Pse Edi Rama i ka fituar zgjedhjet

Të hënën në darkë një ditë pas zgjedhjeve, kur procesi i numërimit duket se ishte në kulmin e tij, nuk kisha as dyshimin më të vogël se e majta (PS+LSI) kishte fituar. Arsyeja ishte e thjeshtë. Komisioni Zgjedhor, apo një taktikë e precizuar që më parë, kishte filluar numërimin nga Kukësi dhe zona të tjera ku popullsia ishte nën numër të vogël dhe PD-ja kishte epërsi të qartë.  Të martën paradite, koalicioni qeveritar kishte arritur apogjeun e tij, me plot 70 mandate dhe nuk mund të lëvizte më tej asnjë milimetër. Pra, thjesht nuk kishte çfarë të bënte veçse të priste numërimin në gjashtë zona të tjera ku votat tregonin diferenca kolosale për të majtën, nga tre deri në dhjetë mijë. Çka tregonte në rastin minimal një baraspeshë të plotë dhe në atë normal një ulje të tavanit të arritur prej PD-së, apo ndryshe fitoren e të majtës. 

Turma laramane e analistëve, reporterëve apo kasetofonave lëvizës që bridhnin anembanë vendit, as nuk arriti të kuptojë çfarë po ndodhte. Kam idenë se as sot e kësaj dite nuk e ka kuptuar shumë se çfarë ka ndodhur realisht. Këtë mund ta thuash pa u gabuar dhe për selinë e PS-së, së cilës i mungonte truri elektronik për t’u orientuar në atë që kish ngjarë, apo ca më shumë të asaj që po ngjiste. Do t’i duhej vetë Ramës ditë më vonë të shkorkolepste ngjarjet trullosëse edhe për atë vetë, e që nuk ishin gjë tjetër veçse një goditje e hollë psikologjike dhe e superkalkuluar prej krahut tjetër. Ishte vërtet interesante të ndiqje këtë situatë komike e tragjike ku rezultatet mbaheshin më mirë nga PD-ja në sitën kalkuluese, e ku zhurma e daulleve fituese trulloste procesin e të kuptuarit real të ngjarjeve.

Të martën në darkë filloi tensionimi në dy zona veriore, ku mund të krijoheshin rezervuare artificiale votash nëse tavani prej 70 mandatesh ulej prej gjashtë qarqeve të tjera. Berisha nxitoi. Intuita e tij e di mirë se rezultatet e ardhura nga Shkodra apo Lezha që mund të krijojnë rezervuare të reja votash, nuk janë shumë të besueshme. Në periferinë e qarkut të madh nuk e njohin teorinë e proporcioneve dhe mjeteve matëse të zgjedhjeve dhe kur fitojnë nxjerrin shifra, që duhet të shkulësh leshtë e kokës, e jo t’i besosh apo t’i afrosh si të tilla për publikun apo vëzhguesin e huaj.
Duke e ndjerë rrezikun, Berisha shkoi në një manovër që duket se kalon etikën. Kërkon koalicion me LSI-në, mu në mes të numërimit dhe përforcon një fitore që nuk gjendej asgjëkund, veçse në letra që fluturojnë andej-këndej. Përfundimi: një tollovi që natyrisht nuk është e vështirë ta kuptosh. Një manovër që Berisha i njëzet vjetëve më parë, por me eksperiencën e sotme politike nuk do ta bënte kurrë, pasi rezultati përfundimtar nuk të çon gjëkundi veçse në një gjë; Në një Ramë totalisht fitues që i kanë mbajtur dorën, por jo radhën e lëvizjes.

