Nxehet Ciljeta: “Nuk i kam bërë vithet operacion plastik”

 Tani mund ta themi me plot gojë që e shohim më në formë se kurrë. E relaksuar totalisht nga i gjithë angazhimi që i ofroi fushata, e kompletuar me orët e gjumit dhe e rehatuar me organizimin e koncerteve të tjera, Çiljeta ka bërë ndryshimin që pritej. Nuk i ka më flokët e shkurtër me të cilët u shfaq në klipin më të fundit. Tashmë falë ‘extension-ve’ Çili ka ndryshuar imazh. Shfaqet me flokë të gjatë dhe me onde, po në ngjyrë të zezë. Paparaci ynë e ka kapur Çiljetën në një paradite të kësaj jave në pishina tek “Mai Tai”. Sigurisht, ditët e javës këngëtarja i frekuenton më tepër në mënyrë që të mos bezdiset nga sytë e shumtë të njerëzve që mund të gjenden përreth saj, por të shijojë paksa në ‘intimitet’ freskinë e ujit si dhe bisedat me miqtë apo me Romeon, i cili e shoqëron jo pak herë. Kështu, ajo ka qenë nën shoqërinë e një mikeshës së saj. Një Çiljetë fosforeshente, tërësisht rozë. Rroba banje rozë, vathë po në ngjyrë rozë, thonjtë të lyer në mënyrë të tillë si edhe syzet me konturë rozë.

Pesha
Kohët e fundit, edhe vetë ka pohuar që ‘mori pak kot’ në peshë me disa kilogramë më tepër, por ja që këto ditë Çiljeta ka pësuar një rënie dhe avash-avash po i rikthehet peshës së saj normale. I pëlqen të shkojë shpesh në plazh, por kohën nuk e ka gjithmonë në favor të saj, pasi të gjithë ditën e ka të mbushur me aktivitete. Deri në orët e vona të natës i duhet të qëndrojë zgjuar, e ftuar apo e thërritur në koncerte apo lokale të ndryshme për të performuar me repertorin e saj, dhe kjo e bën që paraditeve të flejë deri në mesditë, gjithmonë nëse nuk ka diçka të rëndësishme që këtë regjim t’ia thyejë. Pishinat janë ato që frekuenton më tepër, edhe pse edhe bregdeti e tërheq.

Irritimi
E duke mbetur tek pesha, Çiljeta është e irrituar nga disa zëra që po qarkullojnë së fundmi rreth saj, dhe kanë të bëjnë pikërisht me operacionin e aluduar që ajo mund t’i ketë bërë vitheve për shkak të shëndetit. Sipas Çiljetës, një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë. “Nuk kam bërë operacion plastik. E gjitha është pamja ime origjinale. Nuk ka pse të ketë dyshime për këtë. Mund të jem shëndoshur fare pak kilogramë, por operacion plastik vitheve nuk i kam bërë”, - rrëfen këngëtarja. Këto thashetheme për Çilin nisën të qarkullonin që në momentin e realizimit të klipit në bashkëpunim me Ingrid Gjonin, duke u përforcuar më pas, deri në ditët kur u shfaq për të fundit herë në publik, me klipin e saj të ri në bashkëpunim me Big Bastën.

Koncertet
Disave mund t’u pëlqejë, disave jo, por është shumë e vërtetë. Çiljeta është kthyer në një prej këngëtareve më të preferuara nga organizatorët e koncerteve jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit. U vu re nga të gjithë prania e saj në të gjitha daljet e Berishës në publik gjatë fushatës, duke e përfshirë Çilin në grupin e këngëtarëve më të mirë që ka sot për sot Shqipëria. Të shumta janë koncertet që do të zhvillohen këtë verë në qytetet në bregdet, ku vajza sensuale ka hedhur firmën e saj për të qenë e pranishme në bashkëpunime. Po kështu, mjaft organizime janë edhe jashtë Shqipërisë, duke bërë që Çiljeta të bëjë një jetë të ngjeshur mes Shqipërisë dhe Europës, si dhe kudo në vendet që ka emigrantë shqiptarë.

Romeo
Lidhja e tyre vijon po njësoj, me të njëjtin ritëm. Edhe pse është shumë e zënë, përsëri Çili e gjen kohën për Romeon e saj. Siç thotë dhe vetë ajo, në momentin e parë që lirohet nga punët, vrapon të takojë Romeon. Dalin bashkë, darkojnë bashkë, por edhe udhëtojnë shpesh. Për pushime këngëtarja ende s’ka ndonjë plan konkret, kjo për vetë faktin se gjatë gjithë kohës është e angazhuar me koncerte, por që në varësi të tyre, pse jo, përfiton pak orë për të marrë disa rreze.

