Prifti "rrëfehet" në "Opinion"

Dritan Prifti në "Opinion" është nje shkretëtirë njerëzore. Rrallë të bie rasti të shohësh të tillë shfaqje. Edhe po ta kishim titulluar këtë intervistë, "Ja çfarë mbetet nga një krijesë njerëzore në mungesë të personalitetit" nuk do të ishim treguar tepër të rreptë... apo tepër "monstruozë" me zotin Prifti, që për fat të keq nuk kërcen nga belaja, sepse po të ishte kështu, do të thoshte se ai e kupton që pozicioni i tij aktual është njëfarë "belaje". Nga intervista që jep z. Prifti në tv klan, bindemi me trishtim se ky nuk ka as kapacitetin intelektual të kuptojë sesa pa sharm figura e tij është për shumëkënd.

Prifti flet tashmë në të njëjtën linjë me Berishën, as më shumë as më pak nuk thotë se Saliu, madje ka edhe një agresivitet që Berisha ka vite që nuk e shfaq më në publik. Për këtë arsye para së gjithash, ngaqë tashmë është bëre një Socialisti-Berishist, z. Prifti të jep ndjesinë se po shikon një androgjen politik. Një i majtë që i lëshon "puthje nga ekrani" Sali Berishës - pikërisht atëherë kur kishim menduar se kishim parë gjithçka.

Pa ndonjë përgjegjësi apo ndrojë të dukshme për ato që tha, Prifti e quajti Ramën "një njeri mostër [sic]" ndërsa Berishën (dhe Metën sigurisht) i quajti burrërorë. Macho - Macho Men...

Socialistët në përgjithesi dhe Edi Rama në vecanti duhet te kenë thyer ca orendi sonte. Na vjen mire për vuajtjet e tyre, i meritojne te gjitha - shpresojme te mësojnë se jane bere gazi i botes. Kur të tall Dritan Prifti në të tile mënyre është sikur të të... se cfarë thuhet ne keto raste (?), një shprehje që aludon marrëdhënie seksuale me një breshkë.

Matematikisht nuk del, por me Metamatikën e z. Prifti, LSI i ka fituar zgjedhjet e Qershorit. Duke u përpjekur të argumentojë se kjo aleancë, PD-LSI, do të qëndrojë solide për katër vitet e ardhshme z. Prifti u mbështet në "faktin" se kur Sali Berisha dhe Ilir Meta firmosin diçka - pra ndryshe nga zotimet e bëra me gojë por që nuk janë firmosur me bojë - ata e mbajnë fjalën. Mesiguri sepse janë burra të vërtetë.

Sidoqoftë, z. Prifti na zbuloi se në zgjedhjet lokale 2010 LSI dhe PD do të jenë në koalicion sëbashku dhe se sipas z. Prifti, është e garantuar se Rama nuk do të garojë fare sepse ka frikë nga dyshja Meta-Berisha. Kjo do jetë vërtet interesante. LSI ka dy vjetë kohë të përgatisë një fabul të besueshme për zgjedhjet vedore. Do të garojë si koalicioni PD-LSI dhe, sipas disave prej nesh, kjo realisht do ta reduktonte LSI-në si ajo miza proverbiale në bythë të kalit. Një forcë e majtë në një koalicion të djathtë - të gjithë ata që votojnë kundër Berishës do të votojnë automatikisht edhe kundër LSI.

LSI humbet votën Anti-Berisha, dhe kjo sipas disave prej nesh ishte shumica e elektoratit të LSI. Pjesa që i mbetet besnike LSI do jetë patjetër e përbërë në shumicë nga njerëz me interesa ekonomikë në forcimin e LSI. Z Prifti e pohoi se do mundoheshin t'i punësonin njerëzit e tyre, madje dhe socialistët e thjeshtë pasi të kenë rregulluar gjithë LSI-stat. Dhe në mendimin tonë z Prifti bën mirë që forcon mbështetjen me ndere. Ështe koha për të bërë para, për vete dhe për të tjerë. Dhe z Prifti di si të bëjë para, askush nuk mundet ta mohojë.

E ndoshta me pak ndihmë nga Fevziu mund të bëhet më pak abraziv e më i pranueshëm si politikan. Por kur e mendon mirë kupton se kjo nuk ka shance të ndodhë, nuk ka Fevzi dhe as "këshilltar çifut" në këtë botë që ta bëjnë të paktën të honepsshëm zotin Prifti.

 

62 Komente

Z Prifti e pohoi se do mundoheshin t'i punësonin njerëzit e tyre, madje dhe socialistët e thjeshtë pasi të kenë rregulluar gjithë LSI-stat

 

E tha vertet?

e tha debili e tha..smiley

jo tamam kshu, por e tha smiley

He mer Tule fillove te vjellesh vrer. Mbajeni Tulen sot mos vrasi veten. Peshkupauje do bente mire te botonte neser intervisten e Priftit dhe jo komentin e njeanshem te intervistes ne faqe te pare. Hajt rrofte ppsh-ja dhe naten te gjitheve.

Plasen fleterrufete ee? Aq i ka prekur ne tela ramistet Prifti sa nuk kane humbur kohe dhe ende pa mbaruar mire emisioni kane kryer detyren, duke shkruar kete gjene me siper, plot me gabime drejtshkrimore (nxitimi sigurisht), per ta lexuar te ngjashmit e tyre ne PPU dhe per te mbajtur moralin lart.

Ky Prifti, a është ai, inteligjenti, që mburrej në TV, se kishte bërë dy mastera, njëri pas tjetrit, në Amerikë? Madje që të dy në të njëjtën fushë!!! Në qoftë ai, eh, atëherë, vari torbën. Ta gëzojë PD-ja, bashkë me Metën!

Ky Prifti, a është ai, inteligjenti, që mburrej në TV, se kishte bërë dy mastera, njëri pas tjetrit, në Amerikë? Madje që të dy në të njëjtën fushë!!!

Hahaahaha smiley Kjo po që është e fortë dhe që justifikon gjithçka tjetër që mund të nxjerrë nga goja ai smiley

nje mer, me paret e grekut ka bo shkolle per politikane te vendeve te botes se 4 Dritani qe drita sna solli asi cike neper shpija sa qe drejtor

Dritan Prifti

Prifti studied English literature at the University of Tirana and earned his MBA from the University of New Mexico.  He obtained a Mid-Career Master’s in Public Administration from the Kennedy School in June 2000.  Prifti has worked as chief of staff to the Ministers of Finance and Labor, as general director of the Albanian Elector-Energy Corporation and Minister of Energy in Albania.  In July 2001, Prifti was elected to the Albanian Parliament for a 4-year term from the district of Fieri and in 2006 was re-elected.

marre nga faqja e kokalis

http://www.kokkalisfoundation.gr/en/arti...

Prifti: Meta detyroi Ramën të njihte djalin e tij në moshën 13 vjeçare

Prifti zbardhi gjithashtu detaje të reja për marrëdhëniet skandaloze të Ramës me familjarët e tij duke nënvizuar se ishte Meta ai që e detyroi të njihte djalin e tij, Gregorin, në moshën 13 vjeçare. "Pasi shpallëm Ramën si kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës na doli një problem. Kishim mësuar se kundërshtarët politikë do të përdornin informacione për marrëdhëniet familjare të Ramës me ish-bashkëshorten dhe të birin që në atë kohë ishte në moshën 13 vjeçare. Meta e thirri Ramën në zyrë për ta pyetur se si i kishte marrëdhëniet familjare, ku edhe mësoi se këto marrëdhënie nuk ekzistonin fare madje as me të birin që ai nuk e kishte njohur. Atëherë Meta i tha se të paktën duhet të njohësh dhe të vendosësh marrëdhënëie me djalin që në atë kohë ishte 13 vjeç, pasi në të kundërt imazhi i tij si kandidat për postin e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit do të ishte i rrënuar. Ishte ky moment kur Rama njohu për herë të parë djalin e vet ndonëse ai ishte 13 vjeç", u shpreh më tej Prifti. Ai gjithashtu evidentoi intrigat që përdori Rama për nxitjen e përplasjes Nano-Meta me qëllim që të përfitonte nga këto mosmarrëveshje në Partinë Socialiste, ashtu sikurse edhe bëri.

Duke bërë një kronologji të njohjes së tij me kryetarin aktual të PS-së që në kohën kur ai ishte ministër i Metës, deputeti i LSI-së kujtoi se Rama në atë kohë shkruante fjalimet e Metës, në të cilat spikaste një gjuhë monstruoze kundër kryetarit të opozitës dhe kryetarit të partisë së tij. Ai tha se në shumë raste këto deklarata u refuzuan Meta, të cilët i konsideronte si jashtë çdo etike jo vetëm politike, por edhe njerëzore. Duke kujtuar një episod të këtyre ngjarjeve, Prifti tha se Rama po përgatiste një deklaratë për bashkëshorten e ish-kryeministrit, Monika Kryemadhi, të cilën siç tha ai ishte hartuar me një gjuhë që ishte skandaloze për t`u lexuar nga një zonjë e parë. Prifti gjithashtu kujton momentet kur Rama rrinte gjithë ditën në paradhomën e Metës duke iu lutur atij që ta kandidonte për kreun e Bashkisë së Tiranës.

Deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste, Dritan Prifti, deklaroi dje gjatë emisionit "Opinion" se Edi Rama është dirigjenti i shkatërrimit të së majtës. Ai tha se, Rama duhet të japë dorëheqjen e pakthyeshme nga posti i kryetarit të PS-së, jo vetëm për faktin se statuti i kësaj partie e detyron ta bëjë një gjë të tillë, por edhe për të respektuar atë standard që vendosi ish-kryetari socialist Fatos Nano në vitin 2005. Prifti tha se, në rast se Rama nuk do të largohet nga kreu i PS-së, atëherë nuk do të ketë asnjë lloj bashkëpunimi PS-LSI, as pas katër vitesh dhe as pas 12 vitesh, duke nënvizuar se Edi Rama, të cilin ai e cilësoi si mostër, nuk krijon më besim tek LSI. Për këtë, Prifti përmendi rastin e shkeljes së marrëveshjes nga ana e Ramës, një ditë pasi ai fitoi postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës me ndihmën e LSI-së. Prifti akuzoi kryetarin e PS-së për agresion korruptiv për blerjen e drejtuesve të strukturave të LSI-së me qëllim dobësimin e kësaj partie në zgjedhjet e 28 qershorit. "Edi Rama dhe Gramoz Ruçi kanë hedhur më shumë se 5 milion euro për blerjen e votave dhe drejtuesve të LSI-së. Ata i dhanë mbi 1 milion euro kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, i cili u largua nga LSI për t'iu bashkuar PS-së", u shpreh Prifti. Deputeti i LSI theksoi më tej se, PS duhet të qëndrojë edhe katër vite të tjera në opozitë, me qëllim që të pastrohet nga elementët e korruptuar dhe mafiozë që mbështesin lidershipin e saj aktual. "PS duhet të qëndrojë edhe katër vite të tjera në opozitë në mënyrë që të pastrohet. Ajo është kthyer në një qendër biznesi, ku secili shikon se si mund të realizojë qëllimet e veta personale. Në këto kushte ajo nuk është e gatshme për pushtet. Drejtuesit e saj janë pjesë e një politike të korruptuar dhe PS i duhen patjetër edhe katër vite të tjera në opozitë që të pastrohet nga ky korrupsion dhe nga këto grupe mafioze që mbështesin këtë lloj politike", u shpreh më tej Prifti. Duke iu përgjigjur pyetjes për kontestimin e rezultatit të zgjedhjeve nga ana e kreut të PS-së, Prifti tha se, Rama tashmë po kërkon ta përdorë këtë si një alibi për të mbajtur nën kthetrat e tij Partinë Socialiste. Ai tha se me qëndrime të tilla që nuk kanë asnjë bazë, Rama po rrezikon ti shkaktojë vendit një kosto të madhe në procesin e integrimit, proces të cilin siç u shpreh ai, Rama është i gatshëm ta sakrifikojë për interesat e veta personale. "Edi Rama është i gatshëm të sakrifikojë procesin e integrimit të vendit për interesat e veta personale", u shpreh Prifti, duke nënvizuar se PS nuk ka asnjë provë për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve, pasi janë vetë komisionerët socialistë që nuk kanë bërë asnjë vërejtje në ato qendra ku pretendohen shkelje. Lidhur me vjedhjen e votave të LSI-së në Qarkun e Fierit, ku ai kandidonte për deputet, Prifti tha se ishin komisionerët e PD-së ata që mbrojtën votat e LSI-së, vota që po vidheshin apo nuk numëroheshin nga komisionerët socialistë. Prifti shprehu bindjen se, koalicioni PD-LSI do t'i japë vendit rezultate të jashtëzakonshme qoftë në reformat e brendshme, qoftë në procesin e integrimit.

ha ha aman ça tha noj gje tjeter se me shkrite. sa burre i mire ky meta.

 

Atëherë Meta i tha se të paktën duhet të njohësh dhe të vendosësh marrëdhënëie me djalin që në atë kohë ishte 13 vjeç, pasi në të kundërt imazhi i tij si kandidat për postin e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit do të ishte i rrënuar.

Prifti: PD dhe PS po vidhnin vota, i thashë Berishës të ruajë votat e mia dhe ai e bëri këtë

 

 

Nga Opinion, TV Klan 

Nënkryetari i LSI, Dritan Prifti, tha dje se ata do ngelen socialistë në pushtet. Ai zbuloi detaje të një skenari të frikshëm. Prifti pranoi se PD dhe PS kanë bërë manipulime, dhe shtoi se Gani Bobi parashikonte që LSI do merrte dy mandate në Fier, edhe pse kryetari i LSI pati ironizuar sondazhet e Gani Bobit duke thënë se ato janë masturbime të Berishës. Prifti tha se i kishte thënë Berishës që t’i ruante votat dhe ai i ruajti votat.

