27 Komente

Jo 10 vjet Skerdi. Kjo kenge ka dale qe kur u shfaq per here te pare filmi "La Piovra" apo "Oktapodi" dhe se bashku me nje kenge per ekipin e futbollit Apollonia te eres Tole-Majaci, ka qene kenduar thuajse ne te gjitha dasmat e zones se Myzeqese se Fierit. smiley

vertet...nuk e dija qe qenka kaq historike.smiley   Mua me ka rastisur te vete ne 2-3 dasma ne ate zone keto 10 vjetet e fundit dhe e kam degjuar  ne te gjitha. Sidoqofte kenga ka buke,degjohet. smiley

Skerdi kenga qe te degjohet duhet paguar, se pa paguar sta kendon qyl ai tek dasma .Tongue Mos je gje nga zona e Myzeqese ti?

Patjeter qe duhet paguar!......Se vetem zoqte kendojn pa para tha ai burri i zgjuar(Y.Vejsiu).. 5000-en ne ball sazexhiut dhe e di vet ai, dy te bardha nje te zeze gjithe naten. smiley

Jo, nuk e kam nderin te jem andej.

Se non faço skomparire la mafia italiana, ke non mi kiamano komisario Katani

Pershendes ata qe me duan dhe i dua. Faleminderit.

ke non mi kiamino tropi, moj dulce, se non apreco la tua prezenca pikatoreske.

kalamoja mos u zini per mustaqet e shqiptarizmes.

e keqja osht, trop, qe shqiptarizmes nuk i kon dal musteqet ala...

tani me i ron ashtu Ndrejt, pavaresisht se mund te thuhet qe llafi osht per i artikull pathetic e ku di une, kapi pak paralelet (qe me at limitin si funksion i bi te takohen ne infinit... te mediokritetit, trop): franca - shqipnia dhe Ermonela Jaho - grupi gabel i zharzes.

Come on! Najher enough is enough. Ketu ligesia ben "skopjo"!

Une po bej shaka me titullin patetik, vertet. Ermonela nuk hyn ketu; ajo ben punen e saj, shume mire; te tjeret flasin ne emer te saj, vrasin ne emer te saj.

Nese ti e ke mprehur vigjilencen per te kapur cdo lloj insinuate per Ermonelen apo patriotizmin, kjo eshte zgjedhja jote. Nese ti ve ne krahasim Ermonelen me kete grupin lemeria ketu, atehere, sorry, por nuk te ndihmoj dot.

Sigursiht, une do kisha uruar qe te ishte Ermonela ajo qe do trondiste Shqiperine. Po, kush nuk e deshiron kete?

Jo, jo! Ne krahasim po i ve ti. Ti dhe skota ku perket si mendesi, e keni bere vije kete pune. Ju beheni gjithnje keq sa here dikush shkruan, pak rendesi ka se si, per nje sukses te nje shqiptari jashte Shqiperie. Dhe ngazelleheni per cdo pleher ala kapiteni kloss qe perbalt shqiptaret e suksesshem. Pra mos u fshih pas gardhit. Ca gjera duhen thene here pas here. Kjo prurje eshte e mbushur me ligesi njerezore. Ne titull. Sa per grupin e zharzes, ate e kane sjelle dy here dy veta, te cilet dine se ku dhe kur i sjellin. Dhe kane nje sens te shkeqyer humori. Jo si ne kete prurje.

Une nuk vura ne krahasim. Per me teper eshte absurde te besh nje krahasim te tille. Por, ti, e interpretove keshtu, pastaj i fute edhe nje kontekst historik, e grupove, paketove dhe e denoncove.

E trishtueshmja ne gjithe kete histori eshte pikerisht fakti qe ndersa excellenca trondit boten, shqiptaret ushqehen me komisar katanat e muzikes. Shume e trishtueshme qe vendi yne me te miren nuk e mban per vete, qe nuk shkemben te mirin me te mirin.

