Përtej fjalëve?

Isha kurioz me ditë, a ka naj gjo që kjo bashkesi njerëzish të shpërndarë (PPU) mund të bëjë konkretisht; diçka që të ketë njëfarë impakti përtej fjalëve.

I kemi bo tërbjet analistat e nuk kemi ofru një analizë të këtushme koherente që ti'a vlejë në kontribut. I kemi skanu studimet historike-kulturore, por s'kemi tregu që mund të bëjmë qoftë një korrigjim minimal që ia vlen të shënohet. Kemi lexu gjithkëto autorë të palexum (e fotografë të talentum) e s'kemi mbështet asnjë botim asfarësoji. Kemi sha sistemin shëndetsor po s'kemi hap asnjë iniciativë për të ndihmu dikënd. Thjesht llafe të civilizume, dmth fjalë. Hajt thamë se po bëjmë një botim të përbashkët, hiç. Hajt po hapim i klub libri, hiç. E kush e di sa makarona gjysëm të zime janë hallakatë në pjatë përpara se t'u rregjistrosha në kët blog...  Mbase pak kontribut a aktivitet i prekshëm, përveç shkëmbimit të ideve argëtuese, nuk do të na bënte dëm.   

Mbase jam kryekëput gabim, por më vjen keq se e shoh se këtu ka njerëz me potencial (kjo është pjesa ku duhet me jua bo qejfin) njohurish e jo vetëm kaq.

Hajt mo..mend për verën tjetër.

54 Komente

Flor. A e ke menu ndonjeher se pse ky blog quhet Peshku pa uje?

smiley ku gjen dot ketu dy vete ne nje mendje o flor

"Hajt thamë se po bëjmë një botim të përbashkët, hiç".

 

Nuk thoni shyqyr qe skeni ndonje peshk ne lagje se nga inati do u kishin shpuar gomat e makines, aq shume dashuri dhe respekt percillet ne kete blog per njeri tjetrin. Smile

hihihi

kur te shohin njera tjetren ato dy kokat e shqiponjes ne flamurin kuq e zi , atehere kane per tu bere  ne nje mendje jo vetem marinaret e ppu por edhe tere gjindja shqiptare.

Flor, je i 115-ti që po e hedh këtë ide smiley

Që kur e pati rimarrë Floknaja, u duk sikur do rritej pak interesi (por si gjithmonë....u shua, përbile "pa ujë" smiley ).

Që atëhere, ju pata propozuar disave që kanë shkruajtur dhe shkruajnë, tip Emigranti, Losti, PeshkuFluturues e ndonjë tjetri, që të bëheshin 3-4 bashkë dhe të shkruanin e botonin diçka (stampimi dhe shpërndarja online tashmë është diçka e kollauduar).
Vetëm duke patur në dorë MATERIALISHT diçka mund të fillohet të diskutohet dhe të shikohet realisht nëse ja vlen apo jo iniciativa.

he mer edhe ju ç'paski qene, mbrojte ne vije te drejtë..më paski nxjerrë KOMPLET HAPSAJT smiley  S'te leni me ju gzu golit, s'te leni.

Hajt pra se po e mshi vetë para se te fillojne shantazhet smiley

fh, ti ke shume te drejte e mos e mfshi.  Jo per gje, por me duhet me jystifiku n'shpi kohen qe kaloj ne peshk.  Se dhe ata te mite kane fillu nje avaz: prape te peshku?  Sos po ben ndonje gje te hajrit smiley

Po te behet ndonje gje e hajrit, do e kem dhe une ndergjegjen te paster sa here klikoj ne kete te flamosur website smiley.

PS: Seriozisht, do mbeshtesja cdo perpjekje te kesaj natyre, mundesisht jo vetem letersie smiley.

Unë do thoja të krijohej "il club dei cuori solitari" ... të paktën, peshku, të kishte edhe një funksion disi më të lartë se hiçi smiley

Pse të duket çudi?
Kam nja tre-katër shoqe mjaft të mira: rreth të 30tave,arsim i lartë, kulturë e  bukuri mbi mesataren ... kush të jetë i interesuar, të më kontaktojë për të zgjedhur se ku e do (sepse kemi në të gjitha kontinentet smiley )

O çuno, përpara fjalës bukuri(mbi mesataren) ishte një fjalë, që ndoshta mund ta kesh anashkaluar (kuptohet, t'interesonte vetëm bukria n'at mument smiley ).

