"Një burrë"

Të gjithë flamujt, edhe ata më dinjitozët, edhe ata më të pastrit, janë të përlyer me gjak dhe me mut. Kur nëpër muzeume dhe nëpër kisha të ndodh të vështrosh flamuj të lavdishëm, të adhuruar si relikte e para të cilëve duhet rënë në gjunjë në emër të idealeve, në emër të ëndrrave, mos u gënjeni: ato njollëza të kafenjta nuk janë shenja ndryshku, janë pikla gjaku dhe muti, më të paktat prej të parit dhe më të shumtat prej të dytit. Është muti i të mundurve, muti i fitimtarëve, muti i të mirëve, ai i të ligjve, muti i heronjve, muti i njeriut, i çdo njeriu që është përbërë prej gjaku dhe muti. Ku gjendet njëri, fatkeqësisht gjendet edhe tjetri, sepse ata kanë nevojë për njëri-tjetrin. Natyrisht, gjithçka varet prej masës së gjakut të derdhur dhe piklave spërkatëse të mutit: nëse ai i pari e tejkalon të dytin, thuren himne dhe ngrihen monumente; nëse i dyti e mund të parin, njerëzit ulërijnë për këtë skandal dhe bëjnë kurbane. Por është e pamundur të saktësosh përpjestimin mes tyre, meqënëse me kalimin e kohës gjaku dhe muti marrin të njëjtën ngjyrë. E pastaj, në dukje, të gjithë flamujt ngjajnë të dëlirë; për të njohur të vërtetën na duhet të pyesim të vdekurit e vrarë në emër të idealeve, të ëndrrave, të paqes. Na duhet të pyesim krijesat e nëpërkëmbura, të poshtëruara dhe të mashtruara me preteksin e shndërrimit të botës në një botë më të mirë. Prej dëshmive të tyre na duhet të bëjmë statistikën e mizorive, barbarive, por edhe të llumit të shitur si virtyt, si mirësi, si dëlirësi. Gjatë gjithë historisë njerëzore, nuk ka ekzistuar kurrë ndonjë akt që nuk është paguar me taksë gjaku dhe muti. Kur je në luftë, edhe nëse po lufton në rradhët e atyre që kanë të drejtë (kush e ka vendosur një gjë të tillë?), apo edhe nëse je në rradhët etyre që s’kanë të drejtë (e kush e ka vendosur edhe këtë?), nuk gjuan me karafilë. Gjuan me plumba, me bomba, vret njerëz të pafajshëm. Por edhe në kohë paqeje ndodhin të njëjtat proçese dhe çdo gjest shëmbullor mbjell pa mëshirë viktima; keq e kanë punën heronjtë që do të përleshen me dragonjtë, keq është edhe për poetët që përleshen me mullinjtë e erës, pra heronjtë dhe poetët janë xhelatët më të pashpirt, sepse ngaqë u janë përkushtuar sakrificave dhe si rrjedhojë do të vuajnë gjithmonë, nuk mëdyshen aspak t’i detyrojnë të tjerët të bëjnë të njëjtat sakrifica dhe të pësojnë të njëjtat vuajtje. Mbase mendojnë se kur vuan në emër të idealeve, pema e jetës çrrënjoset më pak, tjegullat e çatisë së shpirtit nuk do të bëhen thërrime-thërrime, zemra s’do të bëhet mijëra copash, sepse qëllimi është i mirë dhe rezultati do të jetë pozitiv.

70 Komente

nuk e di pse s'më ngjit. njëfarë zhgënjimi...

në nje tekst kaq të shkurtër, ka tmerrësisht shumë kontradikta (për mendimin tim, si gjithmon&eumlsmiley

mbase jam jashtë konteksti, por ka një shkëputje te bezdisshme fshehur diku në pjesë, kombinuar me njëfarë shtymje të natyralitetin të shfaqjes së mendimit. Njëfarë yryshi abuziv. Nga një anë thotë i bofsha mutin atij virtytit tat, nga një anë na njofton se egzistojnë edhe të pafajshmit.

Nuk e di, mbase se kom kap thelbin e muhabetit, e më bje në kokë më vonë. (punë muti). Megjithat kushdo që e pruni, ka bo mirë.

3 fjali lexoi baba, neperndermjet kolleve me anglishte kineze... te e katra u thy... kerrtAp!. Si me qen shkarp e that nen shput elefonti.

ene nje t'pershtat at kongen e elbasonit: Kenerik' e bukur, Keneriiiik.... smiley 

turqeta juj e buonxhoRRno flor efenija  smiley 

e kush të tha moj se s'të duuu

dikush do me na ngatrruuu

edhe ti babe se pse nxitohesh ndonjehere e kputesh shpejt pastaj smiley mire ke qene mo?

Une e "like" kete Orianen... dhe asnjehere nuk e kam kuptuar pse shume njerez e urrejne...

"Natyrisht, gjithçka varet prej masës së gjakut të derdhur dhe piklave spërkatëse të mutit: nëse ai i pari e tejkalon të dytin, thuren himne dhe ngrihen monumente; nëse i dyti e mund të parin, njerëzit ulërijnë për këtë skandal dhe bëjnë kurbane. Por është e pamundur të saktësosh përpjestimin mes tyre, meqënëse me kalimin e kohës gjaku dhe muti marrin të njëjtën ngjyrë".

me beso Flok, nuk e kam idene e Fallaci saga, e nuk urrej njeri per arsye letrash. Lexova pjesën, instiktivisht reflektova. Kur historia dhe letersia përzihen, është pak sikur përzihen ilaçet dhe alkooli. kombinim tërheqes por moskthyes. Nejse mo, s'kam asnji paragjykim dashakeqës (who 'm I to disagree?). Nejse boll me justifikime. Nuk me vjen mire ta them, por besoj se nuk ka njerëz te pafajshem, por vetem njerez qe kane apo nuk kane mundesine te bejne faj. me 1 fjalë: mund te mos i dime detajet e fatit pergjate jetes por fundin e kemi te qarte, e dime qe diku kjo mbaron; jemi te gjithe njesoj. do's'dojevski tek kjo peshore hypim te gjithe, me ngut e pa nge se ka edhe te tjerë qe presin..

