69 Komente

S'qendron problemi tek motrat por tek vellezerit e shoqerive seksualisht te ndrydhura qe e konsiderojne seksin akoma si nje mjet denues ndaj femres.

smiley

Eshte e forte sepse nuk eshte se kur dikush ne Shqiperi shan per moter do te thote qe vertet ka deshir te kryej marredhenie seksuale me motren e  te sharit,sepse shpesh shqipetaret shajne nga motra e robt cfar ti dal perpara,njerez,kafshe ,sende e cfaredo.

Ketu do na nevojiten psikolog te na e shpjegojne kete fenomen.

Shkalla me e larte e denigrimit moral ne shoqerite tribale eshte poshterimi i femrave te tyre, ne lufte ndodh e njejta gje. Pra ne njefare forme tjetri shpreh nje deshire poshterimi ngaqe konsideron seksin si nje denim ku njera pale shijon dhe tjetra poshterohet, aspak deshire hormonale. Nderkohe qe ne shoqerite moderne shihet si qarkullim dy-kalimesh. smiley Ti je vete ne UK, te ka ndodhur te degjosh femra ne kor ne pub duke kenduar dicka te tipit "drink our beer, f* our boys"? Natyrisht shock kulturor ne fillim. smiley Po mendoja qe vlonjatet per nje grup anglezesh kane nevoje ne stadium.

Hë moj edhe ti, se ka menduar partia edhe për juve... që të mos ju lërë të ndrydhur dhe të pashprehur ndonjëtë sharë vënçe, ka vënë edhe arbitre smiley

http://www.casertace.it/upload/arbitro-donna(1).jpg

Ed, dëti eshte i juaji...smiley Imagjino c'do shanin ne Vlore me nje arbitre femer, bobobo! Megjithate besoj qe stadiumet ne Vlore kane efekte çliruese tek njerezit dhe sidomos ne Vlora duhet te ju shtonin numrin e tyre. smiley

Une po iki tani para se Edi te me vije me bastun ne dore dhe nje dore te sharash. smiley

Xhan-xhan, Ed. (po te marr pak me te mire mbas ketyre)

Ç'llafos ti re? smiley

Unë nuk shkel më në stadium deri kur, jo vetëm arbitri të jetë femër, por edhe skuadrat bashkë me rezervat të jenë të tilla (dhe mundësisht edhe pak seksi... jo si ftyra e ksaj arbitres smiley )

Me ne fund nje vlonjat i reformuar, me siguri dora e nje femre. smiley

Gruja forcë e madhe! smiley

shume mire bejne qe shajne, eshte totalisht njerezore, ka ndodhur gjithnje, dhe sidomos neper stadiume dhe arena.

edhe kjo vajtja neper stadiume me gruan dhe kalamajte, e ka shnderruar sportin nga eveniment agonist, qe i ngjall emocione te forta dhe krijon identitete te publiku ( i ben tifoza) - ne nje lloj shfaqjeje absurde...

duhet me shajt, duhet me shajt shume. madje duhet dhe me u rraf. si dhe duhet me dashuru shume, dhunshem dhe ne menyre pasionale. kjo bota idiote me miresjellje, formula dhe etiketa, eshte bote e droguar!

 

zot na ruj...vijat e bardha, vijat e bardha / ma nxinë jetën vijat e bardha - thote Xhevua. tashi me nejt DREJT e me fol shtremët,  na u veleritën kto fenk ju-të, sorri hani-t, pardon-at, e të majtmet e derës knej. ashtu siç na u mutspërkatën fjalitë me shit-ra, fakingra dhe xhizuzska. eh. hall me t'lefmet - hall me t'kafshumet.

 Tashti, me nejt shtremet e me fol drejt, stadiumi eshte nje vend ku ne gjithe boten njerezit shkojne per te cfryre instiktet. Eshte pak a shume si hate-minute e Orwell. Tradicionalisht, nisja e burrave per ne stadium, ne gjithe boten eshte nje rikujtim i koheve te vjetra kur niseshin per ne lufte. Bejne gati qe pa gdhire mire flamujte dhe parrullat e shkruara, veshin uniformat e klubit qe te dallohen nga armiku, lyejne fytyren me ngjyra, dalin dhe bashkohen me grupin tek cepi i rruges, i terheqin ndonje birre me perpara dhe i ruajne edhe ca per me mbrapa, perveshin menget dhe nisen me mendjen qe "do ua q*** motrat atyre te tjereve", kushdo qofshin. Tani nese grave u pelqen te ngaterrohen ne keto muhabete, dhe rreshkitazi ta hane ndonje tegel, kujt i mbetet faji? Nothing personal, apo jo?