Së pari, Berishës i duhet të certifikojë zgjedhjet te të huajt. Një mundësi që ka pak të ngjarë për dy arsye të thjeshta. Me gjithë favorin që po i bëjnë zgjedhjeve tona për të mos i linçuar, Irani është shumë afër për të kuptuar se opozita që u gjakos e mori të drejtë prej Obamës dhe gjithë botës, nuk kërkoi gjë tjetër veçse rinumërim votash. Së dyti, sepse Evropa megjithëse është larg hileve tona tradicionale, e di mirë se në sisteme të tilla zgjedhore vjedhja një milimetër e tyre, është e njëjtë me vjedhjen e tërë zgjedhjeve. Evropa operon vetë në kohën e sotme me këto lloj sistemesh zgjedhore në praktikë dhe i di qartë nuancat që vijnë prej manovrave të ngjashme. Mjaft që socialistët të bëjnë ditarin e zgjedhjeve ditë për ditë pas 28 Qershorit, që certifikimi i të huajve të mos vijë asnjëherë në formën e njohur këto vite; kësaj radhe bëtë gabim, por korrigjojini radhës tjetër.
Normalisht Berisha i eksperiencës së sotme politike, duhet të ndiqte një radhë tjetër lëvizjesh, e që diktohet prej çdo manuali fillestar të politikës moderne. Së pari, duhet të mos bënte gabimin më shumë se etik e të propozonte koalicion me LSI-në, në mes të numërimit. Me eksperiencën e njeriut që është në fund të rrugës politike, duhej më shumë se kurrë t’i largohej ngasjeve të tilla për mbajtjen e pushtetit. Ka disa arsye për këtë.

Së pari, sa më sipër lidhet me certifikimin e zgjedhjeve.

Së dyti, me gjendjen ekonomike të vendit. Të cilën nuk mund ta shpëtojnë manovrat xhongleriste të Bodes. Do të mjaftonte fytyra e Guvernatorit të Bankës Qendrore, që po del gjithnjë e më tepër në konferenca shtypi, fare pak pas fitores. Dhe aspak për të kumtuar lajme të mira, apo për të lëvduar punën e Qeverisë. Janë dalje që tregojnë se çfarë vjeshte kemi nëpër këmbë. Kjo situatë ekonomike nuk rregullohet dot as me FMN-në, e cila do të na japë aq para nëse na jep, sa të na kujtojë ato që jepen në raste të tilla. E që mund të merren pas urdhrave; ulni rrogat etj etj. Muzikë që Berisha nuk do ta dëgjojë gjëkundi. Panorama nuk është e vështirë të përfytyrohet. Me eksporte që po shkojnë drejt hiçit, me para vëllezërish që kanë kohë që po firaksin, me një biznes që është ndërtuar kundër tërë rregullave të Evropës, kundër arsyes racionale fiks, si ato shtëpitë e hapërdara fushave pa asnjë lloj plani e rregulli, e pra dhe kundër rregullave që favorizojnë forcimin e Strategjisë Kombëtare, pra të një biznesi që thjesht po shkon drejt falimentimit masiv, nuk ka asnjë arsye t’i këndosh fitores, edhe sikur ta dhurojnë atë. Komentatorët ekonomikë, dhe jo ata të tipit pesimist, pohojnë se euroja do të shkojë në nivelin e 150 lekëshit në fund të dhjetorit. Pasojë që e dinë mirë ata që kanë marrë kredi për bizneset e tyre, e që pohon mundësitë e pakta të shpëtimit në këtë rast dhe sikur të jesh i zënë me punë tërë ditën. Dhe akoma; gojë të liga po përhapin idenë se disa prej bankave janë gati në faliment në fillim të vitit të ardhshëm. Kjo për shkak jo vetëm të krizës ekonomike botërore, por edhe të kredive të këqija që po shumëfishohen me një ritëm të çmendur.

