Përvjetori i masakrës së Srebrenicës - Kujtimet e dy helmetkaltërve hollandezë

Enklava e Srebrenicës gjatë luftës së Bosnjes ndodhej nën mbrojtjen e helmetkaltërve hollandezë. Trupat serbe e sulmuan atë me 11 korrik 1995 duke deportuar dhe vrarë 8 000 muslimanë boshnjakë.
 

Ish pjesëtari i njësisë „Dutchbat" nuk e ka parë vrasjen me sytë e tij – por Srebrenica e rëndon së tepërmi Henri van de Beltin ( Henry van de Belt): "Unë kam parë deportimet e njerëzve, spastrimet etnike. Ajo që më rëndon më së shumti, është mungesa e forcës për të ndërmarrë diçka. Por kur të janë lidhur duart nga të gjitha rregullat e mundshme dhe lejohesh vetëm të vështrosh dhe të njoftosh se çfarë ndodh... Kjo gjendje është përvoja më e keqe, që kam patur ndonjëherë."

Kujtimi i ushtarit hollandez: Nuk kishim mandat për të luftuar

Henri van de Belt, bënte pjesë në kontingjentin e helmetkaltërve hollandezë, që duhej të mbronin enklavën myslimane të Srebrenicës, vetëm përmes prezencës së tyre. Por serbët nuk u trazuan nga prania e misionit paqeruajtës të helmetkaltërve. Ata morën Srebrenicën me forcën e armëve dhe hollandezët, 450 ushtarët, vështronin duarlidhur. Të luftuarit, thotë Henri van de Belt, nuk ishte asnjëherë alternativë. Ushtarët kishin qenë të dobësuar. Nuk kishte ushqime, kishin pak karburant dhe batalioni ishte pakësuar. Dhe ata nuk kishin mandat për të luftuar, tregon Henri van de Belt.

"Kampi ynë ishte i stërmbushur me refugjatë. Sikur të ishte marrë vendimi për të luftuar, atëherë për serbët do të kishte qenë e lehtë të na vrisnin të gjithë. Atëherë do të kishte patur më shumë viktima, shumë më tepër, se sa janë vrarë."

Srebrenica - një enigmë makabre

Srebrenica është genocidi më i madh ndaj civilëve, që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore. Pasi morën qytetin, serbët nën udheheqjen e Ratko Mladiçit i ndanë muslimanët boshnjakë. Gratë, fëmijët dhe pleqtë në njërën anë, burrat dhe djemtë në anën tjetër. Gratë i larguan me autobuzë të shoqëruar nga ushtarët helmetkaltër hollandezë. Por, këto thotë ish ushtari i helmetave blu Johan de Jonge, ishin të pafuqishëm. Johan de Jonge: "Ne nuk kishim armë më. Megjthatë ne jemi përpjekur t´i mbronim atje njerëzit, si të mundnim. Por në gjysmën e rrugës djemtë tanë i nxorën nga autobuzët, ata duhet të ktheheshin në këmbë në kamp. Në anën e majtë dhe të djathtë të rrugës u nxorën gratë më të bukura, nga mosha 14 deri 30 vjeçare. Ata i morën pastaj në pyll dhe pjesën tjetër mund ta marrësh me mend...."

Johan de Jonge ka qenë atëherë vetëm 20 vjeç. Srebrenica ishte për ushtarin profesionist angazhimi i parë jashtë shteti. Ashtu si shokët e tij ai nuk ishte i përgatitur për atë, që do t´i priste në Ballkan. Brutaliteti i serbëve dhe vrasja e tyre me plan.

8 000 djem dhe burra myslimanë u bënë pre e serbëve në ditët e para të korrikut të vitit 1995. Disa u përpoqën të iknin në pyje dhe u vranë nga minat.  Por shumica e tyre u ekzekutuan dhe u futën pastaj në varreza masive. Vrasja ishte e planifikuar mirë. Për të humbur gjurmët, kufomave në muajt më pas iu ndërrua vendi disa herë. Përreth Srebrenicës, vitet e fundit janë gjetur më shumë se 20 varreza masive.

