Klubi i librit të Peshkut?

Nuk do ishte ekzagjerim te thuhej se nje pjese e mire e komunitetit te peshkut eshte e interesuar ne libra, qofshin keto letrare, qofshin ese dhe kritika. Si rrjedhim, mua me duket qe nuk do ishte keq, dhe ne fakt mund te ishte goxha interesante, sikur Peshku te krijonte nje hapesire per nje "book club". (Peshku Fluturues e permendi ne nje teme te caktuar, une ketu dua ta pergjithesoj.)

Llogjistika do ishte sa me e thjeshte e mundshme: nje here ne ca kohe, do zgjidhej nje liber qe do te caktohej si libri i muajit. Bie fjala, mund te planifikojme qe x liber ta lexojme ne Shtator. Nese libri ka, te themi, 400 faqe, na bie te lexojme nga 100 faqe ne jave. Gjate gjithe muajit, Peshku mund t'i dedikoje nje zone te caktuar te faqes, librit ne fjale, me shkrime, diskutime, etj. 

Mua me duket se nuk do te ishte ide e keqe. 

Per ju kam dy pyetje:

  1. Nese Peshku fillon dicka te tille, a do ishe ti i gatshem/e gatshme te merrje pjese? Te lutem, pergjigju thjesht me po ose jo. 
  2. Cilin liber do te doje te lexonim si fillim? Zgjidh 1 dhe vetem 1 liber. Te lutem. 

 

82 Komente

1)Si ide nuk eshte e keqe...

2) 1984 george orwell(meqe eshte dhe viti im i lindjes smiley  )

Po,

sugjerimi im per librin: The fountainhead nga Ayn Rand.

 Faleminderit Penar. Ideja eshte e bukur dhe them se do idhte interesant te fillohej me libra nga bota shqiptare qe mund te gjenden ne amazon dot com qe ti lexojme te gjithe. Pse jo me nje liber te Orneles meqe ngjalli kaq shume diskutime. Me kete rast ndihmojme edhe autoret shqiptare duke i blere librat. (Kuptohet pervec atyre qe i urrejme per vdekje smiley )

Dakord qe te fillojme libra shqiptare, available on Amazon. A ka opsione te tjera, pervec Orneles? 

 

më pëlqen shumë si ide.

librin zgjidheni ju. une e lexoj.

1)Pse jo!Ideja eshte mjaft e mire,shpresoj te kete me shume diskutime mbi letersine se mbi politiken.

2)Ditari Mata Harit....hahahaaahaaa,ishte batute-De Profundis Oskar Wilde

 

 le ta leme ornelen te dyten ne liste.. thjesht per ti dhene nje mbeshtetje dhe shtyrje perpara nismes.. besoj se shume nuk do ta merrnin mundimin per ta hedh hapin e pare me Ornelen ne dore..

 OK.Vec mos na e filloni me Viktor Hygo.

 Une ne fakt kom debolese per Tolstoin.. me thene te drejten nuk me kujtohen te gjith personazhet dhe detajet ne 'Lufta dhe Paqja' dhe mendoj ta propozoj si librin e pare....

Rostovet, 

Kuraginet, 

Bezukovet, 

tjeter?

 admin, 

hudhje-pritjet, shakate jashte teme ose mbi temen jane lengu limfatik i peshkut dhe nuk e ulin aspak rendesine dhe qellimin e temave. Besoj se kane vendin e vet dhe duhen lene te ikin vete ashtu sic vine..

eh, po ketu po mundohemi qe te bejme dicka praktike, dhe oferta te tipit sarkastiko-pordhik me te vertete qe prishin pune.

 penaro,

per veten time, une ket do ta fus te lexime plazhi.. me qef te madhe bile

ndryshe kam ngel mbrapa me nja 10 mij faqe dokumentacion..

gjithsesi, ti e di..

Une jam dakort.Letersi shqipe bashkekohore,keshtu qe jemi ne korent me ç'shkruhet sot.

1) Ideja me pelqen

2) A ta nisim me Cufon? Sa per te thyer akullin e per te kujtuar edhe nje here femijerine. Librin besoj duhet ta kemi te gjithe. smiley

P.S. kjo nuk eshe shaka, vetem nje sugjerim per te pare se si mund e funksionoje klubi.

