Parashikimi i Bodes: Presim rritje të papunësisë në vend

Publikohet vlerësimi më i fundit për situatën ekonomike

Ministria e Financave bën vlerësimet e fundit mbi efektet e krizës në ekonominë shqiptare. Dikasteri i drejtuar nga Ridvan Bode ka miratuar kuadrin makrofiskal (të rishikuar), nga ku mësohen fakte që zyrtarizojnë rënien ekonomike të vendit. Qeveria kishte miratuar në fillim të vitit një normë papunësie për 2009-ën, në nivelin e rreth 12.3 për qind, duke u nisur nga skenari se kriza nuk do të ndikojë direkt mbi ekonominë shqiptare, si pasojë e disa masave të marra në tre vitet e fundit (taksat dhe investimet). Po në janar, kur u miratua raporti makrofiskal, ministri Bode paraqiti studimin se rritja ekonomike do të kishte një mesatare prej rreth 6 për qind. Situata ndryshoi me kalimin e muajve, kur u panë rënie të theksuar të eksporteve, shtrëngim kredish dhe më pak financime nga emigrantët. Bizneset po falimentonin, duke nxjerrë të papunë me mijëra persona. Këtë fakt qeveria nuk e pranoi edhe pas tre muajve nga zhvillimet në ekonomi. Vetëm në maj, Ministria e Financave mblodhi ekspertët për të bërë disa rishikime të kuadrit makrofiskal për vitet 2009-2012, duke vendosur zyrtarisht se ekonomia shqiptare do ta pësojë nga kriza financiare. Konkretisht, niveli i papunësisë nga 12.3 për qind që ishte në fillim, aktualisht pritet të arrijë në 12.9 për qind. Duke e krahasuar me vitin 2008, papunësia do të ketë rritje të lehtë me 0.2 pikë përqindje.

Ndikimi në ekonomi

Më herët qeveria rishikoi rritjen ekonomike, duke e parashikuar në 4.8 për qind, nga 6 që ishte në fillim të vitit. Për institucionet e huaja financiare, Shqipëria nuk do të ketë rritje ekonomike më të madhe se 2 për qind, madje parashikimet e Fondit Ndërkombëtar Monetar-FMN flasin për rritje deri me 1 përqindje. Duke qëndruar te parashikimet e fundit të Ministrisë së Financave, thuhet se ekonomia shqiptare do të pësoje ulje me rreth 6 miliardë lekë në Prodhimin e Brendshëm Bruto-PBB (GDP). Tjetër vlerësim negativ lidhet me konsumin, ku pritet një rënie drastike e shpenzimeve në total, pra të privatit dhe shtetit, përfshi edhe familjet. Ky rezultat vjen më së shumti nga rënia e të ardhurave në të gjitha zërat e ekonomisë. Në tatime dhe dogana kemi të paktën minus 50 milionë dollarë, kurse nga emigrantët po vërehet një ulje e të ardhurave në miliona euro. Sa u takon privatizimeve, qeveria nuk ka dhënë detaje se si do t‘i përdorë të ardhurat nga shitja e OSSH-së, në vlerën e rreth 102 milionë eurove. Ajo që dihet me siguri, është se gjysma do të shkojë për financimin e rrugës Durrës-Kukës.

Shifrat e INSTAT-it

Gjatë tremujorit të katërt 2008 forca e punës është rritur me 5 594 persona krahasuar me tremujorin e tretë. Numrit mesatar të të punësuarve në sektorin privat bujqësor, vlerësuar sipas Anketës së Forcës së Punës 2007, është 568 549 persona. Të dhënat e fundit nga Instituti i Statistikave, INSTAT, tregojnë se, në sektorin privat jobujqësor gjatë këtij tremujori vihet re një rritje prej 1.78 për qind e numrit mesatar të të punësuarve krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2008. Në këtë sektor vihet re tendenca në rritje e numrit të të punësuarve. Kështu, numri mesatar i të papunëve të regjistruar gjatë tremujorit të tretë 2008 është 141 495 persona, ndërsa numri mesatar i të papunëve që përfitojnë pagesë papunësie është 9 916 persona. Po sipas INSTAT-it, niveli mesatar i ndihmës së pjesshme ekonomike është 2 986 lekë, ndërsa niveli i ndihmës ekonomike të plotë është 3 798 lekë. Niveli bazë i pagesës së papunësisë me VKM Nr. 236, datë 27.02.2008 është 5 980 lekë.

Studiuesit:

Papunësia në vend, 30%

Numri i të papunëve në kryeqytetin shqiptar shkon në shifrat e 20 mijë personave. Këtë shifër japin ekspertët e pavarur, mbi bazën e një studimi në tregun e punës. Sipas tyre, disproporcioni midis rritjes ekonomike dhe punësimit në Shqipëri rezulton ende shumë më i theksuar se disproporcioni në nivel global. Nëse gjatë vitit 2006 ekonomia botërore shënoi një rritje rreth 5%, niveli global i papunësisë ishte rreth 6.3%. Ndërsa në Shqipëri, ky raport gjatë të njëjtës periudhë ishte 5% me rreth 14%, duke u mbështetur në shifrat zyrtare dhe 5% me rreth 30%, duke u mbështetur në statistikat e burimeve alternative. Sipas ekspertëve, nevojitet orientim dhe zhvillim ekonomik drejt sektorëve prodhues dhe atyre të cilët krijojnë më shumë vende pune, si turizmi, ndërtimi etj. Vetëm 2% e punëkërkueseve të papunë të regjistruar janë me arsim të lartë, ku dominojnë arsimtarët, ekonomistët, agronomët etj. Rajoni i Durrësit, Korçës, Beratit dhe Elbasanit e ka rreth 12.5% nivelin e papunësisë. Papunësia më e lartë paraqitet në Skrapar me 18.9%.
 

6 Komente

Papunësia më e lartë paraqitet në Skrapar me 18.9%.

Dmth gjithe Corovoda rrika "ne tako"...  Na turpnun mer qafirat, gjithandej...

Se s'kan patur njËrëz në Qverrri, prandaj.... po tani do ta shëkosh ti se sa do jetë niveli i papunësisë smiley

hej, nuk mora vesh une, si erdhe e si ike ti.   smiley  

 Priteni kur te rritet me tej papunsia ne Skrapar, siç u rrit ne Tropoje, ne kohen e Buall Mavrise.

Nuk u be qameti se papunesia do te rritet me 0.06%. Rendesi ka te perfundoje teresisht dhe sa me shpejt rruga Durres - Morine se ky i joni la nom tue inaguru ate nje here ne 2 jave. Prit kur te shkoje me gershon prap me inaguru perfundimin e meremetimeve tek tyneli kryesor. Ai kujton se inagurimi i rrugeve te paperfunduara osht si puna e synetllikut qe i jep akses zmadhimit/rritjes se organit gjenital tek mashkulli. Hej cna ka gjet ne te shkreteve.Nuk na u ndane budallenjt  a thu se kemi pak.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).