Një Ramë që troket te dera papushim, një koalicion që nuk bëhet dot natyral e që shiu i parë e bën copë, siç pohonte dhe një nga revistat më autoritare të Botës këto ditët e fundit, një parlament që i duhet ndihma për ligje, që më shumë se kurrë duhen për t’u afruar me Evropën, e për këtë duket konsensusi i një opozite që mendon se e kanë vjedhur, të tëra këto të çojnë në pjesën e dytë të tabllosë. Me shumicën e qyteteve të mëdha, që kanë në dorë dhe bashkitë kryesore, pra një pjesë reale të Pushtetit, por dhe frymën antiqeveri, Berisha është më i rrethuar se kurrë. Është një situatë analoge, si ajo e Partisë së Punës në ‘91, kur humbi qytetet kryesore apo e Bushit të mandatit të dytë ku qendrat më të mëdha të financës dhe ekonomisë e shkatërruan në procesin e votimit. Duke parashikuar të ardhmen e afërt të Amerikës, më qartë se çdo sondazh i kualifikuar. A mund të shpëtojë dot Berisha nga kjo situatë, që fituese duket vetëm për radhën e militantëve, të cilët i shohin zgjedhjet si një ndeshje që fillon e mbaron në punë orësh?

Me shumë para apo me biznese që lundronin në nivele kioskash edhe mund t’ia dilje apo kishe arsye të mendoje se ia dilje. Mund të mendosh se pozita lehtësohet prej fenomenesh alla xhuvel, njëfarë ndihme me të larguar nga PS-ja në kohërat që vijnë e që shtojnë koalicionin fitues. Po këtë rast duhet të llogaritësh në vigjilencën e Metës, që e di mirë se shtimi i tufës së tij të deputetëve me të ardhur nga PS-ja, çon vetë atë në rregullën e thertores pas periudhës së majmërisë, një shaka që e provoi në kurrizin e tij pak më parë Ndoka. Me një fjalë mundet ende të shpresosh në një kumar të madh të tipit politik, po të mos rrinte prapa derës një krizë ekonomike që është e njëjtë me atë të 96-s, në mos shumë herë më e rëndë në përmbajtje.

Mund t’i rreshtojmë edhe njëherë faktorët që detyrojnë Berishën të afrojë dorën e një kompromisi të madh, që çon në ligje e reforma afruese ndaj Evropës në vitin që vjen. Ndryshe llogaria është e thjeshtë; Certifikimi i zgjedhjeve, kriza ekonomike, koalicioni jo natyral që nuk shtohet dot më artificialisht, një opozitë që troket te dera, nuk bëjnë gjë tjetër veçse bien Ramën brenda një viti në krye të pushtetit. Thua që Berishën ta kënaqë Blushi, Malaj apo turma laramane e analistëve që vijnë vërdallë,duke i treguar statutin Ramës? E djathta vetë po e provon këtë çdo ditë, duke i recituar artikujt kundërshtues si hoxhë i çmendur që thërret pesë herë në ditë largimin e të paudhit, të cilin harron që e ka mundur. Është vërtet një situatë e çuditshme, ku në vend t’i gëzohet fitores së re, i bërtet liderit që ka mundur e që në kohëra normale mund t’i sillte rrezik veçse pas një kohe të gjatë. Thua në PD e dinë më mirë se unë se nuk kanë fituar dhe Rama është prapë te dera? Në PD e ndjejnë, po Berisha jam i sigurt që e di. Dhe prandaj nuk u thotë gjë të vetëve, apo të gëzohet me analistët e të majtës që duket i mbajnë larg të paudhin Rama, që dita ditës ka zënë e qesh me triumfatorin e një beteje që sapo ka filluar e një zot e di kur do të mbarojë. Apo vërtet Berisha mendon si Blushi a Malaj, që Rama ka ikur apo do të ikë për shkak të statutit?