Ja na erdhi nje ide,

sa jam e gezuar,

porsi une dhe cdo femije,

pres per te lexuarSmile

Si e degjuar kjo kenga, po s'po e gjej dot nga. Ndihmome te lutem.

Ja na erdhi Viti i Ri,

sa jam i gezuar

Porsi mua çdo femi

Ka per ta festuar.

"U nxitova e preva keq,

fustanin per kukull,

pyeta gjyshen si ta ndreq

si ta bej te bukur.....

Dhe me erdhi gjyshja prane,me ndihmoi nje çike

Sa gezim ,gezim te madh,kisha un'at dite

Qe at dite per kukullen .pres e qepi vete

eshte pune e bukur shume ,eshte pune e lehte...."  smiley

Ujku ka mbetur pa dhembe,

kali ia theu me kembe,

o sa mire, o sa mire,

Ujku eshte egersire.

 

Macja ime ka qe mbreme

me macokun eshte zene,

o sa keq, o sa keq,

turp per macen qe s'i flet! 

ok

 

per libra pata pershtpjen se do ishin letersi shqiptare... sepse ne kete te huajen mund te gjesh recensione gjithandej. mgjth nqs do me duhej te jipja mendimin tim, do thoja qe libri: te jete i nje volumi te vogel... psh 100-200 faqe, edhe do sugjeroja Imoralistin e Andre Gide.

Ide e mire qe me pelqen.

Por jam dakord me twintip

Do sugjeroja a qe me shume se sa libra te njohur apo te famshem te marrim libra te autoreve te rinj, shqip apo te huaj apo me mire shqip apo ballkanas, sepse per mua p.sh eshte pak e kote te lexoj se ça mendoni per Tolstoin apo King, ka burime te tjera informacioni me te besueshme, ndersa mund te jete interesante ajo me perpunu/kritiku autore te rinj e te panjohur.

Po

Une do propozoja ta fillonim me Martin Amis, per faktin se eshte shkrimtar i mire, dhe gati i panjohur tek shqipetaret, gjithashtu sepse e kam ne plan.

Great idea!

Une do te sugjeroja nje liber te Koco Kostes, qe per mendimin tim ka mbetur plotesisht jashte vemendjes se kritikes dhe lexuesit, por qe eshte per mendimin tim nje nga perfaqesuesit me te denje te letrave shqipe...

Ide e mire.

Libri qe mund te lexohet me peshkun per peshkun, duhet te jete nga ato vepra te njohura qe kane afersi me mentalitetin tone, kushtet e jetes, zakonet, menyra e jeteses.

Mund te fillohet me nje liber per gruan, familjen, fshatin, arsimin, kapitalizmi e humanizmi.

Kam nje ide per nje veper Shqiptare, shkruar para shume viteve, tema eshte marre nga realiteti.

Unë s'i kam kuptuar ndonjëherë këto book club. Duhet të biesh dakord në librin, duhet të biesh dakord në ritmin e leximit, etj. S'e marr vesh se si funksionojnë praktikisht në grupe të mëdhaja (përveç të Oprah-s ose leximit të librave për diskutim në ndonjë klasë, që bëhen me vendim nga lart). Megjithatë, pse mos të provohet smiley

1. Po (i gatshëm por varet a do e kem librin ose a do e kem kollaj për ta marr&eumlsmiley

2. Vepra nga Faik Konica (meqënëse e kam dhe më duhet një shkas për ta filluar smiley

P.S. Admin lidhja për këtë të çon tek http://peshkupauje.com dhe nëse je tek http://www.peshkupauje.com kur ndjek lidhjen, del i pa-autorizuar në faqe. Do ishte mirë të bëhej ndonjë redirect i përgjithshëm nga njëra tek tjetra.

Kush tallet me Cufon aty ?

Mos na beni me llafe kot se koti , se Cufua eshte legjende...

Une propozoj librin "Darka e gabuar".

Kryeveper.

Ismaili eshte ne gjendje qe nje histori njerzore dhe te zakoneshme ta ktheje ne kryeveper artistike.

