Në varrezën masive, tetë kufoma

Hetuesit e Policisë së EULEX`it për krime të Luftës së bashku me policinë e Kosovës dhe ekspertët të mjekësisë ligjore gjatë tërë ditës së premte kanë gërmuar në fshatin Dobërqan, ky po dyshohet për një varrë masiv. Deri më tani aty janë zbuluar të paktën tetë mbetje të kufomave dhe afërsisht 60 eshtra.

Gjilan , Dobërqan, 10 korrik - Të paktën tetë kufoma janë gjetur të varrosura në fshatin Dobërqan të Komunës së Gjilanit. Këto kufoma dyshohet se janë viktima të luftës së fundit në Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga policia e EULEX`it, e cila së bashku me hetuesit për krime të luftës të ndihmuar nga Policia e Kosovës janë duke gërmuar në vendin ku janë gjetur mbetjet.

Zëdhënësi i EULEX`it, Kristof Lamfalysi ka bërë të ditur se t ë paktën tetë mbetje mortore të njerëzve u zbuluan në atë vend.

Ekspertët e forenzikës, sipas tij, tani po punojnë në këtë varr, i cili është lokalizuar në një vend ku trupat e ushtrisë jugosllave kishin krijuar një pengesë rruge në vitin 1998.

“Dyshojmë se mbetjet janë të viktimave të vitit 1998”, ka thënë ai.

Ndonëse nuk janë bërë të ditura detajet e as identiteti i viktimave, hetuesit gjatë tërë ditës së premte kanë pastruar vendin e ngjarjes.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës, e cila po mbikëqyre procesin e zhvarrosjes së kufomave kanë thënë se ende nuk dihet identiteti i kufomave dhe se janë duke pritur rezultate e mjekësisë ligjore.

“Rreth eshtra të tetë personave janë gjetur deri më tani. Të presim procesin e identifikimit dhe pastaj do të dihet identiteti i viktimave”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Arbër Beka.

Zbulimi i varrezës është bërë pasi një person nga rrethi i Gjilanit ishte paraqitur në polici më datën 13 prill të këtij viti, i cili kishte deklaruar se mes fshatit Kmetos dhe Doberqan mund të ketë varrezë masive. Për rastin mësohet se ishte informuar menjëherë Njësiti për Persona të Pagjetur dhe pas gati tre muajve është hapur varreza masive.

Në Kosovë ende figurojnë si të zhdukur edhe rreth 1900 persona, prej të cilëve 90 për qind janë shqiptarë dhe 10 për qind nga komunitetet e tjera pakicë. Kuqë Ndërkombëtarë pas përfundimit të luftës në Kosovë ka evidentuar rreth 6 mijë persona të zhdukur, shumicën e të cilëve i ka identifikuar nëpër varreza masive nëpër qytete e Serbisë.

Foto: Visar Kryeziu

2 Komente

 Shum nena kosovare, shpresojne akoma se mos djemt dhe vajzat e tyre do te kthehen, duke menduar se mos jane gjalle ne burgjet e Serbise, mirpo siç duken bathet, ne Kosove ka shum varre me te vrare ne menyre masive.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).