Letër e Hapur e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit

Kjo letër i është dërguar institucioneve dhe gjithë redaksive të mediave nga Familjarët e Viktimave të Gërdecit sot, pas maskeradës së fundit që u zhvillua në Gjykatën e Lartë
 

I Nderuar President i Republikës

I Nderuar Kryetar i Gjykatës Kushtetuese

I Nderuar Kryetar i Gjykatës së Lartë

Të Nderuar

Me këtë letër të hapur ne familjarët e viktimave të Gërdecit, përfaqësuar nga Kryetari i Shoqatës tonë, Feruzan Durdaj, po ju drejtohemi juve në respekt të plotë për istitucionet që ju drejtoni, për t’ju vënë në dijeni mbi pamundësitë që po hasim në kërkim të drejtësisë. Duke besuar tek ligji si formati i vetëm për të arritur tek e vërteta, ne familjaret e viktimave të shpërthimit makabër të 15 marsit 2008 në mënyrë të menjëhershme, vetëm 20 ditë pas shpërthimit filluam betejën tonë në rrugë ligjore duke respektuar plotësisht institucionet demokratike dhe rendin konstitucional në të cilin jetojmë.

Përpjekjeve tona që tashmë zgjasin prej 15 muajsh, drejtësia shqiptare nuk u është përgjigjur me seriozitetin e duhur. Ky konstatim i dhimbshëm për ne që kemi humbur fëmijë e prindër, bashkëshortë, vëllezër apo motra në këtë tragjedi, merr shkas dhe nga gjykimi i ditës së sotme (06.07.09) ku avokatët përfaqësues të zotit Mediu nuk u paraqitën dhe shtynë proçesin me justifikimin qesharak, se nuk mund të ishin prezent pasi kishin mbetur në Kukës si pasojë e punimeve në tunelin e Thirrës. Justifikimi u paraqit në orën 10.00 ndërkohë që informacioni publik i MTPP lajmëronte që tuneli do të mbyllej në orën 11.00. Duke parë këtë farsë dhe frymën tejet negative për ne e për gjendjen që po përjetojmë, po bëjmë një përmbledhje të gjithë shqetësimeve të hasura gjatë gjykimit, në të gjithë itinerarin e vet institucional.

- Seanca e sotme (06.07.2009) e shtyrë për datën 14 Shtator nuk duket si rastësi që koinçidon me marrjen e mandatit nga i pandehuri Fatmir Mediu. Është e qartë që rimarrja e mandatit nga Z.Mediu do ta kthente në utopi tentativën për të kërkuar të vërtetën te kjo çështje.

- Gjykata e lartë dhe në të kaluarën, pa marrë parasysh prezencën dhe legjitimimin e dhënë nga prokuroria për familjarët e viktimave përfaqësuar nga avokatët e tyre, bëri veçimin pa bërë më parë verifikimin si palë në prcoces. Vendim ky që bie ndesh me nenin 348, pika 1, të kodit të proçedurës penale. Kjo ishte e papritur për ne, duke qenë se besonim që drejtësia po punonte per të na kthyer dinjitetin dhe për të qetësuar disi dhimbjen e shkaktuar padrejtësisht në 15 Mars 2008.

- Gjykata e Lartë duke u shpallur jo kompetente për gjykimin e të pandehurve të tjerë (ushtarakëve) kryen një veprim antikushtetues, pasi në këtë rast Gjykata e Lartë nuk zbatoi dispozitën e kodit të proçedurës penale, (neni 80/2) e në të njëjtën kohë pretendoi zbatimin direkt të kushtetutës. Ky është veprim konfliktual, dhe nëse Gjykata e Lartë çmon (siç tregon vendimi i marrë prej saj),se kjo dispozitë e kodit të proçedures penale është anti-kushtetuese, atëherë duhet të pezullojë gjykimin e çështjes dhe ta dergojë në Gjykatë Kushtetuese për zgjidhje. Mënyra me të cilën ka vepruar deri më sot Gjykata e Lartë përmban dy shkelje të Kushtetutës, së pari kur Gjykata ka refuzuar të zbatojë një dispozite ligjore (duke kundërshtuar nenin 145 pika 1 te kushtetutes) dhe së dyti kur Gjykata e Lartë ka marre kompetenca të gjykatës kushtetuese, duke konstatuar se dispozitat e kodit te proçedurës penale bien ndesh me kushtetutën (këtë nuk e bën dot Gjykata e Lart&eumlsmiley. Vetë Gjykata e Lartë në raste preçedente ka krijuar konfuzion në praktikën e saj, pasi me vendimin penal nr.5 i dates 10.04.09, të kolegjit penal (juridiksion fillestar) pranoi të gjykonte si gjykatë kompetente edhe ministrin Basha edhe drejtorin e rrugeve Toma (pa veçuar të dytin për arsye jo kompetence).

- Drejtuesi i çështjes, Besnik Imeraj, ka konflikt interesi, duke qenë se e bija ka punuar si avokate e firmës ALBA-DEMIL.

Me anë të kësaj letre i kërkojmë Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, si institucione përgjegjëse dhe të rëndësishme për balancimin dhe kontrollin e nevojshëm ndërinstitucional në një demokraci funksionale, që me veprimet e tyre të shpejta të parandalojnë anomalitë që mund të vijnë nga vendimet e mesipërme. Ne kërkojmë pezullimin e vendimeve të marra nga Gjykata e Lartë dhe kjo duhet bërë në mënyrë energjike dhe të shpejtë, në mënyrë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të mos jetë jashtë afateve dhe te drejtave (e të mos shkojë kësisoj në favor të të pandehurit) pasi rrjedhoja do të qe vijimi i trajtimit të çështjes në këtë format, siç është bërë deri tani. Pavarësisht nga dhimbja e thellë që ne, familjarët e viktimave te Gërdecit, na u shkaktua në mënyrë krejt të padrejtë nga politika tek e cila kemi besuar, dhe të cilën e kemi sanksionuar me votë, dhe gjithashtu pavarësisht dhimbjes që na u shtua gjatë kësaj kohe po nga këta fajtorë, që i shpalosën emrat e familjarëve tanë nëpër tribuna politike, ne gjithmonë kemi menduar se vetëm respektimi i institucioneve shtetërore do të na krijonte mundësinë që fajtorët e tragjedisë të dënoheshin. Gjatë këtyre 15 muajve ne kemi luftuar që drejtësia të vihet në vend, dhe kemi hasur vështirësi pikërisht nga ato institucione tek të cilat ne kemi deleguar besimin tonë. Për arsyet që kemi radhitur më sipër ne po e humbim gradualisht këtë besim, dhe për këtë arsye zgjedhim t’ju drejtohemi juve,si drejtuesit më të lartë shtetërorë, me shpresën që do të ndikoni që gjyqi më i rëndësishëm i Shqipërisë postkomuniste të kthehet në një gur themeli mbi të cilin të ndërtohet demokracia, e jo një karakatinë që do të justifikonte vetëgjyqësitë dhe mungesën e besimit të qytetarëve shqiptarë.