Marshimi i paqes Tuzlë - Srebrenicë

Tmerrin e përkujton një marrshim paqeje 100 km, nga Tuzla në Srebrenicë, që u organizua vitin e kaluar. Në fund të tij u varrosen burrat, eshtrat e të cilëve janë mundur të identifikohen. Srebrenica vazhdon të jetë një enigmë makabre. Henry van de Belt dhe Johan de Jonge, morën pjesë në marrshimin e paqes. Kryetari i bashkisë së Srebrenicës, ftoi ushtarët e dikurshëm të OKB-së. Disa hollandezë e patën pranuar ftesën dhe shkuan në Bosnjë, për t´i treguar popullsisë respektin e tyre. Vetëm se reagime miqësore nuk pati ndaj këtij gjesti pajtimi. Shumë boshnjakë reaguan keq, kur hollandezët treguan se ishin helmetkaltër. Henri van de Belt e kupton psenë: "Lë të më urrejnë. Ata nuk munden ndryshe. Sepse deri tani asnjë gjeneral nuk ka thënë, unë jam përgjegjësi, unë e mora vendimin. Janë ushtarët dhe njësitë, që kthehen, jo oficerët dhe gjeneralët."

Srebrenica nuk harrohet. As për boshnjakët, që kanë humbur familjet e tyre dhe as për helmetkaltërit hollandezë, që janë kthyer të traumatizuar nga ky mision. Ajo që i bashkon është bindja, që shkaktarët e masakrës, Radko Mlladiç dhe Radovan Karadziç, të dalin sa më parë të jetë e mundur në gjygj në Tribunalin e krimeve të luftës. Edhe si fundament për paqen dhe stabilitetin e vazhdueshëm në Ballkan dhe për një të ardhme në Evropë.

Ish-ushtari hollandez, Johan de Jonge e formulon kështu: "Më duket shumë mirë që Serbia hyn në BE. Por atëherë duhet ta dorëzojnë Mlladiçin. Atëherë mund të mbyllim një kapitull dhe të vazhdojmë të jetojmë pjesën tjetër të jetës

Autor : Birgit Augustin / Esat Ahmeti

Redaktoi : Aida Cama

26 Komente

Republika serbska duhet te bej apologji dhe te paguaj reparacionet.BE-ja te mos i liberalizoj vizat me serbine derisa te ket nje pendim te sinqerte per krimet makabre qe kan kryer kunder fqinjeve te tyre serbet.

Dhe media perendimore duhet ta ndaloje simpatine qe ka per serbine,kur ne nje dite si kjo BBC-ja e media te tjera i kan kushtuar me shume nje festivali ne serbi se sa lajmit te srebrenices.

Krimete  kryera ne Bosnje nuk jan nje njoll per Europen,por per kombin serb, kurse simpatia per kriminelet, mos kerkesa e llogarise, dhe shemtia pro-serbe ne europe ne pergjithesi jane nje njolle,nje turp,dhe nje dritare e hapur nga ku mund te veshtrojme ashiqare fytyren e vertete te europes.

 

 

Sehirlleku i holandezeve per mua do te thote shume...Do te thote se Europes nuk i hapet barku fort per çndodh ne Ballkan ....Qe debulesen per serbet nuk e ka fshehur kurre...

 Zana, sepse kam idene qe nuk e lexova fare artikullin! Ose te pakten fillimin.

Nuk te kuptoj PF...shkoqite me mire....

 Zana, hollandezet thone qe u vjen turp qe nuk munden te reagonin. Srebenica ka qene momenti i madh i reflektimit te politikes se UN. Pa gabimin e Srebenices, nuk do te kishte pasur drejtesi dhe mbrojtje per kosovaret dhe bombardime te Serbise. E kam pare me syte e mi luften ne Bosnje, dhe Kroaci, ashtu si edhe ate te Kosoves e Maqedonise. Nejse, muhabet shume i gjate, por sa per te dhene nje shembull, Srebenica eshte holokausti i Serbise, dhe shume gjera ndryshuan qe aty. 

  edhe une mendoj se edhe qe Nato u angazhua ne Kosove ne nje fare menyre per te shplare ç'ka ndodhi ne Bosnje....me siguri...Megjithate Lobi serb ne Evrope eshte shume i fuqishem....e kjo nuk duket thjesht ne liberalizimin e vizave.ne gjithçka...ne keqardhje,lehtesira,investime....Merren shume me seriozishte kerkesat e tyre se sa te kosovareve megjithese te martirizuar nga serbet....

NATO nuk u angazhua ne Kosove per te shplare ate qe ndodhi ne Bosnje, ky eshte nje disinformim i shemtuar i realitetit qe na serviret nga perendimoret,qe gjoja u nxorr mesimi nga Bosnja dhe nderhyrja ne Kosove ishte humanitare.

KJO ESHTE NJE PALLAVER E TURPSHME,QE ASNJE SHQIPETAR NUK DUHET TA PRANOJE.