Mua me pelqen te diskutoj, per cdo gje. Jetojme ne nje shoqeri demokratike, ku secili eshte entitled to his opinion. Secili ben zgjedhjet e tij. Ti, gjtihashtu. Dhe, me e bukura, askush nuk e ka te verteten dhe te drejten. Prandaj dhe vijme gjithmone ketu. Prandaj dhe vazhdojme te flasim e ekzistojme.

Kjo puna e humorit eshte subjektive, em, si gati cdo gje tjeter ne jete. Po te pelqeu i imi, merre, po s'te pelqeu, lere. I njejti edhe per kendveshtrimin tim te jetes. Mund te jesh apo jo dakort me te. E drejta jote. E drejta ime.

 

Kjo eshte supozuar te jete nje ironi therese qe shkon deri ne sarkazem.....  smiley   Zot, ne dore te kujt do me e lon shakane! Ca t'ka bo 'umori ( pa "h&quotsmiley qe e torturo kaq shume! Se ja, dikur ka pas qen i shprehje: "shaka kineze". Ne estraden e Pekinit nje humorist gjenial nxori shprehjen "Shefja ka musteqe" qe i shkrinte fare kinezet. 10 vjet rresht nuk gjeje dot bilete. Vetem me mik te forte. Po binte prodhimi bruto kombetar dhe vendi po shkonte drejt krizes. Njerezit qe me nate ne vend te shkonin me gezim ne pune, mendonin fjalet "shefe" dhe "musteqe" ne nje fjali dhe i zinte nje qeshur qe perhapej si epidemi nga India deri ne Japoni. Ne ate kohe shkrimtari i madh kinez, Zhy Le Vern shkroi romain e famshem "Kinezi qe qesh" i cili natyrisht nuk kishte motive me kompracikose, por me siglen tashme te pangaterrueshme, "shefja ka musteqe".

Em, po flas sinqerisht.

Edhe mua me bezdisin trumbetimet, lajkatimet, llustrimet, mgjs bezdia ime mund te jete e tipit te lehte. Per mua, si edhe per shume te tjere, bukuria e artit s'ka lidhje me vendlindjen me teper se sa influencat artistike qe mund te kete pasur, te cilat mund te dua t'ia njoh, nese e dua fort artisten. Patjeter qe me vjen mire nese shqiptaret ecin perpara, sepse na japin modele te mira, por ecja perpara ne trajte meteoresh te shkeputur na e ka shenjuar ca si teper historine, e s'po u mblidhkemi dot te formojme nje shoqeri tonen. Pushtimi i skenave te huaja me gezon sa me gezon pushtimi prej sherebeles i tregjeve medicinale perendimore, ne shoqerim te perhershem me imazhet e  ilaceve te skaduara (m'u dogj ne temperature per 4 dite rresht nje mbese e vockel prej ketyre ilaceve) dhe tenoreve me laringit nga Bari qe pushtojne skenat tona. S'po them te mos eksportojme, por eksporti i mallit me te mire me kujton kohe te erreta. Gjithashtu, superlativat ne shqip (me kujtohet nje e Edisonit per Elisen) tingellojne si nje handikap yni i qendrueshem, gdhendur mire ne gjuhe. Idhuj, mite, i di mire debatet e lodhshme ku shqiptaret plot frike e komplekse tentojne t'i afrohen se vertetes. Katani krahasohet me Ermonelen ne kete pike, tek nevoja per shpetim heroik.

Besoj se, pervec ngacmimit, Selfi ka dashur te hape edhe nje teme te  ketille. Por ligesia eshte fjale qe une kurre nuk do ta perdorja per dike si Selfi.

 

Po flasim per ligesine e prurjes. Personi qe e pruri nuk ka qene kurre pjese e konsiderates sime, te asnje lloji. Ndaji gjonat, trop.

