Përkthimet me shkurtime të Shekullit

Shekulli sot botoi një përkthim të një shkrimi nga "The Economist" mbi situatën post-zgjedhore në Shqipëri, përkthim që sipas Shekullit është bërë me shkurtime. Mirëpo, po ta shikosh shkrimin origjinal, përbri atij të Shekullit, redaktimet nuk janë aspak shkurtime. Nga përkthimi i Shekullit mungojnë paragrafë të tërë, në të cilët revista angleze jep një analizë të sajën të së majtës shqiptare dhe kodit të ri elektoral. 

Paragrafi kryesor që mungon nga përkthimi i Shekullit titullohet "Rama's no Obama" (Rama nuk është Obama), dhe vijon si më poshtë: 

Mëria e PS-së ndaj z. Meta, që mund të ketë qënë kryeministri më i mirë i kësaj partie, është me gjasa e intensifikuar nga percepsioni se fitorja iu iku prej duarsh. Në fillim të vitit, sondazhet tregonin mbështetje prej 39% për PS, kundrejt 30% për PD. Në mes të majit, PS kishte rënë në 36%, ndërsa PD ishte ngjitur në 38%, e ndihmuar nga pranimi i vendit në NATO në Prill. Sondazhi i mëpasëm nga Zogby, tregoi se 42% e votuesve nën 35 vjeç mbështesnin PD, ndërsa vetëm 34% mbështesnin PS. Kjo kundërshtonte besimin që shumë njerëz kishin se Rama, që është 20 vjet më i ri se Berisha, kishte më tepër mbështetje nga votuesit e rinj.

Fatos Nano, themeluesi i PS, vazhdon të projektojë hijen e ti mbi këtë parti. Ai dhe mbështetësit e tij dominuan partinë gjatë viteve 90 dhe deri në vitin 005, kur Rama u bë kryetar. Rama u mundua të largonte klikën e Nanos nga pozicionet kyçe në parti dhe të rikthente ish-anëtarë me emër të saj. Mirëpo, ai nuk arriti të siguronte rikthimin e z. Meta dhe mesa duket priste që ligji i ri elektoral t'a bënte LSI krejtësisht të pafuqishme. Përkundrazi, ligji vendosi Metën në një pozicion kyç -- dhe ky i fundit vendosi të mbështeste Berishën.

Në artikullin e adaptuar nga Shekulli, duket sikur Economist flet vetëm për LSI dhe Berishën. Mungesa e paragrafit më sipër është e rëndë, sepse paragrafi është një pjesë e rëndësishme e shkrimit. The Economist nuk mund të shkruante vetëm për PD dhe LSI, dhe të linte jashtë PS.

Më tej, përkthimi ka dhe disa shkurtime që janë, për të qenë të butë, të dyshimta.

Për shembull, fjalia: 

In 1997 the SPA and its allies claimed two-thirds of the seats in parliament; in 2001 the SPA and its affiliates won 60% of the seats; and in 2005 the DPA-led alliance won 73 seats compared with the SPA-led alliance’s 58. In the new parliament, the DPA and its allies have 71 seats while the left have 69.

u përkthye

Në 1997-ën, PS-ja dhe aleatët morën dy të tretat e mandatave; në 2001-shin, PS-ja dhe aleatët mori 60 për qind të mandateve; në 2005-ën, PD-ja udhëhoqi një aleancë që fitoi 73 vende në Parlament. Në Parlamentin e ri, PD-ja dhe aleatët e saj kanë 71 vende, ndërsa e majta 69.

Tek fjalia e Shekullit mungon pjesa "compared with the SPA-led alliance's 58". Ideja e dhënë nga The Economist në këtë segment të shkrimit është që njëra parti ose tjetra kanë marrë gjithmonë një shumicë të bollshme deputetësh, dhe që kësaj radhe karriget u ndanë pothuajse barabar. Shkurtimi i Shekullit është tendencioz, sepse pa atë copëz, duket sikur PS-ja ka fituar me shumica të mëdha në të kaluarën, ndërsa PD jo.

Një tjetër shembull, kësaj radhe mbi LSI: 

Second, one small party has survived—and has become kingmaker.

shkruan Economist. Shekulli e përkthen

Së dyti, një parti e vogël ka mbijetuar: LSI-ja.

