Mustafa Kruja i shkruan Martin Camajt

Për herë të parë / Një pjesë e letërkëmbimit mes Mustafa Krujës dhe Martin Camajt, i lidhur me revistën "Shejzat" ku Camaj punonte dhe Kruja botonte.


Konsideratë dhe respekt të përulur mes dy intelektualëve. Letra e 30 tetorit është e fundit, mbasi më 27 dhjetor Mustafa Kruja ndahet nga kjo jetë. Të vetmet letra të arkivit të familjes.

"Nuk të vjen keq prej kritikës së nji plaku pedant po t'i bâj shqipes s'ate."

Niagara Falls, 11 fruer 1958

Fort i dashuni Martin,
Më ra në dorë sod blêni 4-5 i Shêjzavet edhe mâ së pari këndova artikullin t'ând. Tue besuem se nuk të vjen keq prej kritikës së nji plaku pedant, po t'i bâj shqipes s'ate ndërmjet nesh qërtimet qi vijojnë:
... në buzë lumit = në buzë të lumit = buzë lumit.

Shnjergj = Shën Gjergj. Kështu në rasët ku e ke përmêndun ti, ku flitet për Shint (shênjt, shêjt); ndërsa po të jetë emën vêndi, edhe mâ mirë besoj me e shkruem sikur e shqipton vêndi, pra Shnjergj, Shnjin, Shijak et.
nepër = nëpër.
rrëmye = rrëmb-: kështu krejt juga me të drejtë etymologjike, sepse, në mos u rrêjsha, vjen prej lat. rapere.

gjâjës = gjâsë, si e shkruej un sod, e gjâs, si e kam pasë shkruem edhe un dikur e si e shkrueni ju, dmth. me theks e jo me -ë.
nuk rrezikonte e me... = nuk rrezikonte me...
nepër at kalim të ngushtë = shtek, shkallë, rrugicë të ngushtë, ngushticë.
"me qenë" = qênë; por ata qenë.

që = qi: qyshse ka folë shqip Shqiptari e dersa ka për të folë shqip Gega ka thânë e ka për të thânë QI e kurrë që! E kurrë s'i ka ramë ndër mênd nânës, motrës e bijës së Gegës qi kjo rroke e shkurtën mundet me u përziem ndër trutë e kuj me nji rroke të gjatë me këto dý shkrola.

Këtë trazim e krijuen profesorët komunista si A. Xhuvani me shokë krejt nergut për t'ua kujtuem të rijve e të rejave, për t'i çfisnuem e çuem në rrugën e tyne. Të gjitha gjuhët e botës janë plot me fjalë qi njeriu, kur âsht i poshtër si ata profesorë, mundet me i marrë vesht keq. Populli thotë pa kurrfarë të keqi, gra e burra, "kush i rrin pemës në bythët, ai ia han koqet."; nji koqe mollë, vezë et. et. (Juga e Shqipnij'e mesme).

Shkodranit, qi me këtë kuptim përdor vetëm fjalën kokërr e koqes ia ka kufizuem kuptimet vetëm në nji, sigurisht i tingullon keq e prandej âsht gjâ e arsyeshme me e marrë para sŷshë këtë pikë; por për fjalët si "qi", të cilat janë të përgjithëshme, janë sakrilegja ndryshimet e sendërgjueme.

Sumë âsht synonym me bythë, e me atê të vërtetën; me gjithë këtê, askuj nga katundarët e katundit qi ka kët'emën s'i ka shkuem mêndja kurrë qi i duhej ndërruem emni katundit të vet. Gjithashtu as familjes Suma në Shkodër jo.

