Rezultatet e G99 : sukses apo deshtim?

Eshte nje pyetje qe po i bej vetes keto kohet e fundit. G99 u ndal diku tek 0,90% po, per kuriozitet, nuk arrij ta kuptoj se sa njerez i bje qe ta kene votuar.

Nga nje ane gati 1% kane marre edhe parti te tjera me te vjetra. Mirepo pritej - apo te pakten, une prisja - qe te kishte nje impakt me te dhunshem ne kete zgjedhje.

Si e mendoni? Kam kerkuar, ndoshta jo mjaftueshem, por s'kam gjetur ndonje deklarate zyrtare te tyren. Si e mendoni?

 

Militants off please!

39 Komente

Të paktën të kishte marrë gero.nëthtenët% (jo 0.90) smiley

P.s: Nuk është se prisnin edhe ata ndonjë gjë më të madhe, por vërtet që kjo përqindje është shumë e ulët...Rama i mori me vete vetëm për të treguar që ka edhe rininë me vehte, por siç duket, akoma të rinjtë votojnë si t'ju ket thanë baba smiley

 po nje parti me nje emer pa lidhje, nuk eshte se do shkonte shume larg, pastaj ju shiten edhe rame deshtarakut, i mbyturi te mbyt

Nga nje ane Elton, duhet pasur parasysh qe edhe parti me te medhaja, pra me me shume histori e njerez, Parti me baza ne territor si PDNJ, PAA kane marre diku aty afer sa G99. Pra nuk eshte rezultat komplet negativ.

 

Se di nese Veliaj duhet te japi doreheqjen apo nese partia duhet ta detyroje te japi doreheqjen.

 mendoj se partite pa asnje deputet do vdesin avash avash (nese duan te respektojne vullnetin e popullit)

ome admina, si ishte puna me pyetjen time, mbi mungesen e 'editorialit' per fatin e zi qe na ka rene, qe u shfaq dhe zhduk si mandati i 71-te per te majten?

Sukses??? Nese quhet sukses nje rezultat qe fillon me 0. kaq perqind dhe pa asnje deputet ne parlament, atehere ke nevoje te rifreskosh njohurite e tua per sukseset elektorale.

Erion Veliaj ka deshtuar ne menyre spektakolare, pa surpriza pasi nuk kishte dikush ndonje pritshmeri me te madhe (flas jo per 99-shat, ata besojne cfare ju thote Erioni).

Hyne ne gare me pretendime te medha, te fryra edhe nga sondazhet qe here e nxirrnin G99 parti te 4 e here te 3 dhe perfunduan me turp duke dale nga politika ende pa hyre mire.

Shqiptaret jane te mencur, po po, shume te mencur, eshte mencuri qe nuk eshte domosdoshmerisht e lidhur me mastera apo community college te mbaruar pa shkeputje nga puna, eshte ajo mprehtesi dhe mencuri qe e hasim kudo, e kultivuar fort qe nga dhomat e miqve ne fshatra dhe deri tek dhomat e ndenjes ne qytete.

Nuk mund ti mashtrosh aq lehte shqiptaret me genjeshtra, megallomani, aq me keq kur te njohin se cili je dhe ti del e ben moral kur ai i shkrete moral eshte gjeja e pare qe te mungon.

Ti flet sikur objektivi i G-99 ishte të merrte shumicën e mandateve, dhe populli nuk mund t'ja lejonte vetes ti besonte shtetin "qumështorëve" dhe me "mençurinë" e tyre i ndëshkuan. Ça janë këto komente plot patos mër mik?! Nuk e ke kuptu akoma si votohet në Shqipëri e përse votohet ashtu?