Po "kingmaker" ku vajti? Ky është thelbi i fjalisë, që kjo parti e vogël që mbijetoi vendos se kush do të qeverisë. Që ndryshimet e kodit elektoral që supozoheshin të eleminon pikërisht LSI, nuk ia arritën qëllimit.

Dhe në fund, një tjetër paragraf i injoruar krejtësisht, paragraf që duhet t'i djegë jo pak atyre që ishin dakord me kodin e ri zgjedhor: 

Another aspect of the electoral changes will work to Mr Berisha’s advantage: only constructive votes of no-confidence are permissible in the new parliament, meaning that the chamber must back an alternative prime minister at the same time as renouncing the current one. This undoubtedly gives Mr Berisha a measure of protection.

E përkthyer në shqip: 

Një tjetër aspekt i ndryshimeve elektorale është në favor të z. Berisha: në parlamentin e ri lejohen vetëm vota konstruktive mosbesimi, që do të thotë se Parlamenti duhet të ketë të aprovuar një tjetër kryeministër në të njëjtën kohë që mosbesohet kryeministri aktuaj. Kjo i jep padyshim z. Berisha një masë mbrojtëse.

Edhe kjo, si paragrafët e tjerë, është një vëzhgim i saktë mbi situatën, që Shekulli, për arsye të qarta politike, nuk denjoi të përkthente.

17 Komente

edhe njehere... artikulli orogjinal eshte botuar ne Economist Intelligence Unit dhe jo ne "The Economist"

Shekulli Gazete Tenderash . Ca te presesh nga keto. Mbase gazetari qe ka bere perkthimin ka qene i lodhur,se ishte ne miting ne Fier smiley

gre_w, EIU a nuk eshte pjese e "The Economist"? Jam kurjoz te di sa i pavarur nga "The Economist" eshte kjo Economist Intelligence Unit.

Mmmmmm, dhe une e lexova sot shekullin. Se gjykoj dot, ashtu i ka politikat editoriale. Por nje analize nga nje medie prestigjioze o merre dhe botoje sic eshte o lere. TemAe kish botuar te plote, dhe me e keqja ishte se shekulli e ka botuar nje dite mbrapa

Me vjen shume keq kur lexoj artikuj te niveleve nen-profesionale ne editorialet e gazetave shqipetare, qe fatkeqesisht kane edhe mbeshtetes te tyre. Ato gabojne ne gjera themeltare ne profesionalizmin e gazetarise. Psh... ne nje editorial qe trajton nje c'eshtje te caktuar, fokusi dhe volumi i karakterit te personit ne analize ze pjesen me te madhe te saj.

Per te ardhur keq qe shqipetaret iu kushtojne rendesi dhe vemendje te madhe ketyre artikujve dhe qe shumica e tyre nuk dine te marrin te duhuren, por zgjedhin me te keqen nga keto vepra gazetareske gjymake te shkruara nga amatoresk.

 

Rasti konkret mendoj se eshte bere me qellim per te shprehur vetem nje gje; mbeshtetje ndaj PS-se dhe ironizim te kualicionit PD-LSI.

Normale qe nje parti te sponsorizoje me shume nje gazete ose televizion. Edhe artikullshkruesit ose editorialistet te ndertojne shkrimet mbi idete sponsorve.

Si gjithshka qe vulgarizohet tek ne, dhe merr formen e nje te shituri ose personazhi pa identitet, gazetat dhe ekranet kalojne edhe ato ne vulgarizime.

E pse jo edhe nje perkthim parcial per popullin?............ Kush do me shume e kerkon ne internet!......... Pra si puna e atyre, qe dikur dinin gjuhe te huaja, dhe i mirrnin vesh lajmet e komentet nga agjensite e huaja. Te tjeret pritnin tu vinte gazeta e partise e tu jepte lajmin.

'Per nje m qe ti s'e ve, fjala mik, behet ik...c'ben keshtu more Besnik, a i thuhet mikut ik?' smiley

 

Nqs kjo do ishte analize e Shekullit, mund t'a bente si te donte, po kur eshte e dikujt tjeter, jam dakord me mandin me siper, o botoje te sakte sic e ka shkruar autori, o lere pa botuar fare po qe se nuk perputhet me orientimin e gazetes. Se u be si ato filmat qe shfaqeshin ne kohen e qepes, kur pasazhe te tera priteshin se nuk ishin brenda vijes...

