LSI pranë koalicionit me Berishën: 'Qëndrimi zyrtar, pas rezultatit në Fier'

Lëvizja Socialiste për Integrim do të presë përfundimin e procesit të numërimit të votave, që përcaktojnë mandatin e fundit, që pastaj të mbajë një qëndrim për lëvizjen e ardhme politike. Kryesia e LSI-së, pas mbledhjes së mbrëmshme, nuk arriti të japë një përfundim të qartë se cilët do të jenë hapat e kësaj force të majtë opozitare, pas numërimit të shumicës së kutive të votimit.

Zera prane Metes ne Tirane thane mbreme se 'LSI eshte afer nje koalicioni me Berishen, me disa kushte qe do behen te ditura ne kohen e duhur'. Sipas tyre, nje bashkepunim me koalicionin e djathte mund te konfirmohet pas nje muaji ose 40 ditesh kur te jene qetesuar marredheniet pas-zgjedhore. Kjo marreveshje do te shkaktonte humbjen perfundimtare te koalicionit te majte ne zgjedhje. Ne rast se kjo humbje shoqerohet me doreheqje te Rames nga PS, u hapet rruge ambicieve te z.Meta per lidershipin e Partise nga u shkeput vite me pare. Skema mund te perfshije rikthimin e Fatos Nanos nga 4 vjecari i pushimeve ne Vjene me shpresen se mbeshtetja e synimeve te Berishes per qeveri te qendrueshme dhe synimeve te Metes per kreun e PS, do prodhoje nje shumice votash parlamentare te mjaftueshme per ambicjen e z.Nano per postin e Presidentit dy vjet me pas.

Keto skema qarkullojne nen ze ne Tirane, nderkohe qe zyrtarisht LSI thotë se objekt kryesor i mbledhjes së kryesisë ka qenë analiza e procesit zgjedhor dhe e numërimit të votave, duke e quajtur atë një situatë të rëndë dhe pa standarde.

Anëtarët e kryesisë kanë përsëritur akuzat ndaj dy partive të mëdha, se kanë shtrembëruar rezultatin e votimeve në shumë zona ku LSI-ja ka patur një prani të ndjeshme dhe ku priste një rezultat të mirë. Si argument janë përdorur disa rezultate ku LSI-ja nuk ka marrë vota, si në Qarkun e Fierit, në KZAZ-të 19, 20 dhe 23, apo në Tiranë dhe këto raste do të ndiqen me rrugë ligjore.

"LSI-ja vendosi që të ndjekë në vazhdimësi rezultatet dhe nxjerrjen e tyre përfundimtare, në mënyrë që të kemi të qartë ndarjen e mandateve, por edhe të dimë përfundimisht se kush është shprehja zyrtare e KQZ-së mbi përfundimin e zgjedhjeve në Shqipëri,"- u shpreh pas mbledhjes së kryesisë, sekretari i përgjithshëm, Petrit Vasili.

"Qëndrimi ynë për koalicionet do të jetë pasi të shpallet zyrtarisht rezultati në Qarkun e Fierit", - u shprehën mbrëmë për "Shekulli"-n burime pranë kryesisë së LSI-së.

Fjala është për numërimin e votave, që po ndodhin në tre kuti të KZAZ-së nr.20, që janë gati për t'u numëruar në KQZ, tek të cilat PS-ja kërkon rikonfirmimin e mandatit të 9-të, ndërsa PD-ja kërkon ta rrëmbejë këtë në favorin e vet, që të sigurojë 71 mandate.

Sa i përket ndërtimit të koalicioneve, Vasili tha se ky hap do të merret më vonë: "LSI-ja nuk ka asnjë vendim politik lidhur me çështjen e ndërtimit të koalicioneve që kanë të bëjnë me qeverisjen e re, ajo ka ngarkuar të gjithë grupin e ekspertëve dhe personave të ndjekin këtë proces dhe po pret me qetësi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, dhe mbas marrjes së rezultatit, analizës së kontekstit politik, shoqëror dhe elektoral, do të mbledh forumet e saj dhe do t'ju njoh me këto vendime në kohën dhe momentin e duhur", - u shpreh ai.

Kur kanë mbetur edhe disa dhjetëra kuti për t'u numëruar, por që nuk ndryshojnë asgjë në shifrat e tanishme që janë fiksuar në raport të barabartë mes së majtës dhe së djathtës, 70 me 70, roli i LSI-së me katër mandate deputetësh është bërë shumë intrigues dhe vendimtar për PS-në dhe PD-në.

Por, sekretari Vasili i dënoi deklaratat e PS-së, që në çdo deklarim publik, llogaritin edhe katër mandatet e LSI-së, për të thënë se e majta dhe e djathta janë në barazim.

"Rama s'ka asnjë të drejtë, as politike, as publike, as morale, që të flas në emër të mandateve të LSI-së",- tha ai. Vasili motivoi edhe deklaratën e dy ditëve më parë të kandidatit, Dritan Prifti, duke përsëritur qëndrimin e kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, se ka qenë një opinion personal i z. Prifti.

"Ka qenë një opinion edhe nën peshën e një trysnie antiligjore, kriminale, që janë konsumuar në rrethin e Fierit, që shpjegojnë edhe karakterin e fortë emocional që kanë pasur deklaratat e djeshme e z. Prifti, por që s'ka të bëjë fare me qëndrimet e kryesisë të forumeve të LSI-së", -tha sekretari i përgjithshëm i LSI-së.

Të mërkurën e shkuar, kandidati për deputet i LSI-së, Dritan Prifti, tha se do të ishte ai mandati i 71-të i Berishës, por që u cilësua nga kryetari i LSI-së, Meta, si një reagim emocional.

80 Komente

Meta eshte burre i zgjuar !

Nanos i le ps-ne !

meta pret oferta.

meta do behet serisht kryeminister i ketij vendi dhe do te kete mundesine te shumefishoje mbeshtetjen majtas gjate kesaj kohe.

 

Hahaha

Kush tha qe e zhdukem Xhuvelizmin? Xhuvelizmi eshte fenomen qe nuk zhduket ne Shqiperi...

Ky Meta , nuk qenka dhe kaq i metë.