Në vendet pa pronë ku qeveris individi, që nga koha e Romës së Lashtë, ka vetëm një rregull. Kur Perandori humb betejën, atë e kanë në dorë vetë turmat. Ato ulin apo ngrenë gishtin. Këtë të vërtetë Berisha e ka provuar me veten nja tre a katër herë këto njëzetë vitet e fundit. Është paradoksale, po Rama i sotëm është më i fortë se kurrë. Me një fushë të zbrazët në të majtë, me një parti që Nano në emër të transparencës i dha fund në KPD-në e famshme, e që mund ta ngrenë vetëm të tjerë, por kurrë më jo ai, Rama i sotëm është aktualisht lideri absolut i opozitës. Dhe me ato që përmendëm më sipër edhe zoti real i ngjarjeve të së nesërmes. Thjesht ato që mund t’i arrinte apo dëshironte t’i arrinte me një hap të vetëm, po ja sigurojnë me dy të tillë. Berisha e di më mirë se të tjerët këtë gjë, po ashtu si thotë plaku Dritëro ka mbetur në atë situatën e mikut që syrin e mban te tavolina dhe veshët te kuzhina. Ndoshta vërtet mendon; dhëntë Zoti e certifikojnë këtë histori, pa të tjerat në djall të venë, pasi më shumë se kurdoherë ngjarjet e të nesërmes nuk janë në dorën e tij. Kaq realisht mbetet të mendojë Berisha, pasi ai e di fituesin real. Për të kuptuar këtë të vërtetë të thjeshtë, mjafton të hapësh librin e parë në raft që rrëfen histori të natyrave të tilla, apo pak a shumë të ngjashme me to.

Për rekomandim ndaj lexuesit; do të duhej të shihje dhe njëherë si minimum De Golin plak, që u nis për në fshatin e tij për të mos e kthyer me kokën prapa dhe përzierë lavdinë e të dikurshmes me turmat e pakënaqura të së sotmes. Vetë si ithtar i Balzakut gjenial, po ju lë me xha Furshonin e tij plak me një dhëmb në gojë, që psherëtin gjysmë i dehur nga tavolina e tij. Ah Qeveria ç’t’i bëj unë asaj? Ka mbetur pa një dyshkë Qeveria e gjorë!
 

26 Komente

Bravo Nazarko, kesaj radhe me befasove me kthjellesine e mendimit tend. Sic duket ju hyni ne ato persona qe aftesite me te medha intelektuale i tregojne nepermjet shkrimit dhe jo dialogut apo bisedave gojore. Te pergezoj per shkrimin si dhe adminet per sjelljen ketu tek peshku.

komunistet e rinj e te vjeter jane te lire te enderrojne, por rama i ka humbur zgjedhjet, dhe i ka humbur pa nder, pa lavdi dhe me shume turp e zhurme !

edvin hoxh rama  kaq e kishe

Vellezrit Nazarko per shkak te arratise qe kane marre te tjeret, kane zene vendin e mbrojtesve te Rames duke u bere me qesharake se c`jane ne te vertete.

Se me cfare shifrash elektorale e nxjerr Ramen fitues Sh. Nazarko, une nuk e di, kur edhe "koka" e zgjedhjeve ne PS, K. Islami ne analizen paszgjedhore e ben te qarte me fjalet e tij humbjen e PS-se dhe qe eshte dicka qe kuptohet lehte nga te gjithe, pa "llogaritje shahu te thella".

Koalicioni i Rames eshte humbes ne vote popullore dhe ne mandate, koalicioni fitues i Berishes, ka te drejten kushtetuese qe te thirre ne qeverisje cilendo parti qe e quan te arsyeshme dhe koalicioni me i leverdisshem per te eshte me LSI, qe per fatkeqesine e kukuvajkave te se majtes do te jete stabel dhe funksional.

Se si mund te quhet me i forte se kurre Rama qe pesoi disfate elektorale shokuese per te dhe PS, vetem llogjika e nazarkove dhe bazeve mund ta shpjegoje.

