A ka ardh koha?

A ka ardh koha qe shqipetaret te kemi nje debat serioz te hapur publik mbi BE-ne?

Mbi vendimin e liberalizimit te vizave per serbine,Maqedonin e Malin e zi, Barrot flet me nje simpati te habitshme per serbine dhe rinine serbe, biles deri aty sa te duket se e ka kauze personale liberalizimine vizave me serbine dhe vazhdimin e bllokimit te Shqiperise Bsnjes dhe Kosoves. Mbi hezitimet e Hollandes per liberalizimin me serbine Barrot shprehet qe

: "Sigurisht qe hezitimi i Hollandes per serbine mbetet nje ceshtje serioze, por ne tavoline do te kete mbeshtetes te fuqishem, keshtu qe mendoj se ne do te fitojme"

Vini re-KESHTU QE NE DO TE FITOJME?

Ai vazhdon duke u shprehur qe

: "Nuk do te denojme rinine serbe per shkak te sjelljes te keqe te sllobodan milloshevic "

Po rinine shqipetare,boshnjake?

Ketu keni nje linkun perkates.

 

http://www.euractiv.com/en/enlargement/serbia-macedonia-montenegro-break...

 

67 Komente

Cfare debati "serioz" mbi BE-ne? Ne cilin aspekt?

Seriozisht, BE-ja, te pakten pare me syte e nje shqiptari, eshte thjesht raciste dhe diskriminuese deri ne poshterim per ne shqiptaret. Keshtu ka qene dhe keshtu vazhdon te jete. Kete e them seriozisht, dhe nuk pres ndonje injorant trushplare te vije te debatoje ketu.

Ajo qe dua te them ka lidhje me faktin qe anembane spekrit politik shqipetar trumpetohet dashuaria e madhe qe ka populli shqipetar per BE,Amerike e NATO.

A nuk do ishte me e udhes qe te kishte nje debat publik kombetar mbi keto ceshtje?

Une jam dakort qe shqipetaret natyrisht zgjedhin perendimin,dhe kam qene gjithmon nje avokat i palekundur i identitetit (tim si shqipetar) europian, por edhe BE-ja dhe perendimi nuk eshte gje tjeter vecse nje aleance intresash dhe vlerash te perbashketa deri diku, ketu nuk duhet te kete vend per budalliqe te tipit shqipetaret duan europen 90% e naton 99%.

Shqipetaret ashtu si cdo popull tjeter duhet me pare te mendojne per interesin e  tyre.

Nuk me duket aspak bindes argumenti BE-s per te liberalizuar vizat me serbin por jo me shqiperine.(te pakten)

Sa per kushtet qe ka permendur Barrot per pashaporta biometrike,me ler ti kujtoj qe ka shume vende te BE-s qe nuk kan pashaporta biometrike akoma,te mos flasim per vende ne lindje qe kan me miliona Cigane qe i mbajne si skllever,biles as numrin e sakte te popullsise nuk deklarojne.

Kushti tjeter eshte sigurimi i kufinjve,dhe ketu qendron hipokrizia me madhe qe i mohoet Shqiperise liberalizimi i vizave me preteksin qe nuk ka kontroll kufinjsh,por te gjitha vendet me te cilat Shqiperia ka kufinj jan vende te cilat u liberalizohet sistemi i vizave,sepse medemek ata i kontrrollojne kufinjte.

jam vetem une ketu qe mendoj se kesaj i thone te te marrin per budalla sy per sy?????????? (duhet theksuar qe e njejta gje vlen per Bosnjen qe eshte e rrethuar nga vende qe nuk kan viza,sepse sipas BE-se e kontrollojn kufirin, kurse Bosnja jo,kjo eshte idiotesi,ata duhet te gjejn menjeher pretekst tjeter,e forta eshte qe ne Bosnje serbet do marrin pasaporta serbe,kroatet kroate,dhe keshtu BE-ja izolon vetem Boshnjaket (AKA myslimanet),dhe jo serbet dhe kroatet e bosnjes)

Cfar hipokrizie.

Dhe sa gjynah qe ne Shqiperi nuk ka qofte nje grupim te vetem qe ti tregoj popullit keto pocaqilleqe qe i ben BE-ja shqipetareve.

shiko, ky lloj muhabeti nuk mbaron dot kurre, eshte nga ata muhabete qe hapen dhe mbyllen vetem kur te merzitemi me te njejtin refren...

ca gjera jane thene dhe sterthene, - mendoj se cfardo qe te permendim ketu, nuk do te jemi ne gjendje te themi ndonje gje te re. e njejta gje do te ndodhte edhe sikur ky lloj debati te behej publik dhe qeveria te bente hazer e te merrte dhe mendimin e popullit; populli do mbushej me mashtrime dhe genjeshtra, si gjithmone, si zakonisht, dhe madje edhe shumica e atyre "analisteve" qe do te drejtonin nje debat te mundshem publik (dhe populli ta qepe e t'i degjoje si flasin ne tv ata te abonuarit e perjetshem te mediave) nuk do te linin budallallek pa thene, madje edhe duke patur ndrojen se mos thone ndonje gje "politically incorrect" qe te bejne ndonje gafe qe do te mbahej mend.

Doja te permendja thjesht dy raste...

1, parlamenti i 2005 dhe

2, ceremonia e perurimit te presidentit Topi dhe pritjes se trupit diplomatik ne P.B..

Jane dy ngjarje qe nuk i harroj kurre per poshterimin qe i eshte bere simboleve tona kombetare, te flamurit dhe te himnit. poshtersi qe lind nga kjo klase politike pa komb, pa din dhe pa iman... dhe eshte e njejta klase nga e cila ti pret nje debat per nje ceshtje te tille.... mendoj se dhe ne ketu po flasim kot.

zotrules

Poshterime te tilla ka gjith kohes qe behet nga kjo pseudo-elite e injoranteve ne Shqiperi sot, ku midis te tjerash jane edhe rastet ku emisionet kryesore politike ne vend i kushtohen intervistave te ambasadoreve te huaj ne Shqiperi. A nuk eshte ky nje poshterim i vet sovranitetit te vendit?