Do ja rimarri Sales nga xhepi paret qe vodhi te Gerdeci...

Me vjen keq per ata qe e votuan

Ne fakt me mire te behet kualician PD-LSI se keshtu te pakten ulen edhe tensionet ne popull, njerezit nuk do ta shikojne kundershtarin politik si armik personal...

Po leri rrehat  PD-istet mor shekull, pse i cyt kot!! su mjaftonte Gani  Zgobi atyre, edhe ti ju mungoje. smiley

Ti Dane thua qe te shker... nga te munden partite ?

Majtas, djathtas, para, mbrapa, lart e poshte ?

Bukur. Rritet dhe besimi ne popull...

Une s'e kuptoj pse duhet te kete tension ne popull. Populli votoi . Pike.

Te tjerat le ti zgjidhin vete politikant...

çfare ironie? LSI shpresonte qe Rama te humbte, Berisha te fitonte dhe vete te kapte nje pjese te mire te elektoratit te majte. Keshtu, ajo mund te rimerrte flamurin e opozites se "vertete". Rama nuk humbi plotesisht sepse PS eshte partia qe ka marre me shume vota, Berisha nuk fitoi plotesisht sepse s'ka numrat per qeverine dhe Meta ne njefare menyre humbi sepse perfaqson nje pjese te vogel te se majtes dhe per me teper ka mundesine per te zgjedhur te qenurit ne pushtet ose ne opozite. Ndonjehere eshte keq te kesh mundesine te zgjedhesh.

Ore, a nuk tha ky Meta qe KURRE me Berishen?

Si zgjidhet legalisht ky problem? Te pakten teorikisht!

Sepse ne rastin e sistemit maxhoritar, te pakten teorikisht, nje zone votimi kishte mundesine qe pasi mbledh kaq e aq firma te kete mundesi ta "recall" deputetin e saj nese ai/ajo nuk i perfaqeson me me besnikeri!

Por ne sistemin proporcional, fjala vjen, si ja ben ai votuesi i LSI-se qe votoi per te nen kushtin qe ky Meta nuk do behet me Berishen? Ka ndonje mundesi teorike qe ta ktheje voten, sic e ktheu llafin ky Meta?

Sepse nese jo, atehere ky eshte sistem i qeere! Kush e ndalon Salen qe te bleje nja dhjete deputete te PS-se?
Frika qe nuk je me deputet, jo nje here!

Nese ky sistemi i Kachit nuk parashikon masa shtrenguese per ate qe nderron llafin kardinal (me ke je?? ) atehere Edi Rama te haje mut, se ja paska fut Sala qe kur u nderrua ligji!

Sepse dihet boterisht, qe "the incumbent"-i ka me shume mundesi, si te manipuloje zgjedhjet, pra te kete rradhen e pare per t'iu ofruar mandati, po ashtu edhe me shume mundesi per te blere deputete nga grupe te tjere!
 

Vetem per syleshesi nuk e meriton te jete Kryeminister Edi Rama!

Syleshet prape na moren ne qafe!

Ironia eshte qe opinioni se Saliut ja del vetem nje shkerdhate tjeter, duket se paska nje fare te vertete brenda!

 

Ore, a nuk tha ky Meta qe KURRE me Berishen?

mrroklla, "never say never" smiley.

Fjalia e fundit ... hmmm.

Qual der Wahl, i thojn gjermont ksajT, Naimo. Ka pas qen i her nje situate zgjedhore ne Austri, ku socialistet, qendra popullore e shyselit dhe e djathta e haiderit dulen aty ke 1/3 secila. Diferenca te vogla fare, por socialistet te paret qene. Dha e mur Vranicki t'i mushte menien Shyselit per koalicion (ky koalicion kishte tradite nderkaq dhe ata ishin ne koalicion already) - nuk u bote. Se Shyseli deklaroi me te modhe: une do jem kancelar i kti veni! Vranicki s'mund ta lete kancelarllikun, se do ishte ulje e papame per te dhe per socialistet. Dhe ndodhi e pamendushmja: per t'u bo shyseli kancelar, ai pranoi te krijonte koalicion qeveriater me Haiderin; ky (Haideri) arriti te pamendushmen gjithashtu, qe e djathta shume djathtas ("SS kane qene burra zamoni" etj) te behej parti qeverisese. Iu tha ti Haider mos u bo asigjo ne qeveri, dhe ne rregull osht puna. Edhe ashtu u bo. Gjithe bota kunder! Edhe USA. Poshte Haidri etj etj. Kam qen student ne ate kohe. Kisha dy shok austriake. Keta te turpnum organizun takime ne kampus ku thonin se haiderin nuk e ka votu 67% e popullit austriak etj etj. Gurgule e modhe, u fol per bllokade te perendimit ne ate kohe kunder austrise.

Tani kuptohet, ata jane shtet me prapanice qe kon komandu me shekuj gjysmen e Europes, nuk jane lacarone si puna jone. Po e kom llafin te morali i politikes (konkretisht, Shyselit). Pakti "me djallin" nuk eshte gje e re. Vetem se dicka: ver re balancen e partive atje; nuk flitet per 4 vene te "florinjta"  smiley parlamenti. Plus nuk flitet per shfytyrim-xhuvelizim  partishe.

Do te ishte me interes ta kishe treguar me tej. Rezultati i atyre koalicioneve ne Austri  ishte: Wolfgang Schüssel nuk eshte me kancelar as kryetar partie vetem nje deputet i thjeshte. Sot qeverisin socialdemokratet. Partia e Hayderit u nda ne dy pjese dhe nuk pati me shanse me per ndonje post politik. Vete perfundoi ne parajse a ne ferr nuk e di. Pra akrobacite politike perfundojne kane perfundime jo dhe aq te kendshme. Kaq per vazhdimin..

 ky haideri pat fatkeqsi i shkreti, shkoi per gjah dhe boni aksident kur po kthehej. Sec me kujto ky mu smiley

Jo, jo! E ka thene kete fjale ky!

On the record! Ate t'a mbaje ai!

Po une jam i interesuar me shume nga ana legale si zgjidhet kjo pune ne Kod! 

Se keshtu nga ana morale, aforizma ka per cdo situate!  

