Sa vota i duhen PS'se ne Fier per te marre mandatin?

Nuk po e marr vesh... e shoh qe PS eshte ne avantazh, po sa avantazh i duhet per te marre mandatin nuk e kam te qarte.

Gjithashtu, me pelqeu kerkesa e PS'se per ri-numerim publik te Shkodres, etj. Nuk besoj se do marrin mandat, por kur tere vemendja e medias te jete atje do te jete qesharake kur te dalin ato kutite me zero smiley

11 Komente

nuk di me j'u pergjigj pytjes tate robo po nuk mund t'rri dot pa permend faktin qe buzeqeshja e stampume ne ftyren e zedhenses te PS sa here deklaron njofje ose jo te zgjedhjeve, m'kujton ato kukllat prej druri ose prej dylli te teatrit te kukllave...

 

gre, Fieri vate.  Nga Shkodra, hec mo, do tregohen barcaleta alla Fllorida smiley.  Gjithesesi, ndonje sycke mbahet dhe nga Berati ...

Po ti mer??? e ke kaluar ditën në plazh apo te dera e KQAZ-së? smiley

Ishte dëti tallaz tallaz sot smiley.  Gjithesesi detyren patriotike e bona per sot, edhe ne pllazh, edhe ne Llogara, edhe te KQAZ smiley.

Për patentën i gjeta hispanikët që ma bëjnë konvertimin... por nëse është nevoja, bëj edhe kursin për patentën për navigim (dmth shpresoj që të jem një nga kandidatët më të mirë të mundshëm për atë vëndin që kemi folur smiley )

E ke te garantume, nepotizem per kokerr te qejfit smiley.

Ora 22:30 Ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit të qarkut të Fierit. Kështu janë numëruar 8 kuti ku dy të tilla i janë shtuar pa numërim tabelës përmbledhëse duke u pranuar rezultati që ishte. Nga numërimi i votave rezulton se koalicioni i Partisë Socialiste “Bashkimi për Ndryshim” ka marrë 2174 vota. Ndërkohë që koalicioni i Partisë Demokratike “Aleanca e Ndryshimit ” ka marrë 1468 vota. Kështu koalicioni i majtë del në avantazh me 706 vota, duke fituar kështu mandatin e 9-të të pretenduar nga kjo forcë politike në këtë qark.

 

shpjeguar me mire ketu : http://www.panorama.com.al/index.php?id=...

 

 

 

Ne fakt, po te kemi parasysh qe edhe ne Berat e Tirane matematikisht eshte evidente qe koalicionit te majte i eshte vjedhur troç nga nje mandat (shikoni www4.eca.al per Beratin dhe Tiranen), rezultati i zgjedhjeve eshte :

PS 67 madate

PD 66 mandate

LSI 4 mandate

PBDNJ 1 mandat

PR 1 mandat

PDI 1 mandat

 

Megjithate, sot per sot, me fitimin e mandatit ne Fier (dhe pa trajtuar ende ankimimet per Beratin dhe Tiranen) rezultati eshte :

PD 68 mandate

PS 65 mandate

LSI 4 mandate

PBDNJ 1 mandat

PR 1 mandat

PDI 1 mandat

 

Tani po e marr vesh une, qe, andej nga treçereku i numerimeve (dita e trete apo e katert), 3 qarqe u bene pak "lesh e li" : Fieri, Berati dhe Tirana !

 

post-scriptum : gjithsesi, opinioni im eshte qe dy hajdutet historike te zgjedhjeve, Ilir Meta dhe Sali Berisha, duhet te bejne koalicionin e tyre "de merde" dhe ti shkojne deri ne fund horllekut te tyre HISTORIK ! Te pakten, shqiptaret keshtu ndahen njehere e mire nga maskarenjt.

 

thx,

me beri pershtypje qe ne T-Ch dhe BalkanWeb po flisnin per kuti e per numra, po nuk po e permendnin cfare rendesie kishin. Ne T-Ch, edhe tani qe doli lajmi thuhen vetem rezultatet e cdo kutie, por jo se kujt i vajti mandati. Balkanweb ka nje rresht ku e permend qe PS mori mandatin e 9'e.

Cdo mandat i duhet te majtes. Punes se Beratit, Shkodres apo edhe Tiranes, t'i shkoje pas per sport sa per te nxjerre ndonje te palare ne ndonje zone qe doli me zero....

Gjithashtu te bleje dhe Pellumb Xhufin dhe Meta me Berishen le ta gezojne koalicionin

Si përfundim, sot pas dy javësh që janë bërë votimet, a di të më thotë njeri nëse ka rezltate përfundimtare?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).