Shqipetaret luftuan, ishte UCK-ja qe e ndezi shkendijen e konfliktit te armatosur me serbine, dhe jo serbia ajo qe e para sulmoi popullsine shqipetare,ky eshte nje fakt shume dmthns. Ne momentin qe shqipetaret ndezen shkendijen e nje lufte te armatosur ne serbi, dihej qe serbia e kishte humbur Kosoven,pra ishte vetem nje ceshtje kohe.

Milloshevici nderrmori nje marrezi duke u perpjekur te ndryshoje demografine me ane te nje gjenocidi.

NATO nuk nderhyri per humanizem,apo "TO SAVE THE ALBANIANS " por nderhyri qe mos ti lejonte te 6 milione shqipetaret e  ballkanit ti pirdhinin "N'TA" BE-se dhe Amerikes dhe te ndiznin flake gjith kontinentin.Kjo eshte e vetmja arsye,te tjerat jane pallavra.

Shqipetaret nqs nuk do te ndalohej serbia do ti kthenin shpinen perendimit duke kerkuar aleate te tjere dhe duke hapur ne europe nje lufte qe nuk i dihej fundi.

Keshtu qe ne rradhe te pare NATO me nderhyrjen ne Kosove shpetoi Europen dhe Serbine, dhe kreu nje detyrim nga halli kundrejte shqipetareve.

Kurse me keta gjynahqaret e Bosnjes ishte tjeter pune,sepse ata ishin te izoluar nga te gjitha anet dhe nuk kishin ku te kerkonin ndihme.Ishin te pashprese.Nuk kishin menyr se si te armatoseshin dhe te hapnin lufte qe mund te zgjaste ne europe.Biles edhe keta te srebrenices kishin dorezuar armet tek paqerujtsit e OKB-s perpara se ata ti dorezonin si cjapi tek kasapi.

 

PS.Sa per Shqiperine tone esht turp qe politika jone,dhe inteligjenca nuk i ben me dije europs se pa ndryshuar sjelljen e saj me shqipetaret dhe pa ndryshuar qendrimet e shemtuara pro serbe,dhe pa qene e paanshme ne konfliktet e Ballkanit,ateher te thyej qafen,te mos e bej ne plan te kaloj nga lagjia jone.

 

 Ttmsoia

E kam degjuar shume here ne Kosove kete menyre te aresyetuari, por kurre te shoqeruar me argumenta dhe fakte bindese. Gjithashtu kjo nuk perputhet as me ato qe kam pare ne Kosove si dhe me eksperiencat personale qe kam pasur atje si gjate luftes, ashtu edhe pas saj.

Faleminderit per rikujtimin sidoqofte.

Peshku Fluturues

C'far konkretisht nuk perputhet,dhe ku pikerisht calon argumenti.Jam mese i gatshem ta argumentoj,dhe mese i sigurt qe  te qenurit nga na juaj ne Kosove ne ate periudhe do te ma lehtesoje debatin.

 Ttmsoi. Ti nuk ke sjelle ndonje argument, ose te pakten une nuk e vura re dicka te tille. Me sill te pakten dy tre fakte ne mbeshtetje te teorise tende. P.sh. me thuaj tre betejat me te famshme te UCK, ose nje qytet te cliruar nga UCK ose cfare te duash xhanem si fillim.

Ah,po e paske kap gabim ti.Une thash vetem qe UCK-ja ndezi shkendijen qe sinjalizonte fundin e serbise ne Kosove,pas kesaj shkendie ishte vetem ceshtje kohe.serbia humbi dhe UCK-ja e kreu rolin e saj historik.UCK-ja as nuk mund dhe as nuk donte dhe ishte e qartesuar qe nuk kishte rol historik shpartallimin ushtarak te serbise dhe clirimin ushtarak prej saj te Kosoves.Vetem shkendin.

Ishte shkendija qe krijonte rrethana qe e linin perendimin vetem me nje alternative,qe ishte largimi i serbise nga Kosova.Alternativa tjeter ishte e paimagjinueshme,sepse ishte nje humnere qe nuk dihej se nga e verviste kurven plak.Ja te shtjelloj nja dy gjera shpejt e shpejt.

ATERNATIVAT PAS SHKENDISE.

 

 

Milloshevici- opsione te limituara,ose do te vazhdonte nje lufte te gjate konsekuencat e te ciles ishin te pahamndesueshme jo vetem per serbin dhe rajonin por edhe me gjere,kunder guerrilsave ne nje province ne te cilen mbeshteteshin nga gati 90% e popullsise,gje qe vendosi mos ta bente,ose do ta linte Kosoven vet,gje qe nuk e bente dot dhe nuk zgjodhi ta bente,ose do te bente cmendurine te spastronte rajonin nga shqipetaret (nje cmenduri pasojat e te ciles do te ishin me te tmerrshmet te mundshme),Milloshevici zgjodhi te fundit,ndoshta edhe duke e ditur shume mire qe lufta ishte e humbur gjithsesi.