41 Komente

o te keqen e artikullit o chene, ku ma peshkove aman smiley

Oh, Romeo, Romeo! Pse je ti Romeo? smiley Ah, chene, chene, sa me gjujtje te larget... Miss peshku osht ciljeta, me ose pa vithe te bome! smiley

 Gre, tani arrita ta shoh... oh, sa e embel! smiley

o cuna, po mir mer mosmirenjohes, cheny sjell i artikull per her t'par te peshku, kjo mesiguri trego qe osht gjo e rencishme, ene juve shkoni e veni te shtypi n'ven me e von te kryesore? smiley

He mre ku eshte ajo ...qe po ja marin edhe Romeon smiley Jom dejs thote smiley . Shif ci punon sumes Ciljeta . I jep forma nga me te shumllojtat . Ty po me gunga te meti si para edhe mas fushates se Sales smiley Kot per kuriozitet . Perse e shkurtimoni CILI ? Une njoh disa Cili ne shtyp .Edhe yjet s'dune me u shfaq. Dy here nga nje pese asnji s'po del !

une e kam lane me gunga, per kompensu gungat e munguara te cave si puna jote smiley

Sidomos ato te dhanmit shume mas Edit, aha,... jane zgerlaq fare smiley

Një Çiljetë fosforeshente, tërësisht rozë. Rroba banje rozë, vathë po në ngjyrë rozë, thonjtë të lyer në mënyrë të tillë si edhe syzet me konturë rozë.

Ka harruar te permende marken, more... jo me pak se firmato te gjitha... edhe vithnjet... smiley

Edhe manikyri firmato? Nga?

1) ceshte kjo arome e lehte xhelozie? c'gatuhet valle? smiley  

2) Swed; propozimi i popllit ish per ta von ne kryesore; kryesia boni te veten..

Thjest mendova se komuniteti i peshkut duhet te jete icik, po icik fare, me ne korrrent me c'permbajne faqet kryesore te gazetave dhe revistave.

smiley chene ke te drejte smiley

Thjest mendova se komuniteti i peshkut duhet te jete icik, po icik fare, me ne korrrent me c'permbajne faqet kryesore te gazetave dhe revistave.

E bona chene, n'dac beso n'dac mos beso po e bona, e mora e cova ne word dhe i numrova, pa titullin, 673 fjale, 2993 karaktere pa spaces, 3666 karaktere me gjithe spejsat. Ene jo vetem kaq, po mora dhe kete

"Gjykata e Larte: Kemi presion nga pushtetare" 

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=62817

e numrova dhe kete, 583 fjale. Fol vet mos te flas un tha smiley

Arome e lehte xhelozie, perzjere me nje zili femerore per hiret e parrefyera te Ciljetes, qe as vetes nuk guxojme  t'ia pranojme, i dashur chene, por fshihemi pas idealizmave dhe mosparjes se femres thjesht si objekt dhe kerkojme burrerisht 30% ne parlament...  smiley

Lodhet e shkreta, lodhet shume.... po te pakten, fiton mire... smiley

 Ana, 

mos merr mbi shpatlla problemet psikologjike te gjyses se kombit smiley  

Shif Desin me lart, ka 2 vjet qe bo vrap nga liqeri dhe prap se prap se ka problem ta pranoje se ka deshtu smiley  

Nuk po e kuptoj, c'operacion plastik i ka bere vitheve. Une di dy operacione:

nje qe behet per te pasur te ndenjura sa me rrumbullake (butt implants)

e dyta per te riformuar kofshet, duke hequr lekure apo dhjame (thigh lift)

Ke nga keto mendohet te kete bere Ciljeta, se s'po e marr vesh.

Do perpiqem te rendis fjalet qe ne perdorim per ate pjese te trupit qe quhet bythe ose e ne trajten e shquar bytha.

1. Hiret

2. Suma

3. Bytha

4. Prapanica

5. Te ndenjurat

6. Mollaqet

7. Vithet

Ju mund te shtoni dhe te tjera nese ju kujtohen, por dhe kaq sa une kujtova jane domethenese per te treguar se sa vlere ka dhe ka patur bytha si organ jashteqites por sidomos seksual seksual ne historine e njerezimit.

Tani le te ndalemi pak tek bythet e Cilit. Me te vertete jane shume eksituese aq sa nuk te shkon mendja fare tek organi femeror i saj apo edhe tek gjoksi ndezsjelles. E pra une psh kur te betohesha pa frike do te thoja" per bythen e Cilit". Mirpo fjala byth ne fakt nuk me pelqen per ti quajtur ato te Cilit. Se pastaj nuk do te kishte asnje ndryshim me bythen e Mones apo te grus teme. Prandaj do tju lutesha ti gjejme nje emer tjeter bythes se Cilietes qe kur te betohemi te na lej nje shije te mire. Se qe ti shijojme vertete as qew behet fjale, por te pakten te kenaqemi pak me fantazine.

