Këjo sevdaja e insanit(1) Gjallë njerinë ç'e përvëlon, Mahmudeja e Sulejmanit Me gazep sokakut shkon. Jelek kadife veshurë Si mosnjeri në këtë dhè, me buzë duke qeshurë, ç'të ka hije moj Mahmude!
Lum e lum per t’lumin Zot, Nu’jem kane e Zoti na ka dhane! Kurr ishim’kane djema t’ri, S’po na i varke kurrkund asniri Si çoban lopesh ky Evropi na ka pa, Lopt gjith dite bjeshkeve tu’i kerkue; Per gjith dite nder gurra t’u u freskue, Per gjith dite nder mriza tuj pushue Rruge as shtek pa njofte nuk kena lane
E nji dit u ulme per me fjete Paj dy djepa aty ki’n qillue; E kan marre brimen e tuj kjajte Ju avitme afer me i shikjue Po i pajtojm-o tuj i perkunde E t’dy djepat i kena vun ne gjume Bardhe si drita dy Zana atehere kane ardhe -Qysh po jeni – Zanat na kan pvete- Ç’u ka pru n’ket vend e shka ju paska trete!-
E atehere shka u kena thane Shqipo rrogtar lopesh tham kena qillue Per gjith dite kto bjeshke i kem kerkue Kan hupe lopet, e askund s’kem mujte me i gjete Na xu nata ktu e u ngjam me fjete S’myllem sy prej vajit, qi kem ndie Ishin kane tuj kajte keta dy fmi Kurrkund carje fmia s’na kan lane
Na jan dhimte e jena hudhe me i pajtue I pajtum e sa grima n’gjume i kemi vdue Po Zo’! shka jeni me gjithe ket drite?- -Zana jemi, Zana, tuj shetite, -Tuj u sjelle na njerzvet me u ndihmue, Ju c’fare ndere, burra, po na lypni? Qi dy djepat na i keni vu ne gjume?
A don force, shqipo, me qindrue? A don lufte, shqipo, me luftue? A don gja, shqipo, a don mall? A don dije, shqipo a don gjuhe? Lypni shka po doni shqipo, na kan thane.
Nuk dum gja o Zana, nuk dum mall, S’dum as dije, Zana, nuk dum gjuhe Nuk dum force, o Zana, me qindrue, Luft nuk dum-o Zana, me luftue, Nuk ha hin kurrgja ne sy, Veç n’Evrop po dum me hy.
Por njaj Paji Harambash nji fjal ka çue Qi Islanda para nesh don m’u antarsue.
Vrrik jan çue Zanat trija n’kam Than Evropin po e shklyjm me dham, Shituen or’t e malit me do fjale te randa Si s’keni kallzue ç’don me ba Islanda,
Ty t’u shkimt drita, o mori Island, N’lugje t’verdha do e çojm problemin tand, Kenkan ba si me kane drangue Kan marre gurin shkam me e peshue N’cep te krahit gurin e kan vdue Njimiokesh gurit i kan qindrue Edhe ahit e rrapit te jubines po i jan betue: Ty Island mir qejfin kem me tya tregue Para shqipes jo n’Bruksel s’guxon me shkue!
"Mue shume keq me vinte, sepse prej bornave te medha nuk kishe mujte me vizitue kelmendasit, 281 popuj, pothuej te gjithe latine, qe flasin gjuhen shqipe e dalmatine, te ndame ne dhete katunde, dmth Kelmendi, Gruda, Hoti, Kastrati, Shkreli, Tuzi te gjithe latine, pastaj Bjelopavliqi (Palabardhi), Piperi, Bratonosiqi, gjysma e te cileve eshte skizmatike e tjetra latine dhe qe te gjithe banojne ne ato male, vendet e ashpra te te cilave ato i kane shtie ne pune dhe kurre nuk u kane tregue asfare bindje turqeve."
kush ka dishir mund t'ju sherbej dhe me nje fjalorth te vokerr fjalesh baritore nga malsia kelmendit, meqenese kam ne dore dialektologjine shqiptare, seria III
Baglon - Thuhet per procesin e te dalit jashte te lopes, kalit, gomarit, deles, dhise
Bajuka - Lope e kuqe ose e zeze me bale te bardhe ne balle
Baloku - Kale me bale te bardhe ne balle
Balusha - Dele me turi krejt te zi
Bar tamlit - Bar me lule te vogla e te verdha, rritet neper shkembenj ne fillim te pranveres; barinjte e mblidhnin diten e shengjergjit dhe ua jepnin bagetive te hanin nga pak, duke besuar se ai do te bente qe ato te shtonin sasine e qumeshtit
Bardhoji - Ka i bardhe
Bardhoke - Dele me turi te bardhe
Bardhuca - Dhi e bardhe
Bardhucani - Cjap a kec krejt i bardhe
Bardhuka - Lope e bardhe
Bars - E mbarsur
Barsohet - Thuhet per cdo kafshe (femer) qe mbarset, per njerezit perdoret vetem ne raste teper te rralla dhe ne kuptim figurativ (ne ambientet e ngushta familjare); per njerezit perdoret togu i qendrueshem "kapet me barr".
Bashk lesh - quhet gjithe leshi qe jep nje dele a dash kur qethet
Berzen - mbarset lopa ose ndonje kafshe tjeter
t'Berzanuna - quheshin bagetite qe merrnin bjeshkataret Kelmendas neper fshatra te mbishkodres e gjetke per t'i kullotur gjate veres me kusht qe per cdo koke dele t'i jepej te zotit (1.5 kg) 1 oke djathe, ndersa pjesen tjeter te prodhimit e mbanin per vete.
Bishtoji - Ka me bisht te cunguar, thuhet dhe per ka te kuq a te zi qe e ka bishtin te bardhe
Bishtuka - Lope e kuqe ose e zeze me bisht te bardhe
Briholl - Lope qe i ka briret e holle
Brithyeme - Lope ose dhi qe i ka briret e thyera
Bohet - thuhet per nderzimin e lopes, peles, gomares, doses dhe shakes (bushtres); me sa kemi vene re kjo fjale qe perdoret ne krejt Malesine e Madhe, ka nje ngjyre te theksuar eufemizmi d.m.th. perdoret ne vend te foljes "niqet" < ndiqet (per pelen gomaren dosen e shaken) apo "ethet" (per lopen); me shpesh e kemi degjuar nga grate, po edhe nga burrat kur ne bisede jane te pranishme dhe gra; besojme se tek kjo fjale do te kete nje kuptim shume te vjeter, te cilin dikur do ta kete pasur mbare shqipja. Ketu me vjen per ndihme dhe trajta "lopa bonet" qe kane arbereshet e Italise, si dhe te folme te tjera te shqipes si ajo e Cernices se Moraves ku "me u debue" thone per marredheniet seksuale te kuajve e qeve.
Buni - banesa e barinjve ne bjeshke "e ka bunin permjedi tu qafa"
Bunishta - vendi ku gjenden tbanat
Bute - dhi teper e shendoshe
Cerrkas - mjel "cerrk cerrk"; fjale e sajuar mbi zhurmen qe shkaktohet duke mjele lopen apo dhine ne castin qe qumeshti bie ne fundin e enes; perdoret si sinonim i mjel ne rastin kur bagetite japin pak qumesht
Cigare - kembore prej metali, zakonisht prej prici, qe u vihet deleve ose lopeve ne qafe.
Cikmadhe - Lope dhi a dele qe i ka siset te medha
Cikvogel - lope dhi a dele qe i ka siset te vogla
Cof - ngordh "ka cof delmja"
Coft - i ngordhur "mish t'coft"
Cura - dhi qe i ka veshet shume te vegjel
Coban - bari
Cobanesha - bareshe
Cobanoj - ruaj gjene e gjalle, vete coban me gje te gjalle
Crukt - dele me lesh te ngaterruar "delme e crukt"
Cunje - dhi te ciles i thyhet njeri bri, ose i mbetet me i vogel se tjetri
Damtuor - bageti qe ben dem
Dashto - emer cjapi, qe i vihet zakonisht ndonje cjapi te ri qe rri me prane bariut, si ne forme perkedhelie
Egreja - Dele e eger qe nuk afrohet te bariu
E:ja - Dele te ciles i ngordh qengji sapo pjell (ne Kastrat quhet E:gje)
Ejka - lengu i papaster me ngjyre te zeze qe leshon leshi kur lahet
Ethet - nderzehet, thuhet vetem per lopet
Fre:ca - dele me pika te kuqerremta ne turi
Ftu:ja - ftujaku - keci nje vjecar
Furksa - mbajtese e gjethit te dhive, nje dru i bigezuar qe ngulet ne dhe
Ga:la - dele krejt e zeze
Galani - dash krejt i zi
Gi:ca - dele me pika te kuqe ne turi
Gicani - dash me pika te kuqe ne turi
Grahi - nxit, bej te ece nje kafshe
Groshja - dele me turi te kuqerremte dhe me pika te bardha
Gjieshoi - Gjiesheja - cjap ose dhi qe ka nje brez te bardhe gjate gjithe trupit, sikur te kishte ngjeshur brez
Hakrrohet - thuhet per dosen diten qe mbarset; perdoret krahas togut "i bjen hakrrija"
Hallakatet - kur bariu bertet me ze te larte per te trembur bishat
Hardhuca - dhi me turi shume te mprehte
Harrkoc - Harrc, derr qe lihet pa kastruar per te mbarsur dosat
He - Hames
Hekeq - kafshe qe nuk ha mire, qe e zgjedh ushqimin
Huta - dhi qe i ka veshet shume te vegjel
Kablosh - xhufke leshi shume te dendur qe e kane disa dele permbi balle e cila u varet e u mbulon syte
Kacere - dhi me brire te holle e te drejte
Kamerr - dhi me kembe te bardha
Kata:na - lope e bardheme
Kerrca:ba - dru qe i vihet derrit ne qafe qe te mos kaloje neper gjerdhet
Koci - cjap i zi
Koca - dhi e zeze
Kopilica - dele, dhi, etj qe pjell nje vit para moshes se pjellorise
Krani - bisqet e holla te pemeve te porsabulezuara qe vlen si ushqim per dhite ne ditet e pranveres
Kuqiele - dhi e kuqe
Kuqiesha - lope e kuqe
Kuqashi - cjap i kuq
Kutica - lope e kuqe
Laca - dhi e larme
Laci - cjap i larme
Lacmi - Lacme - cjap a dhi e larme
Laruka - lope e larme
lesheger - dele a dash me lesh te ashper
Lisha - dhi e kuqe ose e zeze qe ka nje bale te bardhe ne balle
Llabja - dhi me veshe te medhenj te varur poshte
Lladuci - qengj qe lind vone prandaj lihet te rrije gjithmone me te emen me qellim qe te pije qumesht e ete rritet me shpejt
Llahet - thuhet per lopen e bagetite e tjera kur rrine shume ore pa u mjele, ose pa ua pire qumeshtin te vegjlit e tyre
Ma:ga - leng i trashe qe nxjerr lopa nga organi i lindjes disa dite perpara se te pjelle
Majsi - qengj te cilit i ngordh e ema dhe ushqehet me qumesht nga delet e tjera
Mallesa - quhet perhapja e bagetive ne shpat te malit per te kullotur
Maqena - dele qe milet vetem ne njeren sise per arsye te ndonje gjymtimi apo semundjeje qe ka patur
Marsimi - mbarsja
Megja - kullote ne mal e rrethuar me gardh
E mollme - ngjyre molle
Molluka - lope e kuqe ngjyre molle
Murraci - cjap i murrme
I mushkem - E mushkme - kafshe me ngjyre te perzier mes te murrmes dhe te hirtes
Mzorja - meshqerre
Mzuori - vici mashkull nga 1 deri ne 2 vjec
Patusha - emer perkedhelie per nje dele qe i vete bariut nga pas
Perrci - era e fares se cjapit
Perbicka - quhet dhia qe pjell per here te dyte brenda vitit
Pervielat - leshi qe ka delja ne pjesen e barkut dhe ne bisht
Pjellak - keci pasi mbush nje vit
Proshi - plehu i imet qe behet ne vathen e dhive
Rogusha - dele me brire
Roshani - dash me kater brire
Rosheja - dele me kablosh
Rraxhani - ka ose dash i mocem
Rreka - cope lekure qe u varet disa dhive poshte qafes
Sqapole - dhi me brire shume te gjate si cjap
Sumullake - emer qe i vihet dhive kur jane shume te shendosha, rrumbullake si sumbull.