 

PERENDIMI-Ne momentin qe u ndez shkendija perendimi ngeli pa opsione,UCK-ja e ndezi shkendine e zjarrit, eksperimenti deshtarak Rugova perfundoi.Nqs kishte ngelur tashme ndonje fije shprese per te integruar rajonin dhe per te ruajtur paqen ne europe duhej patjeter Milloshevici te terhiqej nga Kosova.

 

Shqipetaret- Gjate bisedimeve ne Zvicer i zgjedhuri i pales shqipetare ne bisedimeve i tha perendimit qe "MOS NA PYESNI CFAR KRAHU POLITIK JEMI NDERKOHE QE JEMI NEN SULEM NGA TE GJITHA KRAHET" .Me pak fjale perendimi ose do nderhynte tek padrejtesia qe vet u kishte bere shqipetareve ,ose shqipetaret do e shkaterronin enderren e perndimit per rajonin,e ndoshta me teper se aq.

 

Une keshtu e lexoj historine nga qoshja ime.

 

 Me pelqeu ajo fjala shkendija.  Kjo ishte tamam ajo qe bente UCK, lufta guerrilo-partizane. Ato hidhnin nje bombe ne restorant a vrisnin nje serb patrulle thjesht duke shpresuar qe reagimi serb ndaj popullates do ti shtonte rradhet e tyre. 

Sa per kuriozitet beteja e pare e uck me serbet ka qene ajo e Likoshanit me 28 shkurt ku Uck sulmoi nje patrulle serbe ne postbllok. Nga ana serbe dy police vdiqen nga plaget e marra. Ne fund te asja dite 26 shqiptare nga likoshani ishin vrare. 5 dite me vone, ne shenje hakmarrje  ushtria serbe rrethoi shtepine e Adem Jasharit. Ushtria e rrafshoi kullen me artileri dhe ne fund te betejes 58 te vrare te tjere. Matematika nuk funksiononte. Martirizimi po.

UCK me ane te ketyre shkendijave martirizuese ndezi shume zjarre ne Kosove dhe njerezit te trembur nga makineria vrastare serbe u ngriten me kuc e me mac dhe zbriten ne Shqiperi e Maqedoni. Ishin pikerisht karvanet e refugjateve te pasqyruar nga absoulutisht cdo emision lajmesh i botes ato qe e sensibilizuan NATO-n te futej ne lufte. Nderkohe UCK-ja rrinte ne Padesh dhe qellonte me artilerine e dhene nga ushtria shqiptare vendet ku ata mendonin se ishte lokalizuar artileria serbe. Artileria qellonte dy here ne dite. Ne oren 12:00 dhe ne oren 15:30 qe ishte ora kur avionet B;52 te nisur nga aeroporti i Brindizit benin bombardimet ne zonat kufitare me Shqiperin. "Leopardet" "Tigrat" dhe "Cakallet" e UCK-se rrinin tek Bar Amerika ne Kukes ku benin edhe "konferencat" e shtypit, "beretat e zeza" benin manovra te perbashketa me ushtrine shqiptare ne Kolsh, qe zgjasnin jave te tera, kurse ne nje nga cepat e rruges qe zbriste nga Kukesi ishte ndertuar nje baze e fshehte e UCK ku nuk lejohej te futej askush, dhe prej nga luftetaret e UCK ndalonin te gjithe makinat e autobuzet me refugjate qe zbrisnin per ne Tirane dhe i merrnin here me te mire e pastaj edhe me te keq djemte e rinj qe duhej te ktheheshin e te luftonin ne Kosove e jo te zallahiteshin ne Tirane.

Sa per Rambujene dhe barsaletat me Thacin, besoj nuk ja vlen te zgjatemi. Nga njera ane nuk i ve edhe faj sepse i moren nga rruga dhe i ulen ne keshtjellen e politikes perendimore si vendimarres. 

Se fundi mos harro, qe ai qe firmosi humbjen e Miloshevicit quhej si per ironi Michael Jackson dhe ishte amerikan.

Njehere tjeter po deshe do te tregoj historite e dites se pare te hyrjes se trupave te Natos ne Kosove. Flas per pjesen qe hyri nga Morini per ne Prizren e me vone per ne Prishtine. Per te qare e per te qeshur, po hajt mo se lufte ishte...

Une e shpjegova qe shkendija nuk la me opsione.Sido qe te shkonte muhabeti,edhe mos te kishte zgjedhur gjenocidin milloshevici,perseri cdo opsion ishte humbje e Kosoves per serbine.

