Pertej Sali Berishes!

Sali Berisha, lideri i Partise Demokratike ne pushtet, eshte votebesuar me 28 qershor, per nje mandat tjeter qeverises. Ky eshte i katerti ne 18 vjet, qe partia e tij fiton qe prej dhjetorit te vitit 1990, kur ajo u themelua pas protestave te studenteve kunder komunizmit ne Qytetin Studenti ne Tirane. Mandati i katert per PD-ne, kundrejt tre te fituar nga Partia Socialiste (njeri nen siglen e PPSH-se ne 31 mars 1991), ka brenda tij mjaft fakte interesante: E para, Sali Berisha mbetet sot i vetmi lider i kohes se ndryshimeve antikomuniste ne Evropen Lindore, ende ne pushtet dhe ne politike aktive! Shume prej lidereve te tjere historike dhe tradicionale te Evropes Lindore, jane zhdukur nderkohe nga skena politike, ose nuk i kane rezistuar dot dinamizmit te saj.

E dyta, sipas "The Economist" qe i referohet "Zogby International", Berisha mbetet i mbeshtetur kryesisht nga moshat nen 49 vjec. Sipas Zogby, votuesit nen 35 vjec mbeshtesnin 42% PD dhe 34% PS, megjithese lideri konkurrent, Edi Rama, eshte 20 vjet me i ri se sa Berisha dhe ka nje te shkuar shume me ekstravagante. E njejta statistike mbeshtetet edhe nga kompanite e tjera te sondazheve, qe sqarojne se mbeshtetesit e PD-se jane me te shumte nga mosha 18-49 vjec, kundrejt atyre te PS-se qe marrin revansh nga mosha 49-70 vjec. Pikerisht ata mbi 70 vjec jane mbeshtetesit kryesore te PS-se.

Se treti, Sali Berisha behet personazhi i pare politik qe i rrezon Partise Socialiste tre lidere ne 18 vjet. Me 1992 ai mundi Ramiz Aline, duke e nxjerre nga politika, ne 2005-en Fatos Nanon duke e detyruar te jape doreheqjen, dhe ne 2009-en Edi Ramen qe pritet te beje te njejten gje.

Se katerti, duke dale nga stili i tij tradicional, Berisha ka ndertuar kete here nje koalicion pertej se djathtes, me liderin e LSI-se, Ilir Meta, i njohur dhe i pranuar nga e majta si Kryeministri me i suksesshem i saj ne vitet 1999-2001 dhe si njeriu qe mori nje mandat te dyte rresht per PS-ne ne vitin 2001.

Por karriera politike e Sali Berishes, njeriut qe po shenjon fort historine politike te Shqiperise post komuniste, ka pasur plot ulje dhe ngritje. Ai humbi ne krye te PD-se zgjedhjet e para pluraliste te vitit 1991. Humbi referendumin per Kushtetuten ne vitin 1994, humbi mundesine per zgjedhje normale ne vitin 1996 dhe ishte President e toleroi firmat piramidale, kur vendi u kolapsua ne vitin 1997, ne nje nga momentet me delikate te historise se Shqiperise, per te cilen ai ka pergjegjesine e tij.

Qe prej 1997, Berisha ka refuzuar te njohe humbjen e PD-se, perfshi edhe ate te vitit 2001, qe e kontestoi per parregullsi dhe trukim.

Por sot, thuajse 20 vjet pas shpalljes se pluralizmit, protagonist i te cilit ishte, Sali Berisha mbetet lideri me i suksesshem politik ne Shqiperi, nje lider tradicional dhe historik, qe ka anetaresuar vendin ne Keshillin e Evropes, ne NATO dhe po e con ate drejt anetaresimit ne BE; qe vijon te mbetet, njeriu me i votuar, edhe sot, kur eshte politikani me karrieren me te gjate dhe me komplekse ne Shqiperi!

80 Komente

Me 1992 ai mundi Ramiz Aline, duke e nxjerre nga politika.

Nje korigjim te vogel ketu Blendit: z. Alia nuk ka qene asnjehere ne nje loje politike me si kundershtar S. Berishen. Z. Alia kuptoi ne kohe qe vendi nuk mund te ecte me tutje nen ate sistem dhe qe renia e tije (sistemit) ishte e aftert, aq me teper me ndryshimet qe po ndodhnin ne shume vende te tjera ( si psh. B.S.). Konkretisht ai mendoi t'ja kalonte pushtetin ne forme paqesore nje grupi te rinjesh qe ne pamje te pare ishin te shkolluar, kishin kurajon/marrezine e duhur per te kaluar vendin nga ai tranzicion dhe me e rendesishmja ishin figura qe populli nuk i asocionte me komunizmin. Efektivisht historia tregon qe asnje sistem tjeter boteror komunist nuk eshte hedhur poshte me nje nr. viktimash qe mund te numerohen ne nje pale duar.

Fatkeqesisht ngjarjet qe vijuan treguan qe ky grup te rinjesh nuk ishte i etur per demokraci por per oligarki. Sidoqofte meritat e z. Alia ne kete prizem jane te qarta. Berisha fillimisht ishte thjeshte nje pupete ne duart e nje burre shteti largpames, nje burri shteti qe implementoi sistemin multi-partiak, ligjeroi fete,... dhe natyrisht me pas mori 'shperblimin' nga i ashtu-quajturi leader i Fevziut.

 

Por sot, thuajse 20 vjet pas shpalljes se pluralizmit, protagonist i te cilit ishte, Sali Berisha mbetet lideri me i suksesshem politik ne Shqiperi, nje lider tradicional dhe historik, qe ka anetaresuar vendin ne Keshillin e Evropes, ne NATO dhe po e con ate drejt anetaresimit ne BE; qe vijon te mbetet, njeriu me i votuar, edhe sot, kur eshte politikani me karrieren me te gjate dhe me komplekse ne Shqiperi!

U kthye serish Blendi ne gjurmet e shefit te tije. Urime! Desh' na mbushi mendjen me debatin e para ca koheve me Berishen qe kishte ndryshuar faqe.

Vesa, mos u lodh kot te meresh me Fevziun. Ai eshte kthyer thjesht ne nje tregetar rrugesh

Jo po nuk ka si te mbushet mendja sepse Blendi duhet vetem ta shaje Salen pa i vene ne dukje asnje gje te mire qe tju mbushet mendja juve. Prandaj te preferuarit e juaj jane amatoret si puna Muc Nanos dhe Andrea Stefanit dhe jo gazetaret profesioniste si Fevziu.

Prandaj te preferuarit e juaj jane amatoret si puna Muc Nanos dhe Andrea Stefanit dhe jo gazetaret profesioniste si Fevziu.

edhe shoku Enver, jo per 20, por per 40 vjet ishte i suksesshem dhe na çonte nga fitorja ne fitorje ! smiley

Ky eshte i katerti ne 18 vjet, qe partia e tij fiton...

Çfarë është ky Fevziu? Gazetar???