Sy:ka - dele me turi te bardhe e me pika te zeza
Syko - cjap i bardhe me turi te zi
Syna - dele e cila pjesen rreth syve e ka te zeze
Shara - dele me pika te zeza ne turi
Sharani - dash me pika te zeza ne turi, ose me turi krejt te zi
Sheguta - lope e kuqe ne ngjyre te sheges
Sherbeze - dele qe ecen me hapa te ngadalte
Shieku - qengji mashkull 1 deri ne 2 vjec
Shkita - dhi e kuqe ose e zeze me ndonje dange te bardhe ne trup
Shqila - tharmi i djathit
Shterpaku - dash a cjap i tredhur
Shtjen - thuhet per ndonje kafshe qe per ndonje arsye e nxjerr te voglin para afatit te pjelljes
Shtrrija - emer permbledhes per qingjat e kecat "shpija pa thmi a si vathi pa shtrri"
Shtru:ga - shtrunge, vendi ku milen delet
Taci - gici me i vogel i nje dose
Tbani - banesa e barinjve ne bjeshke
Trashuka - dele e shendoshe
Trokja - kembora e dhenve
Trokllon - tingellon kembora e dhenve
Therpehet - nderzehet, thuhet vetem per dhite
Thiman - cjap i thinjur
Ugic - dash i tredhur me lesh te gjate qe i prin tufes
Uti - lengu qe del nga plenci i bagetise qe theret
Vesheli - cjap i kuq ose i zi me shenje te bardhe ne vesh
Vider - dhi me disa ngjyra te perziera
Vidran - cjap ngjyre perzier
Visku - i vogli i gomarit
Vonaku - qengj qe lind vone
Zojuka - lope e zeze
vijon fjalori me pese here sa kaq, fjale bujqesore, fjale te jetes se perditshme, barbarizma (huazime te panevojshme nga gjuhe te tjera), pasthirrma, homonimi, onomatope, apo fjale me ngjyrim emocional, po s paskam takat per te gjitha
kam gjetur paradomuajsh tek nje person nga keta qe shesin libra te vjeter trotuareve tre numra te Dialektologjise Shqiptare, botimi i Institutit te Gjuhesise dhe Letersise i Akademise se Shkencave, 1974, 1975 dhe 1982
Permbajtja eshte:
E folmja e Kelmendit
Vezhgime mbi te folmen e Vile-Kalisit te Lumes
E folmja e Hasit
Nga toponomastika e Camerise
Gjendja, probleme dhe detyra te dialektologjise shqiptare ne fazen e sotme
E folmja e Mirdites
E folmja e Rranxave te Mbishkodres
E folmja e Cerenit dhe e Valbones (rrethi i Tropojes)
Kontribute per fjalorin dialektor
Tekste dialektore nga e folmja e Vakaricos (Vaccarizzo)
Veshtrim i pergjithshem mbi te folmen e Camerise
Te folmet e Kavajes
E folmja e Luznise se Dibres
Disa verejtje per te folmen e krahines se Pukes
E folmja e Hotit
Per historine e struktures dialektore te shqipes.
I kam lexu me avash, me ate idene e te zgjeruarit te shqipes sime, po me ka bere pershtypja pedantizmi i studimit te kultures tone ne ate kohe...sot ka mbetur ne dore te honxhobonxhove neper internet qe orvaten te perkthejne gjuhen baske
Lum e lum per t’lumin Zot Nu’jeme kane e zoti na ka dhane Kur ish’kane nji poet me emer Do krijime t’shokve do m’i mledh Do tregime me shtat faqe i don Do essera e persiatje kush po i çon Nji baloz a n’mejdan kah po i del Edhe ‘i leter po m’i a çon Letren Flor poeti po m’a kndon E me lot ai po e loton: -Sot dy jav’ e ke deadlinen a tu i thon Rrezikzi kishem qillue C’se kam le mos me gezue Mue balozi a tuj m’lyp botim E nuk po muj me dale n’bejleg-o dyluftim.
Hehe,"hane moj hane", me kujton ca vargje te tjera me kete... Bukur, kryenece, po ia merr doren... por ndjej nje shkeputje mes dy vargjeve te para dhe pjeses tjeter te bejtes, ke bere nje shkrirje dialektesh dhe duket sikur poezia hidhet dege me dege, pastaj ke kaluar nga Leopardi tek Poradeci dhe na ke gatuar ca vargje as te embla, as te tharta...
zbutja_e_kryeneçes - 11 Gusht 2009 - 13:11Permalink
kontribut i perbashket nga as dhe az, duke pire kafe afer nje bordelloje anesh rruges, Prrenjas, gusht 1756, epoka e Franz Ferdinand Avgustus Avstria et Hvnngarie, Dei Gratia.
prrenjasi? po ja, eshte vendi i "krimit" qe u krye nje pasdite te murrme ne kohe te paditur* dhe u shfaq ketu me 11 Gsh 2009 - 1:36pm
*krime te tilla jane si kohapsira e elektroneve: po dite vendin nuk di kohen dhe anasjelltas. Pra po ditem Prrenjasin, s'dime se kur, dhe po ditem kur, s'dime prrenjasin. Natyrisht, ne zgjodhem prrenajsin
or nuk mbahem, me kan pas mbajt, . as vete se mora vesh se kush me kishte kap per bluzje dhe s'me leshote...
nderkohe qe une kisha ngec ke gardhi i idealizmes, knej u paska bo qameti...nejse kam ardh ne boten e konsumës me luge ne brez, e me kallam ne dore (per peshkim)
Baglon - Thuhet per procesin e te dalit jashte te lopes, kalit, gomarit, deles, dhise
Ndoshta nuk ke faj se lexon vetem te thena nga Veriu , por ne nga JUGU atij "procesit te te dalurit jashte" te dhise e deles , sqeperve e desheve i theme kakerdhi -on
me tigan rrine te shkretat jo duke pritur por duke gatuar ate qe shajne burrat e tyre per te ngrene te nesermen ( kam parasysh Agron Llaken ketu qe e pyet gruan e tij - Po ti moj grua ca m*t po gatuan ne guzhine ke tre ore qe rri aty? ja kthen ajo - Ate po gatuaj qe ta hash ti neser..
I kam hundt e zena/ sa smi nxe shamia/ fryni era e malit/ mi murr mendt e mia. Nuk me skuqet faqja/ si vajza pas shpulle/ u indoktrinova/ me ket mutth ninulle. Tararara e mbylla nji sy/ tatararara I mbylla te dy/ tararara hap e lash nji vesh/ kenaqem ne enderr/ Kur degjoj si qesh.
265 Komente
Kane shkuar me mbledh bejte tek komshija
" src="http://arkivi.peshkupauje.com/sites/all/modules/smileys/packs/Yahoo!/tongue.gif" />
a i thuhen kto gjera priftit?
po or, pse jo, eshte per q`at` pune
therrorizohen ca derra per hir te gripit
ego te absolvo-n vure per gune
mir thu ti, po cer tboj un
nuk mor vesh ka ai vesh` i perthym
dashnija e ka fajin, mka mpi ke gju`jt
gripi derrave do dahet n`dynym
vazhdoje o halit berati moreeee
i
eh, sa t'kapi pulitika erërat me vela
ne tjerët po nderim lëveret në tela
pse or me pulitiken do matemi (noi)
leri leveret, s`jane per levende
pulitika mbllacitet si mushka ne leme
pispillosur pudrosur e ve` pa parmende.
ah akil te jeshe gjalle,
vec qe peshkun te sqaroje,
c'sua keshe dhe c'mehalle,
se u grime per nje llaf goje.
pellazg jeshe nga jot om
te keqen ta beri femra,
o akil shershe la fom,
si te shkoi zemra te themra...
Nuk bojm sherr për 'i llaf goje
Çer po thu, ç'osht ajo fjalë
Jo gjif femrat jan Helena Troje
pak rispekt, se anej kena dalë
njehere jeshëm gogla ne sondazh
pastaj u bezekuqmë me muhabete grash
kur na u njoh prona - truri e shitmë per lavazh
kush kurseu dy fije u Obamua në plazh
Se nuk jeshëm si furrxhinjtë, bythtavënxirët
mos ngatërro tavat që të mos futesh në telash
nga të gjithë prasët e fushës ne jeshëm më të mirët
....e lashë..e lashë
n'anet tona dhive
u thoshin cangalle,
prush i ftoht kacive,
djemte ran ne mangalle,
ne gryke te kelcyres,
pashe nja dy permete,
me rreze te pasqyres
benje isharete,
ne qafe te pazarit
pashe dy gjirokastra
goce e katunarit
mi jep ato ngastra
popullit tene i nevojitet deuteronomi`
mblidhuni ju, o t`papamet anembane
tri here ne bulevardi, di here ne shtepi
duruakerkeshim padrone, a ka (edhe) me tirane?
kaq pak
tabiatet tarafit moj c'mia paske bere
sos mendon per mua, porse per te tere
i kerkon kto bejtet te vijne sere sere
prit se jane te shtrenjta, s'i pres me gershere
moj qe qenke rritur, moj qe qenke zbutur
ah qe nuk vrapova e qe nuk jam ngutur
erdha pakez vone, se do isha futur
do ti kishnjam shkruar ca rrjeshta o flutur
ore burra trima, ore djem nishani
dilni nga llogorja, se nuk jam jermani
dilni dhe kendoni si jua do xhani
thoni ndonje bejte te pellcase dushmani
dilni dhe kendoni, aheng do insani
se ne kenge rri dini dhe imani
sic ka thene dikur nje nga hindustani
dil moj trendafil te te preke jarani
po te pershendes me kete meqe nuk di te bej bejte
http://www.youtube.com/watch?v=OtECBnCaW1Q
u befsh 100 vjec cuno, u rritsh e u befsh mejkerbardhe
ku jan djelmuria, kajmaku i seres
ata qe na mbajne me bejte-terbiet
qe e shkojn plumbin ne vrim te gjilperes
sa iu ka lezet, sherbet-muhabet
ku jane cuperia, balluket e prera
ato qe na mbushin me parfum bahcene
llerete te bardha, pulpate te gjera
i sheh zemer-zeza e s'do vetehene
Qe paske qene te kthesa
Ta dalloj o SOL nga vonesa
Qe paske fjete jashte
Te tradhtonka vesa
Vesa shkurt them, gjate pilivesa
Me fjale delikate qe si thyen rendesa
Na ftuake djelm por edhe varza
Si ftua na then, dhembe dhe rruaza
Shqiptare kemi qene, por valle ç’do te jemi
Kur plage e re te hapet, nga kyfarsoj melhemi
Qe e mbylli te vjetren, kshu siperfaqesore
Shitoren e kasapit e beri embeltore.
Ku pra vanë bejtexhinjtë
sperdridhen si arusha kur gezojne arixhinjte
nga xhepi ne xhep shkon sahati i florinjte
kush ha kë e pse e vendosin bastexhinjte.
te bukra jane vajzat beharit sivjet
na mbajne te varur per spango
sec kam nje dileme dhe mendja me pyet
ku perfundoi valle ylli pango?
sternipa akejsh, bjonde krela krela
sic jane te gjithe shqiptaret
me syte bojqiell, hane mishin me thela
armikut i thon' vari ka*et
jemi rrace e paster, rrace dinarike
brakiqefale e me gjere
me ike moj Bona, moj Bona me ike
se s'kisha lene gje pa te bere
brakiqefale e me gjere
ahhaha
"Mahmudeja e stolisurë„
Këjo sevdaja e insanit(1)
Gjallë njerinë ç'e përvëlon,
Mahmudeja e Sulejmanit
Me gazep sokakut shkon.
Jelek kadife veshurë
Si mosnjeri në këtë dhè,
me buzë duke qeshurë,
ç'të ka hije moj Mahmude!
Ç'i bëre bandillit, do m'ja plasë të qarit
Pse e bën të vuajë,mos e lër të presë
Jepi moj e poshtër numrin celularit
Pa di ai se ç'i thotë Mahmudesë
Eh moj Mahmudè, në dorë të kujt re
virgjinitetin fraxhil, ta thyen me varè
Mahmude ta zura shtegun
Me mire hiqe vete jelekun
Po ç'jelek o i shuar
Ti nuk di të shkosh më thellë?
Po të jesh pak më i xgjuar,
Shkon gërmon nën fustanellë
e di aty ç'thuret
me leshin e zi
Mahmudè luaruar
në trikonometri
Nuk eshte Mahmudeja nga ato vajza ore djale
eshte vajze e thjeshte, nuk mban as celular
trimi po te doje para le ti dale, e ti thote pa frike
Mahmude shpirt, malli per ty po me fik
Hihihihihihi, me shkrite
.
Ika tani, mbase u mban damari i dellit edhe qesh prape me vone lol.
Ti s'je mirë moj vajz e mbar
Sa nuk di se ç'është delli
ma ngatrron me një damar
(në kokë të paska ka rënë dielli)
Mahmude, moj zjarrm i xhanit,
shpirti, zemra se c'mu dogj,
kur mendoj c'ke poshte fustanit
s'me ben derman as prift as hoxhe.
Trakte kam fshehur
ne do ti tregoj
1 eshte origjinali
pastaj kopjet jane njesoj
Traktet mbaji fort
Sepse jane aset
Mos t'i jepesh trimit
C eshte ky muhabet
Mahmude ti traktet
C mi fute aty
Do u dali boja
S'i shohme dot me sy
Mahmude brekushet
I mban trecerek
Perdori moj tangat
Se ti blej me leke
traktet ti lexosh
po mos ja jep armikut
tangat mi bo moma
me palat e fikut
endrrove te reja
por tu çfaq Mahmudeja
tani me dite e me ore
ta shtrengosh fort ne dore
pergjate gjith ketij inflacionit
aparatin e tensionit
Erdh Mahmudja dalngadal
Me pjepra te pjekur si ne behar,
Te plakem, e vesh s'dua t'a marre,
Ne jane silikon apo origjinal.