Tekembramja, po shtoj edhe se për gegnishten e epër, ë-ja s'do të kishte gjetun vênd aspak n'alfabetin t'onë, pse atje nuk ndihet n'asnji fjalë. Gjithku ka qênë etymologjikisht si shênj i nji zânoreje tjetër, âsht kthye mbasandej n'e, por mâ të shumtën n'i, ase â zhdukun krejt.

fluturìm = pa theks, për të cillin s'ka fé nevoje. Gjithashtu te smirzì. Më duket se ky theks askund s'ka nevojë me u përdorë në shqipet.
njanin = njânin.

vehte: nga tri format qi kemi, vete - vehte - vetëhe më duket mâ e arsyeshme e para, mbasi kemi edhe vetë e vetëm qi nuk i bâjmë veh- e s'mund të bâhen vetëh.
thanë = thânë: e dij se edhe këtê e ke dhuratë nga profesorët, qi pretendojshin se vetë n-ja ase m-ja ia nep tingullin hunduer zânores qi i prîn, prandej s'ka nevojë për theks. Kemi plot shêmbuj qi e përgënjeshtrojnë këtë thesë. Pra edhe shkâmb e jo shkamb, dâm et. et.

dij: të lumtë dora! Ishalla edhe Ernestit do t'i mbushet mêndja nji ditë se diej âsht gabim nga çdo pikpamje.

Beka? Po atëherë Bekë, pra, a jo? E Bekë Tushi, jo Bek Tushi. Orthografija e nji fjale nuk mundet me qênë fonetike në çdo rasë e vênd. Thomi Bekë - Beka, Gjokë - Gjoka, Dedë - Deda, Bibë - Biba et. Pra âsht gabim gjithë ditën mbasandej me e shkruem Bek...- Gjok...- Ded.. e Bib...

Të marrim për shêmbull edhe fjalë qi s'janë emna veçorë: pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nândë, dhetë; e mbrapa, vetëm pse e shqiptojmë të shkurtën tue folë, duhet t'a shkruejmë pes burra, gjasht zogj, shtat pula, tet gjela et.?
mandej = mbandej (mbasandej); si pastaj (pasandaj)
bertitte = bër-.
herë mba herë = ... mbas here.

mos ta freskojshin = ....t'a....: a shkruen edhe " mos ti thojshin?". Po bâjmë këtu nji ushtrim gramatike elementare: ai do të më shohë e të më thotë; të na shohë e të na thotë; të ju shohë e të ju thotë; t'i shohë e t'u thotë: kjo âsht rregulla e ime.

Të shohim tash atê të Xhuvanit me shokë: ata shkruejnë të më (pra jo ngjitas tëm&eumlsmiley, të të (jo tët&eumlsmiley; por ta ( pra kështu bashkë e jo veças si tjerat!) e ti (kështu apo t'i?) thotë, të na (jo tëna), të ju e t'u (apo tu), t'i (apo ti?) e t'u (apo tu?).

Po i sheh kontradikcjonet xhuvanore. E në qoftë se Xhuvani do të thonte se të bashkohet vetëm me zânoret e jo edhe me bashkzânoret, bukurí, atbotë pra jo vetëm ta shoh, por edhe ti them e tu them! Apo si e ka profesor'i ynë atë rregull të shkretë?!
shum = shumë.

n'at anë e në këtë anë të lumit: shumë mirë. Por atëherë, si e kam shënuem edhe mâ nalt, edhe në buzë të lumit ase buzë (preposit&eumlsmiley lumit. Po më pëlqen këtë (adj. demons.), se kështu e shkruej edhe un; por para emnit qi fillon me zânore duhet apostrofuem kët'anë. Këtë libër, kët'arë, këtê e due un.