“PS është një pjesë e të majtës, pjesa tjetër është në pushtet dhe do të jetë e majtë dhe gjatë kohës që është në pushtet. Ne jemi socialistë, do të mbetemi socialistë, do punojmë për socialistët edhe gjatë kohës që jemi në pushtet. Do të mundohemi të gjejmë sa më shumë hapësira punësimi për ata që na kanë mbështetur, por edhe ata socialistë që dje s’na kanë mbështetur. Prandaj unë kam përshtypjen që do t’i ruajmë ato vota, ne s’kemi marrë 90 mijë vota, po të hyjmë te pjesa e abuzimeve në këto zgjedhje. LSI ka qenë të paktën 12% në këto zgjedhje. Edhe Gani Bobi, i cili bëri exit-poll, mua në Fier më dha dy mandate”, - tha Prifti

 

 

Ju thatë që PS ka bërë një blerje masive votash. Çfarë do të thotë kjo?

 

Unë mund të them se vetëm në qarkun e Fierit, strukturat e PS kanë hedhur mbi 5 milionë euro për të blerë strukturat e LSI.

 

 

Nga dolën këto, se janë euro, s’janë arra...?!

 

Po deshe i llogarisim bashkë. Unë po të them që kam fakte, që kam prova dhe kam dëshmitarë që zoti Ruçi me njerëz të tjerë të PS ka shkuar dhe është takuar me çdo kryetar organizate të LSI. Pa diskutim ata që kemi ne kryetar bashkish apo komunash, pra deri në nivel kryetar organizatash, pra një njeri që mbulon një fshat për LSI, mbulon një qendër votimi dhe janë 488 brenda atij qarku. Dhe secilit nga kryetarët e organizatave tona i është ofruar 5 milionë lek të vjetra shqiptare për të punuar për PS në ato zgjedhje. Llogariti 5 milionë lekë për 500 qendra votimi, janë mbi 2.5 milionë euro të hedhura vetëm për organizatat e LSI. Mos harro që PS na bleu dy ditë pasi kishim regjistruar emrat e kandidatëve në KQZ, kryetarin e Bashkisë Lushnjë. Mbi 1 milion euro ka marrë ai person për të ikur nga LSI te PS. I bën presion edhe me disa kaseta që ia kanë kapur në motelet e Tiranës, e detyruan edhe me para, edhe me kërcënime mafioze si ata që dinë t’i bëjnë ata, të largohen nga LSI. Na blenë dy kandidatë. Dy kandidatët e Lushnjës janë blerë nga LSI vetëm dy ditë pasi ne kishim dorëzuar listën në KQZ. Është hedhur para e paparë kundër strukturave tona. Të japësh 5 milionë lekë vetëm për një kryetar organizate për një qark, janë vetëm 2.5 milionë euro të hedhura për qarkun e Fierit.

 

 

Janë të vërtetuara këto?

 

Absolutisht unë e ftoj zotin Ruçi të më hedh në gjyq për këto akuza. Dhe të garantoj ty që do t’ia faktoj të gjitha me dëshmitarë të pafund që e kanë takuar atë vetë apo përfaqësues të tjerë të PS dhe i kanë lënë lekët në tavolinë.

 

 

Çfarë ka ndodhur realisht?

 

Nuk flas me papërgjegjshmëri. Flas me gjëra të cilat i kam hequr vetë në kurriz, gjëra të cilat i kam parë vetë, gjëra të cilët m’i kanë thënë vetë njerëzit tanë.

 

 

Po juve personalisht ju kanë ofruar pará?

 

Jo, në asnjë rast.

 

 

As pas deklarimit të votës në favor të PD?

 

Jo. Nuk afrohen dot tek unë se kam idenë që e dinë kokën time, e dinë bindjen time, tentativa kanë bërë, por jo deri këtu.

 

 

Ju thatë që vota juaj po shpërdorohej deri në momentin që ju komunikuat me zotin Berisha... Si ka ndodhur realisht ngjarja?

 

Në fakt që nga kutia e parë që është numëruar në qarkun e Fierit, deri tek e fundit, asnjëherë nuk është vënë në dyshim mandati personal i imi. Kemi qenë gjithmonë mbi kuotat që na duhej për të marrë një mandat. Që nga kutia e parë deri tek e fundit. Por ashtu siç kemi punuar ne, ashtu siç kemi bërë në krehjen e të gjithë votuesve, ne parashikonim të paktën të merrnim rreth 25 mijë vota në atë qark. Unë në fillim mendova që ne nuk po na votonin. Thashë na kanë gënjyer dhe nuk po na japin votat. Pastaj u afrova në disa nga qendrat e numërimit, jam afruar vetë për të parë procesin nga farë dhe kur pashë se çfarë bëhej në qendrat e numërimit, atëherë kuptova që po ndodhte një masakër me votat e LSI. Në tri raste, unë duke qenë prezent aty dhe shikoja numërimin e votave te kamera, unë po i numëroja vetë. Kur u deklaruan votat në fund, u deklarua jo ajo shifër që kisha llogaritur unë gjatë procesit të shfaqjes së tyre në kamera. E kam detyruar në mënyrë të dhunshme, kur them me dhunë, me të bërtitura, jo me edukatë, për t’i numëruar ato kuti votimi dhe çfarë ka ndodhur? Në të tri kutitë e votimit ne kemi marrë trefishin e votave që kishin llogaritur në numërimin e parë. Për fat, nuk i lejova që të shkruheshin në procesverbal, por kërkova rinumërim pa u plotësuar vetëm në 3 qendra votimi, në disa të tjera u plotësua dhe s’kisha çfarë t’i bëja fare. Por të deklarojnë 4 vota dhe në rinumërim të dalin 20, të deklarojnë 40 dhe në rinumërim dalin mbi 130 vota.

 

 

Përse kontaktuat me zotin Berisha, kur dhe ai mund të kishte dorë...?

 

Po sepse pashë një skenar që luhej nga komisionarët e PS.

 

 

Si e kuptuat këtë, sepse komisionarët ishin të të dyja palëve...?

 

I pashë se si vepronim. Sigurisht votat tona ndaheshin te të dyja partitë. Vota e LSI hidheshin edhe tek PD dhe te PS. Por rolin aktiv për ta bërë këtë gjë e kishin komisionarët e PS. E pashë, pastaj u detyrova të ndërmerrja një vendim taktik. Bëra një deklaratë publike për të tërhequr të paktën njërën nga palët për ta bërë aleate. Thashë vota ime nuk do të jetë për Edi Ramën. Vetëm 1 minutë pasi kam dalë nga studio ku bëra deklaratën më ka telefonuar zoti Berisha. Më ka telefonuar dhe më ka thënë je ankuar në televizion për gjërat që po të ndodhin në Fier. I thashë, po më vjedhin votat. PS bashkë me PD, pasi PD nuk po i mbron, po preferon që të ndahen votat tona. Çfarë do prej meje më tha. I thashë, të lutem shumë dua vetëm mbrojtjen e votave të mia dhe s’dua asgjë tjetër. Dhe, për 10 minuta jam rikthyer tek qendra e numërimit dhe më kanë ardhur dy komisionarë nga PD, dhe më kanë treguar celularin me sms të marrë nga Sokol Olldashi, ruani votat e LSI, njëlloj si votat e PD. Për fat, pas atij momenti, unë kam bindjen që në një pjesë të mirë të qendrave të votimit, të numërimit, pra janë ruajtur votat tona. Pasi edhe mandati im mund të ishte i diskutueshëm.

 

 

Ju mendoni që nëse votat do të ishin numër në rregull sipas jush, do të kishte më shumë mandate LSI?

 

Të paktën do të kishte dy mandate. Në qarkun e Fierit.

 

 

Flas në rang vendi....

 

Ne na kanë vjedhur vota në Shkodër, ku edhe atje mund të kishim një mandat. Na kanë vjedhur në mënyrë të jashtëzakonshme në Elbasan, ku ne për 600-700 vota nuk kemi marrë një mandat dhe s’e kapi dot mandatin për shumë pak vota. Të paktën nga biseda që kam bërë unë me atë që drejtoi fushatën tonë në qarkun e Elbasanit, më tha, si nuk më the mua të njihnim të njëjtën strategji, të paktën të kisha aleancë PD që të më ruanin votat. Janë vjedhur votat në mënyrë të tmerrshme.

 

 

Ka komente që në qarkun e Tiranës, pas daljes së zotit Meta deputet, pati një orientim të Partisë Socialiste që të numëroheshin votat e LSI dhe të mbroheshin ato...

 

Nuk e besoj.

 

 

Pra, është informacion i rremë sipas jush?

 

Unë s’e kam këtë informacion që më thoni ju.

Me falni, po cte keqe ka qe Skrapari ben kualicion me 'gjegjerine'? C'ngaterroheni kot me majtas-djathtas. 100 her ju kam thon: ne ate ven ka vetem 'lart-posht'

nuk e njoh priftin po paskan degjeneruar fare...

deputet dhe ndoshta minister i ardhshem flet ne publik per "standartet" europiane tona...le te me akuzoje thote ruci...ky nqs ka fakte e si deputet duhet ti beje denoncim si rucit edhe sales per keto pazarlleqe...

nga ana tjeter ja fut edhe metes se thote me gojen e tij se kjo aleance nuk u be ne baze parimesh e principesh por thjeshte pazar portofolesh...

rrofte stabiliteti... 

Shqipëria vazhdon traditën ballkanike të koalicioneve joparimore

 

Nga Augustin Palokaj 

Zgjedhjet në Shqipëri kanë përfunduar dhe pas pak ditësh pritet të ulen edhe më shumë tensionet politike që u shkaktuan nga fushata konfliktuale zgjedhore. Postet udhëheqëse do të ndahen, ndërsa Shqipëria do të ketë një qeveri relativisht me shumicë të qëndrueshme, por edhe një opozitë shumë të fortë, e cila mund të thotë se ka me përqindje në nivel të vendit shumicën e votave nga zgjedhjet, edhe pse jo të përkthyer në ulëset e Kuvendit.

Por pasojat nga fushata e këtyre zgjedhjeve do të jenë të shumta për Shqipërinë. Së pari, me këto zgjedhje Shqipëria i ka thënë lamtumirë BE për së paku dhjetë vjetët e ardhshëm. Së dyti, ka vënë në hall disa vende të NATO-s që kanë besuar se anëtarësimi i Shqipërisë në këtë aleancë të demokracive perëndimore vetvetiu do të jetë garanci e mjaftueshme se ky shtet tash do të ketë zgjedhje sipas standardeve më të larta. Së treti, do të krijojë një dyshim edhe tek institucionet financiare ndërkombëtare, për shkak të shpenzimeve të tepruara për projekte të mëdha që janë përshpejtuar vetëm për hir të fushatës zgjedhore. Dhe, që është edhe më e rënda, për katër vitet e ardhshme Shqipëria do të vazhdojë të ketë një kulturë konfliktuale politike me fyerje dhe ofendime mes pushtetit dhe opozitës e njëlloj do të jetë e ndarë edhe skena mediale, e me këtë edhe shoqëria.

Shqipëria në këto zgjedhje ka arritur përparim në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Por është e qartë se nuk i ka përmbushur kriteret evropiane që do të përshpejtonin rrugën e saj drejt integrimeve në BE. Pa marrë parasysh se sa do ta qëndisin raportin vëzhguesit ndërkombëtarë, rruga e Shqipërisë drejt BE do të ngadalësohet. Aplikacioni i Shqipërisë për anëtarësim në BE do të shtyhet për shqyrtim diku në vjeshtë. Edhe nëse atëherë merret ndonjë vendim, do të jetë vetëm teknik, për t’i dhënë mandatin Komisionit Evropian që të nisë procedurën e nxjerrjes së mendimit për Shqipërinë. Kjo do të zgjasë diku një vit e gjysmë, ndërsa as ai mendim, në rrethanat e sotme, nuk mund të pritet të jetë shumë pozitiv. Javën që vjen, diku më 14 korrik, do të shihet qartë se Shqipëria ngec shumë prapa vendeve të tjera të rajonit në përmbushjen e kritereve për heqjen e vizave. Këtu nuk llogaritet Kosova, e cila për BE nuk është ende shtet me të drejta të negocimit të kontratave ndërkombëtare, ndërsa Shqipëria është në nivel të Bosnjë-Hercegovinës. Si pasojë, Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi do t’u propozohet heqja e vizave, ndërsa Shqipëria do të presë në radhë.

Si në zgjedhjet e 28 qershorit, ashtu edhe në udhërrëfyesin e BE për vizat, Shqipëria “ka arritur përparim”, por nuk i ka përmbushur kriteret e nevojshme. Tash, kur e ka pushtetin e sigurt, kur kanë kaluar zgjedhjet, Berisha nuk ka nevojë që shqiptarëve t’ua fshehë këtë të vërtetë.

Në BE edhe ashtu nuk ka shumë vullnet për zgjerimin e saj. Kroacia po pret kaq shumë, edhe pse është ekonomikisht më e zhvilluar se disa shtete të BE, edhe pse i ka përmbushur pothuajse të gjitha kriteret. Pas Kroacisë do të kalojnë disa vite, derisa në radhë të vijë ndonjë shtet tjetër nga Ballkani. E nëse përjashtojmë Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën si vendet që nuk mund të konsiderohen ende shtete normale, jo me fajin e tyre, atëherë Shqipëria është më së largu nga integrimet në BE. Pas dyshimeve që mbetën edhe nga zgjedhjet e fundit, BE nuk do ta ketë të vështirë që të mos nxitojë me Shqipërinë. Pra, në rrethanat e sotme nuk pritet që Shqipëria të mund të llogarisë anëtarësim në BE në dhjetë vitet e ardhshme, madje edhe nëse arrin t’i bëjë reformat me shpejtësinë e Kroacisë. E vetmja gjë që mund ta shpëtojë Shqipërinë në këtë rrugë është gatishmëria e madhe e BE që t’i ndihmojë Serbisë. Në atë rast, për shkak të korrektësisë politike, do të mund të përfitonte edhe Shqipëria, e cila nuk do të mund të lihet shumë prapa.

Megjithatë as kjo nuk është e sigurt, sepse Serbisë BE po ia heq vizat para Shqipërisë.

