Palavia e Ilir Metes si nje norme morale

Këto ditë janë harxhuar pa hesap fjalët “turp”, maskaradë”, “tradhëti”, “ndyrësi”, “kurvëri”, “poshtërsi”, etj, etj. Dhe e vërteta është, që kjo gjuhë kaq e shkujdesur nuk është përdorur ndonjëherë më parë, s’ka gjë se rastet e rrethanat nuk kanë munguar. Mirëpo, fjalë të tilla janë përdorur më së shumti këto ditët e fundit ose në rendezvous-të tona të zakonshme e të përditshme, ose në komunikimin virtual (sms-të, letrat e përcjella në rrugë elektronike apo bisedat e ngeshme në messenger e në facebook). Nëpër faqet e shtypit dhe ekranet e televizioneve nuk para shfaqen. Dhe shyqyr që është kështu. Sikur mass-media jonë të thithte e të pasqyronte humour-in popullor, ne do të kishim këto ditë medium-et më palavike të planetit. Por të rrimë shtrembër e të flasim drejt, jo aq palavike, sa ngjarja që këto fjalë rreken të përshkruajnë, karakterizojnë, vizatojnë. Është fjala për paktin Meta-Berisha, që do të sendërtohet pas ca javësh në një koalicion qeverisës.

Shumica e shqiptarëve është praktikisht e skandalizuar nga kjo ngjarje. Por shumica e kësaj shumice skandalizohet më kot; ose thënë ndryshe, shumica e kësaj shumice nuk ka arsye të skandalizohet. Pakti Meta-Berisha nuk është një rrufe në qiell të kthjellët; përkundrazi, është një ngjarje e përgatitur nga ne të gjithë, që nuk kemi demonstruar asnjëherë në të shkuarën se provojmë ndot përballë ngjarjesh të ngjashme (s’ka gjë se jo kaq të forta e të bujshme). E doni ta them më ndryshe akoma? Një shoqëri, 40% e së cilës do donte t’ia besonte drejtimin e vendit me shumë entusiazëm një njeriu si Sali Berisha, nuk ka të drejtë të skandalizohet në rrethana të tilla. E pastaj, duhet thënë se është e tepërt dhe naïve të skandalizohesh me sjelljen e një njeriu si Ilir Meta, tek i cili janë nakatosur si rrallë ndonjëherë në historinë si mos më keq të shqiptarëve injoranca me arrogancën, babëzia për pushtet me xhuxhmaxhuxhërinë politike, pafytyrësia me ngrefosjen medemek morale.

E vërteta pra është që motivet e zemërimit popullor janë rëndom të një natyre partizane, tribale e pragmatike, dhe aspak morale, gjë që del nga shprehjet e llojit “ ai është bukëshkalë”, “na e futi qelbësira”, “i tradhëtoi socialistët”, “i turpëroi skraparllinjtë”, etj, etj. Veç tek-tuk qëllon që të takosh ndonjë shqiptar, i cili të thotë e të cilit mund t’i thuash të vërtetën e madhe mú në sy: po, kjo gjë pritej, kjo është gjëja me natyrshme në këtë Shqipërinë tonë të shthurur e të çoroditur në mënyrë të frikshme.

Shkurt hesapi, unë nuk skandalizohem nga Ilir Meta. Cfarë ai ka bërë më ngjall krupën, por nuk më skandalizon. Unë do skandalizohesha në rastin e kundërt, në rastin pra kur Ilir Meta do ta  refuzonte paktin e ofruar nga ana tjetër. Ja, më thoni ju se si Ilir Meta mund t’i thotë “jo” një oferte të tillë. Në kushtet shqiptare (ku çdo mbështetje financiare e elektorale bëhet me shpresën e një kompensimi imediat) një parti e vogël me dëngla të mëdha nuk mund t’i lejojë vetes luksin për të qëndruar për një kohë të gjatë në opozitë. Nga ana tjetër, edhe anëtarët e partisë, të cilët janë më shumë klientë se sa anëtarë, nuk janë aq “budallenj” sa të mbështesin pa fund një parti të dënuar të mbetet në opozitë. Shtoni këtu dhe babëzinë e Metës për pushtet, shtoni dhe nonchalance-ën e tij morale, shtoni dhe padurimin e entourage-it të tij për të vënë gojën e tharë prej etjes në opozitë tek rubinetat e pushtetit, dhe kuadri plotësohet.

