Pertej Lajmit

Hyrje për virtualitetin e keq

Hyrja, në këtë “Përtej lajm”, do të jetë pak e gjatë, sepse bëhet fjalë për diçka delikate dhe të rëndë njëkohësisht. Përdorimi i teknologjive kompjuterike për të shpërndarë informacion dhe për ta marrë atë, tashmë është shndërruar jo vetëm në zhvillim, por edhe në regres e abuzim… Përdorimi i internetit ka të këqijat e veta në të gjitha vendet e botës, (të cilat po konceptojnë seriozisht projekte për ta frenuar harbimin virtual), por këtu te ne po përdoren turpshëm. Më e keqja është që jo vetëm që s’ka ndëshkim moral (që në fakt në këtë shoqëri s’i hyn në punë njeriu), por as ligjor. Duket se nuk ka asnjë problem që nëpërmjet adresës tënde t’i dërgohet një e-mail mikut, të dashurës, gruas, shefit, punëdhënësit, nënës apo kujtdo. Për shembull: teksti që të vjen nga olihoxha@hotmail.com">polihoxha@hotmail.com mund të përmbajë fjali ku ti i shan dhe i telendis pikërisht ata për të cilët jo vetëm që s’të shkon ndërmend ta bësh atë gjë, por edhe i respekton. Madje kjo “lojë” mund të bëhet edhe nëpërmjet mesazheve telefonike. Duket se policia ka nisur të hetojë vetëm sepse nëpërmjet kësaj piraterie nisën të goditen politikanët dhe partitë e tyre. Rastet që mbahen sekret janë nga më skandalozet dhe qesharaket njëkohësisht.

Kulmi u arrit para dhe pas fushatës elektorale. Paskal Milo u “fut” në grevën e urisë i udhëhequr nga Meta nëpërmjet një deklarate të shpërndarë nga e-maili i zyrës së partisë së tij. Krerët rinorë të PS-së dhe LSI-së i tradhtojnë hapur veprimet e lidershipëve të tyre virtualisht. Adresat janë të “sakta”, por pas përgënjeshtrimeve dhe verifikimeve nga specialistët e fushave rezulton se nuk janë të sakta…  

Shembull si mund të hakmerresh
Ndoshta nuk janë bërë ende 2 vjet nga koha kur në një bankë shumë të rëndësishme në Shqipëri, plasi një “skandal moral”, i cili fillimisht u konsiderua “i brendshëm”. Historia është kjo. Nëpër qindra e mijëra adresa eteri në Tiranë, Shqipëri e gjithë botën, u shpërnda një e-mail vërtet jo i zakonshëm. Në tekstin e tij përshkruheshin me hollësi lidhjet seksuale e korruptive të drejtuesve qendrorë të bankës me kolegët, vartësit, sekretaret etj. Fillimisht ky sulm “shpifës” u injorua nën pretekstin e “ziliqarëve”, “hakmarrësve” apo “konkurrentëve”. Por ku e-maili mbërriti në zyrat superqendrore në një kryeqytet të Europës, ndryshoi puna. Këtë kanë perëndimorët, edhe thashethemin e investigojnë. Madje, sidomos atë. Sepse e konsiderojnë shpesh këtë lloj hetimi si shërbim ndaj vetvetes, duke e zbardhur deri në atë pikë sa të mos bien viktima të tij dhe të mos godasin gabim.

Nuk besoj se është krijuar në vendin tonë idioma, “shpif, shpif se diçka do ngelet”. Duhet të jetë produkt i ndonjë kombi më të përmbajtur dhe më kontrollues ndaj makinerisë vrastare të thashethemeve. Gjithsesi të rikthehemi në temë. Erdhën në Tiranë specialistët më të mirë të Drejtorisë së Investigimeve të bankës së madhe që ishte përlyer keqas. Se në çfarë konstatimi arritën ata për akuzat që u bëheshin shefave të filialit në Tiranë (ku përfshihej edhe orgjia), nuk dihet dhe në fakt nuk i intereson kurrkujt. Dihet që fshesa e flakjeve punoi, pavarësisht se kishte shumë shpifje në aktakuzën anonime. Por çështja e vërtetë që hetuesit duhet të zgjidhnin, ishte: Kush po na sulmon kaq egër? Sepse është tjetër gjë një e-mail informues për drejtuesit e kompanisë dhe fare tjetër gjë kur këtë “thashethem” që e përhap duke cilësuar emrin e bankës dhe drejtuesit e saj, e hedh në çdo adresë që të mundesh, pra në miliona përdorues kompjuteri. Atëherë, pasi vërtetuan se e-mailet nuk ishin shpërndarë nga asnjë PC (Personal Computer) në përdorim nga kompania në Shqipëri, kërkuan ndihmën e policisë dhe prokurorisë. Përfundimi ishte se autori i gjithë këtij skandali rezultonte një i hequr nga puna, “pa të drejtë”, sipas tij. U gjet edhe kafe-interneti nga i shpërndante, i zemëruar a i dehur (ose në të dyja gjendjet bashk&eumlsmiley ato e-maile, të cilat edhe po të mos ishin të vërteta, rrezikuan dhe kanë mundur në disa raste të shkatërrojnë jo thjesht vendin e punës, por edhe familjen e gjithë konturet e jetës…