Kur flas per palen shqipetare ne bisedime ,nuk kam parasysh Rambujene,por takimet e para UCK-Amerike me te cilat UCK-ja eshte prezantuar nga nje intelektual i thjeshte shqipetar qe jetonte ne Zvicer,i cili frikes te Amerikaneve se mos UCK-ja nuk perkrahte nje Kosove demokratike dhe ishte pro-Enveriste,apo dicka tjeter e ndonje krahu ekstrem,( sic propagandonte serbia,ku shqipetaret i quante edhe naziste qe kishin vrar Cifut tek cifutet,edhe anti-nazist jo evropian tek e djathta ekstreme,edhe mysliman fanatik ne qarqet fetare ne Europe e Amerike,edhe ateist te terbuar qe nuk kan din e iman tek vendet Myslimane) ai ju pergjigj se nuk behet llaf kujt krahu i perkasim kur jemi nensulem nga e majta,nga e djathta nga lart e nga poshte.

 

Ai qe firmosi humbjen e Milloshevicit nuk quhej Michael Jackson,humbja e Milloshevicit nuk u firmos nga askush,nqs do te quhej nje firmosje si humbja e Milloshevicit atehere ishte Firmosja e Thacit ne Rambuje.Humbja e Milloshevicit u firmos me fillimin e veprimtarise luftarake te UCK-s.Mund te thuash qe cdo nyje dhe kthese e asaj historie ishte firmosje e humbjes te Millos.

SQARIM

Michael Jackson (SIR) nuk eshte Amerikan por ishte Shef i Shtabit te ushtrise Britanike gjat luftes ne Kosove.

Wesley Clark esht Amerikan dhe ishte ne krye te ushtrise Amerikane per luften ne Kosove.(ky Jackson mbushi breket nga frika kur hyn Ruset ne Prishtine,kurse Clark ishte nje gjeneral i vendosur dhe i patrembur,biles i gatshem te hapte edhe lufte boterore vetem qe te mos lejonte Ruset ne Kosove)

 

 

Zana. A e ke pyetur veten ndonjehere sepse edhe plani "marshall" edhe Stalini investimet me te medha I bene ne dy gjysmat e Gjermanise naziste dhe te mundur. 9fare kishin gjermanet qe I dallonte nga te tjertm @ergjigjen gjeje veten dhe une nuk ta them se pastaj do dilja poliagjentm

Pergjegjesia kryesore qe ne mes te Evropes ne vitin '95 vriten 8.000 boshnjake civile dhe perdhunohen me mijera gra e vajza nen hunden e "helmetkalterve" eshte e gjeneraleve te ketyre "helmetkalterve", por qe nuk ju heq asnje fije pergjegjesie qe ju takon atyre ushtarakeve qe kane qene te pranishem aty.

Nje njeri normal, qe di se c`eshte e keqja dhe e mira, ose do te nderhynte ose do te flakte tej uniformen dhe do te ikte qe andej.

Kam pare edhe videot origjinale dhe shprehjet e fytyres se ketyre "helmetkalterve" qe dalloheshin qe as nuk e vrisnin mendjen se cfare po ndodhte dhe kishin nje perbuzje per ata civile qe po masakroheshin si bagetite ne pranine e tyre.

Hehe, serbet kane qene dhe ndoshta edhe jane akoma per shume vende ne Evrope te privilegjuar, dora e forte qe derrmon ca te keqij qe jetojne atypari.

Me sa kam lexuar une ne fund te viteve 90 NATO kishte humbur rolin e saj Lufta e ftohte kishte mbaruar dhe ushtaraket ne Pentagon dhe ne Evrope deshin dicka tjeter per te mbajtur kete strukture ushtarake e ngritur per nje arsye qe tani i kishte humbur roli. Argumenti qe ushtaraket nxirnin para civileve ishte qe NATO mund te sherbej per ruajtjen e paqes dhe stabiitetin ne bote, mbrojtjen e te drejtave te njeriut etj etj. Civilet argumentonin se NATO nuk e ben dot kete se forcat e NATOS mbi 70% ishin stervitur dhe pergatitur si forca mbrojtese vetem forcat USA dhe Turke ishin stervitur per mesymje. Sipas civileve detyra e re qe kerkonin te mernin ushtraket donte nje force mesymese . Prandaj civilet sugjeruan shkrirjen e NATO. Klinton nen presioni e ushtarakeve gjeti si rruge dalje Kosoven Kosova do te ishte per trupat Evropiane nje pike stervitje ku ato duhet te tregonin se kishin aftesi te beheshin trupa mesymese dhe  pushtuese /paqeruajtse jashte teritorit te NATOS. UCK eshte e vertete se nxori shkendijen e pare te luftes ne Kosove. NATO nuk hyri se u dha e drejte Kosovare apo UCK, as edhe si preteks nuk e perdori kete Ajo hyri me planin e stervitjes se turpave evropiane per mesymje dhe paqeruatjese. Dhe ne shqiptaret duhet te kemi parasysh se  asnjehere NATO, Evropi apo SHBA nuk na ka dhene te drejte se na takon  pavarsia dhe  vetvendosja Ajo gjithmon ka thene se Serbet masakruan shqiptaret ( gabimi  i Milloshevicit) prandaj duhen ndare shqiptaret nga Serbet Te mos fluturojme me presh se NATO na dha te drejte se ne jemi shekullore ne ato trorje para Serbese e bla bla bla NATO as qe do tja dije per keto Ajo thjesht perkon qetesi ne oborin e saj lindor