Ndersa kjo "kriza ekonomike", eshte paniku qe kerkojne te perhapin ne popull kukuvajkat e Rames dhe si te pacipe qe jane, nuk e kane problem qe te shkarravisin ne gazeta edhe shpifjet ramiste per gjoja falimentim bankash duke na treguar hapur deshiren e tyre per nje '97 tjeter, nese Rama nuk qendron ne krye te PS dhe te afrohet ne qeverisje.

Kriza ekonomike tregohet me shifra, jo me imagjinata dashakeqese nazarkosh.
Ajo dallohet tek rritja ose jo ekonomike, humbja e vendeve te punes, falimentimi i bizneseve etj., dhe te gjitha keto per fatin tone te mire dhe per fatin e keq te Rames dhe nazarkove te tij, nuk jane negative.

Nderkohe qe Shqiperia nuk rrezikohet nga "kredite e keqija" pasi kreditimi i mire dhe i keq ka qene i ulet dhe nuk perben rrezik. Edhe vete Guvernatori i Bankes po ben thirrje per rritjen e kreditimit.

Si perfundim, e majta hyn ne kohera te veshtira, ndersa e djathta hyn ne nje mandat jazhtezakonisht te favorshem dhe qe ka mundesine qe ta coje ne disfate te plote PS-ne, nese vazhdon me po te njejtin lider te korruptaur dhe te deshtuar ne strategjine e tij.

Investimet publike ne rruge tani kane per tu perqendruar me shume ne pjesen jugore dhe ne Tirane me projektet qe kane filluar apo jane gati, gje qe do te thote me shume vleresim pozitiv per qeverisjen.

Poashtu sherbimi shendetsor ka per te pasur nje reforme te thelle dhe permiresim te ndjeshem te tij, gje qe po perseri do te thote vleresim pozitiv per qeverisjen nga qytetaret.

Pa folur per punesimin qe ka per te ndodhur ne sitet e medha ndertuese te veprave energjitike etj., heqja e vizave, rritja e rrogave dhe pensionevee keshtu me rradhe.

Berisha e nxori jashte loje Ramen ne kete mandat qe nuk ka qene i lehte, pasi e gjeti Shqiperine ne nje gjendje te mjerueshme ne '05, mandati i dyte fillon me nje Shqiperi krejt tjeter.

Sa do t'ia dale PS-ja zor te thuhet pa pare platformen e liderit te ri, nese mbajne perseri Ramen, PS-ja eshte drejt reduktimit te ndjeshem te peshes se saj elektorale.

Or Thì Spikèrr, kur thua që:

Se si mund te quhet me i forte se kurre Rama qe pesoi disfate elektorale shokuese per te dhe PS, vetem llogjika e nazarkove dhe bazeve mund ta shpjegoje.

a je në terezi apo jo?
Shokues ishte rezultati i LSI që kishte 20% të elektoratit por që nuk arriti të kapte dot 1/5 e vëndeve në parlament... dhe mori vetëm 1/5 e asaj që kujtonte se do të merrte

DISFATË ELEKTORALE!!! Ju jeni pjerdh n'tru mer bab... aq sa që, edhe pse jeni të sigurtë, nuk guxoni të numroni edhe ato pak kuti, sepse aq i hollë është filli i ekuilibrit ndërmjet dy forcave në këto votime saqë edhe një firmë mund të çojë rezultatin drejt njërës apo tjetrës forcë.

Spiker,

Kete llogjike ekonomike qe ti perdor e ke te mesuar nga ndonje master ne amerike? Apo e ke nga shkolla qe ne kohen e Ramizit?

Ashtu kot per kuriozitet po te pyes, pasi nga ato qe thua me lart me rezulton se do te kesh qene student i shkelqyer ne universitetin e tiranes Enver Hoxha. Dhe konkluzioni i dyte qe me rezulton dhe qe pa dyshim eshte me befasues lidhet me faktin se si ka mundesi qe llogjika juaj ekonomike te mos ndryshoje, megjithese jetoni ne nje vend den baba den kapitalist.

