Oturaku

Sa here qe vij ne Shqiperi per pushime, nuk eshte e thene se do pushoj, ne oret e para te dites se dyte qe jam ne shtepi, do vije avokati.

Ka 15 vjet qe e njoh, kur morem shtepin si pronar legjitim.

 

Kur hyme ne shtepi, dy familje nuk mund te largoheshin per  pamundesi strehimi. Na keshilluan te marrim nje avokat, ndryshe zaptuesit nuk do iknin kurre. Ketu fillon njohja ime me avokatin e familjes, nip i nje mikut te babait.

Vitet kalonin, avokati paguhej, gjygji humbej. Pas disa viteve fituam te drejten e pageses per qera, 5 euro ne muaj, nuk duroja, vendosa te ik jashte vendit.

Prinderit e mi ishin dakort, keshtu une mund te dergoja lek per te paguar avokatin qe te fitojne gjygjin. Mire, i thashe - vetem te largohem.

Largimi nuk solli anjefare ndryshimi! Shtepia vazhdonte te ishte e zaptuar.

Ndryshime ndodhen ne fjalorin e avokatit; assiduamente, teste, deliberare, per çdo fjale te re, mijera euro nga xhepi.

Mama ne telefon,- zemer, jemi afer me ditet e gjygjit, mos harro te na dergosh eurot, avokati na ka dhene shume shprese kete here, kemi qene edhe ne dasmen e tij, çfare dasme - shpirt, ashtu do ta bej edhe ty kur te martohesh, ja kemi pare edhe shtepin qe ka blere, sa bukur e kishte orenduar.   -Mire mama po te lutem, mos me trego edhe per gjykatsin qe ka blere shtepi e do martohet.

-Babè, çfare don avokati kaq heret ?

-Mbreme nuk folem more bir per shtepin, ishe i lodhur e nuk gjeta kohen, por ai ka nje propozim e shiko ti se ç'fare mendon.

Hajde thashe, te dalin gjumi me propozimet e avokatit do jete ndonje hata.

Pasi me rroku fort, se i kisha munguar, (paret i ka marre, se ku i mungoja vetem nje avokat mund ta dije) hyri ne teme.

-Shiko si jane punet, e vertet qe problemi i shtepis ka shkuar gjate, po kam menduar nje zgjidhje, te jepni truallin nje firme ndertimi, firma ju jep juve hyrje e dyqane, sa e tek duhet futur ne bisedime.

Po keto qe i kemi me qera?

Ato marrin vetem nga nje hyrje.

Ne truallin tone, pasi kane zaptuar per 60 vjet shtepin, marrin hyrje? Ide e bukur.

Avokati njeh nje firme ndertimi- nderhyri babai.

Avokati spostoi karrigen me afer meje, karrigia qe kur u transferuam ne shtepi mendova ta hedh, sa mire qe e mbajtem, ku do ishte ulur avokati?

Shiko ketu- mu drejtua avokati, eshte firme e forte, me duket se i njeh edhe ti, ne kete moment nje zhurme u degjua ne koridor, ishte zgjuar nipçja.

-hello unkle

Te dhjevsha anglishten, nipçe. E ema me oturak e merrte mbrapa, - eja ulu ne oturak, se sapo je zgjuar nga gjumi.

Dua ketu mami, -jo aty se ka njerez.

Lere i them motres, ta bejne ku ka deshire.

Eshte i veshtire se don te luaj me oturak, e ven mrapsht dhe ulet siper.

Si te thashe, -vazhdoi avokati,- me duket se i njeh, Shefikun e kujton?

Cilin Shefik, ate qe shiste çimçakeza, e me vone barake frutash?-pyeta une.

E ai eshte, bashke me Andonin, Andonin e gazit.-mu pergjegj babai.

Edhe Andonin e kujtoj, qe shiste gaz me bombola, prapa  barakes se Shefikut-i them

Te dy bashke kane krijuar nje firme ndertimi, -vazhdoi avokati, ne fillim ndertuan nje dhjetkatesh tek vendi ku kishin barakat. Kjo i dha nje ndihme te madhe, sepse u bene firme e njohur. Pastaj ndertuan edhe, -ne kete moment nipçja perseri me oturak ne dore filloi te bertiste se donte te dhihej me oturak ne krye, e ema e terhiqte prej krahu e donte tia merrte oturakun nga dora, nipçja bertiste, - jo, ketu dua ta bej. Baba, thirri mamen, - eja na largo kete femije se nuk na len me fol, nipçja vazhdonte duke u sjellur rrotull me oturak ne kry e bertiste, dua ta bej ketu, dua ta bej ketu.