Nuk i ndaj dot Emi veprimet nga njeriu, por ky eshte debat etiko-filozofik (dhe s'kam takat). Ka edhe shkarje, edhe faza njeriu, por ceshtjet dhe metodat qe zgjedh ne vazhdimesi flasin shume per te kur perjashtohen rastet ekstreme. Qendrimet radikale per mua jane po aq te rrezikshme sa shpresedhenese. Ti mund te besosh se shqiptaret kane nevoje per me shume dashuri dhe vleresim per veten. Dikush mund te besoje se jemi me te fryre se c'duhet. Prandaj kurat i jepni kaq te ndryshme.

Ne rastin e selfit une shoh shume me teper tough love se sa fyerje; quaje instiktiv kete perceptim timin, quaje anshmeri, por pranoje si mundesi.

Se po bejme diskutim karakteri. Ky lloj debati i cunguar, me keto kushte fizike dhe terma kohore, shpesh ketu do degjeneroje.

Ne rastin e selfit une shoh shume me teper tough love se sa fyerje; quaje instiktiv kete perceptim timin, quaje anshmeri, por pranoje si mundesi.

Se pari, ketu nuk duhet te diskutohet fare Selfi.

Se dyti, dashuria - ka shume lloje dashurie. E imja, e pare nga kendveshtrimi im, eshte reasonable, jo tough. Une shkoj ne opera, shijoj ermonelen, e duartrokas, shkoj ne shtepi e lumtur, me ze gjumi e lumtur. E mbaj ne koke evenimentin si nje moment te bukur. Kur e shoh se vjen perseri ne qytetin tim, vetekuptueshem, pres menjehre bilete per ta ripare. Nese une lexoj ne gazete per shfaqjen (ku isha apo jo edhe vete), perpiqem te kuptoj se si flasin njohesit e muzikes per te, kritiket. E lexoj sepse e konsideroj pjese te edukimit tim muzikor. Por, nuk kam lexuar asnjehere deri me sot, per askend, as per Karajan dora vete, te shkruhet ne kete menyre patetike sic shkruhet per artistet shqiptare ne shtypin shqiptar. Dhe une kam nje problem, se per artistet shqiptare nuk e di fare se cfare kualifikimesh kane, cfare dobesish, cfare kane bere mire apo dobet, cfare kane bere excellent (dmth, nuk te edukon njeri). E vetmja gje qe na edukojne eshte se ata jane te medhenje, trondisin boten, lincojne termete emocionale te papara, te pabera nga askush tjeter (vetem Micheal Jacskoni, ndoshta) pervcse shqiptarit. Kjo eshte per mua, te ridiculosh artin dhe artistin vete. Mendoj se artistet vete nuk e meritojne nje trajtim te tille.

Self, prandaj pata nje disclaimer, por te mohosh personalen kur personalja eshte e qarte (e kam me kete veprim konkret, kur ne fakt e ke me vazhdimesine e veprimeve, pra personin) mua me duket e papranueshme. Prandaj isha aq e drejtperdrejte.

Analiza jote eshte e drejte, por mohuese. Patjeter, racionalja te shtyn ne qendrime te tilla metaforike. Por thellesia e metafores eshte edhe emocionale, sepse neveritja eshte nje shkalle pertej arsyes dhe diskutimit linear; ne nje bisede shkallet duhet t'i kalojme bashke - eskalimi i ketushem-, perndryshe nuk behet loja.

Te tallesh me Katanin si pjese e lajthitjes kombetare? ok. Te tallesh me Katanin ne nje kontekst te caktuar ku lajthitja eshte e lokalizuar me ngushte se laberia? me e rrezikshme. Point made, point taken, point in the arms of Dulqinja.

si tha Xhekja (?) ne fund te videos: nje nga arsyet perse jam kaq krenar qe jam nga Myzeqeja jeni ju grupi i Zherzes (Katani) - protokollim i lire i imi.

