Miss Shqipëria 2009 në Durrës

“Miss Shqipëria 2009”, zgjidhet sot në kullën mesjetare të Durrësit. Janë zhvilluar ditën e djeshme përgatitjet e fundit të 31 vajzave konkurrente për kurorën e bukurisë në vend. Aktiviteti, i cili çdo vit udhëton drejt kalave të Shqipërisë, këtë vit, për shkak të situatës elektorale, ka përzgjedhur qytetin e Durrësit, dhe pikërisht kullën mesjetare të Torrës, në shëtitoren “Taulantja”. Edhe pse ky aktivitet zakonisht zhvillohet në muajin qershor, regjisori ka pranuar se data e paramenduar për këtë aktivitet është shtyrë, pasi e gjithë vëmendja e publikut ka qenë e drejtuar te zgjedhjet elektorale. “Miss Shqipëria është i vetmi eveniment bukurie në vend, i cili që nga viti 1998 është realizuar nga regjisori Petri Bozo dhe “Deliart asociacion”. 31 konkurrentet janë përzgjedhur mes 250 pretendenteve shqiptare, me banim jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Seleksionimi i kujdesshëm ka sjellë këtë edicion më shumë vajza nga qytetet veriore të vendit dhe një pjesë e madhe e tyre janë studente në universitete të ndryshme. Vajzat konkurrente, të cilat që prej dy javësh ndodhen në Durrës, janë përgatitur nga koreografja Kozeta Bakiu, edhe bashkëpunëtorët e tjerë, të cilët janë stilistja Anila Zajmi, drejtori i fotografisë, Lulzim Tufa dhe skenaristja Alda Bida. 31 konkurrentet e edicionit të 11-të do të synojnë të marrin kurorën që mbahet aktualisht nga Almeda Abazi, fituese e edicionit të kaluar. Konkursi alternativ i bukurisë shqiptare “Miss Albania”, ka nisur të organizohet në vitin 1998 dhe që nga viti 2000 ka udhëtuar në qendrat historike dhe arkeologjike të Butrintit, Rozafës, Apolonisë, Kalasë së Lëkurësit, Beratit, Elbasanit dhe Kaninës, si dhe memorialit të Skënderbeut në Lezhë. Ky është edicioni i 11-të i konkursit dhe vjen në Durrës një vit pasi është zhvilluar në sfondin e Kalasë së Prezës në kryeqytet.

13 Komente

Miss Shqipëria 2009 do të shpallet sot. Po Miss Albania 2009 kur do të shpallet?!

Ta marrë dreqi!

Kur është puna për shalë femrash, përnjëherë, brënda ditës bëhen zgjedhjet dhe votimet... kur bëhet fjalë për teste di cazzo... duhen edhe 4 ditë mbas votimeve për ta marrë vesh se kush do jetë kok(T)ari.

E po thashe me vete mbreme se paskemi nje gje ndryshe ne tv, hajt ta shohim njehere. Po cfare se? Spektakel i shemtuar, skena mjerane, pa pike drite dhe jete, ato cupat... mah... c'te them... Nuk e shtyva dot deri ne fund. ktheva kanalet  lajme, lajme, zgjedhje, zgjedhjeeeee...... Shkova ia keputa gjumit me shpresen se do te shihja ndonje enderr te bukur... ncuq, ncuq, ncuq....

Tek kjo foto e dytë vetëm një tub kolinozi i mungon tek dora dhe do kishim një reklamë perfekte lol

obobobo.... s'po me pelqeka fare

Fotoja e pare, c'ka, por tek ajo e dyta.... Nejse, s'dua te paragjykoj pa e pare mire e mire... Po ama, dhe nje gje do ta them se s'me rri goja rehat... kishte ca aty qe e kishin celulitin, a te keqen... hihihihihi...

Po ato nallanet qe kishin veshur ne vend te sandaleve, more?! Pupupu... mezi ecnin cupat e gjora.... smiley

une nuk para i shoh keto konkurset e bukurive... madje me duken fyerje shume e madhe, per femren...

 

Jam shume dakort me ty Nece, po ndryshe si do te krijonte haremin Berlusconi? Ashtu si ekspozitat qe paraprijne shitjen e mallrave, edhe konkurset e bukurive paraprijne shitjen e femrave. Thjesht eshte biznes.

He te keqen Neçja, ate fjalen nuk ma perktheve ti mu... smiley

ajo parada me rroba banje nderkohe qe njerezit rrine ulur me bllok shenimesh ne dore, ndersa ato te shkretat ( shpesh te uritura ne kulm) djersijne nga sikleti... me ngjan si ne tregun e  gjese se gjalle mua...

admine, ne sulm, vazhdoni me leksionet per demokracine ju...

 

 

Pas parades se lopve, shitja mishit bohet akoma te Rogneri? Apo ka vajt te noi hotel-merkat tjeter?

E dashur kryenece, jane rritur standardet dhe ne kete fushe...  kane filluar te pelqehen femrat jo skilipece, i duan pak te mbushura, me mish te ngjeshur, te forte... Edhe dhembet t'i kene te bardhe, rruaze...

ps. po postimi yt ku shkoi?!

Ueeeee ku i kishin gjet ato foto?!!!! Si me i pas bo una qe maroj me qit dynjone shemtute. Pytni Shaben per fotot e Hunderrit dhe Flokshit. Mgjs lejeni fare se ata jane te shemtute vete.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).