Ato që njoh unë dinë anglisht dhe italisht (kuptohet, mungesa e spanjishtes është një handikap në rastin tënd, por besoj se "amerikanet" do të dinë me t'sha edhe në spanjisht smiley )

Vetem me dy gjuhe do e mashtrosh ti djalin? smiley Alamet matrapazi qe qenke. smiley

perben problem per to identiteti im pellazg? jane ariane? sa e kane diametrin e kafkes? 

Aspak. Bile njera nga ato e ka emrin Pellasgji! smiley
P.S.Diametri I kafkes thote. @se ore deren do e vesh te hape me koke? Pyet pe te tjera diametra e perimetra o indoeuropian.

Nje menyre shume e mire per te patur ndikim jane PETICIONET. Temat qe hapen ku pjesa e derrmuese e anetareve shprehin te njejtin qendrim apo indinjate te sherbejne per te formuluar nje peticion.

Është provuar, menjëherë pas Gërdecit: e famshmja "Berisha IK"... askush (aq më tepër i interesumi, e vuni ujin n'zjarr smiley )

Une jam pro IDEALISTEVE, kondra MATERIALISTEVETongue

fh. ke shume te drejte qe kerkon te materializosh deshirat e mira. Ceshtja eshte qe njerezit punojne vetem me te ngjashmit e tyre.  

OK. Po e nis një hap të vogël. Të shofim ku del smiley

Duke qënë se hapi i parë për diçka të përbashkët, duket se është mbledhja e materialeve, po e filloj unë.

NJOFTIM

Kush është i interesuar për një projekt të përbashkët botimi, të dërgojë:

1. deri në 4 poezi

ose,

2. 1 tregim (jo më shumë se 7 faqe)

ose,

3. 1 esse (jo më shumë se 7 faqe)

në adresën florianhida@hotmail.com

prej datës 1 Gusht deri më 21 Gusht.

Ju lutem vini emrin tuaj. Gjatë kësaj kohe do t'ju informoj herë pas here mbi mbarëvajtjen e proçesit pa zbuluar krijimet e askujt prej jush pa lejen tuaj (kjo edhe per te ruajtur kureshtjen per publikimin). Me një ide të saktë se çfarë kemi e ku jemi, midis 21 dhe 31 Gusht  do të zgjidhim mënyrën e publikimit (bashk&eumlsmiley midis pjesmarrësve në projekt. 

Ky projekt është krejtësisht vullnetar dhe mund të largoheni prej tij në çdo kohë përpara dërgimit për publikim.

Nëse deri më 21 Gusht nuk kemi materialin e duhur për publikim, do ti shpallim zgjedhjet të humbura e unë do të jap dorëheqjen smiley 

Fat të mbarë.   

 

 

Po ne te tjereve, qe s'na jepet shume per te shkruar, si do na veje halli? smiley

ne do e blejme botimin mer budalla.

ne do japim paret smiley

Une e kam nje ide... dhe kjo ka te beje me kalimin e kufijve te virtualitetit.

Me pak fjale...

Themelojme nje reviste mujore super-mega-cool ku fillimisht... 60% e permbajtjes te jete "the same shit"... thashetheme, lifestyle, star system etc... etc... ndersa 20% e tij te jene kontribute "peshkerore"... opinionistet me nje fjale, majtas-djathtas. Si edhe 20% te tjera reportazhe dhe dossier... Tip Vanity Fair. Me kalimin e kohes, raporti gradualisht perbyset.

Nje reviste qe te funksionoje sipas rregullave te kapitalizmit... te beje leke me nje fjale dhe te jete plot me reklama. Dhe te shperndahet pertej kufijve te Shqiperise.

Une do te merrem me Art/Creative Direction si edhe do te jem partner ne pronesi. Paguaj me ide.

Bejme nje business-plan, gjejme financuesin (ose vjedhim ndonje banke), bejme "launch-in" dhe voila.

Se fundi fillojme te zihemi me njeri-tjetrin dhe shkaterrojme ate qe kemi krijuar... per ta ribere perseri.

Nqs. ju intereson, me kontaktoni!

 

flor, une kisha nje ide tjeter

te benim nje video ne you tube me poezite me te mira te peshkut, shoqeruar me muzike dhe me vargjet ne sfond si dhe me fotot e autoreve...

dhe kjo video te vendosej te kreu i peshkut, do ishte nje publicitet shume i mire per autoret si dhe do terhiqte me shume vizitore...

