Mbërrin kriza, qeveria ndalon investimet

Thellohet deficiti në arkën e shtetit. Berisha urdhëron ministrat: Asnjë investim i ri pas 3 gushtit. Çdo tender do të hapet vetëm me firmën time

Ard Kola, Gjergj Erebara

Zyrtarisht vendi ka hyrë në krizë ekonomike. Thirrjet e vazhdueshme nga biznesi për të marrë masa, si dhe sugjerimet e ndërkombëtarëve për më shumë kujdes me shpenzimet, qeveria i ka marrë në konsideratë vetëm dje, pas gjashtë-shtatë apelesh. Shpenzimet e tepërta në kohë fushate dhe rritja e borxhit publik, e detyrojnë Kryeministrin Sali Berisha të marrë një vendim, që kurrë më parë s‘e kishte menduar: bllokimin e investimeve. Me propozim të ministrit të Financave, Ridvan Bode, Këshilli i Ministrave vendosi dje që të mos pranojë kryerjen e tenderëve për investime publike pas datës 3 gusht 2009. Duke përjashtuar investimet e huaja, pas kësaj date nuk do të lejohet hapja e projekteve të reja, që nuk është tenderuar. Tejkalimi i investimeve deri në 260 për qind më shumë se viti i kaluar dhe rritja e deficitit buxhetor e kanë detyruar Berishën ta shikojë me seriozitet situatën e rëndë ekonomike që po kalon vendi. Edhe pse ky vendim bëhet për të kursyer paratë në buxhet, diferenca e mbetur prej 214 milionë eurosh, e programuar për t‘u investuar, do t‘i mungojë ekonomisë. Ministria e Financave nuk e pranon këtë argument, duke paraqitur variantin se "vendimi për ndalimin e investimeve pas datës 3 gusht ka për qëllim rritjen e efikasitetit për kontratat aktuale në projektet publike. Plani është që forca e punës të përqendrohet te projektet e nisura deri më 3 gusht. Më tej, askush nuk garanton ecurinë e projekteve të reja, sikurse ka ndodhur më parë". Vitin e kaluar, Berisha urdhëroi administratën qendrore që t‘i ndërpriste tenderët pas datës 1 nëntor, por vendimi nuk u respektua plotësisht, ose të paktën u la në heshtje që të shkelej.

Bllokimi

Qeveria vendosi mosfillimin e procedurave të prokurimit për fondet e investimeve të miratuara me ligjin nr.10025, datë 27.11.2008, "Për buxhetin e vitit 2009", të paprokuruara deri më 03.08.2009. Investime të paprokuruara janë investimet, për të cilat deri më 03.08.2009, nga Agjencia e Prokurimit Publik nuk janë shpallur ose rishpallur procedurat e prokurimit. Nga ky vendim, bëjnë përjashtim investimet e miratuara për bashkëfinancime, për kosto vendore, TVSH, shpronësime për interesa publike dhe për infrastrukturën vendore, të financuara me grante konkurruese ose me të ardhurat e vetë njësive të qeverisjes vendore. Po sipas vendimit, zhbllokimi i fondeve për investime, për të cilat do të shpallen procedurat e prokurimit pas datës 03.08.2009, lejohet vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave.

Arsyeja? Frikë nga ministrat në ikje

Aktualisht, Kryeministri Sali Berisha ndodhet në negociata me forca të ndryshme politike për të riformatuar qeverinë e re, e cila do të dalë pas 3-4 shtatorit 2009. Në këtë situatë, Berisha u ndalon ministrave në ikje zhvillimin e tenderëve, duke shmangur ndonjë abuzim me fondet e shtetit. Ky variant mbetet, pasi në pikën 3 të VKM-së thuhet se investimi mund edhe të hapet, nëse e miraton Kryeministri.