Nje pike tjeter qe do te doja te debatoja pak me ty Monde, qe me duket, me duket te kam kolege eshte kjo:

Une e di qe edhe pasi KQZ-ja te jep mandat ty, perfundimisht eshte Komisioni i Mandateve i Parlamentit te ri qe certifikon nese nje person ka mandat apo jo!

Teorikisht, nese LSI-ja thote jo me Salen, por ai Prifti thote FAK JU, se une jam idhnu me Ed Ramen, dhe nuk ju degjoj juve fare... atehere c'mekanizma ka LSI-ja per ta shtrenguar kete?!

Ky, Prifti, nuk u zgjodh individualisht aty, po e vendosi LSI-ja te parin ne liste, pa fitoi apo jo?

A ka mundesi legale LSI-ja qe t'a nderroje kete Priftin pa u hapur Kuvendi i ri, nen parimin legal "Keta nuse nuk na bejne, t'u themi djemve t'i lene" ?

Une mendoj qe nqs Kodi i ri Elektoral nuk parashikon asnje mase shtrenguese, te pakten para se te konstituohet Parlamenti, atehere ky eshte sistem i keq, dhe vullneti i popullit mund te deformohet shume kollaj, duke filluar qe nje ore pasi te mbarojne zgjedhjet, sic po na e difton Dritan Prifti! smiley

Ju lutem mos e shikoni fjaline e fundit si shenje naiviteti nga ana ime! Thjeshte dua ta diskutoj kete pune nga ana teorike!

Nuk deformohet vullneti i popllit, Prifti ishte ne liste, nuk eshte emruar pas votimeve, zgjedhesit e njihnin per ke votonin.

Koalicionet e mbyllura jane per votat qeveris, qe do thote neser ne paralament gjithe kandidatet e krahut fitues jane te detyruar te votojne qeverin, ti japin besimin.

Sipas kushtetutes, vota e deputetit nuk eshte pergjegjse dhe nuk jep llogari.

Prifti mund te votoje qeverin dhe Lsi nuk mund te marre mase.

Keto pazare jemi mesuar, presim ndonje propozim te "hatashem" nga politika,  loja eshte e hapur per te gjithe ne qoftese nuk mungon deshira per ndryshimin e vertet.

Kush eshte politikan i zoti, ( ato pak qe jane) kane momentin te sjellin diçka te forte ne tavolinen e tratativave.

 

 

 

Aleanca e LSI me PD eshte fundi i LSI. Ajo perpara se te marre nje hap te tille duhet te  LEXOJE dhe ANALIZOJE Qarte VOTEN e marrurr. Ndryshe ajo do cfaqet si Grupim  XHEPOR...... gje qe i pernderti Sali e ka percaktuar prej KOHESH ! Praktikisht kjo do te thote dhe nje mungese vizioni e Lidershipit te ketij Grupimi ose nje MEDIOKRITET i papare ndonjehere , shume afatshkurter ....ose me SHQIP nje Qorsokak ...nje dead and !Ky vendim ne se merret do te kete ne pamje nje prakticizem ose si i thone "pragmatizem" por aspak rezultativ. Nje shporte me karavidhe . Por LSI duke mos qene n je PARTI me Fizionomi te qarte por vetem me nje Elektorat te QARTE ( te Majte) ajo mund te marre cfaredo VENDIMI ...sidomos kur kete e thote dhe i biri Kozmait!

Kot per muhabet;

Une nuk njoh asnje  LSI ist qe te , mos e ngjyeje kashaten aty tek kjo gjella qe po na serviret (perkundrazi ky eshte mentaliteti i tyre mbeshtjelle pak me cokollate te majte)

A njeh ti ndonje (qofte edhe votues te hapur)  qe nuk e ka kete veti ne LSI -

Perse duhet PD te bej alenance me LSI ( gjithe LSIne?) Ajo ka 71 vota shumicen ja edhe nje te Priftit behen 72, e mjaftushme kjo per te krijuar qeveri, dhe e mjafutshme kjo per te bere krize qeveritare e zgjedhje te reja  kur Rama te mbaroj mandatin e K/bashkise dhe Berisha te dale ne pension .

mrroklla, per fjaline e fundit isha dakort mer, por ke parasysh, te dhemb, ndoshta nga naiviteti qe pretendojme me shume ...

Dje te tema e "pritjes" shkruajta qe kojshit e mi fierake po mallkonin Priftin, se si bir Libofshe qe eshte dhe Libofsha dihet si voton, sikur s'i ka lezet te loz a te bej pazar me voten e popullit te vet (as nuk dua te peshoj sa mire apo keq e ka populli, thjesht dmth nga ana teorike sic thu ti.)

Une te them troc qe s'e kam haberin si eshte ligji i ri per kete pune.  Ndonje peshk kuq e zi mbase e di me mire dhe te shkoqisi kete ceshtje nga ana ligjore.  Por nqs ti mroklle mendon se ligji do ndiqet me perpikmeri, sikur edhe te ekzistoje specifikisht per keto rrethana, atehere ta jap ty kupen e naivitetit, se vallai u lodha me te, dhe po me ze pluhur.  Ta them pa ironi kete, se mos keqkuptohemi. 

Keto zgjedhje shkuan e vaten, elektoratet perkatese tani mbase i vine gishtin kokes dhe mendohen mire per here tjeter se kujt do i japin voten.  Dhe me c'duken bathet, ben vaki dhe s'presin kater vjet.

 

Skenari i nje qeverisjeje  te Ps+LSi+ 1,2 deputete te djathte loz apo eshte utopi ?

kjo do ishte njesoj e 'paligjshme' sic thote mroklla apo jo?

Shif, une kom nji pytje: a duhet medoemos me deklaru ai i 71-ti se per ke do votoje? ai mund edhe t'thote qe, "jom kunder" po t'votoje pro n'kuvend kur te votohet qeveria

E paligjshme s'besoj te jete pasi ai(ata) do te thone se jemi perfaqesues te popullit dhe se interesi kombetare eshte mbi ate partiak etj-etj.

Sa per pyetjen sdi ca te them, por me duket se qeveria votohet me vote te hapur ne kuvend.

p.sh. Paulin Sterkaj + PS + LSI

Skenari i nje qeverisjeje  te Ps+LSi+ 1,2 deputete te djathte loz apo eshte utopi ?