Te pakten ta marrim vesh a e bejne kete gje pseudo-mediat shqipetare nga mospasja e nje niveli profesionist mediatik, injoranca e organizatorve te ketyre emisioneve, apo thjesht alabakeri hesapi. 

Apo mos ndoshta ne jemi popull pa sovranitet, nje shtet qe jeton ende ne nje status-quo qe ne letra na paraqitet si "i pavarur"? Sepse nuk kam dyshimin me te vogel qe Shqiperia vetem e pavarur apo sovrane nuk eshte... ne sot i ngjajme atyre kolonive te indive perendimore (karaibet) qe sundoheshin nga nje guvernator i autorizuar nga Kurora dhe qe faktikisht ishin inkubatori ideal i cdo lloj piraterie, - ligjore apo morale... nje kaos i vertete pervec faktit qe ne letra rezultonte nje guvernator apo perfaqesues "ligji".

Ndoshta kjo eshte e vertete... sepse normalisht, asnjeri nga ne ketu nuk e pranon dot qe shqiptaret jane komb injorant, por qe e verteta eshte po ajo, qe jane komb injorant, te perfaqesuar nga rrugecer po injorante, me nje media krejtesisht injorante; nje komb qe s'ka identitet ose qe po perpiqet me dhembe dhe me thonj te kapet fort pas identitetit qe qeveritaret, mediat dhe te huajt po perpiqen t'ja asgjesojne krejtesisht; nje popull qe po harron gjuhen e vet dhe qe ne egzistence vete i thuhet nga te huajt "jo".

Kesaj i thone t'i kerkojme llogari asaj "kurves" pse ua jep serbeve e maqedonasve, e s'na e jep ne shqiptareve... smiley  Po Amstel-in e harruat? :tongue:

Ksaj nuk i thone ti kerkojme llogari kurves, por te kemi grupime politike,ose civile qe te edukojne popullin per keto ceshtje,duke pare qe skemi nje opozite per te qene,qe te dal dhe tja mbledh qeverise,qe te mos perulet si qyqare kundrejt te huajve per te fitu pik politike,por ta ngre zerin fuqishem per interesat e shqipetareve sepse per ate eshte zgjedhur te qeverise. 

Eshte pikerisht se beni pytje si kjo qe nuk e merr Shqiperia akoma liberalizmin. C'tju them me teper.

 

Pse të duket pyetje e gabuar?

Mos t'u duk e drejtë që Shqipëria të futej në Konferencën Islamike apo në Nato se ashtu i desh menderçja ndokujt?

 

Menjf qe te kerkosh te kesh nje debat te hapur dhe serioz mbi ate qe trumpetohet si aspirata me e madhe e Shqiperise na qenka pengese per liberalizim?

Nqs me te vertet mendon keshtu ,ateher jam dakort qe nuk ke se c'thua me teper. 

A ka ardh koha qe shqipetaret te kemi nje debat serioz te hapur publik mbi BE-ne?

Ne shqiptaret nuk kemi debat fare mbi BE-ne sepse kjo eshte nje ceshtje pertej cdo debati! Jo sepse eshte taboo, por sepse eshte dicka qe nuk ke cfare ti diskutosh! Nuk ke me ke e diskuton!

Pse keshtu?

Shumica derrmuese e Shqiptareve jane pro hyrjes ne BE, dhe jane pro ne menyre entuzjaste!

Une personalisht do isha kurioz te shikoja se c'fund te palakmueshem do kishte ndonje nga keta mendimtaret e vyer tanet nqs do fillonte te mbronte ndonje teori euro-skeptike persa i perket shqiptareve!

Paradoksi qe ka ngjare ne cdo vend te futur rishtazi ne BE eshte pikerisht kjo: Qe sa me afer eshte aderimi ne BE, pra sa me afer nivelit ekonomik dhe kulturor te BE-se gjendet nje vend aspirant, aq me shume rritet numri i skeptikeve dhe i kundershtareve te aderimit! smiley

 

mrroklla

Euro-skepticizmi eshte tjeter gje. Jam dakort qe shqipetaret ne shumice jan per hyrjen e vendit ne BE, dhe jam dakort me kete zgjedhje, edhe une e dua kete gje.

Une po flas per nje rast konkret kur shqipetareve u mohoet liberalizimi i vizave me pretekset e mesiperme. Eshte skandaloze!!!!!!!

Nuk ka nje grupim, leqe ca lesh grupimi, nuk ka nje analist, ose nje figure te vetme publike qe e hap kete teme, dhe te thote te pakten ta dini o popull qe po na diskriminojne, e po na diskriminojne keq.

Eshte muhabet peshoreje. Peshorja eshte simboli i te drejtes dhe i demokracise, cdo argument duhet te kete nje kunder-argument, nuk mund ta kthejme popullin ne dele qe te pranoj dhe te doje qorrazi ate qe i thote nje klase e shkerdh... politike. Duhet te kete nje rezistence demokratike diku dreqi ta haj, te ket pak pluralizem. 

Nuk ka nje grupim te vetem politik ne parlamentin shqipetar qe ngre nje here zerin ne debat mbi  projekte konkrete per te ardhmen e kombit. Nuk ka parlament ne europe me nje konsesus kaq absolut per cdo projekt madhor per te ardhmen e kombit, dreqi ta haj, a ka opozite ne kete vend, a ka shoqeri civile, ku jan ata pordhacet qe zgjasin eeeeeeeeeeeeee-te ne emisione dhe flasin nje shqipe gjysmake te katranosur nga fjal italiane e angleze?

Une shoh nje kryeminister dhe politikane qe ne Shqiperi bejn si te forte, rrahin shajne e kercenojne, por kur takohen me nje te huaj perulen si fakir. Eshte e turpshme.

Ja keto jan kushtet diskriminuese per liberalizimine vizave.

Pasaporta biometrike - Qe edhe ne disa nga vendet me kryesore te BE-se popullsite nuk jan pajisur akoma me te tilla.

Kontroll kufinjsh- Nuk eshte diskriminim ky? Te thuash qe Shqiperia nuk ka kontroll kufinjsh por vendet qe e rrethojne kan?

Cfar pergjigje merr ky institucion i BE-s nga qeveria shqipetare? A e ngre zerin opozita per kete? Po reagimi i shoqerise civile mbi kete diskriminim ku eshte?????

