Perse Blushi e goditi kaq rende Ramen sot?!

Ne nje moment qe sipas PS-se zgjedhjet nuk kane mbaruar akoma Ben Blushi prononcohet sot ne Opinion duke ja hedhur te gjithe pergjegjesine Rames dhe duke kerkuar doreheqjen e tij. Cfare mendimi keni?! smiley

62 Komente

me aq pak sa nigjova une, Blushi e pranoi haptas fare qe PS skishte program, por kishte vetem ate kopertinen qe ja mshun n'dore Xhepit.

Per te tjerat na thuj ti ore macoook smiley

Blushi sot pranoi shume gjera te cilat per mendimin tim nuk duhet ti pranonte sepse nuk do kete kredibilitet po qe se behet kryetar i PS-se. Gjithsesi kjo ishte nje tjeter dite e zeze per socialistet. Ben Blushi e tha qartesisht: Nuk mund te genjej socialistet e thjeshte duke i thene qe kemi fituar kur qartesisht kemi humbur. Nuk do kete shkop magjik dhe nuk do jemi ne partia qeverisese ne shtator. Une e di qe mbas emisjonit te sotem do kete shume reagime emocionale nga brenda PS-se dhe nga simpatizantet. Ata me kane futur mua ne grup armiqesor dhe kujtojne se PS-ja ka humbur prej dekleratave te mia. Dy kryetare partie ne rrethe po persekutohen per shkak te mendimit te tyre kunder kryetarit. Dje ne Lushnje e kane nxjerre kryetarin perjashta. Ata duan te frikesojne njerez si une por sme frikesojne dot. Partia socialiste po ndahet nga shoqeria. Shoqeria shqiptare nuk mendon si PS-ja. Neqoftese PS-ja tkurret per interes te Edi Rames kete gje une nuk do ta inkurajoj ne asnje rast. Pashe sot Edi Ramen i cili nuk mbrojti kryetaret e Lushnjes dhe te Shkodres te cilet po kercenohen por u mor me KRT-ne. Do ti mbroj keta njerez deri ne fund

 

To be continued...

tani po degjoj deklaratat kunder kryetareve te PS-se ne Lushnje e Shkoder qe kane kerku doreheqjen.

IDENTIKE!!!

Sa kaqola i paska Rama keta rreth vetes mer, qe cojne te njejten deklarate ne Lushnje e Shkoder. Diletant fare mer smiley  

Njesoj si enveri , me direktiva partie . smiley

Blushi do kreun.

Normale.

Perpiqet te beje opozite brenda partise, duke e demtuar P.S.-ne sa me pak (se pa deme fare nuk ka sesi ti beje opozite).

Mua nuk mu duk keq. Pas kaq ditesh "shterpe" nga pikepamja e betejes politike, sot ndoqa me kuriozitet nje zhvillim te ri.

 

Studento besoj se Blushi keto gjera duhet tja kishte thene kryetarit qe vitin e pare te opozites dhe jo te rrinte i tulatur si buf e ta nxirrte koken tani ne fund. Nje lider karizmatik nuk mund ta mbylli gojen per shume kohe dhe ta hapi vetem tani qe do kreun. Zhvillime te reja sigurisht qe do kete. Rama nuk besoj se do japi dorheqjen por edhe nese e jep ka per ta bere partine socialiste "qe tja paguaje". Parashikohet nje opozite e veshtire per PS-ne (ndoshta 8 vjecare).

e mre mire se Blushi anglisht ka maru smiley

Peshe e lehte duket, Sala i here e ha me dy kafshata dhe pse me dhame te prish smiley

Vetem per nji gje e du shume Blushin, qe e diskreditoi i here  ne fushate ate kandidaten e PD, me pamje prej femre "te punume", prefekte a ku di une ca ishte ne Korce.

 

 

Studento besoj se Blushi keto gjera duhet tja kishte thene kryetarit qe vitin e pare te opozites dhe jo te rrinte i tulatur si buf e ta nxirrte koken tani ne fund.

...edhe pastaj te bente nje vit sabatik ne Honolulu?!

Ti si PD-ist qe je duhet t'i dish ca gjona elementare te tipit... Kryetari s'duhet kundershtuar se e ha keq pastaj! Apo thuj... ca gjera te pista qe s'i bejme ne shtepine tone, ja kerkojme qe t'i bej tjetri ne shtepine e vetsmiley

Dhe sdq. Blushi nuk po i ben keto levizje se eshte cun i bukur, por sepse do te kete ndonje menie te keqe per t'u bere... mbase kryetar?!

Ne fakt une prisja nje Blushi me te eger sot, aq me teper qe dhe me vendimin per Beratin thuajse edhe nga ana administrative gjithcka ka mbaruar.

Vetem ne fund, me deklaraten per kryetaret e rretheve duket sikur morri zemer.

Me cuditi shume fakti qe ai pranoi listat, votimet ne parlament, fushaten. Une e di qe Blushi edhe kur ka qene ne ato mbledhje kryesie, i ka hapur rrugen Rames me parimin "fitorja e jote, por ashtu edhe humbja". Por ne fakt nuk guxoi ta thoshte kete ne emision edhe kur e pati mundesine. Mbase sepse nuk ja vlen te tensionohet me shume situata brenda.

