A ka përkthim në shqip për "underdog"?

Gjuhëtarë të Peshkut, ndihmë!

28 Komente

Aha. Dmth edhe llapaqeni bëhet tonguedog? 

Nga fjalori i italishtes: underdog=perdente (it)=humbës (shq)

Ai fjalori i italishtes qenka për ibret. smiley

Underdog do te thote nje individ/person qe nuk pritet te fitoje. Por nuk dmth loser, apo humbës.

P.sh. Greqia kur fitoi europianin ishte "underdog". Andy Roddick do e kishin quajtur underdog po te kishte fituar sot Wimbledonin. 

Mbase underdog=më i dobti?

kush ka von baste, e di mire se kush jane top dog dhe underdog. Ky me lart e ka tamom, underdog eshte i ai me me pak shanse per me fitu mgjse jodetyrimisht me i dobti se pranej bohet dhe gara. Ka raste kur, ne varesi te konteksit perdoret edhe si loser ose humbes

Ka raste kur, ne varesi te konteksit perdoret edhe si loser ose humbes

per shembull?

Dhe në fakt Penar, "perdente" nuk do të thotë i sapohumburi, por bëhet fjalë për dikë që nuk është "vincente" (gjithmonë fitimitar, ose i kuotuar si i till&eumlsmiley... një perdente, është ai që me gjithë përpjekjet (nëse bën), nuk ka arritur kurrë rezultate (dhe aq më tepër që të fitoj&eumlsmiley

shif, e pranoj qe ky nuk eshte perceptimi ne 99% te rasteve pranej e theksoj 'ne varesi te kontekstit' dhe kjo ka t'beje edhe me fjalorin shqip qe eshte ai qe te jep idene se me c'nuance perdoret underdog ne nje fjali ose kontekst.
psh:
qeni qe humb ne nji ndeshje qensh quhet underdog, hence loser

 

Zar - qen i vogel gjahu, qe nuk eshte bere akoma per te gjuajtur. Kontrolloje me fjalorin shqip-shqip se kjo mund te jete tamam fjala. Per njerezit perdoret ne kuptimin e dikujt qe nuk e perfillin dhe shkon pas te tjereve. Ai eshte zar

 Qen me vajguri ka qene nje shprehje per ato tipa qe vetem lefnin e benin llap-llap, po nuk benin gje. 

Cerr - (me c si cekic) lloj zogu i vogel qe s'ta mush menjen.

shurranjos 

Kjo shurranjos a perdoret per nje qe ka frike e nga frika ben çiçin ne breke??Apo ka kuptim tjeter?

Edi Rama ishte nje underdog ne zgjedhje.

nuk ka, mendoj, fjale ose togfjalesh korrespondues ne shqip per kete shprehjen. por ndoshta ndihmon po te shohesh vetite ose tiparet e "underdog-ut", psh ai eshte "me pak i favorizuar", prej shanceve objektive, nderkaq qe ai ka nje avantazh subjektiv mbi rivalin sepse eshte "me shume i deshiruar", pasi shumica deshirojne qe te fitoj "underdogu", jo domosdoshmerisht prej anes se tyre empatike ose sepse indetifikojne me ate, por sepse publiku do te zbavitet, (be entertained), and anyhthing that reverses expectations, especially objective ones.. it's entertaining.. it's wishful, kind of thing... it makes a story plot. Plus qe eshte elementi tjeter i te qenurit ambicioz tek "underdogu", te pakten "me ambiciozi". te gjitha kto koncepte permblidhen ne shprehjen "the underdog".

zevendesqen?

i disfavorizuari (fjale kaq perverse s kisha thene sot)

favorit-jovafavorit

Ne betejat ose luftat e qenve ne A Veriut, qeni qe humbte betejen, ose largohej me bishtin e futur nder shale ose terhiqej nga te zotet per te mos te ngordhur ne fushen te lojes.

Ndersa qeni fitues ishte po ne ate gjendje, plot kafshime, por ishte fitues.

Tani kemi nje Underdog qe ose do ta kurojne per tu ndeshur perseri, ose do te ngordhi nga plaget e renda!!!!!!!!!!!!!!!!!

Me plq kjo :

"I'm very competitive by nature. And I like to be the underdog - It's the best way to win. To come from behind and win is a great feeling." Zac Efron

 

 underdog = proletar, fshatari i thjeshte, plebeu, gjynafi, klasa punetore. smileysmiley

per cfare po e perdor?

 underdog= Trimi te 14 vjec dhender. smiley 

@blete: per asgje. me erdhi ne mendje kur po shifsha Roddick-Federer, Roddick i binte te ishte underdog-u.

 jofavorit. psh-Roki Balboa kundra rusit ne film.smiley

 Underdog eshte nje konkurues qe mendohet te kete pak shanse te fitoje nje gare.

Perdoret gjithashtu per nje person qe ka nje status te ulet ne shoqeri.

 >>

E ka origjinen ne Angline e fundit te shekullit 19te; I referohej qenit qe humbiste ne nje lufte mes qeneve.

 

Qen i zgjebosur?

amon mer ... hajde e vjedhim ket llafin dhe e bejm shqip -> anderdag

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).