Cdo gje ben vaki por kjo do te sillte lufte.

Monde, une, i piklluem sic jam per perspektiven qe Saliu dhe Mehdiu do jene prape udheheqesit e vendit ku kam lindur dhe ku prinderit me jetojne akoma, e kam bere si bicim loje numerimin e "Freudian Slips" ketu tek Peshku!

Kjo me lart eshte "shkarja" e pare per sot!

Cdo gje ben vaki por kjo do te sillte lufte.

ku e lexove kete "shkarje"? smiley

Emo, nuk eshte nevoja te shfytyrohen keto lloj partish se s'kane pasur ndonjehere fytyre, vetem surrat dhe turinj kane pasur. Por une e shoh nje gje te mire ne kete xhuvelizim partishe : u jepet rasti atyre qe kane sy te shikojne e veshe te degjojne se ne Shqiperi nuk ka ndarje politike te mirefillta dhe se vetem interesat percaktojne aleancat, qeverite.

kjo do ishte njesoj e 'paligjshme' sic thote mroklla apo jo?

Yeth! smiley

Patjeter qe do ishte "e paligjshme"! Me keq akoma biles, sepse te djathtet jane brenda ne nje koalicion parazgjedhor, ndersa LSI-ja vetem se ka thene:

"Moja vota (?) nikad za Sali Berishu na Skupshtine!"

P.S. I see your quotation marks at "e paligjshme" and I raise you my heightened sense of bitterness now that my country is being whored around by a handful of individuals!

Shif, une kom nji pytje: a duhet medoemos me deklaru ai i 71-ti se per ke do votoje? ai mund edhe t'thote qe, "jom kunder" po t'votoje pro n'kuvend kur te votohet qeveria

Pyetja jote osht me ven!

Pergjigja eshte introduktu (me sukses, if I might add)  nga regjimi proto-fashist aktual i Shqipnise ne rastin e Mocionit te Mosbesimit ndaj Jozefina Topallit!

Parlamenti Shqiptar, i cili me ligj duhet te votonte ne menyre te fshehte per kete Mocion, u vu perpara pyetjes para-eleminatore: A duhet futur ky Mocion ne rend te dites?"

Kjo pyetje, me propozim te grupit parlamentar te PD-se u hodh ne vote,... me votim te hapur! smiley

Rezultati ishte: Jo, ky Mocion nuk duhet futur ne rend te dites!

Shnet e t'ndifsha t'miren tha mandej Gjusepina!

Principi Legal u stabilizue, dhe tash ket' princip (ose reversin e tij ) mundet me e perdore lirisht kush ja don t'miren Shqipnise!

Viva Franco!

 

E di qe nuk jena dakort mroklle po un menoj se ne ket kohe ka rendsi stabiliteti politik per me i dhon dore ekonomise pranej perhaps this fits the saying:

'you gotta get your hands dirty if you're digging for gold'

ajo qe du me thon esht se, mbase ka per t'i dhon nji extra kredibilitet n'syte e t'hujve qe kan interesa n'Shqipri.
(un jom tu u mundu me i pa anen pozitive ktij zhvillimi se as mu, nuk ma ka qejfi nji koalicion me t'majtet)

Dini gje ku eshte macoku ?

Ai sikur sjell  lajme te fresketa dhe gjykim te paaneshem.

cilat ministri do (te) marr LSI-ja, ju ka shku mendja

Te jashtmen - Ilir Meta

Te brendeshmen - Petro Koci.

KESH-in - Dritan Prifti smiley

SHIK-un - Petrit Vasili.

Parlamentin - Monika

President - Fatos Nano (pas dy vjetesh)

 

I Meta Zv Kryeminister dhe Mins i jashtem

te tjerat jam dakort

Me thene te drejten nga te gjitha keto qe permend, vetem KESH-i ma mbush syrin.

Aty te pakten e ben ndonje lek!

 

Pee pak te duket k/parlamenti? Ke ne dore rrugen e lligjeve, ka pare te modhe aty me dit me lujt

Ministri i Jashtem osh ven me pare te modhe. Ke ne dore gjith ambasadat dhe emron perosnelin qe shperdan dorge nen etiken Trupi Diplomatik Shqiptar. Ene aty ka pare te modhe shume te modhe

 

Kujt i thu pare e modhe ti o vlla?! S'dum fara luledielli! Duhen leke! Euro me saktesisht.

Jo per vete, por per popllin... para-fushata, fushata, reklamat, blerjet e zgjedhesve, blerjet e deputeteve. Njerezit nuk e kuptojne! Por jane gjera qe kushtojne keto. Nuk eshte si te besh pazarin tek tregu!!!

Lek te modh ne ketej qujm, milionat... e Eurove, jo cingerimat...

Ah... nqs. ka ndonje lobing persembari qe per nje pune ligji... jep... ku ta di une... le te themi 10 milion Euro?... atehere OK... respekt! Ku t'i gjenim keshtu lobingjesh.

Po pati ndonje tip rob Zoti qe te kete sasi te medhaja droge per te spostuar me ane te ambasadoreve tane... edhe atehere ok... Respekt per keta!

Vetem se nuk kane siguri keto pune... i dashur. E di ti si jane keta dreq shqiptaresh... S'te japin pike leku o burr. Duhet t'ja marresh me zorr!

Pastaj kane edhe fytyre te te akuzojne!

Pis milet!

Me e sakte eshte verisoni im.

Pellumb Xhufi kryetare parlamenti.

Ilir Meta minister Arsimi

Petrir Vasili minister Shendetsie.

Dritan Prifti zev.ekonomie

Ka shume mundesi qe president Mejdani is back smiley

 

Po parti Fshati do hapi Sala apo e kishte Rama kete opsion ? Se keto te LSI e kishin pasur me qejfe kete punen  fshatit. Ka shu

Pellumbi apo Pellumbesha se Kryetare eshte Pellumbesha smiley

Nderkohe qe ne Shqiperi priten rezultatet e shopingut post zgjedhor...

Kronike e zeze:

News24: Vret vjehrin, padashje vret edhe djalin, pastaj ja fut vetes.

....ne gjendje te rende vjehra.