Ashtu eshte PF, po ama gjith grupet qysh para se me u nisë e kishin nga nji ters, ose t'infiltrum, ose me zanore ktu e me bashktingllore atje..

po pastaj leje, leje se ke edhe nga ata si Joakim Low qi na shkoi ne evropian per lojen e bukur e per te mesu nga kulturat e tjera...pika thuj.

po qe e ka hak i t'shame me liste zgjedhore ai anglezja qe na 10-u lojen me Hollanden...e ka.

Je tifoz?..Ha sapun.

 

 

Ore me inat se me vjen qe nuk me dalin keto fotografite. A ka te bej qe kam Mac dhe browse me Safari? Se me perpara me dilnin !!!

 

 

3718352601_66fa1dca50.jpg

 

 

Here e pare qe lexoj nje pergjigje inteligjente nga policia... "Arbitri nuk ka moter " smiley ...dmth tifozet para se te shajne duhet me njof librin e shtepise se arbitrit kryesor , anesoreve dhe arbitrit te katert te Federates smiley . Kjo do tu sherbeje atyre qe te zgjedhin personin e duhur te perberjes familjare per te share .

Qe ke Mac duhet te kete lidhje sepse e kemi edhe te PPU me "cok" mrapa .  Po me Safarin se di te kete lidhje smiley Dro e ka bo Sala me kok te vet se une me Spikerin s'dime gje smiley

 Idrizo, me thuj ca robsh nuk ke qe te te fus nje te shame!

Per se gjalli kom te gjithe ceshitet smiley Po ti mos u maj o burre ..futja nji cfare te doje zemra. Ose me shaj nga Partia e Punes ose nga kush te duash ish antar i byrose politike.. smiley Vetem nga Spikeri JO smiley Lebrit leri se jane lezeti i tifozerise . Kujto vargjet e golit te Kushtes ne Beograd . Kish nen e s'ish kopil smiley ..ose te famshmen " "le ta gjuaj kopetenti ..dhe kur e humte ...smiley

 Ose ne stadiumin e Lushnjes: "Bjeri re Loni bjeri. Theja re fidhin e kembes!" 

Po flimin "Odisea e tifozeve" e ma men?

Nje here ne stadium ne Qemal Stafa shkuam per te pare finaLen e kupes se Shqiperise, te gjithe shanin, sa t'i hante fyti, me rob shpie, me liste dasme, etj, vetem njeri rrinte shume urte. I thane ketij robit, po shaj edhe ti njehere. ai u ngrit dhe kur arbitri erdhi diku aty prane e shajti: O ARBITER O BUF PULASH!

M'u kujtua nje film, me nje gigolo, Dus Bigalou, qe i rastiste te dilte me femra te cuditshme, njera prej tyre vuante nga sindroma Turet, dmth. shante ne menyre te pavullnetshme dhe ai e coi ne te vetmin vend ku sharja ishte e ligjshme, ne stadium. U kenaq dhe cupa me te shara vendce pa u ndjere ne siklet hic.  Nejse, nganjehere, e shara eshte cliruese,  dhe ne mungese te stadiumit, kur je ne makine dhe ndonje idiot te pret rrugen, mund t'ia kepusesh ca te shara te mira, pa i bere dem askujt. smiley

- O Loni, di not tija?
- Jo

-Po pushkë ke me vehte?
- Jo

-Ahere a më ha munëëëëëë?

 

- Oreeee.... po sikur të thahet lumi?
- Hë re ti, hë... s'guxon tjetri që të bënjë një shaka smiley

He re ti, he... s'i le njehere keto... smiley

Sharja nuk quhet kur ngelet vetem te motra... Arbitrat duhen share me "çu permban pragu",  ose si shan je shoku im i femijerise "O arbitro te q..... listen e dasmes"

mua me vjen per te qeshur me ata qe kerkojne te japin shpjegim shkencor edhe ne kete teme smiley

Po sigurisht, kryenece, dhe per kete e ka fajin qeveria, Edi, Gjinushi, dhe duhen studime te tera shkencore, eksperimente laboratorike, se nga i lind deshira njeriut per te share,  kujt breznie i drejtohet, cfare fjalori perdor per te share, se fundja mund te thuash, shko mor rrote, dhe tjetrit t'i duket si kompliment, kur per ty eshte fyerje e rende... smiley

artian, i kam "rene topit" ca kohe prandaj u shpreha ashtu. Krahasimi qe ben ti eshte jo i goditur. E bere si puna e atij studentit qe kishte mesuar vetem morrin.

artiani dhe zana (per nga zelli) do benin nje cift ideal, se bashku, ku do mbizoteronte dialogu konstruktiv smiley

Hu hu, nje rast tjeter i zgjidhur ne menyre efikase nga policia jone qe tani lutet qe tifozet heres tjeter te mos shajne nga nena se aty eshte pak  veshtire me e zgjedh, ...nese nuk eshte klon.

