Punetoret e "Rivieres" denoncojne kercenim me arme, 5 te shoqeruar

SARANDE- Rikthehen incidentet ne fshatin turistik ne ndertim te Kakomese. Policia e Sarandes beri te ditur se ka shoqeruar ne dhomat e paraburgimit per verifikim nje dite me pare dhe me pas la te lire pese banore te fshatit Nivice, pasi dyshohet se kane kercenuar me arme zjarri disa punonjes te kompanise ndertuese "Riviera". Denoncimin e bene vete te demtuarit, qe deshmuan se ndodheshin duke kryer punime per projektin e fshatit turistik ne Kakome, rreth 7 kilometra larg qytetit te Sarandes. Burime zyrtare pohuan gjithashtu se ndalimi i pese banoreve te fshatit Nivice eshte kryer ne oret e para te mengjesit te dites se diel, pas denoncimit qe drejtuesit e larte te kompanise "Riviera" bene ne polici. Punonjesit raportuan ngjarjen tek drejtuesit, duke i vene ne dijeni se banoret mbanin arme gjate kercenimit qe iu bene ne pune. Zyrtare te policise thane se nuk eshte qelluar me arme, por po verifikojne vertetesine e denoncimit. Edhe me pare ka pasur konfrontime mes banoreve qe pretendojne pronesine dhe firmes sipermarrese. Madje ne incidente eshte perfshire edhe policia, qe here pas here eshte ndjere e sulmuar fizikisht prej banoreve. Fshati turistik eshte planifikuar te ndertohet buze detit, ne gjirin e Kakomese. Siperfaqja ku eshte projektuar te ndertohet eshte rreth 80 mije metra katrore. Projekti parashikon ndertimin e shtepive me gure, duke nderthurur traditen vendase me kerkesat per nje turizem cilesor.
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).