Mahmude moj yll i shkruar
qe te bene si cjap kalesh
ti dy qime ke ne faqe
Po keta nuk marrin vesh
Mahmude hiqe jelekun
Qe te shome sa e ke gjine
Do e kesh te tre pik pesa?
Apo na mashtrove sine? (sine gjirokastritce per syne)
S ka nevoje ta ngrec fustanin
e ke veshur transparent
E nxeh vapa jataganin
Si furrnella me korrent
Ec Mahmude mos u tund
leri djemte se te kane zili
eh te shkretet thuaj si jane bere
si qente e rrugeve bredhin per ty
Tundu tundu mahmude
Se ashtu zanane e ke
Na ka thene Ed Rama ne
Te votojme trithtetre
Mahmude moj mish i bardhe
I ke buzet si qershi
Hajde shkojme bashke ne plazh
S'shtyhet vera ne shtepi
asaj kutie votimi
i ka kalu vafti
u çpik per infidelët
tele-stilolapsi
Ec Mahmude, tundu, tundu,
Me bikini ne govate me lluce,
Qe te zihem me ty moj cuce,
E me qejf te dal i mundur.
Po ti kalo moj shpesh nga keto ane
qente le te lehin, goja leng tu leshoje
je aq e mire moj tamam si zane
Eh moj Mahmude te qofsha fale
Moj Mahmude, moj e eger shtrigane,
Plase djemte, por po plas dhe Ketlina,
Plasi epshi, plasi dashnia lezbiane,
Si sumbull djerse qe te rreshket tek shpina.
mahmude moj shpyrt
moj goc elbasoni
ne enderr me dole
sec me ra tensjoni
Mahmude mos ki gajle, nuk jam xheloze
lere moj lulianin te thoje cfare te doje
nuk e shef se po i vjen inati dhe plasja
rrofsh moj Mahmude, marrsh nga ditet tona
Mahmude moj zemer
moj goce blloku
erdh njoni me ferrari
oh po se c'te noku.
u me marrci pleshtat,
m'u befshi kurban
dashki te me shihni
c'mbaj nene fustan
harruat se sa ini
mendja u mori ere
hop demat e rinj
e plop dhe ju gazhele
u morne mendte cupkat
harruat grate ne leme
u tregojne qejfin
ne krevate preme
.
Pse ore Flori e fshive kete,
I vure nje pike dhe e le pa ze,
Iu luta Qerimes t'ia lemoj pak cicen,
Por tutje me shtyu, "se zihesh me Flor Hiden".
Cica e qerimes
Lule mos me prek
mos ma cimbit gocen
se nuk eshte byrek
.
o flori pika pse ve
djale more flori
vete shkruan vete fshin
ne s lexuam gje
hajde flori t'ia bejme fora
sot s'paska admin
kendo me te lumte goja
sa te pime rakin
hajde flori t ia kercasim
mahmudete s'mbarojne
ato zemberen na plasin
neve vjersherojme
per keto gjera e te tjera
neser mblidhen asamblera
hrushovianet me kepuce
me bisht fshese mbahet dera
ja e hapa ekspozene
abrogo ligjin e xhungles
viza ka per memedhene
gjer te dielën - prej te shtunes
(nderkohe na shkoi per lesh dita e punes)
O Sol, pse na shti n'gjynafe
ca bojne pare, ne bojme llafe
në duel kan qit garuzhden
ne luftojme me luge kafe.
Ti ngriten mahmude
ty leshrat perpjete
ta dije sa ishin
i kishe ngrit vete
ta puth desha gushen
qe vjen arome molle
po jam alergjik
me sjell shkulme kolle
thashe te te ngjeroj
andej nga krahrori
po ishe palare
"stop ketu" me tha morri
mos i thuaj ferrari, se i kujtohet tani
dhe frike ka e shkreta, mos i ngelet koka
tek pasqyra me xixa e shtrire anes lanes
me peme e me drita, u te rafte pika
Iku Mahmudeje, o moj me ferrari,
Me palle ne dore na zuri dhe behari,
Te pakten shyqyr per fruta dhe perime,
Hape moj dyqanin dhe zemren moj Qerime.
hajt qe erdhi djelli
e u ter dynjaja
u nderen leveret
e u ngjall sevdaja
u kujtua malli
te na benj me lote
u kujtua gomari
te pellase me oke
m'u te dera e zyres
shefja ka zene pusi
te qofsha fale o shqipe
qe po coj leke ne shpi
duke bere qejf
kendej nga interneti
malli me ka marre
po jo prej verteti
Mahmuden e pame, po shkojme te jorgjia
t'ia shohme dhe asaj, si i rri shamia
si i rri shamia, si i rri minifundi
pa dil moj jorgjie cicat ne shesh tundi
dil mori cike, moj prenda e lleshit
dil qe te te shohi bash qaj pallaveshi
qaj trimi me nam qe mban nje bajrak
ka marre dy carcafe ti beje me gjak
dil oj cuca shehit, zbrit kyt here m sheher
dil e hajde ulju jabanxhise ne preher
hajde ma shero te shpirtit bela
ulu pak ne gjunje se s'duroj dot ma
etj etj etj
çe mba dorën Kryezot
te bishti i pallës
u sulën jeniçerët
mbi gratë e mëhallës
Ker qeki kaq keq
me pershnet në ballkon
s'pangoni dy shkrepse
e boni telefon.
Eh thoni cfare te doni
me bejte nuk ua kaloni
as me kenge dhe me raki
eh ju befte dita 1000 mije
Kush eshte beqare
mire te mesoje
nje burre shqiptare
zemra te ta kerkoje
Jane te mire dreqrit
kur bejte levrojne
ah moj goca si shifni
veten se kontrollojne.
Vu lemza Mahmudeve
sokakut po shkonje
te pashe si ngahera
gerqishten e dinje
s me the kalimera
te thashe agamisu
tutjè sikterrisu
nuk pritnje per mua
tani vetë bitisu.
Sagapo te dua
sec i thone nje fjale
ik ore gremisu
me gocen mos u tall
Peshkun pse pa "ujë" e latë
Çer po boni, humët fare,
thashë se do e çonitpak më gjatë
(Hej, jo sa zgjedhjet shqipëtare)
me gocen mos u tall,
me gocen ti mos luj
Se e ka baben gjall'
E ka shqiptar, jo t'huj!
Mahmude nga elbasoni ?
a kini dale binaresh ?
joo mer shoku sbon vaki
njashtu emra katunaresh
sna i ven baba as n'kllapi
Elbasani qi ta dini
emra zojash t'ronda mban
Zegjineja dhe Zenepi
Hatixheja dhe Shegushi
Cke mi Fiti qi po qan..
Cke mi Fiti qi po qan
xuna gishtin ne dyqan
dyqanxhi te placin syte
vrave Fitin vet i dyte
Ore Sol te ngecte ne gryke
Momë Hedija del ke dera
hecni cuna si perhera
tju boje moma gurabije
Mahmudeja do jete jevge
mos u merrni me rrupsije
Me rruspije ju ere cuna
po fulliqni babe e nane
nusja ju pret ke dera
si llokum,vetull si hane
boll pra mo se late nam
Jarabi jarabi o zot i madh
Letoja hallet cunave tone
ktheja ment sa nuk ash vone
ke Rukija,Shefikati a Fitneti
aty ku ma mire ju haet muhabeti
dezdemon mi ty t'lumt goja
se desh na i doli djemve boja
me mahmude e me jorgji
sa s'na pane syte llahtari
gocat tona porsi hana
ca t'ju thush i bajn te tana
n'dac per shpi n'dac per dashni
vec me kusht qe t'jet i ri
s'ka qeder dhe cik qejfli
te doli dhe ty mishu mustaqja
me mjaftiste mu ka mbush lagjja
deputete ju su bot dot
jeni per tu qa me lot
Gocat po nuk qe deputet
biznesmen apo pronar
slloganin ta lejne var
boj mer mishu nai zarar
profesore apo shofere
ngelet dere me dere
tuj lyp femna me qiri
kercuri n'vater osh bo hi
dezdemon mi ty t'raft pika
qe ngatrron "djemt" me "cika"
jo mi gru se s'jam mjaftiste
aq me teper s'jam lekiste
jam si macja qe rri tek zjarri
tuj prit kush kalon atypari
ne zararet po i presim
qe pa gja fare mos mbesim
Doli Prrilli hyri Gushti
Placka jote djeg si prrushi
Doli gushti hyri prilli
Bejtet perfundun ke pidhi.
Bejtja si fiku u tha
Mahmudete na dolen gra
Elbason qytet i mjere
Paske mbetur pa dylgjere.
E ka malesor cub malesie
te merr gjak ne vetull
per nderin lufton me palle
therr edhe gocen edhe njerkun
Se ç'më vjen për të qarë
për të shkretët peshkatarë
Nuk e di ku i kan mçef shpatat
(po bëjnë bejte leshragjatat)
Nga ta dish o ed qyqare
peshkataret kur peshkojne
hedhin grepin pa karem
vec brektosa e zhaba zen.
Oh sa ma paska ënda
që shoh peshkataret brënda
Janë brënda dhe e kanë bezdi
Se përjashta s'ja u var njeri
o ed o katnar
je bo rryp
jo bo zar
je bo hall
per tu qar
rimoje vete po deshe vazhdimin
Desdemonë moj kulumbri
ti na qënke korb i zi
Je kokfort e s'di ç'është humja
(Ndoshta fajin e ka Lumja)
Je e pastërt dhe dhe pa bërë dush


(Kot nuk rri gjith ditën n'lumë
Bën mirë edhe mos ta krush...
(po s'e rrujte, mbaje me shkumë
humjen kurre une se pranoj
sal birishes i perngjasoj
frika nga edi n'palce m'hyni
gojes do ti tregoj c'osh dryni
n'bejte une jam amatore
fus nai varg e ha akullore
prandaj vendin poeteve ja le
se boll bome corbe e mesele
Avash ti se na u ndrydhe
kujtoja se "luaje" me luleshtrydhe
Po ti qënke kalama
akullore akoma ha
Ikaaaaaaaa, gjum t'omël
Hmm, no rhyme? Just reason?
No good!
...
Therr gocen edhe njerkun
Me ni dore ta kput zverkun
Me ni kambe ta t'heq shkamin
Edhe pleshtit ja qet vjamin
Moj Ketlinë mos mu mërzit
Jam pak "ters" këto ditë
se je çupë pëllumbeshë
që ta ngre zemrë peshë
Po ka të tjera, ti s' ke nga e di
Kujtohen pëllumbesha, po janë kulumbri
Mos i shaj motrat tona
jemi te gjitha shqiptare
hajde des na kendo nje kenge,
hajde des na hiq nje valle
Boll me lajka moj po tundu
merre shamine, e kerce
nuk e shef se cnur i bukur
te paska hip sot moj dreq
Se ç'ke thënë një fjalë me mënd
e ke mirë dhe hiç fare keq
nëse më shkon njeri ndërmënd
vetëm asaj i shkon fjala dreq
leshrat krela krela
buzet dy pellembe
moj vajz Elbasonit
cohu pak ne kembe
Cohu te te shoh
Mos rri me siklet
Sa shume po te shkoka
Llafi si sherbet
She o moj Shegushe
Mdukesh shume qejfleshe
ik e depiloji
Krahet plot me lesh
Nxorri deputete
edhe elbasoni
Me komet me muskuj
T'ket fryk italjoni
Ka maru burrnia
ene n'elbason
dikur vetem burrat
kan pas pi dahon
Sa shume qenki dredh
sa qenki munduar
o djem mbani fren
se qenki harbuar
lini qerimen sa ka kal shaluar
zini mamuden se s'ka te pertuar
shegushen ma lini se eshte aguridhe
kur te vi shtatori bejm hairsile
Elbasani goca plot
qelibare tash sa mot
syni bukur si ulli
mushur gjoksi me flori
Elbasani plot me cuna
qe te gjith gushpelluma
e shtrojn mezen me raki
ene grun e lejn ne shpi
Jo mor jo se bej shaka
djem ma t'mir vallai s'ka
si per fis e per shoqni
si per fmi e katandi
Mi Shegush mi avokate
ti shiko vec punen tate
se Elbasanin ne mos ti
do ta ndihmoje ndonje yt kusheri
Elbasan o Elbasan
gocat shpirt e cunat xhan
Deputete kur s'behemi vete,
ia marrim bejtes lehte lehte,
per dashni prej trim jaranesh,
me nuse te reja politikanesh.
Moj nuse e Palit
stileto stolisur,
a s'me del nga zalli
me fustan shkopsitur.
Moj nuse e Molit
zeshkane krela krela
a s'me del nga gjoli
te te hyj ne thela.
Moj nuse e Trimit
syzeza siseprush,
me dil moj tek burimi
te te puth ne gushe.