Me respekt

Familjarët e viktimave.

83 Komente

...si nuk doli nje hundlesh shqiptar....te gjithe kurvat i paskemi mbi koke!!!

 

Cudi, keta votuan per Berishen dhe Mehdiun duke iu dhen imunitet, tani kerkojne ne gjyq Mehdiun.

Allah Allah topestrafulla

mejdiu eshte pr , ata votuan pd. e me siguri kane besim tek drejtesia

Jo Ali Hoxhe por Hoxhe Ali. Pr ne Koalicion me PD. Mehdiu para dhe pas Gerdecit ne kontakt me Sh. Berishen per kete biznes. Tani mos u fshihni pas gishtit se u be bajat fare.

...pse kane votu PD Gerdeci!!!???....sma merrte menja pra....hallall e paskan...

akoma mnedojne se gjithe fajin e ka Mediu???!! dhe sala ska dore???!!!!

 

po si o ardi hallall e paskan !!!

u dogj gruaja me femijen ne bark, u shkrine foshnjat dhe ti thua hallall e paskan... ata fatkeqe jane aq te tulatur nga perdorjet sistematike qe u ka bere politika dhe mediat, sa nuk dine kujt t'i besojne me...  si guxoni t'i gjykoni ?!!!

...me fal...e kisha hallall qe te merren akoma me salen....kurre per ate ju ndodhi....

ore boll se u bete te peshtire. Nga e ditkeni se ke kane votuar familjaret e viktimave? Si mor e paskan hallall?

Mediu ka qene dhe eshte ushtar i Sales. Atij (mediut) i plasi Gerdeci po do e shifshit ju ca kish pas per tbo bashke me Argiten (spitali ushtarak, kovalishenca etj). Majeni men rremujen qe do bej Sala vetem per te mos e cu Mediun ne burg 

Pr + Pd = 459 Vota ne Gerdec, Ps 336 vota. Tani ate te peshtiren merre mbrapsht.

Te ka pyetur per familjaret e viktimave, jo per banoret e zones. Mos hidhni kripe ne plaget e atyre qe kane humbur antare te familjes!

 

Pak rendsi ka nese kane apo jo familjare te prekur nga shperthimi, ne mos familjare do kene shoke ose fqinj te cileve ju ka ndodhur fatkeqsia, po ashtu e kane pare me syte e tyre korrupsionin dhe krimin shteteror me mire nga te gjithe te tjeret.

Vallahi keta njerez te lene pa goje

Leter e hartuar nga...???

leter e hartuar nga vete familjaret, dhe keshilltaret e perfaqesuesit e tyre ligjore.

 Pse s'i bojkotuan zgjedhjet meqe drejtesia s'ka bere detyren e saj??

Kjo eshte nje zgjidhje qe u perket atyre. Mos ngrini pyetje te tipit pse shkuan e hengren mengjez, perderisa drejtesia nuk funksionoi. Drejtesia eshte e detyruar te funksionoje pavaresisht votes apo mengjesit

Dmth keshilltaret qenkan vetem per hartimin e letrave??

 Po , edhe pse u ngriten dhe hengren mengjes do e them, se dhe greva e urise menyre proteste eshte. Drejtesia nuk funksionon pavaresisht nga deshira e njerezve, funksionon si rrjedhim i kerkesave te njerezve.

Keshilltaret, sa per info, jane marre me ndjekjen ne rruge ligjore e institucionale te ceshtjes, por natyrisht qe dhe me letrat.

Kush te beje greve urie? Ata burrat qe u vdiqen femijet dhe grate e tani rrisin te vetem foshnjat qe mbijetuan?

Pse ky qenka shteti? Ti qenke me parimin drejtesi ka vetem ne ate bote...

funksionon si rrjedhim i kerkesave te njerezve.

Te flasim dhe te mos biem dakort eshte nje gje, te flasim dhe te mos lexojme ato qe thote tjetri eshte krejt tjeter.

funksionon si rrjedhim i kerkeses se shoqerise, jo vetem si rrjedhim i kerkeses se 20 vetave. kjo eshte ajo cka po ndodh, ca njerez po kerkojne drejtesi, nderkohe qe shumica iu kundervihet me argumenta non sequitur te tipit pse votuat berishen, pse nuk beni greve etj etj.

Po, ne shumica çnjerezore ju kemi zili, inat, jemi te paafte dhe ju dalim kunder per sport.Eshte lajtmotivi i çdo diskutimi pas deklaratave te mjaftit. Une s'kam ndonje problem personal me te tilla akuza, koha do tregoje kush ka te drejte. Ju meqe jeni kaq te sigurte, ju uroj ti keni vene me te vertete energjite ne drejtimin e duhur!

Ku e sheh "deklaraten e MJAFT" me siper? 

Po ky i yti me siper, koment per t'u mbajtur eshte o Llape?

Po pse e shkerdheni temen dhe krejt peshkun me kete lloj qelbesirlleku qe ju e quani sjellje? Keni cipe ju apo jo? Po neve i del qe shkruajme kot dhe merremi kot me peshkun o Llape; flasim, harxhojme kohe, mbushim kete kosh plehrash qe ti e quan peshk, apo forum, dhe ti si me i zgjuari i internetit s'le gje pa fshire... = ne heshtje na quan te padenje per te folur.

