Nga kujtimet e Eqerem bej Vlores

Një “A.A. Gill” Italian në kohën e Myfit Beut…

Myfit Bej Libohova, ministri i Brendshëm, banoi disa javë tek unë, pastaj mori me qëra një shtëpizë të këndshme prapa avllisë sonë, ku jetoi gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij në Vlorë. (Gjirokastra dhe Libohova ishin të pushtuara nga grekët). Stili me të cilin ai e drejtoi Ministrinë e Brendshme të kujtonte paksa kohën e Dagobertit, mbretit të mirë të frankëve: pakëz atëror, pakëz kalorsiak, por edhe pak despotik.

Në prill të 1913-ës, pas heqjes së bllokadës, në Vlorë vjen nga Italia një gazetar i panjohur. Ai u prit me nderime dhe ngrohtësisht nga autoritetet, ashtu sic priten me gëzim në Shqipëri dallëndyshet e para që lajmërojnë pranverën. Madje si mik që ishte, iu dhanë edhe kuaj e njerëz që të shëtiste pa asnjë shpenzim të gjithë zonën e kontrolluar nga Qeveria e Përkohshme. Një javë më vonë reportazhet e tij dolën nëpër gazetat italiane! Ato jo vetëm përmbanin kritika të forta në adresë të Qeverisë së Përkohshme (të Ismail Qemalit) e cila nuk kishte mundur t’i ndreqte në cast “të gjitha mangësitë e një keqadministrimi shekullor”, por edhe shpifje të rënda për popullin shqiptar dhe lëvdata të mëdha për grekët dhe serbët. Në fund fare gazetari i madh guxonte edhe të tallej me budallallëkun e popullit shqiptar dhe të qeverisë së tij të përkohshme për mikpritjen e ofruar, ndërkohë që vetë vuanin nga uria.

Myfit beu - doktor i shkencave juridike të Universitetit të Stambollit, doktor i universitetit të Brukselit, shumë i pasur, sekretar ambasade, konsull i përgjithshëm, deputet në parlamentin turk, shkrimtar i njohur në Turqi -, e thirri gazetarin në zyrë, i vuri artikullin përpara dhe e pyeti tepër miqësisht sesi ishte e mundur, që gjatë udhëtimit të tij nuk i kishte rënë aspak në sy gadishmëria e shqiptarëve për sakrifica, qetësia dhe siguria që mbretëronin në vend dhe vullneti i shqiptarëve për të ecur përpara?

Gazetari ishte i paturpshëm dhe mendjetrashë. Ai ishte korrespondent i “një vendi të madh” u përgjigj dhe nuk ka nevojë për mësimet e shqiptarëve. “Ashtu? – ia ktheu Myfit Beu – epo, atëherë unë do t’ju jap mundësi të shkruani dicka autentike për Shqipërinë”. Katër burra e kapën gazetarin e trembur, e shtrinë përmbys, kurse një i pestë i dha njëzet shkopinj në pjesën më të tultë të trupit.

Dibra është trevë interesante!

Male të bukura sic të sheh syri në Zvicër a në Tirol, në Shqipëri nuk ka. Malet e saj janë gëlqerore dhe mbartin në vetvete zymtinë e natyrës karstike. Maja të vecanta, rrafshnalta të vecanta, disa lugina (Theth, Lurë, Tomorricë, Samarinë, Shpat, Rugovë, shpatet lindore të Korabit, brigjet e Himarës dhe të tjera), mund të duken, në krahasim me viset përreth, piktoreske dhe me një romantikë të egër, por gjatë gjithë udhëtimeve të mia të shumta në Shqipëri, unë nuk kam vënë re asgjë nga ato bukuritë natyrore shqiptare të lexuara nëpër libra.

Vecoria e peizazhit shqiptar qëndron në fqinjësinë e ngushtë të kundërtive, të cilat e bëjnë vendin t’i ngjajë një skenari kulisash teatrale të ndryshme e fantastike. Aq sa shumë herë e kam pyetur veten – dhe krejt seriozisht, - se mos karakteri i shqiptarëve tërë kundërshti, shpjegohet me natyrën që i rrethon këta njerëz?