Ik fli gjume se le nam me bejte tani naten
do bejme histori, de more de
lum ti moj shkence qe na ke ne
do sqarojme dyshime trillime e genjeshtra
do mbjellim trendeline*
aty ku kish gjineshtra
me tkaluaren do lidhemi
me alfabet mors shqiptarce
tu kthjellojm mendte
dhe gjakun trazovaceve
*Venus
ec pra lujmë botash
me rrethbythë gotash
po shkove Apeninjën
merr edhe Dyl Qinjën
po qe i babëzitë
ti kam falë dhe Historitë
me kamarierë policesk
me romancierë arabesk
Me shkopin e gjatë
merret gjer Irlanda
me shkopin e shkurtër
s'jem veç arroganta
topi esht i imi
se lshoj penalltin
ai q`esht me trimi
do benet gjelatin`
bota paska rrota
brenda dhe perjashte
persekutim kenddrejte
qe nga bot` e lashte
me mire ec e pime
se sot ka le` dhe soli
eshte gjal` i mire
i mban portofoli
ti e di kush ka pushtetin
ai që lsho termetin
e vibro Permetin
dhe ia nìn lezetin
60% ujë
40% alkool
100% tapë
shishe shoku Shol.
Jemi ulur ne trotuare dhe po tallim keto .......
alo alo
zero 5
7 polica mu te kthesa
ata duan te na kapin
te na rruajn ....
ahhaha
Çer boni mer çuna
Pse e prishni hapin?
Ish mirë ke sevdaja
(politika na trau çapin)
Lejni mer viranen,
deputet e parlament...
T'tjera gjojna qi na kanen,
atyne ju boni nji vent
Koka te medhoja
plot kapacitet
ka inot dynjoja
i dim gjonat vet
un pija konjak
ti po benje not
po te dalka gjak
mos je gje pilot?
pse i trembet gocat
djem o vjershetore
po tani c te bejme?
ta mbajme me dore?
ishim mire qepare
nganje varg secili
tani vetem mua
po me kno bilbili
rrofshi per urimet
do ta pime nje gote
porse jo te gjithe
se ca s e mbajne dot
ca jane demokrate
nuk e pine rakine
vetem limonate
se s mbajne mend shpine
kokmadhi e ka emrin ilir
skrapari i vrazhde e ka bir
bir i denje skraparrlli
koken tja shtypesh n'mulli
tobestakurllah mer cuna cuna
si shkoi kjo e shkrete puna
qytetari ditezi, ka hup krejt
me shefa katnare duhet me nejt
nga tropoja ne maje skrapari
vari trapin o cuna vari
vaj vaj vatani e hall mileti
mo mire t'na kish ardhe mreti
ka plas morri katunarit
sheshit cuna, mes pazarit
se dhe ky mut Edi s'lahet
qytetar demek, por s'hahet
O Birishe ta hongsha zemren
ti ke njel tash, laj e thaj
shpirtin tim ty ta kam dhon
peshkataret, vec qaj e qaj
qaj e qaj, se pranojne dot
qe PS-ne ta qajne me lot
qani qani dhe mut hani
se ai slun nga istikami
me berishen jam dhe une
ishalla na jep na i pune
une berishen e kom zemer
ishalla na gje nai femer
se berisha o ma i miri
dhe pse e ndihmon iliri
edi rames mir ja boni
si me qen cun elbasoni
tungjatjeta o sali
mos me hajde ne shtepi
se kam edin shtat selvi
duke me zier raki
mos kerko as edhe nje gote
ti pa pire e flet ca kot
po na i more nje ilir
dhe e bere si qafir
mjere ne o lele thuaj
se jemi bere si te huaj
se do shkojme ne evrope
dhe spo futemi as ne grope
tungjatjeta o sali
rrofsh e qofsh si djale i ri
ata dhembe he si thua
nuk po i nderron me nje grua?
o sali te qofsha fale
me ke bere si te marre
une me ty do kendoje
shqipera do ndryshoje
nga veriu ne veri
do mbetet emri yt sali
E mo
ne durt e Berishes paske ngel,
te te vije turp ,
qenke djale dembel.
Dil e hidh nje sy
kqyre mire miletin
edhe fresk merr
edhe nxjerr sikletin
gia sou irisi
ise elefteri?
Eksartatai!
AQO blues
tha jam marlon brando
gjoksin me shkabonje
jaken me livando
faqen me kolonje
tha kam randevu
la' nga Vidh' i Shemes
ngritur, bere dru
ky i biri Temes
don zhuan i fshatit
dhe i kasabase
i pare i Beratit
dhe i lapardhase,
randevu thot frengu
na themi taqim
s'tu shterrua lengu
Zalo, aferim!
vere e fukarase
s'kish ardhur akoma,
sokak i sevdase
shtruar me pllakoma,
s'te ze tartakuti,
s'te merr brinj' me brinj'
fryre nga vuxhuti
shpatit me dellinje
shpatit me dellinje,
kodres me murriz,
mellinjen Dulqinje,
mo me kthe kurrize,
mo me kthe kurrize,
me trego nishane
ca gisht nen kerthize
ca gisht nen fustan
kundermon kolonja
po s'jam kolonjar
jam bandill per zonja
i pare ne Skrapar
sevdaja sarhosh
me ben dhe jo gota
shpyrti c'me mbet bosh
u zbraSt' Corovoda
Koka la' nga Vidhi
si kendez i mbeti
Oshafe stafidhi
t'u kundofte laneti
nje sevda me vese
mu-j si puhi prilli
Nur i Qerimese
o kryetar kshilli,
kryetar i kshillit
kryetar i lagjes,
ky qejf i bandillit
po i ngre mollaqet
tutje nga varishti
poshte nga osumi
do te ngjyhet gishti
do te fryhet brumi...
Dylqinje elektrike që mbartesh me skodë
Mullinjtë e erës prapë erdhën në modë
Homazh alternativ që i bëhet shkëndijës
Flakës që e ëma ia pason së bijës
> >
Në vendin me katër stinë e dy parti
Zoti e dashtë që të jemi komshi
Se s’dihet kur mërzitem nga ti vij e rri
M’nxjerr mallin e mangallit dhe qymyrit të zi
> >
Rrathët mbi sobë ti heqim nji nga nji
Flaka tymuese gështenjat na i nxi
Gështenjat e zeza i hamë për ulli
Dylqinjë e Trombozës jam bërë për raki
Soli thote:
jan mledh krajlat o n'mes t'evropit
pa hy shqipja, nuk hi koma robit
jan mledh krajlat e kan diskutue
njat islanden fort e kan shtrengue
e kan vnu o n'pozit t'veshtir-e
i kan thon, island menoju mir-e
ti don me hi te ne, m'u integrue
tash tetdhet vjet fort ti na i ke rrue
na s'po t lejm me hi n'bashkim-e
se s ke levizje per integrim-e
a po m'nini o kreshnik'te e bjeshkes
na si evrop, sot i tham jo pjeshkes
nuk dum pjeshk, jo na dum kastraveca
patllixhana, domate dhe speca
gjith kto gjana na vijn prej shipnije
vjen pellazgu njaty ku i ka hije
mbledhur tutje tehu neper Jutbine:
Lum e lum per t’lumin Zot,
Nu’jem kane e Zoti na ka dhane!
Kurr ishim’kane djema t’ri,
S’po na i varke kurrkund asniri
Si çoban lopesh ky Evropi na ka pa,
Lopt gjith dite bjeshkeve tu’i kerkue;
Per gjith dite nder gurra t’u u freskue,
Per gjith dite nder mriza tuj pushue
Rruge as shtek pa njofte nuk kena lane
E nji dit u ulme per me fjete
Paj dy djepa aty ki’n qillue;
E kan marre brimen e tuj kjajte
Ju avitme afer me i shikjue
Po i pajtojm-o tuj i perkunde
E t’dy djepat i kena vun ne gjume
Bardhe si drita dy Zana atehere kane ardhe
-Qysh po jeni – Zanat na kan pvete-
Ç’u ka pru n’ket vend e shka ju paska trete!-
E atehere shka u kena thane
Shqipo rrogtar lopesh tham kena qillue
Per gjith dite kto bjeshke i kem kerkue
Kan hupe lopet, e askund s’kem mujte me i gjete
Na xu nata ktu e u ngjam me fjete
S’myllem sy prej vajit, qi kem ndie
Ishin kane tuj kajte keta dy fmi
Kurrkund carje fmia s’na kan lane
Na jan dhimte e jena hudhe me i pajtue
I pajtum e sa grima n’gjume i kemi vdue
Po Zo’! shka jeni me gjithe ket drite?-
-Zana jemi, Zana, tuj shetite,
-Tuj u sjelle na njerzvet me u ndihmue,
Ju c’fare ndere, burra, po na lypni?
Qi dy djepat na i keni vu ne gjume?
A don force, shqipo, me qindrue?
A don lufte, shqipo, me luftue?
A don gja, shqipo, a don mall?
A don dije, shqipo a don gjuhe?
Lypni shka po doni shqipo, na kan thane.
Nuk dum gja o Zana, nuk dum mall,
S’dum as dije, Zana, nuk dum gjuhe
Nuk dum force, o Zana, me qindrue,
Luft nuk dum-o Zana, me luftue,
Nuk ha hin kurrgja ne sy,
Veç n’Evrop po dum me hy.
Por njaj Paji Harambash nji fjal ka çue
Qi Islanda para nesh don m’u antarsue.
Vrrik jan çue Zanat trija n’kam
Than Evropin po e shklyjm me dham,
Shituen or’t e malit me do fjale te randa
Si s’keni kallzue ç’don me ba Islanda,
Ty t’u shkimt drita, o mori Island,
N’lugje t’verdha do e çojm problemin tand,
Kenkan ba si me kane drangue
Kan marre gurin shkam me e peshue
N’cep te krahit gurin e kan vdue
Njimiokesh gurit i kan qindrue
Edhe ahit e rrapit te jubines po i jan betue:
Ty Island mir qejfin kem me tya tregue
Para shqipes jo n’Bruksel s’guxon me shkue!
Ta them edhe k'te!
Emo! Besoj se e di qe Lugje t'Verdha n'fakt do me thone Lugje Jeshile!
Une per vete shume vone e kom more vesh qe "e verdhe" eshte "jeshile"!
Te verdhes kreshniket (dhe pasardhesit e tyre) i thojne...e Lulzt!
I love this word!
E Lulzt, si lulja!
a jem t sigurt qe nuk po i thojkan e gjelber te verdhes? se e verdhe vjen nga verde, siq vjen e gjelber nga giallo
Po pra ate po them edhe une!
E verdhe (me t'fushes) eshte e lulzt (me t'malit)
Jeshile (me t'fushes) eshte e verdhe (me t'malit)
m'kujtove Vermontin - mali jeshil.
ah, prit mrroklle, per ty kjo, ose per PF-ne: e mani men i kong mi ricordo montagne verdi...
e mir o mire!!!
Vete Krajli i Nemcit mesohet te kete thane:
"Mue shume keq me vinte, sepse prej bornave te medha nuk kishe mujte me vizitue kelmendasit, 281 popuj, pothuej te gjithe latine, qe flasin gjuhen shqipe e dalmatine, te ndame ne dhete katunde, dmth Kelmendi, Gruda, Hoti, Kastrati, Shkreli, Tuzi te gjithe latine, pastaj Bjelopavliqi (Palabardhi), Piperi, Bratonosiqi, gjysma e te cileve eshte skizmatike e tjetra latine dhe qe te gjithe banojne ne ato male, vendet e ashpra te te cilave ato i kane shtie ne pune dhe kurre nuk u kane tregue asfare bindje turqeve."
kush ka dishir mund t'ju sherbej dhe me nje fjalorth te vokerr fjalesh baritore nga malsia kelmendit, meqenese kam ne dore dialektologjine shqiptare, seria III
Une kam!
Mos veno, po hudhe fjalorthin tek Peshki!!
dhe une qe thoja ku i gjen ky shejtan sol gjithe keto fjale te vjetra
Jane fjale baritore nga malet e Kelmendit:
Baca - Dele me turi krejt te bardhe
Bacani - Qengj, dash me turi krejt te bardhe
Bagela - Jashteqitjet e lopes, kalit apo gomarit
Baglon - Thuhet per procesin e te dalit jashte te lopes, kalit, gomarit, deles, dhise
Bajuka - Lope e kuqe ose e zeze me bale te bardhe ne balle
Baloku - Kale me bale te bardhe ne balle
Balusha - Dele me turi krejt te zi
Bar tamlit - Bar me lule te vogla e te verdha, rritet neper shkembenj ne fillim te pranveres; barinjte e mblidhnin diten e shengjergjit dhe ua jepnin bagetive te hanin nga pak, duke besuar se ai do te bente qe ato te shtonin sasine e qumeshtit
Bardhoji - Ka i bardhe
Bardhoke - Dele me turi te bardhe
Bardhuca - Dhi e bardhe
Bardhucani - Cjap a kec krejt i bardhe
Bardhuka - Lope e bardhe
Bars - E mbarsur
Barsohet - Thuhet per cdo kafshe (femer) qe mbarset, per njerezit perdoret vetem ne raste teper te rralla dhe ne kuptim figurativ (ne ambientet e ngushta familjare); per njerezit perdoret togu i qendrueshem "kapet me barr".