Rinia e serbise tha Barrot nuk mund te denohet per sjelljen e Millos, po rinia shqipetare valle per cfar po denohet ?

Ata mijera serb qe kan kontribuar ne krimet me cnjerezore qe ka pare kontinenti do te kene te drejten e levizjes te lire ne europe, kurse viktimat e tyre jo? 

Keto jan pyetje legjitime qe duan pergjigje.

 

 

Mrroklle, euroskeptikët mund të jenë të tillë për shumë arsye... arsyeja, se pse unë nuk do të doja që të bëheshim pjesë e BE-së, është sepse nëse do të ngelte e vetme si Shkëmb Graniti në brigjet e Adriatikut, Shqipëria mund të bëhej më e lulëzuar nëse do të prihej drejt një:

  • zhvillimi bankar të tillë që të lejonte KËDO të bënte manovrat e tija financiare (un paradiso fiskale për ata që kanë pare në Europë e nëpër bot&eumlsmiley
  • Zhvillimit intensiv të bujqësisë në mbjellje të opimit apo canabis-it

Këto janë gjëra që i mungojnë Europës... dhe politika jonë s'ka pse të ketë skrupuj etikë apo moralë që të mos shfrytëzojë në dritë të diellit atë që bën në hije.

smiley

Te pakten ti po e paraqet nje program..

Cer Barroso mer shoku, cer debati thoni ju.

Ku ka ngel debati ne dore tone mo. Ne e shumta mund te debatojme per ceshtje teknike, burokratike, detaje etj.

Per gjonat madhore, sic mund te jete dhe anetaresimi apo jo anetarsmi, nuk pjerdh njeri per Barrosot, Berishat, kshillat e evropit, komisionet apo  raportet per progreset dhe regreset.

Kto gjona, si jete e mot, jane vendosur ne tavolinat e burrave te medhenj te evropes. Shkurt, ulen n'tavoline presidenti i frances, kryeministri anglez ene nai tjeter ene i bijne shkurt. Do futesh apo do zbythesh !

Hajt shnet dhe ju debatoni tashti smiley

Persa i perket temes... Serbia dhe Shqiperia jane ku e ku! Me pak fjale Serbia eshte shume, shume lart ndersa Shqiperia eshte shume, shume poshte. Serbia eshte Europe, Shqiperia eshte dicka midis Afrikes dhe Azise se Vogel. Eshte evidente!

 olsib

Kushtet nuk flasin per nivel lartesie.Kushtet jan ato qe jan.Dhe kushtet, zbatimi i tyre, deklaratat jane diskriminuese.

une jam nje shqipetar dhe e konsideroj veten time njesoj me te gjith njerezit ne bote, kurse kulturalisht dhe intelektualisht nuk mendoj se asnje serb qe kam takuar gjer me sot personalisht por edhe nepermjet medias dhe internetit nuk qendron me larte se une dhe miqesia dhe familja ime. As ne aspektin njerezor, plus atij kulturor.

Nuke kuptoj nqs me Afrike dhe Azi te vogel ke ndermend negativitet apo pozitivitet por une mund te them qe sido qe ta kesh une si shqipetar miqesia ime, familje ime dhe vendi i origjines ne shumice derrmuese nuk na lidh asnjegje ne asnjelloj aspekti, ndac kulturor,ndac tradicional,ndac racor,as me Afriken as me azine vogel.

 Kroacia,Serbia, Maqedonia, Malin e Zi, Bosnja, kane me shume se 60 vjet histori diplomatike me Europen.

Diplomacia ishjugosllave  ka dhene nje kontribut jo te vogel ne Spanje ne ndryshimin e sistemit, edhe ne Portugali po ashtu.

Diplomacia Shqiptare eshte krejtsisht e re per Europen, jemi ne njohjet e para.

Qendrimet e ketyre shteteve perkundrjet BE, jane te njejta me ato Shqiptare, asnje ngritje zeri, hatermbetje, pritje e vetem pritje.

Ndikojen shume "miqesit e vjetra", qe ne nuk i kemi.

 Une ha edhe banane,po ajo nuk me ben afrikan.

Pastaj une fola per veten time,familjen time,rajonin tim te origjines.

Nuk thashe qe Shqiperia nuk ka lidhje me afrik e azi,shume bukur mund te kete,por thash une si shqipetar nuk kam.

Tani Shqiperia dhe shqipetaret jan dy realitete te ndryshme.

Une hy tek shqipetaret ne rradh te pare.

A e di pse s'ngrihet njeri. Se te gjithe shqiptaret jane si puna jotem Rrine ulur ne tavoline dhe thone "si s'po ngrihet njeri qe te na sjelle nje gote uje". Ti kur ke kaq I shqetesuar, pse nuk ngrihesh vete? Apo edhe ti je si UQK-ja qe hedh shkendijat dhe pret qe te vije NATO ta fiki zjarrina

Ububu cfar me degjojne veshet.

Liberalizmi i vizave eshte nje ceshtje teknike...qe ka te bej me paisjen me pashaporta biometrike dhe integrimin e kti sistemi me ate Evropian. Kuptuat? Serbia dhe Maqedonia etj e filluan kte proces me heret se Shqiperia...dhe kuptohet qe arriten rezultate me heret se Shqiperia.

Kuptuat? Akoma nuk e keni kuptuar...dhe s'keni per ta kuptuar ndonjehre per sa kohe beni pytje idiote si kjo dhe per sa kohe flisni jo po pse Serbia dhe jo ne.

Pffffffffffffff

Te paska ngel ora 12.00

Nuk kontribuove asgje ne debat,biles nuk ke fol as ne lidhje me debatin fare.

ps.une te pakten me aq sa kam ne dore po jap kontributin tim,po ngre zerin,po flas,dhe nqs te gjith do ta benim kete do te ishte me mire.Une po bej aq sa mundem,ne fund te fundit tema ndergjegjesim kerkon dhe une ate po perpiqem te bej,te ndergjegjesoj,kurse replika jote eshte komplet e pabaze.