Dibra është një trevë interesante. Këtu, deri në ditët tona (si  në Jug, në Labëri) ka lulëzuar mercenarizmi. Por, në krahasim me lebërit, dibranët janë më të kamur, sepse lugina e Drinit i jep të paktën bukën asaj popullsie të shumtë, të zgjuar, por aspak punëdashëse. Ndjenjën e përkatësisë etnike e kam gjetur këtu vetëm te disa pak intelektualë, ndonëse atëherë në një formë shumë të theksuar. Masa e popullit dinte vetëm që krahina e Dibrës luan një rol shumë të rëndësishëm në botë dhe se aty jeton një “komb i rëndësishëm”.

Nuk do ta harroj sa të jem gjallë fytyrën e trishtuar të një dibrani të zënë rob, më 1922, luftëtar në cetat e Elez Isufit, që atëherë sulmuan Tiranën, por u shpërndanë nga trupat qeveritare. “Zotni, - më tha ai, duke më shprehur zhgënjimin e tij tani që ishte ndeshur me “Shqipërinë” – ne, dibranët, kemi besuar gjithmonë se jemi një popull i fortë, i pamposhtshëm! Ne e kemi shtrënguar padishahun të bëjë sic kemi dashur; ne kemi luftuar me serbin dhe e kemi detyruar të bjerë në ujdi me ne; kur erdhën bullgarët ne i pritëm me kokat e prera të serbëve, u bëmë me ta, por pastaj, kur u afruan ushtarët e “kralit të madh” i përzumë; ne u vëllazëruam me nemcen, por Zoti nuk deshi që “Luani” të sundonte përjetësisht mbi ne dhe i lëshoi atij në shpinë një tufë qensh të uritur. Kështu ne mbetëm sërish zotër të padiskutueshëm në vendin tonë. Po c’dovlet i rëndë qënka kjo Shqipëria që na mundi ne sot?”

Flamurin në 28 qershor e qepi apo jo Marigoja…?

Një javë pas shpalljes së Pavarësisë cova Murat bej Toptanin dhe Hydai efendin (nipin e babait të teqesë sonë në Janin&eumlsmiley tek Ismail Qemali, duke iu lutur të më kthente flamurin që i pata huajtur. Më premtuan të ma kthenin atë menjëherë, sapo zonja Marigo Posio (një atdhetare e madhe demokrate, por që i pëlqente reklama) ta kishte qepur e qëndisur flamurin e ri!

E pra, në 28 nëntor kryeobjekti i ditës, flamuri si simbol i pavarësisë, me atë pakujdesinë tipike shqiptaro-lindore, ishte harruar. Për më tepër shumica nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrkush më përpara as e kishte parë, as kishte mbajtur. Askush në Vlorë nuk kishte flamur në shtëpi. Shtetformuesit ranë në hall dhe vështruan njëri-tjetrin të hutuar. Atëherë ngrihet miku im, Hydai efendiu dhe thotë se në dhomën e gjumit të Eqrem beut varet në mur një flamur shqiptar, i futur në një kornizë të bukur. Dhe pyeti se a mund të merrej pa qenë aty i zoti. Ismail beu i dha leje dhe kështu flamuri, që dikur don Alandro Kastrioti ma kishte dhuruar solemnisht në Paris, shtegtoi në konakun fqinj dhe ra në duart e Ismail beut, i cili ia dorëzoi Murat bej Toptanit me porosinë ta varte jashtë, ndërkohë që vetë qëndronte pranë, në dritare.

Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin para shtëpisë dhe në kopsht, duke brohoritur “rroftë, rroftë” edhe pse shumë prej tyre nuk kuptonin edhe aq se c’po bëhej. Më vonë, kur unë në ditët festive të shpalljes së pavarësisë si shtet i lirë dhe i pavarur, ngrita flamurin shqiptar në ballin e shtëpisë sonë, disa kosovarë të mirë thanë: “shumë mirë e bëtë ju të diturit që ngritët flamurin e babë Kralit (pra të perandorit Franc Jozef) se tani nuk kanë më se c’të na bëjë as serbi i poshtër, as malazezi morracak. Kur pyeta se ku e kanë parë shqiponjën e zezë, m’u përgjigjën krenarisht: “tek ushtarët e babë Kralit” në Pazarin e ri.