çudi se si shqiptaret vrasin per tradheti dhe xhelozi , u bien grave dhe femijeve ku t'u dhembe e ku t'u djege, kthehen nga ana tjeter e oqeanit per gjakmarrje shekullore per te vene nderin ne vend, kurse perpara perdhosjes se njeriut nga shteti rrine si pula te lagura.

p.s: mbase s'eshte dhe aq çudi ne fakt!

e para nje here turp e faqja e zeze per ata qe mendojne se ata qe votojne berishen e paskan hallall qe t'i vrase berisha.

e dyta, turp e faqja e zeze kush i thote vetes shqiptar e nuk mberrin te ndaje nevojen per drejtesi nga militantizmat (qofshin dhe ne formen "anti&quotsmiley.

e treta, ky forum kohet e fundit eshte bere nje cerdhe e humorit te zi, personazhesh cnjerezore qe shpresoj t'i shplaje tutje rremuja pas zgjedhjeve dhe kriza ekonomike.

e katerta, drejtesine nuk e jep me qejf as berisha, as rama, as mediu, as dreqi e as i biri. Drejtesia kerkohet (fillimisht me te mire). Po u bene shume ata qe kerkojne drejtesi edhe mund te jepet. Po mbeten pak, atehere dhe gama e mjeteve ne dispozicion zvogelohet.

"e para nje here turp e faqja e zeze per ata qe mendojne se ata qe votojne berishen e paskan hallall qe t'i vrase berisha"

hallall nuk e kane jo por pas gjithe asaj cfare ndodhi, u shkrua e u mesua, te mos na luajne naivin. Nuk ngeli me shqiptar pa e marr vesh (perfshi dhe militantet e Pd-se) implikimin e mehdiut, Djalit te Berishes, kunatit te Berishes e te tjere ne kete afere.

"e dyta, turp e faqja e zeze kush i thote vetes shqiptar e nuk mberrin te ndaje nevojen per drejtesi nga militantizmat (qofshin dhe ne formen "anti&quotsmiley."

Kete me duket se e ke per vete. Ka me shume se dy vjet qe shoku sale nuk po le gje pa bere per te penguar "Silvia Kontin"  shqiptare (qe e zgjodhi vete) te hetoj per rrugen Durres Kukes. Por ka dhe raste te tjere ku bolsheviku Sale mban peng sistemin e drejtesise psh. ceshtja e serbo-boshnjakut fazllic, ceshtja e ish-drejtorit te rinasit, etj etj etj.

Per te tjerat ndaj te njejtin mendim me ty

kjo eshte per t'u vendosur tek theniet e dites

 Ne qofte se drejtesia nuk do te triumfoje ne kete rast une mbeshtes vetegjyqesine si mjetin me te ligjshem qe kane ne dore keta njerez te vuajtur nga dhimbja e humbjes se njerzeve me te dashur.Une u bej thirrje te mos dekurajohen nga manovrat qesharake te te pandehurve dhe te pushtetareve te sotem.

Imagjinoni per nje cast sikur te ishim ne ne vendin e tyre( qe nuk ia uroj askujt).Vetem imagjinoni.

Mediu me shoke nuk kane per ti gezuar parate qe moren ne Gerdec dhe te mos kujtojne se do u mbyllin gojen(sic ua kane bere disave).

Me sinqeritet ju them se kjo qe deshmuam sot ne Gjykaten e Larte me jep nje zemerim te trishtuar qe jetoj ne nje vend ku kriminelet jane mbi ligjin. Me kall krupen sinqerisht ky fakt. Me ben parehat. Me vjen keq dhe zor nga vetja ime qe nuk kam bere me shume, me gjithfare mjeti per Geredecin... me vjen keq qe kam harxhuar kohe duke u marre dhe duke folur per gjera te tjera, qe ju jam bindur vetem frikave, rehatise time. Sot shihet sesi po e shkerdhejne ca lavirekillera kete shoqeri dhe akoma bejme sehir, mos kepusim ndonje batute. Shume turp per ne.

  

si raportohen keto komentet me gjuhe qe per ne cironkat quhet e papranueshme (keshtu na thote Ll pas 100 ankesash kur na i fshin) ? 

Me vjen keq qe shoh komente kaq perverse ndaj  familjareve te viktimave te Gerdecit .. nuk arrij ta kuptoj se ku e gjeni forcen per te shfryre humbjen e nje partie apo fitimin e tjetres tek keta  te mjere .. po e dini ç fare bejani dhe ju si A.Klosi.. beni paralelizmem me nivelin intelektualo-kulturor  sepse vetem keshtu  ju dalin  pergjigjet matematike te paaftesise suaj.

sol-nocturnus,te heq kapelen.

Une habitem vetem me nje gje nga ky muhabet , asnje kopuk(flas per kujdestaret politik te MM) nuk do paguaj ne kete mes?

Per kaq bageti na kane!!  Ndonje gjykates me toPe nuk ka ai vend qe ti lidhi perjete Meidirat e ku di un se ke??

Skerd,

skema ka qen dhe eshte e tille: vetem me mik/rekomandim ose me lek i hyn rruges per gjykates ose prokuror. Te pakte jane ata qe kane care rrjeten. Vetem para pak kohesh degjova per nje blerje te tille.. qy nga ato blloqet ndertuese te ADN-se..

Ore Ky fshat, (bashke me keta kafshe qe banojne aty brenda) ky e ka pare si ndertohet nje fabrike korupsioni LIVE, ka pare si vidhet shteti nga pushtetaret LIVE ka pare si tallet padroni i mirembeshtetur nga lart  me sigurine e punetoreve LIVE dhe se si vriten 26 njerez  fqinje shoke te aferm nga pangopesia e atyre qe vete i kemi zgjedh per te na qeverise, ... edhe kete prape LIVE

Tani keta nennjerez vene e votojne prape te njejtet qeveritare, dhe s'ju vjen hic turp, po  fare

ndersa neve te tjere duhet te na vije turp se bejme sehir apo se mendojme se dikush e ka merituar c'ka i ndodh ???