Bashk lesh - quhet gjithe leshi qe jep nje dele a dash kur qethet
Berzen - mbarset lopa ose ndonje kafshe tjeter
t'Berzanuna - quheshin bagetite qe merrnin bjeshkataret Kelmendas neper fshatra te mbishkodres e gjetke per t'i kullotur gjate veres me kusht qe per cdo koke dele t'i jepej te zotit (1.5 kg) 1 oke djathe, ndersa pjesen tjeter te prodhimit e mbanin per vete.
Bishtoji - Ka me bisht te cunguar, thuhet dhe per ka te kuq a te zi qe e ka bishtin te bardhe
Bishtuka - Lope e kuqe ose e zeze me bisht te bardhe
Briholl - Lope qe i ka briret e holle
Brithyeme - Lope ose dhi qe i ka briret e thyera
Bohet - thuhet per nderzimin e lopes, peles, gomares, doses dhe shakes (bushtres); me sa kemi vene re kjo fjale qe perdoret ne krejt Malesine e Madhe, ka nje ngjyre te theksuar eufemizmi d.m.th. perdoret ne vend te foljes "niqet" < ndiqet (per pelen gomaren dosen e shaken) apo "ethet" (per lopen); me shpesh e kemi degjuar nga grate, po edhe nga burrat kur ne bisede jane te pranishme dhe gra; besojme se tek kjo fjale do te kete nje kuptim shume te vjeter, te cilin dikur do ta kete pasur mbare shqipja. Ketu me vjen per ndihme dhe trajta "lopa bonet" qe kane arbereshet e Italise, si dhe te folme te tjera te shqipes si ajo e Cernices se Moraves ku "me u debue" thone per marredheniet seksuale te kuajve e qeve.
Buni - banesa e barinjve ne bjeshke "e ka bunin permjedi tu qafa"
Bunishta - vendi ku gjenden tbanat
Bute - dhi teper e shendoshe
Cerrkas - mjel "cerrk cerrk"; fjale e sajuar mbi zhurmen qe shkaktohet duke mjele lopen apo dhine ne castin qe qumeshti bie ne fundin e enes; perdoret si sinonim i mjel ne rastin kur bagetite japin pak qumesht
Cigare - kembore prej metali, zakonisht prej prici, qe u vihet deleve ose lopeve ne qafe.
Cikmadhe - Lope dhi a dele qe i ka siset te medha
Cikvogel - lope dhi a dele qe i ka siset te vogla
Cof - ngordh "ka cof delmja"
Coft - i ngordhur "mish t'coft"
Cura - dhi qe i ka veshet shume te vegjel
Coban - bari
Cobanesha - bareshe
Cobanoj - ruaj gjene e gjalle, vete coban me gje te gjalle
Crukt - dele me lesh te ngaterruar "delme e crukt"
Cunje - dhi te ciles i thyhet njeri bri, ose i mbetet me i vogel se tjetri
Damtuor - bageti qe ben dem
Dashto - emer cjapi, qe i vihet zakonisht ndonje cjapi te ri qe rri me prane bariut, si ne forme perkedhelie
Egreja - Dele e eger qe nuk afrohet te bariu
E:ja - Dele te ciles i ngordh qengji sapo pjell (ne Kastrat quhet E:gje)
Ejka - lengu i papaster me ngjyre te zeze qe leshon leshi kur lahet
Ethet - nderzehet, thuhet vetem per lopet
Fre:ca - dele me pika te kuqerremta ne turi
Ftu:ja - ftujaku - keci nje vjecar
Furksa - mbajtese e gjethit te dhive, nje dru i bigezuar qe ngulet ne dhe
Ga:la - dele krejt e zeze
Galani - dash krejt i zi
Gi:ca - dele me pika te kuqe ne turi
Gicani - dash me pika te kuqe ne turi
Grahi - nxit, bej te ece nje kafshe
Groshja - dele me turi te kuqerremte dhe me pika te bardha
Gjieshoi - Gjiesheja - cjap ose dhi qe ka nje brez te bardhe gjate gjithe trupit, sikur te kishte ngjeshur brez
Hakrrohet - thuhet per dosen diten qe mbarset; perdoret krahas togut "i bjen hakrrija"
Hallakatet - kur bariu bertet me ze te larte per te trembur bishat
Hardhuca - dhi me turi shume te mprehte
Harrkoc - Harrc, derr qe lihet pa kastruar per te mbarsur dosat
He
- Hames
Hekeq - kafshe qe nuk ha mire, qe e zgjedh ushqimin
Huta - dhi qe i ka veshet shume te vegjel
Kablosh - xhufke leshi shume te dendur qe e kane disa dele permbi balle e cila u varet e u mbulon syte
Kacere - dhi me brire te holle e te drejte
Kamerr - dhi me kembe te bardha
Kata:na - lope e bardheme
Kerrca:ba - dru qe i vihet derrit ne qafe qe te mos kaloje neper gjerdhet
Koci - cjap i zi
Koca - dhi e zeze
Kopilica - dele, dhi, etj qe pjell nje vit para moshes se pjellorise
Krani - bisqet e holla te pemeve te porsabulezuara qe vlen si ushqim per dhite ne ditet e pranveres
Kuqiele - dhi e kuqe
Kuqiesha - lope e kuqe
Kuqashi - cjap i kuq
Kutica - lope e kuqe
Laca - dhi e larme
Laci - cjap i larme
Lacmi - Lacme - cjap a dhi e larme
Laruka - lope e larme
lesheger - dele a dash me lesh te ashper
Lisha - dhi e kuqe ose e zeze qe ka nje bale te bardhe ne balle
Llabja - dhi me veshe te medhenj te varur poshte
Lladuci - qengj qe lind vone prandaj lihet te rrije gjithmone me te emen me qellim qe te pije qumesht e ete rritet me shpejt
Llahet - thuhet per lopen e bagetite e tjera kur rrine shume ore pa u mjele, ose pa ua pire qumeshtin te vegjlit e tyre
Ma:ga - leng i trashe qe nxjerr lopa nga organi i lindjes disa dite perpara se te pjelle
Majsi - qengj te cilit i ngordh e ema dhe ushqehet me qumesht nga delet e tjera
Mallesa - quhet perhapja e bagetive ne shpat te malit per te kullotur
Maqena - dele qe milet vetem ne njeren sise per arsye te ndonje gjymtimi apo semundjeje qe ka patur
Marsimi - mbarsja
Megja - kullote ne mal e rrethuar me gardh
E mollme - ngjyre molle
Molluka - lope e kuqe ngjyre molle
Murraci - cjap i murrme
I mushkem - E mushkme - kafshe me ngjyre te perzier mes te murrmes dhe te hirtes
Mzorja - meshqerre
Mzuori - vici mashkull nga 1 deri ne 2 vjec
Patusha - emer perkedhelie per nje dele qe i vete bariut nga pas
Perrci - era e fares se cjapit
Perbicka - quhet dhia qe pjell per here te dyte brenda vitit
Pervielat - leshi qe ka delja ne pjesen e barkut dhe ne bisht
Pjellak - keci pasi mbush nje vit
Proshi - plehu i imet qe behet ne vathen e dhive
Rogusha - dele me brire
Roshani - dash me kater brire
Rosheja - dele me kablosh
Rraxhani - ka ose dash i mocem
Rreka - cope lekure qe u varet disa dhive poshte qafes
Sqapole - dhi me brire shume te gjate si cjap
Sumullake - emer qe i vihet dhive kur jane shume te shendosha, rrumbullake si sumbull.
Sy:ka - dele me turi te bardhe e me pika te zeza
Syko - cjap i bardhe me turi te zi
Syna - dele e cila pjesen rreth syve e ka te zeze
Shara - dele me pika te zeza ne turi
Sharani - dash me pika te zeza ne turi, ose me turi krejt te zi
Sheguta - lope e kuqe ne ngjyre te sheges
Sherbeze - dele qe ecen me hapa te ngadalte
Shieku - qengji mashkull 1 deri ne 2 vjec
Shkita - dhi e kuqe ose e zeze me ndonje dange te bardhe ne trup
Shqila - tharmi i djathit
Shterpaku - dash a cjap i tredhur
Shtjen - thuhet per ndonje kafshe qe per ndonje arsye e nxjerr te voglin para afatit te pjelljes
Shtrrija - emer permbledhes per qingjat e kecat "shpija pa thmi a si vathi pa shtrri"
Shtru:ga - shtrunge, vendi ku milen delet
Taci - gici me i vogel i nje dose
Tbani - banesa e barinjve ne bjeshke
Trashuka - dele e shendoshe
Trokja - kembora e dhenve
Trokllon - tingellon kembora e dhenve
Therpehet - nderzehet, thuhet vetem per dhite
Thiman - cjap i thinjur
Ugic - dash i tredhur me lesh te gjate qe i prin tufes
Uti - lengu qe del nga plenci i bagetise qe theret
Vesheli - cjap i kuq ose i zi me shenje te bardhe ne vesh
Vider - dhi me disa ngjyra te perziera
Vidran - cjap ngjyre perzier
Visku - i vogli i gomarit
Vonaku - qengj qe lind vone
Zojuka - lope e zeze
vijon fjalori me pese here sa kaq, fjale bujqesore, fjale te jetes se perditshme, barbarizma (huazime te panevojshme nga gjuhe te tjera), pasthirrma, homonimi, onomatope, apo fjale me ngjyrim emocional, po s paskam takat per te gjitha
N'sheher t'madh Mrroklla ka ra
Do pune t'vogla m'i ba t'mdha
Njat komputer aj ka ndeze
Tuj pi kafe, tuj haer veze
Vrik ka kcye mini si keter
Per me kqyr kush ka shkrue tjeter
Fort nj'aj Mrrokell asht gezua
Kur po kqyr si asht ndigiua
Asht ndigiua fjale e tinna
Kur ka lype c'asht thane n'lendina
Kur ka lypee cobejt ckane thane
M'u vane ktu per tane dyrnjane
Mandej Mrroklla ka proceed
Copy Paste e ka godite
Si kto fjale thanun n'Kilmend
Te mos hupin n'asnji vend
Mrroklla ngushte asht xanun pak
Zotnise suje m'i dhane hak
E tuj pasun pak n'dore t'tija
Thote: "ti rrnofsh"... e shkon tek shpija!
Rrofsh Sol per kto llafe!
Me ter' men'!
kam gjetur paradomuajsh tek nje person nga keta qe shesin libra te vjeter trotuareve tre numra te Dialektologjise Shqiptare, botimi i Institutit te Gjuhesise dhe Letersise i Akademise se Shkencave, 1974, 1975 dhe 1982
Permbajtja eshte:
E folmja e Kelmendit
Vezhgime mbi te folmen e Vile-Kalisit te Lumes
E folmja e Hasit
Nga toponomastika e Camerise
Gjendja, probleme dhe detyra te dialektologjise shqiptare ne fazen e sotme
E folmja e Mirdites
E folmja e Rranxave te Mbishkodres
E folmja e Cerenit dhe e Valbones (rrethi i Tropojes)
Kontribute per fjalorin dialektor
Tekste dialektore nga e folmja e Vakaricos (Vaccarizzo)
Veshtrim i pergjithshem mbi te folmen e Camerise
Te folmet e Kavajes
E folmja e Luznise se Dibres
Disa verejtje per te folmen e krahines se Pukes
E folmja e Hotit
Per historine e struktures dialektore te shqipes.
I kam lexu me avash, me ate idene e te zgjeruarit te shqipes sime, po me ka bere pershtypja pedantizmi i studimit te kultures tone ne ate kohe...sot ka mbetur ne dore te honxhobonxhove neper internet qe orvaten te perkthejne gjuhen baske
Sol, falemnerit shume!
Une jam duke prit me padurim pjeset e tjera te "fjalorthit" qe na ke premtu!
Pasi te keshe kry kete, per ty do kisha tre fjale" Skribd dot kom!
http://www.scribd.com/
@FH (e kena kap me kreshniket sot)
Lum e lum per t’lumin Zot
Nu’jeme kane e zoti na ka dhane
Kur ish’kane nji poet me emer
Do krijime t’shokve do m’i mledh
Do tregime me shtat faqe i don
Do essera e persiatje kush po i çon
Nji baloz a n’mejdan kah po i del
Edhe ‘i leter po m’i a çon
Letren Flor poeti po m’a kndon
E me lot ai po e loton:
-Sot dy jav’ e ke deadlinen a tu i thon
Rrezikzi kishem qillue
C’se kam le mos me gezue
Mue balozi a tuj m’lyp botim
E nuk po muj me dale n’bejleg-o dyluftim.
From an email I just received at work:
aaa, this one (a reply) even cooler:
Vetem me ju bejtexhijnjte nuk mund te kapem dot
do te thoja te papam por po them nuk shifeni

qetesi, do bej dhe une ca bejte
pa he i her
po lerme ore te pergatitem se po me duket sikur po tradhetoj idealet
p.s
rrofte LFI -ja
ca eshte LFI-ja?
ehu, mos me shperqendro tani se po pergatitem seriozisht
Per nje cope bejte,
c'mu lodhe kaq shume,
ah, moj kryenece,
c'mu zbute si shkume.