Bashkësia ndërkombëtare nuk është shumë e interesuar për mënyrën se si në Shqipëri do të krijohet qeveria. Nëse ajo qeveri do të kryejë “detyrat e shtëpisë” aspak nuk do të jetë e rëndësishme se si është krijuar ajo. Shqipëria këtu nuk dallon nga vendet e tjera të Ballkanit, ku ka pasur dhe ka “koalicione joparimore”.

Ilir Meta, lideri i LSI, që para pak ditësh porosiste Berishën të “mos masturbojë me Gani Bobin e tij!” (duke menduar në exit poll që sipas këtij instituti kosovar i jepte Berishës fitore të thell&eumlsmiley, ndërsa socialistët që “ta ruajnë votën e popullit” po bëhet tash aleat i Berishës. Kështu edhe Shqipëria po vazhdon traditën ballkanike të koalicioneve joparimore, ku ndahen postet e jo idetë. Njësoj si në Kosovë, ku Ramush Haradinaj pati bërë koalicionin me LDK, ku njerëz të LDK sot janë ministra të qeverisë së Hashim Thaçit, si në Serbi, ku Boris Tadiç është në koalicion me pasardhësin e Sllobodan Millosheviçit, Ivica Daçiç, e në Kroaci Ivo Sanader kishte futur në qeverinë e HDZ edhe përfaqësuesit e serbëve, me votat e të cilëve krijoi qeverinë. Shqipëria është Ballkan, sepse, po të ishte Gjermani apo Austri, do të bënte një “koalicion të madh“ në të mirë të shtetit.

Pasoja këto zgjedhje të Shqipërisë do të kenë edhe për Kosovën. Skena katastrofale mediale e Shqipërisë tashmë është eksportuar në Kosovë dhe në të dyja shtetet nuk dihet më dallimi mes politikanit, gazetarit, biznesmenit, botuesit e diplomatit. Është bërë krejt normale që një person të jetë në të njëjtën kohë edhe politikan, edhe gazetar, edhe biznesmen (sipas nevoje). Së dyti, “huqi historik” i institutit “Gani Bobi” në hulumtimin e opinionit publik në Shqipëri ka rritur dyshimet ndaj kosovarëve në shtetin amë, ndërsa kjo dëshmon se në ç’gjendje të mjerueshme është në Kosovë edhe e ashtuquajtura “shoqëri civile”. Një koleg imi këtë gafë të institucionit “Gani Bobi” e quajti si “vdekja e dytë e Gani Bobit”, duke menduar së pari në vdekjen fizike të këtij mendimtari të madh kosovar dhe së dyti në diskreditimin që i është bërë me këtë huq në Shqipëri emrit të tij, saqë edhe Ilir Meta të flasë publikisht me një fjalor aq banal si “Masturbimi i Berishës me Gani Bobin e tij!”

 

Filloi ngjitja e trakteve ne PPU te baze-fletushkes me shrimet e bijve te policeve te kohes se jugosllavise, si ky Agustin Palokaj qe shkruan ne mediat e njeriut te Soros ne Kosove, Veton Surroi.

I dini te perbashktat e Surroit, Rames dhe Veliajt? Te tre jane bijte e adoptuar jo ligjerisht te Sorosit.

Te financuar ne shoqerine civile dhe ne mediat e tyre, deri edhe ne mbijetesen fizike me parate e Soros dhe pas stazhit te nevojshme futjen e tyre ne politike.

Rama pati fatin e mire te apte kreun e nje partie te madhe por deshtoi, ndersa dy te tjeret (surroi dhe Veliaj) bene partite e tyre me emra te padegjuar me pare: ORA dhe G99.

Guess What? Si Surroi si Veliaj deshtuan keqas duke mos arritur te futeshin ne parlament, as ne Kosove dhe as ne Shqiperi, Surroi u terhoq nga plitika, Veliaj do ta beje te njejten gje?

Te pakten Sorosi te meson te besh debat ku nuk sulmohet debatusi, dicka qe duhet te mesosh ta besh sa me shpejt qe te jete e mundur.

pse ca ka te keqe George Soros???? Nje personalitet i padiskutueshem ne boten e finances dhe shume i respektueshem ne ndihmen qe ka dhene me fondacionin e tij per te trajnuar politikanet e ish-bllokut komunist.

Soros, padyshim nje spekulant financiar i padiskutueshem dhe aspak i respektueshem qe ne vendet ne zhvillim ka shkuar dhe financuar nje grup njerzish te tij te bindur dhe qe te gjithe kane lidhje te drejtperdrejta ose te terthorta me sistemin komunist ne vendet e tyre. (po deshe me shume info me trego dhe ti jap me kenaqesi)

Pse e ben kete? Normalisht qe pasi njerezit e tij te marrin ne dore qeverisjen e vendit ky spekulant te ju shkaterroje ekonomite ketyre vendeve dhe te nxjerre fitimet e tij.

 pasi njerezit e tij te marrin ne dore qeverisjen e vendit ky spekulant te ju shkaterroje ekonomite ketyre vendeve dhe te nxjerre fitimet e tij.

Sorrosin, mer djal, e marrin ne dore, nuk eshte se merr. Open Society Foundation ka nje praktike lokale, ku lejon vendasit te qeverisin si te dun paret e Sorrosit, keshtu qe s'duhet habit qe njerez 'te kapshem' futen ne administraten e Open Society. Jane te te njejtit soj si ata qe kapen PPSh dhe prodhuan edhe femije.

Ky eshte gabimi i Sorosit! Autonomia e gjere qe u le njerezve lokale. Ama kjo ska te beje fare me akuzat se do te marre ne dore qeverisjen e vendeve te vogla per 'perfitim' vetjak. Ka lek boll ai. Kshu qe gjej nje 'dordolec' tjeter qe te trembesh njerezine.

Çfarë do prej meje më tha. I thashë, të lutem shumë dua vetëm mbrojtjen e votave të mia dhe s’dua asgjë tjetër. Dhe, për 10 minuta jam rikthyer tek qendra e numërimit dhe më kanë ardhur dy komisionarë nga PD, dhe më kanë treguar celularin me sms të marrë nga Sokol Olldashi, ruani votat e LSI, njëlloj si votat e PD. Për fat, pas atij momenti, unë kam bindjen që në një pjesë të mirë të qendrave të votimit, të numërimit, pra janë ruajtur votat tona. Pasi edhe mandati im mund të ishte i diskutueshëm

Ky ishte fragmenti me i papare!!!

Sipas disave , vetem Berisha eshte patriot, atdhetar, shqiptar, shpatullgjere, syshqiponje, trim dhe i pathyeshem. Paskemi humbur si komb per 5000 vjet deri sa lindi Berisha.

Lum (mjere thua&nbspsmiley si ne qe po jetojme ne kohen tij.

Sinqerisht, me njerezit qe besojne verberisht te lideri i tyre eshte e veshtire te besh dica.

 

Ky njeri eshte kunder-shembulli qe duhet t'i tregohet femijeve... "Ja, si ky nuk duhet te behesh!"

Ky nuk eshte politikan! Rrezik nuk eshte as njeri! Ndoshta eshte alien!

o ju anti pd-ista,lsi-ta skini ca i boni gomarit te modh Edi Ranmes tani e i bini gomarit te vogel  Dritanit, ngushellime dhe mos qani per Edin se i ka mush xhepat plote me lejet e ndertimit qe ka dhene, qani per vete qe akoma nuk keni kurajon ta shikoni realitetin ne sy, good luck to you poor people

gomari i madh (rama) do prese te mbije bari edhe 4 vjet

Pata degjuar dikur te jete thene qe e ardhmja e Shqiperise do te jene handikapatet.  A  shaka a e vertete, nuk e di si u tha nga Berisha apo e genjeu Filp Cakuli qe kishte harruar greqishten, vec kjo gje sot shihet me sy.  Pastaj, nje dicka, une di qe ky njeri ka qene dhe eshte i semure!

Qe ka bere nje operacion te veshtire kjo eshte e vertete. Por kam mendimin qe fatkeqesia e tjetrit nuk eshte premise per ta cilesuar si i lajthitur. Ka qene me te verte menaxher i suksesshem , i ditur dhe pa paravoli per njerzit . Gjithsesi qendrimet Politike ne nje shtrat te marre dhe befasues sic eshte ne Mememdhembje e shtyjne nga njehere edhe njeriun me principe ..C'fare po bej ? Kuptohet kur i jepet mundesia te marre dicka .Kur gjithe politika leviz ne merrjepe interesi e thjesht mbushje xhepash a ka kuptim te behen analiza per te tjeret duke i kerkuar Ndershmeri dhe BESE ! Mendoj se ky eshte BURIMI i Moralit qe jep edhe keto produkte jane ne tryezen  e zgjedhjeve  per Kuvendin Popullor. Kush fiton ze kryet e sofres se HAJDUTEVE ! 

Qe ka bere nje operacion te veshtire kjo eshte e vertete. Por kam mendimin qe fatkeqesia e tjetrit nuk eshte premise per ta cilesuar si i lajthitur.

Nuk eshte e thene qe te jete patjeter i lajthitur.

Thjesht mund t'i kene hequr ate llokmen e trurit qe menaxhon ndjenjen e turpit dhe te koherences.

Ols, nuk besoj se vështirsia ka qënë tek heqja e asaj "llokmës"... vështirësia ka qënë tek gjetja e saj... jo se ishte e fshehur kushediseku... por edhe nëse ka qënë, ka patur vërtet përmasa mikroskopike smiley

Intervista e plote e Dritan Priftit

 

 

Perse javen e pare pas zgjedhjeve, ende kur rezultati nuk ishte krejtesisht i fiksuar, por kuptohej qe PD-ja do te kishte 70 deputete, ju deklaruat se nese do te duhej mandati juaj, ai mund te behej i 71-ti per mazhorancen e djathte. Kurse siguruat se mandati juaj nuk do te shkonte kurre ne favor te Edi Rames. Perse ky vendim?

Per mua ka qene nje vendim jo i veshtire, absolutisht jo i veshtire. Pasi gjate gjithe kohes qe une jam marre me politike dhe Edi Rama ka pasur nje rol te rendesishem ne PS, kam qene kunder tij.

Perse?

Edi Rama me eshte dukur ne te gjitha aspektet, nje njeri i cili eshte bosh, nje njeri i cili eshte aktor i mire, di te manipuloje mediat, te manipuloje miqte dhe shoket. Por s'me eshte dukur asnjehere kalli i mbushur.

Kur e keni njohur z. Rama?

Ne vitin 2000, kur une kam qene shef kabineti ne qeverine e zotit Meta, atehere ai ishte minister i Kultures dhe vinte perdite tek zoti Meta. Une duke qene personi qe drejtoja stafin e tij vinte perdite edhe tek une. Qe ne fillim, njohja me te ka qene jo nga ato qe te lene mbresa, ka qene me shume mangesi per z. Rama.

Ne c'kuptim?

Mbaj mend kur ne vitin 2000 z. Rama deshironte te kandidonte per kryetar bashkie per here te pare. Nga minister, vinte tek z. Meta perdite duke qendruar me shume se gjysmen e dites tek paradhoma e tij per t'i mbushur mendjen z. Meta qe te ishte kandidati i PS-se per bashkine e Tiranes. Megjithate e arriti ate dhe e bindi z. Meta. Une mbaj mend nje rast shume te vecante per te hedhur drite per te ate si njeri, ka ardhur nje leter nga SHISH tek zoti Meta ku thoshte qe strukturat e PD-se do te perdornin mjete filmike nga familja, nga ish-gruaja e z. Rama, apo djali i z. Rama per t'ia perdorur atij ne fushate elektorale. Ne ate kohe ai nuk kishte lidhje as me ish-bashkeshorten dhe as me djalin e tij. Mbaj mend qe zoti Meta e mori ne zyre dhe i tha qe keto informacione kemi dhe duhet te gjesh patjeter nje menyre qe te miqesohesh me familjen tende, qe te afrosh djalin tend. Mbaj mend nje reagim skandaloz te tij, qe nuk... Djali vete ishte 13-vjec ne ate kohe dhe ky s'e kishte takuar dhe njohur asnjehere ate, dhe nuk pranonte...

...Mbaj mend qe ai e ka takuar para vitit 2000...

Une po te them qe e mbaj mend shume mire. Jane shpalosur ngjarjet para syve te mi, ishte koha kur do te kandidonte per here te pare ne bashki. Erdhi letra dhe e ka detyruar zoti Meta, qe te dilte ne televizion dhe te njihte djalin e vet 13-vjec dhe qe atehere, me te thene te drejten, per mua nje njeri, i cili nuk mund te jete per familjen e vet, nuk mund te jete as per bashkine dhe as per shqiptaret. Qe atehere kam pasur nje pishmanllek te madh per cdo mbeshtetje qe mund t'i jepja atij lloj personi.

Por gjithsesi ai ka pasur karriere mbreselenese...

Une nuk mund te them se nuk ka pasur sukses, sigurisht ka pasur sukses duke u mbeshtetur nga disa njerez qe sot nuk e mbeshtesin me, jane kundershtare, si Ilir Meta dhe Fatos Nano. Ata te dy e bene Edi Ramen, une te dy atyre i ve faj te madh, qe nje njeri "moster" e paraqiten si nje njeri normal.

Nuk mund ta bejne dy njerez nje te trete, duhet te jete edhe ai vete qe te behet z. Prifti...

Nuk po them qe z. Rama eshte i paafte per te qene aktor. Ai eshte shume i afte per te qene aktor dhe shume i afte per te qene intrigant. Arriti te penetronte mes atyre te dyve, t'i armiqesonte ata te dy me njeri tjetrin, te gjente aleanca ne PS per te larguar njerin apo tjetrin.

Ju mendoni se ishte z. Rama qe nderhyri per t'i care ata te dy?

Pa diskutim.

Keni fakte, apo fjale ne pergjithesi?