Jo mor vellezer mua njehere as me vjen turp fare per keto gjera.

 

 

 

po eshte makabre o gjergj te mendosh qe ate mjerane e paskan merituar ate gje...

...ore qonke kryence fare ti....nuk tha njeri qe kane merituar shperthimin....por nese kane votuar prap salen e mediun...e meritojne ti sjellin verdalle e ti kene ne krye tani te dy keta "bukuroshe"....se ketu merr fund ky muhabet....

....por edhe kjo leter 3 dite do zgjasi.....sepse ndodh tek njerez sic jane tironsit, te bute dhe pak te trashe...se te ishte ndonje vlonjat apo tepelens=lab...do i shikoje si do merrshin gjak ne vetull....

Gjergj keminje shprehje ne, "secili per fundshpinen e vet"

Eshte goxha e veshtire per tu analizuar dhe interpretuar kjo vote e popullsise se kesaj zone.  

nuk eshte e veshtire, eshte e pamundur,  llogjika njerezore nuk arrin dot gjer ne kete kulm te degjenerimit por megjithate shpresoj qe te jene "ngaterruar" kutite e votimit kur numeroheshin

Kryenece nuk mendoj se jane familjaret e viktimave qe kane votuar per PD, por nqs kjo ka ndodh ....

Mu ne fakt me ka ardh me vjell kur PD-ja rreklamonte gjith qef fitoren ne Gerrdec.. Kafsheri, dhe e tille do ishte reklamimi i fitores ne Gerrdec nga PS-ja, nese do te ishte ajo qe do te fitonte..

Ksaj i thone :

Ne ju vrasim, ju vjedhim, ju dhunojme dhe ne fund JU TALLIM.

 as une nuk e mendoj kete... madje une them se ata me te prekurit nuk do kene votuar fare....

Nuk behet llaf vetem per familjaret e viktimave votuan apo jo per pd-n, Gerdeci e pesoi i gjithi si fshat,dikush me humbje njerezish ,dhe dikush me shkaterrim te shtepise,prones,dhe bisnesit.

Dhe shperthimi nuk ishte nga zoti,por dikush mban pergjegjesi per ate  qe ndodhi.

Gerdeci eshte nje ceshtje qe duhet te shkoj deri ne fund.Jam i bindjes qe do te shkoj deri ne fund kjo ceshtje dhe ska zot ta ndal,ne mos me hir me pahir thot populli.

Per ata qe votuan per PD ne gerdec,une kam vetem pershtypjet me negative.

po ku i dihet per ke kane votuar dhe te tjeret, mund ta kene bere komisioneret me urdher nga lart, 300 me 0, per t'u bere karshillik socialisteve...

 A votuan per Salen keta, apo jo? Fajin e kane adminet tane qe e kane futur tek "kryesore"; ky artikull duhej te ishte nen "humor", "sarkazem", "ironi" ose me mire, "trapllek".

Si thote nje fjale e "urte" nga nje gjeneralisim i popullit tone: "ketij populli t'i **sh t'emen te therret baba". Mire t'u behet se e paskan kerkuar vete ata, dhe si thote Sala: "jam shum i lumtuur qi marr pjes ne hidhrimin tuej... ne te tilla gzime ju ardhshim sa heeeer!". 

 Zotrules, 

Mos u boj peshk, mos e ha aq kollaj karremin.. zakonisht kurohet edhe ai qe sapo ka kerku me vra veten.. zakonisht them..

 per ty ska pardon! Ste lejohet te tilla shkarje: "Mire t'u behet" 

Ore ti, se nuk po te merrja vesh, prandaj... ketu e paske patur fjalen?

Po ti (ti=bie fjala) po te jesh aq i leshte sa te votosh per xhelatin tend, mire te te behet dhe pike. ("mire t'u behet" sikur nuk e kam thene me lart, por meqe ma kujtove po e shkruaj ketu, se nuk eshte faji im qe vazhdojne ta kruajne vete ata).

Drejtësia duhet të bëjë detyrën e vet dhe të çojë para ligjit cilindo, që është përgjegjës për masakrimin në Gërdec. Vota e Gërdecit pro PD nuk duhet të ndikoj mbi drejtësinë - kjo do te ishte edhe më perverse, se ç'ishte vota e gërdecarëve pro PD!

Llukan besoj se do ishte me mire mos ta kishe postuar kete shkrim,te pakten jo tani,jo ne kete moment.

Kto dite te ppu c`faredo qe te postosh do te kthehet ne pacavuren e komenteve pas zgjedhore,ku te gjithe nxitojne per te share e denigruar kundershtarin,duke shkelur mbi gjithcka qe i del perpara.

Ky postim me shume se kushdo tjeter e tregoj llumin qe qarkullon on-line,ku te gjithe marin role dhe asnje nuk prek thelbin e problemit,qe per mendimin tim eshte sistemi,dhe jo banoret e Gerdecit,po ku duan tja dine kta mor vlla per humanizem,ku duan tja dine keta per norma morale dhe tabu qe s`duhet te preken,ktu tallet me vdekjen dhe me dhimbjen qe sjell ajo.Per kta e rendesishme eshte qe te nxjerrin mllefin e zemerimin,por se si behet ky proces pak rendesi ka.Per mos te folur pastaj per deklaratat patetike,e altruiste,qe s`kane brenda vetes as emocione te ndjera dhe as empati me te prekurit,jane vec maska per te fshehur ndjesine e vertete,qe ne te shumten e rasteve eshte indiferentizmi.

Pra per ta permbyllur ishte,vendi dhe koha e gabuar per nje postim te tille, me vjen keq ta pranoj sepse e konsideroj te drejten e informimit nje nga lirite baze te individit,por duhet te kishe marre parasysh pasojat,per respekt te viktimave dhe familjareve te tyre.

merreni kete vote te gerdecit si nje "leje" per te vazhduar jeten normalisht.

drejtesi deri ne fund me gaftohtesi.

nihilist, 

nese je i njejti qe rregullisht prezantohet si mbeshtetes i qeverise aktuale.