mos m'u shpjegooooo please... nuk kisha ty parasysh kur e shkrova...

pse jemi katandisur keshtu o fh ?  per nje fjali bejme nje faqe shpjegim... edhe mua me ndodh kjo...

te kuptoj shume mire dhe te respektoj per kendveshtrimin tend... smiley

Jam dakort me ty fh, edhe mua sikur s'me ngjiti.  Nuke  di nese kjo vjen ngaqe s'me pelqen kaq perdhosja e betejave, apo ngaqe me duket sikur edhe autorja nuk e di c'do te thote me kete pjese: te vere ne dukje allishverishet qe behen me te vdekurit, apo te thote se kjo sakrifice eshte e nevojshme per nje qellim.

Edhe ajo pjesa per kohen e paqes sikur eshte futur me zor aty, sikur nuk e dinte se ku.

ujk,  u hap koha andej nga ty ? smiley

Po tallesh?

Dje ne 3 ore ka rene shi sa per 3 muaj (kuote e vjedhur nga nje gazete jo e imja), saqe me se fundi e kuptova nga kishte dale shprehja "shiu litar" smiley.

Te premten parashikojne te hapet, keshtu qe deri atehere komente "te zymta" nga une.

shume e dhjerë kjo, më falni për shprehjen.

pas frazës më lart, e denjë për gjyshen time, mua s'më vjen ndonjë gjë tjetër në mëndje. këtë tetën s'e njoh, por di që shitet mirë, kshu që s'besoj se mërzitet kur të lexojë komentin tim.

tani që kërkova dhe një herë fellësinë, kjo më duket është mërzitur me një poet dhe e krahason me heronjtë e luftë, për nga koka në ajër. nejse, punët e veta.

ASH... mund te jete edhe per poetin ose edhe hallin e perjetshem se pse i varen këmbët kalorësit. Me gjithate, me shume qe e lexoj, me duket se eshte muhabet principesh: a jane luftrat te drejta a te padrejta (etike) apo jane te nevojshme a te panevojshme (jetike), kjo me nje pergjigje te tipit: varet ku e ke bo shkollen- tjeter pergjigje merr tek PetroNini tjeter tek Cajupi..

Prape se prape do kisha qejf me lexu me shume nga autorja (e shiti, no pun intended, edhe nje liber dmth)

fh, kape kët linkun se paska histori të gjata kjo. Libri paska dalë para 30 vjetësh, kështu që ndoshta duhet jo vetëm me lexu por dhe me e vu në kontekst, në rast se vlerat universale nuk të pushtojn.

Ja pak kopipejst nga këtu (ndjesë për talishten)

Non ho esitazioni a definire "Un uomo" il libro più dolorosamente intimo di Oriana Fallaci. Il libro nel quale, più di ogni altro, ha mostrato senza pudore la sua controversa e insondabile personalità di donna e scrittrice. Un romanzo che la stessa Fallaci, in una delle rare interviste concesse, definì un atto dovuto, un riscatto letterario per onorare la memoria del suo amato Panagulis. La scrittrice, è utile segnalarlo, conobbe il simbolo della resistenza greca nel 1973 in occasione di un'intervista che proprio Panagulis acconsentì a rilasciarle.

"Un uomo" è senza dubbio un romanzo politico, anzi meglio definirlo ideologico. Costruito come una fiaba, nel senso che segue proprio la classica struttura della fiaba. Iniziazione, Periodo delle Grandi Prove, Ritorno al Villaggio, La Sfida Finale, La Morte e l'Apoteosi. Cioè: l'attentato a Papadopulos; l'arresto; le torture; il processo; la condanna a morte; l'esilio e il ritorno in patria dopo la caduta della dittatura; la morte e i grandi funerali. Alekos Panagulis, affermò la stessa Fallaci in una intervista, "era la saggezza del poeta che si batte contro i mulini a vento: dolorosa, sì, ma insieme ilare e gioiosa come in Filone d'Alessandria".

"Un uomo" dissemina nel lettore autentiche lezioni di vita. La biografia del simbolo della resistenza greca insegna a non rassegnarsi, a non adeguarsi, di non subire le storture del potere, di non essere pecore del gregge ma uomini consapevoli e coraggiosi custodi della propria libertà.

ah.. s'qeka turp me thonë se disha. dhe e di qe ishte situate me interesante kur se disha. unë e ula koken ne bange per vete. kush e di pergjigjen te ngreje doren... (me e ndershme keshtu)

Rrefej se nuk e kam lexuar ndonjehere Fallacin, rrefej se u be kohe qe nuk lexoj literarisht, padashje klikova ne kete  postim dhe vertet qe u habita nga sinqeriteti larg bizhuve literare e larg ndotjes per hir te se bukures dhe ideales..

Besoj se me keto fjale kjo autore ka thene shume, admirimi, fanatizmi , ndaj nje kombesie apo nje tjeter nuk eshte vecse nje ikone e genjeshtert. .

Ndaj thellesisht medimin  e autores, dhe nuk kam sesi te mos e admiroj ate qe ka shkruar

 

...Ose sic e thote i madhi Bertrand Russell me me shume klas dhe me pak fjale...'war does not determine who is right - only who is left'...(lufta nuk vendos kush ka te drejte, por vetem kush mbetet) ose nqs do duam te jemi edhe me cinike, perseri nga Russell: 'life is nothing but a competition to be the criminal rather than the victim' (jeta eshte vetem nje gare per te qene krimineli dhe jo viktima)

Ca komente ketu tek peshku me kujtojne novelen "Nate me hene"...