Por natyrisht, pati edhe të tillë si një farë Haxhi Muhamet efendiu, një klerik i rëndësishëm e fanatik në Vlorë dhe idhtar i fortë i tim eti, i cili shprehej me zemërim se Ismail Beu kishte zgjedhur një “korb” si simbol të Shqipërisë së lirë. “Ah, ta kishte bërë Shqipërinë, Syrja beu, ankohej ai, - tani do të kishim në flamur suret e bukura të kuranit. Po c’mund të presësh tjetër nga Ismail beu, që e ka kaluar gjithë jetën e tij në vendin e frëngjve!” Kur ia rrëfeva historinë Ismail beut, ai qeshi me të madhe, por edhe më kërcënoi me gisht se do t’i tregonte hoxhës që flamurin nuk e kishte gjetur ai, por unë!

Eqerem bej Vlora, Kujtimet
 

21 Komente

Eshte me te vertete gjynah qe kujtimet e Eqrem Bej Vlores nuk shtrihen deri ne fund te jetes se tij; do te kishte qene nje pasqyre e pacmuar e atyre viteve.

Une i kam lexuar te dy vellimet e tij dhe mund te them qe eshte autentik ne shkrim, vezhgues i holle dhe me humor, me kulture shume te madhe dhe ne keto raste, si njeri nga nje familje shume e pasur, me pak mendjemadhesi. Gjithesesi ky eshte nje detaj shume i vogel dhe qe s'prish pune ne krahasim me ate qe perfaqeson ky njeri. Gjynah qe shkrimet e tij nuk perdoren per te krahasuar historine e Shqiperise pergjate periudhes qe ai jetoi.

Ajo ç'ka me ben shume pershtypje tek figurat e asaj kohe eshte statura e ketyre njerezve..Kane shume autoritet  qe jua jep pergatitja e perkushtimi.

mua me tingellojne ne pjesen me te madhe kujtimet e ketij (flas per librin) thjesht si kujtimet e nje latifundisti megaloman, qe perbuz popullin e vet, ka nje koncept te ngaterruar mbi kulturen kombetare, qe shpall se e do, po me pas s'e njeh, ose e keqinterpreton, si dhe nje lloj keqdashje cinike ndaj shume njerezve, nje lloj snobizmi ndaj te tjereve etj etj

nuk besoj se e perbuz fare popullin e vet, perkundrazi, ndonjehere eshte aq romantik sa te merzitet, kur tenton te ngreje pikerisht popullin e vet ne ca nivele qe asnje perfaqesues i atij grupimi smund ta imagjinoje.

Tani, se eshte njecike zevzek i mire dhe se acarohet sa here qe shikon dicka qe nuk e nderon kete popull smiley kjo sdo te thote se e perbuz ate.

Dhe sigurisht qe do kete ate qe duket "snobizem" persa kohe qe ne momentet me te veshtira te veta jo vetem qe kish mundesi te udhetonte kudo e te pritej po kudo si princ, po qe edhe ne vendin e vet kishte vetem 30 sherbetore - ne nje vend qe mezi siguronte buken e gojes (dmth, kish aq sherbetore sa s'kish kush u conte nje gote me uje per te lagur fytin smiley )

Megjithate njecike mistrec na duket neve sot, me kete ambiguitetin e vet sa mes kultures osmane, sa mu ne mes te rilindjes shqiptare, po ndaj jane te bukura kujtimet e tij sot, qe edhe ne fakultetin e historise lexohen si me qene kuran smiley, ama ne sallen e leksioneve quhen "burime sekondare" te historise qe meqe jane kujtime subjektive, "sduhen marre per baze".

 Sol, mua me pelqen pikerisht per disa nga keto gjera qe ti nxjerr ketu si te meta. Ekremi eshte nje nga to dandy-t tipike te fillimit shekullit te ndikuar nga romanticizmi gjerman. Ai nuk e di kush eshte se eshte gjithe kohen ne kerkim te vetvetes, ai e ndjen se nuk i perket kastes se vjeter te bejlereve turkoshake por ne te njejten kohe e di qe nuk behet dot austriak ose francez ose thjesht i jashtem. Ai eshte nje personazh i rralle ne letersine shqiptare dhe ne jeten shqiptare, por njkohesisht kaq i zakonshem ne Europen e fillimshekullit te 20. Ai udheton boten dhe ulet ne tavoline me mbreter dhe sulltane, por nuk di te komunikoje me "muzhikun" e ciflikut te tij. Karakteri i tij romantik dhe humbes me kujton dicka nga personazhet e Dostojevskit dhe "Vuajtjeve te djaloshit Verter" ne nje menyre kaq, po kaq te bukur dhe intriguese...