Përveç kësaj, çfarë do ta bënte të druhej përballë një vendimi të tillë? Opinioni publik? Ou, ç’është ky? Emri i ndonjë virusi misterioz? Apo emri i ilaçit të saposhpikur për të luftuar të njëjtin virus? Apo emri i ndonjë skuadre të kategorisë së tretë të ligës së futbollit brazilian? Ah, po, m’u kujtua, është opinioni i ndarë dhe i mbështetur nga qindra mijra njerëz, i cili rëndom dikton, jo vetëm politikat e qeverive, por dhe jetën e këtyre të fundit. Po ku ka këtu opinion publik bre? Këtej nga anët tona ndodh diçka e çuditshme dhe e padëgjuar: sa më shumë që e rrisin zullumin zuzarët në pushtet, aq më shumë e rrisim ne të tjerët mbështetjen për këta zuzarë (dy ilustrime taze e të qarta: 1. Fatmir Mediu ishte i vetmi kryetar i një partie të vogël që fitoi një mandat deputeti; 2. Katundarët e Gërdecit votuan për Sali Berishën).

Por le të kthehemi tek Ilir Meta, partinë e të cilit e kam parë gjithë kohën si aleate të natyrshme të Partisë Socialiste. Kam këmbëngulur që këto dy parti të kërkonin e të gjenin arsye për të dialoguar e bashkëpunuar. Kam këmbëngulur nëpërmjet shkrimesh, por edhe në dy biseda ad hoc me Edi Ramën, i cili qëndroi gjithë kohën e deri në fund i fiksuar në idenë e tij, se “një pushtet më mirë të mos e fitosh se sa ta ndash me Ilir Metën”. Atë mot kam mbetur pa gojë përballë këtij qëndrimi. Po tani? Vijoj po njësoj të mos i besoj dënglat parimore të Edi Ramës, me të cilat ai insistonte ta vishte refuzimin e Ilir Metës, por tani ai refuzim nuk më dhemb asnjë çikë. Madje, më gëzon. Sigurisht, gëzon më shumë vetë Edi Ramën, i cili tani ndihet tërësisht i përligjur në sytë e të gjithë socialistëve. Ata që kanë pritur largimin e Ramës në rast humbjeje, tani duhet t’i hedhin armët. Meta i ka lënë pa casus belli. E vërteta është se aleati më i ri i Berishës do donte ta kafshonte Ramën, por me gjestin e vet prozelit nuk ka bërë gjë tjetër, veçse e ka kalcifikuar në krye të PS-së. Ai ka hyrë prej dy ditësh si një normë e fëlligësht morale, dhe të gjithë do të fillojnë tash e tutje të mendojnë se në sjelljen publike e rëndësishme është të mos zbresësh poshtë këtij kufiri të poshtëm të vendosur nga Liku. Dhe kështu, ta kqyrësh Ramën me një lupë morale (e ta gjykosh me kritere rigoroze politike) në rrethanat e sotme është thjesht e kotë. Dhe e padrejtë. Dhe e dëmshme.

53 Komente

Hmm, nuk e di se si arrin Nano ta quaje kete argument. Megjithate, kjo ishte e bukur: "Opinioni publik? Ou, ç’është ky? Emri i ndonjë virusi misterioz?"

M Nano me kete koment tregon edhe nje here qe ora e tije ka ngel shume prapa,dhe niveli i tij si gazetar vlen per te deshiruar,me drejt eshte shum i ulet.

Nga njera ane mundohet ti ngre moralin(qe nuk e ka pas kurre) E Rames,nga ana tjeter ben sikur shan I Meten.

Por z M Nano duhet te spjegoje pse i vjen turp qe eshte(n.q.se eshte)shqipetar.

Pse i erdhi keq se hyri Shqiperia ne NATO?

...DHE FLET TI QE E KE QUJT VETEN - ANGLEZ...ik ere bo cicin...

I nderuar zoti Nano

Duke ju referuar tekstit te meposhtem

Shumica e shqiptarëve është praktikisht e skandalizuar nga kjo ngjarje. Por shumica e kësaj shumice skandalizohet më kot; ose thënë ndryshe, shumica e kësaj shumice nuk ka arsye të skandalizohet. Pakti Meta-Berisha nuk është një rrufe në qiell të kthjellët; përkundrazi, është një ngjarje e përgatitur nga ne të gjithë, që nuk kemi demonstruar asnjëherë në të shkuarën se provojmë ndot përballë ngjarjesh të ngjashme (s’ka gjë se jo kaq të forta e të bujshme). E doni ta them më ndryshe akoma? Një shoqëri, 40% e së cilës do donte t’ia besonte drejtimin e vendit me shumë entusiazëm një njeriu si Sali Berisha, nuk ka të drejtë të skandalizohet në rrethana të tilla.

... desha te informoja se nuk jam aspak i skadalizuar edhe pse nuk i perkas as atij 40% qe ti i refereohesh as ndonje perqindjeje tjeter qe mund te te vije ne mend. Besoj qe politika tradicionale po jeton momentet e fundit te saj  e po mundohet te adaptohet me  terrene te reja operimi ashtu sic une edhe ti nuk komunikojme me balle per balle por nepermjet nje bote virtuale.  Ajo fare me ka skandalizuar e do vazhdoje te me skandalizoje eshte nje PAKT qe gazetaret ( pa perjashtim, opinionberes, opinionkonsumues, dirigjent studiosh televizive, etj) bene para zgjedhjeve ne Shqiperi duke e manipuluar totalisht fushaten parazgjedhore. Te kjo pjese do shpresoja qe edhe ti te ndjeheshe i skandalizuar.