Ore duhet ti kujtoni me mall kohet kur arbitrat i shanin nga motra se tani kane dalur ca allasojce qe e shajne nga vellai smiley

   "S'qendron problemi tek motrat por tek vellezerit e shoqerive  seksualisht  te ndrydhura qe e konsiderojne seksin akoma si nje mjet  denues ndaj femres."

Plotesisht dakort me La rose (ndoshta per te paren here)

Memoria afat-shkurter, memoria afat-shkurter!

Tani ne stadiume nuk shan dot, se vijne tifozat me femije dhe te vjen keq t'ia mbeshtjellesh nje te share te mire arbitrit "qorr", mbrojtesit "kasap" te skuadres kundershtare, sulmuesit "te ngordhur" te skuadres tende, etj.

Kam pare vetem ne tv si cirren tifozat ne Shqiperi e hedhin kepuce, por eshte e patolerueshme.

Ajo qe me nxeh me teper, jane tifozet qe kujtojne se dine gjithcka, diskutojne me ze te larte taktikat e trajnereve, ne c'pozicion duhet te luajne lojtaret, etj, me demek njerez qe per 90 minuta nuk pushojne se foluri. Heret e fundit kam qelluar nje radhe siper cave qe me bene t'i shaja mbare e prape.

Rreth fudnit te viteve 80, duhet te kete qene ose viti '88 ose '89, tifozeria vlonjate pati probleme me futbollistet, sidomos me Sokol Kushten. Humben nje ndeshje me Partizanin ne Vlore, dhe Kushta humbi edhe penallti. Lidhja ishte e shkurter, mqs Kushta kishte qene lojtar i Partizanit.

Pas ndeshjes, nje grup i madh tifozash mblidhen poshte pallatit ku jetonte Kushta, natyrisht me prinderit. I ati i Sokolit e ka emrin Qeverim dhe ne ate kohe ka qene drejtor ne nje nga ndermarrjet e Vlores.

Tifozat ne kor bertisnin: "Qeverim te dhjefshim l...qen qe na bere Sokol k...qen" smiley

Ka qene nje stadium qe nuk ka njohur kurre sharje kolektive.

Vetem nje ndeshje me albiter Arsen ( kam harruar mbiemrin) " o Arsen o legen".

Ne pjesen e dyte ndryshoi komplet menyra e albitrimit.

Na bente pershtypje kur degjonim tifozat e Partizanit " o Hasan ti je bota, sa humbte nje rast, o Hasan tu q... motra".

Sot eshte njesoj kudo, me takoi para disa viteve te shkoj ne stadium, pa filluar ndeshja, lojtaret po futeshin ne fushe, kur degjoj " o albiter motren".

Kur je mesuar me nje menyre tjeter tifozlleku, nuk te pelqen menyra e "re", je i huaj.

 

Arsen Hoxha, e ka emrin ai albitri. Asokohe mbahej si nje nder me te miret.

Arsen Hoxha ne mos gaboj quhej ai arbitri.

Si paskemi qene, o Toni,  flake per flake, kush e ka shtypur i pari pulsantin e pergjigjes? smiley

une e mbaj mend pasi ka arbitruar ne nje ndeshje ku kam luajtur une. ur right  - flak per flake.No winers

Une e mbaj mend se daja im ka qene albiter anesor me te. smiley

Shkalla me e larte e denigrimit moral ne shoqerite tribale eshte poshterimi i femrave te tyre, ne lufte ndodh e njejta gje. Pra ne njefare forme tjetri shpreh nje deshire poshterimi ngaqe konsideron seksin si nje denim ku njera pale shijon dhe tjetra poshterohet, aspak deshire hormonale.

Jo vetem ne shoqerite tribale...

Ne shoqerite moderne ky quhet seks sado-mazo dhe ata qe e praktikojne nuk ankohen, perkundrazi...