Po sikur tek ajo frazë e Peshkut Fluturues të qëndrojë e vërteta?
Sepse më shumë se tek "injoranca e popullit" që thotë Zotrules, jam i prirur që të besoj tek "përtacia" e shqiptarëve, të cilët, sapo ngjallet Mesia i rradhës, janë të gatshëm të tregojnë që mund të bëjnë gjithçka nën udhëheqjen e Tij... e treguan vehten nën udhheqjen e Skënderbeut, të Enverit... dhe fatkeqsisht vrapojnë qorrazi edhe pas Sali Berishës.

Ja miren I ndergjegjesove te gjithe shqiptaret qe duhet te kerkojne pasaporta dhe te gjithe gazataret qe te mos marrin ambasadoret ne intervista. Po pastaj? Cili eshte hapi tjeter.

Peshku

Ti gjithmon kshu je, e kap shkopin seprapthi? Nqs po,ateher me thuaj mos te lodhem kot me ty une.

Kush u paska kerkuar shqipetareve te shkojn te marrin pasaporta?

Me duket se ke pir prap ti.Futi nje te rilexuar atyre qe kam shkruajtur.

 

E kush paska kerkuar qe mos te emrrn ambasadoret ne intervista?

Po enderra me sy hapur shikon vazhdimisht kshu?

C'hap tjeter o i varfer, une jam shqipetar, evidentoj nje problem qe me prek direkt, dhe e shpreh, nuk jam as politikan as personazh publik. 

 O Llulle. Nuk eshte shkrimi jot ky?

ku midis te tjerash jane edhe rastet ku emisionet kryesore politike ne vend i kushtohen intervistave te ambasadoreve te huaj ne Shqiperi. A nuk eshte ky nje poshterim i vet sovranitetit te vendit?

Po keto a jane fjalet e tua? 

 

Ajo qe dua te them ka lidhje me faktin qe anembane spekrit politik shqipetar trumpetohet dashuaria e madhe qe ka populli shqipetar per BE,Amerike e NATO.

A nuk do ishte me e udhes qe te kishte nje debat publik kombetar mbi keto ceshtje?

Cfare debati do ti ketu. Qe a themi apo jo te verteten, apo nese e kemi gabim apo jo. Ndaji pra gjerat. Se pastaj kur nuk i lexojme dot mire gjerat veme syzet e medias perendimore ne vend te atyre lindore dhe bejme edhe gabime.

 Pastaj kur pyet 

Kushti tjeter eshte sigurimi i kufinjve,dhe ketu qendron hipokrizia me madhe qe i mohoet Shqiperise liberalizimi i vizave me preteksin qe nuk ka kontroll kufinjsh,por te gjitha vendet me te cilat Shqiperia ka kufinj jan vende te cilat u liberalizohet sistemi i vizave,sepse medemek ata i kontrrollojne kufinjte.

jam vetem une ketu qe mendoj se kesaj i thone te te marrin per budalla sy per sy?????????? (duhet theksuar qe e njejta gje vlen per Bosnjen qe eshte e rrethuar nga vende qe nuk kan viza,sepse sipas BE-se e kontrollojn kufirin, kurse Bosnja jo,kjo eshte idiotesi,

A e kupton qe ty nuk po te bejne padrejtesi duke te quajtur budalla, por ti je budalla. Ti thua qe meqe kufiri Amerikano-Meksikan kontrollohet nga amerikanet, automatikisht edhe meksikani quhet i kontrolluar?! Ti thua qe kur ne 97 Shqiperia nuk kishte shtet dhe njerezit canin ferren si lope te egra, ca nga fusha, ca nga mali e ca nga deti, kufiri ishte i kontrolluar se greku dhe italiani qe ishin fqinje i kontrollonin kufijte e tyre?! A e kupton qe shprehja "nuk kontrollon kufinjte" eshte vec nje eufemizem per "nuk lidh dot breket e veta"?

Ty s'do me te fut tjetri ne shtepi, e po ta thote cope ne sy, ti thu hajde te ndergjegjesohemi qe ai s'po na le brenda. Ca lesh ndergjegjesimi mor burre. Ti nese do patjeter ti hysh tjetrit kollovar mrena, shif njhere se si e kerkon dhondrin tjetri, pastaj filloje zurnane. Edhe mundesisht mos i bjer asaj konges: "Europe kthema borxhin qe me ke marre" se s'te ka borxh asnjeri, po ta ka fajin mendja jote.

Hajt Tung tashti, se i lashe nja 100 gram tru duke u marre me ty, pa asnje shprese qe te marr ndonje gje ne kembim.

 

 

Te kisha kthyer nje pergjigje, por e kan fshire moderatoret, pertoj ta shkruaj nga e para, po e shkurtoj pak.

Ato citimet do beje mire ti citoje kur ke per te provuar ndonje gje me to, por ti asgje ske provuar me ato citime, se perse i ke cituar nuk e marr vesh. Une nuk kam thene gjera kontradiktore ne asnje vend. Jam shume i qarte dhe i mbetem atyre qe kam thene.

Meqenese moderatoret nuk me lejojne te ta kthej me te njejten monedhe, po te them qe ti vesh fre gjuhes se nuk te ofendoi nejri, ne fakt as nuk te ftova ne debat, vet nderhyre disi me arrogance kunder meje.

Ate kushtin e kontrollit te kufinjve nuk e ke kuptuar aspak. Analogjia jote me Meksiken dhe Ameriken nuk qendron ketu. Po flasim per nje Union qe predikon heqjen e kufijve, dhe si kusht paraprak vendos kontrollin e tyre.

Ky kusht mund te vlej per Turqine qe ka kufij jashte Unionit dhe qe duhen kontrolluar dhe monitoruar, por nuk ka aspak vlere si kusht per Shqiperine, e cila i ka te gjitha kufijte me Unionin dhe i kerkohet nje fare niveli i kontrollit te kufirit ne menyre qe pastaj mos te kete kufij fare.

Nejse e vetmja gje e qarte qe ke thene ne shkrimin tend eshte pretendimi se ke me shume se 100 gram tru.