Bilanci

Gjatë gjashtëmujorit të parë, qeveria shpenzoi gjithçka që mundi si pjesë e fushatës

"Fluturon" deficiti buxhetor, shpenzohen paratë e privatizimeve

Buxheti i shtetit shënoi një deficit prej 243 milionë eurosh gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, nga vetëm 26 milionë euro që ishte deficiti në gjashtëmujorin e parë 2008. Deficiti është rritur nga muaji në muaj, për shkak se të ardhurat e buxhetit kanë qenë shumë më të pakta sesa një vit më parë, ndërkohë që shpenzimet kanë qenë jashtëzakonisht të larta. Deri në qershor, qeveria shpenzoi 160 milionë euro të ardhura nga privatizimet (OSSH dhe pjesa e mbetur nga privatizimi i ARMO-s), si dhe 134 milionë euro kredi të huaja. Për shkak se qe nën mungesë konstante parash, qeveria u detyrua t‘i kërkojë para borxh Bankës së Shqipërisë. Huamarrja direkte nga BSH ndodh për herë të parë në Shqipëri që nga viti 2002. Sipas ekspertëve ndërkombëtarë, kjo huamarrje është rruga që kanë ndjekur qeveritë e ndryshme drejt katastrofës së inflacionit. Megjithatë, kredia direkte duket se u shlye nga qeveria brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Pasojat

Shpenzimet e larta buxhetore gjatë gjashtëmujorit të parë ndihmuan në rritjen ekonomike të vendit. Kështu, sektori i ndërtimit përjetoi një rritje prej 8 për qind në vlerë reale, shifër kjo aspak habitëse, për shkak se në fakt nuk pasqyron rritje të ndërtimit, por vetëm ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Por një politikë e tillë nuk mund të sjellë rritje afatgjatë, për shkak se deficiti i lartë buxhetor duhet medoemos të rikuperohet. Kështu, rritja e shpejtë e ndërtimit në gjashtëmujorin e parë pritet të shoqërohet me rënie po aq të shpejtë në gjashtëmujorin e dytë.

Plani i qeverisë për shkurtim të shpenzimeve buxhetore me skema indirekte, gjithsesi pritet të sjellë për pasojë edhe zbutje të rrezikut për stabilitetin makroekonomik të vendit. Leku pritet të jetë më pak nën presion gjatë muajve në vijim dhe interesat mbi lekun ndoshta do të zbuten. Por keqpërdorimet paraelektorale do të vijojnë të godasin ekonominë e vendit edhe për shumë vite, për shkak se rritja e shpejtë e borxhit të jashtëm do ta detyrojë qeverinë të kursejë në shpenzime për të paktën disa vite. Ndalimi i tenderëve për pesë muajt e mbetur të vitit pritet të mbyllë shumë vende pune, si dhe të zhysë në vështirësi edhe më të mëdha kompanitë e ndërtimit, për shkak se investimet e qeverisë përbëjnë gati gjysmën e të ardhurave të këtij sektori. Qeveria pritet të përballet edhe me rritje të kërkesave për pagesa papunësie për shkak të vendeve të punës që do të humben në ndërtim. Në këtë sektor punojnë rreth 50 mijë shqiptarë.

Tabela - Situata buxhetore janar-qershor në milionë euro

fakt 08 --- plan 09 --- fakt 09 --- Diferenca 09
Të ardhura 1,003--- 1,199 ---1,114 --- -86
Shpenzime 1,064 --- 1,398 --- 1,356 --- -41
Investime 216 --- 339 --- 359 --- +19
Investime të brendshme 87 --- 278 --- 314 --- +35
Deficiti -26 -199 -243 -44

13 Komente

Sipas ekspertëve ndërkombëtarë, kjo huamarrje është rruga që kanë ndjekur qeveritë e ndryshme drejt katastrofës së inflacionit.

??? Kush qenkan keta "ekspertet nderkombetare" qe paskan bere lidhjen ndermjet marrjes se huave dhe irritjes se nflacionit? Ne raste shuuume te rralla, kjo mund te ndodhe nese Shqiperia ka numer shume te vogel te papunesh.

 Gjemb, 

veri vizen asaj qe ke cituar, zere se nuk egziston.

Cilado qofte arsyeja per ngrirjen e investimeve nga ana e qeverise, nuk te shqetson aspak fakti se qeveria nga ana e saj e con investimin ne zerro?

Sigurisht qe me shqeteson. Por ne njefare menyre pritej. duke pas parasysh qe vetem po shpenzoheshin para me sy mbyllur, sidomos ne prag fushate, dikur do i dilte fundi arkes.