Pertej fjaleve edhe une si OlsiB jam i interesuar ne themelimin e nje reviste te vertete. Kush ka ide mendime sugjerime ketu apo ne privat.

Me vjen mire desaparecidos qe edhe ti e mendon si mua.

Ka ndonje tjeter qe i intereson ideja?! Jam i sigurt qe edhe te tjere mund te jene te interesuar.

Mos u tregoni te turpshem... Shkruani! smiley

admine, kam nje proze ne draft, ( nuk eshte e imja) a do te mujtshit ta postonit ?

Pertej fjaleve me sa duket ka vetem fjale te tjera. E kuptueshme, biles jo, e pakutpueshme. Ketu ka edhe njerez inteligjent, edhe njerez qe duan te bejne e thone qe duan te bejne e flasin qe duan te bejne e betohen qe duan te bejne e komentojne qe duan te bejne e pastaj komentojne serish, por kur vjen puna per diçka konkrete, si revista per te cilin flasim Olsib e une te gjithe heshtin.

 

Jo se prisja ndonje gje tjeter.

Ju pershendes me kete filmim te shkurter, ajo qe dua te them eshte aty nga minuta 3 sekonda 13 - deri ne fund.

 

http://www.youtube.com/watch?v=QjNF6V_u1zU

Te formojme PPPU (Partia e Peshqeve Pa Uje)

 

Si po shkon projekti deri tani? smiley

Ideja e revistes eshte interesante, po realizimi paksa i veshtire me duket, aq me teper qe tashme ka nje qere revistash ne tregun shqiptar, dhe asnjera s'eshte e hajrit, dmth duhet thyer dhe stereotipi negativ tashme i krijuar.

Mbase nje fillim me nje reviste online? Po dhe ketu do haset problemi i njohur shqiptar per inisiativa te perbashketa, dmth e duam autobusin te ece anash dhe te kete nga nje timon ne cdo sedilje.

 

 

Xhib, dhe kush eshte i interesuar:

UPDATE: Deri me 6 Gusht kanë ardhur në adresë:

0 autorë  /   0 poezi   /   0 tregime   /   0 ese

Kështu që sherre nuk ka pasur dhe përzgjedhja deri tani ka qënë deri diku e thjeshtë smiley

Floro, po kjo paska ene 15 dite afat mer... mos krijoni panik kot  smiley

Me kish dal nga menia fare. Une do shof iher ca do sjell.

PS Po nuk pat sjell gjo PF deri 1 dit para, thuji lales tat ti se i nis ca krijime te atij me nje email me "jallan llagap" un, tip eshku_fluturus@vmail.net">Peshku_fluturus@vmail.net or smth.

Jo, jo nuk ka panik. Thjesht po fiton terren ideja që të publikojmë një bllok shënimesh si kartografikja (zgjedhja eshte faqe e bardhë, me katrore, me viza dh pak më luksoze ajo me çelës soli e pentagram) smiley

Kaq për kët UPDEJT për kët muhabet.

fh,

ja me thon do bojme dicka nuk me thu po une cfare do fitoj ( E kam fjalen per te mira materjale,si leke, $ Euro etj) asht ekonomi tregu vllajo ska mo pune vullnetare. Ndryshe lene m...tin se mire e kena  peshkun kafene muhabete dembelesh smiley

 O Fh. Une se kisha pa kyt propozimin tend. Po mer lal, do ti dergoj tre dite para afatit dhe nje dite para zotimit. smiley

Ide e bukur qe noton mes interesantes  dhe virtuales..

Ideja e revistes eshte interesante,

Faleminderit.

po realizimi paksa i veshtire me duket,

Sigurisht.

aq me teper qe tashme ka nje qere revistash ne tregun shqiptar,

Afersisht 10, mujore dhe javore.

dhe asnjera s'eshte e hajrit,

Pikerisht.

dmth duhet thyer dhe stereotipi negativ tashme i krijuar.

Jo edhe aq.

Njoftim

Midis 20 dhe 25 gushtit del numri i pare i gazetes javore "Gazeta".

Kjo gazete eshte vijim i perpjekjeve ne blogun "saktivista".