Harrove Dominatrix? Nderkohe qe ne shoqerite tribale flitet me teper per Master. Pra le Marquis de Sade ben hyrjen e tije dhe ne poshterimin mashkullor nga nje femer.

e, vetëm se në shoqëritë moderne, të dyja palët janë dakord shprehimisht.

arbitrat kane moter dhe rob shpie

 

hahahhaa

E vertete, e vertete! Ishte thjesht per te reflektuar se si nje fenomen primitiv, mund te interpretohet ndryshe ne kohe moderne. Dicka qe dje sillte vuajtje, sot sjell kenaqesi. Ne momentin qe njeriu ndergjegjesohet rreth fenomenit negativ duket sikur ka nje deshire per t'ju rikthyer atij, por tashme duke e interpretuar ndryshe. Duke luajtur me te. Thjesht spekulimi i im ky.

hej, miqesisht, a do t'i lini keto interpretimet "shkencore" dhe te fokusoheni te interpretimet qesharake e  absurde qe ben shteti perballe dikujt qe eshte fyer...

besoj se edhe qellimi i hapesit te temes ky ishte...

 

Mesa duket dikush ketu ka mjaft informacion e ndoshta ca me teper njohuri  lidhur me "S&M!!

Por kjo eshte megjithate "to miss the point" pasi ne te dy rastet (apo ne pergjithesi) behet fjale per te qenit i kondicionuar  si hoqeri apo individi - pra qe te qenit i kondicionuar psiqikisht se denigrimi dhe poshterimi (seksual dhe fizik) eshte mire per ty dhe te jep kenaqesi (ne rastin S/M), si dhe ne rastin e fiseve tribale e primitive ku kondicionimi vjen nga traditat arkaike qe e shhohin tek akti i dhunes ndaj femres (megjithe paburrerine dhe felliqesine qe permban ky akt) hakmarrjen dhe turperimin e fisit e familjes.

Per me teper qe ne klithmat e turmave te tifozeve mund te lexosh me teper frustracionin seksual dhe impotencen intelektuale sesa cdo gje tjeter.

E vertete, e vertete! Ishte thjesht per te reflektuar se si nje fenomen primitiv, mund te interpretohet ndryshe ne kohe moderne. Dicka qe dje sillte vuajtje, sot sjell kenaqesi. Ne momentin qe njeriu ndergjegjesohet rreth fenomenit negativ duket sikur ka nje deshire per t'ju rikthyer atij, por tashme duke e interpretuar ndryshe. Duke luajtur me te. Thjesht spekulimi i im ky.

Ulu ne vend! 4! smiley Ne shoqerite moderne dhimbja fizike, qe shkon dore-per-dore me clirimin e ca neurotransmetitoreve qe pasivisht sjellin kenaqesi, eshte qellim ne vete dhe jo instrument poshterues ne nivel psiqik.

Nderkohe qe ne shoqerite tribale, ana seksuale eshte thjeshte nje instrument per te poshteruar psikologjikisht palen tjeter. Pra, instrumenti= seksi, shkaku= deshira per te poshteruar.Femra shihet si prone private ne keto shoqerira dhe ti dhunosh pronen private nje mashkulli territorial eshte poshterimi me i rende.

Ja dhe nje blink-blink qerpikesh per Tonin dhe metodat e tija induktive.

dhunosh pronen private nje mashkulli territorial eshte poshterimi me i rende.... Me thone te drejten edhe mund te pranohet por nuk eshte karakteristike . Psh nje qen  mashkull ose femer ( dhe ne teresi ne boten e kafsheve ) shkon e permjer ne nje bythe peme dhe me kete le AROMEN e tij ....qe dtth ..i kam q....nenen kush afrohet smiley. Shkon nji qen me i Madh i merr ere , ngre njeren kembe dhe  permjerr mbi ate te te parit. Po kjo si e ka ? Ja psh Policia kaloi mbi sharjen e tifozeve dhe permori ne kulturen e tyre smiley Perse nuk u ngrit asnjeri te protestonte ???? Prandaj kam mendimin qe nuk eshte aq e thjeshte sharja e tifozeve smiley

@rosée

Pikerisht! Ajo qe dje ishte nje gje, sot eshte dicka tjeter.