 Une them se libri duhet te prezantohet nga dikush qe e ka lexuar, dhe qe duhet te jape disa aresye letrare, sociale apo dicka tjeter qe e ben kete liber dicka qe duhet lexuar. Libri duhet te jete i gjendshem ne amazon ose ne librari nderkombetare. Se  une p.sh, mbas reklames qe i eshte bere ketu Hatibit, vertet qe desha ti lexoj librat e tij, por nuk di ku ti gjej megjithe deshiren e mire.

 Ops pash qe admin. ka bere nje propozim shume me konkret. Ndonjeri qe i ka lexuar librat e ketyre autoreve a mund te na thote dicka per librat.

Ideja eshte shume  e mire dhe besoje se do kishte mjafte interes per te gjithe.
Patjeter qe duhet filluar ku udhetim ne boten e librit, me nje liber shqip.
P.sh: - Jakov Xoxe  "Lumi i vdekur"
 

Me pelqen si ide shume, i vetmi problem eshte koha qe kemi ne dispozicion, se sa do te arrijme ta lexojme te gjithe ne te njejten kohe, megjithate ia vlen ta provojme.

Per librin sygjeroj "Hija e eres" e Zafonit, meqe flet dhe per dashurine per librin.

Ana,

Isha i pavendosur midis Cufos dhe "Hijes se eres". Me vjen mire qe ka edhe te tjere qe e kane pelqyer. Mbaj mend ne nje teme tjeter qe Aida me tha qe e kishin perkthyer edhe ne shqip.

hija e eres, nje liber mrekulli.

parimisht dakort me klubin, po si e thane parafolesit, varet nga koha

per ne qe jemi larg do te ishte mire te rishikonim shkrimtaret shqiptare, sidomos keta te rinjte

 

Edhe une jam dakord me Cufon. Nga ta fillojme? "Cufoja dhe Bubi Kacurrel?", "Cufoja ne shtepine e pushimeve", "Gjeneral Cufoja"? Macoku Sabo? smiley

Gjetje e drejte duke pare aktivitetin e larte te lexuesve te PPU ne temen letersi (dhe ne ate politike ....po ate e kemi te lindur ne shqiptaret smiley

Gjithsesi cpo lexoj nga komentet problemi me i madh mesa duket eshte zgjedhja e librit.Komentuesit mesiper kane dhene te gjithe nga nje shembull qe e kane shpjeguar dhe me arsyet persene e zgjedhjes.

Keshtu qe parashikoj me shume debat ne zgjedhje te lendes se pare se ne analizimin e saj....kete e ve ne dukje ne menyre qe te behet me konsesus zgjedhja se pastaj po u be me detyrim perqendrim ...aha merr kontekstin e shkolles blogu...dhe do vizitohet vetem nga shkollare dhe studente letersie..

Nejse me idene qe bashkimi ben fuqine...dhe uroj dhe shumicen..i bashkohem Ana H per 'Hija e eres' - Zafon....me kete rast i kthehem dhe nje here ketij libri.

 

 

kot me ju ndihmu, mund te beheni edhe 4-5 klube nese konvergojne ne menyre rajonale interesat smiley

1: Po

2: Duhet patjeter te jete shqiptar autori dhe pike.

Pas pikes se Eneas, nuk ka me vend per diskutime smiley

duke pare c'eshte bere tek tema e orneles, qe tani me dhimbsen autoret qe do piketohen... qe tani i imagjinoj ata me faqe te cjerra, me krahe te perdredhur, me sy te nxjerre/nxirre...

sidoqofte, komplimente adminit per idene...

1. po

2. lehtësia e padurueshme e qenies nga Milan Kundera.

 ide shume e mire; edhe une mendoj qe duhet filluar ne terren te sigurte derisa te kalibrohen diskutimet d.m.th fillimisht libra klasike/autore te huaj te njohur ... p.sh. sugjerimi i ASHes ...

Po.

Teodor Keko. "Lajmetarja e Vdekjeve" ose "Shenimet e nje Gruaje" ose "Hollesira Fatale".

Great, kur mbarova se lexuari, "lajmetarja e vdekjeve", nuk e besoja se e kishte shkruar shkrimtar shqiptar(kaq i drejperdrejte sa me çarmatosi)

Great, kur mbarova se lexuari, "lajmetarja e vdekjeve", nuk e besoja se e kishte shkruar shkrimtar shqiptar(kaq i drejperdrejte sa me çarmatosi)

Enea .   Nuk e ke dorzu akoma, qysh prej 97 - tes ti ?  smiley

 Penar, topi eshte i joti penalltine gjuaje vete. Na thuaj titullin kur ta vendosesh.