 Kjo eshte ana tjeter e medaljes dhe eshte shume e drejte. Klintoni e rikrijoi Naton ashtu sic Bushi e rishkateroi. Tjetra ishte ana propagandistike. Nato luftonte per te mbrojtur nje popullsi muslimane kunder te krishtereve. Ishte e para here qe nje lufte e Amerikes mbeshtetej nga bota arabe. Tjetra ishte per ti treguar vebdin ushtarakisht Rusise. Ketu hyn me pas edhe kompromisi i heshtur per Cecenine. Tjtra per te treguar se kush i jepte paret ne Nato dhe kush i merrte vendimet etj.

Ore jeni ne vete ju ,apo flisni ashtu kot,te dal ku te dal.

Klintoni kishte par enderr prandaj e ndermorri ate mision.

Ju flisni sikur vendosi Klintoni ta pastronte kopshtin para shpis apo jo.

Nuk lat me budalliqe pa hamendesuar pervec se arsyes me madhore.Po te ndermerreshin luftra me hamendesime te tilla ,vaj halli,ku do ishte bota sot.

Po flasim per nje vendim UNANIM nga Amerika ne France,ne Gjermani,ne Britani,ne Itali,Hollande,Greqi,Turqi.Nuk e vrisni pak mendjen se duhet me shume se deshira e Klintonit apo planet dytesore te Amerikes te arrihet ky Unanimitet?

Na ka shnderruar media perendimore ne papagaj te bezdisshem ne shqipetareve.

A e kuptoni qe angazhimi i NATOS ne Kosove ishte aleanca me e madhe politike dhe ushtarake e historise???

Dhe arsyeja me madhore eshte ajo qe ua kam thene.Po te hiqni syzet e medias boterore do e shikoni cila eshte.

Shqipetaret mund te minonin planet per rajonin,e ndoshta me gjere.Kjo eshte arsyeja me madhore,nuk mund te lejonte perendimi shqipetaret te shikonin per aleanca anti-perendimore per mbeshtetje.

Mos harroni gjithashtu se vetem Shqiperia kishte aq municione sa te bente lufte ne kosove per vite te tera,pa pas nevoj mbeshtetjeje nga jashte.

Nqs do te lejohej nje gje e tille atehere do kishim nje lufte per vite te tera ne zemr te europes,qe mund te sillte lloj lloj ndodhirash ogurzeza per gjith kontinentin,mund te prishte aleanca,ndante miq te vjeter,hapte luftra te reja,shperbente NATON, etj etj etj .

 

 

 

 

 

 

Sepse po me duket prape si I degjuar ky muhabeti I heqjes se syzave te medias perendimore dhe I degjimit me kujdes te dikujt tjeter (ty ne kete rast) qe tani do na zbuloje para syve tane te Verteten e Madhnueshme qe eshte vetem njin dhe qe per nje aresye te pashpjegueshme e di vetem ti.Une po e mbyll ketu se e di thuajse permendesh se ku do dalesh pas dy tre replikash te tjera.

Si zakonisht edhe kjo lufte nuk u mbeshtet nga bota arabe.Ata u bene me serbet dhe po te shohesh reagimet e tyre edhe sot do te habitesh.

PF, me vjen mire qe dikush deshmon se ka qene aty gjate ketyre viteve dhe ka mundesi t'i ofroje te gjalla shashkat ose jo te uçk-se.

Po do te ishte po aq mire te flitej, mendoj une, edhe per shashken apo shkendijen e e uçk-se ne Mitrovice; jo per gje, por kam pershtypjen qe prishet shume pazari i imazhit te Natos si force asnjeanese ne Kosove, e cila na paskesh hyre pa program e thjesht per prova ushtarake mesymjesh.

