A duhet te ndryshoje sistemi elektoral?

Tashme eshte e qarte qe dy partite kryesore ne vend ndryshuan kushtetuten per interesat e tyre elektorale.Ky sistem ben te mundur krijimin e  qeverise nga nje force qe nuk eshte me e votuara ne popull,gjithashtu jep mandate ne parti qe nuk kane mbeshtetje popullore por qe i sherbejne vetem interesave te grupeve te caktuara me mbeshtetje rajonale.

Ajo qe kam thene gjithmone ne kete blog eshte se nuk mund te behet Shqiperia nje demokraci vetem me pushtetin e dy partive,duhet te kete te pakten nje krah te trete ose te katert qe te ket peshe vote ne parlamentin shqipetar.

Normalisht kete here duhet te ishte Poli I Lirise ,LSI dhe Partia Ligj dhe drejtesi qe duhej te kishin nje peshe me domethenese ne parlamentin e ardhshem,fatkeqesisht nga keto vetem LSI ka fituar mandate,dhe duke marre parasysh faktin qe LSI eshte motra e vogel e PS-se (ndoshta ne te ardhmen do te inkorporohet brenda PS-s,gje qe ka shume gjasa me kete sistem ) atehere duket qarte se kemi vetem nje pushtet ne duart e dy partive kryesore,c'eshte me e keqja ne duart e vetem dy liderve te partive kryesore,te cilet sic e ka thene edhe D.Shehi sot pervec interesave te tyre duhet tu sherbejne edhe intersave te dyshimta te financuesve te fushatave te shtrenjta te tyre.

 

Kush do e leviz kandarin ne parlament ,duke pasur vetem nje numer te padiskutueshem votash ne diposicion te dy partive?

Sidomos ne nje vend kur presidenti i republikes ka rolin kukull?

http://www.top-channel.tv/new/artikull.php?id=156098

16 Komente

Ne qofte se politikanet shqiptar do te dine ta shfrytezojne ne favor te vendit, ky ligj eshte IDEAL per shqiperine. Mendo vetem se sa dobi i sjell shqiperise dobesimi apo zhdukja e partive me baze etnike (te huaj).

Je gabim.Partite me baze etnike vetem perforcohen nga ky sistem.Po te marr shembuj konkret,Poli i Lirise eshte me i mbeshtetur ne rang kombetar se PDI dhe PBDNJ te marra sebashku,por te dyja keto moren deputet ndersa Poli nuk mori asnje.

Pra cfar ndodh,mjafton qe ne nje prej qarqeve elektorale te kesh  numrin e  caktuar te votave per te marr deputet dhe je ne parlamentin Shqipetar,nderkohe kur mbeten jashte parti qe kan mbeshtetje kombetare dhe platforma serioze qe nuk perfitojne.

Le pastaj fuqine qe i jep dy partive te medha.Ky eshte nje sistem i mire,por per shtete qe kane institucione te tjera pervec parlamentit,ose ku presidenti zgjidhet me voten e popullit dhe ka me shume fuqi.

Kemi vendosur te jemi nje republike parlamentare dhe ky sistem nuk eshte i pershtatshem.

Ne ate parlament kemi,skemi tjeter,ai eshte gardiani i demokracise shqipetare, po u mor parlamenti ne Shqiperi ska demokraci.

O milet cdo sistemi zgjedhjes politikanet tane te paturshme do tja gjene anen. I vetmi sistem zgjedhjesh qe i vjen pershtat politikaneve tane eshte sistemi i gjenerave the ushtrise. Vec se ne nuk kemi as ushtri e as gjenerale kjo eshte e keqja

 I vetmi sistem zgjedhjesh qe i vjen pershtat politikaneve tane eshte sistemi i gjenerave the ushtrise. Vec se ne nuk kemi as ushtri e as gjenerale kjo eshte e keqja

 

Kjo me pelqen muve !

Ne jemi ne kete faze ,njesoj si Greqia ne 1974 me mos gaboj kur e moren pushtetin gjeneralet e ushtrise ! Ja ku eshte sot Greqia vend europian dhe ne Nato ! CTE KEQE KA ?    smiley

Shqiperise i duhet nje dore e vockel e forte ,pro Amerikes Evropes ,por jo pro "Anarkise "! "Korrupsionit "!

 

O toko, muhabet po bejme o burr.

Pse thashe gjo une? Edhe une muhabet po boj bile une kam dhe kafen ketu. Cigaren e kam lon prej disa mujsh. smiley

Normalisht kete here duhet te ishte Poli I Lirise ,LSI dhe Partia Ligj dhe drejtesi qe duhej te kishin nje peshe me domethenese ne parlamentin e ardhshem,

 

Ceshte ky xhevahir? "Poli i Lirise" me 1.8% dhe dashka perfaqsim me te madh.