Pikerisht ate  pjesen ku njerezit gjykonin moralin e Marjanes ne mbledhjen e partise, dhe ishin ndare barabar, ata qe e mbronin dhe ata qe e linconin...

Ne nje moment u ngrit te diskutonte inxhinier Roberti, nje personazh asnjanjes larg emocioneve te turmes dhe te gjithe hapen veshet te degjonin, c'do te thoshte ky njeri asnjanjes e indiferent... Inxhinier Roberti nuk foli as mire as keq per Marjanen, por fakti qe nuk e mbrojti, la nje shije te hidhur ne salle dhe i tronditi menjehere ekuilibrat...

Ne fakt ky Roberti nuk kishte asgje me Marjanen, inatin e kishte vetem me sekretarin e partise i cili kishte folur mire per te...

smiley

te siguroj se nuk ka asgje cinike ne ato qe kam shkruar me lart, eshte thjesht nje konstatim...

ate fjalen edhe mund ta kishe kursyer... nuk ta kam borxh...

ups sorry, mbase u keqkuptova, pash qe kshe shkruar poshte komentit tim dhe kujtova se m'u drejtove mua, mbase e kishe me orianen...

ne fakt edhe une pasi e bera shkrimin mendova "e forte do jete sikur te mendoj kjo kryenecja se e kisha me te", por ti nuk e hengre ate koker ulliri se je vajze e zgjuar. hehehe

sipas gjyshes sime kur permendje shume ajo fjala e mesiperme:

"e hëngsh dhe lefsh turinjte". kjo më shumë se u përpoqa ta lexoja deri në fund dhe nuk munda.

Blete, very true! smiley Edhe une e kam degjuar kete shprehje edhe thuhej me inat sa here permendej fjala m...

Kam lexuar dicka nga Fallaci, por kam nje lloj terheqje-urrejtje per te, sepse e kam admiruar si grua te zonjen, te paepur, te jashtezakonshme, gazetare shume e shkathet, qe eshte ulur ne nje tavoline me burra shteti, feministe e terbuar ne vitet '70, por ne ca raste, atehere kur duhet te nxjerre ne pah shpirtin e bute femeror, ate amtarin qe natyra e ka pajisur femren,  s'e ka bere kurre, perkundrazi. Ndoshta kjo bie ndesh me natyren time, por vertet qe s'e honeps dot ne kete drejtim.

Tani dhe nje barcalete, e njohur ne fakt, meqe jemi komplet brenda teme: smiley

Na ish njehere labi dhe lali ne beteje. Lali i drejtohet labit:

- Eree, ca ere mban gjaku, eee?

-Era m***, - ia kthen labi trim me flete.

-Pse s'thua ti, qenkam plagosur uneee...

me cpo kuptoj ketu se paska lexuar askush kete roman. Eshte realisht kryevepra e Fallacit. Duken shume kontradita edhe ne kete pjese te shkurter sepse ne fakt, Panagulis, personazhi kryesor per te cilin flet ky liber ka qene vete kontradiktor ka qene edhe hero edhe mburravec, edhe fatalist edhe verberisht besimplote se mund ta ndryshoje boten, edhe anarkist edhe pjese me vone e te njejtit sistem qe nuk e deshi kurre (u be deputet), edhe poet me shpirt te madh, edhe genjeshtar dhe oportunist, nje tip don kishoti modern smiley 

Dhe kjo pjesa ketu lart eshte momenti kur Fallaci tenton te tregoje shume nga pjeset e karakterit te Panugulisit qe ajo nuk ia miraton, qe ajo nuk ia kupton, por qe gjithsesi nuk ia zbehin para saj madheshtine qe ka krijuar ky njeri (jo vetem ne syte e saj, por ne fakt ne syte e gjithe popullit, edhe sot e kesaj dite ai konsiderohet nje hero ne greqi, madje shume nga politikanet e vjeter atje ende e kujtojne me nje lloj frike). Por qe mos e zgjas, doja te thoja qe ky pasazh i shkurter eshte i pavlere nxjerre nga konteksti i gjithe romanit. Brenda romanit ama, kjo eshte nje nder pjeset me te paharrueshme.

 

 

 

rrofsh Klajd. falemnderit.

thashe se na vunë sterkomshin smiley po qenkam ngatërru vetë me komt e mia.

mirë do ishte që prurja, meqë eshte fragment, te shoqerohej me ca nenkembeza te tilla si: pjesa eshte marre nga tragjedia Filan e Juripidit shkruar gjate luftes per emancipimin e...ky eshte momenti kur burri hyn ne guzhine dhe gruaja sapo ka thyer nje gotë...edhe më, edhe më.. trumpetat.

hej se ngaqe jam marre me kqz-ra me kzaz-azra e me vota e me mitingje e paskam icik te veshtire te dalloj dashamiresine nga cinizmi a ironia smiley po hajt mo, pozitiv jam une pergjithesisht keshtuqe dashamiresi po shikokam sot....

jo, jo falemnderit megjithmen, pa hile.

Ky eshte shkrimi i nje njeriu te zhgenjyer nga jeta, nje person i mundur kenaqesia e vetme e te cilit eshte te demoralizoje te tjeret. Nuk fliste keshtu Fallaci kur shtynte per lufte kunder musulmaneve. Mos u besoni ketyre idioteve qe kthejne mundjen e tyre ne libra!

kush te tha ty qe idealistet qe kuptojne se bota s'eshte fushe me lule, nuk mund te shkruajne kryevepra?

qenka si burre nga pamja smiley

Ky eshte nje roman prej 800 faqesh.I kushtohet heroit te rezistences greke Alekos Panagulis i vetmi i dashur i Fallaccit.Perkthimi eshte i dobet dhe zgjedhur keq.Eshte nje kryeveper.Fllacci eshte pjesmarrese ne rezistencen ene luften e dyte boterore.Gazetare ,shume e kulturuar.E majte ,per te mohuar vlerat e se majtes ne fund te jetes.Ishte fiorentine DOC..nje grua e jashtezakonshme per shpirtin e liree e kulturen e gjere...Per mua Libri Ishallah eshte nder me te bukrit qe kam lexuar...