Une them se ky liber duhet futur patjeter ne listen e librave qe duhen lexuar nga kushdo qe pretendon te njohe historine e Shqiperise, dhe eshte padyshim nje nga librat me te bukur dhe interesante autobigrafike te shkruar nga shqiptare.

P.S. Perjashto ketu "Kujtimet e Vegjelise" te Enver Hoxhes. smiley

PF, ne nje sens artistik, do te ishte nje personazh interesant librash, ne nje sens jetesor (duke ditur se eshte model i nje klase te dikurshme, dhe i nje klase te sotme western would be people), eshte fenomen i bezdisshem (per te thene me te pakten). Po patjeter qe libri duhet lexuar, gjithsesi vetem nga ata qe dine te lexojne (si ti psh. qe arrin te besh disa analiza e t'i japesh kuptim e kontekst ca gjerave). Nje pjese lexojne, po s dine te lexojne...

5 libra te botes shqiptare (te botuar ne keto 20 vietet e fundit)  duhen lexuar medoemos (mund te kem lexuar 500, por keto te 5 distancohen dukshem) :

-Kujtimet e Eqrem bej Vlores

-Kosova, nje histori e shkurter (Noel Malcolm)- mbi te gjitha per kapitullin e dyte: serbe, shqiptare dhe vllehe)

-Shqiptaret gjate luftes se dyte boterore (Berndt Ficher)

-Parrullat me gure (tregime nga Ylljet Aliçka)

-Le pays où l'on ne meurt jamais (roman nga Ornela Vorbsi -per fat te keq, i pa-perkthyer ne shqip)

 

 Malcolm eshte pak si shume skolastik. Libri me i mire per Kosoven mbahet "Kosovo, war and revenge" i Tim Judah. Nuk di ne te ka rene rasti ta lexosh.

Liber qe me ka mrekulluar kur e kam lexuar ka qene "Tregtar Flamujsh" i Ernest Koliqit. Dhe me e forta eshte  qe e kam lexuar tek Hotel Rozafa ne Shkoder ne 1982. Me kujtohet qe e lexoja per Shkodren e asaj kohe dhe pastaj shikoja Shkodren socialiste nga penxherja e katit te katert, e per me teper ne nje dite me shi, dhe gjithmone e me shume me forcohej bindja qe dikush na e kishte futur. Po keq fare ama!

Me habit me kete qe shkruan! Perkundrazi, nese me ka surprizuar diçka, ka qene lirizmi i te shkruarit te Malcolm-it ! NUk me eshte dukur per asnje sekonde te vetme skolastik. Me gjithe perkthimin beterr, me ka habitur se si autori e ka rrefyer historine e atyre trevave si "perralle", gjithe duke çmitizuar mitet (permes faketve te arkivave).   Une biles them nganjehere qe, per albanitetin (boten shqiptare ne pergjithesi), eshte gjeja më pasionante qe kam lexuar (pare, degjuar...) ndonjehere  ! De loin !!

O Stalker, per ate librin e Orneles me verte e kishe apo jo.....

Sikur sme zbesohet qe Ornela te kete shkruajtur liber dhe per me pak nga ato qe duhen lexuar medoemos. 

U be vite qe Vorbsi shkruan (ne France); ka shkruar dhe shtypi shqiptar, mjafton te besh nje search ne web.
Libri i saj i pare ("Vendi ku nuk vdiset kurre&quotsmiley eshte po aq i mrekullueshem sa dhe nuk ja vlejne dy librat e tjere qe ajo botoi pas te parit. I pari eshte nje forme e "fshehte" autobigrafike e jetes se saj, por i magjishem. 

Ky Eqeremi me gjith lavded qe i vendosin nuk me duket ndonje figure qe na jep te dhena serioze historike.Eshte i njejti qe shan Avni Rustemin dhe qe eshte sjell ne menyre te turpshme per te mos thene aspak patriote kundrejte shume fshatrave qe kishin luftuar per Shqiperine me arme ne dor.Eshte nje figure e kompleksuar nga politikat dhe mendesite agallare te kohes kur jetonte.

