Popull fatkeq, apo fatkeq zgjedhes?

Zgjedhjet mbaruan. Tani po llogariten votat. Per mua personalisht pak rendesi ka se kush fiton. Por duke pare rezutet paraprake verehet se akoma  24 ore pas zgjedhjeve nuk ka nje rezultat perfundimtar. Grupi i kryesuar nga PS ka nje diference shume te vogel nga grupi i kryesuar nga PD. Po keshtu nga njoftimet te KZAZ thuhet  se rreth  50% e popullsiste me te drejte vote, ose 100% e atyre qe kishin mundesi te votonin kane mare pjese ne votime. 

Thua te jemi verte nje popull kaq fatkeq apo nje popull qe me deshire zgjedh fatkeqesine?

Para hapjes ligjore te fushates dhe gjate saj, akuza te ndersjellta i jane bere te dy grupeve qe deri tani kryesojne ne rezultaint e zgjedhjeve. Dhe kur them akuza nuk them akuza per programe te gabuar ne drejtimin e vendit, akuza per ndonje shperdorim fondesh ketu e atje, apo per ideologji te gabuar. Jo, flitet per akuza  vjedhjesh massive , rahjesh massive  dhe deri ne vrasje massive. Flitet per politikane dhe qeveritare te lidhur me mafian dhe krimin e organizuar, flitet per korupsion masiv. Megjithe keto akuza shume te renda per nje  politikan te civilizuar, perseri  50% e popullise, ose 100% e atyre qe kishn mundesi te votonin, pranon te votoj dhe voton ose per njerin kamp ose per tjetrin ne nje ndarje shume afer 50% me 50% per sejcilin grup.

Si ta shpjegojme kete? Ne nje vend normal me shqoqeri dhe shtet te civiliazur, popullata nuk do te votonte asnje prej grupeve, sepse ne fund te fundit eshte kjo populltate qe u vodh, u rah dhe u vra nga keta politikane ( nese akuzat jane te verteta duke menduar se kemi te bejme me politikane te civilizuar qe jetojne, shkollohen, e udhetojne per pushime ne vendet e civilizuara te botes) Popullata ne keto raste ose nuk do te votonte fare ose do te votonte per  ato forca te tjera qe nuk kane mbi supe akuza te tilla.

Kete vit ndryshe nga zgjedhjet e meparshme kishte shume forca te reja politke. Disa prej tyre me reputacion te paprekur akoma nga akuzat politike. Si shpjegohet qe keto forca nuk   ariten e te konkurojne denjesisht me dy grupimet e medha PS e PD?

Nje arsye mund te jete se keto forca te reja  me deshire u bene aleate te ketyre grupimeve  te akuzuara per vjedhje, rahje e vrasje, dhe si te tilla lane shume pak mundesi per votuesin te zgjedhe. Shprehja e popullit “ me thuaj me ke ri te te them se cili je” mbase ka patur efektin e saj.

Apo mbase akuzat ndaj te dy forcave  kryesore politke nuk kane asnje baze dhe jane thjesht shpifje politike. Ne qofte keshtu atehere perseri keto dy forca qe shpifin e demtojne besushmerin e popullit ne procesin demokratik i ben ato me faj po aq te rende sa edhe akuzat e ngritura per vjedhje, rahje apo vrasje

Mbase mentaliteti i popullit tone pas 20 vjet vjedhjesh rahjesh e vrasjesh, tani me nuk e quan  me vjedhjen rahjen apo dhe vrasjen krim dhe mbase  tani  eshte normale per populin tone te pranoj te drejtohet nga hajdute ,rrugace e vrasesh. Ne qofte keshtu do te thote se jemi ktheyr ne nje popull dembel, hajdut, rrugac e vrases

Apo mbase populi yne eshte nje popull fatkeq qe pavarsisht nga deshira dhe puna e stermundimshme per te jetuar me mire, ne nje shtet e shoqeri te civilizuar, mbase eshte  ndonje force madhore, mbi  tokesore, qe  i ka dhene  destinacionin per  te jetuar ne mjerim, injorance, dembelizem e kriminalitet.  Mbase sic thote populli “keshtu ka qene e shkrojtur”.