Fallacci ka pas fatin e mire te edukohet ne nje familje liberale.

Perndryshe do kishte qene nje nazistefashistekomuniste e devotshme.

Perdhunuese e mendimit lire, shprehja me e perdorur," eshte keshtu siç them une" e kunderta nuk ka asnje vlere.

Ka intervistu me kembenguljen e saj, diktator, mbreter e sulltan, kalif e monak, po te kerkosh nje interviste Fallaccit ka qene e pamundur.

Shprehja me idiote e saj " dashuria eshte nje iluzion, nje mashtrim i njerzimit, une dashurohem me nje pale kepuce".

Fallaccizmi eshte ai stil gazetaresk, qe ngado qe ta sjellesh artikullin, eshte artikull i shpifur.

Ne interviste me Arafatin, i thote " ne perendimoret kemi shpikur televizorin, ky i pergjigjet - ne kemi shpikur numrat e algjebren."

E me poshte vazhdon " sa injorant Arafati, me thote se ne kemi shpikur algjebren".

Kjo zoja kur ka qene gjalle, na ka pas urry fort po fort ama ne shqipeve, sado qe eshte ese_iste e modhe, io me ne frego proprio!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! 

 Fallaci, me te gjithe ate qe ka shkruar, eshte femra tipike qe dashurohet me nje pale kepuce, thjesht se nuk eshte ne gjendje te dashurohet me asgje me te evoluar se kepuca. 

Naten qe ka filluar lufta ne Irak, ndersa udhetoja me Singapore Airlines per tu kthyer ne shtepi nga Jakarta, po lexoja librin e Fallacit per ate punen e Urrejtjes. Ironia me e madhe, po mendoja, do te ishte sikur te hanim ndonje misile mike dhe te shkonim ne te semes. Do te me gjenin siper librin e Fallacit. Megjithe tmerrin qe u ka shkaktuar femijeve tane neper shkolla ku i akuzonin se kishin ardhur ne Itali per te permjerrur monumentet. 

...se ne fakt me monumentet shqiptare kane mbaruar pune me kohe...

 Mos harro edhe qe intelektualet liberiste ne Europe distancohen nga Fallaci...

E di cfare s'me pelqen me teper tek Fallaci, me duket nje grua e mbushur me shume vrer, me shume mllef, gati-gati e frustruar per faktin qe ka lindur femer.

epo me siguri do kete qene e semure me lebbra kjo smiley

pergjigja qe per gjonin smiley

Besoj se gjykimi duhet te jete segmental ne art, dmth, ti mund te pelqesh artistin dhe jo njeriun ne te, dmth ti mund te pelqesh nje veper te tij dhe jo te tjerat qe ai mund te kete, pra nuk duhet idealizuar kurrsesi apo gjykuar ne te kundert nje artist.  Personalisht me sh kam degjuar per Fallacin sesa lexuar veprat e saj. Kjo pjesez me pelqen dhe sido te jene te tjerat do te mendoj serish se kjo pjesez me pelqen, dhe sido te kete qene Fallaci raciste apo internacionale  serish kjo pjese do te me pelqeje. 

 

 

smiley

Beata te Alidea, I CAN'T........

ka raste qe mund te pelqesh dhe personazhin (panagoulis-in) ne ket rast, por jo domosdoshmerisht nje jeteshkrim banal prej "la giornalista scrittrice che ama la guerra perche le ricorda quand'era giovane e bella", me nje stil skandalo-vulgar te sforcuar, sic eshte "nje burre"...

 Ndoshta Kryeneçe, mund te kete qene edhe e semure me lebra. Puna eshte se femijet tane i ka demtuar shume pikerisht sikur te ishin lebroze, nderkohe kur hiqej si luftetare per vlerat njerezore.

Une jam dakort me te drejten e secilit, sidomos te blogisteve qe kane zevendesuar Kllasen Punetore ne gjykimin e ngjarjeve dhe te personaliteteve, por ne baze te gjykimit vej Integritetin personal dhe intelektual, qe kesaj zonjes, per mendimin tim, i mungon. Te gjitha tjerat jane te diskutueshme dhe çeshtje opinioni. 

Interesant kendveshtrimi yt Sol... gjithsesi besoj se stili  skandalo vulgar eshte relativ.. ne fakt a e ke pyetur veten se perse nderkohe qe meshkujt (dhe disa femra) kane nje fjalor shpeshhere te rende ne te folur ne fakt kur behet fjala per letersi keto fjale nuk ekzistojne  me e mundshmja eshte qe te ekzistojne ne fjaloret gjuhesore perifrazuar me terma teknike.  Apo mbase ky stil gjykohet me shume sepse eshte nje shkrimtare/ gazetare qe po e perdor ?? Pra nje femer...

nuk e kam fjalen per "fjalet", por per nje lloj perceptimi tejet vulgar te fenomeneve.

nuk mjafton te perdoresh fjale taboo e te pershkruash ngjarje e personazhe interesante nen nje drite vulgare per te krijuar vlera. Per mua, ajo deshton ne krijimin e ndonje fare vlere letrare.

Librat e saj shiten, sic u shiten dhe te Rudina Gjunges. Dhe jane po aq te vlefshem e te mire...

Ne fakt te jap te drejte per vleresimin e anes jo letrare.. ne fakt dhe un u habita  qe perceptohet si e tille por e mora te mireqene.

Persa i perket mesazhit qe jep mu me duket teper i qarte, persa i perket faktit qe urrehet/ apo admirohet  serish del se ajo ka efekt . Sa per RUdina Gjungen .. nuk e dija se paska shkruar libra.. dhe nuk mund te argumentoj dicka.