Mendjen se c'e vrave,
shpirtin rrokopuje,
na le duke pritur,
syte na i bere uje.
epo prisni de se nuk me ecen konflikti hihihihihi
Mos qeshni se ju griva
une qe urreja bejtet
sot po shtrohem ne konak
ah qe s'kam c'u bej ca peshqve
qe po me kandisin pak nga pak
o llukan
o diktator
na cmende me ket' racionalitet
ik studio c'eshte nje metafore
po mos e fut ne kontabilitet
( e zevendesueshme edhe me probabilitet AB AB)
plasa tu gjujt rima
s'qenka pune per mu
po vazhdoj me vargje t'lira
muza krejt m'u sakatu
....kenka fort e vshtir' me u thjeshtu...
po shperndahem tani se po me numerojne
to be continued... (
)
HAHAHAHA....
rrofsh, moj cupe se po me nxinte surrati deri tani....
ato nuk jane gje prit prit se ka me,
do iu marr koke me koke te gjitheve

Aman, kujdes me hiret e mia, te lutem...
i bera nje portret nje goce nje here
dhe me tha: ii s'me ke nxjerre gje....
epo nuk jam kirurg plastik i thash une
p.s
do kem kujdes do kem
Sol, pedantizmin e tyre se di, po "rranxat e mbi shkodres" se kisha degjuar ndonjeher, se besoj se ekzistojne.
hanë moj hanë
a ke dalë matanë ( tropojance kjo )
lasgushn'ë ta vranë
ta vran' për së gjallë
në dhe nuk e kalln'ë
Hehe,"hane moj hane", me kujton ca vargje te tjera me kete...
Bukur, kryenece, po ia merr doren... por ndjej nje shkeputje mes dy vargjeve te para dhe pjeses tjeter te bejtes, ke bere nje shkrirje dialektesh dhe duket sikur poezia hidhet dege me dege, pastaj ke kaluar nga Leopardi tek Poradeci dhe na ke gatuar ca vargje as te embla, as te tharta...

moj m'u befsh kurban
po s'te lash matan
mos me thencin ne ëmër
une jam per bashkim kombetar moj zëmër
p.s
weee kjooo, mua po me shkojne djerset curk
U zbeh koha, u zbeh moti
Zogu shqiptarit gjithmone i zoti
Zihet per Ramen si cope idioti
Pihet kafeja, hahet biskoti
Lexohet gazeta, pertypet haberi
Ka ardhur koha per te berberi
Dil o Ilir, se doli ylberi
S'pyt skrapalliu per nje grip derri
Po pime kafene te Bar Mondiali
Perpara Trojes po shfaqet kali
E bejme rimen te dali si te dali
dhe per kete s'na rruhet kali
Llenver vella, mjeshter i censures
me nxore mallin e diktatures
E cove edrusin te fleje poshte ures
ne peshk po ndihet era e thurres
lulediellit i erdhi dita
te ktheje koken nga marmita
sa desha moj dhe te prita
ne llogore te kalita
Vrapon kali, vrapon pela
Prisni pak thote Spartak Ngjela
Tu per me sei una sorella
O italia cara, o italia bella
Te dhemb suma neritan
qefi ta desh po bytha s ta mban
kot u bere borizan
ishe mire si historian
Refren (x2)
atobuzi atobuzi
atobuzi atobuzi
atobuzi atobuzi
atobuzi atobuzi
O mondial i gjelberuar
Zemra rrahu tak tak tak
Pse mbarove o e uruar
Kishe rezistuar pak
C'u mbush qielli plot me re
Kendoi zogu ciu ciu
Ti o goc do vish me ne
Se perndryshe vjen ariu
U mbush rruga me maqina
njistenjishi plot me smog
ta kam thon qe je karina
qe kur t pashe ne katalog
autobusi plotperplot
ben unazen me deshire
politika ia fut kot
hajt t'ia rrasim nje te... pire
dashuria o miku im
eshte nje det qe do kalosh
nese varka te fut uje
duhet vrimen t'ia bllokosh
dashuria ndjenje fisnike
sic ka thene fatos arapi
ah e dashur pse me ike
i vetem m'u ka llash trapi
mali dajtit vetullngrysur
patellxhani skuqur pak
o enver te kane permbysur
trendafili kullon gjak
shkelqen saci maje dritares
lulja lulen pershendet
i kerkon soli katnares
qe ti japi muhabet
permbi kodrat e tiranes
ka lagje rezidenciale
udhetojme anash lanes
po te ngrejne kult o hale
ky parfum te ledhaton
bulevardit kur kalon
minifundi sa te shkon
e ha peshkun me limon
po e mbyllim poezine
erdhi casti qe te shkojme
ju duam, ju pershendesim
edhe kurre s'do t'ju harrojme
kontribut i perbashket nga as dhe az, duke pire kafe afer nje bordelloje anesh rruges, Prrenjas, gusht 1756, epoka e Franz Ferdinand Avgustus Avstria et Hvnngarie, Dei Gratia.
kudos! great!!!
vendi: han i dy robertve
koha: vitbotimi i Otellos,
ngjarja: dy Arber gdhendin bejte
dhe pijne kafe prane bordellos.
sol nuk me duken dora jote keto bejtet
xhan!
perrenjas qytet me vule,
c'i bere pinxho kapellos,
kto martesat shvul me shvul*,
shkojne me perdet e bordellos.
* ...
Sol, na bone kizili>>
Pranë sBortellit duke pi>>
Tatata e gilivile>>
Paske marr poz Meiz Ralile>>
Ti qi bots i bje tërthor>>
në suprinë tavoline>>
Me JB të ftohtë në dorë>>
Ma ke parë magjarin tinë?>>
Gjunjëlagur nëpër Lanë>>
Mbi kapistër mban vatanë>>
Nën mundane janë mundanë>>
Jargavanë e jataganë >>
Uuu dhe pak sa t’iki vera>>
Thotë domatja nëpër sera>>
Zemërkau dhe majuce>>
Do ta nxjerr kokën prej lluce>>
Me formaggion dhe ulivion>>
Me rakie albanie>>
Për mësjën do shtrohem meze>>
Tavolinë o moj me beze>>
Tavolinë që s’ke të sharë>>
Katër këmbë e shalëçarë>>
Kur e ke Sol-in pranë>>
Ndryshe e vërtit sherianë.>>
ahahahahahaaa...
no way... 
c'beni ne perrenjas, more djem,
ketej la' ka raki dhe mish helli,
lereni mor prrenjasin, po u them,
do t'u trese pa nam e pa nishan bordelli
A dhe A gji më gji
fryjnë e shfryjnë konspiraci
klani i tyne plot kuptim
Alkolistet Anonim
Mendja p____
e gishti n'su_ë
ika se na latë pa punë
mu mledhja par per sot me fillo ne 11 floro!
a je per bejte?
Ose dhe Aqo Alighieri van der Gogh
& Shtembarin qe u kthye nga Blerimi*
ate kafen d'e ken patur Grande Mok
prane Pigalit ne Perrenjas, te burimi...
*lokal pellazg mbi nje koder ne te hyre te Lushnjes
florjan hida dhe cim cela
te njohur per pende e palle
ka lezet kur shkruajne bejte
jo si ca qe vijne verdalle
dalengadale po del behari
po i del, po i del
neper ara rritet bari
kacurrel, kacurrel
sa larg eshte amerika
vapa mendjen e ngacmon
o sa t'mira jan kto cika
lum ai qe i pallon
haahahaha me duket se po ua kalon ti ketyre te amerikes po he me bejte them jo per gje tjeter.
i kom shoke i kom shoke. sic tha dhe ben blushi, bejtja per ne nuk eshte nje lufte, por nje gare mes kolegesh.
gjithsesi mendoj se cim cela dhe flor hida duhet te japin vete doreheqjen nga bejtja, qe te mbetem komandant une
se perndryshe na piu sala
As porn, as erotik s'me bejn dobi
dhe korrent mavija duket zaberhan ,
Vec ne perrenjasin pub(l)ik o miqt e mij,
them qe shpyrti do me gjej derman
n'befshin grev avionet un ne kembe
do caj dete, do caj barrikada,
per do goca prrenjasi hekrin ha me dhembe,
si ne prrenjas them, s'ka as ne nevada,
emigrant te pershendes me ket kongen, se isha tu e degju, po s po mu durote pa e nda me naj rob http://www.youtube.com/watch?v=1FSU_EJjp...
Kullon ambrozi pika pika
Ne prrenjas venusi ka lter
Aty per mu eshte amerika
T'i ulem katnares ne prehr
Te shoh nje sorkadhe, te vras nje drenushe
Ne mal e kam zemren, dhe mendjen ne fushe
cunat e amerikes bejte bejne pa pune
se kur jane te zene, duan vec gjume
pale po te mblidhen e te behen tok
e fillojne me do-re-mi-fa e mbarojne me sol.
Bejtexhinjtë trembëdhjetë
vanë në litarë vetë.
Vanë bejtexhinjtë vanë
Admini hapi fermanë.
- Ngreu Nokturn shko në punë
akoma s'është ditë e shtunë.
- Dale Ll-ë, të dredh cigarë
se s'jam çanaku me dhallë
po jam Soli me pallë.
Lanet paçi o admina
Fshitë trembëdhjetë trima
Bejtexhinjtë trembëdhjetë
vanë nëpër mbledhje vetë.
Vanë bejtexhinjtë vanë
Admini hapi fermanë...
sic kemi pas thirr kur kemi pas qene idealista neper mitingje, "policia o me ne"
amin.
Eh c'u nise more nga interrneti
Eh lule Admin labi more lule
E me treqind e sa komente muhabeti
Eh lule Admin, trim o more lule
E bere poshte more kendej nga forumi
E zure topin nga grika
Fshive bejtet qe mos te zente gjumi
http://www.youtube.com/watch?v=y2x35Uw5DZs
o emigrant, (se po behem si Gjinoja "C'ka me fiqte ky?"
c'ne me prrenjasin ne cdo bejte? 
Sol, une boj tifozllik per ty...
prrenjasi? po ja, eshte vendi i "krimit" qe u krye nje pasdite te murrme ne kohe te paditur* dhe u shfaq ketu me 11 Gsh 2009 - 1:36pm
*krime te tilla jane si kohapsira e elektroneve: po dite vendin nuk di kohen dhe anasjelltas. Pra po ditem Prrenjasin, s'dime se kur, dhe po ditem kur, s'dime prrenjasin. Natyrisht, ne zgjodhem prrenajsin
(si te keqen me te vogel)
Tifozllik bohet per solin
Burra, gra, femije e pleq
Cohu o sol boje pra golin
Mos driblo me kot mor dreq
Soli sonte ka vendos
Te ndjeke shembuj te ndritur
Topin bukur po e los
Mirpo duket i uritur
Boll bona si qun i mire
boll mashtrova poshte e lart
do futem t punoj ne shtet
rrevolucionit i vara cart
Meqe njof shume deputeta
demukrat e socjalista
Gjynof mos me u mbush gaveta
se po morim buk me lista
meqe jom dhe skrapalli
meqe njof mire integrimin
me ka ofru qe n ministri
te shkoj t'fus ene ket timin (kontributin)
Nga PD-ja gjithashtu
I kom pas nja dy ofrime
Der tashi i kam majt pezull
Por tashi erdh dita ime
Mos u habisni qe per pes vjet
Te jem dhe une deputet
fute sol, por shpejt me e xjerr
se sot ta lejne kopilin n'der
ketu nuk je ke arjan qani
mush me kurva dhe qen stani
menja kot mos te te rritet
vetem bejtja te avitet
deputet apo shtetar
prape do ngelesh .......
........
pijetar mer dreq pijetar
turqeta juve
ashtu duhet per kto pune
duhet me pi der n fund te melqise
si te gjithe burrat e shtetit
te batutes dhe rakise
Pijetar, jam dhe i forte
Ne cdo rime qe mbaron me -ar
nga shtatori flasim prape
do jem bo ne un shqiptar
ketu nuk je ke arjan qani
sol-o, ene ket e ke bo
cica cice, sic ta do zemra
materialist, e?
kot mahesh per idealist pra, per enderrimtar-kerkues non-mitingor.
ec aty, imom bajalldi e muSHme, stuFFed... as it gush from the source
or nuk mbahem, me kan pas mbajt, . as vete se mora vesh se kush me kishte kap per bluzje dhe s'me leshote...
nderkohe qe une kisha ngec ke gardhi i idealizmes, knej u paska bo qameti...nejse kam ardh ne boten e konsumës me luge ne brez, e me kallam ne dore (per peshkim)
E una notte senza luna
Ubriaco canta amore alla fortuna...
mo mir t'dish se sa te kesh
kshtu tha Rrema filozof
dhe Sul Huqi shkoi per lesh
po e shifte si gallof
shum menushem nez cinare
por pa fol s'e lete qibra:
un po mor kulet me pare
ti gamorin plot me libra
ene shkojm te tymi Verit
e ja vejm mi tavolin,
ene t'shofim kamarjeri
kujt ja merrka porosin.
ene u futen te tymhonia
njoni libra, tjetri pare,
te Sul Huqi erdh azgonia,
Rremen nuk e *iu fare.