Po ky trapi vetëm gazetën e vet të lexonte do ta merrte vesh që "Partia e tij" kishte nevojë edhe për Metën (pa llogaritur partitë e tjera të aleancës) që të fitonte (dhe ngelet gjithmonë për t'u parë se sa ka fituar)...

Ahhh, gabim trashanik Stalker, Sali Berisha eshte lider i suksesshem ne nje demokraci dhe sistem shumepartiak dhe jo ne nje sistem totalitar terrorist pa asnje te drejte per qytetaret.

Sali Berisha eshte tmerri i lidereve te majte, te liderve te partise se Enver Hoxhes, i nxori dhe largoi nga politika nje e nga nje, demokratikisht dhe me vote.

Te ngjashmin ne kete pike e ka pertej Adriatikut, Berlusconin qe i ka asgjesuar te gjithe lideret e te majtes atje qe nga koha kur hyri ne politike.

Per here te pare ne jeten tuaj, edhe ju te majtet duhet te tregoheni te sinqerte me kundershtarin politik, kur eshte i zoti dhe i afte, t'ia njihni keto merita.

shembulli yt me Berluskonin i vë piken te gjithave ! Aty me rri ! Shembulli i surrogatos politike par excellence !

T'i ketë bërë edhe Sala aq pare sa Berluskoni???

Vetëm me rrogën e kryeministrit??? smiley

Nenkuptimi Ky popull jemi kete udheqes votojme

Faktet jane te gjitha te verteta ju pelqejne apo nuk ju pelqeje ju miltanteve te nje partie apo te tjeteres Dhe mbi keto fakte del konkluzioni se populli kete muzike kerkon te degjoj dhe kengetari ate muzike kendon

Meselera me xhixhilerahe

E para, Sali Berisha mbetet sot i vetmi lider i kohes se ndryshimeve antikomuniste ne Evropen Lindore, ende ne pushtet dhe ne politike aktive! Shume prej lidereve te tjere historike dhe tradicionale te Evropes Lindore, jane zhdukur nderkohe nga skena politike, ose nuk i kane rezistuar dot dinamizmit te saj.

 

Seshte tamam e vertet po edhe nese ishte, duhen thene arsyet pse ka ndodhur kjo.

E dyta, sipas "The Economist" qe i referohet "Zogby International", Berisha mbetet i mbeshtetur kryesisht nga moshat nen 49 vjec. Sipas Zogby, votuesit nen 35 vjec mbeshtesnin 42% PD dhe 34% PS, megjithese lideri konkurrent, Edi Rama, eshte 20 vjet me i ri se sa Berisha dhe ka nje te shkuar shume me ekstravagante.

Do ishte interesant te dinim edhe sa nga keta punojne ne administrate. Kam besimin se shumica e atyre Pd punojne ne shtet ndersa te Ps-se enderrojne te punojne ne shtet.

Se treti, Sali Berisha behet personazhi i pare politik qe i rrezon Partise Socialiste tre lidere ne 18 vjet. Me 1992 ai mundi Ramiz Aline, duke e nxjerre nga politika, ne 2005-en Fatos Nanon duke e detyruar te jape doreheqjen, dhe ne 2009-en Edi Ramen qe pritet te beje te njejten gje.

 

Fallco. Ramiz Alia sishte i tille, Nano tha doreheqjen per arsye te tjera, Rama eshte akoma ne postin e tij.

 

Se katerti, duke dale nga stili i tij tradicional, Berisha ka ndertuar kete here nje koalicion pertej se djathtes, me liderin e LSI-se, Ilir Meta, i njohur dhe i pranuar nga e majta si Kryeministri me i suksesshem i saj ne vitet 1999-2001 dhe si njeriu qe mori nje mandat te dyte rresht per PS-ne ne vitin 2001.

Quhet mbleseri e imponuar!

 

Por karriera politike e Sali Berishes, njeriut qe po shenjon fort historine politike te Shqiperise post komuniste, ka pasur plot ulje dhe ngritje. Ai humbi ne krye te PD-se zgjedhjet e para pluraliste te vitit 1991. Humbi referendumin per Kushtetuten ne vitin 1994, humbi mundesine per zgjedhje normale ne vitin 1996 dhe ishte President e toleroi firmat piramidale, kur vendi u kolapsua ne vitin 1997, ne nje nga momentet me delikate te historise se Shqiperise, per te cilen ai ka pergjegjesine e tij.

 

Raste ne te cilen mund e duhej te hiqte dore.

 

ne NATO dhe po e con ate drejt anetaresimit ne BE; qe vijon te mbetet, njeriu me i votuar, edhe sot, kur eshte politikani me karrieren me te gjate dhe me komplekse ne Shqiperi!

Ne radhe te pare, Nato-n e kemi shurate nga Kosova, te mos grijme sallate kot. Ne radhe te dyte, rruga per ne BE  ne nuk e dime akoma se nga bje.

Ta them une ç'fare eshte Fevziu :

Fevziu eshte nje djale qe ka qene ne levizjen e dhjetorit '90, qe ishte ne PD, qe iku nga PD bashke me Pashkon dhe Ceken, qe formoi "Aleanncen demokratike" andej nga 94-95, qe hengri drù nga berisha ne zgjedhjet e 96-es, qe e là politiken andej nga 97-98-a se e pa qe nuk kish kapacitetet e duhura dhe ishte medioker.

E dini ju qe Fevziu thote akoma ne TV "numuroi" ne vend te "numëroi" ??

E qe xhelozohet pse Edi Rama, shok i tij i dikurshem, "hypi kaq shume", ndersa ai ngeli nej "cope gazetar". Por s'eshte i vetmi ! Ti ke nje njeri me integritet te hatashem moral siç eshte Fatos Lubonja, dhe kur vjen puna, prap se prap xhelozon keq fare Ramen, vetem e vetem pse ky i fundit nuk ndenji ne shoqerine civile por ju fut politikes.

Shkurt, eshte lloji i dheut atje, jane njerezit te vegjel (dhe ata te medhenjte, si Lubonja, prap e kane nje "vogelsi&quotsmiley. Vend i vogel, njerez te vegjel, gjera te vogla, histori te vogla... Vogëlstan hesapi.......

Fevziu qe ka emisjonin me te ndjekur ne Shqiperi dhe mer 13 mije euro rroge ne muaj si dhe Fatos Lubonja nje nga analistet me te mire Shqiptare qenkan njerez te vegjel kurse Ed Makaronja qe e ka bere Rudina Magjistarin per operacjon plastik nga dajaku eshte njeri i madh. Si thote ajo shprehja " Une kujtova se ke rrjedhur por ti qenke pjerdhur" smiley

13 mije € ne muaj merr, por "numuroi" thote, prap se prap ! smiley

Dhe Jerry Springer goxha i ndjekur, ashtu si dhe serialet e tipit Stellina, Clown,...dhe per mua natyrisht Tommy and Jerry. Politika ne Shqiperi ne 95% te rasteve behet ne nivel popullor, me nje IQ popullore ne te cilen hyn dhe Fevziu. Nuk ka nivel per elite intelektuale ne termat e Fevziut.