Berisha e nxori jashte loje Ramen ne kete mandat qe nuk ka qene i lehte, pasi e gjeti Shqiperine ne nje gjendje te mjerueshme ne '05, mandati i dyte fillon me nje Shqiperi krejt tjeter.

 

eh mer Spiker! Ne ket mandat te dyte rrezik iken Berisha per lesh i ndjekur nga njerez me sfurqe.

Akoma nuk u permbys kapitalizmi ne USA ee? Ti ke kohe qe na e thua kete. Si jane punet andej?

Po e pate gjetur kete per kapitalizmin ne Amerike dhe me gjere, te besoj edhe per Berishen.

um fal po c'pune ka kapitalizmi me Birishin? Kapje-talizem po, por jo kapitalizem.

E majta shqiptare me perberje te larmishme qe nga leninistet, stalinistet, enveristet, padyshim edhe social-demokratet e tipit evropian, nuk shkon me shume se kaq, bile si numer eshte shume i sforcuar pasi ka marre vota jo te majta, por vota thjesht kunder qeverise aktuale. Pra, nuk shkon me shume se 40% (me sakte eshte me poshte ketij numri disa pike) i PS dhe disa perqindje te LSI e cila ka kaluar ne aleance me qendren e djathte, pasi keta ne pergjithesi jane liberale te majte (enversitet e tipit Klosi do rikthen ne baze).

Elektorati i PS qe bazen e ka tek establishmenti i vjeter komunist, qe nga maja dhe deri ne baze, eshte me moshe te vjeter, i lidhur pas establishmentit te sistemit komunist jo per ndonje ideologji, qe verehet edhe sot kjo (qe megjithese ju rrezohet Enver Hoxha para syve dhe simbolet komuniste, keta votojne perseri per Ramen), por per shkak klani dhe krahine dhe sigurisht privilegjesh te perbashkta. Pozitive per ta por qe tregon se ky numer votuesish eshte kaq, eshte se ky elektorat eshte shume i disiplinuar kur vjen puna per te votuar per partine e tyre, ndryshe te te djathtet qe jane neglizhente ne kete pike.

Pra PS eshte pa te ardhme ne gjendjen aktuale.

Gjithmone analiza behet duke pasur parasysh qe ne zgjedhje kane marre pjese gjysma e atyre me te drejte vote, pra nga 3. 2 milione votues kane marre pjese dicka me shume apo me pak se gjysma e ketij numri ne mos gaboj.

Nga keta votues PS-ja dhe PD-ja kane nga 40%, ndersa koalicioni i PD eshte para me 2%.

1 milion e 500-600 mije e ca votues qe nuk kane marre pjese, per shkak te emigracionit, mos pjesmarrjes ne zgjedhje per arsye nga me te ndryshmet, ne shumice jane te djathte, prandaj PD-ja keta njerez, qe nuk kane pse votojne per te majten ish-komuniste duhet ti beje vota te vlefshme per te.

Veprimet per kete ne kete mandat do te ndjehen edhe me shume.

 Nuk e di c'mund ti thuhet ketij shkrimi. Me shume ngjan me nje nga teorite e konspiracionit qe degjon ne kafet e lagjeve sa se me nje artikull te denje per tu konsideruar si "analize politike"

Une di te them vetem qe nese Rama mbahet me dhembe mbas asaj karrigeje, pas 20 vjet pseudo-demokraci ne Shqiperi, ne luften ndermjet filozofive liberale dhe asaj autoritare, fiton autoritarizmi. Ky miti qe nje Berishe autoritar i duhet pergjigjur me nje tjeter lider po aq autoritar, jo vetem qe prodhon nje cikel vicioz, por eshte vite larg me realitetin europian te cilit ne duam ti ngjajme. 

