Sugjeroni emer vajze

me shpjegime pls smiley

138 Komente

GENTIANA,

Gentiana eshte emri i nje grupi lulesh qe rriten kryesisht ne vende shkembore. Varianti me lule blu e bojeqielli eshte me i perhapuri, e kam pare vete ketu ne Angli, por ka edhe me lule te bardha e te verdha.

Kam nje shoqe me kete emer dhe ajo me ka treguar lulet (ajo ruan nje lule te thare qe e ka keputur vete ne Zvicer, lulja e pare qe ka pare me emrin e saj) ne kopshtin e saj. Me tregoi gjithashtu dhe historine e emrit te lules: Mbreti Gent kishte dale nje dite per gjah dhe plagoset. Per te ndaluar rrjedhen e gjakut ne kembe vendes gjethet e nje bime qe kishte prane. Kur i pushoin gjaku, vendos ta studioje me ne detaje dhe i ve bimes emrin e vet.

Lulja gentiana edhe sot perdoret ne mjekesi e kozmetike. Njihet me kete emer ne te gjithe boten.

kjo eshte ajo lulja te 2000 lekshi, me lart ujku, me lart smiley

Hahahahaha,

Sapo e pashe tani kete kartmonedhen 2,000.00 leke, dhe i dergova nje e-mail shoqes sime per te.

Ne eshte fjala per me lart, te shoh nese ka ndonje emer vajze ne kartmonedhen 500.00 euro smiley

Gjithmone me ka pelqyer emri  Elodie..  e di qe eshte emer francez gjithsesi ka nje akustike shume te bukur. Po ashtu emri Hera.. doja ti vinim kete emer mbese sime qe lindi para dy muajsh por meqenese ky emer i ishte vene nje vjaze te shoqes se saj  nuk  u mor parasysh. Mbase kur te behem mami  do i ve kete emer smiley

Hera, nga mitologjia greke apo jo? emer i bukur

Alidea,

Pervecse gruaja e Zeusit, Hera ishte feministja e pare me duket.

E merzitur nga tradhetite e Zeusit, vendosi t'i tregonte vendin duke u perpjekur te ngjizte dhe te lindte vete nje femije.

Por, alas, kur pa rezultatin, e braktisi femijen...

E di ujk smiley me ka pelqyer roli i saj smileygjithsesi   me pelqen dhe  akustika e ketij emri, vete fjala era brenda saj.. dmth un e perceptoj sipas meje

une nuk e di, po te me kish lindur mua vajze do te dija si me ja vu emrin, emrin e mames time.

ndaj edhe per ty, shikoji nje here si opsion, emrin e mames, te gjyshes, te halles a ku di une. ndoshta asht bukur me dite se perket dikun edhe fmija yt kur te rritet.

Edhe ne mos qofsh besimtar, varet se te cilit besim e ke familjen. Ne funksion te tij, vihet dhe emri.
Per te krishteret do te ishin : Jozefina, Marie, Zhuljeta, Kristina, Ana, Klara, Elena...

Per myslymanet, do te ishte : Qefsere, Ikbal, Paqizé, Bedrie, Xhevrie... 

se dija se zhuljeta ishte emer kristian dhe ana jam kurioz per etimologjine,

sa i takon emrave muslimane ka edhe aishe, asime, fatime, nadia, nada, soraya, afrida, emira, sofia, halima, ada, gania, adile, naime, naile, afsa, sara, nadire, aida, aini etj etj., qe mjafton thjeshte te kuptosh ca duan te thone dhe jane te mrekullueshem. do kishim shume me teper respekt per gjyshet tona te pakten edhe nga ky aspekt e s'do na vinte turp per veten tone.

Drita? Hana? Rezarta? Maniola? Dhurata?

 

sa do ta permendja "hana" madje edhe tek tema tjeter

kur ndesh femra te huaja me kete emer e kam te pamundur te mos mendoj per origjinen shqiptare...