Komshiu paska shpetuar fale Zotit!

Nje Torre ( po mar aforizma shahu ) do ta fali sesben Sala.

Presindentin e ardhshem, edhe kryetarin e parlamentit ose te dyja. Sa per ministri kete se ka problem Sala. Se kete e ka perdorur si formule per te ndare pergjegjsit.

Gerdecin ja futi Republikaneve, shendetsine Ndokes, per ineficente.Po problemi eshte se te dy keto dreqen, si Iliri edhe Berisha kane nevoje per protagonizem. Si gjithmone politike do te jete shume aktive.

Por sigura do te kete krisje nga opozita. Sa te shikojne ato qe Berisha u çimentua perseri edhe 4 vjet te tjera, do te demoralizohen te gjith.Andej nga Ps do te kete gjithmone stuhi.Edhe jo te gjithe do te bejne Adem Reken ( heroin me demek ) per kauzen socialiste. Se fundja fare asnje nga ato ose te pakten 70% sjan socialista fare.

Erdhen nga jasht, gjeten nje vend ne parlament,edhe po ashtu do gjejn vend ne qeveri. smiley

 

Te paçim sa malet o Sale edhe keto 4 vjet. Se literature politike ke per tu bere , e deri ne oxford do te te studiojn smiley

ket punen e Mejdanit nuk e kapa un. Ai nuk ishte kandidat per deputet apo jo? Vecse nqse e ben me bo per vete naj mbeshtetes te ktij n'PS po kjo eshte pese me hic dmth

Ka mundesi ta perdori Ilir Meta, per ti dhene me zemer, me paraqitje kalimint nga krahu tjeter.

 

Edhe Mejdani behet president, Kutpohet qe e shet Berisha  ate poste se nuk i hyne ne pune.

 

smiley eshte pak i thelle Berisha keshtu edhe pse nuk duket.

 

 

ai e ka lon presidentllikun, c'a qeter ka njel me bo?

Meta eshte lapangjoz. Po beri marreveshje me Berishen, eshte dhe kurve. Berisha mund te jete me i ligu i Shqiperise, ose jo, por Meta ka deklaruar pa pushim qe eshte kunder Berishes dhe kunder qeverisjes se vendit nga njeriu me i korruptuar ne historine e Shqiperise (sipas Metes). 

Marreveshja e Metes me Berishen eshte vetevrasje politike e Metes; keshtuqe, nese i ka dy leke tru Meta, ato qe thoni ju me siper, apo edhe artikulli, jane idjotesira. Gjynah qe edhe para sfidash reale, shqiptari eshte i prirur te merret me thashetheme te kota.

Ah mer Sal mer Sal, t'kan rrethu t'kuqt e tbojn ca te dun.aaaah...aah.smiley

o plako, historia njef raste mo flagrante se ky pranej nuk ke pse revoltohesh. Fan Noli pranoi se, "mo mir do kish qene qeveria e Zogut sesa komunistat n'pushtet" dhe ne e dime si ka shku Zogu me Nolin. (te m'falin t'gjith per krahasimin)

Ec mo se s'ka gje. C'e gjeti Xhuvelin : - 16 vjet minister...Tulle fare... 

Meta kete  kurvllik do e beje "i detyruar nga faktori nderkombetar",  per te "ruajtur stabilitetin e vendit" dhe per "mos ta futur vendin ne kaos".

Do kurorezohet shpetimtari i situates...

 

Ore keta te rinjte ketu tek peshku qe predikuan kaq shume ndryshimin? ku jane te rinjte e politkes?  I hongren te vjetrit se vendosen ti transformojne partite nga brenda, dhe ne vend te transformojne partite u transformuan vete. Po shiten te rinjte e politkes njesoj si kurvat e vjetra.

Nje cope nje cope

Nje cike nje cike

Zot.

Ne planin moral jam dakort me ty , po ketu luhet PARE E MADHE vllai im.

 Pse kot avulluan 230 milion euro te rruga e RE e bashkimit Kombetar ?

 Po Gerdeci ?

 Po doganat qe 6 muajt e fundit kane raportuar 50 milione dollare me pak?

 Ehhh , parja çpon detin - thoshte Tuc Maku.

 

 

 po ketu luhet PARE E MADHE vllai im.
 Pse kot avulluan 230 milion euro te rruga e RE e bashkimit Kombetar ?

Ehhh.... jo kurve, po prostitute atehere. smiley 

He he FIlloj ne 1992 me Arsidin dhe vazhdin sot me Rrugen ...........

Sa ka shku mandati i LSI-se sot ne treg? Ma do mendja se tregu i mandateve do te jete ritur.

Ah shqypni e mjera shqypni 

Mu do m'pelqete qe Meta t'ndajte i ministri me Xhozin, ai minister ajo zv. smiley

Skend te paska mor malli me pa funeral minstri smiley  Tongue

toko, e mer me mend se sa te ardhura mund te kishte shteti nqs shiste te drejtat televizive te ketij bashkepunimi? Do ishim 10-it ne $$$. smiley

Mu kujtua ajo shprehja e Espinozes duke hipur ne helikopter.

komesarioo..

"Korrupsioni ne kete vend eshte si vaji i motorit. I zi , te ben pis , po pa vaj motori nuk rrotullohet."

Aktuale eee?

Lumo, m'fal se po e vazhdoj ketu poshte diskutimin, por nuk me del obsioni "pergjigju"!

Ti thu:

Nuk deformohet vullneti i popllit, Prifti ishte ne liste, nuk eshte emruar pas votimeve, zgjedhesit e njihnin per ke votonin.

Por...Prifti ishte ne liste, dhe populli votoi per Listen, jo per Priftin. Zgjedhesit e dinin per ke votonin deri ne momentin qe ky u zgjodh dhe tha: do votoj per Salen! Nuk e tha perpara: Ne rast se une zgjidhem do votoj per Salen! E tha pasi u zgjodh! Une nuk mendoj qe zgedhesit e tij i kane deleguar Priftit te tille pushtet, apriori!

Ne sistemin e fundit elektoral, nje zone teorikisht mund te mblidhte firma dhe te kerkonte qe deputeti i tyre te mos t'i perfaqesonte me! Kjo mundesi me sistemin e ri elektroral, nuk me duket se egsiston! Nje deputet, mund te nderroje mendje thjeshte per kapricio, dhe nuk ka asnje lloj ndershkimi per te! Kjo eshte anormale!