Megjithate per mua Blushi kryetar rishfaq problemin kryesor me Ramen, dmth nje mungese e nje formimi te plote per te synuar neser edhe kryeministrine. Prandaj besoj qe per mua Malaj eshte me i pershtatshem, nese di edhe te rrethoje veten me figura te tjera. Gjithashtu, per mua eshte me pozitive eksperienca e nje kryetari qe vjen dhe rritet brenda partise, se sa dikush qe katapultohet ne forumet me te larta sic ka qene rasti si me Blushin dhe me Ramen. Per mua ai eshte standarti i nje shoqerie te zhvilluar, jo katapultimiet nga e famshmja "shoqeri civile"! 

Endrity ,

nuk ka vecse mundesi teorike qe Blushi ti afrohet kreut te PS-se. Ka shume arsye , por me kryesorja eshte qe procesi nuk fillon para krijimit te qeverise .

Po kehstu dhe Malaj ka shanse te pakta sa kohe qe eshte peng i atij robit qe sapo eshte ekstraduar nga Gerqia ne Shqiperi per te vuajtur denimin , per Cenajn e kam fjalen. Keto ngutjet lidhen me bisedimet dhe kushtin e vene nga Meta : nuk ja jap votat te majtes ( PS ) deri sa te jete Rama Kryetar. Tani ketu ne peshk vertiten shume pipell qe kane format allisoj dhe une e kuptoj fare mire qe ti kerkon te shprehesh normalisht a thu se shkon gjekundi.

Ka nje format te qarte gjithe kjo histori : PS pa Ramen do te thote nje qeveri pa Berishen e rrjedhimisht nje PD e ndare , pra krijim i nje poli tjeter qe ka shume vota.  Nuk ka beteje parimore sesa beteje pragmatiste.

Qeveriu duket eshte i sigurte qe Rama nuk do reagoje deri ne formim te qeverise dhe gjerat shkojne ne nje format tjeter qe lidhet pastaj me reagimin zyrtar te PS-se per njohjen e apo jo te zgjedhjeve. Kjo mbetet per tu pare se ngjarjet mund te precipitojne me tjeter ritem, por per momentin lexohet vetem kjo. Ne kete rast i pritet mundesia nje qeverie me baze te gjere qe mund te prodhonte stabilitet me te madh dhe qe qeveriu e ka artikuluar disa here, por ka nje kusht shume te forte te pakten deri tani : qe ai te jete kryeminister i vendit.

Nje doreheqje e Rames tani e ben te lire qeveriun te ofroje baze te gjere per hir te stabilitetit ( kij parasysh qe Sarkozy ka ne kabinet si minister  te jashtem nje socialist te thekur ) dhe pavaresisht ne votojne apo jo socialistet per qeveriun qeveria kalon.

Ndaj ne thelb nuk eshte Rama , se sa vendimi per njohje apo jo te zgjedhjeve e cila automatikisht e ben qeverine te perkohshme apo teknike , quaje si te duash. Qeveriu nuk e do kete, ndaj dhe ngulmon. Tipa si Blushi dhe te tjere te ngjashem nuk mund te pranojne te jene ne opozite dhe per 4 vjet te tjere sepse edhe fabulat per romane nuk jane aq shume sa t`ja bejne te mundur qendrimin konfort .

Tani beteja eshte per zgjedhjet dhe quaje ndac alibi ne dac tjeter , kjo duket qarte. Raporti perfundimtar i nderkombetareve nuk mund te jete i ndyshem shume nga ai parapraku dhe vetem naivet mund te besojne qe ajo qeveri e dale nga keto zgjedhje do jete me nje mandat te plote 4 vjecar nese nuk plotesohet kushti i gjithperfshirjes. 1/3 e kutive jane numuruar keq apo shume keq. Shkurt , qarte , bukur. . Nese vetem 2 % e ketij numurimi te kete shkuar ne favor te qeverise, atehere jane plot 30 000 vota qe ne mnadate perkthehen 3 deputete. Kjo per nga numrat, ndersa per nga struktura e votuesve PS duke artikuluar qe vjedhjet e votes na humben mandatin qeverises ( kete beri dhe Blushi dje per Beratin duke rene ne kontradikte me veten e vet  , kur brenda nje ore pohoi edhe se nuk fituam edhe se nuk na dhane mandatine Beratit ) , atehere thellohet nje hendek tashme i miredukshem por akoma deri ne kufijte e te rrezikshmes.

Naivitet i paster dhe gjithashtu nje lloj inati me komentet qe kane percjelle intervisten e tij .

 

 

 

Je shumë më i fortë me analizat e tua se sa me birrat... analizë vërtet gjakftohtë dhe me sy realist.

Admina... vëreni tek kryesoret këtë koment.

Nuk eshte analize. Eshte mendim si e lexoj une tani kete debat. Behet shaka shume kur flitet per parime ne keto histori, kur behet fjale per te dalluar me pragmatistet ndermjet tyre. smiley

Zgjedhjet eshte termi kryesor qe mban kete histori me kembe. Deri tani vetem Fahri Balliu ka formuluar termin zgjedhje te lira dhe demokratike dhe ata qe i ngjasojne atij. E gjithe pjesa tjeter ose ka reaguar me shume entuziast se vete Gani Bobi ose i jane afruar atij.

Edhe vete qeveriu ka artikuluar qe ka pas probleme me numurimin po ka nje soj qe ben analiza neper gazeta e TV qe as qeveriun nuk lexon, leri me per te tjerat se si i shikojne.

Pardje po shikoja Mark Markun ne nje interviste , deputet i sapo zgjedhur i PD-se. Edhe ky po njelloj Rama duhet te jape doreheqjen se ja nderpret mandatin statuti. smiley 

Eshte shume gallate po ti ndjekesh .