Mire mi rrushe, mire.  Po psh, qitapet thone, dhe i kane vene vulen qe Hana si emer ne perendim vjen nga "Hannah" biblike, qe ne hebraisht do te thote "favor" apo "grace".  Ne Persisht do te thote "plot me ngjyra" e ne arabishte "lumturi."  Gjithesesi, ne perendim ka ardh nga Bibla. 

PS: Edhe mua me pelqen si emer smiley.

po une nuk i dhash shpjegim shkencor moj, kulumbrie

thjesht e kam t epamundur te mosme shkoje mendja tek "hana" ne shqip

Oh, urime, urime...

Mendoj se nje emer pellazg do te ishte me i pershtatshem...

(Mqs. andej u mbyllen komentet)

Pellazg, jo pellazg s'du me dit, ama beni sevap me ato gjyshe a halla a teze cfare keni se u meruan duke thirr niper e mbesa me emra allasoj lol.

Rexhinëëëë, Pamelëëëë, e cfare s'degjon robi ne lagje. 

peterpan urime smiley.

Une mbeses sime ia vura emrin Arbiana.

Per emra te tjere: Ariela, Ana, Aleksa, Anika, Briana, Dea, Deona, Deada, Desarta etj etj etj. 

Shkinaks, emra interesante, ama qe nga sofia (ne shikim te dyte edhe para ketij emri) e tutje te lutna shume kontrollo fe e etimologji se i ke bo lomsh lol.   Ene kshu per pune besimi, nji cik si peng e kane te krishteret kishen e Shen Sofise ne Konstandinopoje qe eshte akoma muze, po tjeter mesele.

Seriozisht tani...

Mua me pelqen shume emri Klara.

Klara... e kthjellet, e paster, e qarte, e bukur... ashtu sic uroj qe jeta e saj te jete.

Klara si Shen Klara... shenjtja qe ishte nje nga te parat qe ndoqi dhe ndihmoi Shen Franceskun dhe qe me pas themeloi Urdherin e Klarisave brenda Kishes Katolike.

...pastaj i ben vajzes dhe nje pagezim ashtu sic duhet... dhe... u kry!

Me thene te drejten mua me pelqejne dhe emrat si me poshte:

Ilira

Erlis/a

Ulpiana

Enkeleana

smiley

Gjithsesi per mbesen time  ishte e pamundur te binim dakord dy familjet

me kujtohet qe kunati kishte ca propozime si vijon

Ajla

Elhana  etj etj smiley

 Shyqyr qe me ne fund u arrit nje vendim qe na kenaqi te dyja familjeve se kisha frike se mbesa do ti kalonte 50 ditet pa emer smiley

Faleminderit per urimet smiley edhe per sugjerimet smiley, hana dhe hera me pelqejne dhe mua shume. emri i mams nuk ka lezet se femiu ka jeten e vet, megjithese mama do ishte shume e lumtur smiley; per ta ditur perkatesine ka mbiemrin smiley

Vajza me jete te gjate njehere se kjo ka rendesi. Emri duhet te jete nje pasqyrim i deshirave te prinderve, s'ka aq rendesi sesa bukur ju tingellon njerezve te tjere. Fundja eshte misherimi i nje dashurie mes atyre dy njerezve. Sidoqofte disa shembuj po ti jap. Kam dy kusherinj, qe te dy nga dy vajza(pertej cunave qe nuk jane relevante ketu smiley ), njeri i ka quajtur: Perla dhe Dëbora. Tjetri: Lili dhe Roza.

Faleminderit per urimet smiley edhe per sugjerimet smiley, hana dhe hera me pelqejne dhe mua shume. emri i mams nuk ka lezet se femiu ka jeten e vet, megjithese mama do ishte shume e lumtur smiley; per ta ditur perkatesine ka mbiemrin smiley

....kur isha akoma e re dhe e pa djallezuar ...dhe me vinte rradha te vija emra, kisha tendenca te bashkoja germat e emrave te prinderve...dhe zakonishte dilshin emra te veçante....

