Meta Mat

Vendimi « blitz » i Ilir Metës për tu futur në koalicion me Sali Berishën, nuk është as faj, as tradhëti, as paburrëri. Eshtë thjeshtë lëvizja e detyrueshme e një politikani të zënë peng. Sepse në fakt, duhet thënë që në krye, nuk është mëkat që LSI, e cila doli vetëm në zgjedhje, të bashkonte votat me kë i voliste më shumë. Nuk është mëkat as që këtë ta bënte me PD-në dhe Aleancën e saj, që u votua gjërësisht nga shqiptarët. Një hipotezë e tillë kishte kohë që qarkullonte dhe realizimi i saj nuk përbën asnjë cudi.

Cudia, qëndron diku tjetër. Ajo qëndron në faktin se Ilir Meta tha « PO », pa vënë asnjë kusht. Pa mbrojtur asnjë princip. Pa diskutuar thuasje me askënd.

Në gjithë kohën e shkurtër, që ndau rrezultatin e 29 qersahorit me ditën e shpalljes së koalicionit të ri qeverisës, shumë nga ata që e kishin mbështetur publikisht, që kishin firmosur për të peticione, që i kishin dhënë të drejtë kauzës së tij që e coi deri në grevë urie, kishin shprehur një sërë opsionesh se si mund të sillej LSI-a.

Pothuajse të gjithë këta faktorë, nuk e shihnin si tabu kalimin drejt koalicionit të djathtë. Por të gjithë kishin sugjeruar më shumë krenari, dinjitet, e në mos këto thesare të humbura të politikës shqiptare, së paku përmbajtje të parimeve të mbrojtura me aq zjarr, kohëve të fundit.

Dikush kërkoi që e njëjta simetri që ishte përdorur për Ramën, të zbatohej edhe për Berishën. Pra që Meta të jepte votat për një qeveri të djathtë, por pa Berishën si kryeministër, pasi as atij dhe as Ramës, votuesit shqiptarë nuk i kishin dhënë dorë të lirë për të bërë qeveri personale.

Dikush tjetër propozoi që Meta t i përmbahej asaj që ai e kishte shndërruar në kalin e betejës ; ndërrimit të sistemit elektoral, e ta vinte atë si një kusht, për vazhdimin e qeverisjes me koalicionin e djathtë.

Dikush tjetër pat propozuar vetëm pak më shumë durim, pra mos shpalljen e koalicionit të ri, përpara se të mbylleshin të gjithë mandatet e diskutueshme të deputetëve. Pasi dihet që në Shqipëri edhe KQZ-ja edhe gjykatësit që i shqyrtojnë ato mandate, janë të prirur të tregohen më dorëlëshuar me fitimtarët e shpallur.

Të tjerë pretendonin se më parë Meta duhet të bënte kauzë të përbashkët për moslejimin e grabitjes së mandatit të 9-të të PS në Fier edhe për arsye parimore, por mbi të gjitha për arsye praktike. Pasi një gjë e tillë (pra nëse koalicioni i djathtë e merrte edhe këtë mandat) do t ì bënte shumë më pak të vlefshme votat e LSI-së .

E në fund shumëkush mendonte se Ilir Meta duhet ta shtynte pak me tutje në kohë ``tradhëtinë``, pasi ky akt do të tërhiqte prozhektorët drejt tij dhe do të ulte presionin publik brenda të majtës dhe zërat që po shtoheshin për dorëheqjen e Ramës.

Por Ilir Meta nuk beri asgjë nga këto.

Ai nuk i vuri kushte Berishës. Ai i harroi kauzat e veta. Ai nuk e negocioi vlerën e tij në qeverinë e ardhshme. Ai nuk u përpoq as të fitojë kohë. Dhe as ta përdorë atë për pasionin që ka në zemër: shkatërrimin e Edi Ramës.

Dhe ka një arsye reale se pse nuk i bëri të gjitha këto. Ajo s`ka aspak lidhje me dokrrat e stabilitetit, integrimit të vendit, vizave, ndalimit të kaosit etj, të cilat janë slogane që i përsërisin si papagaj ata që s`kanë asnjë argument.

Arsyeja se pse Ilir Meta vendosi t`ia cojë LSI-ne dhe kokën e tij në tepsi Berishës është vetëm një : Ilir Meta është i dobët. Ai sot është një general pa ushtarë dhe I kapur mat. Pa asnjë mundësi tjetër lëvizjeje.