Qe nga viti 2000 une s'jam ndare asnje dite nga Ilir Meta. Jam kthyer ne vitin 2000 ne Shqiperi, pas studimeve, kam filluar si pune si shef i kabinetit te kryeministrit, pastaj drejtor KESH-i, pastaj deputet, minister. Gjate gjithe kohes kam qene prane Ilir Metes, dhe pas vitit 2000, historine e lidhjeve dhe te marredhenieve te Ilir Metes, e njoh shume mire. Edi Rama vinte tek zyra ime dhe pergatiste deklarata per shtyp te Ilir Metes, kunder Sali Berishes, deklaratat per shtyp kunder Fatos Nanos. Ka qene nje "zar" te cilin Ilir Meta e perdorte per t'i shkruar deklaratat.

Nje minister, mund t'i shkruaje...

Dakord, nuk ka asgje. I shkruante me nje gjuhe, une ia thosha shume here Ilir Metes atehere, me nje gjuhe skandaloze, nuk mund t'i shkruash kryeministrit nje deklarate ku ta quaje kryetarin e opozites apo kryetarin e partise se vet, kriminel apo lloj-lloj fjalesh. Mbaj mend qe Edi Rama, ka shkruar nje here nje deklarate te cilen do ta mbante Monika Kryemadhi, pasi Berisha e kishte akuzuar ate per dicka dhe Monika, do te lexonte nje deklarate sic e kishte shkruar Edi Rama. Une per fat e lexova, se e shkroi ne kompjuterin e zyres sime, nuk mund te vihej ne gojen e zonjes se kryeministrit, nje fjalor rrugaceror si ai qe perdorte Edi Rama. Edi Rama, cdo dite eshte perpjekur t'i beje "pis" keto lloj figurash qe ka pasur PS, Fatos Nanon dhe Ilir Meten, qe t'i fuste ne grindje ata me njeri-tjetrin. Une kam bindjen, se sic i di une i dini edhe ju shume historise. Historine e vajtjes me lule ne Athine, ku Meten e frynte per t'u zene me Nanon. Rama ishte nje "dirigjent" shume i suksesshem i shkaterrimit te Partise Socialiste, i prishjes se Metes me Nanon. Atehere ne fakt filloi shkaterrimi i PS-se, ne 2001, kur filloi katarsisi i zotit Nano...

Zoti Rama, per hir te se vertetes ishte ne krah te zotit Meta ne vitin 2001...

Vetem per ta nxitur ate per te vazhduar me tej shkaterrimin e PS-se dhe zotit Meta vete. Meta i ka kuptuar tani shume gjera, por atehere ne ate kushte, kur kishte 84 vota ne KPD-ne e PS-se, ishte e veshtire qe t'i njihte njerezit qe e nxisnin ne kete lloj veteshkaterrimi te tijin, por edhe te Partise Socialiste. Une kam asnjehere, ne asnje moment nuk kam menduar qe Edi Rama, e para sepse nuk ishte njeri dhe e dyta se nuk kam menduar qe Edi Rama do te drejtonte ndonjehere Shqiperine. Nuk ia kam dhene asnjehere mbeshtetjen, as ne vitin 2007 kur kandidoi per here te fundit si kryetar bashkie. Kam qene zeri i vetem ne kryesine e LSI-se per te mos u futur ne aleance me PS-ne.

A keni pasur ju fyerje personale ne raport me te?

Jo, fare. S'kam pasur asnjehere problem me te, fare.

Pra raportet tuaja kane qene korrekte, nuk ka pasur asnje...

Totalisht korrekte.

Po i kthehem nje fakti tjeter. Zoti Rama ose kryesocialisti ka marr numrin me te madh te votave qe ndonjehere ndonje kryetar i Partise Socialiste ka marre ne historine e saj...

Ka qene pjesemarrja me e madhe ne keto zgjedhje ne krahasim me te gjitha zgjedhjet e tjera. Plus qe ne keto zgjedhjeve, po t'i hyme zgjedhjeve, Edi Rama ka blere jashte mase shume vota.

Si ka blere? Cfare do te thote?

Une mund te te informoj per ate qe ka ndodhur te pakten ne qarkun e Fierit, ku e kam ndjekur fushaten cdo ore dhe cdo minute, vete.

T'i kthehemi pyetjes fillestare. Pse deklaruat se do t'i jepni voten tuaj Sali Berishes?

Deklarova sepse PS duhet te qendronte te pakten kater vjet ne opozite. Edi Rama duhet te iki prej andej. Ajo parti duhet te reformohet dhe te rinovohet sepse vazhdon te jete akoma nje qender e ndyre biznesi.

Cfare do me thene kjo?

Ku secili perpiqet si t'ia fuse tjetrit per te perfituar dicka per vete. Por ajo eshte nje parti e cila nuk eshte gati per pushtet. Vazhdon pavaresisht fjalorit per politike te re, vazhdon te kete...

Cfare do te thote nje parti qe nuk eshte e gatshme per pushtet?

S'eshte e gatshme. Eshte akoma shume e korruptuar, e piset, akoma me nje intrige te pashoqe brenda vetes, eshte akoma nje parti jo e gatshme per te marre ne dore drejtimin e vendit. Ajo eshte nje force politike, te pakten drejtuesit e saj, jo te tjeret, drejtuesit e kesaj force politike jane te zhytur ne korrupsion, jane pjese te instrumenteve te erreta te politikes shqiptare, per te mos thene pjese te grupeve mafioze.

Kjo eshte deklarate shume e madhe...

Kesaj partie per tu pastruar i duhen te pakten 4 vjet ne opozite per t'i shkeputur nje here e mire lidhjet nga grupet e erreta kriminale qe e financojne ate, qe e drejtojne politiken e saj.

Ju thate qe PS nuk eshte ende e gatshme per pushtet, por edhe me ndihmen tuaj ajo eshte sot duke drejtuar bashkine e Tiranes...?

Kjo eshte nja nga fajet me te medha qe une i quaj LSI-se qe nga krijimi i saj. Une thashe se personalisht kam qene kunder mbeshtetjes se Rames, por kryesia e LSI-se ka diskutuar me ore te gjata per kete gje dhe me shumice votash ka votuar per te mbeshtetur, per te qene ne nje koalicion te majte, ne 2007 dhe per ta mbeshtetur Edi Ramen ne Tirane. Mendimi kryesor i Metes dhe i eksponenteve te tjere te LSI-se ne ate kohe, ka qene, nese nuk do te futemi se bashku ne zgjedhje, Berisha do te forcohej jashte mase, pra do te merrte qytetet me te medha te Shqiperise.

Nderkohe ju kishit nje oferte nga Edi Rama per tu bashkuar me koalicionin e tij...

Kishim oferte dhe ajo u pranua.

Pse kur kishit nje oferte ne vitin 2007, nuk e patet ne vitin 2009?

Sepse Edi Rama pasi siguri vendin e vet ne Bashkine e Tiranes edhe per kater vjet, pastaj filloi te mendonte se si pushtetin duhet ta merrte vetem. Vetem ai, vetem PS-ja. Nje dite pasi fitoi mandatin e tij ne krye te bashkise se Tiranes, ai e prishi marreveshjen me LSI-ne dhe me pese partite opozitare, filloi menjehere bashkepunimin me Berishen per ndryshimet Kushtetuese. Pra per te rrudhur per te goditur, pse jo per asgjesuar LSI. Ka qene nje taktike e Edi Rames dhe disa eksponenteve te PS-se, per t'u futur ne keto zgjedhje vetem.

Jeni i sigurt qe ishte taktike e zotit Rama apo ishte i detyruar per arsye te kushteve qe i vendoste LSI-ja?

Ne s'i kemi vendosur asnje lloj kushti per keto zgjedhje. Nuk jemi ulur te negociojme kushte. Edhe perrallat qe thoshin se Meta deshironte te behej kryeminister dhe te tjera, nuk kane qene here asnjehere ne axhende per kete post midis Metes dhe Rames.

Atehere pse ka ndodhur prishja midis PS dhe LSI?

Edi Rames iu prish mendja qe do ta fitonte vete pushtetin, pra duke ndryshuar Kushtetuten, duke ndryshuar sistemin zgjedhor, duke bere nje kod zgjedhor krejt ndryshe, mendoi qe do te kishte nje marreveshje me Berishen per ta bere edhe njehere dypolare politiken shqiptare. Iu mbush mendjen qe kete gje mund ta realizonte. Ai ka edhe keshilltaret e vet. Sec ka nje keshilltar cifut dhe ja 2 shqiptare, dhe me sondazhet qe benin, i thoshin qe mund ta bente pushtetin vetem. Por ne fakt rezultatin e dime te gjithe tani.

Qe eshte?

Edhe 4 vjet te tjera PS ne opozite.

Jeni i sigurt per kete? Zoti Rama kerkon t'i rishiten disa mandate qe i vihen ne dyshim.

Zoti Rama pasi ka humbur zgjedhjet, tani ka filluar nje tjeter aksion politik, per te justifikuar largimin nga PS. Ne fakt me statut, por edhe me nje standard qe eshte vendosur ne PS, kryetari qe humb zgjedhjet duhet te largohet pa kthim nga drejtimi. Ai tani nuk punon per fitoren e PS-se, por per nje alibi se si ne kthetrat e veta ta mbaj akoma drejtimin e PS. Kete gje jo vetem qe po e ben per interesin e tij personal, pra per te qendruar akoma ne krye te PS-se, gjoja me justifikimin qe zgjedhjet nuk i ka humbur. Por gje e cila keto dite Shqiperise po i kushton nje kosto shume te madhe per procesin e integrimit te Shqiperise. Zvarritja e zgjedhjeve dhe kontestimi pa arsye te bindshme nga opozita do t'i lej nje fature te keqe zgjedhjeve, pavaresisht se vleresimet fillestare kane qene pozitive dhe kjo gje mund te ndikoje me tej ne procesin e integrimin, ne liberalizimin e vizave.

Ju mendoni qe do te kete ndikim?

Pa diskutim. Nese Edi Rama do te vazhdoje kontestimin pa asnje lloj argumenti, mendoj qe do te kete ndikim ne raportet e nderkombetareve per zgjedhjeve, por edhe ne vendimet e nderkombetare ne proceset e integrimit me tej. Ai eshte vetem per te perfituar dicka. Ai eshte i gatshem te sakrifikoj edhe vendin, te sakrifikoje edhe arritjet tona te deritanishme. Eshte nje njeri monster i cili per interesa te veta mund te shkaterroje edhe cdo gje tjeter.

Nuk mund te perdoret nje fjale e tij per kryetarin e opozites...

Po shyqyr qe jemi ne demokraci qe une mund te perdor cdo fjale qe dua.

Zoti Rama ka pretendim qe votat jane vjedhur dhe prandaj po vazhdon te insistoje dhe te mos i njohe...?

Mund te pretendoj une qe me jane vjedhur vota, ku s'kam pasur komisionare ne asnje qender votimi, apo ne asnje grup numerimi. Te pretendoje zoti Rama qe ka pasur deri ne 3 komisionare ne cdo grup komisioni, mendoj qe kjo eshte absurde. Ta pretendosh kete ne nje kohe qe te gjithe komisionaret kane firmosur rezultatet pa asnje verejtje, kjo kuptohet qe ka vetem nje synim te keq, per te demtuar imazhin e zgjedhjeve dhe te vendit. Tani ai pretendon per Shkodren, Beratin, Tiranen. Kur te gjithe komisionaret e PS-se aleateve te saj i kane firmosur te gjitha tabelat permbledhesve, te gjitha dokumentet zgjedhore pa bere asnje lloj shkeljeje. Te kerkosh te vazhdosh kontestimet une mendoj qe eshte nje skenar i zi kunder vendit.

Zoti Prifti, zoti Rama sipas jush dhe statutit duhet te largohet. Po nese zoti Rama nuk largohet nga kreu i PS?

Une mund te them qe diferenca e koalicionit PD-LSI me PS eshte 135 mije vota. Une po te them qe nese zoti Rama do te vazhdoje te qendroje ne krye te PS-se, ajo pari ta harroje njehere e pergjithmone aleancen me LSI-ne, sot pas 4 vjetesh, pas 8 vjetesh apo pas 12 vjetesh. Zoti Rama nuk eshte i besueshem me per LSI-ne dhe per te gjithe lidershipin e LSI-se. Me ate ne krye nuk do te kete asnje lloj bashkepunimi elektoral me PS-ne. Nese ata qe jane brenda PS-se i bejne llogarite qe do ta fitojne pushtetin vetem, bujrum edhe pas 4 vjetesh dhe te shohim se kush do ta fitoje pushtetin.

Por cfare koalicioni mund te pretendoje koalicioni i majte, kur sot jeni me PD-ne?

Flas per pas 4 vjetesh. Pas 4 vjetesh gjithcka mund te ndodhe. Ne ne koalicionin me Berishen qe kemi filluar ta negociojme eshte nje koalicion per kater vjet. Pas kater vjetesh te dyja forcat politike nuk kane detyrim te futen perseri ne zgjedhje bashke apo ne nje koalicion. Ne kemi fiksuar bashke ne kete marreveshje, ne draftin e kesaj marreveshje, qe do te futemi bashke per zgjedhjet vendore, me 2011.

Eshte fiksuar kjo?

Po, kjo eshte fiksuar. Kjo s'eshte firmosur akoma, por eshte pranuar nga palet per te qene pike e marreveshjes se perbashket. Desha t'i thosha atyre qe jane akoma ne PS nese duan te rikthehen ndonjehere ne pushtet dhe te bashkepunoje me LSI-ne, kjo nuk mund te ndodhe me Edi Ramen, ai duhet te largohet per te miren e te gjithe socialisteve.

Ju thate qe koalicioni i djathte plus LSI-ne, ka rreth 135 mije vota perpara. Por koalicioni Aleances per Integrim ka rreth 80-90 mije vota. Vetem ne bashkine e Tiranes ka rreth 14 mije e 600 vota, ku diferenca eshte kaq vota mes PD dhe PS. Kush ju garanton ju qe do t'i mbani keto vota dhe nuk do t'i reduktoni nga koalicioni juaj me PD-ne? Keto jane vota te majta, qe edhe sipas PS dhe disa analisteve, jane marre per te hequr Berishen dhe per jo per ta mbajtur ne pushtet.