....tani qe jane bo nja 10 cope kalamoj qe ju kam vene emrin, dhe qe te gjithe dun naj lek sa here i takon.....jam terheq nga tregu smiley

monde:

nuk desha me hy ne kete teme ketu se ti e di se ma ka qejfi edhe nuk e la veten me rreshqite ne keso temash. sofia eshte nje emer shume i bukur musliman. del e pyet n'xhiro se patjeter do te te rezultoje se sofia n'etimologji musliamne do me thane e bukur shume. dhe mundesh me pyete per secilin nga emrat. ndoshta do te dyshojsh per nadia psh, cka do me thane fillimi.

apo ndonje tjeter. he cilin dyshon ti? te emri i mames time hasime? e ke pa ate filmin me robin hudin qe kishte kete asimin me vete ky dhe i thoshte edhe ermin e ke mbrojtes?

O shkinaks, mos mer burr mos u turpero ashtu te lutna shume se kam respekt per ty dhe per humorin tend te felle.  Emer myslyman thote.  Po prit mer lal, se ka qene gjuha njehere e pastaj feja.  Ka qene paganizmi e pastaj monoteizmi.  Kur greket i kane thene zgjuarsise "sofia" s'ka pas fe myslymane, o lum Monda.  

Kur merreshin greket e lashte me sofizma (ne kuptimin e atehershem te fjales) s'kishte le akoma Krishti, e jo me Muhamedi. 

 Sophie i kam vene emrin goces se vogel. Emer me i bukur nuk behet. Dhe qe Sophie qenka emer mysliman, m'u desh te behesha kaq e te hapej kjo rubrika tek peshku qe ta degjoja. :O

edhe une votoj per emrin Hera. Veç mos bjer n'dashni shume me ket emer se do te duhet me ja vu edhe vajzave te tjera, Hera e Pare, Hera e Dyte e me rradhe smiley

Seriozisht tani, Hera eshte i bukur. Dhe me jete te gjate.

Po dhe pastaj ta quash dhe mbesen hera dhe ta therrasesh hera-heres nga pragu i deres.

Dikush ketu i ka vene emrin vajzes Qindarka sepse sipas tij lind njehere ne njiqind vjet.

por kjo nuk do te thote qe emri sofia nuk eshte emer musliman. te qenit musliman nuk te perjashton nga asgje, te pakten nga eksperienca ime flas. thjeshte te ben pjese e njerezimit dhe pjese e respektume. apo jo?

mundesh ti te thuash qe emri sofia nuk eshte musliman, sepse dikush aty siper kishte hedhe idene e emrave muslimane dhe prandaj e mora, jo per te thene qe ky eshte vetem musliman, por qe eshte musliman smiley

Me emrin Hera... mund te krijohen probleme me "H"-ne dhe sa here qe do te prezantohet do ta lodhesh gocen me shprehje te tipit: Pershendetje une quhem Hera, Hera me "H"!

po jo mo se ne shqipot nuk kemi  problem me shqiptimin e germave smiley

Si jo?!

Kjo shume eshte e lodhshme edhe per fytin. Imagjino ta thuash 10 here ne dite.

De jure, Hera! De facto, Era! Keshtu qe me mire te hiqet "H"-ja fare.

Emrat e gocave te mia do jene:

Kaltra. Ujza. Vesa. Ambla. Era. Njomza. Reja.  

a i shtojme dhe nji Lura ? smiley

 Kurse emrat e cunave

Blui, Prroi, Aklli, T'omli, Stuhi, Thati dhe Rrufeprits.

Si e dredh mer shkinaks si e dredh smiley.  Po mire mer, se shqiptaret kane qene (e do Zoti do vazhdojne te jene) "su(o)fiste" ndaj i kena laku emrat sipas qejfit.  Vallai, andej nga memenjerka s'jam ndesh me ndonje sunite safi qe ta kete emrin Sofia. 