Thua te jemi verte nje popull kaq fatkeq apo nje popull qe me deshire zgjedh fatkeqesine ?

Sdoqofte zgjedhjet mbaruan. Tani per nje tjeter 4 vjecar do ti kthehemi rutines te perditshme, me akuza te ndersjellta per vjedhje, me deshira te parealizushme per lehtesim vizash per  te udhetuar ne vendet e civilizuara, per tu larguar nga ferri i jetes shqiptare, me ndeshje e kerleshje ne parlament, me krimin e perditshem te organizuar e spontan, me vjedhjet e organizuar apo spontane, me kafente e mbi populluara me njerez dembele,  qe jetojne me te ardhurat e emigranteve dhe krimit. Do ti kthehemi jetes sone te perdithshme te ketyre 20 vjeteve te fundit.

29 Qershor 2009

12 Komente

po eshte fatkeq... shume fatkeq... dhe c'eshte me e keqja, kesaj here nuk e meriton kete... kesaj here u tregua i urte, i mençur dhe i matur... por ç'e do, do kete salen serish per dhjete vjet rresht mbi krye... edhe pse me vullnetin e tij nuk e  zgjodhi... ka me fatkeqesi me te madhe se ta pesosh per shkak te nje skraparlliu te inatosur...

Toko, jo vetem qe qenke lodh (te rekomandoj pushim, psh mos lexo shtypin shqiptar per nja 1 muaj) po je dhe shume i vendosur me i lodh te tjeret. Po c'ke mo Toko, lere rinine, se nuk njeh lodhje ajo smiley.

Te thuash se populli shqiptar voton se nuk eshte i civilizuar - po domosdo akoma shumicen e popullsise e kemi fshatare, cfare civilizimi kerkon ti? - eshte t'i kalosh problemit nga Pekini. Ehhhuuu sa larg jemi ne nga bojkoti i organizuar. Ne akoma nuk po organizojme dot votimin, pas miliardave te harxhuara, jo me te organizojme bojkotin.

Edhe nje sekret Toko: njerezit votojne sepse shteti eshte akoma shume i madh, financiarisht, ne krahasim dhe ne bashkepunim me sektorin privat. Shqiptaret kane interesa ekonomike, believe it or not. Analizen per fshatin po ia le ndonje 'eksperti' tjeter.

 

"Mbase mentaliteti i popullit tone pas 20 vjet vjedhjesh rahjesh e vrasjesh, tani me nuk e quan  me vjedhjen rahjen apo dhe vrasjen krim dhe mbase  tani  eshte normale per populin tone te pranoj te drejtohet nga hajdute ,rrugace e vrasesh. Ne qofte keshtu do te thote se jemi ktheyr ne nje popull dembel, hajdut, rrugac e vrases"

Toko nje korigjim te vogel ne njesi kohe.JO PAS 20 VJETESH, NDOFTA DO TE THOJE PAS SHEKUJSH vjedhjesh.....

Dhe te gjitha epitetet e mesiperme  HAJDUTE, RRUGACE E VRASES i meritojme edhe pse shume nuk kane kurajon te shohin te verteten ne sy.Fatekeqesisht keta jemi...

Ideja eshte po nuk pranuam m kush jemi , si hapi i pare,  ne kurre nuk do te ndryshojme, si hapi i fundit per tu bere te civilizuar

Ketu fajin s'e ka populli ne pergjithesi e as shtresa fshatare ne vecanti.

Ndoshta ne kete mes nuk ka faj njeri.

E sidoqofte, nqs. duam patjeter te gjejme nje faj, ai gjendet ne mes te pseudo-parise, te pseudo-qytetareve te cilet drejtojne dhe jane protagonist te ketij vendi.

Ju mbetet atyre qe te shtrojne alternativa dhe jo marketing.

Ju mbetet atyre qe te zgjidhin problemin e financimit te partive, i cili eshte pergjegjesi kryesor (pervec babezive te tjera) qe vidhet kaq shume.