---

Sistemi eshte normal fare...s'ka asgje te cuditshme. Ne shumicen e vendeve Evropiane...qeverisen me koalicione dhe jo me parti qe fitojne mazhorance...

Gje normale.

Po ne Shqiptaret duam te dime "kush eshte me i forti?"..."kush eshte i miri dhe i keqi?" Me i forti eshte Sali Berisha kshuqe mos e vrisni mendjen shume smiley

Ore ti do flasesh tamam apo si? Poli ka 1.8 por ne rang kombetar,PBDNJ dhe PDI i kan apo nuk i kan 1 %.Keto te fundit marrin deputet,poli jo.Le qe mos te flasim pastaj per vjedhje votash qe eshte bere njera kete rradhe,mua me duket e pabesueshme qe Poli te ket marre aq pak vota,or kjo histori ska mbaruar ende.

Fakt eshte qe partite ne shqiperi jane jo-demokratike,jan prone e kryetarit te partise,dhe qe nqs fusin ne dore parlamentin atehere shqiperia nuk eshte me demokraci.

Nqs e ke qejf kete sistem,atehre behe ne rang kombetar,mos e ndaj ne zona,ose tepricen e votave hidhe per deputet tjeter,sepse ashtu eshte me edrejte dhe respektohet vota e qytetarit,nuk mund tu thuash mijera qytetareve ne elbasan,shkoder etj qe kan dal kot ne votime sepse vota e tyre nuk u mor per baze,kjo nuk eshte demokraci.Dhe nqs do mbajm kete sistem,hajd ti japim presidentit me shume fuqi  dhe ta zgjedhim nga populli,hajt te hapim edhe senatin,por me duket fantaziste per nje vend si shqiperia.

Une mendoj se ky sistem eshte me i miri nga te gjithe qe jane provuar deri tani ne Shqiperi. Tek e fundit imagjinoni sikur te gjitha partite pjesemarrese ne keto zgjedhje te kishin perfaqesuesit e tyre ne parlament sesa te veshtira do te ishin gjerat? Sesa te pamundura do te beheshin marreveshjet dhe sesa inefektive do te behej qeveria dhe parlamenti.

 

Partite politike kane gllaberuar parate e shtetit, nuk kane sjellur pothuajse asgje te vecante permend ketu partite si ato te perfaqesuesve te romeve, te maqedonesve, apo ku qendron ndryshimi midis PSD-se dhe PDS-se, apo PDK-se dhe LDK-se apo c'fare filozofie te ndryshme ka PS-ja dhe LSI-ja... te gjitha keto duhen marrur parasysh sebashku me te tjera per te menduar me gjate per sistemet e vjetra. Me ne fund ato krijojne pervec fraksioneve te ndryshme edhe mundesi percarje ne popullate dhe konfuzion mes tyre ndersa, sidomos shtesave te paedukuara.

 

Une mendoj se ky sistem elektoral e drejton shqiperine drejt ndertimit te nje demokracie, jo arsistokracie, qe i jep me shume fuqi disa partive politike, por qe ndalon rreziqe te tjera si percarjet dhe konfuzionet, ul shpenzimet dhe rrit transparencen e partive qe fuqizohen.

 

Thene shkurt, ky sistem nuk duhet ndryshuar, por ndoshta duhen shikuar mundesite duke verifikuar problemet e ketyre zgjedhjeve per te permiresuar ndonje mangesi te verejtur.

Sistemi egzistues eshte me nje te mete shume te rende. Te pakten sot mund te flasim dhe me fakte pasi i kemi vezhguar; e jo me hamendesira si beheshin nga prezantuesit e ligjit zgjedhor nga dy partite e medha.

Nderkohe, konkretisht po shohim sesi votat e shqiptareve jane perdhunuar (duke mos llogaritur vjedhjet dhe abuzimet, qe ne Shqiperi jane normale dhe asqe u vune fare ne dyshim); votat moren vlere qesharake dhe krejtesisht idjote.

Po te shohesh ne rang republike, PS-ja ka fituar shumicen e votave, gati 1% me shume se PD-ja dhe pavaresisht nga ky fakt, krejt cuditerisht, PD-ja ka 3 vende me shume ne kuvend sesa PS-ja. 