PS: Hera?  I second that smiley.

monde. nuk besoj se ti ve ne dyshim faktin qe une jam mjaftueshem sufi e tolerant qe te pretendoj se bota ka kuptim po nuk pati larmine, dhe se sa jane te larmishme gjanat aq jane te ngjashme.

sa i takon emrit te mames, apo te gjyshes, nejse. goca ka mbiemrin, por te gjithe emrat qe do veme e kane pase nje tradite. nje person qe ka kalu. atehre sa me kujtu dikan tjeter me emrin, pse mos me kujtu gjyshen. filozofia eme kjo. ndoshta ngaqe jam egoist. po mundesh me ia vu emrin edhe obama, se si vajzash duket. keshtu si kena zakon na. ose sarah si palin-ja.

peter pan: me jete te gjate gocen. Zoti e rujt e rritte e e baft goce me shume mend e hire.

jemi qe jemi, edhe une jam per era. pa h.

Vajza me jete e fat...mua me pelqejne me shume emra te shkurter, sepse kur i vene te gjate sidoqofte puna e pare qe behet edhe para se bebi te kthehet ne shtepi nga materniteti, ju shkurtohet emri.

Bora

Ana

Aleksa

Vjosa (c'ti besh, jam permetare...)

Adea

Olisa

Gaia

Klara

Maja (per te lindurat ne maj, me mire se Majlinda qe eshte pak i mbiperdorur)

Eris/Erin

...Dhe n'a thoni si ishte vendimi perfundimtar se jemi kurioze smiley

Edhe nje here, vajza te rroje dhe urime prinderve dhe familjes.

Vjosa

nje nga emrat me te bukur ne shqip!

OK si fillim po te uroj gocen me jete te gjate, te rritet me nene e me babe. Nje pyetje po si i beni gocat more aman sa me fat? SmileNejse i lexova te gjitha komentet dhe emri Hera me pelqen po jo me H vetem ERA, BORA, ENI, KLEA, ELSI, DEA,  EDA, une jam per emra te shkurter. Dhe sa per ate qe thote shkinaksi te vendosesh emrat e gjysherve apo te prinderve une nuk jam dakord. E kemi bere ne fisin tim ate gje dhe goca e xhajes qe mban emrin e gjyshes Minevere shkurt vera nuk eshte e kenaqe hic.Tongue

lea, ia kam vendosur nje persoanzhi

 neqoftese femija nuk jeton ne shqiperi veji nje emer te atjeshem. ose nje emer shqiptar POR qe shqiptohet pa shtremberime fonetike prej vendasve.

 

ps; ashtu siç kerkon shpjegime per nesh edhe vete duhet te japesh shpjegime. jo shkruan nje rresht me dy fjale. smiley

Urime dhe jete te gjate vajzes!

Une ngela duke propozuar emrin Vera qe gjithmone perfundon ne Summer smiley 

 

 

Ok, pa dashur t'i hyj ndonje debati tjeter andërr-andro, po mua Andri me pelqen si emer vajze.

Gjithashtu Mira, Iris, Agnes, Valbona, Era, Jeta, Ada, Dea...

ps. Kujdesu te tingelloje mire me mbiemrin smiley

Urime per vajzen dhe te rritet e shendetshme edhe te behet gjithe nur e dituri.

Mbeshtes emrin Hera, edhe pse me duket se ky emer eshte shqip. Do shtoja edhe Ema meqe eshte i shkurter edhe i bukur.

Fiona. Shkurt dhe nuk shtremberohet as ne anglisht as ne shqip.

- Fiona apo Fjona?

- Fiona, me i.

Kur vete terheq pashaporten, e gjen me Fjona, se ajo idiot-j-a tjeter matane, e ka lexuar me sy, por jo me mendje. Kalvar i shtremberimeve alla shqiptarçe.