Nese ti beson se ajo perdor keto terma vulgar per te krijuar terheqje apo vemendje ndaj materialit qe ofron, hmm  nuk edi nese ajo e ben per kete qellim apo per ta bere me te forte e me te qarte mesazhin qe percjell.. pra kjo pike e krijimit te vlerave ne kete rast eshte e diskutueshme. Mbase ajo ka perdorur nje fjalor qe mund te cilesohet burreror pikerisht  ndjekur nga vete titulli

 

Nuk mund te gjykohet nje shkrimtar vetem nga nje pjesez, aq me teper vetem nga nje pjesez e shkeputur nga nje roman i tere, sepse ideja qe percjell ajo pjesez mund te jete krejt e ndryshme nga gjithe fryma qe ka romani. Pa lexuar kete roman te saj, thjesht me kete pasazh, jam dakord qe luftrat jane te padrejta, por idealistet dhe poetet qe luftojne me mish e me shpirt kot qe harxhojne kohen dhe frymen, dhe ti, e dashur, je idealiste dhe une e di fare mire qe per idealet e tua ti do te luftoje gjer ne fund dhe nuk do te pranoje kompromise, apo jo? smiley

p.s. te keshilloj te mos lexosh librat e Xhunges... smiley

Ana smiley kot nuk te kam shoqe smiley  gjithsesi shkrimtarin nuk e gjykon por pjesezen mund ta gjykosh si pjesez apo jo smiley.. por nuk jam dakord me ate qe idealistet dhe poetet kot harxhojne fryme. patjeter qe do luftoja deri ne fund  ;&nbspsmiley no compromise !

Sa per xhungen apo gjungen, besoj se shancin per ta lexuar do tia jap a do e pelqej, a do e urrej , apo nuk do te ndjej asgje per atre qe ajo shkruan kjo eshte ceshtje tjeter smiley

 

E dashur, lexo vetem fjalite e fundit te ketij pasazhi:

"pra heronjtë dhe poetët janë xhelatët më të pashpirt, sepse ngaqë u janë përkushtuar sakrificave dhe si rrjedhojë do të vuajnë gjithmonë, nuk mëdyshen aspak t’i detyrojnë të tjerët të bëjnë të njëjtat sakrifica dhe të pësojnë të njëjtat vuajtje. Mbase mendojnë se kur vuan në emër të idealeve, pema e jetës çrrënjoset më pak, tjegullat e çatisë së shpirtit nuk do të bëhen thërrime-thërrime, zemra s’do të bëhet mijëra copash, sepse qëllimi është i mirë dhe rezultati do të jetë pozitiv."

nuk eshte konkluzioni im, eshte konkluzioni i Fallacit,  te zhgenjyer nga dashuria e saj, pasi poeti luftonte me shume per idealet, se sa per te.

p.s. Mos me thuaj qe s'te paralajmerova pastaj... smiley

hahahahah smiley E ka fjalen per nje lloj te caktuar poetesh nuk mendon smiley

gjon, nese nuk solidarizohesh me mendimin tend je detyrimisht kllase punetore?

c'te ben kaq te sigurt qe ti nuk je "kllase" ?

 

Mua s'më duket se ka lidhje shumë gjinia me këtë punë, megjithëse dhe mund të ketë, jo shokimin ngaqë del nga dora e një femre, por ngopjen me një fjalë me konotacion pështjellues stomaku, që në fund të fundit as nuk vihet në shërbim të idesë. Tani mbase në kohërat e veta ka qenë një mënyrë për të tërheqë vëmendjen, stil feminist, po sinqerisht ka shumë agresivitet dhe aspak vetëpërmbajte e zhbirilim të çështjes, përveçse sipërfaqësor.

p.s.Komenti im ka lidhje vetëm me pjesën më lart, sepse gjatë fundjavës dyqanet ishin mbyllur e unë s'vajta të bleja veprën e plotë të Fallaçit.

hej sol, une nuk e gjej dot cfar kane te perbashket xhunga me fallacin... fallacit i kam lexuar pjese te shkeputura por asnjehere te plote nje veper te tere... ne ato cfar kam lexuar me ka pelqyer shume nervi... i cili mendoj se eshte thelbesor per te bere letersi te mire...

sigurisht qe kam rezervat e mia por ajo qe me ngacmon eshte fakti qe e lincojne jashte mase... si dhe fakti qe une jam e hapur per mendimin alternativ

kane te perbashket nje lloj massbanaliteti, deshiren per te mbushur me nje lloj sensacioni siperfaqesor librat, dhe paaftesine per te krijuar letersi. Fallaci per mendimin tim, edhe me "Nje Burre" (qe e kam lexuar), nuk ka shkruar gje tjeter vecse nje reportazh-kronike te zgjatur, ku si zakonisht eshte teper subjektive (tani po i bej analize gazetareske, se sa per letersine, per mua eshte nul). Edhe si gazetare Fallaci eshte me keq se mediokre. Nje nga te shumtat qe perdorin siperfaqesisht per protagonizem personal retoriken politike qe te tjeret e formojne ne esence. Nje surrogato e feminizmit, anarkizmit, antiorientalizmit etj etj etj. Kjo as fashiste (qe eshte gjeja me e thjeshte qe mund te besh kur je dement), nuk ka mberritur te jete. Eshte nje Ciljete qe rrjedha e jetes e hodhi ne gazetari, po mund ta kishte hedhur dhe ne vende me te kendshme.

flm sol, per aq pak sa kam lexuar bie dakort ne nje pike me ty, me mungesen e stilit letrar... per te tjerat nuk di, nje arsye me shume per ta blere librin e saj...

Kryeneçe,

Ne vitin 1843 nje tregtar leshi englez, ne shenje proteste, themeloi nje gazete me qellimin "per te marre pjese ne nje gare midis inteligjences, qe na shtyn perpara, dhe nje injorance te pavlefshme, timide qe pengon progresin tone". Gazeta quhet The Economist. Une jam ndodhur shume shpesh ne anen e injorances, aq sa per te kuptuar qe me leverdis te luftoj per te dale se andejmi. 