Sepse ai u përball me një përgjysmim të rezultatit të tij elektoral si pasojë e luftës të egër, të paprinciptë dhe vrastare që I bëri personalisht Edi Rama.

Sepse ai arriti të mbijetonte vetëm me 4 deputetë duke rrezikuar deri në fund edhe mandatin e tij në Tiranë.

Dy nga katër deputetët e tij, për mënyrën si janë zgjedhur dhe shumat që kanë harxhuar, sot sipas të gjitha gjasave nuk I binden më.

Ndaj vetëm me veten e tij dhe Nasip Nacin në parlament, Ilir Meta nuk mund ti përballonte as financiarisht, as psikologjikisht dhe as karakterialisht, katër vite plus në opozitë.

Pikërisht për këtë ai shkoi, pa teka, pa zhurmë dhe kokëulur te Berisha. Me drojën se po mos e hidhte këtë hap tani, ai përfundonte së qeni një faktor, në skenën e re politike shqiptare. Me frikën se spiralja e tkurrjes të tij do të vazhdonte me të njëjtin rritëm. Dhe nga ky këndvështrim, në mos për tjetër, së paku taktikisht, lëvizja e kreut të LSI duket e përligjur. Ajo që mbetet të shihet është nëse kjo levizje i ka shërbyer për ti zgjatur edhe katër vite agoninë, apo si trampolinë për një kërcim të ri

21 Komente

Dy nga katër deputetët e tij, për mënyrën si janë zgjedhur dhe shumat që kanë harxhuar, sot sipas të gjitha gjasave nuk i binden më.

 

Njeri eshte Lefter Kola (kete e dija qe prej pardje-se). Cili eshte tjetri ?

 

Shkrim i shkelqyer. Qe nuk do ti hiqja asnje presje !

Dikush kërkoi që e njëjta simetri që ishte përdorur për Ramën, të zbatohej edhe për Berishën. Pra që Meta të jepte votat për një qeveri të djathtë, por pa Berishën si kryeministër, pasi as atij dhe as Ramës, votuesit shqiptarë nuk i kishin dhënë dorë të lirë për të bërë qeveri personale.

HAHAHAHAHA!!!
Kjo ishte e buker! smiley

Sidomos kur vjen nga ky naivi, qe ka punu ke AgjitPropi deri para dy mujesh!

Po Meta e kishte shit peechken qe diten qe shkoi me "habit me krenari" Tunelin mer Bushat! Qy ate dite kur gjithe Klani & Co shkoi ta filmonte Meten me syte per termo', u mor vesh ajo pune!

Nuk e vune re ti mer xhaxh si e shkeli mutin Meta  qy atehere ke gryka e Tunelit?

Tck, tck, tck! smiley

 mrroklle, kas pas qene nji shprehje kur nanjoni shkelte mootin: "I vuni emrin". Je i modh. Rrofsh qe m'bone me qesh para gjumit. smiley

Gabim Andi. Qe nga titulli, deri tek gazeta ku ke botuar.

Te tjerat t'i ka thene mroklla smiley

Ky analitikisti i Temes shkarraviti 825 fjale dhe  3701 germa, harxhoi 20 paragrafe dhe 58 linja per te na thene vetem kaq:

"Ndaj vetëm me veten e tij dhe Nasip Nacin në parlament, Ilir Meta nuk mund ti përballonte as financiarisht, as psikologjikisht dhe as karakterialisht, katër vite plus në opozitë.  Pikërisht për këtë ai shkoi, pa teka, pa zhurmë dhe kokëulur te Berisha."

Kane thene se qeveria e kap lepurin me qere; analitikistet shqiptare duan te vrasin mizen me sepate.

 

Simas ketyre qe thote Bushati, Lefteri do jete patjeter Minister. E forte do jete me pa Sulen me consiglieren e klanit te Zemunit me nje tavoline  smiley  

 Ore megjithmen, a osht ky ai Koka qe hyri ne burg apo i vellai? Si do beje Sala koalicion me kete ose ky me Salen? Qyfyre te regjimit qyfyr.

Andi megjithe respektin qe kam per ty, nuk na ke thene gje kesaj radhe!!!

Kjo fjala Mekat eshte pak me e komplikuar nga c'e trajton ti.