Si ti qi thur bejte
si ai qe thur kanistra
endrra e shqiptareve
me u bo ministra
Ne mos paç pozita
të kesh opozita
N'mos kadastra, rregjistri
ta zhvesh i koqe..misri
Po humben dy rruge
do gjindet e treta
peshku në rrjetë
dhe p.... ne geta (peshku, pra peshku
Un do i lej bejtet
do filloj fjalimet
do flas per sukseset
dhe per perparimet
perpara do bejme
sukses me sukses
eshte mbushur hoteli
arab turq kines
qe vijne ne mengjes
dhe thojne miremengjes
leni mor fjalimet
na kallxo pragramin
ku do e blesh rrushin
ku do vjedhsh kazanin
shiko o flor, javash javash
program ka sala dhe liri
une do ha vetem nje tas sytliash
konsiljer do behem i nxiri
kur te vij koha te kem pragram
ti ma di mendjen cakmak
qis shishen e bojes dhe nje kallam
e shkruaj programin tak fak
per cfaredo pyetje qe ti mund te kesh
e kam xhevapin maje gjuhes
kur te beje ftohte vish trike me lesh
dajaku i sjell hak rremujes
se politika nuk eshte e vizionit
me shume i ngjan menaxhimit
ne do ja shesim vendin taljonit
masnej ti ankohen ktij timit
Në Prrenjas në Prrenjas>>
Ku rritet purria>>
Të prrejta, të prrejta>>
Aty hahet mëlçia>>
Ka dhe ktu një qytezë>>
Ku kanuhet pa lumë>>
New Prrenjas ta qujsh>>
Dhe e ka pak si shumë>>
Plot me shqiptarë>>
Që lujn me zara>>
Boja në bluzë>>
Qoftja ke zgara>>
Janë sedërlinj>>
Janë patriot>>
Në Prrenjas janë vila>>
Ktu shpijat janë kot>>
Turfullojn kur gruaja>>
I thërret lehtë e lehtë>>
Të të kisha në Prrenjas>>
Pa e dija vetë..>>
:applause:
Amerika fushe me lule
i mban cunat me pekule
femra plot mullaqe tule
“du me ule e hona s’dule”
> >
>>Ka kjo bote princesha plot
Por ketyr’ tonave sja del dot
Se dun lek tmodh e dun karar
Se dun benz e jo gomar
> >
Une benz skam e nuk jam mbret
Sol efendija u boft deputet
Do na gjej pune n’administrat
Qe te pijme, te kijme per nat
> >
Duhet me prit dhe kater vjet
Benc rexhina po na pret
Deri athere po durojme
E nPrrenjas prape po shkojme...
Dy arber ne nje dere,
u denden me qelqe me vere.
O hanxhi, damixhane,
se te skuqa gjer tavane!
arber, boja (shkrimit) ku t'ka ra,
i ka ra shiu, s'e ka la,
i ka fry era, s'e ka tha,
i erdh Llukani e s'e ka pa
Em, javash - javash, kur të pushoje telefoni
lace>Jenalace> mbledh-O për lezet>>
lace>Polace> bojmë muhabet diskret>>
Vesh e gojë nuk kanë hasret>>
Gjeopol-në e bomë tërbjet>>
lace>Polace>pull krunde, pis milet>>
Kurr karari s’na u gjet>>
Ase vjet ase simjet>>
Kur kru hundën ke siklet>>
T’gjith e dinë nuk osht sekret>>
E thoj tinë e thom dhe vet>>
Ky muhabet u bo dekret>>
Llafja e turpit asht diskret>>
plagjiature
Pupupupu si keshet duruar der tani pa e shkrep

.
(me lot)
(thxxxxxxx)
e jena mleLL o nY nji tavolin,
ene po pim o ka i pik raki,
si xhenoze duket, zot pa Mahmudin,
po nji llaf diskret nuk ta thot njeri.
O m’qënke veshur o me jeshile>>
T’paska ardh ty Shën Patriku>>
Kala e fortë lacename>metalurgjikulacename>>>
Hajde ja ke Lala eeeee EE>>
> >
O m’qenke veshur o me të bardha>>
Boj du’a se na vje rradha>>
A janë fjalë, a janë pallavra>>
Hajde ja le lala eeeeeee EEE>>
> >
O m’qenke veshur o me të kuqe>>
Kali çil i ka ca huqe>>
Kolltukofag o pipirruqe>>
Hajde ja ke lala eeee EE >>
> >
T’dal lala përpara EEE eeee…>>
Descretet ti pava Eeeee.>>
hahahahahahahahahaha fh
maji dhamet mrena se te rane
Edhe mu xhanem
Tushe po qeshja me ato dy vargjet e fundit mi. "T'i pava, s'ti pava"
. Muhabete kopshti
.
Emo, qe material per te mbaru kopshtin se na thinje
.
do m'lejsh pa pune
shif si bon ky sikur s'do
Si thote Tushja "vrej punen"
, po jo pa bere punen e peshkut. Mbaj iso
.
discrectly of course
.
tani qe te kam me vete, lere, moj lere,
u bera sa shtate dete, lere moj lere,
neper vape nga po vete, lere, moj lere,
apo e ke pune diskrete, lere moj lere...
--------
paske ngjare na it ate, a i ziu une,
e pret buken me sepate, a i ziu une,
me sepat pa marifet, a i ziu une,
nuku jeshe pak diskret, a i ziu une...
---------
me thane qe u semure, o moj mike, o moj nure,
'diqe edhe mën'je s'vure, o moj mike, o moj nure,
me sëmund' e me ilete, o moj mike, o moj nure,
bënu edhe pak diskrete, o moj mike, o moj nure
mirë, mirë. e fundit. Naj herë tjetër do e kemi me fjalën: "plagjiaturë"
Pishëzë gazmore në bregun përtej>>
Ti zbardhi qerpikët dëbora e re>>
Të ftofka i ftofti, për çin t’zej bè>>
Puçrriza-puçrriza, discrete ti je…>>
lol
sa mire kur ju ngacmon juve, se jeni si thesi millit, sa ju cpon qisni me shume
u ngrejt piaca.
e funit megjithmen se i bona 8-shin punes... Here tjeter, se t'hikim i çik herët t'shofim naj futboll.
Një nusè alla-“discrete”>>
Natë për natë nga vete>>
Një nusè dy dhëndurë>>
Natë për natë plagjiaturë>>
> >
S’qënkesh film me agjenturë>>
Natë për natë e bënë urë>>
Fshat këtu e fshat atje>>
…na u ndodh ca qerestè>>
yep, e myllim! me dicka te bukur nga tatarstani meqe ishim te rubrika bejtexhie.
until next & discretely yours...
Si eshte kjo meseleja e diksrites? :think:
Flm per bejtet cuna dhe cuna, se gocat s'markan pjese ketu.
Emo, mire te thote Monda, mbaroje meselene e kopshtit.
Ndonje bejte dedikuar femres/ave shqiptare keni bere?
Po dedikuar peshkut/qve?
Mu ne mes te nates, une fershelleja
Me doli te cep'i ballkonit
Porsi yll i shkruar amon hatixheja
friken nuk ia ka diskrecionit
Fershelleja kenge, birbili degjon
Me zerin e nates qan zemra
Lerme rehat me gjithe diskrecion
Se sonte kom dale per femra
luspat lare mire me sapun
mustaqet perdredhur shume
pa ren nata ne akuarium
doli xhibi me bastun
Kerkonte neper feis buke
tushe bedrijen ta ndukte
Tushe bedrija ngjale
sdesh protez, por kock mor djale
sorry tusheeeeee
diskret une kam qene
ne krevat me ty
kisha cfare kisha
ti thosha ne sy
diskrecioni shtrire
horizontalisht
ke qene e mire
e kam seriozisht
u ndave nga une
pastaj u largove
dashnine diskrete
sa shpejt e harrove
per nje llaf te gojes
me tregove deren
ketij diskrecioni
shpejt do ia ndjesh eren
s veprohet keshtu
sot ne dashuri
duhet t'jesh diskrete
se vjen kali i zi
S'paskeni pas nji pik myshire
. Perfunimisht heqje mvize n'pune. Qysh qeshet me diskretejshen mer? 
per nje shkendijez diskrete paskeni pas nevoje me u mledh n'kuvend, bre burra?!
Monda, une po mbaj brinjet me dore, pa discretejshen fare....
O Sol i angazhum qe tema:
"Odë për çorovodë"
lace>Kushlace> kujton çorovodat>>
Nuk harron pavodat>>
Që ne thelb ishin pula >>
Që bëjnë vezë për Krishtlindje>>
> >
Në bishtat shumëngjyrëshe>>
E mçifshin mirë sumën>>
Ia dojshim shumë gunën>>
Me ate e bojshin punën>>
> >
Çorovoda dhe pavoda>>
Pse më ngjanin njëlloj>>
Këto zoçka nga kujtesa>>
Pse mbeten palloj.. >>
Hedhur si lastare, hedhur si billonja;
Zonja mu si çupa, çupat mu si zonja;
Palët mu si valët, shkon e vjen një tjetër,
Duket thanë e kuqe edhe femr e vjetër!
Dhe ajo që duket, ëngjëlleshë e butë,
në një shishe brenda dy shejtanër futë!
Llëra lakuriq, këmba lakuriq
Demek, sa për mua... edhe burri vdiq!
kemba permbi kembe
me degjonje bluz
taken nje pellembe
cigaren ne buze
floket sterre si nata
syte xixellonin
valevitej gjoksi
bashke me silikonin
kemba permbi kembe
rrinje ne banak
rrinje pinje uiski
une pinja konjak
une te shikonja
te me flisnje ti
ti mendjen e kishnje
te benci i zi
hajde moj xhesika
buzet luleshtrydhe
mire ben qe hap kembet
ama gojen mbylle
goca e arbenit
shtatin si kallam
nuk ben keshtu robi
per nje cope sallam
fustanin e ngushte
permbi kofshe ngjitur
ah o moj gentjana
sa me qenke rritur
ke hedhur parfum
dolqe e gabana
kur ecen ti rruges
nuk ndjehet me Lana
adhurimin tim
e ke marre me vete
t'i mbulon viktoria
gjithe ato sekrete
rruges ecen drejt
nuk shikon kerkend
farfurin kjo canta
yves de saint-laurent
se je vajz me klas
se je namuzqare
sa inat me vjen
kur thone se je ka*e
ke bere dhe shkollen
diku ne perendim
cunave te rinj
sot ju jep mesim
kujtohem dikur
shoke kur ishim tok
une te tregonja
perralla me oke
edhe asomoti
ke qene e lakmuar
te flisja me goje
te prekja me duar
mirepo sot je bere
kaq aristokrate
s'te prek dot me dore
po s pate pallate
ah o moj gentjana
me dy metra shale
une do te te kap
te dale ku te dale
bote e padrejte
kjo dynja jezite
une te puth ne sy
ti kerkon mexhite
Ne kete poeme, tensioni erotik ndihet qe ne strofen e pare
" fustanin e ngushte
permbi kofshe ngjitur
ah o moj gentjana
sa me qenke rritur"
Kush e ka filluar ditën së prapthi, të lexojë sol-in.
(Ata që e kanë filluar për së mbari, a priori, janë në ndonjë vënd tjetër.
)
mysybet fillimdita, flm ashes, flm soli. ajo me diskrecion ishte c'ishte!
Per bejte, me vjen keq por "ce n'est pas ma tasse de café". Néanmoins...
_____
Tu ne veux pas, Ashes, tu ne veux pas
Bien ! l'espace infini s'étend vertigineux
Et moi je te crie, le museau dans "mon tas"
Le lait de ce matin, il a un goût pluvieux.
_____
Mais voilà que Tropisme arrive en haletant
Laissant derrière Ashes qui pleures de colère
Hurbinek le sang chaud prends un calmant
Et attends tout seul enveloppé de mystère.
_____
"ma tasse" dhe jo "mon tas", por ndryshim gjinie, thjesht per rime, s'u be qameti.
une e lexova solin live se isha dezhurn mrome, dhe ato pak ore qe fjeta, fjeta si qingj.
rrofsh o bir
Po bejtet e solit a lexohen te club fm si lajmet Skic te Blendit? Me diskrecion kuptohet
ca di une mer ,
sjam radiodegjuese dhe as Blend lexuese
nga keto kalamaqet vetem solin pelqej, se osht bukurosh
une po e lexoj ne playback
sol ke renie cilesie me bejtet
nuk je ne lartesine e meposhtme;
"Mahmude moj yll i shkruar
qe te bene si cjap kalesh
ti dy qime ke ne faqe
Po keta nuk marrin vesh"
mu k'put teli i kitares
kenge s'te kendoj dot me
kam dy net qe ta kerkoj
mir'po ti s'te jepke gje
kendoj kenge serenata
edhe tango akordjon
kam vesh pantallona t gjata
mirpo ti prape s me shikon
ktheje koken moj ezmere
te te shoh si me je stisur
dhe berisha po te ishe
do me kishe begenisur
ktheje koken moj svetllana
ke pas gjyshin ushtarak
i ke faqet porsi hana
vllain e ke elifmatrak
penda shkon e vjen mbi leter
kaside, bejt'a gazela
po s'ma le do gjej nje tjeter
dakordo moj bela stela?