Keto vota jane marre per te sjelle ata qe na votojne per ne ne pushtet. Ne kete premtim e kemi mbajtur. Te gjitha ata qe votuan per ne votuan per te sjelle LSI-ne ne pushte. Ne erdhem ne pushtet dhe jo vetem qe do t'i mbajme keto vota, por kam bindjen qe do t'i dyfishojme keto vota.

Si do t'i rrisni?

E para, pasi kemi besim te jashtezakonshem ne kete koalicion qe do te kete rezultate te jashtezakonshme per shqiptaret. Duke filluar qe nga viti i pare per te liberalizuar vizat per te gjithe shqiptaret. Pastaj per te punesuar ne nje mandat mbi 100 mije shqiptare. Pastaj per te bere 4-5 mije kilometra te tjera rruge etj., etj. Une besoj qe kjo qeverisje do t'i tregoje shqiptareve qe paska qene e nevojshme nje pajtim midis te majtes dhe te djathtes. Paska qene e nevojshme nje koalicion per interesa kombetare, per interesat e integrimit dhe me gjere se kaq.

Nje koalicion qe e le PS-ne ne opozite...

S'ka asnje rendesi. PS eshte nje pjese e te majtes, pjesa tjeter eshte ne pushtet dhe do te jete e majte dhe gjate kohes qe eshte ne pushtet. Ne jemi socialiste, do te mbetemi socialiste, do punojme per socialistet edhe gjate kohes qe jemi ne pushtet. Do te mundohemi te gjejme sa me shume hapesira punesimi per ata qe na kane mbeshtetur, por edhe ata socialiste qe dje s'na kane mbeshtetur. Prandaj une kam pershtypjen qe do t'i ruajme ato vota, ne s'kemi marre 90 mije vota, po te hyjme tek pjesa e abuzimeve ne keto zgjedhje. LSI ka qene te pakten 12% ne keto zgjedhje. Edhe Gani Bobi, i cili beri exit-poll, mua ne Fier me dha dy mandate.

A jeni ju te sigurt qe keto afro 90 mije vota qe ka marre koalicioni juaj jane vota qe mund te qendrojne apo jane vota socialistesh?

Keto jane vota te LSI-se, njerez te cilet kane punuar me ne, qe do te qendrojne me ne dhe kam bindjen se ne do t'i rrisim votat ne keto kater vjet. Une marr perdite kontakte me socialiste qe edhe s'na kane votuar, pas cdo ore, pas cdo dite qe kalojne, po e kuptojne se sa atdhetar qenka vendimi qe ka marre LSI-ja, per t'u futur ne nje koalicion me PD-ne, per te qeverisur vendin, per te shmangur krizen aktuale dhe per ta qeverisur vendin drejt nje stabiliteti keto kater vjet. Cdo dite e me shume jane duke u bindur njerezit qe ne kemi bere njeri. Cdo alternative pervec bashkimit ne kete qeverisje te perbashket, te djathte dhe te majte, do te ishte nje kosto e jashtezakonshme per shqiptaret, nje kosto e jashtezakonshme per vendin, nje kosto shume e madhe edhe per socialistet.

Ne zgjedhjet lokale cili do te jete koalicioni qe do te keni me PD-ne?

Do te futemi me nje koalicion. Ajo do te negociohet se si do te ndahen zonat.

A mendoni qe mund te humbni Tiranen ne rast se zoti Rama do te kandidoje dhe me sa duket do te kandidoje nese mbetet ne krye te PS-se?

Une mund te te them nje gje. Zoti Rama nuk kandidon me ne Tirane.

Cfare do te thote?

Absolutisht. Ai nuk do te kandidonte edhe ne 2007 qe kishte vetem Berishen perballe. Nese nuk do te mbeshtetej ne 2007 zoti Rama nga Ilir Meta dhe LSI-ja, ai s'do te futej ne zgjedhje. Ju e dini shume mire historine e shtyrjes se zgjedhjeve per nje certifikate, ato s'kishin arsye reale, por frika qe kishte zoti Rama per te humbur zgjedhjet. Por ne do te takohemi prape pas dy vjetesh, Edi Rama nuk kandidon me ne Bashkine e Tiranes nese do te kishte Sali Berishen dhe Ilir Meten perballe. Ne fakt, per fat perballe do t'i kete ne 2011 dhe nuk besoj se do te marri guximin dhe te kandidoje. Jo vetem qe ne me rezultatin e sotem ate e mundim, 300 vota qe eshte diferenca nuk eshte asgje, vetem fryma e koalicionit te majte dhe djathte, vetem fryma e dy lidereve te forte si Ilir Meta dhe Sali Berisha, do te trembte jo vetem Edi Ramen, por kedo tjeter qe do te dale perballe Bashkise se Tiranes. Do te ishte mire qe kur te behen negociatat te kishte nje kandidat LSI-ja ne fakt, per tu perballur me Edi Ramen ne Tirane dhe atehere kenaqesia do te ishte me e madhe, per te kandiduar balle per balle.

Zoti Rama ka deshmuar qe di ta fitoje Tiranen, e ka fituar 3 here.

Asnjehere perballe me Ilir Meten. Kete radhe do te kete perballe Ilir Meten.

Mendoni qe kjo eshte e mjaftueshme?

Eshte e mjaftueshme qe ai mos te hy ne zgjedhje fare, te mos jete kandidat ne zgjedhje fare.

Po ne rast se zoti Rama jep doreheqjen, cfare perspektivash jepen per te majten?

Natyrisht qe hapen perspektivat per te bashkepunuar me te majten, jo brenda 4-vjecarit qe vjen, pasi ne do te firmosim nje marreveshje dhe do t'i qendrojme asaj strikte deri ne fund. Por nese zoti Rama largohet, aleancat tona natyrale jane majtas dhe shpresojme qe do te gjejme gjuhen me drejtuesit e rij te PS-se per te pasur nje koalicion fitues pas kater vjetesh. Ne jemi duke negociuar intensivisht nje marreveshje bashkeqeverisjeje me PD-ne per kater vjet, te ciles do t'i qendrojme besnik per 4-vjet dhe per asnje dit me pak.

Ju thate qe PS-ja ka bere nje blerje masive votash. Cfare do te thote kjo?

Une mund te them se vetem ne qarkun e Fierit, strukturat e PS-se kane hedhur mbi 5 milione euro per te blere strukturat e LSI-se.

Nga dolen keto, se jane euro, s'jane arra...?!

Po deshe i llogarisim bashke. Une po te them qe kam fakte, qe kam prova dhe kam deshmitare qe zoti Ruci me njerez te tjere te PS-se ka shkuar dhe eshte takuar me cdo kryetar organizate te LSI-se. Pa diskutim ata qe kemi ne kryetar bashkish apo komunash, pra deri ne nivel kryetar organizatash, pra nje njeri qe mbulon nje fshat per LSI-ne, mbulon nje qender votimi dhe jane 488 brenda atij qarku. Dhe secilit nga kryetaret e organizatave tona i eshte ofruar 5 milione lek te vjetra shqiptare per te punuar per PS-ne ne ato zgjedhje. Llogariti 5 milione lek per 500 qendra votimi, jane mbi 2.5 milione euro te hedhura vetem per organizatat e LSI-se. Mos harro qe PS na bleu dy dite pasi kishim regjistruar emrat e kandidateve ne KQZ, kryetarin e Bashkise Lushnje. Mbi 1 milion euro ka marre ai person per te ikur nga LSI-ja tek PS. I ben presion edhe me disa kaseta qe ia kane kapur ne motelet e Tiranes, e detyruan edhe me para, edhe me kercenime mafioze si ata qe dine t'i bejne ata, te largohen nga LSI-ja. Na blene dy kandidate. Dy kandidatet e Lushnjes jane blere nga LSI-ja vetem dy dite pasi ne kishim dorezuar listen ne KQZ. Eshte hedhur para e papare kunder strukturave tona. Te japesh 5 milione lek vetem per nje kryetar organizate per nje qark, jane vetem 2.5 milione euro te hedhura per qarkun e Fierit.

Jane te vertetuara keto?

Absolutisht une e ftoj zotin Ruci te me hedh ne gjyq per keto akuza. Dhe te garantoj ty qe do t'ia faktoj te gjitha me deshmitare te pafund qe e kane takuar ate vete apo perfaqesues te tjere te PS dhe i kane lene leket ne tavoline.

Cfare ka ndodhur realisht?

Nuk flas me papergjegjshmeri. Flas me gjera te cilat i kam hequr vete ne kurriz, gjera te cilat i kam pare vete, gjera te cilet m'i kane thene vete njerezit tane.

Po ju personalisht ju kane ofruar para?

Jo, ne asnje rast.

As pas deklarimit te votes ne favor te PD-se?

Jo. Nuk afrohen dot tek une se kam idene qe e dine koken time, e dine bindjen time, tentativa kane bere, por jo deri ketu.

Ju thate qe vota juaj po shperdorohej deri ne momentin qe ju komunikuat me zotin Berisha...? Si ka ndodhur realisht ngjarja?

Ne fakt qe nga kutia e pare qe eshte numeruar ne Qarkun e Fierit, deri tek e fundit, asnjehere nuk eshte vene ne dyshim mandati personal i imi. Kemi qene gjithmone mbi kuotat qe na duhej per te marre nje mandat. Qe nga kutia e pare deri tek e fundit. Por ashtu sic kemi punuar ne, ashtu sic kemi bere ne krehjen e te gjithe votuesve, ne parashikonim te pakten te merrnim rreth 25 mije vota ne ate qark. Une ne fillim mendova qe ne nuk po na votonin. Thashe na kane genjyer dhe nuk po na japin votat. Pastaj u afrova ne disa nga qendrat e numerimit, jam afruar vete per te pare procesin nga fare dhe kur pashe se cfare behej ne qendrat e numerimit, atehere kuptova qe po ndodhte nje masaker me votat e LSI-se. Ne tre raste, une duke qene prezent aty dhe shikoja numerimin e votave tek kamera, une po i numeroja vete. Kur u deklaruan votat ne fund, u deklarua jo ajo shifer qe kisha llogaritur une gjate procesit te shfaqjes se tyre ne kamera. E kam detyruar ne menyre te dhunshme, kur them me dhune, me te bertitura, jo me edukate, per t'i numeruar ato kuti votimi dhe cfare ka ndodhur? Ne te tre kutite e votimit ne kemi marre trefishin e votave qe kishin llogaritur ne numerimin e pare. Per fat, nuk i lejova qe te shkruheshin ne procesverbal, por kerkova rinumerim pa u plotesuar vetem ne 3 qendra votimi, ne disa te tjera u plotesua dhe s'kisha cfare t'i beja fare. Por te deklarojne 4 vota dhe ne rinumerim te dalin 20, te deklarojne 40 dhe ne rinumerim dalin mbi 130 vota.

Perse kontaktuat me zotin Berisha kur dhe ai mund te kishte dore...?

Po sepse pashe nje skenar qe luhej nga komisionaret e PS-se.

Si e kuptuat kete sepse komisionaret ishin te te dyja paleve...?

I pashe se si vepronim. Sigurisht votat tona ndaheshin te te dyja partite. Vota e LSI hidheshin edhe tek PD dhe tek PS. Por rolin aktiv per ta bere kete gje e kishin komisionaret e PS-se. E pashe, pastaj u detyrova te ndermerrja nje vendim taktik. Bera nje deklarate publike per te terhequr te pakten njeren nga palet per ta bere aleate. Thashe vota ime nuk do te jete per Edi Ramen. Vetem 1 minute pasi kam dale nga studio ku bera deklaraten me ka telefonuar zoti Berisha. Me ka telefonuar dhe me ka thene je ankuar ne televizion per gjerat qe po te ndodhin ne Fier. I thashe, po me vjedhin votat. PS bashke me PD, pasi PD-ja nuk po i mbron, po preferon qe te ndahen votat tona. Cfare do prej meje me tha. I thashe, te lutem shume dua vetem mbrojtjen e votave te mia dhe s'dua asgje tjeter. Dhe, per 10 minuta jam rikthyer tek qendra e numerimit dhe me kane ardhur dy komisionare nga PD, dhe me kane treguar celularin me sms te marre nga Sokol Olldashi, ruani votat e LSI, njelloj si votat e PD-se. Per fat, pas atij momenti, une kam bindjen qe ne nje pjese te mire te qendrave te votimit, te numerimit, pra jane ruajtur votat tona. Pasi edhe mandati im mund te ishte i diskutueshem.

Ju mendoni qe nese votat do te ishin numer ne rregull sipas jush, do te kishte me shume mandate LSI-ja?

Te pakten do te kishte dy mandate. Ne qarkun e Fierit.

Flas ne rang vendi....

Ne na kane vjedhur vota ne Shkoder, ku edhe atje mund te kishim nje mandat. Na kane vjedhur ne menyre te jashtezakonshme ne Elbasan, ku ne per 600-700 vota nuk kemi marre nje mandat dhe s'e kapi dot mandatin per shume pak vota. Te pakten nga biseda qe kam bere une me ate qe drejtoi fushaten tone ne qarkun e Elbasanit, me tha si nuk me the mua te njihnim te njejten strategji, te pakten te kisha aleance PD qe te me ruanin votat. Jane vjedhur votat ne menyre te tmerrshme.

Ka komente qe ne Qarkun e Tiranes, pas daljes se zotit Meta deputet, pati nje orientim te Partise Socialiste qe te numeroheshin votat e LSI dhe te mbroheshin ato...

Nuk e besoj.

Pra eshte informacion i rreme sipas jush?

Une s'e kam kete informacion qe me thoni ju.

Perse u mor vendimi per koalicionin me PD-ne?

Ka qene bindja ime personale qe une e thashe edhe me pare, qe PS-ja edhe po te ishte e mundur nepermjet nesh nuk duhet te vinte ne pushtet. Por, jemi ne kushtet qe nuk eshte e mundur qe edhe votat tona t'i bashketohen, nuk e bejne numrin e nevojshem per te pasur nje qeverisje, pasi PD ka 70 mandate dhe nuk ka asnje gjase qe te humbi ndonje mandat nga ankimimet qe ka ne KQZ. Nese do t'i bashkonim me PS-ne, nuk sillnim asgje tjeter vecse nje krize ne Shqiperi. Do te shkonim drejt zgjedhjeve te tjera, do te benim nje qeveri qe s'do te ishte qeveri, ndonje qeveri te ndonje lloji teknik, me baze te gjere, per gjashte muaj.