Fevziu eshte ne njefare sensi nje courtisane e mediatizuar e politikes shqipetare. Le ta quajme mass production ne nje popull politikisht analfabet.

Per folesit/komentuesin/..., se mos harroj:  sistemi multi-partiak i Berishes(i implementuar nga z. Alia) ka shume me teper gjasa me komunizmin sa mund te mendoni ju, gjasa qe mund te perceptohen vetem atehere kur njeriu ka te qarte perkufizimin e demokracise. Ironia e popullit shqipetar eshte qe gradualisht po hyn ne nje sistem komunist i emertuar demokraci. Heil Berisha!

Keshtu ka qene historikisht: "duam baben", "duam baben" ! E kemi tiparin numur nje (do thoshte Fevziu), mercenarizmin !

Prap nuk merr sa Rama . 200 mij euro per leje ndertimi smiley

Ja edhe nje shembull diktature te televizijonit komunist dixhital top-channel ku marrin pjese rraqet e nderuara Muc Nano,Kol Balla and Co

 

Bojken Lako

Sapo ka lënë punën e tij në Top Channel për shkak të disa mosmarrëveshjeve që kishte pasur me drejtuesit e këtij televizioni gjatë fushatës elektorale dhe i është kthyer profesionit.

Pse nuk jeni në Top Channel pasi që dihet se edhe projekti televiziv “Top Fest” është organizuar nga ju?

Nuk e di! Ai është një projekt shumë i mirë televiziv, por tani nuk punoj në Top Channel dhe është një periudhë kohë që nuk kam punuar për krijimtarinë time, duke qenë i fokusuar aty. Pra, më shumë jam duke i kushtuar rëndësi grupit dhe albumit, por edhe fushës time profesionale pasi që unë jam regjisor edhe i filmit edhe i teatrit. Kam ëndërruar gjithmonë që të punoj në regjinë e teatrit dhe regjinë e filmit dhe është një periudhe e gjatë që unë punoj në media dhe tashti do të pauzoj paksa, pasi do ta shfrytëzoj krijimtarinë time pavarësisht asaj se nuk kam shumë dëshirë që të flas për qëndrimin ose largimin tim nga Top Channel, për arsye së është një temë më shumë personale.

o maçok, jeni bere helm! e pate se ç'kane kutite e Fierit ??? smiley 

http://www.balkanweb.com/sitev4/lajme.ph...

 

 

KQZ numëron 3 kuti të Fierit. Në avantazh PS » Dërguar më: 12/07/2009 - 15:00   Lajme nga Arkivi Kosova numëron 1900 të zhdukur 10 vjet pas luftës
• Datë: Apr 26, 2009Baxhanaku i Berishës numëronte municionet
• Datë: Mar 23, 2008 • Dy grupe të posacme të këtij Komisioni kanë nisur fillimisht numërimin e 3 kutive te KZAZ numër 18 të qarkut të Fierit. Nga kutite rezultoi ne avantazh me vota Partia Socialiste. Gjatë numërimi po asistojnë edhe përfaqësues të forcave politike. 

TIRANE-Jane plot 7 kuti qe presin te numerohen nga komisionet e posacme te KQZ. Nga numerimi i 3 kutive te KZAZ nr 18 ne Fier, rezultoi ne avantazh PS me shumice votash. Ka nisur numerimi edhe per disa kuti te KZAZ nr 19, 20 e 22 te qarkut te Fierit.
PS pretendon se numerimi i kutive te mbetura ne kete qark do t’i jape asaj mandatin e 9 ne Fier.

Përfundon kutia 3, mbyllet numërimi për KZAZ nr 18

Ora 14:40-Ka përfunduar numërimi i kutise nr 3027 të KZAZ nr 18 e Qarkut të Fierit në Komisionin Qëndror. Nga votat e numëruara PS rezulton me 134 vota, PD me 88 vota dhe LSI me 14 vota. Ndërkaq me kutinë nr 3027 ka përfunduar numërimi i 3 kutive të KZAZ nr 18.

Përfundon kutia nr 2, në avantazh PS

Ora 13:30-Edhe kutia e dytë, numërimi i të cilës sapo përfundoi nxjerr në avantazh PS. Grupet e numërimit përfundin numërimin e votave në kutinë nr 3017 të KZAZ nr 18 të qarkut Fier ku rezultoi se PS ka marrë 124 vota, PD 94 vota kurse LSI 17 vota. Nga kjo kuti rezultuan 19 fletë të pavlefshme.
KQZ përfundon numërimin e një kutie, në avantazh PS

Ora 13:00-Ka përfunduar numërimi i një kutie ku ka rezultuar në avantazh PS me shumicë votash. Dy grupet e numërimit kanë përfunduar numërimin e votave e kutisë nr 3006 në KZAZ nr18 ku rezultoi se PS ka marrë 301 vota, PD 135 vota dhe LSI 22 vota. Gjatë numërimit u kontestuan 226 vota për PS dhe 98 për PD.

KQZ nis numërimin e kutive të Fierit, në proces edhe parti

Ora10:30--Komisioni Qëndror Zgjedhor nisi numërimin e 7 kutive të disa KZAZ-ve në Fier. Dy grupe të posacme të këtij Komisioni kanë nisur fillimisht numërimin e dy kutive me nr 3006 dhe 3017 të KZAZ numër 18 të qarkut të Fierit. Gjatë numërimi po asistojnë edhe përfaqësues të forcave politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po rinumëron sot fletët e votimit për disa qendra votimi të disa KZAZ-ve në Qarkun Fier, pas kërkesave ankimore të paraqitura nga PS dhe PD.

Vendimi për rinumërimin e 7 kutive erdhi dje në mbrëmje pas një mbledhjeje maratonë që nisi dje pasdite dhe përfundoi pak para mesnate ku Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve mori në shqyrtim një nga një kutitë e KZAZ nr 18, 19, 20 e 22 të Qarkut të Fierit. Pas shqyrtimit të një pas njëshëm, KQZ vendosi rinumerimin e votave në KZAZ-së nr.18 te 3 qendrave te votimit perkatesisht qendren nr 3006, 3017 dhe 3027 pas ankimimit të paraqitur nga PS. Më pas KQZ ka miratuar dhe vendimin per të numëruar dhe dy qendrat e votimit të KZAZ nr 19 dhe konkretisht qëndrën e votimit nr 3116 dhe atë nr 3122 ndërkohë KQZ ka vendosur qe ne qendren e votimit 3052 te kzaz po 19 te kete rivlersim të votave. KQZ gjitashtu ka vendosur numerimin e nje qendre votimi te KZAZ nr 20 ndersa rezultati i dy kutive te tjera ne kete KZAZ do të merret parasysh dhe te llogaritet ne rezultatin e pergjithshme. Gjithashtu KQZ do te numeroje dhe nje kuti te KZAZ nr 22. PS pretendon se numerimi i kutive te mbetura ne kete qark do t’i jape asaj mandatin e 9 ne Fier.
Sipas rezultateve paraprake të KQZ-së, në zgjedhjet e 28 qershorit në Qarkun e Fierit koalicioni i djathtë "Aleanca e Ndryshimit" fitoi 7 mandate, koalicioni i majtë "Bashkimi për ndryshim" 8 mandate dhe koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim" 1 mandat