Avokati ndjekte me sy oturakun, e urrente ne ate moment.

E kapa nipçen prej krahu me oturak ne krye, - dhiju keshtu siç je me oturak ne krye, se mbase kur te rritesh te gjitha punet te shkojne mbare. 

32 Komente

Lumidrin, e shkelqyer. Aktuale sa ska ku te veje. Lote te perzier mes qarjes e se qeshures.

Kur i kujtoj ato qe kam hequr para disa vitesh, si personazhi yt me duket vetja. Ngjashmeri e madhe, ku ne vend te shitesave-nderues ishin nje shofer e tjetri saldator. Tashme pasi i kam kaluar ato me duken si endrra e qe me zgjojne nga frika se mos perseriten. Ti nuk ke shkruajtur qe ka edhe detyrim me pas, ka edhe mafjozllek me pas, ka edhe blerje te njeriut tend te afert me pas, sepse eshte shume i varfer e vobegtesia nuk e le te shikoje me shum se caku i deres. Nuk ke shkruajtur qe ata ndertuesit kane bere me ane te avokatit nje kontrate me perqindjen qe ti do te shkembesh ne favor te hapesirave por ne fakt ti nuk do ta marresh kurre ate perqindje sepse kontrata ka nenpika qe nuk te favorizojne ty, e qe i ka patur mire parasysh avokati yt i blere prej ndertuesve, etj etj.

Perfshi pjesen humoristike qe ze vend shume mire, pamflet i shkelqyer e domethenes.

LOL, lumidrin,

Me bere te qesh me lote. E kishe pershkruar kaq bukur, 5 me yll.

Me vjen keq per vuajtjet e tua e ta kuptoj hallin. Vjet, me se fundi pas 7 vitesh lufte arrita te blej shtepine e gjyshit, e cila kishte shume kujtime per mua. Duhej te ndryshohej emri i gjyshit ne gjendje civile, se e kishin shkruar gabim. Mora nje avokat te m'i mbaronte keto pune dhe e di mire se sa shtepi te madhe kishte per te mobiluar ai nga faturat qe me dergonte. Por shyqur u zgjidh. Por hajde te mblidhje kusherinjte e te firmosnin aktin e shitjes. Me se fundi u detyrova te marr nje notere me vete ne fshat, sepse nuk me vinin ata ne zyren e saj. C'pyet me doli ajo shtepi nga hundet, pa i marre ende celesat ne dore.

Por ty te pakten te priska nje dasem e madhe si e avokatit smiley

Lumi Drin, justifikoj urrejtjen tënde ndaj komunistëve që ju shpronësuan shtëpinë dhe pasurinë e të parve tuaj, por shpeshherë nuk kuptoj këmbnguljen tënde për të duartrokitur partitë e djathta shqiptare... nuk të duket vehtja një çikë cornuto e mazziato?

P.s: Mos më thuaj që kjo histori e jetës tënde të ka shërbyer për diçka... dmth që ke studiuar për avokat smiley

 Gjeja e pare qe me thane kur erdha ne Amerike ishte: Ruaju nga avokati, doktori dhe polici.

Në ç'kuptim?

Jo mer ti, se nuk pëlqehen vujtjet e shokëve... edhe pse janë me bindje të kundërta smiley

smiley

Jo, jo!

M'pelqeu shkrimi!

E jep tamom atmosferen e robit t'frustrum! smiley

ahahahhah nice  beri gje nipcja si perfundim se avokatet i dime ne se cfare ere mbajne. Mos te rente halli se te rrjepin  te gjalle jo vetem aty po kudo, edhe ketu sidomos po te gjesh ndonje avokat kosovar.

Ej po si mbaron historia???