Gazeta do te jete nje botim analizash, e jo lajmi, duke patur parasysh qe tregu mediatik ka boll dritare per lajmet. Fokusi i gazetes eshte social, dhe do te kete nje perqasje konstruktive ndaj politikes, duke u perpjekur te furnizoje me ide diskursin. Ne rast se keto ide nuk do te merren parasysh, atehere qasja ndaj politikes do te jete destruktive smiley

Gazeta do te kete rubrika te ndryshme, dhe ne 16 faqet e saj do te zene vend te perhershem analiza politike, ekonomike, sociale, kulturore si dhe kontribute filozofike e artistike (perfshihen fotografite, pikturat, poezite, prozat, esete etj etj qe nuk bien ndesh me frymen e gazetes). Perpjekja jone synon lenien pas te analizave konstatuese mbi ate cka duket qarte. Analizat do te perpiqen te sjellin ne drite a) fenomene te patrajtuara te se kaluares apo te se tashmes ose b) analiza e skenare te se ardhmes te parashikueshme shkencerisht, me qellim reflektimin dhe permiresimin e proceseve qe po perjeton shoqeria.

Patjeter qe do te kete dhe qasjen e saj satirike, e kriposur me pak kritike te spektaklit, pak demitizim dhe pak destrukturim, por me karar.

Gazeta eshte e pozicionuar ne spektrin politik po aty ku eshte pozicionuar dhe blogu saktivista. Kjo sipermarrje behet teresisht ne baza vullnetare, e deri me tani ndertohet mbi kontributet e grupit iniciator. Eshte e hapur vetem per kontribute te vogla financiare, qe nuk do te rrezikonin pavaresine e saj.

Gazeta mirepret kontributet ne shkrime, nga te gjithe ata qe mendojne se i pershtaten frymes qe u pershkrua. Kuptohet qe do te kete nje standart cilesor per shkrimet paksa me perzgjedhes se ne blog, pasi gazeta do te botohet ne 3000 kopje, e do te shperndahet ne duar te shume njerezve qe nuk jane mesuar me blog-gjuhen.

Kjo gazete ne gjashte muajt e pare do te shitet 10 leke ne treg, dhe te gjitha keto leke do t'i mbeten shitesve (duke e pare dhe si nje kontribut social te tyrin, qe duhet shperblyer). Gazeta fillimisht do te shperndahet ne Tirane, Korce, Shkoder, Lezhe, Gjirokaster, Fier, Vlore, Sarande dhe Elbasan.

Sol, Berat-Polican-Corovode: pse jo? Seriozisht.

Per pamundesi financiare aktualisht. Mundemi te shkojme vetem neper qytetet universitare.

 Nisma eshte shume e bukur sol. 

Nje pyetje po ne qe nuk jetojme ne Shqiperi ku mund ta lexojme kete gazete? E keni menduar apo do e mendoni?

Do kete abonime per jashte kufijve, nderkohe qe shkrimet do te vendosen vazhdimisht dhe neper blogje te ndryshme.

 njoni thote "pertej fjaleve" keta hapin gazete, gjo me fjale dmth.....  hahahah !

na boni naj zyle kur te jeni te faza e prishjes dhe ri-berjes...pale, ju japim naj dore per me prish...

na co naj numer, se i kemi ca gjona te tjera qe dum me i prish

ku e keni adresen e kontributeve ( ne shkrime e kam llafin se leke nuk u jap) smiley

 solo, po te jap nje ide per ate gazeten. po te jete ajo qe ke nder mend me bo, pra "shkrime kritike me nivel". nuk ka per te te ec. sepse jane mbushe gjeri tek veshet me kritike shqiptaret e dun gjo tjeter, dmth diçka PRAKTIKE.

duke pa statiskikat e blogut tim, vej qe qe te gjitha vizitat nga shqiperia nepermjet googles i kam prej TAG-ut "mobilim shtepie".

pra jane gra te reja, sapo martuar, qe prej qejfit e pares qe zoterojne dun me mobilu shtepite, por u mungon FANTAZIA. keshtuqe dun me pa e me njoft.

gjithashtu pika ku shqiptaret kane ngel mrapa botes eshte VESHJA, jo se u mungon por nuk dine ta kombinojne me finesen qe kerkon koha. jane demode dhe ne rastet me te mira nuk e kalojne tipin "europiano lindor".

pra hapni ndonje gazete MODE dhe MOBILIM SHTEPIASH. keni per ta ça tregun e per tu bo pasanik. shiko socialist ai qe ka men rri deri tek 30-tat, me pas borgjezohet. ndryshe eshte trangull  smiley

nji keshtu djale. 