Jam gjendur ne anen e injorances kur jam bere pjese e turmes, e cila, ne versionin me shkaterrues te saj qe eshte Kllasa Punetore (me dy LL), ka qene perdorur nga forcat e erreta per te bere, pa kuptuar gjesendi, Revolucionin Kulturor dhe shkaterruar vlerat njerezore..., por kam qene nga ana e injorances edhe kur kam dashur te shkeputem nga Kllasa sepse, ne mungese te nje kulture te mirefillte kam bere kritizerin e çdo gjeje pa nje kriter obiektiv e kulturor...dhe pa qene aspak i zoti ( nje rast extrem eshte edhe Panagulisi) per te ndertuar diçka te vlefshme ne vend te asaj qe (qofte edhe me mendje dhe protesta) shkaterroja. 

Blogu eshte nje mjet i shkelqyer per te qene ne shoqerine e njerezve qe don te jesh dhe per mua ka qene nje mrekulli e vertete kur, per here te pare, lexova tregimin e Akllit per kthimin me leje ne Tirane dhe ate tregimin e biçikletes. Blogu ne kete rast kthehet ne nje Klub i dashur, dhe Peshku e ka kete potencialitet. Sidomos kur debati shihet jo si nje çeshtje morale por si nje çeshtje intelektuale. Nga ana tjeter, Blogu kthehet ne Kllase kur verehen sjellje dhe ide obsolete, pa asnje kriter. Thjesht liria e fjales (te na rroje Partia qe na e solli) kthehet ne lirine e bla, bla, bla-se. Nje sjellje prej turme me nje fjale. Te shkruarit ne dialekt e çon edhe me ne kete drejtim. Besoj se e ke te qarte mendimin tim. 

 

 

 

po si eshte e mundur  qe ne cdo teme do gjesh ndonje cep ku te flasesh per partine o gjon...

 

E permenda termin Kllase Punetore thjesht si shume kuptimplote dhe perfaqsues. Nese ti gjen ndonje referim me njerez apo ngjarje reale kjo nuk eshte e rastesishme. A e ke pare ndonjehere ingenjerin kur e kritikonte Kllasa (jo klasa punetore) per qendrime mikroborgjeze, per intelektualizem? PAstaj e bente Kllasa (jo klasa) dhe kur dilte ne lesh ja hidhnin fajin inxhinjerit se e dinte por e kishte sabotuar. Une nuk jam inxhinjer, meqe ra fjala. Sepse kjo periudhe ka qene me e tmerrshmja qe i ka ndodhur vendit tim. Edhe tendit besoj. Nje periudhe qe nuk i ka ndodhur asnje vendi te zhvilluar ne bote. Une dua qe vendi im te mos kthehet me ne ate tmerr, por te zhvillohet si ato pak vende te botes ku njerezit jane te lire. Por shoh akoma njerez te nje moshe relativisht te re qe i sherbejne ketij tmerri. 

gjon me lart te kam sjelle nje shembull tjeter  ( me inxhiniere edhe ai) lexoje me vemendje...

nuk fyhem aspak prej tejesmiley pasi ti i ndan njerezit ne te majte dhe ne te djathte... ne varesi te kesaj edhe ben komentet... gje qe nuk me duket racionale...

ajo qe ka thene fallaci eshte e verteta e hidhur... ne kete pseudo demokraci pasi pushuam se pshurruri monumentet tona shkuam te pshurrim edhe ato te italise...

kujto heronjte e vigut

shendet

Fallaci fatkeqesisht kane qene nga ato krijesa qe nga njera ane i perkasin nje shekulli e epoke tjeter dhe se dyti qe vetem ne Itali mund te merren serizosht e te behen te famshem e te njohur. Edhe nga keto pak rreshta ketu qe jane te perkthyer keq ne shqip del ne pah instabiliteti psikologjik i kesaj zonje te nderuar qe i kaloi vitet e fundit plot me urrejtje e mllef dhe qe ne kete pikepamje (e lidhur me pikepamjet e saj) nuk ndryshon shume nga cdo racist tjeter radikal qofshin keta taleban, supremacist i bardhe apo al-qaeda etj...

Librat e Fallacci-t ,sidomos esse-te e fundit kane qene betseller ne Amerike..Por Fallacci nuk ka shkruar veten nje burre....Libri Ishallah eshte hymn paqes.Libri "Leter femijes qe nuk lindi kurre"eshte karikatura e feminizmit..ne se dielli vdes  mjeshterisht shkruajtur...per sa kohe e diskutueshme nuk mund ti mohohet personaliteti letrar e civil...Mund te mos ndash ç'ka thote e emndon ,por si pike veshtrimi jane interesante shume.Nuk do shqipot...Te them te drejten ,per çfare bene shqipot tane ne vitet e para pas 90-es ketu,edhe une nuk para i desha....

Kryeneçe,

Te lexoj me kenaqesi dhe nuk shoh ku mund te te kem fyer, qofte edhe pa dashje.

Une kurrsesi nuk i ndaj gjerat ne te djathte apo ne te majte. Po te kthehesha ne Shqiperi do te merresha me politike dhe patjeter ne te majten se mendoj qe ka me shume se kurre nevoje te reformohet dhe nje rol te madh per te luajtur. E majte eshte Labour, e majta franceze, spanjolle, suedeze, gjermane... Por duhet te ndajme te majten si nje botekuptim dhe force e domosdoshme e shoqerise nga komunizmi qe eshte çdo gje tjeter por jo e majte. Po çhyn komunizmi me te majten? Nqse ti je per komunizmin eshte tjeter gje. Bill Clinton eshte i majte, Obama, Tony Blair eshte i majte...çfare kane keta te perbashket me Hekuran Isain dhe Lenka Cukon me shoke. Gordon Brown i deshi vendin Tony Blair-it dhe Tony ja leshoi ne baze te nje marreveshje te bere kur "themeluan New Labour". Perfytyro sikur Tony te nxiste Hekrin me Lenken ne mbledhje te Byrose Politike te sulmonin Gordon: "a e din çfare i ke thane dikuje?" Pse, kur udhetove per ne Washington duke shkuar ne banjo, pershendete Nicolas Sarkozy-ne? Thellohu dhe na bej nje autokritike...autokritika nuk eshte e sinqerte. Pse çupa jote ka shkuar ne diskoteke me djalin e John Major?". pum, pum, pum...Ku do te ishte Anglia sot sipas ketij skenari? 