Del zedhensja e Ministrise se Rrugeve, qe paguhet me taksa publike dhe i thote Braces : qen pekines . Imagjino vetem per 1 muaj eshte ne ate detyre se do ndrohet. Vrull i madh e ngutje gjithandej.

Po ne gjithe kete histori une do i rekomandoja Rames vetem nje levizje ne pergjigje te komentit qe nje legen materneti i  Nanos botoi per Ramen : Shkembim spiunesh, te japim Profesora , na jep ish policet :

Te therrase Kongresin e PS-se ne date 14 Tetor , diten qe mbushin plot pese vjet nga vdekja tragjike e 11 nxenesve nga Malisheva e Kosoves.

Ishte koha kur Nano kryeminister , ne diten e zise kombetare , i hudhte karrafila asaj cupes smiley qe kanote ne buzuk , ishte koha kur TV Klan na jepte ekskluziveve te atyre pamjeve. Po deshen le ti japin dhe tani. Bile ti japin edhe me montazhe bile , duke i bashku me ate diten kur Meta e Nano benin thirrje per bashkimin e se majtes qe te hiqnin Berishen. smiley

Ka plas karragjoslluku i madh mer Ed, nga te gjitha krahet dhe po e hane turpin me buke.

P.S. Per birrat ? eeee , flasim dhe per birrat, po na ler te zgjidhim ndonje hall te mememdheut. smiley

Pergjigje nga Blushi per jetimet e Rames: E kam kundershtuar ne kryesi mosnjohjen e zgjedhjeve dhe bojkotin e parlamentit. Jemi te detyruar ti njohim zgjedhjet edhe me ndonje parregullsi. Zgjedhjet mund te kene defekte, por nuk na i kane vjedhur votat.

Po ja ta them une ty pse je trangull 24 karat !

Vete qeveriu nxorri ne konference shtypi Patozin, nen kryetarin e PD-se qe tha pak a shume : ne jemi te gatshem te bejme rinumurim te votave. Ne do zbatojme ligjin. Keshtu tha ai perpara se te fillonte shqyrtimi dhe perpara se te jepej vendimi i pare ne favor te PS-se.

Kete nuk e kupton dot ti se nuk e ka spjegu akoma Fahri Balliu apo Fahrilleshat qe komentojne zgjedhjet neper TV.

Kjo mer kaqol nuk do ndryshonte aspak rezultatin e zgjedhjeve, perjashto deri ne nje fare mase Beratin. Mirepo kjo do fundoste te majten e Metes por ama kushtin e nderkombetareve per rinumurim do e plotesonte dhe qeveriu ishte ok me kete histori. Pra, perseri do kishte 69 vota PD e aleate , por do kishte nje element me shume per legjitimitet : ankimimi do ishte proces i drejte dhe goja e humbesve do ishte e mbyllur, ndersa goja e atyre qe lakmojne Kreun e PS-se do ishte e hapur sepse PS do rezultonte humbese.

Nese delnin 69 vota nga PD e aleate , atehere Meta fundosej bres pas brezi si parti e majte smiley . Pra , ja hodhen te majtet qeveriut se i ngeli ne dore dopiogjashta e zgjedhjeve jo te rregullta ( procesi i numurimit ) qe i ka pranuar dhe vete si te tilla. Tani Blushi do tre jave ta kuptoje kete sepse kjo lidhet me se shumti me inteligjencen dhe jo me pragmatizmin apo parimet qe Blushi i shet per te shenjta : mbi PS e mbi PD . smiley

Pra, nga njera ane Meta nuk e deshironte ndryshimin e mandateve sepse do legjitimohen formulimi : qe e bera aleancen per hir te stabilitetit dhe nga ana tjeter procesi i ankimimit ( e qe te gjithe rivalet e Rames mendojne po njelloj se u takonte ne BErat )  duke mos u pranuar si i rregullt krijon alibine e zgjedhjeve jo te rregullta dhe vene ne dyshim legjitimitetin e qeverise.

Tani se kush i fitoi zgjedhjet vazhdo ti.

Shkurt nuk merr vesh , se bageti je . smiley

Mirepo, nuk ndodhi keshtu si e deshironte qeveriu ( sepse Kolegji i ra shkurt puneve ) dhe kjo e le topin per nga ana e kontestimit te rezaltatit e qe fajtor ben ate qe administron .

Dhe ja nje shtese qe mos e kem pishman vetem per ty : E majta vjen ne pushtet me 3-4 ministra dhe me nje kope zv. ministrash, prefektesh e drejtore te medhenj te cilet marrin mandatin e te djathteve te deritanishem :

Vazhdo tani ti jepi dum kesaj fitoreje

Ne poltike, sidomos kur behet fjale per kryetare partie (kryeministra te ardhshem) duhet edhe shume karizem. Sidomos ne vende si Shqiperia.

Tek Malaj nuk e shoh kete karizem.

Fundja edhe Berishen ne PD per ate karizmen e tij e mbajne se ndryshe do ta kishin cuar ne pension me kohe.

Kush eshte karizmatik sipas teje?!

Tani per tani qofte ne PS qofte ne PD nuk shoh njerez te tjere karizmatike pervec liderve aktuale. Ose mbase ata jane, por nuk kane krijuar hapesiren per t'u dukur.

Une mendoj se ky eshte edhe shkaku kryesor qe laj thaj... te njejtat fytyra shohim prej vitesh si kryetare.