Po ti vej sipas preferences time   smiley   

1. Kaltra

2. Besara

3. Arbesa

4. Jona

5. Arta

6. Albina

 

Me jete ishalla, sido qe te vendosesh per emrin

Ja t'i filtrojme i cike preferencat e tua:

1. Nese s'ka sy blu vize.

2.Besa eshte koncept fluid ndaj...vize.

3. E thame pra edhe iher punen e beses...double vize.

4. Ok!

5.Eshte bjonde apo jo? Ndryshe vizeeee!

6. Albinot jane njerez pa pigment lekure. Vizeeee e madhe.

Kisha naj sugjerim tjaterr? smiley

Ndoshta ka ardhur koha te besh nje liste kujtimesh bazuar ne kete teme.

1. Kaltra osht nam, le te vishet me blu  smiley 

2. Besara eshte 2 here nam, se shkurt o Sara ene Besa. Dy ne nje s'ka me mire

3. Arbesa bohet edhe Arba ene Besa. lexo piken dy.

4. Arta eshte qitet a drebardhe, na e kon marre greqërit

6. Ke te drejte, po kshu quhej nje yyyyyyll qe njofta ne Prishtine edhe sic thote amerikoni "Love clouds your judgment mo"

 

NORA ose AMLA meqe deshe sugjerim tjater smiley    

Ka dhe forma te tjera per te thene gjithe far e fisi  ka 8 klase shkolle. Kishin bere nje studim ketu para nje viti dhe kishin pare korrelacionin e emrave me arsimimin e prinderve. Kishin perpiluar nje liste me emrat e femijeve qe perdornin me shpesh prinderit universitare dhe post-universitare dhe nje liste me prinderit me me pak arsimim. Studimi titullohej" me thuaj si quhesh dhe une te them cfare arsimi kane prinderit." Kam qeshur. smiley

Femra s'shihet vetem nga shalet por dhe nga koka.

Dy emra qe s'kam per t'i harruar kurre jane Himena dhe Kliton. Te qeshurat qe me kane sjellur keto emra...inshallah del hajer. smiley

Kjo albina qe njofte ne prishtine mos ishte gje nje bjonde me floke gjer te veshet? me sy ngjyre mjalti dhe me goje te vockel smiley

Ashlin = nje enderr.

Briana = fisnike

Brona = zonjushe e trishtimit

Karen = vogelushe e dashur

Einin  = zog i vogel

Enda = si zogth

Shineid (Sinead) = zoti eshte meshiremadh

dhe disa iliro-shqiptare si Partina, Darda, Halima, Enkela, Era, Vesa, Mallinda etj.

Per kuriozitet, Fiona ka kuptimin " zemercelur, e bardhe, e bukur" (te tria cilesite perfshihen ne emrin Fiona). Ka origjine skoceze dhe eshte shume i perhapur ne Irlande. (me kujotn nje emer nga njereze te humbur ne Tv klan kjo Irlanda)

 

 

Hanah me pelqen shume, do te thote deshireplotesuara. Ne pergjithesi me pelqejne emrat hebraike. Edhe Rebeka, ose Ester.

Me jete te gjate bebushja! smiley

Ester was the winner. Se kisha harruar smiley.

Faleminderit shume smiley

<smiley   ( ose kokeverdhe qe feston) smiley

Sa qejf! Tashi do t'i them nipces tim, Etjenit, qe diku ka nje shoqe me emrin Ester, sygjeruar nga zia e vet.

uroj te behet e  mencur dhe e bukur, se kushedi bejme ndonje krushqi, meqe na kane lindur afer e afer keta bebushat. smiley

flm. Piter. smiley

Shiko c'thote teto Wicki per emrin Ester. smiley

Secondo il libro di Ester questa fanciulla di origini ebraiche si chiama Hadassa, nome ebraico che significa: mirto (cfr Ester 2,7).

Quando entra nell'harem del re riceve il nome di Ester. Questo nuovo nome deriva forse da un modo di chiamare il mirto da parte dei Medi (il nome è molto vicino alla radice della parola che indica, in curdo o in persiano; inoltre il mirto produce un fiore a forma di stella). Altri studiosi lo fanno derivare dal nome della dea Isthar.