Kush i fitonte zgjedhjet e parakohshme nese shkonim serish ne zgjedhje?

Nuk besoj se do te kishte ndonje ndryshim te madh per gjashte muaj. Do te duhet perseri e njejta spirale, e njejta situate, perseri zgjedhjeve pas zgjedhjes, ne nuk mund ta benim kete gje sepse keto zgjedhje ne fakt jane guri i proves per integrimin e Shqiperise per ne BE. Duke qene qe votat tona nuk sillnin dot ne pushtet te gjithe te majten, ne gjykuam te mos beheshin faktor krize, por te beheshim faktor per te zgjidhur krizen, per stabilitet, per integrimin e Shqiperise.

A ishte gjithe partia e bindur per kete apo pati kontestime?

Ne te gjithe Konventen kombetare te LSI-se, ka pasur vetem dy persona te cilet folen, njeri ashper, njeri me nota kritike per kete marreveshje. Por te dy personat qe folen, qe nje ishte Fatos Klosi dhe tjetri Pellumb Xhufi, Ilir Meta, ne Konvente i pyeti, dakord qe po flisni emocionalisht kunder kesaj marreveshje, por ne nuk na falet te vendosim vetem ne baze te emocioneve, keni ndonje propozim per zgjidhje se si mund ta zgjidhim kete. Fatos Klosi tha, me vjen keq nuk kam asnje propozim per zgjidhje. Pellumb Xhufi tha qe t'i japim votat PD-se, por te mos futemi ne qeveri. Te dyja keto per mendimin tim ishin qesharake, nuk u pranuan nga Konventa. Pervecse jemi socialiste dhe te majte, mbi te gjitha jemi shqiptare, dhe si shqiptare ne nuk mund te kontribuojme per nje situate krize. Ne fakt Shqiperia eshte ne krize. Dje keshilltari ekonomik i Presidentit Obama, ndryshe nga disa parashikues ne bote, ai thote qe s'ka kaluar me e keqja. Une mendoj qe s'ka kaluar me e keqja e krizes ekonomike boterore, por edhe ne Shqiperi. Nuk mundet ne qe sot rritja ekonomike ka shkuar afersisht 1%, te pakten keto jane vleresimet qe ka Banka e Shqiperise per momentin. Nuk mundet qe ne te kontribuojme per vazhdimin e krizes. Nuk mundet ne te kontribuojme qe Shqiperia te varferohet me shume, ata qe jane me te pambrojturit te vazhdojne te kene nje situate problematike dhe me te keqe ekonomike. Pa tjeter duhet te jepnim nje zgjedhje, per te cilin une jam shume i lumtur qe e kemi dhene ne parim dhe do ta japim ne shtator dhe ne parlament.

Mbi c'baze do te ndertohet ky koalicion?

Koalicioni do te jete nje koalicion, ai ka marre emrin Koalicioni per Integrimin, do te kete ne themel te tij te gjitha reformat qe duhen per integrimin evropian te Shqiperise. Ne fakt reformat dihen, eshte nje matrice e aprovuar ne bashkepunim me Bashkimin Evropian. Gjera te cilat ne duhet hap pas hapi t'i zbatojme. Per shembull kemi reformat per liberalizimin e vizave, jane disa gjera qe jane realizuar dhe disa qe mbeten per tu realizuar, qe ne te kemi levizje te lire ne te gjithe Evropen, pa viza. Me negociata qe kemi bere deri tani me perfaqesues te PD-se, kemi vene teresisht programore, kemi vene kushte per permiresimin e Kodit e Zgjedhor.

Per te cilin zoti Berisha ka deklaruar se eshte i gatshem ta beje...

Zoti Berisha na ka dhene fjalen dhe kjo do te jete pjese e marreveshjes qe ai do te perfshire...

Me c'vota, se nuk i keni votat e mjaftueshme per te ndryshuar Kushtetuten?

Nuk ka nevoje te nderroje Kushtetuten, vetem Kodi Zgjedhor duhet te nderrohet, jo sistemi. Nuk do te ndryshoje sistemi, Kushtetuta do te nderrohet nese ndryshon sistemi. Ne ne fakt mund te kerkojme nje korrektim kombetar te te njejtit sistem, gje e cila behet vetem ne Kodin Zgjedhor dhe mund te kerkojme pjesemarrjen tone ne komisione ose depolitizimin e plote te komisioneve.

Nje numerim elektronik i votave mund te ishte i mundshem ne Shqiperi?

Per mendimin tim do te ishte kryeveper.

Pse nuk mund te realizohet?

Dy partite e medha asnjehere s'e kane dashur kete, pasi gjithmone do te kene mundesi qe te manipulojne diku ketu dhe diku atje. Nje manipulim votash do te jete pothuajse i pamundur te manipulohet, rezultati do te dale i menjehershem, partite e medha mbase s'e kane deshire kete, pasi gjithmone shpresojne tek nje manipulim i vogel per te favorizuar veten. Ne do te ishim 100% favor te kesaj gjeje. Nese do te realizohej do te ishte zgjidhja me e mire per Shqiperine.

Ju thate kryesisht per baza programore. Po tjeter?

Sektoret. Sektori i bujqesi. Reforma ne gjyqesor.

Ju keni pasur nje program shume ambicioz...

Shume ambicioz. Ku bujqesine dhe fshatin e kemi pasur prioritet. Ku shtresat ne nevoje i kemi pasur prioritet.

Kjo do te thote qe Ministria e Bujqesise mund t'i kaloje LSI-se?

Mbase edhe mund te kaloje. Kemi futur ne marreveshje aprovimin e ligjit te LSI-se per moshen e trete, per pensionistet. Nese e keni parasysh, u rrezuar nga Berisha kater pese muaj para zgjedhjeve kur kaloi ne parlament. E kemi futur aty dhe Berisha e ka pranuar si kusht, qe ai ligj do te kaloj nga qeveria e re e koalicionit ne parlament. Kemi futur shume gjera per te cilet eshte krijuar LSI, ka kontribuar, ka investuar jashtemase. Te them te drejten, me nje kenaqesi te vecante, Berisha dhe perfaqesuesit e tij ne negociatat e deritanishme i kane pranuar rreth 95% te kushteve tona.

A mund t'i jepni ju votat koalicionit te djathte duke e kushtezuar qe Berisha te mos ishte kryeminister?

Do te ishte jo e moralshme.

Ne c'kuptim?

Nese edhe do te benim marreveshje me PS-ne, kryeministrin duhet ta merrte partia qe kishte me shume vota. Nese do te kishte me shume PS-ja, duhet ta kishte ajo kryeministrin. Nese do te kishim me me shume vota, duhet ta kishim ne. Eshte nje standard qe eshte vendosur ne te gjithe boten, qe kryeministrin e merr forca e pare politike ne koalicionin qeverises. Te kerkoje te merrje kryeministrin kur Berisha kishte 70 mandate dhe i duhej vetem nje per ta marre mandatin, do te thote qe te mos kontribuoje per zgjidhje, por per vazhdimin e krizes. Ne nuk e kemi bere kete kerkese dhe nuk do ta bejme sepse drejtimi qeverise i takon asaj force politike e cila ka 70 mandate ne Kuvend. Nese ne i shtojme 4, nuk kemi te drejte te kerkojme kryeministrin. Sigurisht, ne brenda qeverise do te vendosim nje sistem kontrolli dhe balancash. Nese Berisha ka kryeministrin, zevendeskryeministri duhet te jete i LSI. Pra te kete nje far kontrolli, nje far ndarje reale pushteti, nje far force reale brenda qeverisjes. Nese PD-ja do te kete ministrine e Financave, LSI duhet te kete ministrine e Ekonomise. Pra brenda ministrive te te njejtit spekter per te krijuar nje far kontrolli te brendshem, brenda qeverisjes. Duhet te bere nje ndarje reale e portofolave per ta kontrolluar me te vertete njeri-tjetrit.

A shtrihet kjo marreveshje deri tek zgjedhja e Presidentit te ardhshem?

Pa diskutim ajo eshte brenda. Do te jete brenda marreveshjes dhe do te jete ky koalicion qe do te zgjedhe koalicionin e ardhshem.

A eshte parashikuar qe ky person te jete Fatos Nano?

Jo, nuk kemi hyre ne emra. Ai sigurisht qe mund te jete, por s'kemi hyre ne emra.

A eshte Fatos Nano pjese e marreveshjes midis LSI dhe PD ne pergjithesi?

Por Fatos Nano nuk eshte as ne PD dhe as LSI, eshte ne PS. Keshtu qe, njehere per njehere nuk eshte pjese e ketij koalicioni.

Cili eshte qendrimi i zotit Nano? Zoti Meta ka deklaruar se e ka njoftuar zotin Nano per koalicionin.

Jam informuar per takimin, nuk jam informuar per detajet, nuk mund te bej publike asgje sepse s'njoh detaje te ketij takimi. Mund te them qe, marredheniet midis zotit Meta dhe zotit Nano kane pesuar nje zbutje shume te madhe kohet e fundit, sidomos pas takimit qe kane bere nje jave para zgjedhjeve, ku zoti Nano iu pergjigj thirrjes se zotit Meta per ta bashkuar te majten, per te bere nje takim para zgjedhjeve, perdoren mesazhe bashkimi. Besoj qe ne ate takim, me pergjegjshmerine qe tregoi zoti Nano une kam vene re nje zbutje te marredhenieve te tij me Ilir Meten. Edhe me mua personalisht, marredheniet tona tashme jane goxha me te mira.

A do te funksionoje nje marreveshje qofte personalisht Meta-Berisha?

Une mund te jem nga deshmitaret e paket qe ka koordinuar ne keto negociata dhe ne kete marreveshje. Une kam bindje te plote qe marreveshja Meta-Berisha, do te funksionoje ne nje menyre perfekte. Te dy ata jane koshient qe kjo marreveshje duhet te funksionoje per te miren e vendit, per te miren e forcave te tyre respektive, te dy kane disa tipare burrerore qe njihen nga te gjithe ne. Berisha kur firmos marreveshjen nuk i prish ato dhe Ilir Meta kur firmos marreveshjen nuk i prish ato. Berisha ka mbajtur marreveshje edhe me Xhuvelin, Ndoken, Pollon, nderkohe ku Pollo i more siglen ne 2001 dhe mori 8%. Pra ka mbajtur marreveshje qe kane qene shume te pak te rendesishme se sa marreveshja sot me LSI. E njejta gje edhe Ilir Meta. Ai ka ruajtur marreveshjen me Edi Ramen, kur kishte fakte qe Edi Rama gjate gjithe kohes e sulmonte, punonte kunder, jane te dy njerez te cilet kane tipare burrerore qe e mbajne fjalen dhe kam bindjen qe kur ata dy burra shteti do te firmosin marreveshjen e perbashket, ajo do te funksionoje.

Shtatedhjete e tete deputete te ketij parlamenti nga 140 do te jene deputete qe do te hyne per here te pare ne parlament. A eshte kjo nje vecori shume e cuditshme qe nuk ndodh? Si shpjegohet?

Ne traditat me te mira qe ka sot bota demokratike, Amerika shkon 5-6%. Pra ata qe jane ne 95% te rasteve, gjithmone mbeten dhe gjithmone bota demokratike moderne, sidomos ajo perendimore, perpiqet t'i mbaje ato vlera qe ka ne parlament sepse duhen. Parlamenti eshte nje institucion qe garanton te gjitha pushtetet ne vend dhe duhet te kete sa me shume eksperience, sa me shume njohje, sa me shume njerez qe e kuptojne procesin legjislativ, mund te kontribuojne aty. Ne Shqiperi ndodhi nje gje komplet ndryshe, une s'mund te shpreh as kenaqesi dhe as zhgenjim per kete qe ka ndodhur. Eshte rreth 55% e parlamentit qe jane te rinj, pa asnje lloj eksperience. Nuk di se si te shprehem, me duket nje gje allashqiptarce, shume e cuditshme. Kjo ne fakt ka ndodhur tek PS-ja ne mase shume te madhe, kjo nuk ka ndodhur as tek PD, kjo nuk ka ndodhur as tek LSI-ja. Ne fakt, per fat te keq, dy nga kandidatet tane jane per here te pare dhe dy s'jane per here te pare, ne kemi shume pak. Por ne listat tona nuk parashikonim nje rinovim kaq te madh te perfaqesuesve tane ne parlament. Une besoj qe ka ndodhur per shkakun qe Edi Rames i duhej nje grup parlamentar qe ta kontrolloje edhe vete. Ai ka futur aty te gjithe njerezit e vet, po te shohesh te gjithe personat qe kane punuar ne bashki dhe gjate viteve qe ai ka qene ne bashki, te gjithe sot jane me mandat parlamenti dhe me mandat deputeti. Edi Rama ka pasur nevojen te bej PS-ne partine e tij dhe per te futur atje njerez qe pavaresisht nga eksperienca dhe njohurite, te jene ushtaret e tij, te jene te bindurit e tij. Mbetet per ta pare se sa e vlefshme do te jete kjo. Une mendoj qe te pakten gjashte muajt e pare ky parlament do te kete probleme me kete ekip kaq te ri sepse nuk eshte e thjeshte. Eshte nje profesion shume i veshtire, profesioni i anetarit te parlamentit. Procedurat jane shume delikate, kontributi eshte shume delikat, aty ku jepet dhe njerez qe s'kane asnjelloj eksperience sigurisht qe do te kene problemet e tyre, te pakten derisa te kuptojne se cfare ndodh ne parlament.

Disa nga keto qe une kam konsideruar dekane te politikes shqiptare, per arsye te moshes, por edhe njerez te cilet konsiderohen te tille per jeten politike, si zoti Gjinushi, Milo, Ceka, apo edhe zoti Nano, dhe vete Rama nuk jane ne parlament. Sa mendoni se e demtojne cilesisht jeten politike shqiptare?