As qe do te perpiqem te bind njeri qe komunizmi eshte nje llahtare se gjer sa su bind me ate çka pare  e hequr...

Komunizmi dhe nazizmi kane pasur vetem nje ndryshim mes tyre: qe nazizmi e lejonte dhe e inkurajonte pronen private.

Ata jo vetem qe vete nuk dinin por edhe nuk lejonin asnjerin nga ata qe dinin te shtonte vlere ne Shqiperi. Si perfunduan njerezit e ditur ne Shqiperi? As me thua moj Kryeneçe? Te gjithe, pa perjashtim.

Sot ne Shqiperi ka nje grup njerezish qe duan te rivene ne shesh monumentin e Shokut Enver. Ata do ta vejne monumentin dhe piplli do te beje shume lloqe por askush nuk do ta rrezoje. Une nuk kam asgje kunder Shokut Enver si person. Mendoj vetem qe nqse Shoku Enver do te kishte pas mesuar ndonje zanat dhe do ta ushtronte ne nje Shqiperi te lire atehere te gjithe ne, e bashke me ne edhe Shoku Enver, do te kishim qene shume me mire se sa ç'ishim. 

Por edhe nqse Shoku Enver do te kishte ditur diçka me shume nga zanati qe mori persiper dhe e mbajti (ne ate menyren qe diskutojme aq shpesh) ai mund te behej edhe mbret dhe ne do te ishim sot ne vendin tone aq te embel dhe do te benim avokatin, mjekun, hidraulikun, profesorin, picajolin, tregtarin...dhe do ti faleshim mbretit dhe familjes se Tij e nuk do te ishim rrugeve te botes si qena bir qenash. Kur zgjidh edhe hallin e bukes se gojes ke te gjithe kohen per te vuajtur e menduar "po pse xhanem te mos isha ne vendin tim?".

Une uroj qe ata qe "lane perendimin dhe rehatin" per tu kthyer ne Shqiperi, ne vend qe ti gjemojne llokmes se njerit apo tjetrit, te luftojne per ta bere Shqiperine nje vend te perparuar. E kam shume gabim, Kryeneçe? Shume, shume?

gjon smiley nuk e ke gabim edhe une mendoj  si ty per disa gjera

te te bej nje sqarim te vogel per humor

kam thene qe jam me pksh vetem per te ngacmuar maçon  dhe jo se jam vertet smiley ( nuk me kane lene mendte akoma...)

shpesh neper debate bej ndonjehere avokatin e  djallit...  thjesht sa per variacion smiley

te pershendes smiley

Zana, megjithe respektin per pjekurine tende mendimi im per Fallacin eshte qe jane libra pa vlere dhe mediokritete ta gjalla intelektualisht te shkruara ne nje gjuhe te shkathet. Kontradikta te gjalla, hipokrizi e keshtu me rradhe...siperfaqsore, provokuese, tangerllek firauni, pseudo-humane, vetemburrje dhe bloze mbi te dobetit qe pretendonte te merrte nen mbrojtje. Mos ma merr per keq por me ben skifo, skifo, skifo.

U vu, ne fund te jetes, ne sherbim te neokonservatorizmit me sulme artificiale kunder te huajve...

Intelektualisht e mançur sidomos kur ben sikur frikesohet se arabet po pushtojne qyteterimin perendimor...po a ka idiotizem me te madh se ky? 

 

Gjon ,edhe une te lexoj me shume kuriozitet.Une e njoh te gjithe vepren e Fallacci-t.Keshtu ...Jeta e saj eshte e ndare ne periudha te ndryshme....Librat te cilat une i referohem sidomos jane te peridhes para 2001.E me beso jane shume formues...Ndihma qe te jep per te kuptuar se si i mendojne italianet disa gjera eshte shume e madhe....Nepermjet saj kam mbrritur te vihenm ne vend te tyre ,t'i kuptoj me mire fobite e tyre.Ka ne ato qe ti i quan idiotizma (une i them paradokse) frikera te rrenjosura.Ashtu siç e pranon edhe ti ishte nje personazh me nje inteligjence shume vivace,me nje kulture e njohje shume solide.

Une nuk e shoh thjesht si a i donte apo nuk i donte shqiptaret..Kur mendoj s ç'shkruante per Lideret italiane,Arafatin,Mohamed Ali...shqiptaret thjesht i ka kaluar tangent...Megithate ishte nje grua e afte per dashuri te medha ,nje here e te vetme...Ne pjesen e fundit te jetes eshte e vertete qe ka pasur nje krize te forte besimi.EFilozofia e se majtes e zhgenjeu teresisht.Mbase edhe nga kjo i lind i gjithe ky terbim..

Fallacci eshte e nevojshme te lexohet me mendje sa me te ftohte..Paqene me bindjet e tua duke bere lufte me te,e sidomos me mendje te hapur.Si te te them.Si nje nazist qe i ben hymn e lavde djegies se ebrejve.E ti)ose une) me bindjet e mia katolike indinjohem....

 Zaaaaanaaaaa, je vajze e pjekur dhe megjithe simpatine (mos ke mbaruar gjeze ekonomikun?) te bertas sa me poshte:

1- dy periudha domethene vetem nje periudhe e dyzuar dhe personalitet i dyzuar si edhe fjalet me dy kuptime kane vetem nje te tille; skizoidizem...