Besoj shume se ato fjalet me te cilen ti nis kete shkrim kane po te njejten vlere edhe per gazetarine e dy muajve te fundit. Dhe besome edhe mua se babëzia për pushtet mediatik e rroga opinionistesh eshte mpleksur shume keq  me xhuxhmaxhuxhërinë gazetareske, e sic thua ti pafytyrësia me ngrefosjen medemek morale. Besome se eshte opinion publik, e per me shume mos e merr personale se eshte per te gjithe ju qe keni 20 vjet qe rrumpallzoni mendjen shqiptare

 

ore....nje opinon nuk mund te qendroj ne ajer dhe te jete +- = 0....duhet te kete nje vlere....vete nje opinonist nuk mund te mos jete i ndikuar apo i shkak-tuar....e rendesishme eshte qe te jete objektiv dhe jo i njeanshem subjektiv...cdo njeri me pak tru di te zgjedhi apo te interpretoje sipas trurit te vet....

Plus-minus, ky yti i ngjan me teper nje argumenti. Ndoshta sepse te dhenat per ta mbeshtetur ate jane publike e te perditshme.

Nga ana tjeter, me ka lodhur ping-pongu historik mes opinion-beresve dhe publikut, ku te paret (me ne krye Konicen, ndjese paste) ndjehen kaq pa fat te flasin per dhe me nje popull kaq injorant, nderkohe qe te dytet presin e presin iluminim por thone se gjejne ne vend te tij anshmeri politike, ennui, analize siperfaqesore dhe ne pergjithesi privilegje te palegjitimuara, ku hapesira mediatike eshte privilegji kryesor.

Mendoj se duke qene opinion-beresit me te pakte e me te lecitur, me pak terapi grupi te kalojne komplekset e te punojne per ne, se ate detyre iu ka ngarkuar partia. Mendoj gjithashtu se ne nuk duhet t'i percmojme kaq shume, se aq mundesi kane, ne ecim se bashku me hapa breshke.

Me njeri labil se ky "analist i pavarur" nuk kam pa. Deri tje mbronte me mish e me shpirt kodin zgjedhor, ndresa pastaj pasi dulen rezultatet e zgjedhjeve fillonte ta shaj kodin. Nje dite deklaron se meriten per zgjedhjet do tja njoh Berishes ( duke aluduar se zgjedhjet kan qen te mira) pastaj po te i njejti emsion i "gazetarit te pavarur" Balla, te nesermen deklaron se zgjedhjet kan qene katastrofale. Ne realitet ky njeri dhe disa si ky , disa mediume si Top-Channel, Shekulli, Ballakan web (ku Camet  i quajn minoritet ne Shqiperi) dhe PPU edhe pse kam  qen Anti PD, me kan detyrar te jem per ta. EDhe me kete shkrim vetem po e shoh se ne realitet jane reale shkrimet e ketyre pseudo analistave shqiptar. Me mediume si keto dhe analiste si ky simpatia e ime per Berishen vazhdimisht ritet.

 

 

Familja "model" e metes padyshim qe te ngelet ne mendje -  te gjithe mbipeshe qe ne vatanin tone te mjere flet po aq  per mireqenien e ketij bashibozuku qe na ka qeverish ketu e 8 vjet te shkuara, por me teper ne folklorin tone lidhet me babezine. Keshtu pritni qe ky person me te gjithe ata qe e ndjekin pas ne aleancen me te turpshem qe do te kete ndonjehere ky vend, te mos lere gje pa "ngrene" e "glaberitur" nga ajo pak gje qe i ka ngelur shqiperise se mjere.

Mbaj mend sesi ne menyre te turpshme Zonja meta dhe shoqeira  e saj e turpshme e te "kamurve" ose e atyre qe quhen sot ne shqiperi "new money" - ergo hajdut - organizonte nje ftese per femijet e saj dhe " te kamurve" te tjere te tiranes ku ne vend qe te behej fjale per mbledhje fondesh e dhenie fondesh per femijet qe skane asgje e qe jane te shume ne atdhe, ne menyre cinike jepeshin dhurata te shtrenjta dhe fotografosheshin pikerisht femiejt e jetyre bejlereve te rinj. 

Kuptohet qe zonja Meta dhe i shopi kane mjaft klas e kulture. 

T, - ne te vertete nuk e percmova kaq shume dhe nuk eshte se ishte reagim emocional si i artikullshkruesit, por perderisa zoteria percmon shqiptaret qe te djathte e te majte e pa parti treguan nje vullnet e sjellje goxha qytatare ne keto zgjedhje me lejohet qe edhe une ti jap kusurin tim si pjese e kesaj shoqerie.