E demtojne. Pavaresisht se te gjithe ato zoterinj, i kam apo s'i kam qejf une, kane kontribuar ne politiken shqiptare. Te gjithe ata kur flisnin kishe se cfare mesoje, edhe per Gjinushin qe une s'e kam fare qejf, edhe ndonje tjeter, me kontributin qe jepnin ne parlament per shkak te eksperiences qe kishin, gjithmone ishin kontribute te vyera, kontribute nga te cilat mund te perfitoje ti si deputet i ri.

Po per zotin Veliaj qe ka mbetur jashte...?

Zoti Veliaj nuk ka ndonje vlere qe duhet te ishte patjeter ne parlament. Por personat qe fole une do te preferoja qe te vazhdonin te ishin ne parlament per shkak te eksperiences shume te vyer qe kam pasur dhe per shkak te kontributit te vyer qe kane dhene ne te gjithe keto vite, s'mund te hedh asnje prej tyre poshte. Dhe zoti Ceka nje parlamentar me nje eksperience te shkelqyer, nje njeri qe ka nderhyre ne pika kulmore te parlamentit per te dhene zgjidhje, ne ligje shume te rendesishme, ne momente te rendesishme. Pra te gjithe ato persona qe permenda me lart, do te ishte nder nese do te ishin ne parlament.

Cili do te jete pozicioni juaj ne koalicionin e ardhshem, i juaji personal?

S'ka rendesi. Ne do te jemi ne koalicionin qeverises dhe une do te jem ne koalicionin qeverises. Nuk kane shume rendesi detajet.

Nuk keni percaktuar ende asgje konkrete?

Asnje gje perfundimtare.

Kur do ta kemi qeverine e ardhshme publike?

Do ta kemi ne fund te muajit gusht. Ne fakt, gjerat kryesore jane bere, nuk do te kete shume kohe per te vazhduar negociatat e metejshme dhe pikat me delikate jane pothuajse te zgjidhura me zotin Berisha dhe perfaqesuesit e tij. Zoti Berisha na kerkuar nje mirekuptim qe gjerat te behen publike vetem ne fund te gushtit ku te jete ne perfundim mandati i qeverise ekzistuese, te cilen ne e mirekuptojme plotesisht. Nuk mund te shpallim tani emra ministrash ku kemi ministra qe do te jene ne detyre te pakten edhe 1 muaj e gjysme. Nuk na intereson te bie ritmi i qeverisjes, por e kunderta, pasi Shqiperia eshte ne nje situate te pafavorshme ekonomike, per shkak edhe te krizes nderkombetare. Ne ia kemi dhene kete mirekuptim zoti Berisha, besoj se javen e fundit te gushtit keto gjera do te behen publike, marreveshje do te firmoste dhe ne fillim te shtatorit pastaj cdo gje do te kaloje ne parlament dhe cdo gje do t'i kthehet normalitetit.

Meta e thirri Ramën në zyrë për ta pyetur se si i kishte marrëdhëniet familjare, ku edhe mësoi se këto marrëdhënie nuk ekzistonin fare madje as me të birin që ai nuk e kishte njohur

Aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

ky postimi dhe keto kometet kane plot cudira, habira, emocionerira, militanterira e fantazira po kjo fraze me siper , marre nga artikulli i sotem eshte aaaaaaaaaaaaaaaaaaa

'Meta thirri Ramen ne zyre'.. o zot o zot nata me hene version remix.

akoma me keq keshilla e metes qe rama te pajtohej me djalin se per ndryshe nuk do te mund te behej dot kryetar bashkie

keta e diskretitojne vete veten

"Ka qene nje "zar" te cilin Ilir Meta e perdorte per t'i shkruar deklaratat" hahahahahaha..... si e thote .... si cun lagje duke ngrene fara qe thote "he mo se ai xhepisti i Filanit ka qene".

Po mire te tjerat po ky antisemitizem i cuditshem qe lexoj ne disa komente dhe ne nje nga pergjigjet e priftit me trondit vertete. Kur thote lart se nje nga konsulentet e rames eshte cifut.... Sikur rama paska djallin me vete. Sa poshte paskemi rene. 'Cifut' nuk eshte menyra korrekte per te adresuar dike qe eshte hebre ose jahud sic thone kosovaret.

Menyra korrekte per te adresuar dike qe eshte cifut eshte ti thuash Xhepist.

c'do te thote kjo macoku??? apo je macok arian ti???? si ky gerdalla ne interviste

Do te thote pikerisht ate qe thashe o xhorxh (aspirant cifuti).

o macok qenke pak si racist eee.....nejse me ke flet thoj... macoku qenka pak mendjevogel.

Jo mer sjam rracist. Une cifuteve i jap doren se jane bij kurvash qe e nxjerrin lekun nga dheu.

Keto nuset e LSI ,Meta dhe Prifti .. me keto argumenta te ndyra sa edhe te shpifura kerkojne kredi politike ne karieren e tyre ,njesoj si dhendri i tyre , Berisha !

Kredibiliteti i Metes dhe i Priftit ne politike ,me keto improvizime  per Edi Ramen eshte nje zero me xhufke !!

 

o administratore!

jeni njerez me koherence more, kaq shume ua kane zene syte zgjedhjet e humbura dhe mbetja ne prapaskene e g99 sa botoni shkrime te ketij lloji?!!!

a s'eshte turp te flisni ne kete menyre, pamvaresisht se kush eshte njeri apo tjetri. une dritan priftin kam patur rastin ta njoh personalisht, dhe besoj se si ka shansetr asnje socialist te jete me socialist se ai. por rrethanat e sjellin se ne shqiperi nuk kemi gogole, te gjithe jane njerez, perfshi berishen dhe aleanca me berishen nuk eshte krim.

krim eshte te pranosh qe per hater interesash te fusesh shqiperine ne nje vorbull zgjedhjesh te pafund ne nje kohe kur kriza ekonomike eshte kembekryq ne te gjithe boten.

krim eshte te mos njohesh votat dhe ta fusesh shqiperine ne qorrsokak,

krim eshte te legjitimosh politiken e rruges e te rrugaceve, numerimin e votes me bodigarda qe rrahin njerez te cilet hyjne pa teklif mes atyre qe i kujtojne njerez,

krim eshte te pranosh humbjen e burrerise per nje karrige.

dhe dritan priftit hallall. politika eshte nje tip loje, ku dritan prifti arriti ta beje veten eksponent. eshte bravure e tij. eshte loje politike. gje qe s'arriti ta beje erioni me 99-shat e vet edhe pse pati paren e dynjase thjeshte te promovoje dicka qe si perket kultures tone.

e beri prifti, detyroi edhe meten ti vente pas, dhe mbreme pashe nje tjeter loje politike te shkelqyeshme te priftit, vendosja para vetes te metes dhe kthimin e metes ne faktor ne kurriz te vet. bravo edhe ketu.

padashje, lsi-se i ka ra me kane faktor stabiliteti ne shqiperi. dhe gjesti qe ben, pamvaresisht interesave personale ka nje interes madhor kombetar. qe eshte stabiliteti. dhe u ra te jene lsi-ja.

keto duhen marre parasysh. dhe flitet. dhe paanshmeria. dhe te paturit pak burreri.

keto admina. shkrimi me siper tregon se keni rene poshte. me vjen keq, ishit me te miret...

Prifti e beri zgjedhjen e vet, po keto historite me Rama njohu djalin e vet 13 vjec se e urdheroi Meta sikur nuk shkojne or ti mik.

Ka gjera te tjera qe duhen thene per te sulmu Ramen jo keto.

Ai Fevziu pse nuk e pyeti Priftin psh : ju keni deklaruar publikisht se Nano si kryetar partie , ka dash te ndikoje tek Meta kryeminister per pastrimin e 1 miliard usd-ve, a i qendroni dhe sot kesaj ? ( Se Prifti shikon endra me numra te medhenj gjithone dhe pale se ku e vendos veten )

Eshte i sigurte psh qeveriu se nuk do kete te tilla propozime serish nga Nano, per Meten zvKryeminister dhe si do e parandaloje kete ai ? Te mos ngatarohemi me deklarata diletantesh dhe inatcoresh.

LSI ka te drejten te beje cer te doje me votat e saj, vetem se ajo qe duhet te beje dhe qe e ka detyrim eshte te prodhoje stabilitet dhe jo karshilluk ndaj askujt. Jo te gjitha gjerat shkojne me deshirat e secilit prej nesh dhe te drejten nuk e merr dot njeri me vete ne kete rast.

A qe do me interesonte ne kete rast eshte te mos nxitet apo ndersehet  opinioni por sidomos ai qe ka votuar se nuk jane dhe pak ata qe mendojne ndryshe nga Prifti dhe qe i kane dhene voten PS-se se Rames.

Priftin e kane votu ne Libofshe te Fierit dhe per ju qe jeni te rinj fare, kur jane bere nje pale zgjedhje lokale atje, ai fshat eshte rrafur kolektivisht pse votoi PS-ne ne vitin 1994. Se kush i rrahu une nuk e di, edhe Prifti e nuk  di se ka qene ftujak ne ate kohe , por e di  Petro Koci qe e arrestuan dhe e qethen zero dhe e mbajten ca dite ne hapsane,  ndaj keto pordhet me politika integrimi dhe fate te atdheut jane pese me hic.

P.S. Ka ndonje qe do mund t`i thote atij qe here tjeter kur te jete ne nje studio, te mos i vere kembet ne karrike kembekryq , se eshte njelloj sikur te hash me luge e pirun e te fshish buzet me mengen e xhaketes ? smiley

 

krim eshte te pranosh qe per hater interesash te fusesh shqiperine ne nje vorbull zgjedhjesh te pafund ne nje kohe kur kriza ekonomike eshte kembekryq ne te gjithe boten.

 

Shqiperia allready eshte ne nje vorbull krizash ....si rezultat i nje qeverie qe funksionon me sllogane europiane .por qe eshte shume larg europes ,per shkak te marjes peng nga nje grup njerzish qe punojne per interesat e tyre ..

krim eshte te mos njohesh votat dhe ta fusesh shqiperine ne qorrsokak,

 

Shqiperia allready eshte ne qorrsokak !

krim eshte te legjitimosh politiken e rruges e te rrugaceve, numerimin e

votes me bodigarda qe rrahin njerez te cilet hyjne pa teklif mes atyre qe i kujtojne njerez,

 

Shqiperia allready eshte nenudheheqjen e politikes se rruges dhe rrugaceve politike!

krim eshte te pranosh humbjen e burrerise per nje karrige.

Shqiperia allready nuk e pranon deshtimin dhe humbjen e kohes qe po i shkaktohet nga ATA qe tashme e kane Karriken dhe nuk duan ta leshoje !

dhe dritan priftit hallall. politika eshte nje tip loje, ku dritan prifti arriti ta beje veten eksponent. eshte bravure e tij. eshte loje politike. gje qe s'arriti ta beje erioni me 99-shat e vet edhe pse pati paren e dynjase thjeshte te promovoje dicka qe si perket kultures tone

 

Shqiperia allready eshte ne kete tip loje ,(sic e quani ju) bixhozi ,kur fituesi eshte gjithmon ai qe ka pushtetin ,ai qe ka ne pronesi makinat e lojes. Gambling eshte loja e vertete qe po luhet me shqiptaret ,ku vetem ata si Dritan Prifti Meta ,jane futur tashme ne loje per te fituar se bashku me Berishen tend !

Shkinaks ,me duket se edhe ti je futur ne lojen e gamblingjeve! Gjuha shkon ku te dhemb dhembi !! Kisha peshtypjen se ishte objektiv,po aha,edhe ti e paske honger barn e miut !

Semundja ben te vehten dhe Prifti i shkrete nga politikan eshte kthyer ne nje femije, ku mbasi shoku i lagjes e ka rahur, ai i kerkon zullapit te lagjes (me trimit) qe te mari hak.

muhabeti ketu po zgjatet me kot. Prifti nuk eshte as djall, as engjell, eshte thjesht shqiptar medioker me mendjen te paret.

E kote qe te mbyllim syte e veshet, dihet qe LSI po te kishte patur mundesi financiare per te perballuar nje fushate tjeter, dhe po te kishte patur mundesi financiare qe te ruante strukturat e veta (qe ishin gati te shkrehura kur LSI mori vetem 4 deputete, e dukej se do rrinte dhe 4 vjet ne opozite), pra po te kishte serish leke, Iliri do ta kishte cuar vendin ne zgjedhje te parakohshme, duke marre dhe aureolen e heroit qe shpeton nusen nga kucedra.

Mirepo nuk kishte, partia po rreshkiste e po shperbehej sa majtas djathtas. Dihej opsioni Berisha, Meta dergoi Priftin per testim te situates dhe per nje artikulim parapergatitor tek Opinion, nderkohe qe menjehere u lidhen kanalet me PD.

Arsyeja kryesore qe u fut LSI ishte se i mbaruan leket, dhe puna e pare (dhe e vetme qe do beje) eshte te nxjerre leke nga pushteti, te fuse njerez ne pune, te forcoje strukturat, te beje ndere etj etj, qe te kete mundesi te kete serish elektorat. Do thote dikush se keshtu kane qene gjithmone politikanet shqiptare, dhe keshtu ka bere me pare dhe Berisha me Ramen, apo te tjere...epo mire, tani e legjitimuam kete situate, dhe tani vjedhja eshte motivi i pranuar haptazi i politikes. Do te vidhet me lirshem, per te mos thene qe do filloje ndonje gare...

E konsideroj merite te Blendi Fevziut kete autopsi mjeshterore  te nje njeriu ne degradim te plote psiko-moral.   Sa shume do te deshiroja qe te kishim gazetare te tille per te na dhene te verteten lakuriqe ne mendjet e politikaneve tane.