Kshu punon ti mo? Me mendjen te Svetllana?
e mi iris,
ja kjo eshte shoqeria civile aktiviste rinore

gjithe diten : moj svjetllana, ku t'ka nana
kthe surranë moj virane
sol-i s'është gjë e egër
në të rëntë asaj ane
biblikisht kthe anën tjetër
Moj hirushe me nallane
këmba jote sa e madhe
trëmbet Soli nga arushat
gjuetar veç për sorkadhe.
e bardhe bie drita mbi ballin fildish
te ftohta i ka rrezet neoni
meqe jam pilot aviacioni
distancen nga hena e ndjeva ne mish
abazhuri ndezur me t'emblen jeshile
nuance qe shpirtin miklon
yll i ashikut pse rri ne ballkon
dhe nderton atmosfere hostile?
kemisha e nates qenka kaq e holle
sa duket gjithcka qe s'ke veshur
do me kishte ardh per te qeshur
po te mos kisha qene me kolle
jo me kollë
po te mos kisha qene me shkollë
cep me cep te blogut
ci gjesdisa syte
lajmet dhe gazetat
mbushur pulitike
hodha dhe nje sy
ktej nga bejtexhinjte
nje goc pak esmere
SOL-in ka merzite.
ti moj goc tirone
trendy depiluar
mikun tend te vjeter
qysh paske harruar?
nuk e kam harruar
per kok te mamase
ky meraku vjeter,
zemren do ma plase.
un jam transparente,
me master, me prike
por Sol-it si jepem,
pa u hap kutite.
(durim durim dhe kauza do triumfoje Sol-miqesisht
rrofsh spiritus, na mbyti puna, Rreshpja, i needed smth funny
.
chi non lavora, non fa l amore
Reshpja eshte nje trishtim i bukur. Atmosferen do ta beje me siguri me fanny Sol.Ja prite se ka ardh.
me falni per injorancen, po cfar eshte svetllana ? aktore? kengetare? modele? apo me gjere se kaq... ?
ish e premte, ishte ngrice
jashte ciceronin kanarina
kisha porositur pice
kur ne shpi me hyri Ina
une po grija sallaten
ajo hyri pa trokitur
kur e pashe me kalli daten
isha i papergatitur
mos bertita, prape me gjeti
une asnje borxh s'i kam
ta marre vesh i gjithe mileti
nuk du me te dhone sallam
si vjen tjetra ne shpi t'huaj
dhe i bie ne qafe beqarit
goc e mire me mua mos luaj
se po bie cmimi i dollarit
pse o goc qenke fiksuar
une jam edhe klas puntore
po deshe te rrish me mua
do mesosh te besh punedore
Who's INA?
Iris u bere xheloze
Po mi, s'guxon te lesh njeriun nje dite vetem
Si u prish kjo bote kshu!
hihihihiihihi, sol, je i keq shume. Ene pizza, ene sallate, ene punedore
. Oreks i babezitur
.
Ir(ena)ushe ti mos qaj. ketline, qaj e plac ne vend, (tha xhaxhai i Sandrit)
.
bobobobobo qenka nata e qarjes kjo per mua
sa zemra katila me
po skam faj jo mua me erdhi keq per solin se eshte e premte sot 
Baglon - Thuhet per procesin e te dalit jashte te lopes, kalit, gomarit, deles, dhise
Ndoshta nuk ke faj se lexon vetem te thena nga Veriu , por ne nga JUGU atij "procesit te te dalurit jashte" te dhise e deles , sqeperve e desheve i theme kakerdhi -on
Sol - nocturni vjershetar
na ka dale dhe dijetar
sqeper e lope i ben bashke
ngatron grurin me kashte
Pas nuk mbeten dhe gomeret
kali e pela gjithashtu
i ndan vec te permjeret
me dele - deshe tu i bashku
ina, ina bubulina,
si moj shkon neper vitrina,
pa dollare dhe pa kacille,
dhe pastaj shkon e troket
tek dera e sol -it te shkret,
nuk e shef si eshte bere,
10qile cuni i shkret
e hengri turpin me sallam
ti kerkon dolce gaban
nuk te del ai jaran?
kjo duhet te jete kenge Fierake
jo jo jane serenata korcare
eeee Korcare ? Mbase nga keto te rejat se seranatat e vjetra i kam qare me lot une i di ne maje te gishtave, dhe s'me duke nga ato te vjetrat
pa shkrepe njehere te degjojme si i qan te vjetrat
Ok. Ulune karige. Mer nje box me tissue prane dhe lexo
Ne netet e gjata te dimrit
Une ty te kujtoj me mallim
Por ti vec largohesh nga une
Me le ne vetmi deshperim
O ty sa te dua te dua
me qan zemra ime per ty
por ti vec largohesh nga mua
me le ne vetmi deshperim
etj etj etj
Ket mos qaj thjesht kenge eshte nuk eshte e vertete. Skam faj une vete ekerkove
jo jo nuk qaj po me ka zene gribi dhe po fshij hundet
Eh s'me ze gripi mua
Cfare the Besnik
Jo jo azgje
OK Naten xhuna e goca
Shifemi neser
naten naten se ne jemi per jete nate sot me gocat siper
ç'nate moj, mua me zuri mengjesi tuj pa red cliff
o e shihja une te plote o behej nami !
Irushe, leni ato, ke pa "red" nga Ina m'duket
. (Shprehje ne meme-njerke, kur xhindoset gjindja, shef "t'kuq" nga te gjitha anet)
.
ketline, e ke zbut me duket, e ke zbut
.
O Gocat e peshkut.
Gocat e peshkut
kane ra ne amore,
per Sol vjershetarin
dun te bejne pundore.
Nuk kane faj te shkretat
se eshte cun i zgjut,
por s'ia dijne te metat,
qe eshte i shemtut.
Me surrat me pucrra
e me hunde te ndukur
vec Bedrije plakes
i duket cun i bukur.
Eshte edhe i turpshem
pale dhe gerdalle,
dhe pse neper bejte
tregohet i rralle.
Ne degjoni Lulin,
Solin e harroni,
vishni minifundin
e trokisni ke gjitoni.
Ne mos, me besoni,
s'e them per xhelozi,
me thirrni kur te doni,
t'iu nxjerr uje te zi.
Se jom cun i pashem,
e s'para kam shoke,
vec se asnje qime
s'me ka mbet ne koke.
Por edhe qeros,
jom me i mire se Soli,
dhe ja mor ne kthese
kur at' e zen kolli.
Vec kujdes dicka,
mos ecni pernjihera,
dy nga dy te parat,
e tre nga tre te tjerat.
p.s. sorry Solo, thashe te te leroj pak nga barra.
Lulian,
gjetc belan
.
luli! luli! luli!
sot qe doja me sfidu aftesite e mia amatoreske ne bejte, shoh qe keta cunat e paskan "menderosur" temen fare
as e vogel, as e madhe
qenke goce namusqare,
te dija pak me garipe,
ti don bejte estetike
si t ja bejne cunat e gjore
jeta po behet malore,
kur mungon teknollogjia
kenaqen me pune dore
bota u be globaliste
mendja po na vjen verdalle,
cajme ne shtigje te pa shkelme,
here me bejte e her me palle.
levdu qofte Adam Smithi
tregu mbushur rrin perhere,
gjen sallam te cdo formati,
rrush stafidh e rrush me ere.
Lis jeta ka nderruar,
me progres , me integrime
nga hareja bejme bejte
dhe ja fusim nje te pime
,
as e vogel, as e madhe
qenke goce namusqare,
te dija pak me garipe,
ti don bejte estetike
si t ja bejne cunat e gjore
jeta po behet malore,
kur mungon teknollogjia
kenaqen me pune dore
bota u be globaliste
mendja po na vjen verdalle,
cajme ne shtigje te pa shkelme,
here me bejte e her me palle.
levdu qofte Adam Smithi
tregu mbushur rrin perhere,
gjen sallam te cdo formati,
rrush stafidh e rrush me ere.
Lis jeta ka nderruar,
me progres , me integrime
nga hareja bejme bejte
dhe ja fusim nje te pime
,
ketu paska plasur konkurenca
te ndodhte ndryshe s'kish se si
asnje vend bosh nuk ka urgjenca
prandaj lulian, futja per shpi
si ore djale cupen me trembe
qe kam nje vit qe po e ndjell
po vjen ambienti ere kembe
ma shpife, me vjen per te vjelle
ti paske qene tafma e madhe
as hasmi nuk te nget kur ha
une sa do kapja nje sorkadhe
ti vjen e bulurin si ka
as vete gjermani nuk ben si ty
ore lulian, t'u thafte pena
me mire me kishe lene pa sy
se sa perhap gjithe keto rrena
eshte e vertete, s'jam simpatik
nuk jam aktor apo tip zari
mirepo kam shkopin magjik
si harri poter magjistari
jam dhe artist, merrem me art
me letra, bojera, e te tjera
profesionit i kam var kart
s'kam bere ndonje gje me vlera
qe mos ta zgjas jam parazit
per vajza jam n dispozicion
e kam stomakun depozite
dhe katrani zbardhellon
plasi auto-reklama dhe këteeeej! : D
Doni me per Belulin?
Bejtexhinjte jane ne sabbatical, which promtes the pyetja, si (mund te) thuhet shqip "sabbatical", batice sabahu?
Si ka mundesi qe femrave s'ju vjen aq shume dorjesh per bejte?
E pra si ka mundesi gjithe ate talent vetem burrat e shkrijne?
Mbase ngaqe femrat jane mesuar te rrine me tigan ne dore duke pritur te kulloje talenti qe shkrijne burrat.
Iken vitet, iken
bejtet u harruan
neper politike
komentet u harxhuan.
Na e mori frymen
kjo mut polimut
s'kerkohet e drejta
kur ka vec hajdute.
U nisem per dashni
perfundum ke vota
tani s'gjejme derman
pervecse tek gota.
Lereni njehere dreqin
mblidhuni ketu
se punet e medha
na i zgjidh Arvizu.
Nje mangall per Lostin
Florin edhe Emin
mundsisht dhe nje Mereme
te terboje dhe demin.
Te shpetojme nga hallet
te shpetojme nga puna
te krrejme ca cangazhime
o goca, o cuna.
Larg prej politikes
diten ta bejme nate
se na mbeti bejtja
dhe dashnia thate.
Se na u tha shpirti
per lajka, per rima
Sali, Ram, Basha
paskan qene kokqima.
E shkatrrun ket popull
e lane pa eros
vec per sume te vet
dun te kene tifoz.
Qe u rafte tifua
qe u rafte kanceri
qe i cafte ne ferr
Enveri dhe Hitleri.
Hajd pra te mbidhemi
ketu a tek divani
t'i fusim nje orgji -
vec mos degjoje Llukani.
Une vec propozova
por ju si ta keni
po ju duk me mire
eshte tema Kantrimenit.
Si ujet e paket/
E kemi ne bejten/
Sdim me te ca tbojm/
A te lajm fytyren/
A te shuajm etjen/
njëra dorë lan njërën
tjetra kap nga fyti
ndjeshja sa mbaroi?
ke një vrimë te gypi.
I kam hundt e zena/ sa smi nxe shamia/ fryni era e malit/ mi murr mendt e mia. Nuk me skuqet faqja/ si vajza pas shpulle/ u indoktrinova/ me ket mutth ninulle. Tararara e mbylla nji sy/ tatararara I mbylla te dy/ tararara hap e lash nji vesh/ kenaqem ne enderr/ Kur degjoj si qesh.
eh ju kane rene baterite bejtiste, duhet tju cpojme tre here e mezi beni trilece. s'keni faj, ju kane plakur hallet e kombit
xhib o xib mavria
te ka plakur koha
ulur te shtepia
thu llafe te kota
ne per politike
piten te thajme
se per gjona te tjera
sna ke per kollaj......
Lene Xhibin, lene
se flet vec me proze
kur kish qene ushtar
ia ben me kolinoz.
Surratin mer, surratn,
ku s'te vete mendja
dhe pse per kutine
do ia kish pasur endja.
Se ka qef t'haje qyl
qingj t'pjekur me qymyr koks
prandaj e don te mbyll
qe mos gjejme dick in the box.
kafshate qe skaperdihet
ishte o vlla 8 maj
kashate qe tmet nfyt
e sshtyhet as me caj
ashtu si per cudi
si meze per raki
u numeruan votat
neper cdo kuti
Me Dell socialist
votat dalin teper
HP-ja PD-se
numeron dhe nje tjeter.
Po prap me te lumtur
sme ben ne kete bote
se fakti qe votova
me voten time prap
...................
banjon e bllokova