Nipcja dhjeu dhe jetuan te gjithe te lumtur e te gezuar smiley

Po ti me shoku, do behesh me apartamente, dyqane, garazhde, do i zesh driten e diellit gjithe komshinjve rreth e rrotull, do tallesh me leket qe do te te vine qyl, dhe ke goje e qahesh, se perse nuk do dalin te flene poshte ndonje ure ata qe shteti i kishte futur ne shtepine tende te konfiskuar para 60 vjeteve. Po ata nuk e meritonin nje shtepi ku te fusin koken, si gjithe te tjeret qe e morren nga nje apartament ne vitet 90. Mos themi pastaj qe ti per veten tende e ke marre nje apartament nga shteti dhe plus do marresh pjesen tjeter nga trashegimi. Babezia nuk eshte nje vlere pozitive.

ajo skena me nipcen qe vertitet me uturak i thote te gjitha smiley

me vjen keq lum

Oh c`u dhiva tu qesh. Eh te marrt e mira te marrt. Tregimi eshte ndertuar shum bukur, ndonse pjese e dhjere e jetes shqiptare. S`po me iken e qeshura.

5* 

Megjithate do te gezohesha nese kjo histori nuk te perket..

jam kurioz lumo, mos kane ble dhe nga nje hyrje tjeter ata qe rrine te shpia jote. Se une di plot raste qe kane nga 2 shtepi qe i kane vene ne emer te femijeve edhe nuk e leshojne per qamet shtepine e pronarit qe u ka dhene shteti me qera smiley  

sa te dush vlla sa te dush ka nga keto smiley

Po kur gjejne ata, mire bejne.  E ka thene zana qe me fmi e pasuri ska te ngime robi

 

Jo vetem kaq, po kane edhe nga nji shpi ne plazh.. .sigurisht ne emer te cunave. 

Shoqja Liri nuk llogjikohet ne kapitalizem si ne kohen e diktatures komuniste. Pronari ne kete (rend qe tashme duam ta vendosim)i shtepise ka te drejten e kapitalit, pra te tokes dhe tjetrsimit (ne shitje ose ndertim). Kjo prone e tij e trasheguar prej njerezve te afert te tij, dhe dikur e rrembyer prej shtetit te diktures, ka nje zgjidhje te thjeshte sociale, te cilen nuk kane dashur ta bejne, pasi kane dashur te stimulojne elementet mafioze ku perfitimi pas lidhjes me ta ishte i madh. Ndertohen apartamente me subvencionim prej shtetit dhe u jepet atyre me kredi minimale. Firmave qe ndertojne marrin fitimin e tyre dhe ndertimin e bejen ne toka te bashkise dhe njekohesisht u jepet ketyre firmave privilegji per te marre pjese ne tendera ose pune publike me akases ne pikavarazh.

Ti duhet te kuptosh qe pronari dje ne shtepine e tij, e me pas i deportuar, burgosur, internuar, sekuestruar etj. kushedi se ku, e sot i rikthyer ne kushte mizerje ekonomike pret te rimarri te tijen per dy aresye. Nje eshte qe shteti i jep ate qe i ka marre, dhe tjetra rivendosjen e konceptit moral te pronesise, qe eshte prona e trasheguar mbrohet me ligj dhe tjetersohet vetem me deshiren e pronarit.

Banoret qe kane jetuar ne keto shtepi kane qene dy llojesh. Nje pale ish-funksionare te diktatures te cilet kishin privilegje sipas rangut ishte te jetoje ne vilat e ish te deportuarve, dhe pala tjeter banues qe kishin ngelur aty pas ardhjes ne qytete si rrjedhoje e pjesmarrjes ne LNC dhe punesuar ne qytete te cilet kishin nevoja per strehim.

Ata qe ngrene pallate jane vecse grupe mafiozesh, ose manipulatoresh te cilet kane fonde te dyshimta financiare dhe mbeshtetje prej pushtetareve, ku u jepet akses ne ndertime, si dhe thyerjen rregullat e largesise, lartesise, afersise. Ata i korruptojne si ruajtesit e ligjit edhe ruajtesit dhe administratoret e shtetit. Ata ne raste te rralla jane ing. ndertimi. Emrat e tyre jane me se te panjohur ne rrethet intelektuale dhe shkencore, por ata jane shume te zote per te korruptuar shtetaret, jane te paskrupullt dhe njekohesisht te zote per ti mashtruar pronaret e trojeve qe jane ne deficence te plote te mardhenieve kontraktore dhe njekohesisht ne varferi ekonomike prej 45+20 vjetesh.