Por edhe atë libër, at'arë, atê merre ti. Athue nuk duhen trajtue si njâna tjetra atë e këtë, atê e këtê.
kadalë = ngadalë, dalkadalë = dalngadalë, kadalekadalë = ngadalengadalë; por mâ e âmbël e dyta kisha me thânë.
pranverë = prendverë.

për fund të tyne = përfund (prep.) tyne.
me iau ...! Ç'âsht ky iau? Nji formë e keqe, trashamane, djalektore e gabueme. Me m'a - t'a - ia (i a, ja) - na e (na a) - ju a (jau) - ua (u a , va). Po e sheh vetë gabimin dy fijsh te jau e tre fijsh te iau: âsht personë e dytë plurale përdorun për të tretën; metathesë jau për jua; iau për jau.
ngrrye = gërrye; n- âsht nji parasite qi kujtoj se s'ka gjetun vênd fort as ndër fjalorë. Të kshilloj përgjithsisht qi tingullin rr t'a përdorish kudo vetëm ndërmjet zânoresh para e mrapa, se ndryshe, tue qênë i vështirë shqiptimi, mbaron në r.
sot = sod. A thue mbas sodi a mbas soti? E kam rrah këtë problemë ke ABETARI I TË MËRGUEMIT,f.52; por gabimisht tue folë vetëm për pesë parë bashkzânore e tue lânë jashtë... edhe nj'aqë: c - x, ç - xh, gj - q, s - z, sh - zh.
memzi (kr. simvjet), si formë shkodrane âsht e drejtë (por jo me mëzi, as në djalekt); veçse etymologjisht kanë mâ të drejtë tjerët qi thonë mezi (me + zi) ase (me + të zi).
pështue, nji tjetër formë djalektore për shpëtue.
mbrrîmë = mbë-
mprojshin = pr-: mp- âsht nji orthografí antifonetike, mbasi edhe sikur t'ishte m-ja jo nji parasit, por etymologjike, grupi mp- âsht transformuem në mb- sikur nt në nd.
bár = bar: arsyen e gjên në nji shënim te shkrimet qi ju kam dërguem për rivistën.

mbassi = mbasi: kurrë s'qas fonetik'e shqipes bashkzânore të dumzueme veçse ndër disa rasa të pakta zgjedhimi e lakimi. Etymologjisht âsht, po, mbas + si; por kudo qi etymologjija bie ndesh me fonetikën duhet të ndjekin këtê të fundit.
gadi (Shkod.) = gati.
mos të gjet gjâ e ligë = mos të gjettë.

viq = viç ( në qoftë se ky âsht kuptimi te frasa "me ndukë bar viqash".
thonka = thânka: dihet se kjo mënyrë e verbit t'onë përbâhet prej participit e presentit të verbit pasun; kështu qi thân(&eumlsmileyka = ka thânë.

sod e ksaj dite! Kisha me i falë gjithë ç'të më ketë falë Zoti mue me mujt'e me m'a provuem kush se kjo frasë, kaqë fort e përdorun sod ndër shkrime, gjindet kund në gojë të popullit ase ndër shkrime të lashta.

Te na thonë "atë ditë e sod", qi don me thânë prej asaj dite e deri sod edhe sod; ase "sod e atë ditë" po me këtë kuptim. Kurse "sod e ksaj dite" s'e kam ndëgjuem kurrë e nuk m'a mbush mênden.
çarr = qarr.
kurr = kurrë.

në heshtjen mâ të madhe: "heshtja mâ e madhe" âsht komparative; për superlative duhet "heshtja mâ e madhja", "në heshtjen mâ të madhen".
në mênd = ndër mênd.
vshtirë = vësh-.
n'atë zheg dite: do të jetë sigurisht nji frasë e popullit; por s'ka as logjikë as shije fort.

E tash, Martin, mbas gjithë ksaj kërkese qimesh mbi voet, besomë se më ka kënaqun mu shpirtin kjo prosë përnjimend shqipe prej pêndës s'ate. Por mos e le me kaqë.Qërtimet, të lutem, m'i merr thjesht për qërtime atnore e vetëm pse të çëmoj e të due.