Il significato del nome Ester deriva dal nome biblico di origine assiro-babilonese, che significa stella, astro. Un Targum della tradizione ebraica spiega che ella era assai più bella della "stella della notte".

 

Tre emrat e mi te preferuar per vajza jane. Debora,Hana dhe Era.

 

Emra shume te bukur qe te tre, Skerdi. Do i shtoja dhe Dafina, Earta dhe...Magdalène.

une do e transformoja pak Debora ne Borana, nje mik i imi ketu ka dy vajza, Borana dhe Era dhe i shkojne shume vajzave.

Debora eshte bere pak si shume i amerikanizuar (Deborah, Debby etc).

 

La_Rosee si po shkon me emrin e cunit ti? ne akoma tu kerku...

Emra te bukur jane por mua me pelqen me teper Debora ngaqe e kemi nje Deborez ketu si lepurushke. smiley

Cunit do na i ngele emri Qofte se as kendej s'po i binden prinderit. Dhoma i eshte ndrequr, e kalter me delfina, ama emer s'kemi. Sidoqofte, besoj qe prinderit e Qoftes do jene ne drejtim te Lisi, Drini dhe Guri. Ju andej keni bere listen apo...? Per kur pritet qurraveci?

Mua do me pelqenin te gjitha emrat qe kane rrokjen ana duke filluar me Ana, Elvana, Zana, etj.

kur u be me cupe kushurira ime, i sugjerova t'ja vinte emrin Teuta....

 

u desh te behej 2 vjece vajza, para se te me fliste perseri kushoja..

ske ci bo twintip,

kusherinjte nuk i zgjedh dot. do sdo duhet tju flasesh ne fund smiley

Teuta is a great name.

Arta gjithashtu.

Gjithesesi, mua ma vune Ruzhdije dhe s'bera zë.

Hajt mo llagap sa me kthy koken eshte smiley

 

Nga shoqet qe kane lindur se fundmi vajza:

Lea
Amelia
Evia

Mua me pelqen shume emri Natali.

Me jete te gjate! smiley

 

 

 

Nga emrat shqiptare me pelqen Alba dhe Era.

problemi eshte se shqiptaret nuk kane imagjinate, se ka plot emra shqiptare qe tingellojne bukur. mjafton te shohesh shqiptaret e Maqedonise e te Kosoves.

 Elektronike apo me t'kurdisme?

P.S. E imagjinon kur ta pyesin te emen ne rruge

- Sa e ke oren?

- ....

- Po Ora, si eshte?

- ....

Ora eshte emer shume i bukur. "Oret e malit", Ora e fatit.

Ora eshte Kronosi.

smiley

Mbase Jero. Po mua me duket se ora eshte emer vetem per bullafiqe. Pastaj pak si e veshtire per ta thirrur Teta Ora kur te rritet dhe shume e kollajte per bulling.

O PeterPan, te te rroje goca, Une mund te te them vetem qe t'i vesh emer shqiptar, po nuk te sygjeroj gjo se une kom nje reputacion shume et keq per keto pune. Gjithe jeten shoqnise i kom vone post-emra te frikshem. (Zjermit tem ja kom vone emrin Shemsie, kshu qe une jom per akrton te kuq qe pa dale m'fushe fare)

Keshilla tjeter qe do te te jepja eshte, te mos ja vesh Fiona. Si emer eshte shume i bukur, po ke me more m'qafe dhondrin e ardhshem se kone me i therrit te gjithe Shrek-u.

Kurse ti Sinon na çudise me ate emrin "Sahat"!

O Liso,

qe thu ti, qe s'ke lexu gjo hic, goca ka le me kohe e me vakt, qy m'korrik a n'gusht. ene ja kane vu emrin Ester. lexo i cik ma nalt, lexo. se tani, gjysma ime labe nxjerr koken per merita te merituara. smiley

a se harrova, edhe emrat Ema dhe Izabela (Ela shkurt) me pelqejne goxha. Jane shume elegante dhe femerore.