Ttmsoja, ndërhyj vetëm për të bërë një precizim të vockël: vërtet që Shqipëria nuk ka kufinj me vëndet extraBe, por askush nuk mund të garantojë që kinezë apo talebanë të mos mund të zbresin lirshëm në Rinas smiley

Po mor e, shume precizim i vockel dhe i sakte, por ashtu si thua ti, askush nuk mund te garantoje qe Shqiperia e merr njeher liberalizimin dhe pastaj e mbush Europen me Kines e Taleban. Ashtu sic askush nuk mund te garantoje qe Qaniu te hap nje grope, dhe te bej nje tynel te gjate deri ne Kine dhe te fus Kinez ne europe ne menyre ilegale. Argument serious enough per mos liberalizim ,come to think of it.

Kur të thoja që hapja e këtij diskutimi prej teje ishte shumë i rëndësishëm, të kujtoja edhe preçedentët, hyrja në Konferencën Islamike dhe në Nato, për të cilat populli as që nuk u pyet fare... dhe antarësia e pamenduar në atë "konferencë" ndoshta është një nga shkaqet se përse vazhdojnë të të shikojnë me dyshim Europa dhe hollandezët. Pjesmarrja në "klube" të ndryshëm, sjell edhe detyrimet që ti si shtet ke ndaj të tjerëve...
Europa nuk mund të ta thotë dot hapur (se bije ndesh me principet e të drejtës së gjithkujt për të vendosur në vëndin e tij se ç'do të bëj&eumlsmiley që të mos lejosh islamikë të hyjnë si të duan në Shqipëri (që ndoshta është një kusht që Shqipëria ka pranuar me nënshkrimin e antarsisë, dhe ja fus kot, se nuk e di se ç'është nënshkruar)... sepse pasi hyjnë një herë aty, atëhere mund të shkojnë nga të duan në gjithë europën... dhe Europa, edhe pse heziton që të vërë kristianizmin në kartën e saj, përsa i përket islamizmit, do që të  mos ketë më shumë se ç'ka probleme..

ca kontributi po jep i o vlla? 

A je ti pro apo kundra hyrjes se Shqipnise ne BE?
Nqs je pro, atehere ti je pjese e shumices derrmuese tones!

Nqs je kundra, atehere bujrum na jep ndonje argument, qe te shikojme se mos t'a ndryshojme mendjen!

Se thjeshte me drejtu gishtin dhe me kallxu qe nuk ka debat, une nuk e mor vesh se ku jep kontribut kjo!

Debat nuk ka per shume gjona t'stabilizume, dhe kjo nuk do me thone noi gjo!

Debat ka psh ne Serbi a t'hyne apo jo ne NATO! Edhe haen robt!

Po ne per cfare te debatojme? Ne te gjithe jemi pro, me ngjan mua!

Ti ne qofsh kundra, bujrum!

 Po 100 her e kam shpjeguar me lart,tani ti do debat me mua apo do debat per temen???????

Une jam qe Shqiperia te hyj ne BE sepse perndryshe nuk arrij te shikoj cfar te ardhme mund te kete kjo qe ka ngel nga kombi yne pa qene pjese e BE-s ne te ardhmen.

Por kjo nuk do te thote qe meqense jam qe te hyme ne BE une te lejoj neperkembjen e dinjitetit kombetar nga institucione te BE-s qe shume mire mund te gabojne,ose mund te diskriminojne,ashtu sic po diskriminojne.

Kjo teme ate lloj kontributi kerkon,ndergjegjesim.

Nuk ka teme ketu per te gjitha hallet e Shqiperise dhe te diskutojme se cfar kam ber une personalisht dhe cfar ke ber ti.

Ne fund te fundit une nuk i kerkova njeriu ketu ne blog te bej gje,por ngrita nje shqetesim qe ka te bej me te gjith spektrin politik dhe shoqerin civile ne Shqiperi.

Tani ju thoni qe ta qepim,as mos te ankohemi???????

Nuk e marr vesh se ç'kishte për t'u ofenduar ne si shqiptarë nga deklaratat që kishe sjellë tek pyetja jote.
Atje nuk kishte asnjë citim direkt apo indirekt të Shqipërisë apo shqiptarëve (dmth që ne nuk pranohemi për diskriminim të njërit apo tjetrit).

Më shumë se indiferenca e BE-së ndaj Shqipërisë, mua ma lun petllën bythlëpirja që bën politika shqiptare për ta quajtur/konsideruar pranimin në BE si parajsën për gjithë shqiptarët.

Nëse duamtë hyjmë në Europë o

  • të arrihen standarte ekonomike/demokratike të atij niveli që ka Europa, ose
  • të jesh një problem për Europën (shiko se si e mendoj për drogën apo parajsën fiskale)... dhe kur je një problem për Europën, kemi parë edhe Prodin që të ulet gju më gju me Zanin smiley

e

Ndoshta nuk ka gje ,per tu ofenduar ne deklaratat tek pyetja ime,por ti para se ta vrasesh trurin aq shume shiko kontekstin ne te cilin eshte bere ai shkrimi im ku kam thene qe ka dicka per tu ofenduar.

Dhash nje pergjigje mbi qendrimin tim si shqipetar drejt BE-s dhe NE PERGJITHESI,NE PERGJITHESI O NJERI,eshte nje marredhenie qe shpesh here karakterizohet nga ofendime kundrejt shqipetareve,shqiperise dhe kombit.

Hajt shendet se nuk e zgjas me. 

të arrihen standarte ekonomike/demokratike të atij niveli që ka Europa,

Nese arrihen keto standarte, a s'me thua, pse na duhet Evropa? A nuk jeton shkelqyer Zvicra? A nuk jeton per mrekulli edhe Amerika, Australia, Zelanda e Re dhe Kanadaja? Pa ma sqaro pak?

Ti se me pas lè shtatanik òr tàì... qyri edhe komentat e t'qjera ( e - 14 Kor 2009 - 9:02pm e sidomos kòtò tjetrin: e - 15 Kor 2009 - 12:23am ) se drò e gjè noi gjà smiley

ore, kur flisja per popullin, per ty e kisha fjalen... per ty ne pergjithesi dhe ne vecanti po per ty.

ate qe te pata cituar me siper nuk duhej ta kishe shkruar fare... karambol me ato qe do qe te lexoj.

Per cfare po ankohesh ti?