Nese do te donim ta llogarisnim thjeshte, nga

1.5 miljone votues, PS-ja rezulton te kete fituar 15 000 vota me shume se PD-ja;

per nje kuvend 140 vendesh, 1 mandat = 10 714 vota;

3 mandate = 32 142 vota

32 142 + 15 000 vota qe PS ka fituar me shume se PD = 47 142 vota te shkuara krejt per lesh apo dhjame qeni.

Duke pare kete fakt, del qe nje vote ne Kukes, psh, vlen me shume se nje vote ne Vlore apo gjetke. (thjesht si shembull) Pra, nese ne qarkun e Kuksit do te kishim vetem 4 mandate te dala; dhe nese do te votonin vetem 4 veta gjithsej, dhe te katert t'ja jepnin voten PD-se (ose PS-se); do te kishim 4 mandate krejt te pastra nga vetem 4 vota. - Nderkohe qe gjetke luftohet deri ne kacafytje per nje vote te vetme. Por jo vetem kaq, duket qe dhe parti te tjera, ato qe nuk duhet te egzistonin fare, partite e lamasheve dhe qafetrasheve 200 kilsha; kane marre perqindje te konsiderueshme votash per te nxjerre disa deputete, jo thjesht nje apo dy...

Ne kete menyre vlera absolute e nje vote behet edhe me qesharake sesa imagjinohet; duke pare qe nje parti qe fiton 2.ca perqind te votave ne rang republike dhe qe nuk arrin qe me mbi 30 000 shqiptare te nje mendjeje, te nxjerre qofte dhe nje deputet te vetem, edhe pse rregullisht duhet t'i takonin te pakten 3 vende.

Po t'i llogarisim te gjitha keto votat e shkuara dem, del pak a shume qe rreth 10 % e votuesve shqiptare kane votuar absolutisht kot, dhe nuk kane asnje lloj perfaqesie ne kuvend. Po 10% e 1.5 miljonshit jane 150 000 =  me nje qytet te madh tip Shkodre, apo Elbasani, krejtesisht pa asnje lloj parfaqesie apo zeri ne Kuvend; krejtesisht jetime dhe te neperkembur nga shteti i tyre nga nje ligj mesa duket abuziv, qesharak dhe poshterues.

(150 000 vota kot, + 47 000 te shkuara per dhjame qeni = ~ 200 000!)

Prandaj une jam i mendimit qe duhet nje reforme e mire elektorale, nje ligj gjitheperfshires; ku socialdemokrati kuksian te jete i ndergjegjshem qe vota e tij do t'i bashkohet socialdemokrateve te gjithe republikes dhe qe t'u jepet nje ze ne parlament apo nje menyre perfaqesimi. (socialdemokrat=shembull)

thjesht kaq.

 

Ne cdo zgjedhje kemi porvuar nga nje sistem te ri Si shpejgohet qe te tere sisteme tqe kemi porvuar nuk jane te mira? Ja edhe ky do ndryshuar. Si do te jete tjeteri?

Ore po nuk pati nje fare ndershemerie e sinqeriteti ( nuk them ideale por do pak ) cdo sistem qe te provohet nuk do te jete i mire. Jeta normale dhe e civilizuar eshte ndertuar mbi besimin (trust) po nuk pati besim (trust) cdo sistem, ligj apo formule shoqerore politike  nuk ka vlere me vlere

Prandaj kot e keni ne na mungon beismi ( trust) na mungon cipa ( jena te pa cipe)

Toko, demokraci dmth pushtet i popullit.

sistemi proporcional kombetar eshte ideali qe te besh cdo vote te vleje aq sa duhet. Atehere nuk do te kishte kush goje te fliste qe jo fituam kaq sepse keshtu apo ashtu... edhe partite e medha nuk do te merrnin aq shume vende sa kane marre tani, ose ndoshta do te merrnin me shume; dhe aleancat qe do te krijoheshin do te kishin mundesine te formonin qeveri gjitheperfshirese; - gjithmone, dikush do te jete ne opozite gjithsesi, por ne kete menyre, edhe opozita do te kete me shume ze, dhe mandatet ne parlament nuk do te injoroheshin dhe aq kollaj.

Gjithsesi, qe te jemi te qarte, une gjithmone e them qe ne Shqiperi ka jashtezakonisht shume parti politike; dhe kjo e c'ligjeron komplet ate qe ne do ta quanim demokraci, e ben demokracine te duket me shume si nje mishmash kaotik ne mungese te senatit.

Eshte e vertete qe mund te kemi provuar shume sisteme, po ende nuk kemi provuar nje sistem te vetem; ate te ndershmin dhe pa mashtrime. Ky i fundit doli qe na ishte nje mashtrim dhe poshterim i papare i votuesit edhe sikur te ishte i ndershem.