Mustafa Nano simbol i Gazetarit te shitur. Pa kauz e pa gje prej gjeje. Vetem te shikoje fytyren e ketij, tek Top-Channeli kur po pyeste Petrit Vasilin, a do te ike LSI me PD. Nje fytyre e vrare edhe e vrerosur ( pak me pak se ajo e Gramoz Ruçit ,kur Jepte urdhra per destabilizim ), qe Shqiptare sdo ti donin kurre ti shikonin fytyren.

Pse nuk shkruan ti per moral, mer i paftyre, kur LSI i vidhnin votatat.Edhe ato 4 deputet Meta i ka nga Berisha.Se ishin komisioneret e PD qe i ruajten ( kuptohet nga fundit, pasi Berisha kishte rene dakort me Meten )?

Pse nuk shqetesohesh per Median e shitur, per Eklsipsin qe i bene Tv ,ku edhe ti je i puansuar, Partive te tjera, sidomos LSI, meqe ti po i kerkon moral?

Pse nuk Analizon humbje e Rames (71-65) perballe Berishes????? keto ishin ne gare te drejte per drejte , LSI ska pse te jete Taka e Rames, per tu ngriut edhe per te kapur Berishen?

 

Ik mer Analist medioker, interesaxhi, e sahanlepires i PAVLERE.

Se nje nga arsyjet qe humbi Rama , ishit edhe ju mer Zagare Mediatik.

...per muendimin tim tija fut pakkot-plot, por alternativa jote eshte Sala???!!!

mos u merrni mer jahu me njerezit...merru me ato qe shkruan e qe lexon...qendronje apo jo....

Eshte mjeshter ne perdorimin e ironise, por ka kaq mllef brenda saqe me duket sikur e ka shkruar bashke me Gramoz Ruçin dhe Gjinushi_n.

La classe non e' acqua...thote 'taljoni smiley

Ja Emo, perseri dolem ke "uji" qe ty te pelqen... smiley

Per mendimin tim, ne rrafshin teorik, nuk ka asgje anormale apo amorale ne koalicionin e sapokrijuar.

Ceshtja eshte, a do te mundet qeveria e re te permiresoje performancen e saj, - e krahasuar kjo si me standartet ideale, ashtu edhe me qeverite e meparshme, -  ne dobi te qytetareve?

A do te mundet qeveria Berisha-Meta te luftoje me me shume efikasitet korrupsionin, te mbledhe me shume te ardhura ne arkat e shtetit, te identifikoje me mire nevojat perparesore te vendit dhe t'ju jape atyre pergjigjje me te sakta?

Keto jane ceshtjet qe sipas meje duhen analizuar me ngut.

Mbi bazen e ketyre analizave duhet levduar/inkurajuar apo share/kritikuar qeveria e re.

Kurse ky shkrim merret me te tjera ceshtje.

Une kam marre vesh se ne Tirane kane filluar dhe po zjejne ne keto caste qe po flasim pazaret per llokma shteti, ne te gjitha nivelet. Nga ata qe kerkojne nje cope rroge nga administrata, tek ata qe luftojne per postet me te fuqishme ministrore. 

Me kete ceshtje duhet te merremi; ne kete terren duhet te luftojme edhe ne, si qytetare, rast mbas rasti.

Imagjinoni sikur une dhe Mustafa Nano te jemi, bashke me Tropizmen dhe ndonje tjeter, te gjithe banore te nje pallati, ta zeme 5-katesh.

Ilir Meta dhe Sala fitojne zgjedhjet, dhe menjehere pas kesaj, na trokasin ne dere te shtepise qe ne sabah.

Jo per te na sjelle ndonje sihariq.

Mucit i thone ta liroje menjehere studion e punes dhe te ngushtohet ne dhome gjumi - sallon, se ne studion e tij do vije nje militant i PD-se nga Fieri, qe i ka mbrojtur voten Metes kur Rama dhe Ruci donin t'ja vidhnin.

Pastaj trokasin tek une dhe me thone te mbledh plackat dhe nga kati i trete te spostohem ne te 5-tin se apartamentin tim do t'ja japin nje cifti camo-republikan.

Kurse Tropizmas i thone te dali ne rruge te madhe, pa ja zgjatur shume. Po deshi le te shkoje te ankohet tek Ermir Dobjani.

Mendoni se do te rrinim duarkryq?

Mendoni se do te mjaftoheshim me komente ne PPU?

S'ma ha mendja!

Ceshtja eshte se keta zoterinjte kane 19 vjet qe na e rrjepin shtetin, qe eshte prone e jona e perbashket, dhe askush nuk i kundershton.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mendoni se do te rrinim duarkryq?