Kjo kriza ekonomike boterore dhe mbritja e saj ne shqiperi sec me duket si e njejte me ate te gripit te derrit. Bota po ben namin per masat qe duhet te merren ndaj gripit te derit si dhe informonte per rastet ne rritje te te prekurve nga ky virus duke njoftuar edhe per numrin e vdekjeve, ndersa ne vazhdonim te mbureshim se vendi yne akoma nuk eshte prekur dhe asnje rast nuk eshte evidentuar. Edhe kriza ekonomiko-financiare ka prekur qe perj 1 viti gjithe boten, por deri ne fund te qershorit shqiperine nuk e kishte prekur. Tani qe kemi disa raste zyrtarisht te identifikuara me gripin e derrit, mesuam qe edhe tamifluja e paket qe kishim ishte e skaduar dhe asnje nga punonjesit qe mbajne pergjegjesi per shendetin e popullit nuk e kishte marre mundimin te shikonte afatin e skandences te pakten 3 muaj me pare kur edhe deklaruan se mund ti bejne balle fazes se pare te perhapjes se ketij gripi. Gjithashtu, tani qe gripi hyri, dhe qe skemi as medikamente, mjaftohen duke predikuar (si me qene hoxhe dhe jo mjeke) se ky grip eshte si gjithe te tjeret ndaj nuk eshte e nevojshme per panik. Edhe per krizen ekonomike tashme thone qe egziston edhe tek ne por ju mos u shqetesoni per ssa kohe eshte gjalle Lal Gjoni. Me nje fjale ky shtet as te qi e as te leshon por vetem te markon me fallcitetin e tij.

....ja dhe nje gje me shume qe nuk kalon pa firmen e Sales....pas droges, investimet...
...sa i marre qe eshte ky popull !!!!

 

ne te gjitha vendet, po ulen shpenzimet e po rriten investimet .....ndersa Shqiperia....gjithmon kunder rrymes smiley

 

 

 

 

plako, e kupton ti qe investimet jane pjese e shpenzimeve qeveritare apo thjesht, deshe me shkrujt dicka?!

 "gjithmon kunder rrymes"

Ne te ri te vet, ka pas besu se lumi ngjitej lart.. smiley  kjo eshte 100% e vertet.

...i gjithe sharmi yne, si popull, aty eshte pra ... (!) smiley

c'perralla i paskan treguar kur ka qene i vogel, vras mendjen une

Hehehe..po ndalohen tenderat qe te te kene dicka te cukisin The Ministers Qi Vijnsmiley

Ne artikull shkruhet: "Nga ky vendim, bëjnë përjashtim investimet e miratuara për bashkëfinancime, për kosto vendore, TVSH, shpronësime për interesa publike dhe për infrastrukturën vendore, të financuara me grante konkurruese ose me të ardhurat e vetë njësive të qeverisjes vendore."

Nese keto lloj investimesh te mesiperme perjashtohen nga "bllokimi" atehere cilat mbeten investimet e "pa bllokuara"?

Ky artikull fut uje ngado. Se kur do gjejne njerez te afte profesionalisht keta botuesit, qe kur ta kapin penen e te shkruajne mos t'u dalin brockulla, nje Zot e di.

Eh, c'me harxhuat 5 min te vyera e u mora me kete pacavure te rradhes.

Admina, ju lutem sillni artikuj me serioze, sidomos kur behet fjale per artikuj ekonomike. Ju lutem.

Syri,

Nuk lodhet njeri ti hyje aritmetikes. Ka vetem copy paste te vendimeve, mendim personal te shkruesve, qe dihet nga ju anon vela. Nuk ka as edhe nje vertetim te burimit te informacionit apo opinion nga specialiste te fushave. Specialistet permblidhen me shprehjen " Ekspertet thone", po se kush jane ekspertet, varja. Dhe kur vazhdon fjalia me "Ekspertet thone" e kupton qe eshte sa per shprehje, se vetem mendim eksperti nuk ka aty.

Une sa shof emrat e ketyre te dyve, e di se cfare konkluzionesh do nxjerrin.

Syribukur sigurisht qe artikulli do fusi une ngado sepse gjendet ne gazeten Shqip. Gazeta Shqip eshte pjese e paketes propaganduese, trru-shpelarese dhe vjedhje-ore-shpifese Top Media.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).