Kjo eshte nje UPDEJT-ë e fundit ne lidhje me projektin e lajmeruar me siper ne kete teme.

Sot eshte data 22 gusht dhe afati i mbledhjes se materialeve mbaroi dje.

Gjithsej, vetem 1 autor/e pruri krijimtarine e tij/saj per bashkepunim, te cilin/ën e falenderoj. Ne keto rrethana, projekti deshtoi dhe sipas premtimit, jap doreheqje nga projekte te tilla smiley

Per Shkaqet dhe Arsyet, e ketij mosrealizimi jam menduar gjate e gjate, me besoni, ato kane qene 2 minutat me te gjata te jetes time smiley 

 

A ka naj vend te globit ku ende ora shenon August 21?

Jom atje...  sa dola nga posta  smiley

 

Jam gati të ofroj 20.000 Euro nëse Gazeta, Revista, Fletorja, quajeni si të doni, veç ja vini emrin  E VËRTETA ( dhe të jetë e tillë, pra E VËRTETË ) do të mund të nxjerri në pah të gjitha skandalet e politikës shqiptare. Nëse gazeta, revista, fletorja, do të kishte dokumentacion të plotë dhe të sakt, për tu mbrojtur para ligjit, për ato që do të publikonte dhe jo të publikonte hamendime. Jam gati tê përballem me ligjet nëse, ka shkelje të sekretit shtetëror, nëse në këto shkelje nxirret nê pah korrupsioni, matrapazlliqet apo klanet. Ndaj nêse dikush ka B*** ti futet k'saj pune, derisa të nxjerrë të gjitha të palarat e politikës sê qelbur shqiptare, të nxjerrë shkaktarët e vdekjes së mijra njerëzve të pafajshëm, duke filluar që nga 1997ta e deri tek Gërdeci, apo dhe më vonë, le të bêhet i gjallë, dhe ti marrë përgjegjsitë, se dhe unë do të marr tê miat n'atë rast.

Nëse doni të bêni diçka për Shqipërinë, at'here mos u merrni me llogje, por me vepra. Nëse dikujt i dhimbset vêrtet Shqipëria, at'here lëreni peshkun zallit, dhe hidhuni në det, atje ku gjenden nëndetset e trafiqeve, e matrapazlliqeve, e klaneve .

Ndërsa nëse doni të shkruani gjepura për përfitime personale, at'here ju sygjeroj ti hyni rrugës së mullirit e të prodhini "miellin" apo "gjethin", për ta shitur pa TVSH në shtetet fqinje, se "hekurin" s'do të mund ta arrini dot, është në duart e " Peshkaqenëve" .

Dmth ti Marlboro me 20 000 euro- qe pare thekur s'jane asgje, as nje vit pune- mendoke te nxjerresh ne siperfaqe gjitha aferat korruptive, nderkohe qe po shpenzohen miliona euro per t'u mbajtur te fshehura? Hemmmm! smiley

Peshku pa uje eshte nje blog i thjeshte ku komentohet per ngjarjet apo lajmet qe ndodhin ne shqiperi. Nuk besoj se ka naiva te tille qe te besojne se nje blog mund te ndryshoje realitetin shqiptare apo me keqe "afertat korruptive".. Eshte thjesht jashte cdo llogjike.

Por dhe duhet pranuar qe ky blog i vogel ndiqet me vemendje nga shume (te ashtequajtur) analista,gazetare apo poltikane  qe ushqehen me komentet e peshkut. Kam vene re qe shume shkrime ne gazeta kane fjali,thelb apo edhe  marre thjeshte copy/paste nga komentet e peshkut. Bile mu duk teper e habitshme qe edhe fjalimi i Blushit ne asemblen Socialiste kishte brenda shume komente te peshkut.. smiley  Mos te flasim pastaj per komentet e analistave ne ekranet televizive si edhe reagimin e ndonje gazetari/analisti/prezantusi ndaj atyre "qe lajne pjatat ne emigrim" dhe japin mende ne forume.. smiley

Mendoj se nese ky blog thjesht arrine te terheqe vemendjen e atyre qe udheheqin ate vende eshte nje fitore e vogel morale.

Edhe "llafet" kane rendesin e tyre!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).