Ata qe ne te ardhmen do te synojne per t'u bere kryetare duhet te konsiderojne seriozisht anen e aktrimit politik, pa humbur permbajtjen natyrisht apo pa rene ne imitime evidente te ndonje politikani te huaj sic ka bere ndonje politikan i ri ne Shqiperi.

Sdq. midis Malaj dhe Blushit... Blushi eshte me karizmatik. Te tjere s'po me vijne ne mendje tani.

Jam dakord qe Blushi eshte me karizmatik por a beson vertete qe Blushi mund te perballet me Berishen?! smiley

Absolutisht jo! Berisha persa i perket karizmes i sfumon te gjithe majtas e djathtas.

E para jam dakort me ate punen e hapesirave. Mund te kete shume te tjere te afte, po per aq kohe sa lideret aktuale mbyllin hapesirat brenda partise, pastaj komandojne dhe median, eshte e veshtire per njerez te rinj te krijojne profilin e tyre. 

Olso, une e pranoj qe Blushi eshte me karizmatik, po per mua kjo nuk duhet te jete vetia e pare qe marrim ne konsiderate. Deri diku prandaj perfunduam me nje kryetar si Rama, qe thoshte politike e re etj etj dhe nuk ja kishte haberin e halleve te shtetit. Gara duhet te filloj duke matur aftesite ne fillim, dhe pastaj kur te jemi te sigurte qe te dy jane ne te njejtat nivele, votojme per karizem. 

Nje problem tjeter, dhe e thashe pak me Malajn, eshte ajo qe ne me duket se mesohemi ti shohim shume nga politikanet ne nje pozicion te caktuar, dhe e kemi te veshtire ti shohim pastaj si lidera. Dmth, ne nje fare menyre nje kariere te gjate politike ne parti ne e shofim si minus, nderkohe qe per mua duhet te jete plus. Mbase kane perseri faj lideret aktual, qe politikanet qe i kane nen kontroll ua "deformojne" personalitetin duke e bere te veshtire qe keta ne te ardhmen te duken si lidera. Prandaj per mua do ishte pozitive eksperienca me Malajn kryetar, se vendos nje standard shume te nevojshem. 

Une nuk ja kam fare friken asaj qe thote macosx, qe duhet nje lider i forte qe te perballet me Berishen. Perkundrazi. Nese Nano nuk do ishte caktuar lider ne 1992, ai nuk ta mbush mendjen si lideri tipik qe kane shqiptaret ne mendje. Eshte i shkurter (dhe kur shef Enverin, Saliun, Ramen, e kupton sa rendesi ka kjo per shqiptaret), flet me fjale evazive shpesh jane te veshtira te kuptohen nga populli i thjeshte, dhe eshte shume pak emocional ne mitingje apo edhe deklarata. E megjithate, ky lider per 15 vjet e mbajti te bashkuar PS dhe e beri ate te fitonte realisht cdo zgjedhje deri ne 3 korrik. Ne na duhen MENAXHER te afte, si ne parti ashtu dhe ne shtet. Nqs kane karizem akoma me mire, nqs jo nuk eshte problem. Realisht lidera te vertete, qe jane si te afte ashtu edhe karizmatik dalin nje here ne 20-30 vjet. Ne nuk mund ta kerkojme nje te tille cdo kater vjet. 

 

Kendveshtrim interesant. Jam dakort gjithashtu me shume gjera qe pohon.

per mua kjo nuk duhet te jete vetia e pare qe marrim ne konsiderate.

Patjeter. Karizma ne funksion te projektit politik.

Shiko, une kur theksoj shume kete anen e karizmes e bej ndoshta duke paragjykuar popullin shqiptar. Megjithate me ate nivel qe ka popullesia shqiptare ne pergjithesi dhe me paaftesine apo pamundesine per t'u informuar qe vjen qofte nga mungesa e vemendjes, qofte nga paaftesia e mediave per te kryer rolin e tyre apo nga halle te tjera, une besoj se sot per sot karizma e nje lideri ne Shqiperi eshte shume e rendesishme. Nganjehere me teper se vete projekti, (jo se une jam dakort me kete). Natyrisht kjo perben nje rrezik. Por ne nje fare menyre mendoj se verteton edhe thenien "Cdo popull ka qeverine qe meriton".

 Jam dakord, mendime qe plotesojne njera tjetren kemi, dhe nqs eshte keshtu status-quo ajo duhet ndryshuar se do futemi ne nje cikel vicioz ku nje diktatori i vetem perballe nje tjeter, dhe prej tij nuk dalim kurre. 

Bracja nuk eshte karizmatik, por thjesht, histerik! smiley

Monumental imitimi qe i kane bere ne Portokalli!

Nese rama dorehiqet me kusht qe te rikandidoje , ai do jete prap krietar i PS-se sepse ai di ti numuroje votat e tij 1,2,3,4,5,6,7,8,...................27,........456 ..shume . smiley

Peshe e lehte duket, Sala i here e ha me dy kafshata dhe pse me dhame te prish Big Grin

Un nuk du me bo ndonje koment me shume se kjo fraza e Dezdemones!

 

Njeriu i Berishes ne PS eshte Edi Rama. Po miq, mos u cudisni, eshte pikerisht Rama.

Rama humbi zgjedhjet duke i dhene edhe nje mandat tjeter PD-se, dhe pergjegjesia eshte e tij plotesisht, qe nga menyra e te berit opozite, mospasja e programit, corientimi i elektoratit me sllogane boshe, moskandidimi i tij per deputet etj., por kjo eshte normale ne demokraci, pjesa e rrezikshme per PS-ne fillon tani dhe cdo gje po ecen sipas skenarit te Berishes.