Në rastin më të mirë G-99 ka pas objektiv 1 mandat për të bërë të mundur që të kishte një zë në foltoren publike, me shpreh opinion e vet. A e meritonte një perfaqësim të tillë? Sigurisht për mendimin tim (ka plot bajga në listat e fituesve që nuk meritojnë të fshijne karriget e Kuvendit dhe jo më të ulen në to). A ka dështu G-99 në objektivin e vet kësaj rradhe? Po dështoi për mendimin tim, megjithëse Veliaj pretendon të kundërtën*

 

*i referohem intervistës që i dha News24 ca ditë përpara

Miku, ti me lexon por nuk me kupton, une gjithmone po flas per objektivin e G99 qe nuk ishte pushteti - kete e di edhe Erioni bashke me ty - por te pakten nje deputet ne parlament qe do te ishte objektiv i arritur 100% nese fitohej ky mandat.

Ketu deshtoi ne menyre spektakolare dhe ata shqiptare me te drejte nuk e votuan.

Per "bajgat" e votuara nga populli une mbyll gojen dhe nuk flas, por per "bajgat" qe nuk jane votuar nga populli dy fjale duhen thene.

Nuk votojne shqiptaret shpifesit dhe qumeshtoret debatikas me probleme korrupsioni qe ju bejne propagande te eger me keq se te vjeterit dhe ju shesin moral kur ju mungon.

Posiii...

G-99 as fitoi as deshtoi..Nuk u ngjiz gje fare...Nuk di te kete patur ndonje serioz qe te kete besuar ne G-99.

Ata thjeshte nuk ishin fare. Erjoni duhet te iki nga kryesie Partise, n.q.s don te beje nje figure te bukur taman moderne. Edhe te antarsohet tek PS, do ishte me e drejte si manover.

G-99 nuk arriti as emrin e vet te plote por ngeli te 090%,edhe kete shum e kishte,mendoj se mori vetem votat e anetareve te saje debatikas.Nuk u be as sa nje flluske sapuni nga ato qe lozin femijet.

 

paten dhe te mirat e veta keto zgjedhje, ne fund te fundit.

Se pari ju ftoj te gjithve te mos genjenj dhe mashtroni...se e pat se cfar ju del duke mashtruar kot se koti. G-99 nuk morri 0.9%. Morri 0.87% smiley

Dhe mos harroni se nje pjese shume te mire te votave i ka marre direkt dhe vetem permes udhesimeve te PS-es ke militantet e Beratit dhe zona te tjera. Se me duket pak e cuditshme qe G-99-a te ket marre nje perqindje aq te madhe ne...KUCOVE smiley pervecse porosive te Edvinit.

Te mos harrojme gjithashtu se susksesi me i madh i G-99es ka qen...ke Qyteti Stalin.

Sa per te tjerat, "Speaker" i tha te gjitha shume mire. Ishte nje fitore spetakolare per RININE Shqiptare qe tregoj...se per asnje sekond...nuk ra pre e genjeshtrave, mashtrimeve, dhe hajdutllekut te G-99es....

...sado qe pasqyrimi ke mediat e tjera tregon nje realitet teper te deformuar. (dhe sidomos ktu ke Peshku)

-----

Nuk e di si mund te quhet "sukses" qe paska marre me teper se "parti te vjetra" si...PAA-ja! (PBDNJ-a eshte ceshtje tjeter sepse eshte parti per nje grup te caktuar...dhe perqindja qe fiton ajo varet nga sa shpejt shumfishohen minoritaret...jo nga politika e saj). yyyyy...do thoshte Idrizi smiley

Kur ne TIRANE ku eshte BAZA kryesore e G-99cave (besoj)...ka arritur vetem 0.68% (dhe ku PBDNJ-a ja ka kaluar...pra ka me teper minoritar ne Tirane se 99-ca?). Ku ne Durres ka 0.58. Ku ne Shkoder ka 0.51% (vendi ku eshte universiteti i dyte me i madh ne Shqiperi!)

Por ke Qyteti Stalin ka 4.03%!?! Dhe ne Berat 99% te votave per G-99en jane ne ZAZ-2 dhe ZAZ-3...Ura Vajgurore dhe Kucove. Tani mund te mos di shume gjera rreth Ures Vajgurore dhe Kucoves ne pergjithsi smiley...po dy gjera i di...atje jane 90% e popullsise ish-oficera dhe ish-ushtarak...dhe atje PKSh-ja dhe parti te tjera Komuniste ne zgjedhjet e meparshme kane fituar po ashtu perqindjet e tyre maksimale ne zgjedhe (rreth 10-15% ne kto dy zona).

