Më shumë se gjysma e deputetëve janë rishtarë

Konfigurimi i ri i "arenës" së politikës pas zgjedhjeve të 28 qershorit

Zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit kanë sjellë rikompozimin e ri të Kuvendit për sa i përket përbërjes së tij. Ashtu si dhe në Kuvendet e tjera, edhe këtë katërvjeçar do të hasen mjaft fytyra të reja dhe larmishmëri profesionesh. Pas një analize të 140 deputetëve të Kuvendit rezulton se më shumë se gjysma prej tyre ulen për herë të parë në sallë për të qenë pjesë e legjislativit të ri. Nga këta, 40 të rinj vijnë nën siglën e PS-së, 36 nën siglën e PD-së, dy nën siglën e LSI-së dhe dy më të rinj, apo siç thuhet ndryshe surpriza e Kuvendit, janë nga BDI-ja, siç njihet zakonisht partia e çamëve. Këtë katërvjeçar në sallën e Kuvendit do të mbizotërojnë juristët, janë plot 35 deputetë që diplomat e tyre të para i kanë me profesionin juristë. Nga këta, 16 juristë janë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe 18 deputetë janë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, një është i LSI-së. Të dytët që mbizotërojnë në Kuvend janë ekonomistë, 32 deputetë kanë diplomën e Ekonomikut të ndarë në grupe parlamentare, 16 janë në grupin e PS-së dhe 12 deputetë në grupin parlamentar të PD-së, 2 të LSI-së dhe 2 të BDI-së. Më pas vijnë ata që në profesion janë arsimtarë, plot 22 deputetë, nga të cilët 12 janë pjesë e grupit parlamentar të PS-së dhe 8 deputetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, një nga LSI-ja dhe një nga PBDNJ-ja. Me profesionin inxhinier, në këtë Kuvend janë gjithsej 18 deputetë, 7 prej të cilëve bëjnë pjesë në grupin e PS-së, 10 në grupin e PD-së dhe një në grupin e PR-së. Ndërkohë që mjekë janë vetëm 9 deputetë në sallën e Kuvendit; 4 prej tyre janë pjesë e PS-së dhe 5 pjesë e grupit parlamentar të PD-së. Në këtë katërvjeçar, Kuvendi do të ketë gjithsej 6 deputetë me profesionin e gazetarit, ku 2 prej tyre janë pjesë e grupit të PS-së dhe 4 vijnë nga grupi parlamentar i PD-së. Për Shkenca Politike janë diplomuar vetëm 6 deputetë, prej të cilëve 5 janë pjesë e grupit parlamentar të PS-së dhe një nga grupi parlamentar i PD-së. Me profesionin e ushtarakut në Kuvend do të ketë vetëm 5 deputetë, nga të cilët një është i grupit parlamentar të PS-së dhe 4 nga grupi parlamentar i PD-së. Sakaq, me profesionin e aktorit do të jenë vetëm 3 deputetë, një do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PS-së dhe 2 nga grupi parlamentar i PD-së. Dy deputetë kanë profesionin e agronomit dhe janë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, gjithashtu grupi parlamentar demokrat, ndryshe nga ai i PS-së, do të ketë në përbërjen e tij edhe një psikolog dhe një informaticien. Vlen për të theksuar se pjesa më e madhe e deputetëve, përveç diplomës së parë të profesionit të tyre, kanë edhe diploma të dyta. Pjesa më e madhe e atyre që nuk janë juristë në profesionin e parë, kanë mbaruar jurisprudencën si shkollë të dytë, por nuk mungojnë edhe specializimet, trajnimet dhe gjuhët e huaja, ku më shumë kryeson anglishtja dhe italishtja, por nuk mbeten më pas dhe gjermanishtja e frëngjishtja. Nga niveli profesional deri më tani ende pa filluar zyrtarisht punën e tij Kuvendi, mund të thuhet se deputetët e këtij mandati katërvjeçar duken të përgatitur profesionalisht, por kjo do të vërtetohet kur të fillojë puna në "shesh betejë", apo e thënë më thjesht: në komisionet parlamentare. Politika e vërtetë para se të bëhet në sallën e madhe të Kuvendit, bëhet në komisionet parlamentare ku hartohen projektligje, diskutohen draftet e sjella nga qeveria dhe ju jepet forma përfundimtare për t‘u miratuar më pas në seancë.

