OBSH: Virusi i gripit të derrave mund të infektojë 2 miliardë vetë

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se virusi H1N1 i gripit të derrave mund të infektojë deri në 2 miliardë vetë gjatë dy vjetëve të ardhshëm, rreth një ndër tre vetë në botë.

Një zyrtar i lartë për agjencinë e Kombeve të Bashkuara, Keixhi Fukuda tha dje se OBSH-ja ka njoftuar deri tani vetëm raste të konfirmuara në laborator, por ato janë vetëm një fraksion i numrit të përgjithshëm i ineftimeve nga gripi i derrave. Zoti Fukuda tha se epidemia globale është ende në fazat e hershme.

Në një raport tjetër të OBSH-së thuhet se virusi është përhapur në pothuajse gjithë vendet e botës, duke shkaktuar 800 të vdekur që nga muaji prill.
Në Shtetet e Bashkuara, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve llogarisin se deri në 40 për qind e amerikanëve mund të preken nga gripi i derrave gjatë dy viteve të ardhshme. Nëse nuk zbulohet një vaksinë efektive për gripin e derrave, ekspertët e qeverisë amerikane thonë se deri në disa qindra mijë vetë mund të vdesin në gjithë vendin.

1 Komente

Keto jane shifra qe ka te ngjare te dalin te verteta ne dy vitet e ardhshme.  Qe tani flitet per mungesa vaksinash, nevojen e nje vaksine te re (Tamilflu nuk e asgjeson dot gripin nese ky i fundit eshte i avancuar), vaksinime ne mase, karantina etj etj. Porosite  prej shteteve te ndryshme per Tamilflu dhe ate perberesin qe s`ja mbaj mend emrin, por qe sherben si "zgjerues" vaksine e qe shton si volum numrin e vaksinave, jane ne shifra kolosale.

Neper TV shohim njerez me maska ne fytyre, por eshte e rendesishme te thuhet se virusi perhapet me ane te prekjes - njerezit cfare nuk prekin me duar kur jane jashte shtepise - lani duart o njerez sa here ktheheni ne shtepi, e ndersa jeni jashte mos prekni sy e goje me to.

edukim! parandalim! kalitje?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).