Edhe ne Bulqize...atje ku kta "te rinjte" e filluan dhe e mbaruan propaganden e tyre...te filluara me fotografite e Elises mbi gure...dhe te mbaruar me Edvinin qe del nga "tyneli" (mbase dikush e mendoj se cfar donte te thoshte edvinii me kte "tynel"...qe ndryshe nga ai i Bac Saliut...s'ka ndonje dalje smiley  )...G-99a ka marre vetem 64 vota (0.04%...ku edhe AMPI-ja ja kaloj). Sa te keqinj paskan qen ata minatoret qe s'ja paskan dit FARE G-99cve per GJITH ate pune qe kan be per te miren e tyre.

--------

Dhe ja ku dolem me ne fund ke llafi im...ktu e vite me perpara. Te rinjte Shqiptare nuk jane budallenj qe te genjehen me karamele (nga ato gurrickat te mbledhura me leter varaku...sic benim ne kopesht smiley  ) Te rinjte Shqiptar jane ata qe pikerisht i KUNDERSHTOJNE kto levizje...sp********ke...sepse jane levizje vetem ne te keqe te rinise, te keqe te mendimit te lire, ne te keqe te zhvillimit te ati vendi.

Dhe sovrani ja dha pergjigjen SHUME qart.

PS: Shpresoj qe ku postim te mbijteoj vetem per disa minuta...para se te fshihet. A do ja dalim? smiley

sa rendesi i jep o Grup... ke shkruajtur perseri nje carcaf smiley

Po te mos ishte lidhur me Ramen dhe as me nje parti tjeter jam i bindur se do te kishte mare mbi 1 mandat. Me Ramen ose u urye si vegel e Rames ose nuk u votua se duhej votuar Rama. E vetme te pakten do te kishte mare votat e atyre qe e adhuronin ose atyre qe nuk duronin as Ramen e as Salen. Do te kishte mare edhe voten e atyre qe mendojne se Veliu eshte i Jashton, i ardhun ka jasht shtetit, qe mendojne se cdo gje e ardhur nga jashte shtetit edhe m...ti ka ere me te me  mire se ai shqiptar. ......

Pra ishte nje deshtim qe ne mbarsje, nuk arit te pjelle azgje.

“Do të doja tju ftoja të gjithëve në një sprint pas një maratone kaq të bukur- tha kreu i G99- dhe do doja të mendonit jo vetëm për garën tonë , për garën e G99 por për garën më të madhe aty ku në stadium vëzhgojnë 3 milionë shqiptarë. Dhe janë ata që do të gjykojnë cili ekip është më i ndershmi, cili nuk vë stërkëmbsha, cili kujdeset që të gjthë lojtarët të ecin të motivuar, cili i jep dorën atij që rrëzohet dhe e ndihmon. Në këtë garë janë ata që do të vendosin cili është ekipi më i ndeshëm, më i pastër dhe më i aftë që do të fitojë.”

Kan harru ti thoshin Erjonit qe s'eshte maratone...eshte loje futbolli. smiley Prandaj s'beri asnje gol ai.

sa rendesi i jep o Grup

 

Ca carcafi mi Gre...2 llafe thash une i shkreti...kshu...nen ze smiley

Aq sa kam then une eshte asgje perpara carcafave dhe pelerinave qe kan shkrujt anal-istat dhe gazetarkucket dhe "mediat" e shoqerise-ushtarako-civile rreth ktyre. Nuk shikoheshe dot me sy Top-i per 2 muaj rrjesht se nje ne 5 video-clip ishte "konference shtypi e Ger-Verr-ave". yyy...sa interesante...

Mos mu thauj mua qe kam harxhu kohe se i kam dhen rendesi...shko foli atyre qe i kan dhene rendesi smiley

Une thjesht po qesh...se komedi eshte. As tragjike, po nga ato komedite me lekure bananesh.