Ester-i ta gezoji emrin!

O Nohie po kom faj une qe ketu robt kone fillu me riaktivizu tema mas kaq kohesh?

Nejse prape m'rregull jina se me keto ritme do i bi qe Esteri kur te bohet me goce per vete, ne te jena ala ktu tu u zi per pune emrash. hahahaha

Vajza me jete te gjate e me fat.Ke per te pare se me ne fund tashti qe je baba'do te kesh deshire te rritesh e nuk do jesh me Piter Pan. smileyKur me lindi vajza mua nuk binim kurrsesi dakort e per kete ime bije ka tre emra.Nje nder ta padyshim eshte Rozafa e s'kishte si te ndodhte ndryshe.Mendoj se megjithate eshte me mire nje emer te vetem ,te shkurter,qe lexohet e shqiptohet njesoj e dhe ne gjuhe te tjera.

nja dy emra qe do sugjeroja per emer cupe jane Zajmina ose Ciljeta ose Zhozefina..

" ... jane Zajmina ose Ciljeta ose Zhozefina."

A je i sigurte qe keto emra nuk jane copyrighted?  smiley

Nuk respektohet copyrighti ne shqiperi.

I bie qe meqe emrat jane te pervetsume, te vendosim emra demode si Hasime, Luze, Nafije etj

Mund te perdoret ky marifeti tjeter si dinasti - psh:

Zhozefina I, Zhozefina II ... ose Ciljeta I, Ciljeta II ... e me radhe! smiley

Cdo oborr mbreteror i respektuar ka damat e veta te nderit, me mondanitetin e vet. Long live the king diell Berisha i pare

Peter Pan une nje emer e kam fiksim ,dhe po ta them

Charlize.

Piter Pan, mos ka gje ditelindjen vogelushja Ester keto dite? jo per gje, por meqe i sygjerova emrin, duhet t'i uroj dhe datelindjen. smiley

Keshilla ime;

Gjetja e nje emri nuk eshte thjesht nje kenaqsi prinderore apo deshire e castit. Eshte e ardhmja e femijes suaj. Femija juaj do shihet, degjohet , presantohet me kete emer. Kujdes!

Bota po globalizohet me shpejtesi. Nje femije i lindur sot ne Shqiperi do kete mundesi qe para moshes 20vjec te shetise, punoj / studioj ne cdo cepe te Evropes apo Botes. Bota po behet e vogel cdo dite.

Ne Shqiperi kane manine e emrave te huaj, gje e cila tregon mosbesimin ne vetvete dhe konfidencen e ulet si popull. Ta themi hapur, ju vjen turp qe jane shqiptare ne presantimin me te huajt.

Kam pare / degjuar raste vertet per te ardhe keqe ne Angli ku emri i babes Nazif i nenes Sanie dhe djali Stephen, James, Stuart apo David. Perfytyroni nje emer te tille James Muharremi / Stephen Qorri apo David Qafoku. Qesharake!! Edhe vini re kjo eshte me teper qesharake per te huajt. Keta femije jane te paret qe do ngacmohen nga moshataret e tyre vendas ne shkolle dhe gjithe jeten do ti ndjek nga pas buzeqeshja ironike e kolegut te punes apo komshiut.

Vendosni emra shqiptare o njerez qe femijes mos ti vendosni shenjen e inforitetit qe ne lindje dhe neser ai/ajo te jete krenar per prejarrdhjen e prinderve. 

 

 shume e drejte !!! jane me mijera emrat e vjeter qe presin tu vihen  femijeve  

Shqiptare.

Bakushe

DEA plotesisht i globalizuar!