Kodi i ri

Vetëm gjashtë nga 12 parti

arritën të futen në Kuvend

Kuvendi i ri do të pësojë edhe një ndryshim tjetër thelbësor. Në sallën e Kuvendit nuk do të kemi më 12 parti politike të përkthyera ndryshe në 12 grupe parlamentare, pjesa më e madhe e të cilëve gjatë gjithë kohës ka qenë inekzistente, pasi grupet ishin krijuar me deputetë të marrë hua nga dy partitë e mëdha, PD-ja dhe PS-ja, por do të ketë vetëm 6 parti politike. Partitë që kaluan provën e 28 qershorit për t‘u ulur dhe përfaqësuar në Kuvend janë PD-ja me 68 deputetë, PS-ja me 64 deputetë, LSI-ja me 4 deputetë, BDI-ja me 2 deputetë, PR-ja me 1 deputet dhe PBDNJ-ja me 1 deputet. Këto parti janë të grupuara në dy koalicione: i pari është koalicioni i djathtë, ku bën pjesë PD-ja me LSI-në, BDI-në dhe PR-në, të cilat së bashku arrijnë numrin prej 75 deputetësh dhe në koalicionin e dytë, në të majtë, është PS-ja dhe PBDNJ-ja, të cilat së bashku arrijnë në 65 deputetë. Ky reduktim i partive politike në Kuvend erdhi për shkak të sistemit të ri zgjedhor, i cili për shumë forca politike ishte një sistem i shkatërruar, pasi nuk mundën të kalonin pragun elektoral, pra të kalonin klasën për t‘u bërë më pas pjesë e Kuvendit.

Organizimi

Deputetët do të shpërndahen

në 8 komisione parlamentare

Të 140 deputetët e Kuvendit do të shpërndahen sipas rregullores në tetë komisionet e përhershme parlamentare. Në bazë të rregullores së Kuvendit, deputetët caktohen nëpër komisione, duke pasur parasysh profesionin e tyre. Juristët duhet të jenë pjesë e Komisionit të Ligjeve, ekonomistët pjesë e Komisionit parlamentar të Ekonomisë, gazetarët, aktorët dhe disa arsimtarë do të jenë pjesë e Komisionit të Medias, ushtarakët dhe disa juristë janë pjesë e Komisionit të Sigurisë Kombëtarë. Shkencat politike janë pjesë e Komisionit të Jashtëm parlamentar. Shkencat shoqërore dhe mjekët bëjnë pjesë në Komisionin e Punës dhe Shëndetësisë e kështu me radhë. Numrin e anëtarëve të çdo komisioni përbërës e përcakton konferenca e kryetarëve në mbledhjet e saj të para. Gjithashtu, për çdo komision sipas rregullores caktohen edhe deputetët zëvendësues. Po sipas rregullores, pjesa më e madhe e komisioneve parlamentare, sidomos ata më të rëndësishmit, siç janë Komisioni i Ligjeve dhe i Ekonomisë, drejtohen nga deputetët e PD-së.

Juristë
Ilir Rusmajli (PD)
Bujar Nishani (PD)
Aldo Bumçi (PD)
Genc Strazimiri (PD)
Viktor Gumi (PD)
Saimir Tahiri (PS)
Ditmir Bushati (PS)
Dashamir Peza (PS)
Artan Gaçi (PS)
Fatmir Xhafa (PS)
Hazir Gashi (PS)
Ylli Lama (PD)
Eduard Halimi (PD)
Armando Subashi (PS)
Arben Çuko (PS)
Enkelejd Alibeaj (PD)
Arben Isaraj (PS)
Shegushe Ligori (PS)
Damian Gjiknuri (PS)
Skënder Hasa (PS)
Lulzim Basha (PD)
Dashamir Sula (PD)
Luçiano Boçi (PD)
Fatbardh Kadilli (PD)
Jozefina Topalli (PD)
Astrit Bushati (PD)
Arenca Trashani (PD)
Ndue Paluca (PD)
Ermonela Velaj (PS)
Nasip Naço (LSI)
Asllan Dogjani (PS)
Besnik Dushaj (PD)
Gjovalin Kadeli (PS)
Armando Prenga (PS)
Paulina Hoti (PD)