...lexoja per Shkodren e asaj kohe dhe pastaj shikoja Shkodren socialiste nga penxherja e katit te katert, e per me teper ne nje dite me shi, dhe gjithmone e me shume me forcohej bindja qe dikush na e kishte futur.... smiley

Vetem kaq mjafton per te kuptuar mendjeprehtesine e vezhguesit Eqerem Vlora . Po qe per Histori ...dikush na e ka futur keq fare smiley ...dhe me e keqja eshte se na e leviz gjithnje pa na e nxjerre...duke na thene se kushdo mund te shkruaj per Historine e Shqiperise  . Edhe Eqeremi.... por edhe MIXHA smiley

 Jo Eqeremi Idrizo, se me bere ta lexoj edhe njehere ate qe kisha shkruar. smiley Ernest Koliqi.

Kisha qejf te llafosja pak me ty po e lash se futen marifetin keta fshesaret smiley.Te mirkuptoj plotesisht

mirmjesi.

une kete vloren se kam lexuar, por besoj se duhet lexuar edhe per ca diskutime te tjera qe kemi bere. per te ditur se kemi patur edhe ne aristokrate.

pastaj sa i takon atyre librave per tu lexuar, ajo e vorpsit ishte me taman e forte. e kam lexuar italisht il paese dove non si muore mai. shume, po shume, po shume dobet. dmth, humbje kohe.

lexo nje tjeter, anilda ibrahimi per te lxuar letersi te mire shqipe nga keto gocat qe shkruajne ne europe.

kjo me terhoqi vemendjen.

pastaj tregtari i flamujve ngjan aq shume me kete shkrimin ketu siper sa te mbushet mendja se aristokracia shqiptare e mendonin thuajse njelloj nga te gjitha anet. ia vlen me te vertete ta lexojsh.

Per ata qe nuk e kane patur rastin t'i lexojne ne frengjisht, kujtimet e Jusuf Vrionit jane perkthyer se fundi edhe ne shqip. 

Kjo, per te kuptuar qe personazhi i Eqerem bej Vlores nuk ka qene vemitar; sidomos kur ketyre u shtohen edhe kujtimet e Ismail Qemal bej Vlores, por edhe libri i Tanush Frasherit per Ali bej Kelcyren.

Dandy ose jo, Eqerem beu mbetet personazh shume i spikatur sepse eshte marre posaçerisht me histori. Robert Elsie, ne faqen e tij te internetit, ka perkthyer nje pjese te vogel nga doreshkrimi ne gjermanisht prej 1200 faqesh i Eqerem beut, kushtuar historise se perandorise osmane.

Eshte fatkeqesi shume e madhe qe ky doreshkrim nuk merret persiper per t'u perthyer e mbahet ende i strukur.

 Ai nuk e di kush eshte se eshte gjithe kohen ne kerkim te vetvetes, ai e ndjen se nuk i perket kastes se vjeter te bejlereve turkoshake por ne te njejten kohe e di qe nuk behet dot austriak ose francez ose thjesht i jashtem.

Pikerisht, sera e ketyre i hyri projektit te nje Shqiperie jo-osmane te pershtatshme per ta. Po te lene 'bej-ngrenesit'?

Shum interesante , dhe mendoj se pershkrimi me detaje i ngjarjeve te medhaja, te shkruar nga protagonistet e asaj kohe,  duhet te permblidhen nga nje grup studentesh te historise.  

Eqerem bej Vlora nuk eshte shume i sakte ,pastaj Kujtimet nuk perbejne fakte reale ,ne shumicen e rasteve jane sajesa Eqeremi eshte denglaxhi ,nuk ka qene ndonje figure historike ,dhe nuk ka luajtur ndonje ndonje rol ne histori ,bile ai e ngre veten aq larte ,sa anekson figuren e Ismail Qemalit ,Eqerem bej Vlora eshte nje turkoshak nje njeri i pasur qe per vecse ka joshur veteveten ,nuk ka bere as edhe nje gje per Shqiperine sic mundohet te hiqet...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).