Një përrallë

Një herë e një kohë, na ishte një artist që pikturoi një pikturë të vogël e shumë të bukur dhe pastaj e vendosi atë në një mënyrë të tillë, që të mund ta shihte nëpërmjet një pasqyre. “Kjo e dyfishon distancën” tha ai me vehte, “duke e bere pikturen te duket dy herë më e bukur se më parë.”

Kafshët e pyllit dëgjuan për këtë pikturë nëpërmjet maces së shtëpisë e cila admirohej deri në kupë të qiellit prej tyre jo vetem sepse ajo ishte kaq e mësuar, por njëkohësisht edhe e rafinuar dhe e civilizuar, e sjellshme dhe e edukuar, por se në të njëjtën kohë ajo ishte në gjëndje t’u thoshte atyre kaq shume gjëra për të cilat ato nuk kishin dijeni më parë, e per te cilat nuk ishin me te sigurtë as edhe më pas. Ato u eksituan kaq shumë nga ky thashethem i ri dhe bënë shumë pyetje që të mund ta kuptonin sa më mirë këtë gjë të re. Ato pyetën se cfarë është një pikturë, dhe macja ua shpjegoi kështu.

Eshte një dicka e sheshte,mrekullisht e sheshtë”. “Eshtë dicka që të magjeps me sheshtësine e saj aq elegante. Dhe oh!, është kaq, po kaq e bukur!”

Kjo i ndezi edhe me shumë kafshët, dhe ato thanë se ato do të ishin gati të jepnin gjithcka që të mund ta shihnin. Pastaj ariu pyeti:

“Cfarë e bën atë kaq të bukur?”

“Eshtë pikërisht pamja e saj”, u përgjegj macja.

Kjo i mbushi ato me admirim dhe pasiguri duke i eksituar me shume se kurrë. Pastaj kau pyeti:

“Cfarë është pasqyra?”

“Pasqyra është një brimë në mur” shpjegoi macja. “Ti i ngul sytë në të dhe aty brënda ti do të shohësh pikturën. Dhe ajo është kaq brishtë dhe magjepsëse, eterore dhe frymëzuese në bukurinë e saj të paimagjinueshme, sa që ty të duket sikur bota zë e rrotullohet brenda kokës tënde dhe gati sa nuk të bie të fikët nga ekstaza.”

Por gomari që akoma s’kishte thënë ndonjë fjalë, filloi të hidhte disa dyshime. Ai tha se një gjë kaq e bukur nuk kishte ekzistuar kurrë më parë, dhe mbase nuk ekzistonte akoma. Ai tha se kur duhej një thes i tërë me mbiemra kaq të gjatë e të sforcuar për të mburrur dicka të bukur, atëhere ishte koha për të dyshuar.

Ishte e lehtë të shihje se si dyshimi filloi të zinte vend tek kafshët, ndaj dhe macja u ndie e ofenduar. Biseda u mbyll me kaq për disa ditë, por ndërkohë kurioziteti filloi të zgjohej përsëri, dhe rigjallërimi i interesit ishte i dukshëm. Pastaj kafshët iu hodhën gomarit, dhe i thane se ai iu kishte hequr lezetin e dickaje që në fund të fundit mund t'u kishte sjelle atyre një kënaqësi, bazuar mbi dyshimin e vetëm se ajo mund te mos ishte e bukur dhe pa pasur asnjë fakt që ta mbështeste ketë hipotezë. Por gomari nuk u turbullua. Fare qetësisht ai tha se kishte një mënyre që mund ta vërtetonte se kush kishte të drejtë, ai apo macja. Ai do të shkonte vetë që ta shikonte atë brimë, dhe kur të kthehej do t’u tregonte atyre se cfarë kishte parë atje. Kafshët më në fund filluan të ndjeheshin më të cliruara dhe mirënjohëse ndaj gomarit. Ato iu lutën atij që të nisej menjëherë – dhe ai ashtu bëri.