Nuk di a keshtu i ben te gjitha intervistat Blendi? Ne se keshtu ben, me te vertete qe duhet rreshtuar ne gazetaret me te medhenj te botes.   Te kesh ne vendin tend nje gazetar si Blendi ndihesh me shpresa kudo qe te jesh ne bote apo ne Shqiperi.

Uomo chi sei, dimmi perche/ fratello sole un'amico non e? (kujtoj me respekt nje peshkatar qe me dergoi fjalet e kesaj kenge te Albanos)

Edhe nje here Prifti na tregoi qe grupet partiake kane ndertim mafioz, te pa principte, dhe amoraliteti eshte ne shkallen me te larte.

Gjera qe i dinim, i shohim edhe shpesh. Por kur na i kujtojne keto pikantet, qe kane te bejne drejtperdrejt, sic eshte vota dhe marrja e pushtetit, na japin depresion dhe atyre nostalgjikeve te para 90 u japin motiv.

Aty ai tregoi vetem qelbersillek. Kete e tregoi me sinqeritetin e deshmitarit i cili po humbte gjithshka ose po fundosej nje here e pergjithmone. Revolta e deshmitarit qe akuzon Toto Rinen e Provensanon pasi ka humbur te teren prej tyre.

Ai tregon cmimet e blerje-shitjes se personalitetit, tregon presionin e paskrupullt, tregon edhe forcen e padrinove me sms. Por tregon edhe perultesine, ose ate qe kane qejf ta quajne besueshmeri, te sherbetoreve te cilet vetem trurin nuk vene ne pune.

Pasqyra  e paster e llumit:

- "Pragmatike" qe kerkojne te bejne reklame politike pasi nuk ka baza familiare ose ekeziston shkaterrim total i saj.

- Pagesa marramendese per te marre pushtet, si vend i rehatshem per vjedhje e pasurim te prones publike. Idea mbisunduese ne politikobiznes, hidh para e te shohesh se sa mund fitosh para.

- kercenime te qarta mafioze per te dale nga loja ose per tu vene me detyrim ne sherbim.

- Urdheresa te pamoraleshme deri ne urdher skallevrues, per te vepruar me voten e cila eshte vullnet ose prone e tjetrit, ndersa numeruesi eshte vetem nje administrator i paguar prej votuesit.

 

Prifti eshte vetem maja e aisbergut, ne Shqiperi jane te gjithe oportunista, edhe shume nga ju qe diskutoni ketu te njeten gje do benit, lejini idealizmat, e vetmja gje qe me peshtiros eshte se kane kaluar 18 dite dhe akoma nuk jane shpallur rezultatet. JU Q..... STANDARTET!

Ka dhe perjashtime si puna jote dhe ndonje tjetri.

Se kuptoj ket njeri.. kaq i papjek dhe i papermbajt te jete vertet?

Qe eshte biznes duket ashiqari, por edhe ne biznes qe Prifti Jr. e njef mire ka disa standarte etike qe duhen rujt, te pakten ne publik..

 Sa ulet po bien djemte e LSI, po nuk ka ndonje qe te pakten ti mesoje se po degjenerojne vetveten.Ky e mban veten  se ka studiuar ne Amerike por me urrejtjen qe tregon per cifutet(hebrenjte) duket se ka qene ne kampet e bin ladenit ne afganistan.Kur po shikoja opinionin(opinion i thencin) nuk po u besoja syve dhe vesheve.

Po shikoja live nje njeri i cili ishte brainwashed jo nga al-kaeda por nga fryma berishiane e te berit politike dhe urrejtjes ndaj kundershtarit.

UAU Sali Berisha ishte me se miri i meshiruar ne te foluren, mimiken e tij tek z.prifti.(cperfytyrim i vertete pa dashur nderhyrje kirurgjiko-plastike)

Me thene te drejten sikur ta kisha afer meritonte nje grusht te fuqishem.(me siguri ju deshironit)

Sinqerisht kjo e ka emrin vetevasje politike(tia futesh vetes)

Per mendimin tim ata(lsi) po i forcojne pozitat e z.Rama ne Ps dhe ne elektoratin e majte.

pssmileyrape ne drite te fortet e lagjes mjer SHQIPERIA

Sinqerisht kjo e ka emrin vetevasje politike(tia futesh vetes)

Per mendimin tim ata(lsi) po i forcojne pozitat e z.Rama ne Ps dhe ne elektoratin e majte.

 

 

PS-ja nuk di ku ka koken tani dhe ai z rama jot do zhduket nga qarkullimi kurse ti shihke endrra me sy hap.

 ore macok nga zyrat e shtetit brockollis ti apo nga shtepia.

Une nuk merakosem per z.Rama po per zotrote se mos humbesh punen tani qe vjen nuse Ilirka me dasmore te uritur me luge ne brez.

ps:mos i qa hallin kaloresit se i varen kembet.

TUNG.

ps:mos i qa hallin kaloresit se i varen kembet.

 

Perseritja vetes tani 300 here kete dhe mos fol me smiley

 tipik berishian pragmatist.

ps:Ju nuk me thoni dot mua" mos fol me" se kur une kam dhene kontributin tim ne 90-n kur isha student per fjalen e lire zotrote kushedi ne cfare organizate baze partie militoje.

Nuk e kam ndjekur intervisten e Priftit por nga permbledhjet qe lexoj me siper deshmohet dhe njehere se ne cfare erresirash noton politika shqiptare, dhe ku zedhenes te kesaj politike shfaqen individe te cilet e kane te shkruajtur ne ball se cfare soji u perkasin. I mungon intuita dhe inteligjenca per te kuptuar qe po shendrrohet ne kollovar ne duart e atyre qe krijojne politiken e perditshme shqiptare. Megjithate, nga prapaskenat qe zoti Prifti paska rrefyer ne shesh te burrave duket se Edi Rama nuk eshte aq i perkryer dhe i lartendritur sa mendon ne pergjithesi elektorati i majte, dhe se mund te jete nje derivat me fytyre ndryshe i atyre qe e integruan ne politiken shqiptare, pra dyshja Meta-Nano te cilet pakan qene kaq naiv sipas deklarates se Priftit, saqe jane zene kaq shume bashke (si konseguence edhe e intrigave te Rames), sa kane humbur te dy pushtetin ne PS.

Duket sikur telenovelat i paskan ndjekur jo vetem shqiptaret se skane cte bejne tere diten, po edhe politikberesit tane. Ne fillim dashuria Nano-Meta ku futet ne mes Rama i cili i rremben zemren Nanos dhe zemeron Meten. Ky i fundit merzitet aq shume sa mendon te  ndahet (thuajse) pergjithmone nga Nano. Pas shume intrigash Rama i kerkon divorcin Nanos dhe i rremben te gjithe pasurine (PS). Nano i zhgenjyer dhe njekohesisht shume krenar kalon kohen neper buzuqe duke pire tere kohen i pikelluar nga zhgenjimi i dyfisht. Nderkohe Meta vazhdon sfiden e tij personale ndaj atij qe i rrembey zemren Nanos. Kohet e fundit disa shikime te zjarrta duket sikur kane ringjallur dashurine e kaluar. Ja ku jane perseri bashke, te dy me te bashkuar se kurre. Megjithate e dine qe u mungon dicka per tu hakmarre ndaj Rames. E urrejne sepse u mori jeten, pasurine dhe krenarine duke i lenduar thelle ne zemer sepse ata te dy u dashuruan me te. E nje dite prej ditesh ja ku trokiten te dera e KRESHNIKUT TE MALEVE i cili i priti me krahe hapur e em PANTALLONA NGREHUR.

Tani te shohim se cdo te ndodhe me tej ne kete histori dashurish dhe tradhetish, mekatesh e pasionesh kaq te thella saqe popullli yn i zhgenjyer si ngahera nga halli i fut nje '''' o sa kam qesh o sa kam qesh'''

Telenovela eshte fantastike. O sa kam qesh, o sa kam qesh.... vertet.

Qesh ti qesh por rucit i iken 5 000 000.00 Euro

Aman mor ky Prifti le te shkoje me ke te doje, edhe ata votuesit e tij po deshen le tia japin voten prape. Po ky paragrafi te le me goje hapur, sic e tha Aiglon me siper.

Çfarë do prej meje më tha. I thashë, të lutem shumë dua vetëm mbrojtjen e votave të mia dhe s’dua asgjë tjetër. Dhe, për 10 minuta jam rikthyer tek qendra e numërimit dhe më kanë ardhur dy komisionarë nga PD, dhe më kanë treguar celularin me sms të marrë nga Sokol Olldashi, ruani votat e LSI, njëlloj si votat e PD. Për fat, pas atij momenti, unë kam bindjen që në një pjesë të mirë të qendrave të votimit, të numërimit, pra janë ruajtur votat tona. Pasi edhe mandati im mund të ishte i diskutueshëm

Keto duhet te shqetesojne shqiptaret dhe ata analistat qe na mbushin televizionet me broçkulla. Keto jane standartet qe eshte krenar Berisha, Olldashi(se e kam qef kur flet ashtu tere pasion dhe si i forte) apo edhe krahu tjeter nqs do ishte fitimtar~!!!!!!

Zoti Berisha na kerkuar nje mirekuptim qe gjerat te behen publike vetem ne fund te gushtit ku te jete ne perfundim mandati i qeverise ekzistuese, te cilen ne e mirekuptojme plotesisht. Nuk mund te shpallim tani emra ministrash ku kemi ministra qe do te jene ne detyre te pakten edhe 1 muaj e gjysme.

Sec ishte njoni aty nolt qe po folte per burrni! smiley

Burrnia e Sales historikisht ka qene kjo qe e thote ky i avashti ne kete paragraf!

Sala kurre nuk ka pas burrni me i konfrontu as kundershtaret as vartesit e vet ballazi! Do i leje ato te vetet me punu deri diten e fundit, pa e dit njeri se kujt do i hiki koka (dhe qindra te punesuar per teposhte piramides feudale qe krijon cdo minister ne Shqipni)! smiley

Keta te PD-se, historikisht, mbasi ja kane marre Sales si burrat, jane rehatosur pak me sikletllik, pastaj ose kane hik kokeulur si Preci apo ai i Biberajve, pse kane ndenjur aty, me ate sendin brenda, si puna e Leskajt! smiley

P.S.

Si eshte e mundur qe, me sa kam pare ketu ne Peshk, te vetmit njerez qe e mbrojne levizjen e Metes jane shakllabanet e PD-se? Si nuk shikoj nje LSIst te dale t'a mbroje te zone?  smiley

Kjo eshte pytje retorike, dhe jo ftese per kercime nga juve qe e dini vete cilet jini!

Seriozisht!

Pike se pari ku tjeter mund te rrefehej Dritani, Tv Klan dhe sidomos emisioni Opinion eshte kthyer si nje kult fetar i Mulla Omar Berishes ku mund te vene te rrefehen dhe te marrin falje nga ai te gjithe mashtruesit, hipokritet, tradhetaret, hajdutet, kontrabandistet, ekstremistet, kriminelet, monstra te tilla qe kur i degjon, e gjithe ideja e vlerave qe ke dhe ke menduar se jane standarte te patjetersueshmer te behen rremuje dhe ti je ne dileme per to.

Aty falen te gjithe soj e sorrollopi i te gjithe atyre qe kane nje germadhe te madh morale brenda tyre, qe ate qe thone sot se thone neser, ate qe kane thene dje e mohojne ne menyre me te pafytyre sot, ate qe kane mbrojtur dje e shajne sot ate qe shanin dje e dashurojne sot. Ata qe per pak pushtet mund te shesin cdo gje, (kur them cdo gje kuptoj cdo gje) njerez te vegjel pa asnje moral, njerez parazite qe kane ne gen vetem te perfitojne ne menyre te padrejet, njerez te marre tek te cilet ne se do te kuptosh se cfare pislliqesh bejne duhet te degjosh kur akuzojne te tjeret sepse bejne pikerisht ate qe ata akuzojne te tjeret se e bejne. Njerez te shemtuar jo vetem fizikisht (shifni foton e ketij smiley

Ky Dritani eshte prototipi i tyre do thoni pse, une se disa gjera sduhet ti harojme shume shpejt.

 

Sduhet te harojme sa shpejt beri kariere ky tipi.

Mos te harojme se eshte operuar me leket e shtetit ( do thoni ju se gjynah, po mire ne te tjeret qe te degjojme bemat e tij nuk jemi gjynah, ne se eshte vertet i tille atehere mos te dale ne publik)

Asnje se haron se si kur u zgjodh presidenti ky moralisti ishte ne salle dhe tha " isha ketu per te pare me syt e mi deshtimin e Nanos ( te gjithe i thane bravo atehere qenka vertet idealist), e pabesueshme por ai tashme i ka zgjidh keto probleme me Nanon dhe ka shtrenguar duart me te.

Asnje nuk e mohon sa i ashper ka qene ai me Saliun te gjithe mbani mend sa here e ka akuzuar per korrupsion vrasje etj, e pabesueshme tashme ai eshte paterica e tij e shume te tjera si keto, nuk dua ti vazhdoj se kur i shkruaj me kujtohen dhe behem keq, dhe mendoj si ka mundesi dhe vegjetojne ne keto Shqiperine tone te vogel kaq shume si keta.

Duke shpresuar dhe i bindur se e mira ne nje menyre ose ne tjetren do te triumfoje, se zoti lart vonon po nuk haron shpresoj dhe lutem ne Zot jo te zoti i te gjithe atyre qe permenda me lart (Mulla Omar Berisha) por te i madh i dhe i vetmi Zot ai Zoti i te gjitheve une shpresoj se nje dite te gjithe ata do te marrin ate qe kane hak. (Drejtesi)

 

 

Bravo Dritan!

E vleresoj faktin se ke qene dhe je konstant ne ato qe thua. Ke qene i vetmi kunder Rames ne 2007 megjithese LSI e mbeshteste per kryetar bashkie. Kodi zgjedhor perjashtues i Rames eshte nje tradhti ndaj aleances me LSI ne 2007. Megjithate sic thote populli "kalova lumin  te .... kalin"

Me vjen keq qe e majta humbi, por kjo nuk eshte faji yt. Megjithate militantet naive kete nuk mund ta kuptojne...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).