Ti thua:

Koalicionet e mbyllura jane per votat qeveris, qe do thote neser ne paralament gjithe kandidatet e krahut fitues jane te detyruar te votojne qeverin, ti japin besimin.

Pse, pra koalicionet e mbyllura jane te detyruara te votojne per qeverine, ndersa ata qe e deklarojne voten e tyre kunder perpara se te zgjidhen kane hapesire per te ndryshuar mendjen? Kjo eshte anormale! Gjithsesi, kam pershtypjen se kjo puna "e detyruar" eshte opinioni yt, dhe jo fakt

Ti thua:

Sipas kushtetutes, vota e deputetit nuk eshte pergjegjse dhe nuk jep llogari.

Kjo eshte e vertete, por "nuk jep llogari" duhet lexuar "nuk jep llogari penale" ose "ti nuk e hedh dot ne gjyq per demshpreblim financiar nje deputet per nje vendim te marre edhe me voten e tij"! Kjo nuk ka te beje me mekanizmat shtrenguese per te cilat po kerkoja une opinion me lart!

Ti thua:

Prifti mund te votoje qeverin dhe Lsi nuk mund te marre mase.

Kjo mund te jete e vertete, sipas ligjit te ri, por nese partia qe e ve nje person te parin ne liste, nuk ka asnje kontroll mbi personin, qe prej ores 7 te mbremjes se dites se votimeve, atehere c'e ndalon kryeministrin aktual qe ti bleje gjysmen e deputeteve te opozites? Vetem morali?

Ne sistemin mazhoritar, ty te zgjidhte populli si individ, dhe partia thjeshte te jepte fanellen e identifikimit, por tani, ty partia te ve ne krye, ose ne fund! Populli nuk ka fare fjale ne renditjen e listes. Si, atehere, Partia behet e pafuqishme qe nje minute pas zgjedhjeve?

P.S.

Se u bome si ato kalamojt qe hahen n'Peshk me nga dhjete paragrafe secili, por me ter' men m'intereso shume me e diskutu kete pune shtrute, dhe "konstituncjonalisht", qe thu ti Lum! smiley

 

Prifti voton qeverin, Lsi mundet ta perjashtoi nga partia, por jo ta pengoje voten.

Votuesit kane shkuar ne votime me emrin e Priftit ne krye te listes, eshte e pamundur te llogaritet , hamendsohet , se kane votuar per kandidatin apo per partin.

Te gjitha opcionet parashikohen me ligj, keshtu qe nuk ka shkelje ligji, per moralin mos e kerko tek politika.

Te lumte lumidrin. Te jap doren per keto qe ke thene, por me duket se nuk ke llogaritur edhe dicka, qe eshte situata qe do te krijohej nese nje anetar aq i besuar i nje partie saqe te kandidohet do te sillej ne ate menyre sa te votonte nje person (Sali Berishen) te cilin partia e tije ka share 1000 here me shume sesa Rama dhe gjithe PS-ja e marre se bashku! Imagjinoje cfare ndikimi apo shijeje mund te linte ne popull nje gje e tille. E kishe menduar gje kete? Do habitesha shume.

Jam duke thene siç thote ligji, nuk thashe se cila eshte e mire cila eshte e keqe.

Nuk ka ligj qe " ndalon" drejten e votes.

Gjitha fjalet e ketyre qe punojne ne gazeta, jane te parakohshme, diten qe qeveria do kerkoje besimin, do merret vesht.

 Ore gjithsesi, para se dikush te filloje te duartrokase, duhet te mendoje edhe se si eshte gjendja tani ose si mund te behet nese pune qendrojne ashtu si shpresoni ju te djathtet...

Qe Berisha Kryeminister dhe kabineti i tij te kaloje qofte edhe nje projektligj te vetem, do te duhet ne menyren me absolute qe te gjithe deputetet e PD-se dhe te koalicionit te saj te jene 24 ore ne 24 te pranishem ne parlament, sepse nese e majta vendos te sulmoje nje ligj apo projektligj, e bejne fakt te kryer pranine e tyre ne Kuvend. Ndersa per ndryshime te ligjit themelor, Berisha dhe focat e tij qe ne kete moment qe flasim, e kane absolutisht te pamundur edhe sikur t'ja japin kembes. Eshte njesoj edhe sikur shumicen ta formonte e majta e bashkuar. Mesa duket, te gjitha shancet jane qe paska ardhur koha per nje qeveri teknike, qe mund te mbaje nje pushtet maksimal 2 vjecar, dhe te pergatise vendin per zgjedhje te reja. Deri atehere, shperndarja demografike e votave dhe balanca e tyre me supozim dhe shpresen qe do te kete ndryshuar...

Deri tani, shume pak veta po e thone kete, dhe ndoshta mund edhe te jem i vetmi une qe e them, por qe per nje sistem qe te funksionoje, ne nje sistem me mentalitet shqiptar, shancet jane per ate qe them une... asnje force politike nuk mund ta imagjinoje qe te detyroje ligjin mbi nje vend te tere per nje mandat te plote dhe ta imagjinoje qe mund edhe te mos dale e rraskapitur ne zgjedhjet per nje mandat te dyte. Do te ishin 4 vjet qeverimi vetevrases per cilendo lloj force politike...  Asgje dhe askush nuk eshte i perjetshem, dhe shume gjera i kane hyre rruges se qasjes ne historine kombetare; dhe ndoshta dikush ka filluar dhe te beje mire detyrat per eulogjine e vet, keshtuqe do te ishte dhe lufte per kete.

Ta thashe dhe me siper, qe vota vertete eshte ashtu si thua ti, por eshte vote vetvrasese ne anen politike; vetem nese ai qe shkakton vetevrasjen e ka vene ne plan te anetaresohet ne PD... dhe aty nuk do te mund te behej me shume se portier.