(D.B/BalkanWeb)

STALKER jeni bere si histerike dhe ju rref zemra e ju rritet adrenalina sikur jeni hedh me parashute nga avjoni sa here qe numerohet ndonje kuti. Duhet ta dish qe edhe sikur te merrni mandatin e 9-te ne Fier nuk ndryshon ASGJE. Keni deshtuar keni mbaruar totalisht dhe per kete me behet qefi. Me behet qefi kur shoh analistet dhe mediat e majta kur perpeliten me shprese nen helmin e tyre. Me behet qefi qe Shqiperia do vazhdoje rrugen e progresit dhe jo rrugen e idjotit Rama. Se shpejti qeveria do filloje edhe investimin per unazen e Tiranes qe nuk e beri 8 vjet kryetari juaj psikopat dhe atehere thuaji lamtumire dhe bashkise. smiley

macosx po me nxjerr mallin e tim eti kur shkruan keshtu Smile

Paska shku' ne p... t'somes ky demokrati yne kshu?

S'ma kishte more mendja qe kishte pas qene e mundur! Po ja qe e kallxon fotografia! smiley

 

4 mandate qeverisese ka marre PD-ja, integrimi dhe afrimi me Perendimin jane merite e madhe dhe te lidhura forte me kete parti, Keshilli i Evropes, Nato, BE, reformat me te medha dhe ndryshimet me domethenese jane bere nga kjo force politike e drejtuar nga Sali Berisha, kemi liderin politik me te suksesshem ne Shqiperi dhe me gjere po te duam, po miq, ja vlen te jemi krenare dhe te festojme.

Ne kete feste kane vend edhe te majtet pasi Sali Berisha ka ndihmuar edhe ne reformimin e partise se tyre duke ju larguar lideret qe nuk i meritonin dhe qe nuk kishin se cfare te jepnin me teper.

Lexoini perlat e "preshtarit' te emisioneve tip "opinion" ...

 Se treti, Sali Berisha behet personazhi i pare politik qe i rrezon Partise Socialiste tre lidere ne 18 vjet.....

Vetem njerin ate te vitit 97 (Finon ) nuk e permend !!!!! Perse ? Ndoshta se FINO ja doli ta ruante Berishen per "

monument kulture  - ruhet nga Shteti "...

dhe karagjozlleqet e tij ( Blendit) nuk mungojne te dallohen me shprehje 'brilante " smiley

""""Sali Berisha mbetet sot i vetmi lider i kohes se

ndryshimeve antikomuniste ne Evropen Lindore """ smiley smiley smiley ... 

Mendoj qe Blendi Fevziu eshte nje nga modaratoret me te mire ne Shqiperi. Edhe kur i ka te ftuarit ne emisionin e tij, ka plot pyetje te drejte per drejta.

Qe  do te thote,qe ai qe intervistohet nuk do donte tia benin. Po ta veni re, edhe Berishes ne intervisten e fudnit ja paraqiti Berishes ku kishte thene qe do fitonte me vote Plebishitare. ( qe ne fakt me zor fitoi ) , edhe Sala u kap pak mat. Po pune tjeter qe ai i fut nje te qeshur,edhe sia hane shume pa...

 

Po imajginoni te bejn te njejten gje moderatoret e Pro Rama-TV , as nje behet fjale fare. Nje here ishte Edi Rama me Hendri Cilin apo Bushatin, pupupupupp nuk ndodhi me. Cdo gje filloi te behet e regjistruar.

Mendoj qe Blendi eshte i djatht jo eshte evidente, por nuke shte medioker si Muc Nano apo Sokol Balla & Co. Eshte realist, edhe kur moderon te godet ehe aty nuk do i pelqente te intervistuarit.

 zgjedhjet lokale ne 92' - te humbura

referendumi ne 94 - i humbur

zgjedhjet ne 97 ' - te humbura

zgjedhjet ne '01 - te humbura

nga 97 - 07 - te gjitha zgjedhjet lokale te humbura

referendumi kushtetues ne '98 - i humbur

A e ben njeri hesap sesa lidere do kishte nderruar partija demokratija sikur te kishte pasur se paku gjysmen e demokracise se brendshme te PS-se?

Sali Berisha eshte politikani me i korruptuar dhe i kamufluar se as nje politikan tjeter ne keto 18 vjet ,politikani me i pa paster ne keto 18 vjete.... i deshtuar ne 1997 ,qe normalisht duhej te denohej per krimin e shperdorimit te detyres dhe per nje dem kolosal qe i shkaktoi vendit ,materialisht dhe fizikisht ,ne 1997 ,3000 vete u vrane nen kaosin qe ai e shkaktoi ,me miliona dollare te humbura te vjedhura .

Nje popull i tere,  u rrop u rrop per se gjelli duke e lene ate te iki ne arrati ,me xhepat bosh ,dhe me urrejtje per Sali Berishen duke e mallkuar per ato qe ai i beri ketij populli te merete rrugen i degdisur ne per rruget e europes per ti shpetuar kaosit qe Sali Berisha krijoi .

Sali Berisha eshte nje djall dhe jo nje politikan !

Shqiptaret shperthyen amabsada,iu ngjiten anijeve e lane kockat kufijsh nga mugesa e lirise totale e varferia ekstreme ku komunizmi 50 vjeçar e çoi Shqiperine.Sot nuk ka me ikje masive.Ka ikje te studiuara.Njerezit ikin nga Shqiperia me kontratata pune e per te studiuar..U be si n'do Zot.

Mendoj qe Blendi Fevziu eshte nje nga modaratoret me te mire ne Shqiperi... Jo nga me te miret por e kishte kete premise per te qene tek me te miret .  Ai ( Blendi) e shkelmoi kete rast me injorancen , paragjykimin dhe servilizmin POLITIK ose KURVERIMIN e KOHES me intervisten e te ndjerit Isuf Vrioni . Aty ai u cfaq PLOTESISHT se per cfare pretendonte "te ishte me vone " Fale kultures dhe etikes se z. Vrioni ( nje nga njerzit me DINJITOZ te pas 90 te cfaqur ne Media) eshte bere e mundur te dallojme lehtesisht :.... kultura e Blendit perfaqesohet me mbajtjen e sukseseve ne goje si kallom sheqeri te arritjeve Mixhiste . Prandaj edhe problemet e ngritura ne kete artikull te tij nuk mund te jene vecse objekt talljesh dhe percmimesh . Por ...nje manual i famshem perdorimi per shpuren me dicituren "Te perdoret kur tu vije nevoja"  Sic duket Spiker qeka ne momentin e nevojes ....si zakonisht kur permenden fitorjet e Mixhes , por ne kete rast me aromen e Blendit!