Moda e veshjeve ka filluar te imitoje ate te nje shekulli me pare. Keshtu ne nje aeroport nderkombetar ne gjermani ku ndenja per nja 3 ore, pashe shume gra (te reja dhe te vjetra) perendimore me citjane(brekushe qe vishnin grate njehere e nje kohe). Po keshtu edhe kepucet, sandallet kane filluar te imitojne opingat e dikurshme. Keshtu, ne kete vazhde tradite nuk eshte keq te rikujtohen emrat e 100 viteve me pare.

Si psh: Sulltane, Bakushe, Kalina, Kostandina, Kaliroi, etj.

O PeterPan-ooooooooo,

Ta kom gjet nje super-emer Mendimtare

Dhe me qe ti i do me shpjegim, ashtu o i muhabet skulpture. hahahahaaha

Hahaha, se sisha fut ke peshku. Edhe Puthja me pelqen mu smiley, dhe meqe s'do shpjegim, ashtu o i muhabet smileysmiley smiley

 Rea ; eshte emer i vjeter Pellazg qe vetem ne shqip ruan kuptimin qe kishte

         dikur.  

kordele, emra te bukur jane. pervec  ''gea''. me emer te tille kane per ta ngacmuar tere jeten vajzen.  e kupton se ku e kam fjalen, besoj.smiley

ska lidhje dilfirus me kaleme, dilfirus eshte emer yll. persisht eshte, do te thote "zjarr i zemres"

 Edhe kaleme vjen nga kalemi i hardhise kur shartohet. Pra d,m,th "bisk i ri qe ke dale nga zemra ime e vjeter e shartume me ty". Sanskritisht kjo.

jo vlla, kaleme vjen nga lapsi. qe dmth, prefa lapsin, dhe shkrojta:

 

...vareni - tha - me litar

shkronjesin me kallamar...

po emra nga aktualiteteti a lejohen? psh

Emaila, Tuitri, Kompjutra, Tastiera, Koment, Onlajn, Modema, Rezolucion, etj 

hajueja

mirqënia (rob i mir&eumlsmiley

aufbunga

salina (femer e kripur)

zhizhekina (femer esmere)

seinundzeita (femer e kohes)

pishtare (femer e ndezur - per kete ekziston dhe varianti Mukandes)

Marviza          (bashkimi i Margjelë dhe Eliza) 

Albanato        (m. i shquar, njejes)

Universitare  (e gjithesise)

Parlamenta    (gojë erëmirë, eumentol)

Votaime          (te dua, ju dua, fr)

Sidora          (kesaj pak vete ja dine kuptimin)

Keshtu quhej me duket edhe gruaja e Zhizhekut. smiley

Zhizhekina me duket shume emer i pershtatshem per nje femer jo vetem esmere, por edhe me pak mjeker. smiley

Emra te tmerrshem jane candida dhe rubeola... dhe gjithe semundjet e tjera

mesova dhe nje flamur te ri sot smiley

zhizhekina (femer esmere)

jo mo, s'dmth fanse e zhizhekut? smiley

Kjo femija u pagezua njehere...apo ka ndonje tjeter qe do behet me beb?

Kemi Teuten.  Por na duhet emer djali smiley.

Ndoshta Teuta e ka zgjedh, por te shohim c'do germojne keta peshkistat per sojin e tyre, se boll u tallen me tonin smiley.

 Nuk kam zgjedhur jo, sa e veshtire qenka te zgjedhesh emer djali..ose keshtu me duket mua, te pakten... smiley  Jeni te mirepritur per sygjerime! smiley

teuta, po ti vete cfare preference ke?  p.sh duhet te jete emer shqiptar, apo mjafton te jete emer qe te te pelqeje dhe nuk ka shume  rendesi prejardhja....

Teuta, per hallin tend u hap zyra me vete smiley.

Sygjerimi per emer vajze per vajzen e dyte eshte fjala?  : p

 

nje tradite e mire shqiptare per emrat e vajzave, jane emrat e luleve.

p.sh.   manushaqe, zymbyle, trendafile, trendeline, karafile, bajame, menekshe.........smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).