2-une i kam lexuar librat e Falackes dhe me bejne skifo te gjalle (shih komentin tim te mesiperm). Jam djale qe lexoj shume pamvaresisht nga budallalleqet qe them.

3-Nuk me jep asnje ndihme se si mendojne italianet sepse italianet nuk mendojne fare. 

4- idiotizma/paradokse: Freud dhe Einstein u bene "famous ovenight" duke thene se irracionaliteti eshte gjendja ekzistenciale humane per default. Perpjekjet tona, me ndihmen e kultures, behen qe te dalim nga gomarlleku yne standard. Ka njerez, si Lega Nord etj., qe mburren haptazi me ato gjera qe njerezve te kulturuar i vjen turp qe i mendojne dhe perpiqen ti shtypin.

5-Inteligjence vivace: ka qene nje telendare qe merrte te gjithe neper goje me nje gjuhe te shkathet dhe te perpunuar.

6- Kulture solide: "Qellimi suprem i kultures - shkruante Spinoza - nuk eshte erudicioni, por aksioni". Fallaci kishte shume njohuri veç e veç, por kur i duhej ti vinte bashke ne nje lidhje kauzale kthehej ne nje "real disaster" duke u kthyer ne nje çorbe leshi.

7- Shqiptaret: ajo as qe ka çare byçken per shqiptaret, as i ka dashur dhe as i ka urryer. Ajo ka pranuar me ndergjegje qe te vihet ne sherbim te forcave neocon ne nje projekt "deligitimacioni" te hapesirave te caktuara ku zoteruesit e forces globale do te godisnin me mjete militare. Shqiptaret jane gjetur andej pari dhe kane marre pjesen e vet te dajakut nga Fallaci dhe nga Lega Nord. Dikush pastaj i ka thene ne menyre shume te qarte qe te mos i lehin pemes se gabuar dhe goditja u perqendrua ndaj rumuneve qe filluan te bejne te gjitha pislliqet qe gjer ne ate kohe u faturoheshin shqipove tane. 

8-krize besimi: per mendimin tim zonja ka qene nje telendare mercenare qe bente gjeste por jo vepra, tipo me xhinse ne ambasaden iraniane...piskuriqlliqe te nivelit skifoz.

9- dashuri e vetme: zoti i krijoi dhe pastaj i puqi. Njeri me telendar se tjetri. As e madhe, as e vetme.

10-E majta dhe zhgenjimi: "Grande idealizmo, grande injorantizmo", thoshte nje gjeneral i denuar nga Shoku Enver. Nje gazetare qe nuk kuptonte qe ne fillim qe e majta ishte nje bande hajdutesh dhe hajvanesh inconcludente...e ka çuar jeten kot. Njerezit e mençur ne Shqiperi e kuptuan qe ne vitin 1948 falsitetin e te "majtes" dhe prandaj u eleminuan immediatamente. Kesaj zonje i ka marre gjithe jeten per ta kuptuar qe ska kuptuar gje prej gjerit. 

11-Terbimi eshte, notriamente, shenje mungese inteligjence dhe kontrolli. Nga te gjitha anet qe e kam pare me eshte dukur gjithnje nje injorante, nje vajze e pamençur, cigare mes gishtave, kafene perpara dhe jepi me lloqe...ham, ham a u menduar kunder te gjitheve. Ata liderat e botes e kane pranuar vetem nje here si e derguar e revistes apo gazetes italiane (intervistat i rregullon gazeta nepermjet ambasadave) por nuk ka asnje rast miqesie dhe respekti midis zonjes dhe te intervistuarve. Kisinger eshte ndjere shume i provokuar dhe i nervozuar dhe i ka thene Agnelit (pronar i revistes) te mos ja shihte me bojen. Ska lene njeri pa gerric. Me fal per intransigjencen...do ti thoja edhe ne kondita jo-anonimiteti. 

Pershendetje,

Kerkoj ndjese qe po fus turinjte ne debatin tuaj, por me brente diçka dhe do te doja te beja nje koment ne lidhje me te. Jo se ju ha meraku per komplimentin tim, por eshte me vend t'iu pergezoj per erudicionin qe shfaqni. Mahnites!

Bishti qe do i vija une komenteve tuaj eshte thenia e Faustit qe e perifrazuar do te ishte se "trendafili do te kete po te njejten arome e bukuri, edhe po te ndryshoje emer". Kur lexoj nje veper te Orianes, po shijoj dhe ndjej emocionet qe Oriana ka dashur t'i perçoj tek une. Nese keto emocione jane te sinqerta nga ana e saj, apo di une si lexues t'i lexoj drejte, eshte nje analize pa bereqet. Nje veper arti ka dy qellime primare: te mprehi sensin estetik dhe te te jape nje perjetim estetik. (dy sende te lidhura ngushte me njera-tjetren). Kjo eshte ajo, qe per mua realisht ka vlere.

Mandej, analiza "makro" eshte bajagi e zorrshme. Te fut neper ca shtigje te erreta, dhe ne anen tjeter optika vleresuese eshte poli-valente. Dhe tek e mbramja, sa fajde ben e tere kjo? ...

Faleminderit per mirekuptimin! smiley

 

 

Ajo cope teksti e vendosur mesiper, pa frike mund te thuhet qe eshte esenca e nje jete te tere (per te mos thene e dy jeteve, njera prej te cilave e bekuar me fat shume te trishte). Andaj eshte e zorrshme per kedo qe ta ngre tapetin e rreshtave dhe fjaleve, per te gjetur se çfare fshihet pas. 

Pastaj ajo qe eshte e padiskutueshme, eshte fakti se eshte nje pasazh shume provokues (pjell proçes te menduari fare kollaj), siç qe dhe vete Oriana. 

Sefundmi, si dikush qe e ka lexuar librin te terin, do i sugjerja kujdo ta lexonte. Me kohen e tij, duke lexuar kete liber, do te blinte emocione te bukura . 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).