I intereson njeriu thua, pse pikerisht Mitrovica vazhdon ende te ruhet nga forcat franceze?

Sa per muhabet, gjenocidi i Srebenices, nuk do te mund te ndodhte nese populli, siç u tha edhe me lart, nuk do te ishte çarmatosur; nuk ka faj as Mlladiçi e Karaxhiçi per kete akt, ndaj kjo do kerkuar gjetke. 

Gjenerali i operacioneve te Natos ne Srebenice ka emer dhe shtetesi, quhet Janvier dhe eshte freng. Rron i qete ne France dhe jep intervista te paturpshme, nderkaq qe nje pjese e ushtareve hollandeze rrojne me hijen e shemtuar te krimit te tyre, te cilin nuk u ka njeri per borxh ne Bosnje t'ua mirekuptoje.

keto Hollandezet kane qene per te bere palle ne Bosnje ...e kam pare nje video qe kishte filmuar ushtaret Serbe duke marrshuar te lidhur muslimanet per tu pushkatuar  ....duke ecur disa metra anash ushtareve Hollandeze qe rrinin NORMAL dhe hic te shqetesuar (me vone kane thene se ishin te frikesuar). Shkurt, Evropes nuk iu be vone per Boshnjaket se i lane pa arme dhe pa mbrotje.

Tani keto serbe qe kane vrare, prere dhe perdhunuar qe mund te jene ne moshat 28-45 vjec do te lejohen pa viza neper Europe

sdi kush ka thene se EVROPA ESHTE KURVE!

dhe anglezi SIR Michael Jackson i mushu pantollonat dhe i la russet te kalojne per ne Prishtine, edhe pse skishin te drejte, dhe pastaj u kritikua per uljen e autoritetit te NATOS

 

ore, mire se kta te vraret duhen kujtuar, por kush eshte ai qe njeh fare pak historine e gjysmes se dyte te shekullit ta kaluar, qe do te pranonte se Srebrenica eshte genocidi me i madh qe prej L2? Ta thuash kete eshte nje gje, por ta besosh eshte dicka tjeter. Stalini nuk beri genocid? Pol Poti po ashtu, Mao po ashtu, pastaj Henry Kissinger e m'the t'thash ne Vietnam, pastaj Bushi ne Iraq.. ose Izraeili para isa muajsh? Vetem kta 3 te paret kane ngrene nja 10 milion koka njerzish. Apo vari lesht thuasj se genocidi eshte nje term qe nuk ka te bej me aktin por me aktorin, tip birre pa gaz.

Greece faces shame of role in Serb massacre
http://www.guardian.co.uk/world/2003/jan...

'This is our best-kept secret, the subject no politician of any persuasion has ever wanted to broach,' said Takis Michas, author of Unholy Alliance: Greece and Milosevic's Serbia. 'In an era where everyone is saying sorry, in Greece at least no one has shown remorse for the crimes in Bosnia when undoubtedly a significant proportion of the political establishment bear some responsibility.'

The US-published book, yet to be printed in Greek, records in shocking detail the relationship between the two Orthodox nations, including the leaking of Nato military intelligence under socialist leader Andreas Papandreou. (...)

During the wars the Greek media was fanatically pro-Serb, portraying Yugoslav Muslims as 'infidel Turks' (...)

Last year, in a 7,000-page report that the Dutch authorities commissioned into the 1995 Srebrenica massacre, Greece was revealed to have sent shipments of light arms and ammunition to the Bosnian Serb army between 1994 and 1995. The report describes how Greek volunteers were implored, in intercepted army telephone conversations, to raise the Greek flag after the town fell. (...)

Around 100 soldiers are believed to have joined the Greek Volunteer Guard, formed at Mladic's request. The unit, which fought alongside Russians and Ukrainians, was led by Serb officers and had its own insignia - the double-headed eagle of Byzantium. At least four of its members were awarded the White Eagle medal of honour by Karadzic

Peshku Fluturues

Arsye ka shume,edhe ato qe ke thene ti, une nuk ti mohoj , arsye jan, por arsyeja kryesore eshte pa pike dyshimi ajo qe te kam thene une. Po ta perseris per here te fundit.

PERENDIMI NUK MUND TE LEJONTE NJE LUFTE NE ZEMER TE EUROPES, NJE LUFTE TE CILES NUK I DIHEJ FUNDI, TE GJITHA INVESTIMET E PERENDIMIT DHE PLANET PER RAJONIN MERRNIN FUND, POR JO VETEM AQ, MUND TE CONTE NE PRISHJE ALENCASH, SHPERBERJE TE NATOS ETJ ETJ ETJ.