Ta shpjegune robt 100 here! Ne jena mrapa!

S'kemi as pashaporta "reliable" as kufinj 100?% te manaxhum! E pe sot, qe 1/4 e shkeljeve te kufirit BE/jo BE ndodh midis Shqipnise dhe Greqise!

Jo midis Serbise dhe Bullgarise! Midis Shqipnise dhe Greqise!

Ti ankohesh qe s'te japin viza dhe pse nuk ngrehen mileti si kalamojt e Serbise! Kalamojt e Serbise jane rrit duke shku per ski, dhe duke shku "n'deti" ne Greqi!

Ti je rrit duke i pa shishet e kokakoles neper TV!

Nuk po ta shkel njeri dinjitetin ty se nuk t'le me hy pa u ftu ne shpi te tjetrit! Kjo eshte nje nga ato "fallacies" me te perhapura ne Shqipni!

Dinjiteti i robve, po...e vertete qe shkelet kur rrine me ore para ambasadave, por shteti yne mund te ngrefi tenda, per qytetaret e vet, dhe mos i boje per-verr te hujve!

P.S.

E mban mend ate kosovaren qe hyri ne greve urie qe te mos ktheheshe ne Kosove ne mbarim te periudhes se shqyrtimit ne Austri???!!

Me thuaj ti mua, kush exactly te poshtnon ty me shume: Shteti austriak apo ajo bibizuqja nga Vushtrria??!!

Serbet, e malazezet sikur nuk shikoj te bejne keshtu shakllabanlleqesh!

Ja keshtu!

Se u bome per i pjate japrake u bome!

http://en.wikipedia.org/wiki/Yaprak_(food) smiley

shtoji ene qi ka vitet '80, kalamajve jugosllave (jo thjesht serbe eee) ju shkote baba n'gjermani, per i cik  pazar ene ju sillte psh kumpjuterrrrrrrrrrrrrr smiley

kane pas hy e dal lirshem me evropin ata er ti, po jua myllen deren kur fillun me rrok armet e me bo gjullurdina

kurse  ju kalamajt e viteve '80   n'shqypni, po te ishit cuna, shyqyr kishit me ca te luanit smiley

 Menjfjale perfundimisht, jo vetem si kolektiv i blogut nuk jemi te afte te bejme nje debat konstruktiv per nje teme te till,por shumica nuk jemi ne gjendje as te kuptojme temen dhe as te lexojme informacionin qe na paraqitet.Shum prej jush ne fakt paskeni probleme edhe me te thithurit e nje leximi me tre kater rreshta,vaj halli tju dorezohet nje dokument qindra faqesh per ta kuptuar.

Perfundimisht,qe ta mbyll dua te them qe ZOTRULES paske pas te drejte kur e the qe ne pergjigjen e pare qe ska shume per tu thene ku,spaska shume as per tu kuptuar.

Kishe te drejte edhe per faktin qe jemi katandisur ne nje popull injorant i drejtuar nga injorante.

 Menjfjale perfundimisht, jo vetem si kolektiv i blogut nuk jemi te afte te bejme nje debat konstruktiv per nje teme te till,.........

Sec me kujtoka ky mua ate sekuencen e Monty Python´s "Life of Brian" ku mblidhen ata revolucionaret judenj dhe debatojne per rezoluten e rezolutes se rezolutes.....

Eh, c´me bere te vej buzen ne gaz edhe pse nuk e kisha nder mend.....

Fronti Popullar Shqiptar, jemi per vdekje kunder Frontit Popullar te Shqiptareve.

Or Ttmsoja, unë nuk e di se nga e nxjerr ti që aspirata më e madhe e Shqiptarëve qënka hyrja në BE, sepse robt sot, më shumë se të zënë rradhat nëpër ambasada apo të blenë viza fallso, shikojnë të gjuajnë ndonjë truall andej nga Karaburuni apo Kuksi.

Pas një eksperience zhgënjyese në Amerikë, pas kaq kohësh që jetoj në Europë/Itali, jam gjithnjë e më i bindur se e vetmja Europë e Amerikë për ne që lamë kockat nëpër botë ËSHTË Shqipëria.

Më shumë se sa të vrasim mëndjen se përse nuk jemi të preferuarit e Europës dhe europianëve, do të doja që të vritej mëndja se ç'mund të bënim në Shqipëri... që të mos ja hidhnim as qyrret Europës dhe gjithë europianëve... që me aq sa kemi parë me sytë tanë këto vite, nuk na afrohen as tek gishti i vogël i këmbës ne shqiptarëve.

ooo e

Pse vendos nen autoresine time gjera qe une nuk i kam thene, keshtu nuk mund te debatohet.

Ku paskam thene une qe aspirata me e madhe e shqipetareve qenka hyrja ne BE ?

Leqe ketej nga fjalia e fundit i afrohesh llogjikes time, ne nje postim medemk kundra meje.Sju marr vesh per zotin. 

Ttmsoja, kisha parasysh këtë koment tëndin:

Ttmsoia - 14 Kor 2009 - 6:57pm

Menjf qe te kerkosh te kesh nje debat te hapur dhe serioz mbi ate qe trumpetohet si aspirata me e madhe e Shqiperise na qenka pengese per liberalizim?

Ndoshta mund edhe ta kesh patur fjalën për entuziazmin me të cilin politika rreh gjoksin në emër të këtij ideali, por duke parë edhe seriozitetin me të cilin e kishe marrë këtë temë (dhe vërtet është diçka që ja vlen të diskutohet) mendova që ishte edhe mendimi yt që hyrja në BE është "aspirata më e madhe" e Shqipërisë... sepse ashtu si hyrja në Nato nuk ja u rriti rrogat atyre fshatarve t'Babrrusë, as edhe hyrja në BE do t'ja u bëjë një gjë të tillë, e për këtë besoj se je i vetdijshëm edhe ti... apo jo? Ah, po, do të isha dakord nëse do tëbëhej fjalë qëtë punonte SHQIPËRIA për të arritur standartet europiane... por në atë pikë, as fshatarët e Babrrusë nuk do të ëndërronin më që të dilnin e të bridhnin nëpër Europë... qoftë edhe për turizëm smiley

E kam thene une, nje Konfederate Ballkanike na duhet neve, po s'me nigjo njeri.