Plotesisht dakort persa me siper por gjithsesi mendoj se problemi duhet pare me gjere. Jane me qindra e qindra cecene te tjere qe ne menyre te ngjashme kane vjedhur/zaptuar pronen e tjetrit, kane ndertuar vila tre kater kateshe dhe thone me paturpesi se skane para tu paguajne pronareve. Po kesaj kategorie cfare ti bejme?

Sa here qe vine zgjedhjet, sala i fut nga nji tlegalizume shpijave/vilave te ketyre cecenve dhe pronari tvazhdoje gjygjet se ndoshta fito nonji gjo mo vone. Eshte per te uleritur kur shikon qe nje parti qe e etiketon veten te djathte sillet keshtu me pronen.

"Patriot", problemi i pronareve te tokes eshte nje dicka me problematike nga ajo qe deshi te shprehe "Lumidrin", dhe idese sime per ta zgjidhur ose mos zgjidhur prej pushtetareve me ide komuniste qe ushtrojne pushtet ne kapitalizem.

Problemi i pronesise te tokave te pushtuara nga te ardhurit e veriut (une nuk do t`i etiketoja cecene, sepse ishte njelloj qe mua ne Greqi, dikur te me etiketonin "gjiftos=jevg, ose me mire gabel", dhe nderkohe ty ne SHBA, te te etiketonin "primitiv lindjeje" ose "ballkanas bizantin". Ishte krenare per mua me etiketonin "allvanos" dhe ty te te thone "albanian". Ata jane emigrante shqiptare te cilet u shperngulen prej tokave ose maleve, per jete me te mire, ashtu si 1.5 milione qe kerkuan emigracionin ekonomik jashte Shqiperise).

Pra, ata gjeten toka te pa administruara prej shtetit, si ruajtes dhe administrator i tere pronesise kombetare me ane te ligjeve.

Atyre nuk u tha qe tokat kane pronare, dhe nje dite do ta paguani pronesine, dhe sa me shpejt aq me mire, sepse vlera e saj gjitmone rritet.

Atyre nuk u tha qe do te vendoseni ketu ne vijat qe u ka bere shteti, ku do ndertohen me pas rruge e kanalizime.

HARTAT NUK MUNGONIN DHE VIJEZIMET KUFITARE( KUFIZUESE) MUND TE HIDHESHI LEHTE NE TO.

Dhe kryesisht, tokat ata i blene me letra "hallvaxhiu" prej manipulatoreve te lidhur me kryetare bashkish e komunash.

Anarkia me dashje vinte prej njerezve qe erdhen ne pushtet dhe e desheronin aq shume pushtetin, saqe kishin dritherima nese do ta humbnin ate me ane te populizmit ose votes( ajo qe shkruan per ish presidentin, sot kryemonister dhe grupit te tij qendron, sic qendron edhe per te tjeret qe erdhen me pas). Vitet e anarkise se plote ishin ato qe e shemben shtetin ne 97, dhe 98. Shteti vazhdoi te ishte prej kartoni, e paradoksi ishte qe edhe lejoi te vidhej edhe floriri i trasheguar, nen ruajtjen direkte te tij ( 2001). Administratore lokale e qendrore lejuan te merreshin toka me dhune e fallcifikime qe nga fermat e Kamzes, fermat perreth Durresit, por edhe kufizuan pyje e zona te ruajtura ne Divjake e Bregdetin e Rivieres. Ata pane qe mund te gdhiheshin latifondiste me pak vite pushtet.

Dhe tjetra. Kur shkruajta me siper qe pronaret e trojeve te vilave ne qytet kishin dhe kane deficence ne lidhjen e kontratave, si mos te kishin dhe kane ish-pronare te tokave bujqesore dhe fshataret ne provinca?

Mafja i ka te gjitha mundesite e blerjes, si dhe forcen e dhunen e antiligjit, e nganjehere edhe forcen e ligjit(l. 7501), te cilin e ka frymezuar ajo vete tek ligjvenesit te cilet nuk vinin nga shtresa pronaresh por prej shtresa ish-zyrtaresh te shtetit te rrezuar. Pra ish-komuniste te transformuar, si dhe komuniste mafioze te pa reformuar.

Ajo e oturakut ne koke eshte per te qeshur, por ne koke e kane edhe ata qe mendojne se po u zgjidhet.

