Prinderit, kontroll femijeve nga shtepia

"Deshtimi" i projektit te njoftimit te prinderve me sms, ka sjelle domosdoshmerine e nje tjeter projekti qe po pergatitet nga Drejtoria Arsimore e Tiranes. Behet fjale per informatizimin e te gjitha te dhenave, per secilin prej nxenesve te shkollave, ne menyre qe edhe prinderit te mund te informohen, thjesht duke u futur ne faqen e internetit qe do te krijohet me kete rast. Prinderve do t'u jepet kodi i femijeve te tyre, ne menyre qe te mund te kontrollojne online, mungesat dhe notat e femijeve te tyre.

Te dhenat

Prinderit, te cilet jane te interesuar te dine se cfare notash kane marre femijet e tyre, si edhe mungesat, mund ta kontrollojne kete fare lehte. Madje, ata do te mund t'i kontrollojne femijet e tyre edhe nga shtepia, edhe nese jane larg vendit ata, mund ta bejne kete. Mjafton qe te kene ne mjediset ku jetojne, nje kompjuter ku te kene akses ne internet. Informatizimi i te dhenave per te gjithe nxenesit e shkollave te mesme dhe 9-vjecareve te Tiranes, do ta mundesoje kete favor per te gjithe prinderit. Nje fakt te tille e ka pohuar edhe drejtoresha e Drejtorise Arsimore per Rajonin e Tiranes, Arjana Bekteshi, e cila ka theksuar se ky eshte nje projekt per te cilin po punohet dhe kane shpresa se do ta realizojne sa me pare qe te kene mundesi.

Regjistrat

Keshtu, cdo shenim ne regjistrat e shkollave do te informatizohet, duke filluar nga nota qe iu vendosin nxenesve, mungesat dhe cdo detaj tjeter. Kjo do te thote se me ane te ketij informatizimi, te dhenat e cdo shkolle do te merren cdo dite jo vetem nga Drejtoria Arsimore, por edhe nga prinderit. Por nga ana tjeter, prinderit, sipas drejtoreshes se DART-it, do te mesojne vetem te dhenat e femijeve te tyre dhe te askujt tjeter. "Prinderit do te pajisen me nje kod, qe eshte i femijes se tyre. Me ane te ketij kodi, ata mund te futen ne internet kudo qe te jene dhe mund te kontrollojne notat, mungesat dhe shenimet qe u vihen per femijet e tyre",- shpjegon Arjana Bekteshi, duke theksuar se kjo eshte nje praktike shume e mire per prinderit, per te kontrolluar femijet e tyre. Nderkohe, ajo thekson se tashme eshte arritur informatizimi i mesuesve, qe japin mesim ne shkollat e Tiranes.

12 Komente

Duke marre parasysh qe Shqiperia nuk eshte kompjuterizuar ne shkalle te gjere dhe duke pare qe kjo iniciative iu drejtohet vetem njerezve me njohuri informatike atehere kjo iniciative eshte e deshtuar qe ne lindje. Aq me teper qe po ushqen njefare diskriminimi social ku vetem femijet e njerezve me njefare standarti jetese dhe te shkolluar/interesuar ne informatike mund te kontrollojne femijen e tyre. Po shtresat e tjera nuk kane nje te drejte te tille? Sidomos kur dihet qe keto iniciativa duhet te drejtohen pikerisht ne femijet shancvarfer qe t'ju ushtrohet nje kontroll me i larte dhe qe te terhiqen nga ai spiral varferie intelektuale.

Ne kohen time:

  • Prindi telefonohej direkt nga shkolla ne rast mungese.
  • Cdo 2 muaj i dorezohej deftesa ne dore prindit.
  • Ne fundin e cdo muaji vinte me leter te rekomanduar raporti i mungesave mujore qe prindi duhet te firmoste.
  • Ne rast reniesh notash ose problemesh ne nje lende te caktuar behej takim imediat me njerin nga prinderit.

Shqiperia duhet thjeshte te rrise numrin e punonjesve administrative ne shkolla sa rropatet me iniciativa qe per momentin nuk jane te realizueshme.

nuk e di sa vjec je ti; c'a shkolle ke bo dhe ku ke jetu ne Shqiperi po, ne kohen time, (deri '90) te pakten behej i famshmi "takim me prinderit" cdo 2 jave dhe kaq. Ktu flas per Tiranen ku 1 tel kishte gjithe pallati; deftesat kane qene 1 here/ semester; per here te pare qe e degjoj ket letren ne fund te cdo muaji...

Nuk kam mbaruar ne Shqiperi te mesmen dhe ka qene post '90.

Shembujt qe dhashe mesiper ishin thjeshte ide qe mund te implementoheshin dhe ne Shqiperi, gjera qe s'kerkojne ndonje njohuri te komplikuar kompjuterike ose shpenzime ekstra per prinderit por thjeshte nje organizim me efikas i administrates shkollore.

Eeeeeeeeeh ne kohen time thote rose, jo po ne kohen time kur te rrasshin dy ngelsa ne patronazh.

Mosha e internetit po ben punen e vet. Jo vetem neper shkolla, por shtepi me shtepi po na e sjell internetin Sala... madje-madje, do te ngreje kurse falas, per trajnimin e prinderve qe nuk dine te perdorin internetin, do t'ju dhuroje nga nje kompjuter familjeve qe jetojne me asistence, qe ta perdorin dhe ne vend te tv... edhe pastaj... perralla ne lesh, shendeti prej nesh... smiley

Ajo konga "qysh ne moshen feminore" ka ndrru: qysh ne mosh'n e internetit, pata ra n'dashni me ty  smiley 

ui dont nid no edukejshën

ui dont nid no web kontroll!!! 

smiley

qyqja Bedrio, ka dal çuni m'iternet...

Me siguri do e bejne me ato kompjuterat Pentium 2.

Eh... si tallin b... keta me popullin e shkrete. Ata edhe x86 apo edhe telefona s'kane, lere me pentiumra.

Kaq shume e informatizuar sac po/do behet Tirana, nuk do jete e larget dita kur te linde nevoja qe ta outsourcin punen ne Indi, pastaj do degjojeme:

Prindi: Alo

Indjoni: Exhjukejshen Dipartment katsomer servis, maj nejm is Anoop.

Prindi: Du me log in me pa noten e Emanusidoreles klasa pare gjimnaz te Partizoni

Indjoni: Ser ken ju ripit, jor allbenian is no gud, ken ju ripit, end ser ju ar biing monitord for kualiti perpesis.

Prindi: Zysh Alma, zysh kujdestare, mio nome Astrit filjo di padre di Emela, nota, mungesa cer te kesh, papirusi industani, vetem shpejt icik se e kom telefonin me kele.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).