Kjo puna e BE-ut u bo terkuze. Nuk eshte se s'ke vize se nuk ke pasaporte biometrike. Puna eshte qe ata ta kane heq vizen me kohe, e ta kane dhone afatin jo 20 vjet (ku jemi tani) po 50. Kshu qu, edhe sikur te permbushnit kerkesat Burrelit me 150%, um fal Brukselit,  prap pa viz keni me njel.

Pra, me mire fokusohuni te Burreli se sa te Brukseli.

P.S. Serbise po ia japin vizen shpejt e shpejt se dun qe te marrin kosovaret pasaporta Serbe.

A ka ardh koha qe shqipetaret te kemi nje debat serioz te hapur publik mbi BE-ne?

 

Jo.

Provo hap te njejten teme mbas nja 10 vitesh lal!

P.S. Serbise po ia japin vizen shpejt e shpejt se dun qe te marrin kosovaret pasaporta Serbe.

 

dmth po afron 2012... 

shyqyr qe nuk i ra ne men me qen nga shqipria borati..lol

"Borat: Cultural Learnings of America for Make Benefit Glorious Nation of Albania" hahhaa

Pas një eksperience zhgënjyese në Amerikë, pas kaq kohësh që jetoj në Europë/Itali, jam gjithnjë e më i bindur se e vetmja Europë e Amerikë për ne që lamë kockat nëpër botë ËSHTË Shqipëria.

Marr shkas nga kjo thenie per te hedhur ne "shesh" temen e vertete te diskutimit:

A ka ardhur koha qe shqiptaret te marrin ne dore fatin e tyre ne vendin e tyre?

Nqs. kjo pyetje do te merrte nje pergjigje pozitive, ndoshta nje dite liberalizimi i vizave do te vinte natyrshem edhe pse ky lajm do te ishte nje nga te shumtit e do te pritej me indiference sepse ne ate moment shqiptaret do ta kishin Europen ne shtepine e tyre apo e thene me nje shprehje te inflacionuar... "Do ta kishin bere Shqiperine si e gjithe Europa!"

Derisa te vazhdojme te mos t'i japim asnje pergjigje kesaj pyetje themelore apo akoma me keq, t'i japim nje pergjigje negative, do te rrime si gjithmone me shale hapur, me nje kembe ne mesjeten e vendit tone dhe kemben tjeter ne kohen bashkohore te vendeve ku jetojme apo aspirojme te shkojme, nderkohe bota qe na rrethon vazhdon te eci perpara duke jetuar e sfiduar te perditshmen. Do vazhdojme te fshihemi ne ate arrogancen tone te pafre, ne ato pordhet tona te pakuptimta, ne ate zgjuarsine tone te rralle qe e mbajme me xhelozi vetem per vete, ne ate ligesine per t'i uruar fatkeqesine tjetrit ne mungese te perparimit tone. Do t'i leme si trashgimi femijeve tane nje asgje te madhe, te njejte me asgjene qe na lane ne si trashgimi. Ne fund te jetes tone do te themi qe hengrem mire, beme seks pak a shume mire (edhe pse me ndonje kompleks te vogel), mobiluam mire shtepine, ishim trima te medhenj, ishim me te zgjuarit, me te shkathtit dhe... me meskinet dhe driteshkurtit.

Me vjen shume keq per te gjitha mendimet qe rrahin te hedhin gunen e fait mbi BE...Hiqini Fjalorin Berishes dhe Topallit...hiquni arrogancen dhe zgerdhirjet...hiquni mashtrimin qe i bejne popullit.... Hiqni dore nga BALTA dhe BAJGAt per te kaluaren ... hiqni dore nga termat i perndjekur dhe komunist...hiqni dore nga prezantimi i genjeshtert si vend i suksesshem ...prezantojuni sic JENI dhe ata qe jeni pa u shtuirur ...dhe si me magji do t'ju shfaqet nje Europe e HAPUR pa MIXHIZEM dhe tangerlleqe Nanoiste " Une Berluskonin e kom mik" Ju duket habi qe kjo pune eshte kaq e thjesht ? Referojuni faktit te 1miljon e me shume emigranteve neper bote qe jane integruar pa i pyetur njeri sa komunist apo antikomunist ke qene ?

Nje vend i pamoralshem ose vend i paraqitur vetem si problematik me Vjedhjen e Abuzimet , pasurimin nga paraja e PISTE i ka rruget e mbyllura dhe....... Buzqeshjet pa HESAP !

Hiqni dore nga BALTA dhe BAJGAt per te kaluaren

Nqs fokusi i kalohet Burrelit e jo Brukselit, kjo me siper me duket pak e veshtire(por jo e pa-arritshme). Sidoqofte, 20 vjetet e fundit te PPSh duhen pare me mikroskop qe te dale virusi qe prodhon njerez si Nano, Berisha, Rama etc

Ky virus nuk eshte 20 vjet i vjeter, por shume me teper.

Po ti picerrosh pak syte, do te shikosh qe metodat e politikes se ketyre 20 vjeteve te fundit nuk kane ndonje ndryshim nga ato te 45 vjeteve te tyre paraardhese dhe ndoshte edhe te 650 vjeteve paraardhese.

Nuk e di, por sec me duket, se kjo vjen ngaqe tek ne nuk ka parlamentarizem, por kuvendim popullor.

Idris

Ato qe ke evidentuar ti jan probleme te brendeshme te shqipetareve,sepse kta te fortet e shqiperise Berisha,Topalli &co bejne si te forte ne Shqiperi dhe me shqipetaret,kur takohen me tu huaj perulen si ata fakiret e Indise kur kerkojne dyleksha.Po ky eshte nje problem tjeter.

Ne po flasim (ose une te pakten) mbi kushtet, dhe kushtet jan ato qe jan,te garantoj qe persa i perket kushteve Shqiperia eshte apo nuk eshte gati poaq sa fqinjet e saj jan apo nuk jan gati per liberalizim vizash.