E zgjata këtë “histori” reale, për të thënë se shpërndarësi i këtyre e-maileve nuk pësoi gjë nga drejtësia. Madje, ai nëpërmjet të njëjtës adresë pirate u “identifikua” më pas, duke kërkuar përkrahje dhe solidaritet, sepse i kishin bërë një padrejtësi të paparë, duke e hequr nga puna pa të drejtë…

Vonë, por hetimet kanë filluar
Sipas burimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ata në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme kanë kohë që kanë ngritur një grup të përbashkët për të hetuar piratët që “luajnë” rrezikshëm, duke përvetësuar identitetet virtuale të individëve, institucioneve shtetërore apo partive politike. Pjesëtarë të këtij grupi, që realizoi edhe operacionin e koduar “Modem”, janë specialistë të antikrimit që kanë thirrur në ndihmë informatikanë dhe zbatues nga më të mirët në fushën e internetit. Disa gjëra i kemi vënë në vijë, thonë ata, duke pasur parasysh se policia dhe prokuroria shqiptare për herë të parë përballet me këtë lloj krimi të sofistikuar. Për shembull, është lokalizuar kompania se nga është nisur për të gjitha gazetat një “intervistë” e pa dhënë nga Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli. Ajo, në fakt, kur u dërgua në të gjitha adresat e gazetarëve kishte të mbivendosur e-mailin e zyrës së saj të shtypit. Ndërkohë, prokuroria duhet të nisë (nëse nuk e ka bëre ende) ashtu siç ia përcakton ligji, hetim “kryesisht” për lojën virtuale që u bë me partinë e çamëve, PDI-në. Vetëm një ditë pas zgjedhjeve, në një e-mail, nënshkruar nga kryetari Tahir Muhedini, shpallej dalja nga koalicioni me PD-në dhe kalimi te PS-ja. Kjo u përgënjeshtrua nga kryetari Muhedini, i njoftuar faktikisht nga gazetarët e politikës së terrenit që shahen sa herë u jepet rasti “VIP”-ave… Rastet ku manipulohen organizata dhe individët publikë, janë të shumtë dhe çdo njëri më skandaloz se tjetri. Por të mos harrojmë çfarë ndodh me njeriun e thjeshtë përdorues interneti, që ka nevojë më shumë se të gjithë për mbrojtje prej shtetit nga “piratët”, që të vjedhin identitetin dhe më tepër.
 

4 Komente

Ç'ishte kjo përrallë?

Përdorimi i teknologjive kompjuterike për të shpërndarë informacion dhe për ta marrë atë, tashmë është shndërruar jo vetëm në zhvillim, por edhe në regres e abuzim…

Jam dakort me atë që duhen ndëshkuar ata që abuzojnë me identitetin virtual të të tjerëve, por gazetarja nuk arrin që të bëjë ndarjen, kur këto mesazhe janë thjesht shpifje apo thashetheme nga ato që bëhen duke abuzuar me adresat e vërteta për qëllime disinformimi.

Në rastin e ati "bankierit" që pati shpërndarë atë e-mailin, aq më mirë që është edhe identifikuar, nëse atje ka patur vetëm shpifje, ndokush nga të prekurit (edhe kishte me bollëk atje) do të kishte ngritur ndonjë padi ndaj tij.

Pastaj mund të flasim sa të doni nëse është etike apo e dënueshme të nxjerrësh informacione nga ishvëndi i punës (gjithmonë, nëse nuk nxjerr sekrete)...

Mendoj se fakti qe njerezit jane shume te painformuar per teknologjine i ben qe te futen ne keqkuptime me njeri tjetrin. Ka shume metoda te thjeshta per te nisur fake mail pra qe mund ti shkruash dikujt nen adresen e nje tjetri dhe keto emaile zbulohen shume thjeshte duke pare header. Gjithashtu mund te nisesh edhe sms me numrin e cilit te duash ti dhe gjithashtu edhe keto te fundit zbulohen kollaj sepse nuk ben dot reply. Troc muhabeti nese te vjen nje email ose ndonje sms nga ndonje miku yt qe te shan rende ben mire ta verifikosh njehere para se ti ngulesh thiken ne fyt smiley

Aktualisht ngjan si nje komedi gjigande por shume shpejt ky fenomen, ka per te qene shume shqetesues sidomos per rishtaret ne perdorimin e kompjuterit qe bien lehte pre e ketyre lloj manipulatoreve.

Pse mer, akoma nuk ju kanë paisur të gjithve me Pentium3?
Tani duhet t'ja keni marrë dorën smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).