Por gomari nuk dinte ku të qëndronte dhe kështu gabimisht ai qëndroi midis pasqyrës dhe pikturës. Rezultati ishte qe ai s’kishte asnje mundesi që ta shihte pikturën që atje. Ai u kthye në shtëpi dhe tha:

“Macja gënjen. Në atë brimë ishte vetëm një gomar dhe asgjë tjetër. Nuk kishte asgjë të sheshtë që të binte në sy. OK. ështe një gomar i bukur dhe i shkueshëm, por ama vec një gomar dhe asgjë tjetër."

Elefanti e pyeti:

“A e pe mirë dhe me kujdes? A iu afrove tamam, apo jo?”

“Unë i hapa sytë mirë dhe me kujdes o Hathi, Mbret i Kafsheve” , tha gomari. “Dhe isha kaq pranë sa gati e preka me hundë.”

“Kjo është shumë e cuditëshme”, tha elefanti. “Macja, me aq sa mbaj mend, na ka thënë gjithmonë të vërtetën më parë,. Le të cojmë një dëshmitar tjetër për ta parë. Shko ti Baloo, shiko c’ka në atë brimë dhe kthehu e na thuaj”.

Dhe kështu vajti dhe ariu. Po kur u kthye ai tha:

“Si gomari ashtu edhe macja gënjejnë; në atë brimë ishte vetëm një ari.”

Habija dhe turbullimi i kafshëve ishte i madh. Tani secili donte të shkonte vetë dhe ta shikonte se si qëndronte e vërteta. Dhe elefanti i dërgoi një e nga një.

I pari ishte kau. Ai nuk pa asgjë tjetër në brimë përvec një kau

Tigri nuk pa asgjë tjetër vec një tigri.

Luani nuk pa asgjë tjetër vec një luani.

Leopardi nuk pa asgjë tjetër vec një leopardi

Gamilja pa vec një gamile dhe asgjë më shumë.

Kjo e nevrikosiHathin kaq shume saqe ai u nis vete per atje, qe ta nxirrte ne shesh te verteten. Me t’u kthyer ai i akuzoi të gjithë te derguarit e mëparshëm si gënjështarë dhe nuk i binte e nuk i binte inati me driteshkurtësinë mendore dhe morale të maces. Ai deklaroi se cdokush, përvec ndonje budallai qe nuk shihte dot as hundën e vet, mund ta vinte re fare qartë se në atë brimë nuk kishte asgjë tjetër përvec një elefanti.

 

Morali sipas maces.

 

Ti mund të gjesh në një tekst të shkruar gjithcka që sjell me mendjen tënde, përsa kohë që e vendos veten midis atij dhe pasqyrës së imagjinatës tënde. Ti mbase nuk i vë re veshët e tua, por është fare e sigurtë që ato atje janë.

 

 

MARK TWAIN

Perktheu S.I.

6 Komente

Ashtu edhe Gamori ynë i shkretë... e pa me "pasqyrën" e Enverit Francën dhe ju premtoi shqiptarëve që do ta bënte Shqipërinë si gjithë Europa... por ndryshe nga përralla, si kafshë e patru që është, harroi dhe u vu edhe vetë përpara pasqyrës... nuk mund ta shikonte më Europën dhe demokracinë... por jo se po shikonte hundën, po ngaqë veshët e tij të mëdhenj nuk e lejonin që të shikonte më asgjë përveç surratit të tij me buzqeshjen e vetkënaqur në fyryrë smiley

Shume domethenese, (ju lutem mos e politizoni!)

Mark Tuenin e adhuroj per ironine e holle qe ka ne te gjitha tregimet. Por dhe per Aventurat e Tom Sojerit e te te Hakelberri Finit. faleminderit PF. smiley

Mark Twen, ironizuesi me i madh i shoqeris Amerikane te asaj kohe.

Kam degjuar se emrin Mark Twen e ka marre nga puna qe bente i ri, punetor porti. Ne qoftese nuk e kam kuptuar gabim, si ri kontrollonte lartesin e ujit per avulloret, dhe therriste "mark 20" maksimumi.

PF e ke perkthyer apo e more gati?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).