Ne vend qe Rama te dorehiqej dhe ti hapte rruge gares per liderin e ri qe do te drejtonte opoziten, ne kete menyre ruhej kohezioni brenda partise duke evituar shfaqje antidemokratike dhe diktatoriale sic eshte perjashtimi dhe kercenimi i atyre qe guxojne te bejne pergjegjes Ramen dhe te kerkojne doreheqjen e tij, dhe gjithe energjia dhe aksioni opozitar drejtohej kunder qeverise, nderkohe qe po ndodh e kunderta me moslargimin e Rames.

PS-ja po hyn ne nje lufte te brendshe te pergjakshme, se Rama nuk te fal ne keto pune, dhe po diskretitohet ne syte e opinionit si parti me nje lider antidemokratik dhe qe nuk pranon humbjen.

Elektorati i PS po shkon drejt reduktimit te ndjeshem pasi pervec humbjes ne zgjedhje qe zhgenjen shume votues dhe i largon ata, po shperfaqet keqas autoritarizmi dhe diktatura e Rames qe zor se e shikon njeri me sy te mire.

Berisha eshte ne nje kohe te arte: ka nje opozite qe e ka cuar ne disfate elektorale dhe me nje lider te deshtuar qe nuk pranon humbjen dhe qe po shkakton nje lufte brenda partise se tij.

A ka me mire se kaq?

Faktikisht mu duk pak i cuditshem reagimi i Berishes per Ben Blushin te cilin e konsideroi si njeri qe ka probleme me veten dhe tha se do kishte keqardhje nese ai do vihej ne krye te PS-se. Hmm si i bie kesaj?!

Mund ta lexosh ne 2 menyra... Ose e thote se ashtu e mendon ose sepse thjesht do te thote te kunderten per te realizuar ate qe ai do te donte.

Natyrisht, nje nderhyrje e Berishes ne kete drejtim eshte e pavend dhe rrjedhimisht le hapesire te dyshosh per qellimet e verteta.

Une i jap te drejte Blushit dhe gjithe atyre qe kerkojne rihapjen e gares per drejtimin e PS.

Rama duhet te beje te qarte pozicionin e tij dhe te zbatoje statutin. Ramen nuk e pengon kush qe te prononcohet dhe te angazhohet per zbatimin e statutit, ashtu sic dhe statuti nuk e pengon qe ai te rifutet ne gare.

Rama duhet te dale ne konference shtypi dhe te thote:

" Me te perfunduar zyrtarisht procesi zgjedhor dhe analiza e tij ne forumet e PS, une do te respektoj statutin duke u terhequr nga posti i kryetarit te PS." 

 Kaq e veshtire qenka ?

Po ato miliona euro qe dolen , kujton ti se kthehen prap tek xhepat e rames nese ben kete levizje ?

Nga me te mencurat dhe qendrimet e urta duket ajo deklarata e Ps -se se Shkodres . Si rregull per te marre vendimem SERIOZE ( jo karagjozlleqe si SALA ) duhet pritur te CERTIFIKOHEN zgjedhjet nga shkallet e percaktuara nga KUSHTETUTA si dhe nga Nderkombetaret. Ndryshe llafazane te kategorise se shpures dhe inteligjente ne perkarje te Blushit si kategoria e spikerfoneve apo edhe "gardiste revolucionare " si vete Blushi ne kete rast gjen ne cdo kthese rruge duke shkuar per ne Breg -Lum smiley . Kush ka thene qe Rama s'do mbaje qendrim ? PS eshte nje parti serioze dhe mba pergjegjesi per fatin e saj jo me deklarata "qe do largohem po me mori zoti" smiley si Mixha. Kur ka dale deklarata perfundimtare e analizes se zgjedhjeve nga strukturat e PS-se mbi shkaqet e "humbjes " smiley apo edhe te fitores ? Qe te humbesh te drejten te marresh pushtetin ne shtete si Shqiperia dhe aq me teper nga Parti qe drejtohen nga njerez pa principe qe per hater te fronit jane gati te lidhen dhe me dreqin (alias Mixha) qe peshtyjne e lepijne te vjellat e jarget e tyre ..."pa u thare peshtyma".... kjo s'eshte HUMBJE . Kjo eshte HUMBJE e Madhe per Popullin qe nuk e kupton akoma se po e drejton nje kaste qe numerimin e ben mbi bazen e Vjedhjes se Votes ! Ne se statuti i partise e permban largimin e k/tarit per shkak te humbjes se fushates elektorale per zgjedhje te  CERTIFIKUARA atehere edhe Rama me patjeter do te deklaroje se eshte ne "mbrojtje te statutit" !

Des,

mqs nuk te pergjigjem te komenti yt, (nuk di pse jam i privuar prej ketij opsioni), sa per saktesim smiley Blushi ka mbaruar per Gjuhe-Letersi smiley

Per gjithe te tjerat qe tha e thuhen, nuk kam asnje lloj qendrimi emocional smiley

shkurt, nuk me grricin fare, as majtas, as djathtas e as pertej tyre smiley

Kalofshi dite te kendeshme e shijoni veren se iken shpejt.

Me qe ra llafi, smiley per 5-6 dite do jem ne Memedhe. Do Zoti na bie rasti te shihemi me ndonje Peshk smiley

Ndoshta s'do ishte keq nese mund te beheshim disa Peshq bashke e te rrufisnim ndonje "boze me akullore" ose edhe nje Birre te ftohte.

Mendojeni njehere e mbase piqemi.