Eh mer Grup e paske bere fjalim "ia q/j!!" Erioni tani iken me pushime ose i fut ndonje burse studimesh nja dy vjet jashte ndersa ti po ktu te peshku do vazhdosh te shkrush per G 99 der i ne dy te mengjesit. "Do qeshesh" me te, kurse ai do buzeqeshe me ty.

Grup,

Lexoje Tulen,"po iki me pushime" e kam thene disa muaj para.

 

ha,ha,bingo!

 

Hiq militantet apo antimilitantet, me duket sikur asnje s'eshte i habitur nga deshtimi i sukseshem i G99-s.

 

Me duket pak qesharake qe paskan pretenduar per nje vend ne parlament. Si thote populli, Drejt e ne thela ky!

Politika nuk behet ne parlament, aty konsumohet. Behet neper shkolla, neper universitete, aty ushqehet. Nese jane apo ishin me mendje me shku direkt atje siper me ate koalicion mund edhe te autoeleminohen e te shperndahen neper pd, ps e kto te tjerat. Personalisht nuk do j'ua ndjej aspak mungesen.

Eh mer Grup , se si gjithmone i madh ngelesh ti . Maximumin e cilesise se comentit tende e arrin kur kumenton per G-0.99 edhe per Politike bujqesore me Seserin. smiley

 

Je i madh Je.

 

p.s po Spiropali nuk hyri ne parlament? me erdhi pak keq me te thene te drejte se do e kisha pare me qejfe te madh, te debatonte me Edi Paloken smiley

G-99 ishte e destinuar per deshtim.

Politikanucer qe ndertojne parti, pasi ngrejne organizata majtiste me fonde te dyshimta dhe sponsorizime donatoresh, te cilet kerkojne te bejne eksperimente ne lindjen post-komuniste ose te pa stabilizuara.

Parti e cila nuk kishte nje program ekonomik, qe nuk kishte figura te karrieres akademike ose te integritetit, nuk ka se si te kaloje pragun minimal, qofte edhe sikur te ishte kodi ndryshe.

Ta fillosh ndertimin e partise para zgjedhjeve dhe te konkurosh prane nje partie e cila ka prejardhje nga ajo qe ka, do ta penalizonte. Asnjehere FRESH-i nuk morri guximin te garonte si alternative me vehte. Eksponente te saj u ngurtesuan brenda partise meme dhe pastaj filluan te hedhin vickla. Pame qe disa prej tyre deshtuan pasi nuk paten pasues, si puna e Majkos, dhe tjetri ( Meta)qe beri ndarjen historike, por e zgjeroi partine e tij me baze krahinore, por edhe pasi beri nje kalim nga pushteti. Biznese qene ne krah te tij.

Nuk e di a i ka mesuar ne shkolle keto veliaj apo i duken si organizimet e mbremjeve te Mjaftit apo grumbullimet per "oh sa qejf". Politika kerkon force, mbeshtetje, para, por edhe figura morale. Ku t`i gjente Veliaj keto?

 E konceptoj si sukses pasi nje parti qe kishte vetem 2 vjet qe u krijua, arriti te marre mijera vota pavaresisht se nuk prodhoi ndonje mandat.

 

E konceptoj si sukses pasi nje parti qe kishte vetem 2 vjet qe u krijua, arriti te marre mijera vota pavaresisht se nuk prodhoi ndonje mandat.

Pa dyshim pa dyshim. Nuk e ve njeri ne dyshim..."suksesin"...ne Qytetin Stalin.

Vetem nje shpjegim te vockel vockel fare nga ana anti-parrulliane...se si shpjegohet nje "sukses" aq i madh ne...UREN VAJGURORE? Apo ne KUCOVE? Te jene qytete te mbushura me "te rinj" te edukum ato te dya? Mbase...mbase s'ja paskam idene fare une se c'eshte ne ato dy katunde...mbase e kam pas gabim une qe mendoja se atje ishin ish-oficerat pensionista qe kan 18 vjet qe votojne ne menyre religjoze PKSH-en (te dy-tre denominacionet e saja).