Sa për inventar, se nuk mund të të shërbej për t'i dhënë emrin e merituar, më vjen ndërmënd shprehja: Je ftof n'tajare smiley

edhe ketu mberriten te ndenjurat e cilietes , me duket se dhe peshkun pa uje e zuri virusi i derrit,qe kjo goce e ka sumen multifunksionale e dime por meshkujt harrojne qe funksioni baze eshte ai fiziologjik , i jashteqitjes kryesore te njeriut .

a eshte ajo goca qe e ka bythen e mire? aman o popullo, ajo i ka kenduar bytheve te saj , me ca e ka operuar me soundboth?

 Paskan shkare te gjithe ketu tek peshku sotTongue

kaltrin' njehere sjell artikull chene, beje zemren e gjere smiley

Artikulli pa foto s`quhet ! smiley

Me sa pash une te Summer Depo ne Vlore, ku Ciljeta me roba banjo ishte e ftuara dite per dite qe te "nxehte" klubistat, vallai as qe me shkoi mendja fare t'i hidhja nje sy vithjeve te saj. Hic fare! smiley

Edhe ça pastaj se na u nxeh ajo?

Punë e madhe fort.

Vallai Ciljeta eshte kot. Mundohet e shkreta ne palester me i bo stervitje sumes por e ka te shpifur bashke me gjoksin qe i varet poshte kerthizes. Ne krahasim me gocat e tjera ne palester Ciljeta duket si gjyshe. Ka "goma" Tirana plot sna ngeli halli tek kjo.

Macok alamet femre eshte CILI mos e shaj kot Tongue. Apo u ka ngele qejfi ju demokrateve se nuk ka ardhe te kendoje pa pare neper mitingje, dhe tani nuk na beka me si femer. Pyet Romeon njehere ben apo nuk ben. Smile

Tani mund ta themi me plot gojë që e shohim më në formë se kurrë. E relaksuar totalisht nga i gjithë angazhimi që i ofroi fushata, e kompletuar me orët e gjumit dhe e rehatuar me organizimin e koncerteve të tjera, Çiljeta ka bërë ndryshimin që pritej

Hej Zot shyqyr!

 Ket gocen do ta morim m'Hollivud!

 jo, do e morim ne off-hollywood...atje ku bohen filmat me metrazh te shkurter LOL

Ore , po nje foto nuk gjetet ta vinit ketu ?

Te bejme dhe ne vleresimin tone apo te japim ndonje opinion.

Pse na detyroni t'ja fusim kot...

E duke mbetur tek pesha, Çiljeta është e irrituar nga disa zëra që po qarkullojnë së fundmi rreth saj, dhe kanë të bëjnë pikërisht me operacionin e aluduar që ajo mund t’i ketë bërë vitheve për shkak të shëndetit. Sipas Çiljetës, një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë. “Nuk kam bërë operacion plastik. E gjitha është pamja ime origjinale. Nuk ka pse të ketë dyshime për këtë. Mund të jem shëndoshur fare pak kilogramë, por operacion plastik vitheve nuk i kam bërë”, - rrëfen këngëtarja.

E duke mbetur tek vithet, tani duhet vetëm të na bindin, që gazetari/a nuk i ka bërë operacion plastik trurit.

 

E mori ne qafe Ciljeten kenga "Uf sa kam torren e mire"

Prandaj po e ftof ... nxehmjen ne Vlore Ciljeta lol.  Ishte para nja dy javesh, ishte dhe sonte, ene une s'u bona mukajet me shku smiley.

Sa te poshter keta vlonjatet, s'e linin cupen me hy ne disko, do kishin marr vesh qe i ka fallco.  Ke Depoja, vjen Ciljeta me entourage (qellova qe po futesha dhe une nderkohe, por mos me pysni per permasat, se e kishte fustanin pak si te gjere.)  Ene s'e linin te hynte me gjithe grupin, se ishte me leke hyrja dhe grupi (ne princip) s'donin te paguanin.  Nje rremuje e madhe, nejse do e kene marre vesh qe ishin pe verteti, ene e lane me vone lol.

dikush ma shpjegon dot pse te kjo shprehja :"të shijojë paksa në ‘intimitet’ freskinë e ujit....." fjala 'intimetet' eshte shkruajtur me thonjeza?

apo thjesht tradhton imagjinaten qe i ndizet sa degjon fjalen "intimitet"...

megjithate qe artikulli te ishte me "komplet" do te na duhej nje fotografi i bitheve ne fjale per ne qe s'e njofim ket ciljeten. tani per kurjozitet do iki shof kto vidjot ne you tube smiley

Furious Ciljeta: no hips plastic surgery!

No doubt, she's in better shape than ever. Totally relaxed from the engagement that last campaign incurred, sleepylicious and comforted by setting up concerts, Ciljeta did it, the so much expected can't-wait-for-it showstopping bottleneckish earthshattering liferescueing change! No more short hair! No more. Never more.

Kush eshte kjo vajze??? dhe pse valle kaq shume komentues harxhojne kohen me vithet e saj??

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).