Ne dhe shqiptarët

Ndërsa lexon për shqiptaret dhe shqiptarinë nga te mëdhenjtë e kombit dhe te huajt nuk mundesh te mos ndodhesh përballë një ndjenje. Ngrihet mes tymit te historisë një stereotip shqiptari qe triumfon me një pastërti të dëlirtë qe shpesh i justifikon dhe budallallëkun. Sepse është i tille fati i tije, nga legjendat në marrëzitë e momentit, nga kalorësit e përjetshëm në irracionalet pothuajse mistik.

Lexova një shprehje të një francezi qe duket se kish mbledhur mire esencën e përshtypjeve të tija mbi ne: Shqiptari është një përzierje e mahnitshme e virtytit dhe e poshtërsisë… fatalisht e qëndrueshme. Rituali i lashte i gjakmarrjes, me besën, lajmin, lejen, duket një kod magjepsës që të huton e për pak harron se bëhet fjalë për vrasje njerëzish ndoshta vetëm e vetëm … sepse një mal është sipas dikujt me i lartë se një tjetër ( kështu ironizon Mitrush Kuteli). Dhe mbajtja e besës bile dhe me vrasjen e djalit si në dramën “Besa” të Sami Frashërit, të lënë një ndjenje te trazuar, qe te ngarkon emotivisht e te shokon në përfundim. Ky është fashinoja e te qenurit shqiptar. Të mos prishesh dasmën e rehatinë e miqve dhe nëse ke një mort nuk janë legjenda, por ngjarje të prekshme aq sa një mendje e ftohtë e një race te çuditshme, arkaike e jo ne sens të keq, do të mund te pillte. Përpara dënimit me vdekje për një gjakmarrje malsori thotë: kjo s`është dite e zeze për mua, pasi mora hakun tim, dite e zezë ishte kur me erdhi miku në kullë e nuk pata c`ti jap!
Dorëzimi ndaj fatalitetit tokësor, ndaj ligjit te njerëzve, për një kod transcendent, i jep jetesës së të parëve tanë një dimension të të mirës dhe të keqes, qe e kapërcen këtë jete, këtë botë.

A sot?! Ndoshta jemi zhytur në fazën e dytë të dimensionit tonë të vërejtur nga francezi i mësipërm. Ndoshta jemi në një kohë ku po riekuilibrojmë gjërat, ndoshta po normalizohemi e po shkëpusim jetën tonë nga transcendenca e të pareve. A thua po varfërohemi? Ç’ka na ka mbytur në një kompleks inferioriteti për esencën tonë?

S`mund të bëj ndryshe veçse të vjedh bisedat e njerëzve të moshuar rreth meje rrugëve të Tiranës, nostalgjia për një kohe tjetër, ku përtej të pasurit e të mos pasurit material, ndanin një tjetër pasuri mes vetes, vlerat, ndihet ne çdo rënkim të bisedës.

Jetoj ne një pallat e nuk njoh komshinjtë, e tmerrshme, thoshte ajo dhe kishte moshën e gjyshes time. Dhe shton, s`na ka mbetur me njerzillëku, qëmoti te binte dera e te kërkonte komshija diçka e ti ja jepje me tere kusi, ndërsa sot s`marrim vesh kush lind e kush vdes!!!

Per kete grua te moshuar, humanizmi ose njerzilleku e thene popullorce, eshte ne qelizen e tij, mes komshinjeve, e nese mungon ky raport kemi nje mungese humanizmi mes shoqerise sone. Nuk eshte nje studim social e as un e per me teper as plaka nuk jemi sociologe, por une besoj se ky eshte nje alarm shoqeror per dicka qe po humbim.

Une nuk besoj se kemi vlera te huaja per te importuar, ne kemi vlera te lashta per te zgjuar e ndoshta per ti importuar kudo. Ne s`jemi engjej, perkundrazi, ndoshta djaj te vetedijshem per potencialin njerezor e per me shume ate tonin, ndaj dhe te paret kane kodifikuar sjelljen, moralin e vleren per te tuteluar veten, fisin, popullin e kombin. Kjo eshte Varka e Nuhut qe shpetoi popullin tone ne Ballkanin e bere varr per popuj me te medhenj se ne te zhdukur dhe te asimiluar nder shekuj.

Sot kush jemi ne? A mund te jemi korrigjues te gabimeve te se shkuares dhe modelues te virtyteve te larta qe patem? Apo kemi vendosur te ikim terbueshem drejte te risise, ne nje arratisje nga esenca, ne nje vallezim corodites duke kopjuar cdo hap te nje vallje te huaj me cdo shtremberim e difekt? A kemi vendosur te mohojme valixhet e renda te kujteses sociale per te blere ne tregun e botes cdo gje jo shqiptare? Mire, po a do te jemi valle te zotet te kujtohemi sado pak ne shekuj sic lane emer te paret tane? Italianet thone se gjaku i mire s`genjen, por shqiptaret jane me tragjik e lajmerojne se gjaku behet dhe uthull!