Kjo qeveri beri te pamunduren per te fshire nga rekordet zyrtare lidhjen e saj me Gerdecin!! (besoj e ke te qarte historine e punonjesit te xhenios te derguar me urdher nga ministria?? per te cilin shteti beri cdo gje per ta mohuar!!!) 

Ty duhet te te vije keq per veten qe nuk ke aq guxim moral te pranosh se pervec pergjegjsise morale, qeveira ka edhe pergjegjsi ligjore per ate qe ndodhi ne Gerrdec.(gjithmone nese je i njejti nihilist)

pacavure.. vje e na flet per humanizem, per tallje ndaj te vdekurve? Ka tallje me te madhe se mohimi i egzistences dhe i vdekjes se tjetrit?

Nuk besoj se nuk i vjen kujt keq apo se gerdecaret nuk meritojne drejtesi mqs votuan me shumice berishen. Meqe ra fjala besoj qe ata kane votuar me bindje per berishen dhe nuk besoj tek manipulimet sepse PS do i kete patur syte 4 ne kete zone dhe nuk u ndie fare per rezultatin. Por fakti eshte qe gerdeci nuk mund te pretendoje drejtesi nga ai qe i vrau dhe qe dihet qe tall trapin me drejtesine e prokurorine sa here i duhet. Prandaj kjo leter e tyre duket shume naive. Dhe mos me thoni qe keta ndoshta kane votuar kunder Sales se ne e dime mire qe ne fshatrat shqiptare jane te gjithe kusherinj, farefis, krushqi, miq etj. Sa per drejtesine qe do marrin ne dore ky eshte muhabet koti sepse kurre nuk ka ndodhur ne keto 18 vjet te jete dhunuar dikush qe kalbi ne burg dike ne kohen e komunizmit, qe i vodhi paret e shtepive te shitura njerezve me piramidat (manaxheret e Gjallices i ke te gjithe milionere me nje pafundesi truallesh dhe biznesesh) etj. Ne shume shume te vrasim per ndonje vije uji apo per ndonje shikim me inat por nuk merremi me vogelsi si Gerdeci. Mund ta quajme popullin dele, idiot, budalla, katunar, injorant, gdhe....................thuaj c'te duash, por eshte ai qe eshte dhe nuk e ndryshon dot.

Gjynof fukaraja qe nuk ka ku perplas koken.

Gerdecaret meritojne drejtesi, por, puna eshte qe ta kerkojne ate drejtesi; dhe jo thjesht te kenaqen me perfundimin e nje procesi gjyqesor. Nuk kerkohet drejtesia ashtu, kur drejtesi ne ate rast ndoshta do te thote burgim te Sali Berishes, Fatmir Mediut e disa kokave te tjera; pra nuk mund te kete drejtesi nese Berisha eshte perseri kryeminister dhe jo vetem aq, por edhe me imunitet nga parlamenti, poashtu edhe Mediu (me duket)... Cfare drejtesie presin ata? Denimin e atij amerikanit apo denimin e Rames qe nuk ka lidhje fare me 27 vdekjet?

 

Po kunata e sales..e ka nenshkruar kete leter?

O chene fushata,dhe zgjedhjet mbaruan,nese nuk e ke kuptuar e je duke numeruar akoma goglat.

Tu duk se isha duke justifikuar qeverine ne ato qe thashe,une nuk jam avokat i PD te ppu,jap mendimin tim personal,dhe refuzoj te bej komente te tipit mire ju be se votuan PD kur deri dije nga te njejtet persona martirizoheshin,apo te krahut tjeter si mediu eshte i pafajshem se ja e pate gerdeci e votoi.

Nuk me lejon ndergjegja ta perdor vdekjen per te permbushur qellime personale e jo me politike.

Nihilist,

Gjysa e postimit tend trego se mbase edhe sje i njejti, gjysa tjeter le goxha per te deshiruar. Ku i shikon shenjat e fushates ne postimet e mia? fshi mer ekranin..

Mua nuk me shqetsojne shume keta(emocionalet qe leshojne tregojne histori derrash e dajash), se duket ashiqari qe deshira per drejtesi i shty te bejne te tilla gabime; mua me shqetsoni ju qe ne menyren me koshiente rrefuzoni te pranoni pergjegjsine ligjore te kesaj qeverie dhe kontrbuoni ne jetgjatsine e saj; cka perkethehet ne zhdukjen e shanceve per te arritur drejtesine!

chene-mbreme s`kisha shume kohe me shpenzu te ppu,dhe nuk dua ta personalizoj diskutimin,por kam prirjen per ti sqaruar njerezit edhe atehere kur nuk kuptojne.

Sqarimi pare,edhe per te nxjer ty nga konfuzioni,eshte se jam i njejti person, por nuk eshte faji im se ti ke vetem nje njesi matese si ne komente,po ashtu edhe ne vleresimin e komentuesve te tjere.

Kur diskutojme per fenomene te tilla si fushatat elektorale,ja lejoj lluksin vetes edhe te ironizoje(jo sarkazem si ti,e shume te tjere),te provokoj,edhe te bej humor duke perdorur sllogane te ksaj fushate,per faktin se edhe ppu do ishte shume monoton vetem me komentet e tua,te bubit,kryeneces,Ll,vlonjatit etj,qe gjendeni ne te njejtin krahe politik,nuk mund ta mohoni faktin,se pak opozite ishte mese e nevojshme ne kete blog,ndryshe do dukej si mbledhjet e frontit te PPSH.

Por kur vjen puna per te komentuar nje postim te tille,ku ne asnje rresht nuk merrte ngjyra politike,atehere diskutimi duhet te kaloj ne nje nivel tjeter, militantizmi dhe perkatesia politike,zevendesohen nga analiza racionale dhe jo emocionale.