Ide interesante. Pse jo?

Por keshtu sic eshte nisur nuk besoj qe do realizohet, sepse nuk do vendoset kurre per librin qe do lexohet.

Mendoj qe te lihet ne dore te nje komisioni me tre veta te cilet te propozohen nga ne dhe pastaj te vendosi admini se cilet do jene. Ata te rekomandojne librin dhe kush te doje ta lexoje.

Nese del me sukses, rradhes tjeter mund te zgjidhen tre te tjere te vendosin per librin dhe keshtu me rradhe.

Do ishte mire qe kur te vendosej per librin te na thuhej dhe burimi ku do e blinim.

Le te shpresojme.... smiley

Une propozoj nje sistem votmi . Te behet nga Penari nje liste me tituj per shkrimtare te huaj dhe shqiptare dhe nje sistem votimi i thjeshte.

PS. Sa per humor: Po dolem 50 - 50 , fiton Sala dhe lexojme romanin  "Shqiperia po shkon per lesh..." smiley

 

Po cfare pse aman... Ja une them qe te jete Peshku Fluturues, emigranti dhe Fh.

Ja u zgjidh. Hajde na thoni librin tani. Mos i komplikoni gjerat kot pa pune smiley

Ne kemi n'mes peshqish njerëz që punojnë në librari... kush më mirë se ata mund të rekomandonin autorë dhe libra të rinj???

 Isabel, faleminderit per votimin, po une nga ky klub po perpiqem te perfitoj dicka ne sensin e leximit, se ka kohe qe lexoj vetem gazeta, flyers dhe libra zanati dhe kam ngelur mbrapa nga letersia bashkekohore..

"Tonio Kroger" Thomas Mann

Ka nje dialog shume interesant , midis personazhit kryesor dhe nje mikeshes se tij ne lidhje me te shkruarit...

Me sa kuptoj une nga pergjigja ketu, situata eshte e tille: 

A) Shumica e te interesuarve nuk jetojne ne Shqiperi

B) Interesi eshte per libra me teme shqiptare

Problemi qendron se keto dy pika e bejne te veshtire zgjedhjen e librit te pershtatshem. Perveç Kadaresë, që ndodhet edhe nëpër biblioteka edhe në amazon.com te tjeret e permendur me siper jane te veshtire per t'u gjetur.

Keshtuqe, do ishte mire qe ata qe kane sugjeruar me siper libra shqiptare, te na japin me shume informacion per menyrat sesi mund t'i gjejme keto libra.

Opsion tjeter, do te ishin libra me teme shqiptare, por te shkruar nga te huaj. Ne fushen e historise, une do sugjeroja nje nga librat e Berndt J. Fischer, historian qe ka shkruar mbi kohen e Zogut ne Shqiperi, mbi kohen e L2B etj. Megjithate, kjo do ishte histori, jo roman.

Mbase zgjidhja me demokratike do te ishte nje sondazh me 3-4 tituj (nga ata qe jane sugjeruar me siper), ku te interesuarit te vendosnin se cili liber do te ishte subjekti i pare i klubit te librit.

Nëse s'do jenë libra në shqip pastaj na del problem leximi në gjuhë të huaj. Por nëse s'është problem anglishtja atëherë do ndërroja sugjerimin tim në The OSS in World War II Albania nga Peter Lucas.

A eshte perkthyer ne shqip libri i Lucas? Di gje njeri?

I love the idea smiley.

Na propozoni ndonje gje te hajrit, se mezi po shtyhet plazhi me Otellon e Blushit. 

monde, se fundmi ketu ne shqiperi ka dale nje antologji e prozatoreve gjermane perkthyer nga klosi, une ate e kam ne listen e librave qe do lexoj ato 4-5 dite te qelbura qe do me takojne si pushime...

Kryenece, flm, ama ate Klosin po e bojkotoj se e pashe te klani para ca ditesh smiley.