Ne se kjo menyre te menduari, eshte e drejte per ty,nuk mund te jete e drejte per votuesit e "Ndershem", qe jane si puna e atyre grave te fshatit,duke shkuar per te lare nje mekat tek PRIFTI, behen shume me konfuze ne perceptimin e fjales "mekat".

Pastaj kthehen ne shtepi dhe mund te mendojne se Mekat i vertete eshte te mos kesh mundesi per te ushqyer kalamajte,Mekat eshte te jesh i varfer,Mekat eshte mos te jesh i afte te ndertosh te ardhme...

Mekat eshte te shkosh deri te "Hojet e Bleteve" dhe te thuash nuk me lane,keto Blete,  per te provuar mjaltin, pasi kisha frike se me thumbonin.

Iku kjo pune tani e mori lumi ....po na bej ndonje artikull, duke na treguar se si ne votuesit e thjeshte, te bejm ndonje mekat dhe te hyjme ne vorbullen e Mekatareve...

Kjo gje u be e modes tani dhe ne vdiqem per nje cike mekat...

ne djall vafshin principet!!!

 

Veprimi i Metes eshte i drejte dhe inkurajues per politiken shqipetare.

Si do te ishte me mire, te kishte destabilitet,qe do te thote hapa prapa,ky lloj destabiliteti i pelqen vetem G Rucit qe akoma kerkon te kacaviret si gjarper dhe me gjuhen e tije leshon klithma helmuese.

Ilir Meta nuk eshte zene mat,por zuri mat E Ramen qe betohej per poltike te re i veshur me xhaketat e vjetra te G Rucit N Dokles,K Islamit,S Gjinushit,

qe  me gjithe se kane humbur nuk kane kurajon ta njohin humbjen,dhe te urojne fituesit ashtu si behet ne vendet e demokracise.

 

Anglezo !!!!!!   ...me gjuhen e tije leshon klithma helmuese..... klithma helmuese smiley ????? Vallai ti qofsh me kete perfytyrim e gjetje figurash mbishekspiriane smiley Edhe dragojt Kinez nuk te helmojne me klithma ????  Po ke ndonje te aferm qe te do , keshillohu se jane shenjat e para te coroditjes . Vertete ke zene vend dhe te ksehas ....po keshtu nuk je me as ne rrolin e budalles . Te duam ne gjirin tone edhe pas zgjedhjeve  ...po jo keshtu smiley

O Idris,po te pergjigjem pak me vonese, sepse tani sapo e lexova komentin tuaj.

1- Ti ke nevoje te mesosh te shkruash me mire,pasi shkruan me shume gabime.

2- Une nuk jam i coroditur sepse nuk kam arsye, pasi jam fitues,zakonisht humbesit coroditen.Llogjika fiton gjithmone mbi dhunen/demokracia mbi diktaturen.

3-Nuk ka ngjashmeri dragoi me gjarprin.

4-Me doni ne gjirin e partise apo te shoqerise?

5-Meso te gjykosh pa militantizem partiak, dhe mos i moho gjerat pozitive te kundershtarit politik,meso te vleresoshe te miren edhe te keqen.

6- Vendin ne shoqeri duhet ta fitosh dhe jo ta dhurojne.

Levizja e Metes eshte ;

BOOM BOOM POW

Sa me pelqen kjo kenge koti

Une nuk e besoj qe Lefter Koka te behet pale me Meten ne qeverisje me Berishen. Ai u votua nga durresaket qe kursesi nuk do te donin Berishen si Kryeminister. Prandaj besoj se e ka moralin dhe integritetin e duhur per te bere opoziten ne parlamentin e ardhshem.

shkrim i shkelqyer qe sdo ti hiqja asnje presje, qe sdo ti shtoja asnje fjale, qe sdo guxoja ti beja asnje koment, e qe ne fund do votoja per agonine.

I Meta ishte i kondicionuar dhej jo i zene mat. Ka ndryshim te madh ndermjet ketyre te dyjave.

Me mat e le lojen dhe humbet teresisht, me kondicionim je i detyruar (gjithashtu ke edhe obligim) te besh levizje te detyruar. Pastaj ne kohe ose jo, me kondicione te forta ose jo, me krenari ose jo, jane te gjitha modalitete ose forma levizje, te cilat vetem ai me grupin e tij di ti percaktoje ........ Ketu do te vinte edhe shpresa e tij per mos zenien mat ne nje kohe te dyte.

