PDI: Duam rezolute per ceshtjen came

Partia per Drejtesi dhe Integrim, do te kerkoje miratimin e nje rezolute nga Kuvendi i ri ne mbrojtje te ceshtjes came. Kryetari i PDI-se, Tahir Muhedini ne nje prononcim per mediat diten e djeshme, thekson se partia e cameve po ben gati tekstin e nje rezolute e cila do te kerkohet te miratohet qe ne ditet e para te shtatorit, qe perkojne me hapjen e legjislatures se re Parlamentare. Sipas kryetarit te PDI-se, kjo rezolutat do te percaktoje edhe problematiken e vertet te kesaj ceshtjeje, qe qendron pezull prej vitesh, mes Shqiperise dhe Greqise. "Rezoluta do te kete problematiken qe ka popullsia shqiptare came, te drejtat e njeriut ne radhe te pare, gjenocidin, debimin, ate cfare realisht i takon", tha Muhedini, ne lidhje me pikat kyce te kesaj rezolute. Por sipas tij, rezoluta nuk ka si qellim te hyje ne lufte me shtetin grek. Kryetari i PDI-se deklaron se pas perfaqesimit me deputet ne Kuvend, kjo parti ka per detyre te shpalos mbrojtje per kete ceshtje e cila eshte lene ne harrese edhe nga partite, qe kane ne program mbrojtjen e te drejtave te pakicave. "Ketu eshte nje parti per te drejtat e njeriut, qe vetem ka emrin ne menyre simbolike, sepse ne qofte se ka ne te gjithe kufirin e Shqiperise popullsi qe i jane mohuar te drejtat elementare, eshte popullsia came", thekson Muhedini duke hedhur akuza, per Partine Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Ne kuader te mbrojtjes se kesaj ceshtje, kryetari i PDI-se deklaron se do te kerkohet nga mazhoranca dhe kryeministrit Berisha, edhe perfaqesimin i kesaj partie ne delegacionin parlamentar shqiptare ne Asamblene e Keshillit te Evropes. Sipas Muhedinit, eshte e domosdoshme qe kjo ceshtje te diskutohet ne kete asamble te rendesishme, gje e cila nuk ka ndodhur me pare. "Deputetet e Parlamentit shqiptare, sa here qe shkojne ne seanca plenare ne Parlamentin Evropian, diskutojne ceshtje te minoritetit grek dhe asnjehere nuk kane diskutuar per kete problem me pare", deklaroi Muhedini ne nje prononcim per mediat. Sipas tij, diskutimi per zgjidhjen e kesaj ceshtje te mprehte, do te jete ne krye te axhendes se Partise per Drejtesi dhe Integrim ne Parlamentin e ardhshem. PDI eshte nje parti e cila ne thelb te programit te saj, ka mbrojtjen e ceshtjes came. Zgjedhjet parlamentare te 2007, ishin edhe sfidat e para elektorale te kesaj partie, pas te cilave PDI, arriti te perfaqesohej me anetare ne Keshillat Bashkiak te Vlores, Fierit dhe Tiranes. Kjo parti ka lindur nga shoqata "Cameria", e cila ka nisur aktivitetin e saj qe ne fillimin e vitit 1990 ne mbrojten e ceshtjes came.

Negociatat, pas rezultatit perfundimtar

Kryetari i PDI-se, Tahir Muhedini deklaroi se do te nise negociatat me Partine Demokratike te drejtuar nga kryeministri Berisha, menjehere pasi te shpallet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultati perfundimtar. Ne nje prononcim per "Koha Jone", Muhedini deklaroi se PDI pritet te konfirmonte zyrtarisht edhe deputetin e dyte ne Qarkun e Fierit dhe me pas, do te mendonte per postet ne qeverine e ardhshme Berisha. "Rezultat perfundimtare do te na japin mundesine te kuptojme fillimisht hapesiren tone, ne Parlamentin e ardhshem dhe pastaj te nisim negociatat me PD-ne", deklaroi Tahir Muhedini. Sipas tij, marrja e dy deputeteve nga gara elektorale, normalisht do ta bente PDI-ne me kerkuese, per sa i perket ndarjes se pushtetit brenda koalicionit te djathte fitues.

19 Komente

Eh, atehere me siguri qe do te fitoje me shume vota PDI-ja.  1 vote jotja =1000... smiley

Edhe une.

N.q.se ka një fakt të vetëm për të cilin fitorja e të djathtës më tërheq, është mandati i PDI-së.

Momenti i rezolutës, n.q.se ndodh, do të jetë testi më i vështirë si për Kuvendin ashtu edhe për MPJ-në.  Të shohim sa cojones kanë politikanët tanë për t'i dalë përballë kësaj dosjeje.

 cojone pellumbi te mbeshtjella me rrjet merimange.. thjesht per sqarim..

  Të shohim sa cojones kanë politikanët tanë

mos ka ndonje gabim shtypi aty?

 Të shohim sa cojones janë politikanët tanë

keshtu duhej?

Dhe une jam perkrahes i kesaj kauze, jo vetem nga atdhetarizmi, por dhe nga pikpamja njerzore.

Ne thelb, popullsia came kerkon te drejten e prones e cila eshte themeltare ne nje shoqeri demokratike.

Mirpo me sa di une qeveria greke , dhe nje here qe perfaqsuesit shqiptare kane guxuar te permendin egzistencen e ketij problemi, eshte pergjigjur ftohtesish :

"Ju nuk keni rregulluar ceshtjet e pronesise brenda territorit tuaj keshtu qe nuk mund te pretendoni te na kerkoni neve..."