Kalofshi kendeshem!

po vari lesht e Sycke, e paskam nataru pa dashje smiley

i njejti soj filoqyli osht smiley

Njeriu i Berishes eshte Edi Rama. Po miq mos u cudisni eshte pikerisht Rama

Ah, ti po, ti na mushe menjen

Ed Rama humi ma shumti per faj te Fatos Nanos. Po miq mos u qudisni per fajin e ketij zgerbythi qe po lepihet me ardh ne krye te ps e qe do te ishte nje tallje e rende me inteligjencen e gjith shqiptareve . Te gjitha krahasimet e sukseseve  eksponentet e pd i benin me qeverimin e ktij zorragjiu per te cilen Edi nuk kishte asnje pergjegjsi,nderkohe qe ne qytetin e Tiranes per te katerten here Ed Rama merr 14mije vota me teper

Une ka kohe qe kam thene se kto zgjedhje jane test per civilizimin tone me shume se nje test elektoral Partish.Fakti qe Edi fiton ne te gjitha qendrat urbane te shqiperise me jep te drejt

Sic duket nuk eshte Edi qe s'meriton pushtetin po jane shqiptaret qe s'meritojne Edin

Une enderroj qe nje dite ne krye te PS te shoh Erion Braçe_n.

I vetmi qe ka frike Rama dhe Berisha per ta konkuruar eshte Blushi.

Ideolog me me eksperience se Rama, njeri i letrave me shume i spikatur si edhe tradicionalisht se ai, menyra  tolerance dhe elemente koordinative me te medha se ai, qetesi ne komunikim dhe tolerance per t`i dhene hapsira tjetrit. Elokuent dhe kapje ne ajer i situacioneve. Me pak fjale konkurence per drejtim dhe dhenes alternativash.

Ai thote qe; nuk kundershtova per ato qe nuk isha dakort se udhehiqem nga ideja "mos i fol shoferit", qe do te thote qe ka te drejte nese shoferi del jashte rruge dhe te vonon per ne destinacion, ai ka te drejte te reagoje. Dhe kjo eshte qytetari dhe reaksion poltik.

 Nese Rama do te bente gabimin fatal te mbajtjes me zor ose me menyra alternative te partise, atehere kemi rrezikun e nje rindarje dhe ricopezimi te PS. Kete e kerkon Sala, duke pare pozicionin e dobet prej te cilit doli pas zgjedhjeve, dhe kjo eshte edhe aresyeja qe ai nuk e do Blushin, por kerkon qe ta stimuloje sa me shume Ramen. Dalja ne Klan e Kokdhimes i cili akuzoi haptas Blushin per kompanine e plehrave kishte domethenie te madhe.

Koha sa me e gjate, maisjeje me e madhe, dhe me pas ngarkese shperthimi me e madhe.

Nese PS ka vizionin per te rimare fitoren pas 2 ose 4 vjetesh duhet ta detyroje Ramen te largohet (edhe denjesisht) pasi ka bere gabimin fatal ne gjetjen e nje njeriu qe te bente bashkimin e tere socialisteve.

Ai eshte vetem nje administrator i zoti, por kurre nje kontraktues i zoti. Tashme pervoja e Berishes ne te dyja keto, kerkon nje njeri tjeter per ta konkuruar.

Perse Blushi e goditi kaq rende Ramen sot?!

Macok, une me mire do ta shtroja pyetjen:

Pse macokun nuk e ka zene gjumi pa shtruar kete pyetje tek peshku?? ose, ose ...

Pse ju djeg kaq shume kjo puna e Rames macokeve, kur ne fund te fundit e cilesojne humbes??

mund ta vendosni tek theniet e dites kete:

Pse ju djeg kaq shume kjo puna e Rames macokeve, kur ne fund te fundit e cilesojne humbes??

Pikerisht tani qe humbi zgjedhjet Edi ka lezet te shohim "telenovelen" qe po zhvillohet ne partine socialiste. Pikerisht tani do shohim si do shqyhen shoket socialiste. Pra tani qe ne ja hodhem lumit per vete do shohim si do ja beje ky robi qe humbi,do ta kaloje lumin apo do ta mbysin "shoket" komuniste. Pra Asterikso tani une merrem per sport me partine e juaj smiley

Pra Asterikso tani une merrem per sport me partine e juaj

Macoko, shif se mos eshte partia nga ke dal ti ene prijsi yt (qe marrte nga ditet tuaja - e kam fjalen maceve e macokeve smiley), se partia ime nuk eshte ajo njehere!!! Pranaj, mos i ngatarro gjonat se tregon se te djeg edhe me teper (si i thone atij llafit kur e ke .... mos leviz mo se te shkon ene ma fell).

Per te tjerat, ta kam thene ene nje teme tjeter, kur nuk njifshe ate foton e Tiranes se viteve 80 i bie ose te jesh shume i vogel per t'u mat ketu, ose ... ose ... lene fare...

 

Imagjinoni kete situate ne PD... Turinjte pershesh do ja kish bere Berishka; do e kish zhburreruar fare.

Ne PS lejohet zeri ndryshe, lejohet ende liria e mendimit, eshte me te vertete parti demokratike, te pakten per Shqiperine, eshte e vetmja parti demokratike.

Imagjinoni sikur dikush te kerkoje t'i zere vendin Berishes!!! Do flitej perseri per "pajtim kombetar"! Do digjeshin jo vetem demokratet kunder, por edhe socialistet e krejt shqiperia.

