tjeter te faqes kuptohet, me shendet? puthje, me pune? puthje, nga shtepia?puthje, kalamajte? puthje , gruan? puthje ky i shkreti tani bej te largohej se po i vinte turp nga njerezit qe ishin verdalle, te cilet po i shifnin te habitur. Nuk dinte si ti thoshte se ketu ne amerike meshkujt nuk putheshin si ne Shqiperi. Dhe me vone sa here e shifte ket shokun uronte qe te mos kishte njeri rreth e rrotull. Tongue

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).