Ministria e Transporteve: Bllokohet 4 ditë tuneli

Menjëherë pas shpalljes së re zultateve para prake të votimit për parlamentin shqiptar, Ministria e Transporteve njoftoi dje mbylljen e tunelit të Thirrës, pjesë e autostradës Durrës- Kukës. Hapja e tij vetëm në një drejtim, u përurua një ditë më parë nga kryeministri Berisha, ai kosovar Hashim Thaçi dhe kreu i Ekzekutivit turk, Erdogan, në dy ceremoni të ndryshme festive. Sipas njoftimit zyrtar, tuneli i Thirrës, pjesë e aksit Rrëshen- Kalimash të autostradës Durrës-Kukës, do të mbyllet për katër ditë, për shkak të punimeve elektromekanike dhe përforcuese në galerinë jugore të tij. Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit njoftoi se këto punime, për arsye teknike dhe sigurie, nuk mund të zhvillohen në prani të trafikut. Sipas burimeve zyrtare të këtij dikasteri, tuneli i Thirrës në autostradën Durrës-Kukës do të jetë i mbyllur prej ditës së hënë, deri në orën 07:00 të ditës së enjte. Kjo do të thotë se gjatë këtyre ditëve, qytetarët shqiptarë dhe ata kosovarë nuk do të mund të qarkullojnë në autostradë, por duhet të ndjekin rrugën e vjetër, që është gati totalisht e amortizuar. Ministria e Transportit u kërkon publikisht ndjesë qytetarëve vendas dhe të Kosovës për shqetësimin dhe njëkohësisht i falenderon për mirëkuptimin e tyre hipotetik.

Sezoni
Por, është e padiskutueshme që një ngjarje e tillë do të krijojë pështjellime jo të pakta ndër banorët e zonave verilindore të vendit, si dhe ndër turistët nga Kosova, që kanë prenotuar pushimet e tyre me agjenci të ndryshme turistike, duke llogaritur një udhëtim për rreth 3 orë deri në Durrës, duke u besuar premtimeve zyrtare.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

2 Komente

Po ky tuneli sikur u përurua nja 125 herë deri tani.

Si është e mundur që tani po thonë se punimet vazhdojnë???!!!

ndoshta nuk i kane dhene OK nderkombetaret,

perurimi ka qene nga te brendshmit,

te jashtmit vazhdojne punimet???!!!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).