Socialistet e munden Berishen per 15 vjet me nje lider liberal qe me shume se karizem prej showmani kishte nje karizem akademike, me nje parti me shume pole pushteti (e kuptoi qe shpesh ky realitet nxorri jo pak probleme por besoj se ishte e keqja me e vogel). Ndersa sot po perpiqen te na thone se vetem lideri i forte na duhet. Do ishte fatkeqesi qe pas 20 vjetesh te riktheheshim perseri aty nga e nisem ne 1990. 

Siç duket edhe ambasadorët e akredituar në Tiranë qënkan mbledhur të pijnë kafe dhe të marrin vesh pak më tepër se ti se si ka vajtur puna e zgjedhjeve

Ambasadorët e BE-së shprehën shqetësim për faktin se, edhe pse ka kaluar rreth një muaj nga përfundimi i zgjedhjeve, ende nuk ka një rezultat përfundimtar të tyre.

O Speaker po pse lodhesh te sqarosh te kuqte mor djale. Nuk e sheh se gezohen kur lexojne keto lloj artikujsh?! Si ngushellojne veten? Nuk e sheh si i bejne me BOLD disa pjese te shkrimit te cilat i vijne simbas fijes se tyre? Kjo eshte fushate e ndjekur nga mediat e kontrolluar prej Rames qe ai mos te japi doreheqjen. E kam thene njehere ketu dhe po e riperseris qe te plasin kuqot. Qeverisja Berisha do jete 4 vjet perfekte dhe ska per te pasur asnje problem me koalicjonin. Meta nuk do ta shohi me sy Ramen nuk do bashkepunoje kurre me te pra Rama ka marre fund dhe bashke me te edhe partia socialiste per keto 4 vjet. Leri te mjeret te gezohen me keto artikuj. Leri deri ne shtator sa te filloje punen qeveria e re dhe me pas do degjosh raste vetevrasjesh nga marazi smiley Makthi juaj eshte bere realitet or kuqo. Berisha ju fshiu te gjitheve smiley

Për një gjë duhet t'ja dini për nder PKSH-së.... ka rrënjosur thellë në ju ndjenjën e solidaritetit me atë që është në nevojë smiley

Qeverisja Berisha do jete 4 vjet perfekte

Jam kurioz nqs do te thuash po te njejten gje kur te behesh vete refugjat gjate ketij 4 vjecarismiley

Refugjat nuk kam per tu bo se e kam "kryp djathin" une te keqen smiley Megjithate ti leme fjalet e kota dhe te ftoj te ndjekesh 4 vitet ne vazhdim smiley Ju thashe qe do fitonte PD-ja sme besuat ju thashe qe do bashkohet me Ilirin sme besuat. Tani po ju them qe per 4 vjet do qeverisin te dy pa probleme sepse e kane ndare torten bashke dhe ju prape shpikni skenare me fitoren e Edi Rames. E tha bukur ne media ish kryetari juaj shpirteror te cilin tani e mohoni dhe e shani shoku Fatos Nano : Edvin mi ler celesat e zyres tek Shefikati smiley

macosx, aman mos na fol kaq cekesisht se na vjen keq per veten si popull pastaj...as nuk lexova artikullin por komentet e tua lene shume per te deshiruar.....aman mo komunistat shan edhe si komunist mor flet..."Berisha ju fshiu te gjitheve",shoku Fatos Nano : Edvin mi ler celesat e zyres tek Shefikati Big Grin Kur do sillni ne kryet e partive njerez me tru qe dine ti perdorin me qytetari dhe njerzillek (trute)dhe jo me katunari dhe boshesi te papame..tung

Omg ti si cun i thelle qe je nuk duhet te meresh me komente te ceketa. Ti je vlere kombetare mos u konsumo ketu tek peshku smiley  Komunistet i shaj dhe si komunist flas sepse kete gjuhe doni ju mor te keqen qe te merrni vesh (edhe reagimi yt prandaj erdhi) prandaj mos te te vije keq. Ne krye te partise ne kemi njerez me trru por problemi eshte qe ju keni ne krye te partise (edhe per pak) nje psikopat qe duket qe ne surrat qe ka probleme me veten dhe me ato qe e rrethojne por thuaj kur je ne amerike dhe e sheh Shqiperine nepermjet filtrave te top-channel dhe gazetes shekulli normal qe te duket Rama si mesia e ardhur ne toke. Tung

Ne krye te partise ne kemi njerez me trru

Ritheksoj "me trru" (jo po Dru... le që hunj jeni që nga i pari tek i fundit smiley)

Edvini ka diçka qe nuk shkon.