Ekonomistë
Andis Harasani (PS)
Namik Dokle (PS)
Florion Mima (PD)
Ilir Meta (LSI)
Rudina Seseri (PS)
Lefter Koka (LSI)
Ermelinda Meksi (PS)
Albert Çaçi (PS)
Bashkim Fino (PS)
Ervin Koçi (PS)
Mesila Doda (PD)
Nimet Musai (PDI)
Arben Malaj (PS)
Shpëtim Idrizi (PS)
Fatmir Toçi (PS)
Dashamir Tahiri (PDI)
Valentina Leskaj (PS)
Ilir Bejtja (PS)
Subi Hida (PD)
Mimi Kodheli (PS)
Ridvan Bode (PD)
Ledina Anjerolli (PD)
Edmond Spaho (PD)
Tom Doshi (PS)
Gëzim Dibra (PD)
Gjok Uldedaj (PD)
Genc Ruli (PD)
Sadri Abazi (PS)
Jemin Gjana (PD)
Sherefedin Shehu (PD)
Selami Xhepa (PD)
Erjon Braçe (PS)

Arsimtarë
Kastriot Islami (PS)
Eglantina Gjermenji (PS)
Enkelejda Shkreli (PS)
Eduard Shalsi (PS)
Ilir Gjoni (PS)
Myqerem Tafaj (PD)
Luan Skuqi (PD)
Igli Cara (PD)
Gramos Ruçi (PS)
Fatos Beja (PD)
Dritan Prifti (LSI)
Leonard Demi (PD)
Kreshnik Çipi (PD)
Vangjel Dule (PBDNJ)
Arben Ahmetaj (PS)
Marko Bello (PS)
Genc Pollo (PD)
Fidel Ylli (PS)
Arta Dade (PS)
Ethem Ruka (PS)
Qemal Minxhozi (PS)
Bedri Hoxha (PD)

Inxhinierë
Besnik Baraj (PS)
Fatmir Mediu (PR)
Blendi Klosi (PS)
Gazmir Bizhga (PS)
Ferdinad Xhaferri (PD)
Albana Vokshi (PD)
Gazmend Oketa (PD)
Fatos Tushe (PS)
Ilir Bano (PD)
Vasillaq Ngresi (PD)
Ardian Kollozi (PD)
Adriana Gjonaj (PD)
Rahim Çota (PD)
Pandeli Majko (PS)
Ismail Hoxha (PD)
Ilir Beqja (PS)
Ndue Kola (PS)
Spiro Ksera (PD)

Mjekë
Sali Berisha (PD)
Flamur Noka (PD)
Vangjel Tavo (PS)
Mehmet Xheka (PD)
Astrit Beci (PS)
Tritan Shehu (PD)
Lajla Përnaska (PD)
Klodiana Spahiu (PS)
Eltar Deda (PS)

Gazetarë
Ben Blushi (PS)
Alfred Dalipi (PS)
Edi Paloka (PD)
Mark Marku (PD)
Astrit Patozi (PD)
Sokol Olldashi (PD)

Shkenca Politike
Vasilika Hysi (PS)
Majlinda Bregu (PD)
Taulant Balla (PS)
Agim Leka (PS)
Olta Xhaçka (PS)
Gjok Jaku (PS)

Ushtarakë
Qemal Qefalia (PS)
Osman Metalla (PD)
Lefter Maliqi (PD)
Paulin Sterkaj (PD)
Fatos Hoxha (PD)

Aktorë
Arben Imami (PD)
Rajmonda Bulku (PD)
Luiza Xhuvani (PS)

Agronom
Gjok Vuksani (PD)
Gjergji Papa (PD)

Informatikë
Gerti Bogdani (PD)

Psikologji
Ardian Turku (PD)

3 Komente

me mire qe jane rishtare...

Ne kohen e monizmit faturinot e Shkodres ishin me nam qe ti mernin leket po nuk te jepnin bileten Aty nga vitet 80 i ndruan tere faturinot me te reja sepse vidhnin.

-PO me na c'paten. Na lavitricen e bleme frigoriferin e bleme ja dhe televizori e bleva javen e kalume. Keto te rejat do te filojne nge para -thote nje faturino e sapo pushuar nga puna per vjedhje

 Kam pershtypjen se me keto diplloma dhe me kete renditje, ky parlament do te jete shum me larte se parlamenti i shkuar. Po me pelqen kjo lloj renditje, ku shumica jane ekonomist dhe jurist.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).