I yti Mustafa

Romë, 18 /II/ 1958

Fort i dashuni Mustafë,

Tash mora letrën Tuej dhe po Iu përgjegjem menjiherë. Jam kenë marak si nuk Iu përgjegja deri tash letrës Suej. Posë punës rreth revistës që po na del për hundësh

Prof. Koliqit dhe mue, unë pregadis dhe nji speçjalizim n'Universitet që do të mbarojë me mprojtjen e nji teze filologjike. Kryeneçsisht punoj prap mbi Buzukun. Drejtimi i studimeve mbi ket auktor që ndiqet prej Çabejt etj. nuk më mbushet mendja se asht i drejtë. Interesimi i em tash për tash asht eskluzivisht mbi grafin.

Tash po Iu dërgoj dhe nji studim temin botue prej Bariqit që më pat drejtue në këto probleme. Po më tokon mirë që mos të humbi kohë sa të rrij tue pritë emigrimin për Amerikë, që do të shkojë pak gjatë për arsye t'operacjonit të Ninës, që tash asht mjaft mirë.

Gencit* i shkruej rregullisht dhe prej të gjithë shokëve të mij që kam pasë deri në sod asht mâ i dashtuni. Na kanë afrue disa momente në jetë dhe nji afinitet karakteri ndoshta. Qëllimi kryesuer asht të mbrrijë atje dhe të fillojmë ndoj aktivitet për sigurimin e jetës pse vjetët kalojnë.

Punën që më porositët do ta kryej sa ma parë: nuk besoj se ka nevojë përmirsimi përkthimi i Juej, mbas çka pashë në të parin shikim, por sidoqoftë do ta shikoj me vemendje. Prof. Koliqi asht jashta Rome dhe në këto dit kthen. Më tha se do t'Iu shkruente. Artikulli i Juej asht në shtyp.

Përfundoj tue Iu përqafue për së largu.

I Juej Mar
Të fala shumë Angjeles si nga Nina ashtu nga unë

Roma, 21 /X/ 1957

Fort i dashuni Z. Mustafë,

Mora dorëshkrimin Tuej mbi parathanjen e Frangut të Bardhë. E kam lexue dhe studjue me vemendje: ndër këto nota shifet se sa e njifni Ju gjuhën shqipe. E kemi dërgue në shtyp pse revista do të dali kah fillimi i muejit t'ardhshëm. Kam bisedue me Prof. Koliqin që të botojmë dhe nji faqe të parathanjes origjinale, natyrisht të fotografueme. Jemi shum keq me të holla, por do të bâjmë ç'mos që ta plotsojmë dhe nga kjo anë këtë artikull.

Mbasi SHEJZAT dalin 64 faqesh po e botojmë krejt. Ishalla, na ndihmon Zoti e nuk do të ndalet ky aktivitet i nisun për shkak të pares. Revista asht pëlqye dhe në Kosovë prej shum kuj dhe nji profesor më shkruen se kësi aktiviteti lypin prej nesh. Kam dërgue vetëm tri copë, por duket se janë tue shëtitë dorë në dorë si zakonisht çdo vepër interesante.

Si do ta keni pa dhe prej Boletinit të Shkencave të Tiranës dhe prej disa botimeve të Shqiptarëve në Jugosllavi, asht ngjallë nji interesim i madh për dokumentat e vjetër të shqipes ndër të rijt e soçëm. Më vjen mirë prandej që po del në dritë kapak kapak, mâ vonë shpresojmë dhe tansisht, vepra e Juej mbi Frangun e Bardhë.

Si Nina si unë jemi mirë, megjithse me halle ekonomike. Po vijoj specjalizimin tem në filologjin shqipe. Merrem gjithnji me grafin e shkrimtarëve të vjetër mbas drejtimit të dhanun nga Bariqi i shkretë. Qëllimi i em asht të mbrrij atje, por ndërkaq s'due ta humbi kohën nësa po pres.

Kjo pritje do të zgjasi pak mâ tepër për arsye të operacjonit ase smundjes së grues. Jemi tue u përpjekë të hapim dhe nji kopisteri të vogël private, kështu që të dy të kemi dhe nji zanatë me jetue dhe atje. Nina gjuhën anglishte e din mjaft mirë pse e ka nxanë dhe n'Universitet, por dhe unë jam tue ia gjetë shtekun që herë mbas here të mësoj diçka në tê.