 Me vjen mire qe Blendi e paska harruar qe ne 1997 gazeta "Koha Jone u dogj nga trimat e Berishes, Berisha kryesonte listen boterore te 10 armiqve me te medhenjte shtypit, dhe Blendi bashke me koleget e tij shqiptare i mbyllen te gjitha gazetat dhe nuk e tundnin kemben jashte kafes se Rognerit ku merrnin vesh lajmet per shqiperine nga gazetaret e huaj per muaj te tere.

Blendi paska harruar qe Berisha per here te pare shkoi tek studentet si i derguar i Ramiz Alise per ti qetesuar ato, pasi shumica e konviktore dhe Azem Hajdari ishin nga Veriu, dhe u nxorr jashte me fishkellima.

Blendi paska harruar qe me vone Azem Hajdari (Hero i Demokracise) nuk u vra nga Fatos Nano, por nga Izeti, truproja dhe njeriu me i besuar i tij.

Blendi paska harruar qe pas manipulimeve skandaloze te zgjedhjeve ne 1996, Berisha rrahu ne mes te sheshit, si "gamori m'dahon" opoziten qe nuk pranonte vjedhjen e votave. Kjo ndodhi para kamerave te gjithe botes, dhe akoma vazhdon te jete nje ngjarje e paperseritur ne Europen e qyteteruar e demokratike.

Blendi harron qe Berisha i coi marredheniet me Ameriken ( e Bill Klintonit asokohe) ne nivelin e Enver Hoxhes, duke mos pritur keshilltarin e Klintonit, duke perzene me forca speciale qe i rrethuan shtepine te derguarin e Pentagonit (D.L.) dhe duke e "demaskuar" ne parlament me Gazideden, sipas stilit luftarak Iranian.

Blendi paska harruar qe nen qeverisjen e Berishes lulezuan firmat piramidale qe i rropen popullit fukara, te sapodale nga diktatura, 2.2 miliarde dollare, pjesa me e madhe e vene me gjak nga emigrantet. Harroi qe refuzoi cdo keshille nga banka e institucione financiare duke deklaruar qe "Parate shqiptare jane me te pastrat". Harron qe pas falimentimit te piramidave refuzoi te jepte edhe doreheqjen. Harron qe njerezit te revoltuar thyen depot e armeve dhe u armatosen, harron qe si rezultat i kesaj marrezie u vrane rreth 3000 vete, dhe dhjetra mijera te tjere e braktisen perfundimisht Shqiperine.

Blendi harron edhe shume gjera te tjera, me te "vogla" e "parendesishme" si kontrabanda e naftes me serbin, gjyqet e "spiuneve" greke dhe "fshesat" qe e pasuan, mosvotimin spektakolar te kushtetutes, perndjekjen e Zef Brozit qe perfundoi pavaresine e gjyqesorit, futjen ne burg te kryetarit te opozites, futjen ne konferencen islamike, dhenien e pashaportave shqiptare terroristeve islamike qe pasi kapeshin ne shqiperi dergoheshin per tu varur ne vendet e tyre, sic ndodhi me Egjiptianet etj etj por meqe eshte e Djele e per fat edhe me diell po e mbyll me kaq.

I ke thene te gjitha. Gjynah qe mbeten si nje koment i thjeshte ne kete blog, duhet vene ne faqe te pare te te gjitha gazetave ne shqip.

 

Eh sa shume te tjera si keto Por prape eshte i zgjedhur me shume se cdo lider tjeter shqiptar i kohes se demokracise. Mos eshte valle faji i Beishes per kete? Apo i atyre qe e zgjodhen/votuan?

kur njeri nuk jep doreheqjen mbas humbjes, normal qe eshte vetem ne dore te allahut qe ta ndaloje per tu bere lideri me i votuar, dhe ky po jetoi 200 vjet do thote sternipi jot "lideri me i votuar ne galaktiken tone"

Pf, ku i ke mend?

ke harruar gerdecin, rrugen e faslliçin.

Duhet ti dime permendesh keto.

piramidat, dhunen tek sheshi'96, koha jone digjet nga çeçent.

Po na ka dale nje problem, rruga eshte "ekziston", faslliçi doli huq, gerdecaret votojne pd, dritat nuk mungojne,koha e jone mbeshtet pd-n, leket ne piramida i futem ne nuk na urdheroj njeri, hajde mbushja mendjen popullit se jane iluzione.

 Lumidrin, ke shume te drejte. Welcome to WhoCaresLand.

PS ka marrë 301 vota, PD 135 vota dhe LSI 22 vota. Gjatë numërimit u kontestuan 226 vota për PS dhe 98 për PD.

Pak si konfuz ky rezultat . Keto vota te kontestuara 226PS dhe 98PD , jane hequr dhe rezultati perfundimtar eshte respektivisht 301 dhe 135 , apo keto vota te kontestuara duhet te zbriten nga totali 301 dhe 135 ?!

Sido qofte ne te dy rastet perqindja e votave te pa vlefshme eshte jashtezakonisht e larte , dhe kjo me ben te dyshoj per saktesine e votave te pa kontestuara .

ej mos u beni histerike, PS-se nje mandat me shume nuk i ngre kandar. Mjaft debatuat. Berisha ka fituar dhe pike, historite qe permenden ketu jane qiqra ne hell. Jo 97, jo leshi jo preshi. Eshte politikan i suksesshem, pranojeni kete. Ne 2013 do jete akoma shume me e veshtire per ta mundur. Pastaj  dhe ajo qe perfaqeson te majten ne te gjithe boten po tkurret dita dites. Me te ardhe keq se rroni dhe ne perendim. Edi Rama eshte udheheqes skandaloz, dhe mjaft dhate mend qe andej. O te rrish ne londer, ne kanada apo ne USA dhe te na mburresh edi ramen eshte kollaj. Ajt provojeni bythen nje here te keni ndonje pune ne bashki pa tju shohim. Ajt te paguani nje here taksat e atij moles, dhe serish te shohim nese do flisni me kete gjuhe. Nuk thoni te qerrohet nje ore me pare, se na ka mbire si bar i keq. Idjot njeri

Mjaft debatuat. Berisha ka fituar dhe pike, historite qe permenden ketu jane qiqra ne hell. Jo 97, jo leshi jo preshi....

 

Heu bre Armando! Na fal pash Zotin...mos gjuj!

Analiza e Fevziut eshte shume objektive.Fakte eqe ai sjell e interpretimin qe i ben nuk mund te hidhen poshte.Edhe tashti qe me aleancen me Meten jemi te gjithe "tanet"nuk ka perendi t'jua beje te "dashur"....te shpise me nje fjale...Epo ç'donit ju ?Donit qe te fitonte e majta...ja tek e keni ne pushtet...S'ju gjet karari kurre robit...

e tha mire ai tipi... 'ne si popull vuajme nga sindroma e Stokholmit'. Lideri me i votuar?!?!?!?!? PS ka me shume vota ne total se PD (vetem si parti pa llogaritur partite e tjera).... kush eshte me i votuar atehere? kjo duket sheshit  PS 41%, PD 40% (rezultatet marre nga ECA). Ai ndoshta do t'ja harrije te jete serish kryeminister por s'do te thote qe eshte me i votuari.... apo e kam gabim?