Ngjarja e Gerdecit ishte dhe eshte pergjegjesi e shtetit,por ne te njejten kohe edhe e gjithe klases politike,qe nuk e kishte denoncuar me pare ate cfare po ndodhte aty,nuk e ke pyetur ndonjeher veten se nga dolen ato filmime me femijet?nuk eshte se ato ishin bere 1dite para tragjedise,por implikimi dhe interesat shkojne pertej asaj qe duan te na tregojne sot,ku te gjithe e kishin ngjyer sadopak gishtin ne qypin Gerdec,per ti shtuar kesaj edhe bashkepunimin amerikan,dhe ti e di se sa influenca ka usa ne politiken shqiptare,prandaj mos te nxitohemi e te flasim per pergjegjesi te njeaneshme

 

 Tani jam mese i sigurt qe je po i njejti, nje nga mbrojtesit e shumte. 

4 paragrafe per ti mbushur mendjen vetes se e ke per detyre  te balancosh nivelin e aciditetit ne peshkt. (sbesoj ta kesh kritikuar ti poziten e djeshme dhe opoziten e sotme me shume se sa e kemi kritikuar ne gjer me sot ketu te ppu) O lum peshku qe te ka ty, nihilistin me bindje te forta qeveritare!!!

I nderuar zoteri, faji kryesor nuk ishte i shtetit, pasi shtetit ne menyrat e veta reagoi. Ish presidenti kish kerkuar disa here takim me kryeministrin per kete ceshtje. Kish trokitur pa marr asnje pergjigje!

Faji ishte, dhe sot mbetet akoma, i kesaj qeverie dhe pushtetit qe ajo ka akumuluar. Presionet e vazhdueshme ne cdo allke te shtetit qe detyrimisht do te cojne ne situata te tilla.

Akoma nuk gjeni forcen morale per te pranuar se mbeshtetet njerez te pamoralshem qe vdekjen e shikojne thjesht si dem kolateral, pasoje e vendimeve kolegjiale qe qenkeshin dhene per te arritur qellime me te medha sic qenkesh mposhtja e terrorizmit global.

Sjam i sigurte  nese eshte mazokizem. Fundja shumica juaj jeni te investuar ne kete pushtet.

Edhe 1koment per here te fundit mbi kete teme:

Jam i gezuar qe dole nga konfuzioni,te pakten per 1here mendove ne me shume se nje dimension,me pak ndihme,por rendesi ka rezultati.(bac u kry)

1)Nuk ka pse ta kritikoj une poziten e djeshme dhe te sotme te ppu,kur fare mire e beni ju duke e bere edhe te bardhen te zeze,2)te ppu ta kesh te qarte se nuk vi per te balancuar po per te lozur,dhe argetuar,me reagimet e militanteve te majte,jeni shume qesharake;3)bindjet e mija nuk jane qeveritare,jane bindje politike te djathta,ndac me Berishen e ndac pa te une do votoj gjithmone PD. Ndersa ju socialistet keni nje kompleks te cuditshem,kur ju pyesin per ke votuat i shmangeni gjithmone pergjigjes,shpesh edhe duke e mohuar,mbase kjo vjen nga trashegimia?,nuk e di,shpresoj qe dikush te me jape nje pergjigje.

Reagimi shtetit ti quan Moisiun te dera  e Berishes?shiko cene se je larg ca gjera as nuk i di dhe as nuk i kupton,nese ka qene ne kryeministri duhet te kete kerkuar ose pjesen e tij te tortes si komandant i pergjithshem,ose e ka ngateruar me presidencen.

Faji per tragjedine ishte dhe eshte i politikes pa dallime majtas e djathtas.

Faji eshte i atyre qe e krijuan,perfituan,nuk e denoncuan,abuzuan duke e perdorur per qellime elektorale,dhe atyre qe sot nuk daun te vene drejtesi.

Sa bukur bashkepunuan per te krijuar kodin zgjedhor,per te ndryshuar kushtetuten,duke i dhene KM pushtet te pakufishem,me te njejtin zell pse nuk bashkepunuan per reformen ne drejtesi?,apo sepse kane nevojtoret e tyre te pa pastruara,dhe i kane bere gjykatesit e prokuroret me keq se analistet,ndryshojne ngjyren nga blu ne roze dhe anasjelltas sa her ndryshon ekzekutivi.

Ky postim ishte nje mundesi e mire per te diskutuar se si:

a)pushteti gjyqesor duhet te fitoje pavaresine e duhur nga politika

b)si te reformohet ky pushtet qe sot eshte i kalbezuar

c)kush jane rruget qe duhen ndjekur,per te dale nga kjo amulli

d)kush do te ishte modeli me i mire i gjyqesorit per Shqiperine,etj

Nese do te kishte pasur vullnet,dhe jo interesa per ta zgjidhur kete katrahure me nje reforem jo si ajo e kodit elektoral,sot ata familjare do te kishin marre drejtesi.

Ne te ppu mund te kishim dhene opinionet per keto probleme,sepse jam i sigurte se ne kete blog ka juriste mjaft te zote,dhe jo te ishim marre me fjale kafenesh,ku secili kthen filxhanin dhe thote brockullen e pare qe i vjen ne mendje.Nese diskutimi do te ishte kanalizuar ne kete nivel mund ti kishim shpetuar komenteve ku viktimat ktheheshin ne fajtor.

Per ta mbyllur se u zgjata shume,por sic i thone asaj fjale ''i mbyturi te terheq me vete''.Une ashtu si c`do i person tjeter nuk mund te marre mbi shpatulla fajet e politikaneve,dhe nuk kam arsye ti kerkoj te falur askujt si per ngjarjen e gerdecit edhe per te tjera qe mund te kene ndodhur,eshte nje llogjike qe s`mund ta pranoj,sepse ne kete menyre i bije qe cdo anetar i PS te me kerkoj te falur per Ramen qe nuk jep me leje ndertimi,dhe ne kete menyre e mban artificialisht te larte cmimin e banesave,per hater te miqve te tij,duke e nisur nga Dash Peza,Fidel Ylli,e duke perfunduar te G.ruci,A.Dade e company.

pssmileya per informacion nuk kam asnje lidhje me pushtetin,qe prej 4vjetesh mbas mbarimit te studimeve ne Itali punoj ne nje kompani te huaj,prandaj te jape nje keshille qe ti vesh fre paranojave.