Ne fushate , pertej se majtes, pertej se djathtes, politik e re, kostum i ri, ne ngrihemi nga pluhuri, ne jemi zhvillimi, ............mijera fjale boshem, menyra e tij per te bere fushate dhe pranohet.

Po ky vazhdon edhe pas fushates, vjedhje, grabitje, manipulim, blerje.

O Edvin, duhen fakte, letra, dokumenta, akuzat nuk jane ideologji, jane gjera konkrete, qe preken, shikohen, dallohen.

Po merr ne qafe 40 % te Shqiptareve, qe te vijne pas.

Kishte të drejtë Rama që nuk e jepte programin... ju edhe një sllogan të tij (përtej të majtës dhe të djathtës), vetëm për të ruajtur paftyrsinë tuaj, e kopjuat dhe përbile e zbatuat edhe në praktikë që pa dalë rezultati i zgjedhjeve smiley

krejt dakort. Nga ca kom pa gjate fushates, PS kishte:
0% plan dhe strategji konkrete
100% demagogji

Jo se kto te tjeret nuk paten demagogji mren po atij programit prej 1,000 faqesh, asnji rresht nuk i lexun. Ta ken pas sekret thu?!

Shi mer si hidhet edrus mer kur i shahet Rama. Eh mer kuqo mer kuqo smiley Rama i vetmi program qe kishte ishte te merrte pushtetin tja dhiste Ilirit,Fatosit dhe Sales po si perfundim i dhjene keto te trre mu ne koke smiley Me falni qe nuk po flas kaq bukur sa ju komunistet qe filozofoni neper komente e ja fusni pordhes kot me kot nderkohe qe gjerat jane shume te thjeshta. Rama ashtu si Berisha si Meta dhe si Tosi jane thjesht njerez dhe asnje prej tyre nuk vepron ne menyre institucionale sic ja fusni pordhes ju por veprojne sipas qefit dhe te interesave te tyre dhe njerezve qe i rrethojne. Te njejten gje do kishim bere edhe ne vete po te kishim pushtet ne dore. Hajd tani behuni demokrate e futini ndonje lek keto 4 vjet po lerini teorite qe zhvilloni ne laboratoret e trrurit tuaj te indroktrinuar smiley

Ku bohen kto rregjistrimit me u bo demokrat me pare? Le që ju nuk t'jepni as një kafe, jo më me t'lënë me bo pare smiley

Fillo njehere fut kemben tek forumi rinor se aty niset karriera smiley Kurse persa i perket kafes me njofto kur te vish se do ta shtroj  per hir te fitores smiley Hajt naten njehere se me mbaruan fisheket edhe per sot. Rrofte censura dixhitale smiley

Varet se ç'kuptoni me t'rinj ju...megjithse mrena duhet t'jem... se për ju edhe Sala është djalosh smiley

o Ed!.

Per fushten, pranohet menyra e zhvillimit , pas zgjedhjeve nuk durohet, flet ne te njejten menyre, "ne jemi, ata jene, do vemi"? Ku, kush, kur,??????????????

Nuk lexova nje fakt, per vjedhje, grabitje vote,Edvini vazhdon e pellet votat tona, edhe Engels ka folur fjale te mira per zgjedhjet.

Nuk sjell asgje te mire kjo menyre se si sillet kryetari, i papergjegjshem.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).