 Po smiley

1. Fatmir Mediu ishte i vetmi kryetar i një partie të vogël që fitoi një mandat deputeti;

Nje gje qe me ka ngel ne fyt dhe du ta them me gjithe shpirt: Ju thafte dora deri ne rreze gjithe atyre njerzve ne qarkun e Tiranes qe kane votuar Mediun!! Po deri ne rreze ama. Te gjykata nuk kisha asnje shprese per drejtesi, por te njerezit ne Tirane kisha besim se do ta nxirrnin nga parlamenti e politika.

2. Katundarët e Gërdecit votuan për Sali Berishën).

 

No comment per kete. Gjithsesi mund ta kuptoj qe varferia e skajshme dhe demshperblimet qe kane marre per shtepite, e kane bere punen e vet.

 

Problemi eshte qe njerezit qe ti kerkon t'u thahen duart kane votuar per PR, jo per Mehdiun. Pune tjeter pastaj qe "partia" e tij (dmth pafytyresia e vet) e vendosi Mehdiun (veten) ne krye te listes.

Nese Berisha nuk do te ishte i perlyer ne aferen koruptive te shitjes se municioneve me pasoje shperthimin ne Gerdec, te pastrimit te parave nga Fazllic- keshilltari i tij Serb, apo te abuzimeve me fondet e rruges "se Kombit", qendrimi i Metes edhe mund te pershendetej, sidomos per angazhimin e tij patriotik per mos cuarjen e vendit ne nje krize ekonomiko-politike. Mirpo per hir te mos cuarjes se vendit ne nje krize potenciale nepermjet zgjedhjeve te tjera, te pranosh qe te qeverisesh me hajdut dhe kriminel do te thote qe ne potence te jesh vete i tille.

Minimumi qe Iliri dhe partia e tij private duhet te kishte bere do te ishte konsultimi i tij me elektoratin prej 80 mije vete qe e votoje. Nese shumica e tyre do ta perkrahnin kete vendim ai, pra Iliri do te ishte i bekuar. Ne te kunderten ai eshte i mallkuar.  

 zoti Nano, 

sic e sheh, jemi disi konfuz mbi qellimin e artikullit tend.. Nga do qe ta kapesh del se ti paskesh qen gabim ne lidhje me Ilir Meten. Del se ti paskesh dashur ti fusesh kancerin e pushtetit Metian, qeverise se majte qe do te lulezonte pas zgjedhjeve. Shyqyr qe Rama pa pertej pazotesise tende analitike dhe shtepoi qeverine hipotetike te majte! ky eshte mesazhi? Ik ore pirdhu! Pa kellqe dje, pa kellqe sot. 

Me jeni bo si ata femijet e shkrete qe futeshin ne shtratet e MJ per te gjet parajsen.

Me pelqen. Sic e the edhe ti, ne dac me PD, ne dac me PS, Meta prape i keq paska qene. Por po te kishte bere koalicion me PS-ne, do merrte direkt vaksinen kundra virusit te keq te tij e do behej yllke shembullore. (sipas Nano lehesit).

Sa mire do ishte te kishim "yje" edhe per komentet.

meta eshte edhe me i dhim se Fatos nano....vite me pare e boni hale fatosin sic e beri dhe pak me pare salen....por vetem dite para zgjedhjeve i lepiu bythen te dyve....kush mendon qe ai beri kete per te miren e shqiperise - hallall e paste edhe salen edhe meten....njeriu sado qe lufton per pare' e ka nje moral te vogel...

.......meta skishte pse te mendonte se...xhuveli ishte me i zgjut>...

 

2. Katundarët e Gërdecit votuan për Sali Berishën).

Ou? Po qysh o kshu, brenda nates u kthyen nga qytetare te nderuar e te sakrifikuar ne katundare te perbuzur?

Sa shume kohe kane njerezit neper duar...

" UNE JAM I VETMI GAZETAR QE E SHPREH HAPUR SE KAM VOTUAR PER PARTINE SOCIALISTE, DHE NESE SALI BERISHA KA FITUAR ME PASTERTI, UNE I SHTRENGOJ DOREN" - Nje dite pas zgjedhjeve........

Me e bukura e te gjithave eshte se deri ne shtator gjerat mund te ndryshojne disa here dhe vete berisha nuk ka perse ti besoj fort metes pasi nuk eshte cudi qe ne momentin e fundit ky te bej nje kthese 180 grade duke u perjekur te dale si takticien i madh dhe perpiqet te permiresoj imazhin e tij tashme te shkateruar. Une nuk e di se kush mund te votoje per kete maskara pas "kalimit te ylberit" sic thuhet keto dote dhe me kuptimi qe kjo thenie ka ne vatanin tone. Berisha nga ana tjeter ka treguar dhe tregon ne cdo moment (edhe me kete historine e ndyre te kutive te fierit) se eshte nje politikan i vogel, tinzar e i pabese dhe se eshte i vetmi per tu cingerisur nervat dhe per te bere lojra te shpifura e meskine por qe nje dite te bukur do ti kthehen si thote ai vete ne boomerang. Gabimi me i madh i Rames ishte se mendonte apo besonte se me Berishen mund te behen ndonjehere zgjedhje normale e te lira - lere pastaj ate punen e KQZ e te numerimit qe do ishte me mire ta benin ne seline e PD.