PS:

Beni ecen vete, por jo aq sa te zere kryesine e PS-se... Eshte shume i paafte per ate post, eshte shume otuz dhe shume i trashe per nje pozicion qe historikisht deri me sot eshte mbajtur vetem nga p**** somash gjenuine.

Zotrules eshte parti demokratike thua ti PS-ja?! Ja duro keto dite se do cuditesh edhe vete do te duket KPD-ja si loder kalamajsh perpara rremujes qe do krijoje Rama.

macoku

Te them te verteten edhe PD-ja nuk ka asnje lider tjeter, biles une vras mendjen cfar do ishte ajo parti pa Berishen, eshte me te vertete fatkeqesi kombetare qe nuk ka asnje tjeter ,as nga te rinjte me brum kryetari partie ne PD.

Mund te thuash qe Basha eshte deri diku p some por prap pa brum kryetari.

Berishes nuk do ti kushtonte asnjegje ta kishte demokratizuar pak  PD-n sepse sa te jet gjall e ka ne xhep ate parti, qofte nga paaftesia e partise qe te thith njerez te afte , intelektual e dobica qe te sfidojne Berishen ,qofte nga militantet te cilet akoma nuk e dine qe nje dite do vdes Berisha, dhe nuk e kan menduar jeten mbas vdekjes te Berishes, ose ndoshta presin te bijen te vij ne pushtet.

Ne fakt meqe ra fjala, une mednoj qe e bija e Berishes nqs do ishte gatuar me te njejtin brum si i ati do te ishte favorite per te kryesuar PD-n mbas Berishes nqs vendos ti hy asaj rruge.

Une nuk i heq dot asnje pike asaj qe ka thene zotrules.

Socialistet do te ishte vertet gjynah mos ta kuptonin qe Blushi e Malaj me shoke nuk jane per kryetar partie, i vetmi kryetar ne PS sot eshte Edi Rama, dhe mbas Edit brum kryetareje kam pare vetem tek Seseri, por flasim vite me vone.

Nqs me te vertet partia socialiste do te hiqte Ramen, atehere i vetmi shpetim per ta do te ishte BRING BACK FATOS NANO.

Seseri?! Bobobo qeke letu fare ti mer plak.

Pse?

Une nuk thashe kush mund te te pelqej ty, por kush ka brum kryetareje, dhe Seseri per mendimin tim, ka brum. I ka te gjitha cilesite, vetem calon pak nga dobiclleku, dhe gjera te tjera qe mund ti fitoj me eksperience ne vitet ne vazhdim.

Nqs me te vertet partia socialiste do te hiqte Ramen, atehere i vetmi shpetim per ta do te ishte BRING BACK FATOS NANO.

Sa humbet e majta me keto ide ...

PS: swed1, te lutem mos i pri hovin macokut mer lal smiley.  Lene n'pune te vet se ka lezetin e tij.

He pra Monda se vetem ti ma ke ndjere lezetin smiley

E ke ate lezetin qe c'te te them smiley.  Si me nji gote, si me dy, si esell, birinxhi ma ke smiley. Si s'ta kuptojne robt e peshkut, s'e marr vesh lol.

Ne fakt me duhet te them qe edhe Bushati me ka imresionuar (e kam pare vetem nje here ne debat, dhe po te jete i perkushtuar mund te shkoj shume larg)

@Ttmsoia une per lider te ardhshem te PD-se shoh vetem Lul Bashen. Eshte jashtezakonisht i pergatitur, eshte shume karizmatik dhe ka tipare lideri. Jozefina Topallin me thene te drejten nuk e shoh dot si kryetare te PD-se sepse me duket e paafte bashke me Bamirin qe e ka mendjen vetem te haje dreka e darka e te zaptoje tokat. Kam degjuar qe Argita ka deshire te lancohet ne politike mbasi te iki i jati nga PD-ja por nuk besoj se do kete aftesite e te jatit gjithsesi ngelet per ta pare. Persa i perket PS-se jam i sigurte se te vetmit persona qe mund ta mbajne PS-ne jane ose Edi Rama ose Fatos Nano. Edi Rama mesa duket tani mbas zgjedhjeve nuk po e mban dot nen fre partine dhe po e vejne poshte te tjeret kurse Tosi vallai sja hante qeni shkopin. Perfundimisht PS-ja me ndonje Ben Blush ne krye ose ndonje Malaj do ishte e mbaruar dhe kjo do bente qe ne te rrinim ne pushtet edhe 8 vjet rresht smiley Sa per Seserin dhe Bushatin kam vetem dy percaktime. Seseri eshte nje histerike e paafte qe edhe me veten ka probleme pale te perballet me te tjeret kurse Bushati eshte thjesht nje tip femre e keqe ose tip kucke e paafte.

apo nuk gjan dhe me Verin e Hoxhajve Luli.

Do marroset poplli krejt.

Po thuj te bohet i sahat e ma pare , sa jane gjalle kta qe e kane njoft per se gjalli.

Le qe xhanem, kta qe se kane njoft, duket sikur e dun ma teper Enverin.

Sa merresh me thashetheme dhe ti orre macoookk smiley

mo keq se un je bo smiley

macok

Jam plotesisht dakort me ty , pervec Seserit dhe Bushatit. Mendoj se gjykimi yt per keta te dy eshte emocional, sepse sa ke dal nga zgjedhjet.