Penar po kundershton veten.

Edhe kjo, si paragrafët e tjerë, është një vëzhgim i saktë mbi situatën, që Shekulli, për arsye të qarta politike, nuk denjoi të përkthente.

Ndersa titulli i shkrimit eshte: Perkthim me shkurtime

Pra me thjeshte akoma, nuk ka mos-perkthim te artikullit nga shekulli por shkurtim te artikullit!

Kjo sepse artikulli eshte per lexuesin anglez qe kerkon me shume detaje dhe e sheh ceshtjen ne kendveshtrim tjeter nga lexuesi shqiptare, te cilet jane ne dijeni te historise se zgjedhjeve ne Shqiperi.

Per paragrafin e shkurtuar ka shume pak rendesi per shekullin, sepse per median sot eshte perparesi se si do te pritet reagimi nderkombetare ndaj zgjedhjeve shqiptare. Ketu mund edhe te keshe nje fare te drejte (varet se nga cila ane e sheh) te debatosh, por "akuza" per "arsye politike" eshte e nxituar.

 

 

 

 

E mo e zbuluat konspiracionin dhe ju!!!

Keto media jane po ato qe ne nje fare menyre moren ne qafe PS.

Menyra e te berit propagande per PS nga keto eshte tejet abuzive gje qe duket ashiqare. Ne kete menyre jane bere te pabesueshme fare dhe ne rastet kur thone vertete te verteten nuk besohen.

Keshtu PS ka nje gazete zyrtare, te quajtur ZP dhe disa te tjera jo zyrtare, qe jane: "Shekulli", "TCH" "GSH/Balkanweb/News24"...

Ore mos e shani Shekullin se eshte e vetmja gazete e ndershme ne Shqiperi. Rruget gjithe gropa te unazes i ka ndertuar pronari i kesaj gazete me forcat e veta pa asnje pike suporti nga bashkia. Gjithashtu edhe tenderat e internetit te dobet e te deshtuar abissnet ky pronar i ka fituar po me forcat e veta dhe nuk ka asnje lidhje me pronarin e Ps-se. Gjithashtu ky pronari kesaj gazete emisionin Si te behesh miljoner e ka filluar krejt rastesisht mbasi njohu kryetarin e Ps-se. Pra shkrimi i shekullit eshte i paanshem dhe duhet pare ne kontekstin e paanshmerise se jashtme ne bashkepunim me korteksin cerebral te subjektivizmit te brendshem te perkthyesit i cili ne menyre telepatike udhehiqet nga x-man koco kokedhimi

S'kam ndermend te mbroj Kokedhimen, por ku i ke pare gropat e unazes? Te pakten deri para nja 2 muajsh nuk ishin.

Bordurat e trotuareve po, jane te konsumuara qe kur jane vene, plus detajet ne pergjithesi lejne per te deshiruar, por gropa une nuk kam pare.

Akoma me shekullin ju? Ate gazete e lexojne vetem socialistat qe mendojne se ende nuk i kane humbur zgjedhjet. Eshte nje gazete e orientuar vetem per te plotesuar ZP-ne, ose per ta persosur propaganden partiake te saj.

 

Ka nje tirazh mizerabel, ekziston vetem fale historise dhe emrit si edhe aftesise se pronarit per financime publike (njoftime tenderash, njoftime publike, reklama publike etj)

 

Eshte gjynah qe Peshku pa Uje i referohet kaq shpesh Shekullit kur poston shkrime te gazetes sepse i ben nje sherbim nje organi shtypi qe nuk ka me per mision pavaresine e paanshmerine...

Nje Kryeredaktor i Shekulli u detyrua te jepte doreheqjen sepse u urdherua qe per Nanon apo Meten, lajmi ne kete gazete do botohej vetem nese keta te dy do vdisnin - dmth vetem lajmin e vdekjes se tyre lejohej te botonte. Ky qe orientimi nga botuesi..........

 Mua me vjen mire qe Peshku jep dhe artikuj nga Shekulli (ndonse shum rralle) , sepse na mbyti me dy gazetat proqeveritare siç jane Panorama dhe TemaA, ku kjo e fundit vetem keto 2-3 vjetet e fundit ka bere divorc me Buall Mavrine, por jo me ter qeverine. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).