....muc nano gjithmone i ka ra kokes dhe ne koke problemeve akute ....ne ket rast shkrimi eshte mese i drejte dhe sigurisht qe mban anen e moralit te nje njeriu normal....jo shkerdhaqte e te vogel tradhetar e mf....ska burre none te besoj qe meta deri dje luftonte per te hequr salen dje i dha doren pa pike turpi....per te miren e shqiptareve!!! ka gjet dhe tall bythen edhe me disa nga ju ketu....

...sala duhet tezhdukej kesaj here....por po them JU shqiptaret e shqiperise

( sepse neve jashte shqiperise na e merr me shkume ai) akoma doni te therrisi babe ate qe ju ngre nonat perdite sic ishte enveri per dekada ashtu dhe tani sala....

 Idris, 

"Dashke te na lesh edhe pa budallej tek PPU !"

Ja hodhe paq zotrote. As raport ske paraqit akoma per ato ditet e mungume m'qershor. smiley 

 

E di Chene ... Kam qene duke ndjekur ate skecin e Vlonjateve cicofren me doktorin. Si perfundon ajo pjesa ... "Doktor ! Neser hajt te marresh Raportin" smiley . S'ma hengri mendja se do kishte kaq shume ankues per shendetin mendor para zgjedhjeve dhe gjate dhenieve te rezultateve smiley

 ardi, 

nje skenar filmi bardh e zi te cilit nuk ja kujtoj titullin:

nje makine e perplasur anash nje rruge qe rretho nje humnere,

nje burr rri varur ne nje gerxh buz humneres,

nje grua me shami te bardh veshtron e tmerruar nga larg,

nje burr i dyte mberrin ne vendodhjen e te parit, sheh gruan, sigurohet qe ajo sheh dhe behet gati ti jap doren burrit qe rri var. perpara se ta bej kete ngjyhen doren ne vajin e makines se aksidentuar..

Nje gje eshte e sigurte, Muc Nano me shoket e tij analiste eshte ai burri me doren me vaj. Ty si popull, po ste pelqeu me e perfytyru veten me fustan e shami te bardh ne koke, perfytyroje tu u mbajt ne gerxh.

...hej chene....une m nanon e njof nga ato qe shkruan dhe me duket sikur shpesh thote ato qe mendoj une - te pkatene deri tani....per mu emri ka rendesi pasi ato qe lexoj me pelqejne apo jo...

...personalisht me duket shume e peshtire ky kolacion....dhe jam 100% i sigurte qe nuk u be per te miren e shqiptareve....po mos jetoja nja 15 vjet jashte shqiperise mund edhe ta besoja.....

yuck...nese dje doja vetem te zhdukej berisa tani e fus edhe meten mrena....

Ke perfytyrim mor xhan smiley ..... Po sikur ta kishe perfytyrimin me te thjeshte. Nje ender nga ata qe fluturojne por i pengojne ca gjera nga prapa. Fillojne i heqin nje nga nje dhe shohin se jane flete preshi ( ose prasi).... Por nuk po munden ti gjejne rrenjen ta shkulijn smiley . Keshtu me duket e ka gjete Mixhen ne kete aleance !Me duket Iliri si PRESH  ( ose PRAS ) smiley Jane mbledhur keta te shpures dhe ne vend qe ta shkulin po eRRASIN me THELLE dhe ti do qe te ikin Budallat . Hallall buka hallall krypa ...mbec me shendet se ika ! smiley

ajo ngel per tu pa Idris, 

funja prasi organik eshte, edhe tretet.. gjer atere duhet me u acaru sa here lexojme perlat e analsiteve..

chene, e dhimbshme ajo skena e dores me vaj, por shume i vertete krahasimi yt

a mund te vendoset tek thenia e dites

Shumica e ketyre  qe i jane hedhur ne gurmaz Muc Nanos jane po ata qe kane gazeten 55 tek Favorites.

Vijoj po njësoj të mos i besoj dënglat parimore të Edi Ramës, me të cilat ai insistonte ta vishte refuzimin e Ilir Metës, por tani ai refuzim nuk më dhemb asnjë çikë. 

Po si ka mundesi qe s'te dhemb asnje çike mor burre i dheut? Beji llogarite: sikur LSI te ishte futur ne planet e PS-se para zgjedhjeve, sot nuk do flisnim fare as per moral, as per Sali Berishen.