Nejse... nqs. do te me denosh duke me vene 4... nuk e kam problem, perkundrazi... eshte nje kenaqesi! :-D

 

Marr shkas prape nga cfare shkruan, per te bere nje interpretim tjeter gjithashtu, jo te bazuar ne fakte, por thjesht... nje konsiderim alternativ. (me ate rast inatosim nje cik edhe tonin! :-D)

Atehere... po sikur perdhunimi ne kohe primitive (sepse fundja per perdhunim po flasim) pervecse nje instrument denimi te ishte edhe nje instrument mbijetese. Pra duke qene se shoqerite primitive ishin te mbyllura ne vetvete (dhe dihet se cfare riprodhimi ne nje grup te mbyllur sjell me kalimin e kohes), atehere keto "sulme" ADN-je "te huaj" i sherbenin (ironikisht) grupit per te mbijetuar. ... Mund te jete?!

Me vjen keq, por nuk e kisha degjuar ndonjehere kete "teori" te perdhunimit si menyre e rritjes se "genetic pool" dhe mbijeteses. Ndoshta ne kuadrin subkoshient ti mund te jesh deri diku jo dhe aq gabim, por ne sensin social dhe historik perdhunimi eshte perdorur me teper per te poshteruar e asimiliuar popullsi te vogla dhe si shprehje e forces e arrogances se me te fortit. dhe ne pergjithesi vete koncepti i i perdhunimit ka te bej me nje person (pothuaj gjithmone mashkull) qe eshte kryesisht fizikisht me i forte dhe ne kontroll ndaj nje viktime qe eshte vulnerabel.

As diskutohet qe perdhunimi eshte dicka e keqe dhe eshte perdorur per te bere keq ne kuptimin njerezor te tij, por (ajo qe hipotezoj) nga ana tjeter ne kuptimin e mbijeteses se species, mund te kete ndihmuar ne mosperhapjen e semundjeve gjenetike qe vijne si pasoje e lidhjeve seksuale brenda nje grupi te mbyllur. Kuptohet qe ushtaret qe pushtonin nuk perdhunonin per te parandaluar semundjet. Ata mbase e benin thjesht per te kenaqur hormonet e ndoshta as per ndeshkim. Thjesht kishin aty nje viktime qe ishte komplet ne doren e tyre dhe benin cfare i donte qejfi nderkohe qe bastisnin vendbanimin.

Gjithashtu nuk mendoj se ka te beje vetem me poshterimin e popullesive te vogla, por ka te beje me dominimin e fituesit mbi te pushtuarin. Nuk eshte e thene qe i pari te jete gjithmone me i madh dhe i dyti gjithmone me i vogel. Thjesht mund te jene te forte apo te dobet ne ate moment te caktuar historik.

OlsiB

Nuk pohova asgjekundi qe pushteti i ushtruar nepermjet seksit ishte nje karakteristike e shoqerive te se kaluares, perkundrazi, mesa duket eshte nje karakteristike dhe e shoqerive patriarkale siç eshte pjeserisht dhe ajo shqiptare.

 Atehere nese flasim per kohet primitive duhet te mbajme parasysh qe kemi nje impakt primar te instinkteve seksuale, impakt ende i pa-inkuadruar nga nje moral i gjere social. Perdhunimi ju lejonte meshkujve te rrisnin suksesin e tyre riprodhues. Deshire riprodhimi qe ciftezohej me ate te se pasurit sa me shume partnere seksuale, deshire poligamie qe eshte shume me e larte sesa deshira e femrave; meshkujt i dedikonin me pak kohe rritjes se femijeve sesa femrave ndaj dhe mund t'ja lejonin vetes kete luks. Nuk besoj qe njerezit primitiv kishin nje kuptim te dinamikave te riprodhimit sa te konsideronin perdhunimet si mjet mbijetese. Ne kete prizem do mbeshtesja me teper Darwin dhe deshiren per transmetuar genet ne gjeneratat pasardhese. Ky eshte spjegimi instinktiv, biologjik,... Pra ketu shkaku eshte riprodhimi.

Ne rastin e shqipetareve me goje te piset nuk mund te flas per nje deshire riprodhimi por per deshire ushtrimi force ndaj dhe e spjegova nen prizmin e seksit si nje mjet kontrolli, mjet poshterues dhe mjet ushtrimi pushteti. Karakteristika te shoqerive pjeserisht patriarkale si ajo ne Shqiperi.

La rosee,

Nga komenti yt te krijohet pershtypja se motivet e vetme per te cilat nje mashkull kerkon sex jane: a. te ushtroje pushtetin e tij ndaj "seksit te dobet" ose/dhe, b. per arsye thjesht biologjike: te riprodhohet e te shumoje genet e tija.