Shendet e mireupjekshim.

 Ne fillim thash ta nderprisja leximin e komentit tend ketu:

"bindjet e mija nuk jane qeveritare,jane bindje politike te djathta,ndac me Berishen e ndac pa te une do votoj gjithmone PD. "

Por, corientimi qe tregon ajo qe ke shkruar me shtyu te lexoj me tej, me shpresen se mbase mbase ke ndonje fije ndergjegjieje.

Me vjen keq te te them se ndonese ndakemi te njejtin opinion mbi gjyqsorin, sic e kam shpreh me lart, nuk mund kurrsesi te bie dakort me kete. 

"Faji per tragjedine ishte dhe eshte i politikes pa dallime majtas e djathtas."

Jo mik, faji ishte dhe eshte i atyre qe perfituan direkt nga ky biznes i lyer me gjak!! Faji NUK ESHTE I PERBASHKET!!

Sa per ato, ju socialistet, i mbyturi te mbyt etj etj, te lutem shume thuji atyre te PD-se te ndryshojne perberjen e formularit standart mbi pergjigjet dhe sulmet ne internet.

Cfare ndodh kur avokatet e pales se akuzuar perpiqen te pengojne zhvillimin e gjyqit duke mos u paraqitur, edhe pse e justifikojne mospjesemarrjen e tyre? Sa here mund ta bejne kete?

Drejtesia Shqiptare  eshte shoqeri per aksione.Kur subjekti eshte fitimprures nuk shahet.

Zgjedhja e Mediut deputet eshte skandal politik. Tregon edhe mungese burrnie.

 

c'ishte ky maraz? jemi shume te vegjel ne njerezit per kaq shume djallezi.

 gerdeci ishte nje aksident fatal qe do ti kishte ndodhur edhe ps-se te ishte ne pushtet, apo jezu krishtit te ishte minister ne ate moment, ndaj mos e perdorni me si arme politike

si une e ka mendur edhe ai milet qe pastaj votoi pd, pasi mbi jeten e te vdekurve nuk duhet spekulluar

delijorgji ishte shok sa mik i berishes aq sa i rames, apo e kam gabim?

edhe mendja e njeriut, o elton, edhe goja, jane shume te vogla per kaq shume herezi.

C'lidhje ka per ke kane votuar njerezit? Shume absurde! Te kishin votuar edhe partine aline do kishte ndonje dallim?

Thelbi i letres se hapur eshte deshperimi i njerezve per drejtesi. Ketu duhen perqendruar komentet.

Rrugaci Mehdiu qe e "shpetoi" tyneli duhet te terhiqej zvarre ne sallen e gjyqit se jane me dhjetra njerez qe ju didgjet shpirti aty dhe besuan ne drejtesi.

Majkellin e varfer rahmet paste e moren me bizhama zvarre ne salle gjyqi ne amerike.

 

Qeveria pagoi dy pare te qelbura familjeve te demtuarve e ata nuk shohin me nga syte....Votojne PD....fshatçe.....Nuk behet fjale per drejtesi...eshte shume larg kjo egzigjence...Kush do ta kerkoje drejtesine ??

Dhe per te thene te njejten gje per te treten here ne nje shembull te qarte fiksimi:

“If you operate, which most of us do, from the premise that there are things about the contemporary U.S. that make it distinctively hard to be a real human being, then maybe half of fiction’s job is to dramatize what it is that makes it tough,” he said in an interview. “The other half is to dramatize the fact that we still ‘are’ human beings, now. Or can be.”

Zevendeso SHBA-ne po deshe. Kerko edhe emrin e autorit po te interesoi.

Nje pjese e madhe e komenteve nuk te lene asgje tjeter vecse hidherim.

Nxjerr perfundimin e pergjithshem (pas komenteve) qe fajin pse rri ne pushtet Berisha e ka populli, fajin pse rri ne pushtet Meta e ka populli, fajin pse rri ne opozite Rama e ka populli, po dhe po te kishte ndodhur e anasjellta, prape populli do e kish fajin. Fajin pse s ka drejtesi e ka populli qe voton per ata qe s te japin drejtesi. Fajin pse s'ngrihet njeri te protestoje e te kerkoje te drejtat, e ka prape populli. Jane bere te gjithe analizues te masave, populli e paska fajin final. Nuk e paskan fajin elitat politike socialistodemokratokapitalistomonstruoze, pronare te medias, pronare te gjyqesorit, pronare te ekzekutivit, pronare te legjislativit. Jo. Ata dhe krimet qe bejne i bejne se i mandaton populli. Keshtu qe populli hallall e paska. Dhe kete e thone shumica e komenteve te mesiperme, qe rastis te jete bere nga ju, populli!

Pse nuk i braktisen zgjedhjet gerdecaret? Pse votuan Berishen? Pse nuk bene greve urie? Pse nuk moren molotovet dhe guret per te thyer institucionet? Jua them une pse, jo per arsye te ndonje respekti, po per arsye frike. Jo frike nga berisha, jo frike nga pushteti. Eshte thjesht frika se te gjithe ata qe thone "pse s'u ngriten, si s'qelluan hundeleshe, ah te ishin leber a tropojane", edhe po te ngrihej gerdeci do te rrinte ketu duke bere komentuesin cinik. Askush nuk do te dilte ne shesh me ta. Sepse te gjithe e shohin si nje padrejtesi qe i eshte bere atyre katunareve te shkrete (a te poshter, si te doni). Nuk e kuptojne qe kjo eshte nje padrejtesi qe i behet te gjitheve. Kjo eshte arroganca politike qe te del duargjakosur ne mes te sheshit e te thote "te me rruash k*** se nuk me ben dot asgje, o popull i fragmentuar, o popull qe luften me te madhe e ke me vetveten".