Ed Rama nuk e refuzoi Meten thjesht se ishte "parimor". E refuzoi se nuk donte te ndante pushtetin me askend. E refuzoi sepse Rama do pushtet absolut. Dhe te gjithe ata qe deri dje ankoheshin per kete (jo ti, Muc, jo, tipat e shumte andej nga Panorama) sot do te te thone "Te thashe!". 

Mbaje tani moralin tend dhe te Rames dhe Berishen ne pushtet deri ne 2013-en. 

P.S. Dicka tjeter qe Muci nuk denjon te permende eshte dhe qe Meta ne pushtet do te jete shume me efektiv per t'i bere rezistence Berishes sesa opozita e Braçes dhe rinisë parimore socialiste. 

Kam pershtypjen qe zoti Nano ka bere bashke ca opinione, ca mendime popullore + ca kujtime e nje çorbe qe edhe hahet, pak me zor.

Te te gjitha analizat qe kam lexuar mbi kete çeshtje me duket sikur askush nuk e ka kapur thelbin e ketij veprimi te zotit Meta: ketu nuk behet fjale as per parti as per pushtet as per ideale. Behet fjale per tre njerez te cilet na sjellin  rreth e rrotull te gjitheve. Sakrifica nuk eshte veti e partive por e popullit, miqesia ne politike eshte fjale e perkohshme, zgjedhjet jane rezultat i situates dhe jo i mendimeve, te imponuara shume here nga biznesmen qe rrine mbas ketij apo atij grupimi politik. Vetem keshtu mund ti behet nje analize korrekte kesaj situate. Mirepo te gjithe sillen sikur keto parti nuk financohen nga private qe presin diçka ne kembim.

Dicka tjeter qe Muci nuk denjon te permende eshte dhe qe Meta ne pushtet do te jete shume me efektiv per t'i bere rezistence Berishes sesa opozita e Braçes dhe rinisë parimore socialiste. 

Ku e bazon kete ti Penar?

...baza e kesaj eshte qe te lajm mutin duke u bo mut vet........

Mua me duket e llogjikshme, po s'kam ndonje "fakt" ne te cilin ta bazoj.

Po ma merr mendja qe nje LSI brenda qeverise do te kete me shume ze se LSI-ja jashte qeverise. Nuk besoj eshte çudi qe nese ndodh perseri nje skandal ne permasat e Gerdecit, Meta te ndryshoje pozicion, per shembull. Sado qe ka nevoje per pushtet tani, Meta nuk eshte aq "gogol" sa c'e bejne. Sigurisht, qe do beje dhe ai ato pese leket e veta.

Nejse, mendimi im ishte qe ndarja e pushtetit te Berishes me Meten eshte me mire se pushteti absolut i Berishes, sic ishte deri tani.

Padyshim me mire, them edhe une. Jo se Meta eshte burre i mire, po eshte gje e ditur qe ne sa me shume duar te jete pushteti, aq me demokratike eshte qeverisja. Mendoni pastaj sikur dora e vetme te ishte serish ajo e Berishes.

 Duke lexuar komentet , gati harrova artikullin e analistit M.N. , ngaqe kudo sheh emocione kaq te zjarrta sa jua ka humbur llogjiken njerzeve. Si nuk e kuptojne qe ne kete bote , krahas principeve ka dhe interesa. Kur te dyja kombinohen dhe i perafrohen njera-tjetres, eshte gje e mire , mirpo kur situatat te detyrojne te zgjedhesh njeren, athere nuk ka pse te shperthejme. Ne bote , çdo gje eshte relative, ajo qe sot duket e mire, neser mund te jete e keqe, dhe ajo qe sot duket e keqe, neser mund te jete e mire. M'varet dhe se si e kupton. 

Muçi ke djeg etapat duke prishur lojen.

Femijet kur lozin thojne " pakica shu...n , shumica fiton".

Meqense je pakice te mbetet te sh....sh, fitoren lenia shumices.

Nejse, mendimi im ishte qe ndarja e pushtetit te Berishes me Meten eshte me mire se pushteti absolut i Berishes, sic ishte deri tani.

Vetem se populli foli tjater soj!

Populli tha smileyalvadore Berisha no mas!

Pushteti absolut i Berishes eshte nje alternative qe nuk na u ofrua nga populli, alternative te cilen, une sigurisht nuk do e preferoja!

Sikur e kemi harruar kete "fine point" neve me duket?

Qe vullneti i popullit u deformua nje cike fare? Vetem koken!!

P.S.

Nuk po argue me ty Penaro, vetem se dojsha me i bo me dije gjindjes qe nuk kane fitu gjo me merite, po me kuchkllik!
 

Doesn't count! Hence, no party!

Vetem se populli foli tjater soj!

Ia tha, ia tha, po kujt ia tha! Kujt ia tha!