Keni harruar edhe nje gje shume te rendesishme PA-Fytyresine!

Njeriu i cili per vite me rradhe ndermori beteja kundra "komunizmit" te Nanos, kundra "korrupsionit" te Nanos, grusht shteti ndaj Nanos nuk e pati per gje te lepinte by.... e Nanos disa vite me vone per te zgjedh presidentin dhe per te siguruar postin.

Njeriu i cili kercenoi me jete me vite ne parlament Meten nuk e pati per gje te lepinte by.... e Metes per te siguruar qendrimin si kryeminister.

Njeriu i cili nuk e ka per gje te vendos ne paralamentin Shqiptare nje njeri si Ksera ne Gjirokaster, armik i betuar i shqiperise.

Njeriu i cili pasi dergon Olldashin dhe Alibean ne Fier (gjalle e vdekur sillni kutit) me pas i hedh poshte si pa gje te keqe. Se mos jane vetem keta te dy.. Prokurorja, Presidenti deri tek Mero Baze.

Ka te drejte Zana tashme jemi tanet te gjithe.. Nuk ka me "komunista" dhe as "demokrate", nuk ka me as te perndjekur politike te Tropojes dhe as te perkedhelur politike te Skraparit. Te dhjere por tanet ama!

 

 

 

 

Eh mer Blendo te lumte qe ke shkruar kete artikull. Keto 4 vjet do korren frytet e investimeve te medha qe jane bere plus do behen shume te tjera keshtuqe as ne 2013 ska per te marre mandat PS. Humbi mbaroi filmi.

 

 

Ky intelektual i fosilizuar, Fevziu, bashkë me ca ndjekes të Salës, u gëzua para kohe, siç duket... A e mbani mend ekstazën në Tiranë dhe gjetkë, vetëm 14 ditë më parë, natën e 28 Qershorit? Sipas atij fosilit tjetër, Ganiut, kishte 14% diferencë. Tashti, siç duken bathët, as krushqia me Metën s'do ti bëj më punë. 4 vitet po kthehen në 14 javë...

 Si ne kete artikull  ashtu dhe neper intervista me politikane te ndryshem, Blendi Fevziu i rrumbullakos fenomenet, per te mos thene qe ne disa raste dhe i mbulon gjojnat , ne ven qe ti zbuloje.  Dhe eshte pikerisht kjo gje, qe i ka dhene atij titullin "i moderuar" .

Ger ver zihen si cuna 13 vjecar...jo po une e kam me te madh se tendin smiley

Nxirrni nje vizore dhe mateni...po boll u morret me jo po lideri me i mire, jo po lideri me i keq, jo po fituam jo po s'fituam.

PS: Tani nuk e di une se cfar vizore perdorni ju te Swed-it smiley...po me vizoren time 68 eshte me e gjate se 65 smiley

PPS: Fevziu nuk e di pse e shkrujti kte artikull...apo sa per me mbush normen e dites...se s'ka ndonje gje per me e lexu fare.

 Tashti, siç duken bathët, as krushqia me Metën s'do ti bëj më punë. 4 vitet po kthehen në 14 javë...

 

Ti Gjilpera akoma nuk e ke marr vesh se PS-ja ka humbur.

 po pranej t'them perher une ty qe ja fut kot, se ke vleresim nje-dimensional smileysmiley

Grupo, e di atë barcaletën e atyre të treve që do t'ju prisnin kokën nëse nuk arrinin 40cantimshin????.... Eheeee, po t'mos isha un me 5centimshin tim do na kishte hik koka të treve- tha kinezi... (bile kishte bo me hile edhe ai, se e kishte ngref i çike smiley)

Ti harron se ai 68-shi jot është i shtuar me medira&co... kokë për kokë Ai i gjati(megjithse nga fotot nuk dukej gjë smiley ) e ka ma t'gjatë... shikoja mirë herë tjetër smiley

68 e kemi tonen ne...Mediu vetem 1 cantim e ka. Koke per koke...ta thash...e kemi 3cm me te gjate. Kshuqe s'ka diskutim ktu.

Swed...po mire u burr marim dhe nje spango dhe i shkojme dimensionet e tjera. Po mos u eksito kot...se s'do dalesh gje.

Grupo, 41%>40% rrotulloje nga të duash ti.

Unë flas me të dhënat e KQAZ... dmth pa marrë parasysh këto kutitë që po numrojnë (dhe ndoshta i mbarojnë së numruari andej nga java tjetër smiley )

Kjo e cantimeve eshte hullia me e bukur ne te cilen tash se fundi mund te diskutohet rezultati i zgjedhjeve...Mbaroi ajo pune  akoma ju..Zgjedhjet i fitoi Berisha,e me siguri do te krijoje qeveri stabel per 4 vitet e ardhshem...Oreksi i Metes do te kenaqet deri sa te pelcase e te beje pllaf.Se gjerat shkuan keshtu sepse Berisha ishte me i zoti e qeveria e tij ka punuar me mire secilado tjeter.

Une nuk votoj ne Shqiperi,nuk kam votuar kurre....Di te them veç me siguri se njerezit ne Shkoder nuk votuan Berishen qe te shohin Ilir Meten KR.Kuv...

Eas qete shohin kete percjelles te mendimit kunterbues Nanoist ne pushtet..Aj,aj,aj

Zana, duhet të jesh jashtzakonisht optimist që të shpresosh në një bashkqeverim të qetë (dhe aq më tepër për një mandat të tër&eumlsmiley me dy forcave të tilla politike.

Eksperienca Berluskoni/Bosi e Prodi/Bertinoti (dmth aleanca të të njëjtit "krah&quotsmiley që nuk mundën të arrinin fundin e mandateve të tyre, cilindo shqiptar me dy pare mënd në kokë do ta bënte të dyshonte në suksesin e tyre.

 

P.s: Vetëm arsye shumë më të mëdha se "integrimi" (dmth xhepat e tyre) do të mund të justifikonin një bashkjetesë të tillë (shumë më tepër artificiale se çfardolloj fantapolitike mund ta kishte sajuar).

Pikerisht Ed,prandajthem se oreksi i metes do te kenaqet e tutti vissero contenti e felici...

Fevziu nuk e di pse e shkrujti kte artikull...apo sa per me mbush normen e dites...se s'ka ndonje gje per me e lexu fare.

Per te njejten arsye perse i bente thirrjet live Rames nga studjo e lajmeve te TVKlan mbremjen e problemeve ne Fier. Pra, (sic do ta thoshte po te ishte nga jugu i Italise), sepse "Tengo famiglia!" smiley

Hej, te kuptohemi, nuk e kam fjalen per thirrjen e pare, te dyte apo te trete, por per thirrjet nga e 20-ta e siper... smiley

Pse Olso u lodhe ti nga thirrjet e Fevziut per vetepermbajtje?! Pastaj duhet te dish nje gje qe ato thirrje ishin per te miren e Rames sepse sic e tha edhe Zheji po te doje Sala te therrasi militantet e tij e zhdukin Ramen brenda nates me gjithe Gramoz dhe faktikisht sdo benin keq smiley

Une nuk u lodha, perkundrazi ishte gati-gati argetuese.