Dhe kjo eshte nje llogjike e pakontestueshme. PIKE.

Duhet te jesh naiv te mendosh se arsyet ishin humanitare. Ta thash dhe po ta perseris nderhyrja e NATOS ishte nje nderhyrje e detyruar per interesin e saj ne rradhe te pare, dhe ruajtjen e paqes ne Europe. Mos e bej veten goj te medias te peshtire perendimore,sep se po te ishte vertete humanizmi dhe dashuria qe kishin per shqipetaret arsye, nuk do te villnin vrer per vite me rradhe kunder shqipetareve dhe simpati kundrejt serbeve. Te pakten kaq kuptoje.

Ti po e kontradikton veten shume here, nje here me thua qe e ke degjuar shume here kete argument, nje her me thua jam vetem une ai qe e them kete gje. Na hiqesh si njohes shum i mire i kesaj historie por ben gabime trrashanike duke quajtur Michael Jackson nje Amerikan qe firmosi humbjen e Millos.

Perendimi per luften ne Kosove ishte ne aleance anonime si asnjeher ne historine  e njerezimit, nuk te ben kjo te mendosh?????

As per Afganistanin, as per Irakun nuk kishte nje unanimitet te tille. Greqia per arsyet qe ke thene ti nuk do te ishte kurre dakort me Ameriken dhe Turqine, sidomos duke marr parasysh gati 100% e popullit ishte kundra. Poashtu Franca dhe Gjermania kurre nuk do te binin dakort qe Amerika te ndermerrte sulme ushtarake ne Europe, sidomos kunder deshires te Rusise, dhe sidomos kunder serbise, ne favor te shqipetareve.

Ah mor i dashur, po nuk i harxhon kot bota ato miliarda per fantazirat qe na thoni ju.

 

Solidarnosc

Ke te drejte kur thua bota arabe ishte kunder nderhyrjes te NATOS ne Kosove, dhe arsyeja eshte ajo qe kam thene me lart. Shqipetaret zgjodhen perendimin, dhe perendimi ju pergjigj kerkeses te shqipetareve, per interes te vetin ne rradhe te pare, perndryshe shqipetaret kerkonin aleanca te tjera edhe kushedi si vente ai muhabet. Ja keshtu.

Arabet patjeter donin qe shqipetaret mos te kishin ku te perplasnin koken, dhe derguan njaca mjekerpalare medemek do luftonin per vellezerit mysliman ne Kosove, UCK-ja nuk i lejoi. (ka pas disa, por vari lesht, nuk u lejua si ideologji ne Kosove ajo, megjith perpjekjet madhore te serbise dhe myslimano-joshqiptar) ta kthenin ne lufte fetare.

Mbaj mend kur Kosova shpalli pavaresine, Islamiket u terbuan, dhe bota Arabe perpiqej te bindte opinionin botror qe serbet ishin nje popull martir, qe kishte vuajtur nga djalli amerikan.

Al jazeera e ftoi ne ate kohe Boris Tadic-in per nje interviste 1 ore te gjate ne nje orar ku audienca te ishte maksimale.

Pyesni veten perse islamikeve u qau zemra per Bosnjen???? Sepse Bosnja skish ku te perplaste koken dhe u detyrua te drejtohej per ndihme tek Islamiket, te cilet gjithmone kusht kan luften fetare.

Por teme e gjate...........

 

Turp per kombin serb masakra e Srebrenices.

Trupat e OKB-se ne Srebrenice kishin shkuar si garantues te paqes dhe kerkuan dorezimin e armeve nga Boshnjaket, te cilet mbasi i dorezuan ato arme ne baze te marreveshjes dhe ngelen nje popullsi e paarmatosur ne besen e trupave te OKB-se u dorezuan tek trupat serbe te mlladic-it i cili i masakroi.

Cfar TRADHETIE.

Turppppppppppppppppppp

 

 

 

Kush u denua per kete tradheti?

Lajmet flasin vetem per dekoratat dhe nderimet me te cilat kombi hollandez blatoi batalionin e tij te lavdishem per trimeri te pashembullt gjate gjenocidit te Srebenices.  

Mlladiçi vazhdon te ruhet haptas nga te nenes dhe nga te Natos, dhe ne vend te tij  denohen ish punonjesit e Gjykates se Hages qe e denoncojne ruajtjen e tij nga vete Nato.

Apo do t'ia mveshim gjithe fajet Karaxhiçit çair-ngrenit, per te cilin presim nga momenti ne moment lajmin e pushimit te zemres? Apo i pushoi shpretka Milosheviçit?

Sa bukur pa fajtore; eshte vintage!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).