Ore socialiste akome nuk e dini qe keni humbur 69-64?

Akoma thoni se LSI ju tradhetoi?Po nese LSI do te behej me juve a do ta benit qeverine se munurat nuk me dalin mua dhe me LSI keni 69 dhe jo 71.

Ckeni qe fajesoni vetem LSI.Ai skerfyelli juaj  nuk ka faj fare qe nuk beri me shume aleanca se berisha?Apo jeni merzitur se Berisha e pervehtesoi kodin tuaj elektoral me mire se juve.Ku eshte faji i Berishes dhe i LSI kur juve keni vetem 64 deputete?

mesa duket, grupi i analistave te (pa)varur eshte ven n'levizje to save the king. Qofsha i gabum po kom pershtyjen se kto njerez kan me dal prape me bertit me t'modhe "the King is dead; long live the King!"  kur i riu ta zvendsoje (ne rast se...) te vjetrin. Muci pastaj mund t'kishte evitu ofendime qe nuk i shkojn as nji analisti (qofte dhe i njianshem).

Eshte budallallik me kerku shkaqet e humbjes te PS te LSI kur PS e sulmoi LSI (kujto Ramen qe me ironi ju pergjigj ofertes: ben mire te votosh dhe ti nr. 33). E vetmja arsye me e shtru kshu analizen eshte sepse ne ket menyre, Rama del pa pergjegjsi sido qe te kishte ndodhur:
- sikur LSI te falte PS, Rama do dilte si politikan i afte...
- nqse jo (sic ndodhi), Rama paska pas te drejte qe nuk beri koalicion, pra, prape politikan i afte...

Per mu Muc Nano mund t'lodhej pak me u mundu me gjet naj arsye me afer objektives sesa me i ron ktij fyellit qe 'fajin ja paska pas Ilir Meta dhe LSI.

Mucoooo !!!!

ke rrjedh plako!

O  Sol ,

ne jemi per deshifrimin e figurave i dashur, po vota jone shkon nje 15 ditesh te Rama, nje te Meta,nganjehere dhe te Berisha,nje 15 ditesh te Obama apo nje tjeter te Bushi...sipas rastit...

Iliri  nga baza e mori eksperiencen, nuk e shpiku vete...

kur te beheni dhe ju si ne, atehere Shqiperia do te arrise standartet europine.

Nje pyetje kam une per M. Nanon. Nqs Meta qenka kaq i keq, xhuxhmaxhuk politik, i errur pas pushteti, pse nuk guxoi Muci te shkruante nje gje te ngjashme ne 2005? Pse atehere Meta ishte i mire, dhe tani i keq? Pse nuk shkruajti Muci se Meta edhe ne 2005 luajti nje rol te dores se pare per te sjelle ne pushtet Berishen?

E mbani mend te gjithe besoj se si ne 2005, "analistet" u pergjigjeshin deklarimeve te PS se ne fakt fitorja e Berishes ishte komplet aksidentale duke thene se ky ishte nje argument matematikor, por qe ne fakt PS kishte humbur per korrupsion, vjedhje, papergjegjshmeri .... dhe ideja ishte qe Fatos Nano duhet te largohej per ti lene rruge Edi Rames. Ku ishin keto analistet e moralshem atehere?

Eshte turp qe keta njerez qe nuk dihet ku mbarojne, e ku fillon Edi Rama vete, e quajne veten opinionist publik apo analist. Ketyre u ka mbetur vetem te marrin pom-pomet dhe e kompletojne rolin e tyre si cheerleaders. Nqs kishte me dyshime, Muc Nano i ka vene kapak idese se ai qenka analist i pavarur. 

Me sa duket me shume se sa politike e re, ne na duhet nje gazetari e re!

A mund te m'a shqiperoje ndokush ate titullin - me sakte, fjalen "palavia"?

Mos te flasim pastaj per te tjerat si humour-in, mass-media, rendezvous-të, nonchalance-ën, etj. etj. Une mendoj qe M. Nanos t'i jepet cmimi si artikull-shkruesi qe perdor me pak fjale Shqipe, dhe do te shesi me shume p...dhe.

palavi = ndyresi, pisllek, zhul, ndragtesi, ndohtesi, dhe eshte shqip (e ke ne fjalor) ... shiko muc nano, pro apo kunder rames, subjektiv apo jo, eshte terjaqi i fjales (mendimi im ky)

Paske te drejte per palavi. Te them te drejten s'e kisha degjuar ndonjehere, jam kurjoz se cila krahine e perdor. Kjo, sigurisht, nuk shfajeson ato fjalet e tjera qe permenda.

Ne greqisht perdoret fjala  palavos= i marre, budalla, naive. ose palavomara=marrezi,budallallek,naivitet. Ne shqip nuk e kam degjuar degjuar ndonjehere por mesa shpjegon dhe "sol-.." me larte ngjakan.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).