Thjesht dukej haptazi qe ishin instrumentale... pas te 20-es e lart, natyrisht... smiley

Megjithese, per hir te se vertetes, duhet thene se nuk harroi te bente edhe nja 3 thirrje per militantet e PD-se.

Te kuptohemi nuk kam asgje me Fevziun. Edhe une po te isha ne vendin e tij do te beja te njejten gje.

... me nje punedhenes si Frangaj...

Grupi,

këtë e kemi marrë vesh (madje na e tha dhe Ganiu që më 28. Qershor), por ju sikur s'po e dini ende cfarë keni fituar... Metën? Ta gëzoni!

Gjilpera nuk eshte enderr e keqe, nuk eshte makth ky qe po perjeton. Cdo gje eshte reale. Ka fituar PD-ja. Kujdes mos na vrasesh veten smiley

Hëm, ty s'të paska dal ende ekstaza e natës se 28. Qershorit, duhet të jesh ndonjë nga ata me qeleshe, më duket... A s'e përsërit dhe një herë atë hymnin e ri për Metën? Se dini mirë me lëpi ju, cfarë keni pështy x vjet rresht...

@macosx

pse me dukesh shume i trishtuar ti mua? edhe pse qesh, edhe pse shkel sycken, edhe pse ben ndonje shaka aty ketu...ti je shume i trishtuar. Eshte nje merzi qe ndihet, idoli juaj u doli i paburre, nuk e ben dot vetem, jo nuk e beka dot me vetem, u plak, oh, si u plak, ai eshte ne lule te burrerise, ku e gjen gje ate, ai eshte kolos, kollos, kollos, c'kollos, luan, mbret pylli. e do te bukur, e do te mencur apo e do gojetar. tek ai dhe kthehu mbrapa. Me ate, ti macosx ke vjedhur e do vjedhesh sa te te haje palla. e do vish ketu te na cash menderen per parime. eh, shaka e vjeter kjo dynja.

mirepo luani juaj ra ne rrjete. per me keq ne rrjeten qe e ngriti vete. te kete rrjedhur thua? ti kete rene fuqia? e ja ku del nje miush i vogel, ai miush te cilin e pat shtypur me cepin e putres kushdi sa here,  dhe e shpeton. tani jane miq bashke.

eshte vere, dhe mbase jane duke marre rrezet e njeri tjetrit e duke u lare ne ujrat e pislliqeve te tyre.

do u ndihet era per shume kohe. mjere kush i ka afer.

Per kete gjendje emocionale aspak per tu pasur zili te elektoratit qe ka votuar per PS-ne, une bej pergjegjes vetem Ramen qe nuk pranon rezultatin.

Keta kane humbur, shqiptaret nuk i votuan ne menyre qe keta te kishin shumicen per te formuar qeverine vetem apo me koalicion, jane parti dhe koalicion i dyte, por keta duan te bejne dike kurban kshu mediatikisht, per momentin shajne Meten, here tjeter ju kthehen kutive e keshtu me rradhe.

Ne fakt nese bejme nje analize te sjelljes se elektoratit te majte qe nga koha e komunizmit, nuk duhet te cuditemi per kete sjellje.

Keta e bene armik dhe figuren me te urryer brenda disa oreve kryeministrin me jetegjate te partise se tyre dhe te Shqiperise, njeriun qe kishte vrare e prere per partine e tyre, Mehmet Shehun jo me Ilir Meten.

Duhet te jete objekt studimi nga shume disiplina shkencore sjellja e elektoratit te majte shqiptar, eshte e habitshme, hipnotizohen nga nje fjale lideri apo nepermjet hallkave te tjera qe funksionon partia e tyre.

Mjaft debatuat. Berisha ka fituar dhe pike, historite qe permenden ketu jane qiqra ne hell. Jo 97, jo leshi jo preshi....

"Si ka fituar Berisha ?..,kjo duhet pare !

Ne Fier po numerohen disa kuti  qe vertetojne ,te pakten boterisht ,se PS se ,i eshte vjedhur  1 (nje) Deputet !

Eshte vjedhur po e them me delikatese ,por ate e kane rrembyer militantet vjedhacaket ,mashtruesit pd-eistet ,te paguar dhe te urdheruar ,nen hunden e komisionerve te oborristeve "sylesh"!

Sigurisht Berisha ka mbijetuar dhe do te mbijetoje per aq kohe sa ne Shqiperi nuk ka standarte dhe besueshmeri ne komisionet zgjedhore dhe qendrat e votimit .

Sigurisht Berisha do te mbijetoje per aq kohe sa Shqiperia te mbete nje vend shume i varfer ne rajon ,nje vend me 1/3 e popullsise ne emigracion ,me prespektive per tu larguar ,ose me shprese per tu emigruar edhe me shume ,qe do te thote gati 1/2 e popullsise !!!!

Berisha do te mbijetoje per aq kohe deri sa te egzistoje mithi dhe kulti i "Njeshit" qe pret shirita inaguriemsh te uje sjellsave ,te rrugeve ,te urave ,te pallateve ...inagurime keto qe i perkasin kryetarve te  institucioneve te njesive rendore ,ose vendore te komuniteteve dhe jo kryeministrave ,ose kryetareve te Partieve !

Berisha eshte autori autentik i deformimit te demokracise ne Shqiperi ! Ne shqiperi funksionon autoriteti i personit ,dhe jo ai institucionit ,nuk eshte veshtire per ta kuptuar edhe nga media !

 

 

 

Nje lapsus , me larte te lexohet ,ne Tirane dhe jo ne Fier ..!!

Te tera sa the me larte o shoku parafoles qendrojne dhe pike. Do te duhej te shtoje se keto do te egsistojne perderi sa ai popull budalla/maskara do te prodhoje dhe votoje Berisha dhe Rama- isha.

Kinostudio Shqiperia E Re Paraqet filmin:

 "E te tjera e te tjera "

Te shkretet skenare dhe regjizore, sa pune te veshtire kane patur per te marre rrogen ...

Ky i ketij lloji, padyshim eshte nje nga artikujt me te mire te Blendit.

Zgjedhjet legjislative ne 18 vitet e fundit dhe kush i ka organizuar ato:

31 mars 1991 -  organizator: Ramiz Alia - te pakontestuara

22 mars 1992 - organizator: Ramiz Alia  - te pakontestuara

26 maj 1996 - organizator : Sali Berisha - te kontestuara

29 qershor 1997 - organizator : Bashkim Fino - te pakontestuara

24 qershor 2001 - organizator : Ilir Meta - te kontestuara

3 korrik 2005 - organizator : Fatos Nano - te pakontestuara

28 qershor 2009 - organizator : Sali Berisha - te kontestuara

 

Dhe thuaj po deshe qe hajdutet nuk merren vesh mes tyre ! smiley

 

 

Hahahaha...