12 Komente

Shqiptari është një përzierje e mahnitshme e virtytit dhe e poshtërsisë… fatalisht e qëndrueshme.

jam shume dakort me kete

dhe ne pergjithsi me shkrimin

po mundohem te gjej nje jo-shqiptar qe do te pranonte se kjo "perzierje" NUK i pershtatet karakterit te races/popullit/kombit te tij/saj... por s'po me vjen ndonje ne mendje.

Shqiptari eshte njeri si cdo njeri tjeter, normalisht qe njeriu sa me i varfer dhe vuajtur eshte, aq me shume shfat anen e tij pozitive, sa me shume te kete, aq me agresiv asocial dhe anen e eger shfaq.

Kush eshte ky Francezi qe ka thene kete shprehje nuk e dim.

Po qe eshte shprehje e vjedhur kemi fakte.

Kete shprehje e ka thene Kongolezi Migadyminuste ne vitin e larget te 1887 per ushtaret francez, ku tekstualisht thote " poshtersin e tyre mundohen ta mbulojne me virtytin e ushtarit"

Sipas nje studimi mbi karakteristikat e shqiptareve, mbi te cilin ka shume vite qe po punoj, me del se shqiptaret si popull kane vitute dhe te meta krejtesisht te ngjajshme ose te barabarta me popujt e tjere ballkanas apo edhe evropiane.    E vetmja gje qe me rezulton te jete krejtesisht ndryshe nga karakteristikat e popujve te tjere eshte se per arsye hisotrike, gjeografike, klimatike, politike dhe te tjera ike, ike, eshte ajo qe shqiptaret kurren e kurres nuk i kane denuar tradhetaret e kombit(perjashto rastin e denimit te Esat Paashe Toptanit dhe egzekutimin e tij nga patrioti me i madh i te gjitha kohrave AVNI RUSTEMI)

Tani jam duke punuar jashtzakonisht per te kuptuar perse Shqiptaret nuk i denojne tradhetaret.

Tani jam duke punuar jashtzakonisht per te kuptuar perse Shqiptaret nuk i denojne tradhetaret.

Si tha ai tek filmi "germo Tare germo...............

Problemi me vrasjes e te ashtuquajturve "tradhtareve", qendron ne faktin se se akti i vrasjes ne vetvete mund te cilesohet tradhti nga te tjeret. Gje qe i hap rrugen vrasjeve te tjera te "tradhetareve" te tjere, e keshtu me radhe.

Ma merr mendja qe ne shqiptaret kemi denuar tradhetare me shume se cdo popull tjeter, ne komunizem u be raprezalje kunder "tradhetareve", duke perfshire edhe komuniste dhe drejtues te larte te PPSH-se qe dolen "armiq" dhe "tradhetare".

Cfare pergjigje i jep ky "studimi" yt kesaj?

Ata ishin tradhtarë t'partisë mer ti... se t'i shisje naftë edhe n'kohë paqeje serbit shkoje për lesh (llogarit se ç'bënte me ligjin e luftës Enveri smiley )

Me ket zell qe tergo Speakeri ,  rrezik ne kohe te Enverit do ishte SPIKER i Radio -Televizionit ,  mystekil per te deklamue "Vendime per Ndeshkim Tradhetaresh " ...  te PD-se smiley

Duken kta që e kan patur mësuar historinë pëmëndësh dhe pastaj materializmin e kanë marrë me mik smiley

I dashur speaker,

Une realisht nuk beje studime per kete teme ( ishte thjeshte nje shaka, psh. ike, eke ose perdorimi pa vendi i "jashtzakonisht&quotsmiley,  por nga c'kemi pare dhe mesuar per Shqiperine dhe boten, nuk ka se si te mos bjere ne syrin e njeriut normal qe Sali Berisha dhe politikanet kryesore te vendit kane punuar temerresishte kunder interesave te vendit. Me nje shikim te shpejte mbi veprimtarine politike te pdisteve, mund te vesh re punen e palodhur antikombetare te berishaianeve. (Nuk perjashtoj nanoistet)

Nuk deshiroj t'i numuroj ketu, por ngjajshmeria e madhe e politikes mixhiste (term i Idrizit), me punen e Esat Pashe Toptanit nuk me lejon te mendoj se hyrja ne be dhe sidomos visat per Serbine para Shqiperise jane nje gje e rastesishme.  Natyrisht qe ketu nuk eshte vendi per argumenta te detajuara ne favaor apo disfafor te concepteve qe shpesh here ne peshkataret permendim ne postimet tona.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).