Ju mbetet atyre qe te zgjedhin midis biznesit nga kolltuku i politikes dhe biznesit nga kolltuku i ndermarresit.

Le te realizohen nje here si njerez biznesi, mqs. ky i fundit ju pelqeka kaq shume e pasi llogaria e tyre bankare te arrij nje numer te caktuar zerosh, le t'i futen politikes kete here si fisnike qe zgjedhin ta bejne kete per te miren e vendit, te vetes se tyre, te familjes te tyre, te njerezve ne pergjithesi dhe jo per interesa vetjake.

Ne nuk kemi nje klase qytetare e politike te mirfillte e derisa ajo te formohet, do vazhdojme te kemi probleme te tilla. Por eshte shume e rendesishme qe kjo klase te formohet mbi nje baze vlerash dhe jo anti-vlerash. Eshte shume e rendesishme qe kjo klase te forcohet jo vetem nga ana ekonomike, por edhe nga ana e vlerave dhe e kultures. Duhet nje klase fisnike e iluministe per te rekuperuar handikapin e mos-mundesise per ta patur ate gjate shekujve te shkuar. ndryshe Shqiperia do te jete version europian i Amerikes Latine.

Megjithate une i shikoj keto zgjedhje si nje hap pozitiv perpara dhe mendoj se Rama ka sjell nje fryme te re brenda klases politike shqiptare. Respekt per kete.

"....Kete vit ndryshe nga zgjedhjet e meparshme kishte shume forca te reja politke. Disa prej tyre me reputacion te paprekur akoma nga akuzat politike. Si shpjegohet qe keto forca nuk ariten e te konkurojne denjesisht me dy grupimet e medha PS e PD?..."

 

Kjo eshte nje pikpyetje e madhe. Eshte tamam per ta analizuar.

 

"....Thua te jemi verte nje popull kaq fatkeq apo nje popull qe me deshire zgjedh fatkeqesine ?..."

Ndoshta te dyja Toko.  Analiza ishte e shkelqyer.  

uor, po nuk ka faj poplii or jo, poplli e boni detyren e vet ne menyre te shkelqyer: ja mushi paleve pjaten me pilaf dhe shkoni e punoni u tha me barkun plot.Tashi, pse kto dun me u gjujt si kalamoj me kokrra orizi deri sa ta kthejn pjaten permys...this is the Question, me Q te madhe.

Me te tille burra si Toko, gjynah te lengoje Shqiperia...

Berti, deshe te thoshe me kete popull shqiptar, ghynah qe Toko shkruan sikur po i drejtohet popullit "mik" Irakien...

Toko, nuk del nga fryma jote negativiste, dhe pro-bojkotuese. Nuk zgjidh gje bojkoti mer i dashur mik. As fajesimi i popullit gjithe diten e dites nuk zgjidh gje.  Populli e tregoi se i ve te dy kaqolet njesoj me te njejten shporte dhe se alternativat e sjella nuk bejne nje lek... tani, se nuk ka alternativa te tjera dhe se ja kane marre shpirtin keta te dy cere faji ka poplli ketu?

Lere or Toko popllin m'pune t'vet se as nuk eshte fatkeq e as nuk eshte se s'di te zgjedhi. Puna eshte qe duhet "t'i soset uji gamiles" se popllit qe t'e shpertheje e tua tregoje vendin ketyre plehrave. KAQ.

Per mendimin tim populli yne vuan se ka njerez si Berti e Asterik. Njeri ndjehet i fyer se i kam ofenduar popullin pjese e te cilit jam edhe vete. Tjetri po ashtu eshte i fyer po ama mendon se zgjidhja eshte tek uji i gamiles.

I dashur Asterik!

Gamilet jane bere per ne lindjen e mesme ndersa populli ne e ka ADN nga vendet nordike smiley

Po mer toko po, si t'thush ti.. po shif se mos e kemi ADN nga pak me ne veri, nga eskimezet ... se si shume brune kemi dale :wave:

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).