Prof. Koliqi më tha se do t'u shkruej sa të shlirohet pak prej punëve mâ të ngutshme që ka për dore. Me kaq kësaj herë po i nap fund tue Ju urue shëndet e punë të mbara; shum të fala dhe Motrës Suej Angjeles dhe djalit.

I Jueji

Martini

Shumë të fala e nderime Ju dhe Angjeles

Nina Camaj

40 Komente

shume interesante per me shume se nje arsye...komentet e tjera pak me vone.

që = qi..... Te ben pershtypje sepse nuk perdor nje 'korektor" interpetimi duke e lene jasht argumentit !!!

Me pelqejne leximet e ketyre leterkembimeve, sepse te bejne te njohesh dhe njeriun, pertej figures publike te nje personaliteti.

Po me vjen cudi me nje fakt, Mustafa Kruja flet shume ashper, madje keq ndaj Aleksander Xhuvanit.

Mos harro se Mustafa ka ike prej Atdheut i lene te iki ....njesoj si Abaz Kupi por gjithsesi me ca strofa shqiptare nga treva e Shkodres qe i kane ndenje gjithe jeten si ..ne bucim te topit / timpani veshit ...

Mustaf Kruj tradhetari /shif si vdes shqiptari/ digjet bahet zharri / per liri vatan . Keshtu qe disa "inate " te tij jane te justifikueshme. Puna eshte tek vepra studiuese e tij qe nuk duhet ta lejonte sharjen e fyerjet ne vend te argumentit !Psh lexo pergjigjet e Camajt !!!!!!!!!!!!

Eshte e vertete ajo qe thua ti, Idriz, por kjo eshte e bukura e leximit pas kaq e kaq kohesh e nje leterkembimi te tille, pasi mes miqsh ndjehesh i lire "te shfrysh", te themi edhe ndonje hatermbetje, ndonje ironi te vogel, kjo e ben me njerezor dhe jo krejt te pamekat figuren e nje personaliteti, qe megjithate tek ne eshte denigruar shume dhe pak gjera dime realisht per te. Rastesisht, jam gjendur ne nje mjedis me njerez shume te afert te tij dhe kam degjuar historine e marteses se tij me te shoqen, nje grua italiane, veshtiresite qe ka hequr ajo ne internim ne fshatrat e Korces dhe ishte vertet histori e dhimbshme dhe e tmerrshme.

Shijak!

Wow!

Si s'm'kishte shku mendja me perpara?!!

Eshte interesante se si ne Shqiperi te Mesme ka Shen Gjergj (Tirane), ka Shna Vlash (Durres), ka Shupal (Tirane), por tani del edhe Shijak (Durres)!

4 versione (fonetike) te fjales Shen, brenda nje siperfaqeje aq te vogel.!!

mrroklle,

per ti shpla i cik kto ntelektualizmat e kopetentve dhe hinstorianeve  smiley

kape i cike kongen e dyte te kolazhit smiley

http://www.youtube.com/watch?v=iXq94Sb-E5s

Per shijakun kuptohet smiley

"o ky shijaku me vila plot

kur kercejne cunat,

leket si numron dot"

Nga Elbasani, kam degjuar se i thoshin Shin.

n'elbasan i thon' shijon (eshte prane manastirit te shen ioan vladimirit).

shqiperia perendimore ne pergjithesi ka shfaqje te emrave te shenjtoreve - me zhvillim fonetik qe i pershtatet shqipes. me teper se prove e mungeses se penetrimit osman (qe ne perendim ndodhi lehtesisht, saje natyres), kjo mund te jete deshmi e aktivitetit te perqendruar kishtar (katolik, dhe katolik te ritit lindor - por edhe pravosllav kam pershtypjen ne rastin e elbasanit) ne ket'zone te shqiperise.