Zotrules tha:

Gjithsesi, qe te jemi te qarte, une gjithmone e them qe ne Shqiperi ka jashtezakonisht shume parti politike; dhe kjo e c'ligjeron komplet ate qe ne do ta quanim demokraci, e ben demokracine te duket me shume si nje mishmash kaotik ne mungese te senatit.

Nuk mendoj se numri i shumte i partive c'ligjeron demokracine,ndoshta te kam keqkuptuar ,por mund ta shtjellosh me teper cfar do te thuash me c'ligjerim te demokracise? Une mendoj se numri i partive nuk perben asnje problem, perkundrazi mund te jet vetem i dobishem per nje demokraci.Sa per SENAT besoj se Shqiperia nuk ka nevoj per SENAT,jemi mir keshtu sic jemi,vetem te kemi institucione me te fuqishme larg durve te qeverise, dhe nje sistem te drejte zgjedhor, si psh ,proporcional si ky i tanishmi,por kombetar ama,jo te ndahet shqiperia ne 12 zona sipas leverdise te dy partive kryesore,duke cuar dem vendimin e nje pjese te mir te shqipetareve.

 

Per te tjerat qe ke thene, plotesisht dakort ,jemi ne te njejtin pozicion.

Me "c'ligjerim te demokracise" nenkuptoj amoralizimin, c'ligjerim ne popull, jo sipas "ligjit" te qeverise, parlamentit apo nje shteti qe mekohet nga po keto parti.

Egzistenca e shume partive eshte problematike, dhe madje shume problematike. Nuk eshte ashtu si thua ti; mos harro qe po flet per Shqiperine, per shqiptaret, nje popull real, konkret, e jo per situata ideale... Prandaj ti mbetesh ne hapat e enderrimit; "na duhet te kemi nje keshtu apo nje ashtu..."  Pra, ke nje situate reale, ne baze te se ciles edhe do ndertosh skenarin.

Egzistenca e shume partive politike ne Shqiperi eshte terguesi me i mire i mungeses se demokracise ne popull, ne mentalitet, ne Shqiperi; tregues i mungeses se tolerances dhe bashkejeteses.

Shembull per kete jane pothuajse te gjitha partite e spektrit politik ne Shqiperi. Te gjitha partite e vogla me ne vecanti, qe jane krijuar pas '92 jane krijuar ose sepse ne partite e medha nuk ka patur demokraci dhe tolerance ndaj nje mendimi "ndryshe", perparimtar ose jo, ose sepse ata qe kane dale per te formuar parti te reja, kane dale sepse nuk duronin dot mendimin ndryshe, pra, gjithsesi ta marresh, dalim te ajo qe thashe me siper, Mungesa e Tolerances. Ne Shqiperi kjo eshte tejet e theksuar. (ka dhe parti qe jane krijuar per aresye te pastra perfitimi financiar!)

Gjithsesi, per te qene brenda asaj qe thashe, do te shtoja dhe nje dicka tjeter, qe vetem baza e anetaresise se te gjitha partive politike, eshte tejet e gjere ne Shqiperi, dmth, ka shume anetare te kesaj apo asaj partie ne raport me totalin e popullsise, dhe kjo e ben edhe popullin te jete pjesetar ne kete lloj mishmashi, e jo thjesht per shkak te pjesemarrjes ne votime.

Pra ekuacioni eshte i thjeshte;

Shume parti, - shkak mungesa e tolerances;

mungesa e tolerances = mungese mentaliteti demokratik

rezultati: "Demokracia" ne Shqiperi eshte e c'ligjeruar.

Edhe gjerat qe shtrove me lart ti, mungojne sepse situata eshte ajo qe kam shpjeguar me siper.

Zotrules.

Me duket se ke te drejte, mbi partite e vogla, - po te merret parasysh situata e shqiperise, une e dhash mendimin tim ne parim, se si mund, duhet, dhe normalisht eshte, ne nje demokraci, duke lene mbas dore ate qe e vure ti ne dukje,situaten konkrete, dhe realitetin e partive te vogla shqipetare, qe ne fakt nuk jane parti por grumbullime klanore, te formuara per arsyet qe ke thene ti me siper.

Megjithate duke te dhene te drejte per ato qe ke thene, une besoj se zgjidhja me e mire drejt se ardhmes nuk do te jete te bejme te mundur kuren e perkoheshme per mentalitetin, apo realitetin, por duke e ndryshuar ate ne favor te nje shqiperie me demokratike.

 

 

Per momentin na ka mbetur gomari ne balte, te dale njehere gomari, pastaj mund te flitet se sa i lumtur ndihet ne leme.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).