Di ndonje gje ti anti-parrulla? Nje sqarim do na ndoihmonte shume smiley

PS: Keiendi me duket se e ke marre shume seriozisht kte "levizje". Ajo ishte thjeshte nje pjellje e Rames per ta vene si kunderpeshe ndaj LSI-se...dhe ndaj Erionit per te vjedhur akoma dhe me shume pare nga burime te reja. Pra ne raste te tilla s'ka nevoje per analize se cfar deshtoj. Ka nevoje vetem per te qeshur...se ishte komedi e bukur dhe asgje tjeter.

Komedi e bukur ishte.

Po urojm qe te mos riperseritet.

 

Perderisa Erioni nuk u fut ne Parlament (te pakten vetem ai, mqs e kishte vene veten ne krye te çdo liste) une e konsideroj deshtim!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Pa arritur tek rezultati i zgjedhjeve, vete egzistenca e g99 ne politiken shqipetare eshte nje deshtim i madh.

Veliaj nuk duhet te kish hyre ne politike pasi shpenzoi nje mori fondesh te shoqerise civile per te te kultivuar nje imazh (imazhin e tij).

Anetaret e G99 nuk duhet te linin pa sqaruar ceshtjen e mungeses se transparences me fondet e "mjaft!" nga veliaj.

Veliaj duhet ti kish kerkuar falje te rinjve qe e besuan propoganden e tij  dhe i qendruan larg politikes pasi "eshte e gjitha e piset".

 

 

Me kete lloj numerimi te votave nuk mund te flitet sakte per rezultatet e forcave te vogla. Dy partite e medha kane zhvatur nga votat e te gjithe te vegjelve, dhe nga te gjithe te vegjlit G99 eshte vjedhur me shume. Mos kini asnje dyshim se Partia Socialiste i ka vjedhur G99 mijra vota. Dhe i pelqen apo nuk i pelqen G99 ta pranoje, une e kam me fakte dhe deshmitare qe vetem ne Berat Erion Brace i ka nxjerre jashte numerimit mbi 2000 vota te G99.

90 perqind e flamujve ketu qenkan diaspore smiley me llogjet e zakonshme, njecike ligesi, njecike inat, njecike fryrje prej kaposhi, njecike budallallek (nuk e pergjithesoj gjithsesi, te njejtet njerez me inate personale jane, te njejtet qe hidh balte dje, hidh balte sot). Tani o hajdeni ketu e futjuni punes, o nese punoni e jetoni atje ku jeni, rrini icik me me qytetari e mos derdellisni kot me kot per ata qe kane vendos te jetojne ne shqiperi. 

Nje shkrim pa kuptim.

Djema, e moret vesh qe Prokuroria e Tiranes filloi hetimet per evazion fiskal ndaj Erion Veliajt?

Hajt se do kemi debate te forta edhe ketu ne peshk... smiley

Efekti domino The Speaker. Bie kryetari e bien me rradhe te gjithe bishtat.

Kam frike o macosx se ky efekti domino do shtrihet edhe tek bishtat e bishtave qe marrin fryme me veshtiresi edhe ketu ne peshk, pastaj thuaj bye bye njohjes se psikikes se soc-komunisteve shqiptare ne castet e humbjes.

a orgazmove fort kur e enderrove kete?

Hajt se do kemi debate te forta edhe ketu ne peshk...

smiley Hahaha sa shakaxhi i fort qe je dhe ti...

do te kisha qeshur pak sikur G-99 te kish fituar .99%

Do e fusin brenda me duket edhe Erjonin smiley Atehere do te behet hero i popullit te majt smiley

 

Nga te gjitha ato pseudo-reklama paralamentare e dini kush ishin  me te sukseshme?

 

1- Ajo e levizjes zgjohu, qe thoshte mos votoni G99,se kane vjedhur,edhe do te hetohen. Edhe ja doli qe po hetohen per Evazion Fiskal.

2-Ai e Ps, qe thoshte mos voto per LSI se jane vota per Berishen. Ja edhe kjo doli, me voto e drejte per drejte ska ku te shkoi me. smiley

 

Edhe thoni pastaj qe per fushate elektorale vetem genjehet. Kemi filluar te ecim perpara smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).