Zgjedhjet e vitit '91: shume te kontestuara dhe per shkak te ketij kontestimi dhe jolegjitimiteti u bene zgjedhjet e parakohshme ne vitin '92.

Zgjedhjet e vitit '92: Vullneti i popullit nuk arriti te tjetersohej, keshtu qe nuk u kontestuan.

Zgjedhjet e viti '96: te kontestuara

Zgedhjet e vitit '97: te kontestuara, organizator, te pakten ne gjysmen e Shqiperise Komitetet e Shpetimit dhe bandat e armatosura.

Zgjedhjet e vitit '01: te kontestuara

Zgjedhjet e vitit '05: te pakontestuara

Zgjedhjet e vitit '09: te lira dhe te ndershme, por te kontestuara nga humbesit.

 Une mendoj se me shume se nje artikull "Pertej Sali Berishes" duhej  te shkruhej nje artikull "Pertej votuesve shqiptare". Kam nje bindje qe mandatin e dyte, Berisha do ta shpenzoje me shume duke u marre me futjen dhe zgjerimin e pushtetit te tij kryesisht ne Kosove e mbase edhe ne Maqedoni. Me rifitimin e zgjedhjeve ai tani i ka mbyllur edhe per kater vjet problemet e brendeshme, dhe duke marre parasysh ambiciet e tij politike dhe deshiren per pushtet qe rritet ne perpjestim te drejte me moshen, nje Shqiperi e bashkuar me Kosoven dhe nen hyqmin e tij, eshte endrra maksimale. Nuk i kam ndjekur me imtesi zhvillimet politike me Thacin, por di qe ata nuk e kane dashur kurre njeri-tjetrin politikisht dhe ai behej vetem me Rugoven, dhe Rugova si grua besnike nuk zbriti nga aeroplani ne Rinas qe mos u jepte doren socialisteve. 

Nderkohe qe Europa heret a vone do largohet nga Kosova dhe serbet gjithmone kercenojne se Kosoven nuk e lene te ike, Berisha do kete me shume shanse tu mbushe mendjen kosovareve se vetem nje Kosove e bashkuar me Shqiperine mund tu qendroje serbeve, dhe ketu na hyn ne pune edhe rruga patriotike Durres - Kukes, ne te cilen mund te kalojne tanket per te mbrojtur Kosoven. Kuptohet qe dhe lidhjet e vjetra dhe leket e reja te se bijes mund t'i hyjne shume ne pune per realizimin e ketij projekti.

Le te shohim. Pranoj baste. smiley

o PEshku, ty me duket se te paska fluturuar mendja, jo ti si peshk smiley pa ofendime, por Sales qe te realizoj te gjith kete projekt qe thua ti i duhen te pakten edhe ja 100 vjet te tjera.

Berisha ka deklaruar qe edhe 35 vjet do te rrij ne pushtet smiley

 

 

Une nuk thashe gje per realizime, po per drejtime dhe fokusimem 5esha te them qe 4ales do ja shofin sherrin me shume ne poltiken e jashtme se sa ne ate te brendeshme.

 Zgjedhjet e vitit '09: te lira dhe te ndershme, por te kontestuara nga humbesit.

pse mer koqe, heret e tjera i kane kontestu fituesit?

Amon mer Swed mos vdeksh jarebi... se m'bone me qesh edhe i her ma parë se me shku me ja fut gjumit smiley

Heret e tjera jane kontestuar ose te paketn jan kritikuar rende edhe nga nderkombetaret. Po jane gjona te thella, nuk i kupton ti xhane.

Nga analiza qe u behet zgjedhjeve resulton se sa here qe ka fituar PD ato jane kontestuar ng PS? Po pse valle? Nuk e di se pse edhe ketu duhet to shahet PD?

PD ka patur guximin per ta pranuar humbjen ndersa PS jo. Une mendoje se PS sinqerisht ka nje probleim deliri te ngulitur mire ne tru qe nuk e koncepton dot humbjen por i bene fresk vetes duke menduar se ne jemi me te miret dhe ska mundesi te humbim.

Zgjedhjet e 28 qershorit e treguan qarte se edhe sikur PS te marri 1 deputet ne Fier  prape nuk i ka fituar zgjedhjet. Atehere perse nuk e pranon humbjen? perse duhet te fajesohet PD se PS nuk pranon humbjen? Keta te PS ose nuk e kane trurin ne rregull ose sdine te bejne mire llogarit. Me duket se qendron e para. 

O Gon, po keta kane qe nga 45-a qe nuk pranojne humbje. Nuk e konceptojne dot qe nuk i do populli. Dhe kur nuk i do populli, thone nderrojeni popullin se ne nuk levizim.

Zgjedhjet e vitit '91: shume te kontestuara dhe per shkak te ketij kontestimi dhe jolegjitimiteti u bene zgjedhjet e parakohshme ne vitin '92.

Qenke i vogel shume ne moshe ! Se per ndryshe, do te kujtohej : zgjedhjet e '91 nuk u kontestuan per asnje sekonde te vetme, ato i fitoi PPSH ne masen 56% (ne turin i pare). PD ishte parti 4 mujore dhe ishte e kuptueshme qe do humbte (sidomos ne fshat...). Situata ishte e rende ekonomikisht dhe politikisht (renia e qeverise Nano, krijimi i qeverise se koalicionit - Ylli Bufi, pastaj ajo teknike e Vilson Ahmetit), dhe zgjedhjet e parakohshme ishin më se te natyrshme (nje vit me vone, ne '92). Por jo se ato te '91 ishin te kontestuara !

Vjedhja e votes ne zgjedhje nuk njihej si fenomen ne Shqiperi (dhe s'kish tradite !) ; per kete arsye, as Zgjedhjet Lokale te 26 korrikut 1992, as referendumi per Kushtetuten i vitit 1994 nuk u vodhen

Vjedhja e pare (dhe ç'vjedhje se !) e votes nder shqiptare, daton me 26 maj 1996, dhe ishin zgjedhje te organizuara nga PD. 

E gjitha kjo, per hater te se vertetes historike. Jo per gje tjeter.

Hudh nje Fevzi nje gur ne lume, dhe uuuu peshqit te zbulojme pse e ka hedhur, po pse ketu dhe jo me larg, po pse tani dhe jo me vone, et, etj...

Fevziu, bashke me ...zirat e tjere te TeVe-ve te pjer... shqiptare (qe ne me te miren e rasteve shkojne deri aty sa te imitojne spektakle apo emisione bajate te mediave italiane - ne fund te fundit vetem italishten dine shumica e tyre) jane te shitur bashke me kostumet dhe kollaret firmato te tyre. Ndryshimi i vetem eshte, se kush nga padronet e tyre vjen ne pushtet. Nese ka nje aspekt me neverites te ketyre zgjedhjeve ajo eshte media me gjithe FEVZIRAT e saj ... pfffff shume te peshtire...........

Mos e merrni shume seriozisht Fevziun e shkrete pasi te pakten nuk do ja prishin edhe per ca kohe shtepine ne Golem.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).