Ose do te dali i shpetuar me nder, pasi ka edhe shpetim pa nder ( ai e dinte, sic e dinim te gjithe qe nuk kishte fitore per te), ose do te dali i rritur, por aspak i humbur. Ai i shpetoi bukur matit, me ndihme ose jo, nuk ka rendesi.

Vetem Rama, dime te themi, luajti shume keq.

Per nalizen e Bushatit, me keqardhje, por eshte nder analizat me te dobeta te tij. Mbase vjen nga kompleksi (kaq i afert ne kohe) i largimit prej shokeve te tij te zemres, me te cilet koordinonte aq bukur.

Kush e di ne i vuri kushte apo jo?

Dihet qe nje kontrate nese firmoset ndermjet paleve ka perfitim te dyanshem. Meta ka pare qe perfitonte dhe eshte futur ne kete kontrate. Nese ai do te qendronte jashte dhe te merrte pjese ose jo ne hartimin e ligjeve ose jo, nuk do te kishte kontrate dhe sigurisht do te ishte i humbur totalisht, pasi Berisha do t`i gjente njerezit per ti bere votat e kalimit te ligjeve me lehtesi  pas ligjit te reformuar( ndryshimeve kushtetuese).

Pikerisht. Kush e di c'behet pas kuintave? Meta njihet si "matrapaz" qe s'leshon asgje lire nga duart, e jo me te leshoje dicka kaq te rendesishme. Madje mund te them qe eshte gjeja me e shtrenjte qe i ra Metes ne preher, ne kuptimin qe ka dore te lire te kerkoje shume kushte.

Jam kurjoz te di a ka ngel ndonje analist e gazete pa shkruar (me sharje, sigurisht) per Meten? Jo per gje tani nuk dihet a do kete 4 deputete apo jo. Ku ishin keta deputet Ruciste para se Meta te bente marreveshjen me Berishen?

Nuk te cys mo Anglezo se kam merak se me ikenEdhe kaq sa ke shkruar me kenoqe tamom si adoleshent smiley . Po them se kjo situate kerkon disa parametra te tjere per tu vleresuar , mbasi dihet qe te gjithe fushat ( ose kendet ) e shikimit, analizes e te studimit kane vulen e reales....por shpesh si ndozot Zotrote , nuk te ndricojne gje, pervecse te uluriturit me Parulla Veprimi i Metes eshte i drejte dhe inkurajues per politiken shqipetare... smiley Pranej te kemi krahasuar me KINEZE se leshon parulla tip Ne na duhet nje Shqipri e forte , jashte dhe brenda vendit smiley Lexo pak Xhufin per te kuptuar se JU e kini henger sa krahu ne kete marveshje . Si do ti thoni elektoratit pervecse pjeses qe bindet verberisht me fjalen e BAJRAKTARIT ? smiley Si do ti thoni inteligjences pasi te lexoje edhe argumentet e Brahos ? Besoj me Frazate BAJRAKTARIT TI JE I NGRIRE  smiley Fatkeqesisht per paluzene qe pergatiti Berisha por edhe fatmiresisht per KOHEN , inteligjenca ( ne ate mase qe perfaqesohet jo si jenicere ne PD ) do te beje dhe do te kerkoje sqarim per disa gjera ? Une nuk po zgjatem me anen tjeter qe eshte nen trysnine e mosmbrojtjes se VOTES ...ku Ali-Baba del gjithmone i suksesshem ...dhe rjedhimisht ka perfundime te nxituara . Por ne kete rast pak rendesi ka sepse Mixha si gjithnje po zbaton teorine e "faktit te kryer" te cilen e Majta gjithnje e ka lene ti reshkase . Tanime edhe nga nderkombetaret si forca VENDIMEMARRESE ne Shqipri ..nuk ka me ineteres per KTHIM Mbrapa. Shifni perpara !Anglezet po ankorojne anijet ne breg ..Ti hedhim ne DET !!!!! smiley

 Dje lashe koment , si ketu dhe ne tema te tjera, mirpo nje peshkatar i Shqiperise, ekspert energjie dhe kompiutri, por jo i mendimit politik apo ekonomik, mi bllokoi te tera komentet , dhe pse, sepse doja ta zgjoja nga pergjumja politike dhe ekonomike. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).