Ok, kidding, se per inat te vjehrrit s'do shkretetojme librarite smiley.  Plus qe, ne behet fjale per teutonet, s'jam kurre kondra smiley.

pooooooooooo

Narcisti dhe Gojarti "herman hesse"

smiley 100% dakord

 

Herman Hesse shkrimtari im i preferuar smiley

po

Miranda Vickers, per Shqiperine, Kosoven dhe se fundi per Camerine... e zeme me rradhe

monde, nuk e di nese me lexon

sot e bleva ate antologjine, eshte voluminoze dhe ka emra shume te mire te prozes gjermane, ndonje dite do sjell ndonje tregim ketu...

perkthimet jane shume cilesore

bleva dhe "nje burre" te fallacit smiley

Do fillojme te lexojme ne apo jo?

Me duket se ngelem vetem tek dhenia e pergjigjeve dhe s'po bejme me tej. Ndoshta eshte me mire qe librin e pare ta zgjedhin moderatoret, sepse ndoshta nuk dot te biem dakort te gjithe, pastaj do te jete me e lehte per te zgjedhur.

Nje ide shume interesante eshte, pavaresisht limitet e atyre qe s'banojne ne Shqiperi. Ky problem mund te zgjidhej duke perpiluar dy lista librash: nje liste me autore shqiptare, nje tjeter me te huaj. Ato te cilet s'kane pasur mundesi te pervetesojne librin shqiptar (ose te huajin) te diskutojne bashke ne nje grup. Ato me te zellshmit nder ne mund te diskutojne tek dy grupet. Biles kjo ide mund te çohej dhe nje hap me tutje: diskutime ne grupe te ndryshme sipas tematikes.

Poashtu do ishte mire sikur keto lista te mbanin nje numer te konsideruar librash (psh. minimum 10 libra) dhe te jene perpiluar paraprakisht, keshtu migrantet kane mundesine t'i blejne kur jane atje ne Shqiperi.

Nje pike vemendjet e trete do ishte zgjedhja e librave shqiptare: ju qe banoni atje keni nje vizion me te qarte se çfare gumezhin ne panairet e librave te autoreve ne Shqiperi, keshtu ne njefare forme duke perpiluar listen mund dhe te na jepnit nje ndihme ne zgjedhjen e veprave qe vertete ia vlen te lexohen. Poashtu nje mundesi kontakti me teper me fushen letrare shqiptare per ne.

Pse s'bëni një gjë tjetër: Kush prej jush ka lexuar në kta 13 muajt e fundit ndonjë libër (dhe nuk e kam vënë gabim atë numër smiley ), të flasë për të dhe po qe se është si puna ime (shoqëri konsumi hesapi dhe mungesë vëndi), më parë se ta flakë të shikojë se mos ndoshta,  ndokujt që mund t'i pëlqejë ai libër, t'ja dërgojë... kuptohet që... në listën e atyre që do kenë preçedencë për ta marrë atë libër, qëndrojnë ata që ju kanë dërguar libra të tjerëve.

(dhe nuk e kam vënë gabim atë numër )

Se kuptoj, ma spjego. smiley

Plaça unë po pate prekur libër me dorë kto tre muaj ti smiley

Unë kam akoma një qerre me libra që mora nga Shqipëria... bile disava ja u bëra edhe një xhiro mbi oqean... dhe akoma nuk kam mbaruar asnjërin... mungesë kohe, natyrisht smiley

Po po te shkruash tek peshku, s'ke kohe...smiley

eshte nje fragment nga filmi "toka e hijeve" me anthony hopkins

eshte ai casti kur profesori kap studentin duke vjedhur libra

dhe ai djali i tregon se c'perjeton kur merr ne dore nje liber, kur e kam pare ate film per here te pare kam thene me vete si ka mundesi qe qeniet njerezore jane kaq te ngjashme ?

 

 

Ke filluar të vjedhësh libra? smiley

smiley

rrofsh se me bere te qesh

OK. Gjeta keto qe besoj mund te lexohen / printohen nga te gjithe ne linqet perkrah:

Sikur te isha djale Haki Stermilli  Lexoje

Gomari i Babatases Gjergj Fishta lexoje

 

...more to come

dmth u vendos?

a e bejm prap se u be ca kohe pa e bere

jes ui shud end jes ui ken smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).