Nuk eshte se keto nuk jane faktore, por nuk besoj se jane te vetmit. Shume meshkuj perpara se te bejne ate akt nuk u shkon ne mendje fakti nese do te riprodhohen genet e tyre apo jo...smiley 

 Ndoshta, terheqja e meshkujve (dhe jo vetem e tyrja) ndaj seksit ka me teper te beje me ato kimikatet qe leshohen ne tru dhe qe e bejne mashkullin (por edhe femren) te ndihet si ne boten e shtate... Dominanca, jo thjesht ndaj seksit tjeter por edhe ndaj meshkujve te tjere, eshte gjithashtu nje motiv sa i vjeter dhe i ri i shoqerise njerezore. Sa do perpara te ece civilizimi, sic e ka vene ne dukje edhe Frojdi, ndjenja per dominance/pushtet dhe kenaqesi seksuale do te mbesin motivet kryesore te sjelljes njerezore.

Dhe dicka tjeter. Ajo "deshira e poligamise" me shume tek meshkujt se tek femrat ndoshta ka nje baze biologjike qe suportohet edhe nga teoria e evolucionit. Megjthate, historia ka shembuj plot te dominances se "seksit te dobet" mbi "te fortin" (e.g. amazonat, apo ne disa ishuj te Greqise se lashte), qe deshmojne se ndoshta duhen konsideruar dhe faktore te tjere shoqerore e morale per te kuptuar me mire natyren njerezore dhe fenomenet sporadike te shfaqura ne periudha te ndryshme te zhvillimit te saj.

 

Une mesiper po flisja vetem per arsyet e sharjeve te tilla, ne vende publike, ndaj femrave te aferta te familjes te atij qe keto kundershtaret konsiderojne si keqberesit: arbitrit. S'po flisja per motivatoret gjenerale te seksit ne nje lidhje dashurie, pavaresisht se devijuam pak me Olsin, aq me pak mohova gjekundi egzistencen e shoqerive matriarkale apo ate te poliandrise. Mendoja qe ishte e qarte, sidoqofte me behet qejf qe ishte ushqim per mendim ne lidhje me ca faktore sociale.smiley

 

perdhunimi ne kohe primitive... Nuk njihet si kategori sociale dhe qe ketu po qe se do te flisni per seriozisht duhet te rishikoni konceptet qe zanafillen e kane ne kohen e mesjetes. Psh dhe ne feudalizem beu mund te dhunonte ke te donte ...ndersa bujku JO. Ishte ndeshkim moral ! Perdhunimet qe quhen te tilla kane nje emertim te mevonshem . Futja dhe ngaterimi i koncepteve te tilla me ndarjen e prese , pasurise ( fizike apo materiale)gjate betejeva ushtarake nuk mund te argumentohet me kete fenomen ne jeten e perditeshme . Thjesht or thjesht .TIFOZET shajne sepse duhet te jete nje forme shkarkimi qe quhet SHARJE smiley  ...Sepse praktikisht i bie qe nje arbiter te kete aq motra ose te pakten 1:3 (nje me tre smiley&nbspsmiley  ti vere ne dispozicion pas ndeshjes per tifozerine. Sharjet ne stadiume jane te ngjashme me anetaresine e Peshqeve ... me nje ndryshim nga PPU qe atje nuk ka FSHESARE smiley

...ndodhira te tilla i japin shpjegim numrit te shumte te barsaletave me polica.

late nom me s e me m, me dominatrix, me slaves dhe me praktika bdsm. ore sharja eshte njerezore, nuk eshte ceshtje frustrimi apo kompleksi (ne shumicen derrmuese te rasteve). Edhe dhuna eshte njerezore, e nuk eshte ceshtje psiqike te semure. s guxo me shajt robi per qef te vet, se te vijn frojdianet te nxjerrin qe ke nevoje per seks (edhe kur ti je duke shajt dashnoren qe te merr shpirtin dhe te le me dhimbje mezi kronike)

dmth ti i kupton ata qe te shajne?

Ne fakt ne po thonim qe njerezit qe çirren ne stadium duke share individe te tjere me femrat e familjes e konsiderojne seksin akoma si mjet denues, ndryshe do thonin: "te vrafsha motren!" Megjithate dhe ajo pjesa e dhimbjes kronike te mesit ishte interesante.

Iris, me kaq pak u c'orientove?!smiley

hihi, e keni pare sa shkruani moj? smiley Jam me pushime gjasme, s'ua lexoj te gjitha llafet smiley

Meqe jam te kjo tema: Sa te thella paskan qene keto pune! U çorientova! smiley

hehehe.. njof njonin qe shate shate albitrat e playstation-it ke fifa 2011 smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).