Ne fakt nuk e di me siguri, por kam nje shoqe qe eshte me rrenje nga Elbasani dhe ajo e ka mbiemrin Shin...

Mund te jete ashtu sic pohon ti mqs. i perkiste kishes bizantine e me pas u pushtua nga bullgaret. (Wikipedia)

ivan (joan) vladimiri faktikisht ishte malazez, dhe ka ardh ne rajon gjate kohes se dyndjeve serbe ne shqiperi e me ne jug

 

Kryekreje të bën përshtypje debati lakonik për gjuhën. Një përpjekje e gjithhershme kjo, për të mos lëshuar armën vetëmbrojtëse prej dore. Kohë të paimagjinueshme letërkëmbimesh mes shqiptarësh të angazhuar me ndriçimin e fjalës së shkruar e të lexuar, ndonëse nisur nga qëllime e kahje të dy trotuareve që i bashkon një rrugë .  

Të dy figurat janë mjaft komplekse për t’u identifikuar me pak fjalë. Porse midis madhështisë të brendshme të Camajt dhe pragmatizmit sipërfaqësor (por edhe koherent) të Krujës duket të zgjatet një litar i djegur nga njëra anë dhe i vajisur në tjetrën.  Gjithsesi largësia kohore dhe kuvertat dorëqëndisura të historisë nuk na lejojnë ta shohim njmend zbuluet shqiptarin e atëhershëm. Çka shohim është veçse kontur dhe dëshmi e një përpjekje për tu ndì i gjallë.

Çfarë thesaresh ka mbulu përmbytja e madhe…

 

Fort i dashtun Florian.

Lejomë të t'baj at'qi Mustafa ia bani Martinit smiley

Kryekreje - Nuk m'duket se rrin mirë në përsëritjen e të njajtit koncept, pra kresë. Kryekëput, tejendanë, fund-e-kry për mue qindrojnë ma saktë.

përpjekje e gjithhershme kjo, për të mos lëshuar - "kjo" s'ka vend në fjali, ashtë fjalë parazite. ...përpjekje e gjithhershme për të mos lëshuar...

...duket të zgjatet... - ...duket se zgjatet...

...ta shohim njmend zbuluet...- ...ta shohim njimendi zbuluem...

etj etj

Jueji

sol.

 

I dashtun Sol, m'len me t'bâ edhe un nji kshillë fort miqsore (meqi s'jena t'u ba sherr smiley )

  • Lejomë- asht nji meturinë komuniste-socialiste pseudoshkencore qi asht shtu prej tyne me i hekë gegnishtes fjalën e bukur më lejo=m'lejo(ni)-m'len(i )
  • të t'baj= të të bâj, sepse fjala bâj nuk fillon me nji zanore me i vnue apostrofin (por prep mirë qi nuk ke përdorun nonji shkurtim Xhuvanash; t'u bâj smiley )

 Ja dhe nje perpjekje tjeter per ruajtjen e shqipes nga zona e Gjirokastres

"Jo di po dy mo qip!

Më të fortën e ka patur një person që e kam njohur personalisht... jepte mësim tek klasa e parë dhe po ju thoshte kalamajve: xh e vogël e shtypit, Xh e madhe e shtypit... Seeeetrra! smiley

Kur vedit jepshe msim ne Shkoder:

-Thuj kopse

-Pull

-Thuj mer kopse

-Pull

-Po Kopse mer po te thomi

-Pull

-Po kujt i thu Pull ti?

-Kopses pra.

 

14 kallnduer 1943

I gjithmeshirshmi Sol,

Penda ime asht landue n'djep. Mandej e ka bre teja n'syndyk e tash lumnohet si magjypi mas dheut t'bardhë. Gjithçfarë shkrueni asht e drejta juej (pamvarsisht se e fitume, bleme a e trashgueme), përnjat mos u kastigo.

S'ta lypi, për me kenë arit.