Nuk mund te thuash qe eshte liberalizohen vizat me serbine sepse ka qen dikur nje shtet i pasur dhe serbve u shkonte babi per shoping ne Gjermani,keto jan pallavra,budalleqe me brire.Fakt eshte qe serbia vetem para disa vitesh u borbadua nga po keto vende,ishte ne lufte me ta.Fakt eshte qe ky shtet kreu krime lufte barbare kunder fqinjeve te vet,fakt eshte qe nuk ka shtet me me propleme dhe me problematik se Maqedonia.

Fakt eshte gjithashtu qe ky Barrot del e thote qe megjith hezitimin e  Hollandes per liberalizimin e vizave me serbine,ne tavoline do jene shume mbeshtetes DHE NE DO FITOJME.

Fakt eshte gjithashtu qe Barrot thote qe nuk do i denoje te rinjte e serbise sepse u soll keq Milloshevici.Po te rinjte e Shqiperise per cfar i denon?

Fakt eshte gjithashtu qe per Bosnjen thane qe nuk jan plotesuar kushtet ashtu si Shqiperia,por serbet do marrin ose kan tashme shtetesi te dyfishte,Kroatet gjithashtu,keshtu qe ngelen vetem Boshnjaket,per ironi te fatit ngelen vetem viktimat e Milloshevicit pa marre liberalizim,ashtu si viktimat e tjera te Milloshevicit ne Kosove.

Keshtuqe ata mijera e mijera serb te implikuar ne krime gjat luftrave,dhe qe deri para disa vitesh ishin me arem ne dore kunder perendimit,sot levizin te lire kurse viktimat e tyre jo.

Edhe nuk eshte pune kushtesh ketu,ta thash kushtet jane qesharake.

Dhe po te tehm nje fakt perse keto jan veprime politike diskriminuese te pakten,sepse BE-ja tha qe serbia nuk i ka permbushur kushtet por do i permbush per disa muaj,kurse Shqiperise nuk ja liberalizojme tani sepse nuk i ka mbushur kushtet,por mund tja liberalizojme mbas nje viti.

E c'beri pune muajsh?

 

ata mijera e mijera serb te implikuar ne krime gjat luftrave,dhe qe deri para disa vitesh ishin me arem ne dore kunder perendimit,sot levizin te lire kurse viktimat e tyre jo.

Shiko, per BE-un Shqiptaret jane mish per top. Ata nuk do levznin gishtin po te mos kish qene Uncle Sam-i. Keshtu qe levizja e lire i jepet 'lockes' te zemres. Shqiptaret jane te njerkes (pavaresisht cmund te thote Birishi). Prandaj ai Burreli do pare me mire se Brukseli.

I nerum Ttmsoia...Une e kuptoj shume mire gjendjen EMOCIONALE timen dhe sidomos e vecanerisht te atyre qe rrojne ne Memedhembje . Dhe mendimit tuaj apo te shumices se cfare perfaqesojne SERBET ne raport me NE ne keto kohe .. Mbase duhet kuptuar qe kjo gjendje emocionale dhe teper teper EUFORIKE , ku Saliu me Nanon behen me katolike se PAPA  (fig. )dhe xurnate e tyre ne komisione shetites turistike ne EUROPE qe na perfaqesojne , shesin pordhe per tu mesuar te huajve sukseset e Shqiperise ...dmth gjera e sende te tilla smiley i irritojne te huajt dhe prandaj mjaftohen me nje te rrahur kraheve dhe me nje buzeqeshje . Thjesht akoma nuk e ke kuptuar qe ne Shqiperi u bene perpjekje per te rikthyer KANUNET ...me te mira se Ligjet Komuniste zotrij ?????????? Dhe c'eshte me e keqja vazhdohet me tedenca te tilla. A nuk e ke kuptuar qe po behen perpjekje per te mohuar HISTORINE duke goditur edhe pjese te perbashketa me Historine e EUROPESsi LII...ka histori ...eeeee alternative ....zoterij ... ... A nuk e sheh dhe ndjen qe ne Shiperi po behen perpjekje per te mohuar arritje SHEKULLORE sic mund te hete unifikimi gjuhes zyrtare.. A nuk e sheh dhe e prek perdite nje propogande percarese per rikthimin e koheve te pasluftes ne fashiste dhe partizane . A nuk e sheh Arrogancen dhe karshillekun e atyre qe kane Pushtetin nga cdo krah qe perfaqesohen por si me te mprehte tek shakaxhijte e perparimit alias Berry-berry dhe Jozka ...... A nuk i digjon xurnate e shpures qe ne cdo rast kane ne duar pishtarin e djegjes te kundershtarit dhe cfaqen ne fushen e inteligjences me teori Bajlozesh ???

Dhe duke te mirkuptuar PLOTESISHT ...pa u shtyre me thelle ne gropen qe ka hapur injoranca POLITIKE klanore gjate ketyre 20 vjeteve po uroj qe ne te mos krahasohemi me te tjeret ???? duke i bere karshillek Europes !. Le te shohim me mire BRENDA vetes e te leme menjane per ca kohe megallomanine per tu krahasuar me Ameriken e bere analiza per parashikimin e Krizave Boterore .Flm!

Dakord per diskutim serioz, por a ka qartesi me pare per:

1. cilat jane standartet

2. cilat jane plotesuar nga secili kerkues (ne, Serbia, etc) dhe cilat jo

 

Nqs ftesa per diskutim vjen ne kendveshtrimin 'antaresimi, mire apo keq' kjo eshte pune tjeter, se per kete me sa di paska sondazhe qe nuk kane nevoje per diskutim, 90% e shqiptareve thone 'mire'. Bashkohem me mendimin e dikujt me lart, do ishte mire te degjonim patjeter nga ky 90% por edhe me interesante de degjonim nga 10% qe thote 'keq'

 Ore i shihni lajmet e Shqiprise ju apo jo??? A e shihni qe po u semure ne ATDHE te mori lumi , e shihni qe femijet e fshatit nuk dine te lexojne, a degjoni qe vazhdon ka njerez qe te thone *C`KE QE SHEH*, a degjoni qe vazhdon thuhet *ME NJEF TI MU KUSH JAM UNE??**,   Keto jane standartet , pa u zhdukur keto harrojeni EUROPEN..

Po ti c'ke qe shef mer!!! Mnjef ti kush jam une?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).