Kurse per PD-n dhe per PS-n kemi te njejtat mendime.smiley

Nese vetem 2 % e ketij numurimi te kete shkuar ne favor te qeverise, atehere jane plot 30 000 vota qe ne mnadate perkthehen 3 deputete. Kjo per nga numrat, ndersa per nga struktura e votuesve PS duke artikuluar qe vjedhjet e votes na humben mandatin qeverises ( kete beri dhe Blushi dje per Beratin duke rene ne kontradikte me veten e vet  , kur brenda nje ore pohoi edhe se nuk fituam edhe se nuk na dhane mandatine Beratit ) , atehere thellohet nje hendek tashme i miredukshem por akoma deri ne kufijte e te rrezikshmes.

 

Koth, shtoi dhe ndonje fjali me parim brenda, e ca llafe per demokracine e ndonje gje tjeter kshu dhe del nje editorial shume i bukur i dale nga paradhoma e Rames smiley

Mungon nje presje aty qe te ka bere ta kuptosh keq ate qe kam shkruar.

Ja ta redaktoj qe te jete shume e qarte :

Nese vetem 2 % e ketij numurimi te kete shkuar ne favor te qeverise, atehere jane plot 30 000 vota qe ne mnadate perkthehen 3 deputete. Kjo per nga numrat, ndersa per nga struktura e votuesve, PS, duke artikuluar qe vjedhjet e votes na humben mandatin qeverises ( kete beri dhe Blushi dje per Beratin duke rene ne kontradikte me veten e vet  , kur brenda nje ore pohoi edhe se nuk fituam edhe se nuk na dhane mandatine Beratit ) , atehere thellohet nje hendek tashme i miredukshem por akoma deri ne kufijte e te rrezikshmes.

Pra, nese PS artikulon qe jane vjedh mandatet, PS jo une , atehere ata qe e votuan , dhe qe kane votuar jo program, por qe kane votuar qe te mos qeverise qeveriu, do besojne kete qe u thote partia dhe jo ate qe u thote KQZ. Kjo them une eshte e rrezikshme , ( kete e thashe dhe me siper )  sepse e ben edhe institucionin e zgjedhjeve te pabesueshem. Pra, nuk ngelet asnje institucion me ne Shqiperi qe eshte i besueshem. Dhe jane mbi 650 mije persona te tille Klajd. Kjo eshte pjesa qe theksoj une.

Tani meqe me erdh rasti, kete pjese votuesish PS e ka konstant ( edhe sikur neser te behem une Kryetar PS-je marr po kaq vota per PS po nuk i fitoj zgjedhjet nese me vjedhin ) dhe kjo quhet ndasi e rrezikshme, shume bile. E kam fjalen per dasi qe nuk kultivon rregullin dhe zbatimin e ligjit, sepse nese nuk ke besim tek institucionet, premisat nuk jane per nje bashkejetese me ligjin.

Do nje fajtor per kete  apo do me shume se nje ? Vertitu tani neper 18 vjet tranzicion dhe do kuptosh se kush jane personazhet qe e stimulojne ate dhe qe nuk jane krejt rastesisht te qemtuar. Edhe Blushi eshte ndermjet tyre , pavaresisht artikulimeve me fraza drejtshkrimore te sakta. smiley

Une nuk besoj ne votimet. Kete here prisja qe ky debat te mos ishte. Per fat te keq nuk mu plotesu deshira. Kjo nuk me pezmaton me, sepse kam fitu te themi nje fare imuniteti, por ajo qe eshte per t`u thene duhet thene.

Tani e do deshiren time ?

Nje PS e ndare fiks me dysh, nje PD e ndare fiks me dysh. Pra 4 blloqe qe nuk do luftojne me per votat qe kane nga militantet , por per votat e atyre qe do zgjedhin midis tyre.

P.S. Me cudite ama, qe hoqe veten nga paradhoma dhe me fute mua aty . smiley Ka ndonje lajm te keq perqark ? smiley

Hë mre si bëni edhe ju, ja të martën mblidhet

Asambleja Kombëtare e PS-së

;">GazetaVogel.al

 Ore macok ke qene gje komunist ti.Cuditem me sa pathos flet per Lulin  dhe sa aktive je me jahu.Besoj se e ke vendin e punes te sigurt.

Si bre flet me pasion per largimin e Edi Rames dhe jo te sali berishes qe ka 20-vjet qe vret(hasmerite e tropojes,97-a)vjedh(durres-kukes 230ml euro)etj,etj

Cfare te mire i ka bere ky shpellar Shqiperise. Asgje te mire vetem te keqija.

Kujtoj se lideri i levizjes studentore ka qene Azem Hajdari dhe atij i takon merita kryesore.sali berisha erdhi aty si i derguar i Alise.

Blushi eshte shembulli me tipik i njeriut qe nuk ka as karizmen e duhur as staminen, energjine dhe motivimin qe i duhet sot PS dhe neser qeverise dhe gjithe neve. Ai tingellon me teper si nje femije qaraman e tekanjoz qe nuk i kane sjelle dhuraten e premtuar per krishtlindje apo ditelindje dhe qe fillon te beje shamate per kete. ai eshte nga ata persona qekane lindur per te qene te dyte e te trete, por jo lider dhe do ti bente berishes e metes edhe dhuraten me te mire per 4 vitet e ardhshme .

Vetem Macoku e gjen Lulin karizmatik. sa per te tjerat qe macoku duhet ta pranoj me dhibmje (dhe me ca modifikime) qe bashkoj mendimin me te.

blushi esht taku ne daten 2 korrik me duket apo diku aty afer me nanon, ne 1 shpi te nanos jasht tirane. te pranishem kan qene edhe blendi fevziu dhe luan rama (kush esht ky re)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).