 

ca ke mer, pse kapesh me peshkun me keq se une. s'e ka fajin peshku qe ne jemi kafshe. njerezimi eshte proces natyror.

une ngela zgjuar me nje film per futurizmin. ata ishin bere aq 'njerez' sa donin te beheshin prape 'kafshe'. ka halle e halle.

ps: nuk eshte ky sheshi per pershesh me qumesht, kaq ta hedhesh kokrren e lotit smiley

Ketu kemi aritur

Per gerdecaret ishte nje fatmiresie e madhe qe kishin ate fabriken e vdekjes. Sepse ata kishin ardhurne Gerdec ilegalisht, dhe nuk kishin pune dhe per ta mbetej e vetmja zgjidhje puna ilegale ne fabriken e vdekjes. Ku do te ishin ata po te mos ishin ne Gerdec? Do te ishin ne skerkat e Vermoshit ku ha pula gure dhe qeveria nuk ka mare asnje mase te zhvilloj ate zone. Ata ja dine per nder S Berishes se ai i lejoj te vijne ilegalisht ne ato troje qe nuk jane aspak te tyret dhe jo vetem i la te vinin ilegalisht por u siguroj dhe pune. Ata nuk dine se ne kete bote behet dhe pune legale Per ta ajo qe ndodhi ishte nje fatkeqesi qe prap nuk e kalon miresine e fatmiresine qe kane S Berishen. Ndaj ata votuan per PD dhe te tjerat jane thjesht lulka e zbukurome

Le ta themi te verten ashtu sic eshte dhe lote e krokodilit te politikaneve per te mare votat apo per tu dukur humane nuk e mbyllin plagen e Gerdecareve apo dhe plagen e tere shqiperise. Lotet e derdhura mbi plagen e Gerdecareve jane me kripen edhe me  virusin e keq te mafiozit, ato lote vetem sa e acarojne dhe krijone plage te tjera per Gerdecaret dhe per tere shqiptaret.

Ata jane  ilegalisht ne Gerdec,  dhe punuan ilegalisht ne nje fabrike ku  ata paten fatkeqesine e  vdekjes. Ilegaliteti i tyre ushqehet nga S Berisha. e klani mafioz . Por as familjet e viktimave apo vete viktimat nuk jane pa faj ne kete mesele, dhe ketu ne bashfajesine Brisha -Gerdecare gjendet pergjigjja perse ata votuan per PD

po femijet e vegjel fajet e kujt hoqen? kush i mbron te pambrojturit, apo i leme ne meshiren e papergjegjshmerise totale te popullit fajtor?

Ho mre, e kthyt me barcaleta? Jini aq te bindur se fajin e kane Gerdecaret qe votuan Berishen, sa qe harroni se i njejti pisllik do te kishte ndodhur ne dyert e gjykates edhe po te kishin votuar Ramen. Ju nuk jini per turp, ju jini per gjynah, qe edhe atehere kur flitet per drejtesi, e shnderroni muhabetin ne zgjedhje politike. Edhe ndeonje militant t'a mori vesh qe morem vesh qe si Rama, si Sala jane njeri me hale se tjetri. Tani mos na cani me pallen ke peshku po pati mundesi. Krrisni bythen po qe s'e s'dini te flisni per gje tjeter. Perndryshe heshtni ndonjehere, se nderoni veten, packa ju nderojme a jo ne qe ju njohim vetem pseudonimet. Ne rradhe te pare, une nuk e kuptoj se sa objektiv mund te jete Besnik Imeraj ne kete ceshtje, dhe sa bythe ka qe te rrije ende ne ate salle.

p.s. Ku eshte mor vlla ajo levizja qytetare qe filloi me MJAFTin? Ata te tymit te zi te zgjedhjeve nuk duronin dot e te mos prisheshin para kohe? Kur nuk gjen drejtesi Gerdeci, a nuk leshoni nje dore barut t'a gjeje drejtesine ndonje Gerdec. Fishekzjarre mo vlla, asigjo nuk kushtojne, pervecse i kushton vemendje ceshtjes gjithe bota. Se vallaj keto letrat e hapura...

O lul, ke te drejte, po nuk behet stan me lepuj.

O llukan, blend, penar apo alisa, a i fshini ca komente, se duhet me e rujt nje fije njerezie sado sado

 t’ju drejtohemi juve,si drejtuesit më të lartë shtetërorë, me shpresën që do të ndikoni që gjyqi më i rëndësishëm i Shqipërisë postkomuniste të kthehet në një gur themeli ..

Çuna...

O Çuna...

 

Ketu ka ..... padrejtesi nga te dy krahet.

Ju o Gerdecare dhe Shqiptare e meritoni kete sistem drejtesie (kamuniste) qe e keni zgjedhur vete......

Or kafshe. Thirrini mendjes. Padrejtesine nuk e meriton as i padrejti.

kot kto..fajin e ka "politika". Fajin e ka ai qe lejoi te ndodhte nje gje e tille. Ekzistenca e kesaj fabrike cmontimi armatimesh, kundrejt cdo lloj procedure apo kontrolli teknik, ishte katerciperisht e njohur nga Qeveria. Berishes i vdiq baxhanaku ne gerdec for f*cks sake...

Faji eshte i qarte -... po kto anetaret e PD-se ktu (qe te quajne militant, kur ne s'kemi as tesera e sjemi as pedera) duan patjeter ta lene fajin jetim. Biles biles do zhvarrosin ndonje nga ata punetoret e shkrete, do i vene nje bisht cigare ne goje, dhe fap e zgjidhen problemin. Hajt ua befte zoti ashtu sic e meritoni.

 

NOC.

O llukan, blend, penar apo alisa, a i fshini ca komente, se duhet me e rujt nje fije njerezie sado sado.

NJERZILLEKUN KERKOJE NE RRADHE TE PARE NGA ATA QE GATUAN KETE MEGAVRASJE PASTAJ  NGA PESHKU.

DHE NJE MENDJE MJERANE E KUPTOI SE KUSH ISHIN MENAXHERET DHE ATA QE SOLLEN KETE TRAGJEDI ...TI PO MBRON VRASESIT DHE PO SULMON KOMENTET, KJO NUK ESHTE KEQARDHJE NJERZORE. KJO ESHTE PABURRERI PER TE PARE TE VERTETEN NE SY. 

 JE GABIM 100%

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).