Point made, point taken, point in the arms of Dulqinja.

Dhe ne skene hyn ... Don Quixote de la Mancha. Dhe, si ne cdo teori te mire konspiracioni, ai nuk eshte vetem.

 

Emigrant, pershendetje. Kjo ishte hera e pare qe une e degjoj kete kengen (Luci anyone?) dhe aq shume u entuziazmova, saqe e vura edhe si pergjigje ndaj statusit tim (re)kurrent i FB: A jeni ju personi i preferum i ndokujt?

Ne fakt ne ditet e sotme,  nuk i dihet kurre se personi i preferum i kujt mund te jesh.

Nje e vertete e qete si kjo, na vjen serish ne formen e nje kenge nga fshati i patrazuar shalqi-rrites i Zharzes. Komisari paskerkesh qene personi i preferuar i nje grupi nga Zharza; teksti perle:

Ne nje dhome te vogel/

rrinin 40 vete/

ne krye te tyre komisari vete/

Komisar Komisar Katani/

zhduke zhduke Mafien Italiane/

(dialog i brendshem)

Po s'e zhduka Mafien italiane/

mos me thencin Komisar Katani. 

Por ky nuk ishte rasti i vetem. Ne Vlore madje, kenga per Kajo Katanin kendohet:

"C'ke moj Silvja qe po qan?

Me vrane Katanin, me ben hatane...." 

Pra Katani, ky personazh qe dilte nga stema e vogelth ne cep e RAI-it; personazh i cili vizatohet ne versionin gjysme Ali baba dhe 40 hajdute - gjysme Halili dhe Hajria, dhe pershkruante gjithe spektrin e dramave te te pakten Shqiperise jugore (me arme, sevda, dhe atentate), me shume gjasa ka tronditur jo vetem Zharzen por te gjithe ne - kadashmeqensit heronj. Une vete nuk do ta shihja kaq ngushtesisht paralelen mes Ermoneles dhe grupit te Zharzes, por do ta shihja me ne fytyre nje shenje te ngjashme si kjo -----> smiley

 

@ trop & Dulqinja: po e myll tuj ju pershnet te dyja me shume afeksion, me deshiren e nje kafeje legjendare turke memedhetare aspak pathetice, por me pathos nga ai i beethovenit, (qellimi vlen me shume se filxhani ne ket rast) me nje pjese nga letrat e panisme te atij piktorit:

Filozofimet mbi natyrën e lidhjeve njerëzore i kam lënë qysh në shkollë të mesme, me një tmerr alergjik, pasi një shoqe klase atëbotë e bënte këtë sa herë i jepej rasti, duke rregulluar flokët, duke ngrënë “bukën me vete” në pushim të madh, para provimit, gjatë tij kur ndalohej edhe të pëshpërisje, apo ndërsa dilte në rradhë të qumështit që me natë, me fjali dëftore të përgjithshme që fillonin impersonale si “njeriu në jetë”, apo “se një djalë mund”, apo “por një vajzë nuk”. Ishte nga ato femra që duan të jenë njëkohësisht gjithçka, sekretare rinie dhe të përjashtuara nga shkolla, të lexuara dhe natyrale, skiatore notare novatore konservatore, shefe dhe të panjohura interesante, të virgjëra dhe ndërkaq me shumë histori, çapkënoseriozehokatare, opinionbërëse dhe të painteresuara, të virtutshme dhe kuçka .... Ajo u bë vrasësja e çdo filozofi brenda meje.

 

Em.. megjithese nuk jam domosdoshmerisht dakord me kontekstin ne te cilin e ke perdorur, rrofsh per kete citim se do qesh nje jave me te. Perle e vertete. Kush eshte autori?

 kurse ju dy të fundit jeni me nji vit e gjys vonesë. smiley

joooo, une e kishNja lexu me pare, po komentova, meqe ky shoku dy kate me siper e shpluhurosi si teme smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).