Berisha shpoping me mbesat në QTU   Kryeministri Sali Berisha, ka lënë për pak orë, zyrën e tij dhe angazhimet politike, për t’ju kushtuar nipërve dhe mbesave. Sot në mesditë, Berisha, bashkëshortja e tij Liria dhe mbesat, kanë qenë për disa orë, mysafire në Qendrën Tregtare Univers, vetëm pak kilometra larg Tiranës.
Blerjet e para i kushtohen fëmijëve, të cilët sipas kryeministrit, janë dhe arsyeja për të cilën ai dhe bashkëshortja e tij, kanë lënë mënjanë çdo angazhim.
Berisha “Ditë më parë më bënë një dhuratë, ku na falenderonin mua dhe Lilin për përkushtimin ndaj tyre, megjithëse ne ishim të zënë në fushatë.”
Tema e nxehtë e ditëve me shi të korrikut, mbetet ende rezultatati përfundimtar i zgjedhjeve të 28 qershorit, për të cilën vetë Berisha, pret rezulatin përfundimtar për të ndërmarrë hapa të rinj në qeverisjen e vendit.
Shumë njerëz presin t’ju takojnë si ndiheni?
Ndihem shumë mirë
Dhe në fakt kalimtarë të rastit e kanë bërë kryeministin Berisha, të ndryshojë axhendën e vet dhe ka preferuar të ulet bashkë me ta, duke konsumuar një kafe në barin e Qendrës tregëtare, i shoqëruar nga njerëz të rastit.
Gjatë gjithë kohës kryeministri Berisha, s’është lënë i qetë nga dashamirës të rastit, të cilët i kërkonin si kujtim një foto të përbashkët.

 

Sala eshte ne qejf te vete ,ju thona ka dal per te blere deputeta socialist smiley

p.s ka dal me ble nje kollare te re, per 4 vjete e ardheshem,se do duhet ta perdori shpesh. smiley

Te gjitha opcionet parashikohen me ligj, keshtu qe nuk ka shkelje ligji, per moralin mos e kerko tek politika.

Jo, jo, nuk e kerkoj tek politika! Dhe nuk jam i zhgenjym qe nuk eshte aty!

Thjeshte dojsha me e dit nga ana ligjore, si e kane miratu kete Kod Elektoral!
Pa mekanizma shtrenguese per deputetet renegate?! Kur them shtrenguese, e kam fjalen per diktim menyre votimi, jo perjashtim nga Partia, qe eshte ndeshkim por jo metode shtrenguese! smiley

Nqs kjo eshte keshtu, atehere Saliu i paska hudh hi syve Edit t'shkrete!

Hajt, hajt, se m'duket gjithe ky muhabet pikesh legale, m'duket se po del i pa-nevojshem tashi!

Falemnerit qe m'dhe xhevap Lum!

Me t'mira! smiley

Mrroklla thote:

Nqs kjo eshte keshtu, atehere Saliu i paska hudh hi syve Edit t'shkrete!

Pas rezultateve eshte e lehte te thuhet se ka bere mire apo keq.

Edi, ka bere zgjidhjen me te mire , koalicion me pak parti, Sala ka mbledhur 15 parti, do kishte te njejtin rezultat Pr me 60.000 vota sikur mos te ishte ne koalicion me Pd?

Votat qe kane marre partit e vogla, ne koalicion me Pd do ishin te njejta jashte koalicioni?

Te dy liderit jane keshilluar nga specialist te afte ne zgjedhje, na mbetet pak per te kritikuar.

Te presim se mbase politika ben nje kthes prej 90°, lexova diku se Berisha paska thene " eshte shpejt  te flitet se une do jem kryeminister" nuk i referohej rezultateve, po diçka tjeter.

p.s ka dal me ble nje kollare te re , per 4 vjete e ardheshem , se do duhet ta perdori shpesh...... Pse mre ci beri ato qe i fali BERLUSKONI ? Si nja nje dyzine me duket por ...me topi te kuqka dhe vithka te blujta.. smiley Sinjali i Mixhes kuptohet QARTE... Tani eshte koha ME BLE ( se cfare ???? ) Alternativa thote kullaro smiley  Po ato te majne shtrengut ke FYTI mre dhe mund te perdoren si frere sic i perdor Bery - Berry i Italise smiley

Dalja e berishes tek QTU eshte nje nderim qe i ben ai aksionereve te ketij kompleksi qe jane njekohesisht edhe te Tv Klan. Kjo metode njihet dhe prej kryeministrave te tjere te cilet ose shkojne ne qendrate aksionereve ose organizojne pritje falenderimi per ta.

Problemi eshte si i behet me ata qe jane te pa deklaruar e si u jepet shperblimi. Aty eshte ajo qe te shtrengon fort prej fytit.

LSI s'ka gje ne vije. Po i dolen 71 Berishes ato 4 skane me vlere. Qe as e kan patur.

Por edhe sikur te ndahen 70 - 66 +4 po qe per te zhduk Meten, Rama ia jep vete Berishes 6 deputete dhe thote publikisht "me dolen nga kontrolli". Dhe LSI s'ka me si te beje kingmaker.

Tule nuk i ka Berisha 71 bile as 70 nuk i ka si po shkon muhabeti.Mesa duket jane ndare 68 me 68 ( pasi ne Berat ka ankesa shume te forta) dhe 4 mandatet e LSI dolen vendimtare..

Rezultatet e zgjedhje jane statistik dhe nuk perfaqsojne shumicen!

Ndersa per Ramen ke te drejte. Nuk e do kete mandat dhe asnjerit ne PS nuk i shkon mendja te bej aleance me Meten..

Tule interesante kjo si ide e jotja. Rama per te mos bere kingmaker Ilir Meten ( qe vazhdon te mbetet kokmadh ) i jep vete Berishes ca deputet smiley

 

Amon mer Amon te gjith zihen kush e kush ti fali deputet Berishes smiley

Ca fati paska pasur edhe ky si politikan ma ta morsha tgligat Tongue

 

Te gjitha opcionet parashikohen me ligj, keshtu qe nuk ka shkelje ligji, per moralin mos e kerko tek politika

Lumdrini ,mire e kethene kete fraze ,por me nje ndryshim te vockel ,Dritan Prifti persa i takon moralit, ne se ai e ka ndare mendjen ,me Berishen ,perfaqson moralin e tij dhe jo te partise LSI !