Marrja me perqindje fitimi dhe mos ngritja e nje fondi per tu dhene atyre te drejten e investitorit ose shitjes ne Burse( edhe kjo nuk hapet me qellim), pra ata te marrin nje fond paraprak sa vlera e tokes, te zgjedhin trupen inxh. qe do ta ndertoje investimin, dhe ta shesin ata fitimin, do te bente ate qe ben gjith bota. Nese pronari nuk e ben dot per efekt injorance, ai ngarkon administratore dhe zyra mbikqyrese. Ai eshte Landlordi, jo konstruktori. Shtei kontrollon projektet dhe zbatimin. Te jesh i sigurte qe korrupsioni do te ishte minimal.

Sec shpresoja nga ajo dreq bukuroshja Seseri se mos na thoshte ndonje fjale prej asaj Ameriqie, por hic llafe rreth kesaj!!

Me pak fjale mire e ke oturakun!

 "Keep it simple" Keiend! Cdo kushtetute moderne perendimore (edhe ajo e jona) ka dy pika ne lidhje me pronen. 

  • Eshte e shenjte dhe e patjetersueshme
  • Pronari ka te drejten te beje c'te doje me te ne perputhje me ligjet e tjera ne fuqi. 

Te dyja keto pika u shkelen me kembe nga komunistet ne '45 per arsye qe dihen dhe vazhdojne e shkelen edhe sot nga "qeveri e Lokut" per arsye qe ndoshta ai di ti shpjegoje.

Une para shume vitesh bera paqe me veten, i dhjeva mu ne te pronat qe kisha dhe jua lashe juve ne Shqiperi qe ta mbani oturakun.

hahahahhaha........shuuuuuuum e goditur, nga te gjitha anet!!!!!  sa kam qesh!!!!1

lumo 5*dhe nga une,

bravo e thjeshte dhe e goditur,

por ndoshta dhe avokati ka qene i pastrehe ....kush e di,

nejse une them qe dhe te pastrehet nuk mund t'i paragjykojme,

fajin kryesor per mua  e kane ata qe kane dashur te kene prona,aq me keq kur kane menduar tua lene femijeve apo niperve, psh. ne Shqiperi i kane marre ne qafe,i kane shkurtuar dhe po i shkurtojne jeten...kete duhet ta kishin menduar para se te beheshin pronare ...

 

faleminderit per komentet, nuk prisja se do ju pelqente, falenderoj edhe adminet.

e@!

Ne shkrim nuk ka asgje te majte e te djathte, nuk gjen persekutues e te persekutuar.

Eshte nje grup njerzish qe kane interesa te perbashketa, te jetojne si njerez.

Prinderit duan rehatin e tyre, femij te martuar me shtepi, avokati kerkon te bej punen e tij, firma te tijen, e ne fund nipçja.

Ne Shqiperi mungon filli i prones, atij fill qe mdihmon shume per moskomplikimin e jetes shoqerore.

Besoj se edhe ti ke degjuar per ato raste qe kane bere "zhurme", kur pronari ja ka lene badantes, Marokene apo Shqiptare dhe nuk eshte degjuar asnje ze kundra, sa vendas flejne jashte se nuk kane shtepi.

Nuk jam nisur te jap mesazhe, secili e lexon dhe e kupton sipas shijes se tij, e vetmja qe mund te them ne nuk kemi respekt per pronen, si pasoje edhe ai respekt qe kemi per njeri tjetrin eshte fallco.

 

e bukur shume e bukur 5ce

Uroj qe adminet te na sjellin sa te mundin shkrime te tilla sepse jemi lodhur qamet muajt e fundit me shkrimet politike. Lumo paske dell.........

Lumi Drin;

Urime , per artikullin,

ne qofte se mbarove pune me Uturak ,

te gjej edhe une nje avokat

 Dy komente me pelqyen ....I pari i eneas  Lumo paske dell....them se duhet ta kete patur edhe me perpara dellin por tani i erdhi radha ta tregoje . Dhe une i jap 5 po pa yll se del tregim komunist smiley

I dyti i vete Lumasit ..... e vetmja qe mund te them , ne nuk kemi respekt per pronen, si pasoje edhe ai respekt qe kemi per njeri tjetrin eshte fallco."""" Me kete  na renxohen edhe vleresimet qe beme smiley Megjithate prap 5 pa yll

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).