Nuk e di mire ne se ata nenkuptonin pronat e minoritetit grek apo te gjithe Shqiperise, por mua me duket nje argument ne te cilin qeveria shqiptare duhet te qendroje dhe ta vleresoje drejt. Po te shohim pastaj se si punon qeveria shqiptare ne kete drejtim, mua ceshtja e pronave came me duket shume shume e larget...

Qeveria jone legalizoi ndertimet pa leje duke i dhene nje goditje te pariparueshme problemit te kthimit te pronave. Legalizon grabitjen per ca vota me teper dhe nderkohe i thote pronarit : Rri prit nja 30-40 vjet, po te hodhem ndonje kocke...Kjo nuk eshte njerzore...

Me cfare kurajo morale ne do tu kerkojme grekeve te drejtat e pronareve shqiptare te Camerise kur ne vete i perdhunojme ? Keshtu qe kjo pune duhet filluar nga vendi yne, pastaj me tej.

Mbajtja gjalle e problemit cam eshte per tu pergezuar dhe per tu mbeshtetur. Mendimi im eshte qe kjo ceshtje zgjidhet ne Hage. Mirpo kjo rrezikon veton nga ana greke kur te vije koha per tu futur ne BE.

Ndoshta do pritur ca ???  E koklavitur puna ...

Me cfare kurajo morale ne do tu kerkojme grekeve te drejtat e pronareve shqiptare te Camerise kur ne vete i perdhunojme ? Keshtu qe kjo pune duhet filluar nga vendi yne, pastaj me tej.

Nese greku paraqet keto lloj argumentash ne Strasburg, e ka te humbur kauzen. 

Dhe po te flasim per kurajo morale qe duhet te kemi ndaj grekerve, oh please!

Po mik i dashur ,

Nuk mund te kerkosh rregull ne lagje kur shtepine tende e ke bordel. Keshtu te pakten mendoj une ...

Sa mire sikur ta mendonin keshtu edhe greket (qe trashin zerin pa te keq ne parlamentin TONE) per ate bordellon qe gatuan me arvanitasit, camet e me mavrite e ketyre 20 vjeteve te fundit... smiley

Por s'eshte per tu vene dhe aq faj xhanem, ndoshta mendojne se ne na pelqen keshtu.

Une do te thoja qe deshira per ti hedhur fajin te tjereve na ben qe mos te zgjidhim problemet tona.

Duhet te mbajme mire parasysh qe : Qeveria greke , eshte zgjedhur nga populli grek, per te mbrojtur interesat e grekeve...

Ne do ti kemi kundershtare sa here qe interesat tona jane te kunderta dhe aleate te dyshimte sa here interesat te na bashkojne. Nuk duhet ti bejme me faj per kete. Kishim problemin e korridorit 8 -te. Na e sabotuan. Kjo per arsye se atyre nuk u interesonte te anashkaloheshin nga pikpamja territoriale. Une e quaj normale, ata jane greke dhe jo shqiptare. Nuk jane per te vene doren ne zemer dhe te bejne sakrifica per ne...

Fakti tjeter qe ata perfitojne eshte se jane anetare te BE-se, dhe si te tille kane te drejten e vetos. Per mendimin tim, nuk eshte e moralshme dhe biles eshte dobesi te perfitosh nga mos-mundesite e kundershtarit per tu mbrojtur, por ne politike kjo nuk eshte e ndaluar...

Une nje gje di te them me siguri:

Jami ne te paret qe duhet te ruajme dinjitetin tone . Po nuk respektove vetvehten , askush nuk te respekton. Dhe kjo eshte e vertete qofte ne planin personal, qofte dhe ne ate te marrdhenieve nderkombetare.

Dinjiteti eshte kryefjala. 

Se me kujtove nje pjese nga "Perralle nga e kalura", gjate dasmes se Gjinos:

 

"E c'jam une o zoti Maliq? Nje cope dru, nje gdhe....etj, etj"

E nje nga te ftuarit, Birce Hasko ky, i pergjigjet pak a sh:

"Lum si Kosta qe e di se c'eshte!" 

smiley

hhahahahahahahha

rrofsh nejse, flm qe  me ndyshove humorin me kete me lart

s'e mbaj mend tamam se si e kish emrin ai fshatari, Kosta e futa nga mendja ime, po nejse. lol 

me duket se kishte emer musliman...  apo e kishte malo?

edhe mua malo me vinte, po sikur ngaterrohet me maliqin pastaj... s'di c'te them. 

medet, edhe kete hall kisha mangut sot! 

dmthm emri i mbaronte me o se merrte prapashtesen ua ne fund... dmth qe mbaronte me ua ne fund e mbaj mend mire smiley hahah

E more Muhedin... si do te te luaje Sala ty, do te vervise si zinxhirin kur nuk ke c'te besh dhe rri e e tund kot...

Une i uroj sukses Camerise dhe qe te merremi vesh tamam, pushken gati e kemi o burra; kur te therrisni, gati te dalim per lepuj (greke, doja te thosha). 

Uroj qe kjo te kthehet ne vepra. Shqipetaret duhet te kuptojne qe kane celesin e mbarevatjes, paqes, dhe stabilitetit ne rajon dhe eshte koha per te marrur pozicionin qe nuk eshte kuptuar qarte nga diplomacia shqipetare gjate gjithe kesaj kohe. C'eshtja shqipetare dhe mbrojtja e shqipetareve jasht territorit te shtetit duhet te zere vend me re rendesishem ne axhenden e diplomacise dhe parlamentit shqipetare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).