Qi ta thejna shqyp, si gjalpri (burrofresko) mbi buk; nuk asht negligjenzë n'anë time, por mancatta educazzione. përçka duhet me ba ma shumë, appena che siamo coscienti se ç'ka a, ç'ka (u dashkërka) duhet me ba.

kjofshi mirë (mirëqofshi)

F

ej floro, shpresoj mos ta kesh marre per keq, se ne kete periudhe koalicionesh e kurvlliku ne s'na ka ngel vec te thumbojme njeri-tjetrin me pasionet tona gjuhesoro-letrare... gjithsesi me shaka e pata (te teren)

fshije mor ket koment se na korite

Sol, gjithashtu, meqë e bona lomsh padashje ket temen shume interesante te "vecchi bagalji" (kulpa jeme), po perfitoj me te pyt n'se mund t'me ftillosh, per kuriozitet (jo edhe aq te madh) a ka pas Mjaft-i (çfare mbetet) naj lloj qendrimi per ket situate zgjedhore e pas zgjedhore?

Des! smiley

I love the subliminal message:

Kur kercejne cunat/ leket s'i numrojn!

Si qenka lejome mbeturine komuniste-shakllabaniste? smiley

Lejome, eshte njesoj si beme (baba te te ngjaj), lexoma (pak c'thote) ose ferkome (pak se me dhemb)!

Te tria keto forma i ka pas perdorur gjyshja ime qe s'ish as komuniste, as shkencetare, as pseudo-shkencetare!

Me vjen keq! smiley

Ktu bahet fjalë për alta scuola të gegnishtes smiley

Ndjeme!

Qysh ere vetem lalucet e lalait e thonkan kete ere?

Po Mrroklla ka pasur nje te vluar nga nje fshat i Shkodres qe kur lozte nga fiqiri aty ne katua thosh gjithnje: 

O bama llom! Bama llom! smiley

 

"U bàme llòm, u bàme"... u thojke edhe n'rast kur, n'kulm t'ekstazìs, masì u jepke gjithçka mujshe, arrijshe n'kulm t'knaqsis smiley

po me Obamen ckishte sarhoshja.

P.S. versioni kosovar eshte 'mushma'

Shqiptaret piqeshin ne saçin e diktatorit, ky merrej me è,ù,à,.

Ne keto vite njeri merr radion edhe e dergon me e shit.

Rruges takon nje mik te tij, ku po e çon radion-e pyet.

Po e shes, nuk mund te duroj me teper duke degjuar "radio londren" po vijm sot, po vijm neser, po me dalin mend e krese. Paska pas te drejte, "patrioteve i qahej zemra per "qe-qi".

 Megjithse nga fundi e lexova pak shpejt, sepse po shoh tv Canvas per  nje manaxher firme. Renia e Kapitalizmit, fatkeqesisht.

Tashi "e", une nuk i kom vone men' fort, se nuk e kishe menjen me bo shkence n'ate moment! Luciditet i kufizuem prej rrethanash!  smiley ....

Por nga c'a m'kujtohet, shprehja nuk u thojke n'fund, si bichim konkluzjoni, por n'mes...smiley n'forme komande!

Jo: U bame, por bama!

Megjithate, duhet me pranu qe hauri nuk e kishte akustiken perfekte, kshu qe edhe une mund ta kem ndi gabim, e tuj kujtu se ishim hala n'mes kur n'fakt ishim ne fazen "Bace u kry", i kam dhane ekpresionit nji interpetim t'pasakte, e aq ma pak lucid! smiley

P.S.

Ajo shkodronja ka qene shume goje-piset! Nuk i perkiste "alta scuoles"! Anzi! smiley

Veq rrespekt!

Se kjo difton aftsin e "lojtarit" ... qi arrin me i prokurue emocione t'atilla partneres pa u tregue egoist me plotsue vetum knaqsin vetjake smiley

Mustafa Kruja eshte nga nenshkruesit e Deklarates se Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, pra eshte nga eterit themelues te Shqiperise se pavarur, dhe komunizmi e fshehu firmen e tij (dhe disa te tjereve) nga dokumenti origjinal.