Dhe ...Dritani po e ndermori nje hap te tille ,ai eshte nje Prostitute e pa moralshme ,dhe sic dihet prostitutave nuk i zihet bese ,neser ai mbas dy muajsh ndron mendjen dhe del nga koalicioni ,si i behet ne kete rast mbahet gjate nje Qeveri me prostituta te tilla ?

Ne shqiperi ky fenomen quhet Xhuvelizem ose shperdorim besimi .

 Mbetet per tu pare qendrimi i LSI ,se i Dritan Priftit eshte i qarte !

Por Xhuveli qe i dha emrin ketij fenomeni nuk iu nda qeverise si para, edhe tani ne koalicion. Edhe perseri ka ndonje vend ne qeveri.

 Sikur nuk shkon me rastin e Priftit, qe e jepni si shembull qe hyn e del.

Si do qe te jete Dritani Prifti nxori ne shesh moralin  e tij personal ,sikur te ndodh nje cudi, dhe sot Dritani , te hedh voten e te provoje ,sa e duan ose  sa e perkrahin ,ne kutine e tij te votimit do te gjeje , vetem gelbaz me kile nga populli !

Sali Berisha sot ka ftuar Lsi per koalicion publikisht.

U vertetua politika e re larg te majtes dhe te djathtes e Edi Rames,dhe oferta qe i beri shqipetareve.Sot kemi nje njerin krah Sali Berishen,Ilir Meten dhe Fatos Nanon,dhe ne krahun tjeter Edi Ramen.Kur do i shporr ky popull figurat e deshtuara te tranzicionit,edhe sa vuaje me ta ne krye?

Le ta gjykojn vet njerezit.

 Une paragjykoj ,se nese LSI do te bej koalicion me Berishen ,partia e Metes do te kete nje rrjedhje te madhe ,dhe kjo do te forcoje dhe konsolidoje me mire dhe me shume PS dhe Edi Ramen ,dhe autoriteti i Rames do te dyfishohet !

Ne se Meta e ben kete do ti bej nje nder te madh  PS ,dhe Edi Rames .

Cdo te behet me tutje pas kesaj ?

Meta behet motra e Xhyvelit ,dhe bijte e tyre do te jene cuna tezesh !

Une e shikoj qe ti ke mllef te madh, por duhet te kujtosh qe kalimi drejt atij qe ka pushtetin tashme quhet pragmatizem, per hater te kombit, detyruar prej nderkombetareve, intersa biznesi, etj.

Me Ceken e pame, me deputetet per presidentin e pame, me kalimin e te perjashuarve te Sales e pame. E pame edhe me Nanon vete. E pame edhe me Ramen per tja fut te vegjelve. Ku do ta kerkosh moralin. Harrove Pinarin me Delijorgjin qe kishin "mpleksur" qe nga Majko e deri tek Mehdiu.

Edi Rama beri te gjtha perpjekjet per te eliminuar LSI-ne dhe I Meten por deshtoj, dhe tregoi se sa i pa bese eshte.

I Meta i dha perkrahjen maksimale per tu bere  kryetar bashkie.

E Rama beri kodin zgjedhor pa i perfill kundershtimet e LSI-se,nderkohe qe Brisha ishte dakord me keto vrejtje dhe beri thirrje publike qe te negocionin me PS-ne dhe tha qe te perfshihej edhe LSI ne keto negociata.

LSI- nuk ka anje ankese per komisioneret e PD -se per numurimin e votave,

por akuzon hapur ata te PS-se pe vjedhje te votave.

I Meta i beri thirrje publike per bashkepunim paraelektoral per rrezimin e Berishes ,por Rama i refuzoj duke i thene te shkrinte LSI-ne dhe te votonte per E Ramen.

Nuk ka as me te voglin moral sot Rama ti kerkoje votat per koalicion I Metes.

Nese I Meta i bashkohet koalicionit te djathe tregon edhe nje here se eshte

politikan i pergjegjshem dhe i emacipuar qe njeh realitetin dhe kerkon integrimin e vendit ne BE.

Partia agrare ambjentaliste nuk eshte as e majte as e djathte ,eshte parti profesionale per bujqesine pyet ambjentin per te cilen ka nevoje si e majta edhe e djathta.

keiendi..

Per mua ,.. eleminimi i partive qe vegjitojne ,dhe nuk arrijne pragun e kualifikimit ,nuk duhet qe te ekzistojne ,sepse nuk mund te mbash ne arenen politike ,parti qe kane nje elktoral te paperfillshem ose qe nuk perfaqsojne nje shumice te konsiderueshme !

Nuk mund te quash parti ,qe nuk i perfill njeri ,dhe ky kod zgjedhjesh e rregullon deri diku nje fenomen te till ,deformimi .

Nje Parti ,qe merr nje perkrahje masive ,dhe ben test dhe progres nje here ne 4 vjet ,ka shans te fitoj ,dhe pragu i 4-5 % eshte nje test shume kuptim plot .

Pse nje vend kaq i vogel duhet te kete 34 parti ?As USA ,Uk ,Itali Gjermani ,Greqi ,.....nuk e kane kete prani konkurence me kete numer partish ,ku e gjithe Shqiperia nuk eshte as sa nje lagje apo rajon i tyre !!!!

5% eshte nje ide e mire per qe do te prodhoje stabilitet politik .,eshte nje ide e mire qe pjell lidera profesioniste qe kane nje hapsire perkrahje realisht dhe profesionalisht .

Ky kod zgjedhor psh ,provoi Meten i cili mendonte se do te fitonte 35 mandate ,dhe nuk i mori dot ,nga nje tullumbac perfundoi ne nje realitet ,mezi arriti finishin e pragut te hyrjes !

Ne te ardhmen ,nga reagimet e ketyre qe kane fituar, por edhe i atyreve qe mund te lindin mund te zmadhohen (kjo do te varet si do ti kuptoje populli) ,partite qe do te konkurojne me njera tjeteren do te pranojne rrugen e pragmatizmit sic e the dhe ti..dhe vendi do te kete nje politike te stabilizuar ,pa grindje ,pa shere , pa ankthin e mos besimit te ketij niveli qe eshte sot ,sic eshte vepruar tani .Niveli i politikes do te ngrihet me larte !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).