Gjera te tilla mund te ndodhin vetem ne shtetet totalitare orwelliane.

Prandaj kur ne e kemi njohur vone kete figure te historise se Shqiperise, per aktin e tij ne shpalljen dhe themelimin e Shqiperise, nuk duhet te cuditemi qe nuk e njohim fare ose shume pak ne kontributin e tij per gjuhen.

Pyetje per The Speaker...une e kam ditur qe ne nuk e kemi dokumentin origjinal te shpalljes se pavaresise se Shqiperise, eshte gjetur tani se fundi? Po te jete gjetur, vertet lajm shume i mire!

qyshse ka folë shqip Shqiptari e dersa ka për të folë shqip Gega, ka thânë e ka për të thânë QI e kurrë që!

Jom krenar QI jom Shqiptar.

Mujsh me m'shpjegu o zoti Qafir ...A ekzisto varianti i QI = QY.. Psh Mixha ( alias Saliu ) thote qy .... A e di ky qe Mstafa ka thene se nuk e ndryshojme Qi-ne na Geget ? Po k/tarja ( alias Jozefina ) si e shqipton qi per qe ? A ke ndonje ndihme per mendjet tona qe s'po ja gjejme dot krenarine ku e ka Qi-ja . Vetem Mroklla e ka perkthy tamom po pa shpjegime fonetike . Po flamurit si t thote Mustafa ? Fjamur apo Flamur ? Tu drejtova zotrote ,  meqe edhe Niku te fillon me Q... smiley

Si do ia bëjmë në të ardhmen tani që letërkëmbimet janë kthyer në email, IM, etj? 100 vjet në të ardhmen s'kanë për të ditur asgjë se ç'ka ndodhur në kohën tonë. E vetmja histori do të jetë nga artikujt e gazetave (lemeri!) që mund të jenë arkivuar nga archive.org, Google, apo ndonjë tjetër organizatë/kompani.

Mos harroni të leni amanet nofkat/fjalëkalimet!

Ah, sa i bukur dhe komentkembimi mes Solit dhe Fh-se. Me lejoni ta ndaj me vete, se shijohet me shume dashamiresia dhe ironia e holle dypaleshe: smiley

sol-nocturnus - 14 Kor 2009 - 6:11pm

Fort i dashtun Florian.

Lejomë të t'baj at'qi Mustafa ia bani Martinit Tongue

Kryekreje - Nuk m'duket se rrin mirë në përsëritjen e të njajtit koncept, pra kresë. Kryekëput, tejendanë, fund-e-kry për mue qindrojnë ma saktë.

përpjekje e gjithhershme kjo, për të mos lëshuar - "kjo" s'ka vend në fjali, ashtë fjalë parazite. ...përpjekje e gjithhershme për të mos lëshuar...

...duket të zgjatet... - ...duket se zgjatet...

...ta shohim njmend zbuluet...- ...ta shohim njimendi zbuluem...

etj etj

Jueji

sol.

 

fh- 14 Kor 2009 - 7:07pm

14 kallnduer 1943

I gjithmeshirshmi Sol,

Penda ime asht landue n'djep. Mandej e ka bre teja n'syndyk e tash lumnohet si magjypi mas dheut t'bardhë. Gjithçfarë shkrueni asht e drejta juej (pamvarsisht se e fitume, bleme a e trashgueme), përnjat mos u kastigo.

S'ta lypi, për me kenë arit.

Qi ta thejna shqyp, si gjalpri (burrofresko) mbi buk; nuk asht negligjenzë n'anë time, por mancatta educazzione. përçka duhet me ba ma shumë, appena che siamo coscienti se ç'ka a, ç'ka (u dashkërka) duhet me ba.

kjofshi mirë (mirëqofshi)

F

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).