Kursi i këmbimit Euro-Lek

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi 133 Lek/Euro më datë 4 qershor, pikën më të lartë që nga shkurti i vitit 2004. Shtrenjtimi i Euro-s në këtë periudhë vere është i pazakontë nëse krahasohet me vitet e tjera kur zakonisht Euro ka qënë më i lirë në këto muaj të kthimit të emigrantëve, për tu shtrenjtuar pastaj në muajt e dimrit dhe pranverës si nëntor, janar apo edhe mars.

Ka një sërë treguesish të cilët mund të ndikojnë në kursin e këmbimit gjatë muajve në vijim por është e vështirë të parashikohet një forcim i shpejtë i lekut përtej muajit gusht. Jo të gjithë treguesit janë negativë, për shembull rënia e importeve ul kërkesën e tregut për Euro dhe pakëson presionin ndaj lekut por nga ana tjetër dërgesat nga emigrantët për këtë vit parashikohen të jenë më pak se në vitin 2008, vit ky që shënoi për vete pakësim në krahasim me vitin 2007. Nuk parashikohen të ardhura madhore nga privatizimet dhe, edhe sikur të ketë dëshirë, qeveria s’do ta ketë të lehtë të sigurojë hua në tregun ndërkombtar. Tani për tani nuk duket se ka shenja kërcënimi nga inflacioni prandaj Banka e Shqipërisë do ta ketë të vështirë të gjejë argumenta për të mbështetur një rritje të normës bazë të interesit, aq më tepër që një lëvizje e këtillë s’është çudi të kundërshtohej nga qeveria e cila ka nevojë për hua të lira për të financuar defiçitin e buxhetit. Gjithsesi, edhe në rast se do të kishte një rritje të interesit nga BSh, grafiku i mësipërm nuk duket se tregon një lidhje të fortë mes lëvizjeve të Bankës dhe kursit të këmbimit.

Një dukuri interesante sot në treg është shfaqja e interesave të shkallëzuara mjaft të larta për depozitat me afat në lek, për shembull Intesa Sanpaolo po ofron 16%, Emporiki 18% dhe NBG 17% për depozita me afat më shumë se 1 vit. Ulja e pritshme e këtyre normave të larta duhet të sjelli një dobësim të mëtejshëm të lekut.

 Grafiku i zmadhuar

21 Komente

Një dukuri interesante sot në treg është shfaqja e interesave mjaft të larta për depozitat me afat në lek, për shembull Intesa Sanpaolo po ofron 16%, Emporiki 18% dhe NBG 17% për depozita me afat më shumë se 1 vit

 

Ku i ke gjet mer keto interesa astronomike? A i ke pa ne onder? Hej na lujti menc budallai.

Ne faqen e saj ne internet Intesa Sanpaolo per nje vit per depozitat ne LEK ofron 8%. Ku e ka gjetur kete 16% ky une nuk e di.

Ndersa kursi i kembimit sot qe po flasim sipas BSH-se eshte 129.77 lek/euro.

Ky artiklli ose eshte bicim reklame per keto banka qe permenden ose jane thjesht ca fjale per kursin e kembimit medemek se po behet nami.

Me siguri autori ka ngateruar interesat per kredite me ato te depozitave. Nejse nje ngaterese e vogel eshte dhe ja falim.

LLukan,

afroje me shume grafikun dhe beji me dite ose vetem per kete vere... duhet te kesh data

 

Hidhi nje sy  web site te bankave dhe jo artikujve te gazetave. ISP Albania psh depozitat me afat 1 vjecar i ka aktualisht 7% dhe ato ne 2 vjet vetem 8%. Kjo eshte e verteta.

...Kjo eshte e verteta....

Mire, mire smiley

Ajo lidhja qe te solla nuk eshte "artikull gazete" por "reklame e shitur si artikull". Gjera te ketilla nuk i bejne gazetaret vete por i vijne nga bankat direkt.

Ll,

I meanr this: http://finance.yahoo.com/q/bc?s=EURALL=X...

mendova se do ishte interesante te shikohej trendi i Euros kete vere. Duket sikur para zgjedhjeve euro ra ne vlere sepse erdhen shume emigrante (per te votuar kombinuar me pushimet e veres). Gjate diteve te zgjedhjeve dhe ne vazhdim shikoj nje forcim te euros qe mund te kete te beje me nje pasiguri politike qe mbizoteroi ditet e zgjedhjeve (kujto dhe qe per rreth nje jave nuk kishim ndonje rezultat). Nga mesi i korrikut euro ra perseri, dhe kjo mund te shpjegohet me kulmin e sezonit qe korrespondon me gjysmen e dyte te korrikut dhe gjysmen e pare te gushtit.

Gre,

Ajo qe me intereson me teper eshte ecuria e EUR-LEK gjate muajve pas shtatorit. Grafiku ne shkrim tregon qe piken me te ulet EUR e ka pasur cdo vit ne vere (pervecse ne 2007-en kur pika me e ulet eshte ne dhjetor por edhe atehere vera shenoi ulje te ndjeshme). 2009-a i ngjan pak 2005-es (vit zgjedhor edhe ky) por ne ate rast rritja e kursit ndodhi ne periudhen janar - mars ndersa ne 2009-en rritja eshte ne periudhen janar - qershor. Shkurt, nese pranohet qe pika me e ulet eshte vera, atehere sa mund te jete vlera me e larte ne periudhen shtator-nentor? Kjo eshte ajo qe me terheq.

Nderkohe nja dy gjera sa per diskutim.

1- Kursi nuk duket se ndikohet fare nga veprimet e Bankes se Shqiperise ne lidhje me normen baze te interesit. Ne kete rast kjo ose verteton qe interesat e sistemit bankar nuk ndikohen fare nga veprimet e BSh prandaj nuk ka levizje EUR/LEK ne keto raste, ose qe nuk ka interes ne treg per te perdorur arbitrazh me monedhat.

2- Balkanweb ka sot nje lajm qe pretendon se BSh ka nderhyre ne treg per te mbajtur EUR ne nivel te larte dhe per te ndaluar renien karakteristike te veres. Per mendimin tim, nese eshte e vertete qe BSh ka nderhyre ne treg duke blere EUR atehere kete nuk e ka bere kurrsesi per te mbajtur EUR ne nivel te qendrueshem sepse BSh i intereson nje EUR me i dobet (ul inflacionin, zvogelon rrezikun ndaj sistemit bankar te huamarresve ne EUR etj). Nje shpjegim me i llogjikshem per blerjen e EUR nga BSh do te ishte rritja e rezervave ne EUR nga Banka per tu perdorur ne muajt ne vijim nese ka vleresim te theksuar te EUR.

Ll.

 

Llukan,

po bejme import 1000 usd . Vjet llogaria e taksave doganore dhe tvsh behej me 78 leke/usd  simjet behet me 100 leke/usd.

Ku mendon ti se realizohet e ardhura e buxhetit ke taksa e sheshte ? smiley

Eshte vjedhje me ligj dhe perkeqesim i te ardhurave reale. Pikerisht kjo taktike i mban akoma cmimet edhe te prodhimeve vendase sezonale ne nivele me te larta se ne te njejten periudhe nga vjet.

Edhe ti do veproje ne te njejten menyre. Kete vit te vecante smiley , dmth vit elektoral dhe pa FMN perqark mos u habit shume qe eshte si ndryshe nga vitet e tjera.

Kur t`ju duhet per te thene qe kemi sukses ne turizem do thone qe simejt ka 4 milione turiste , ndersa kur te raportojne vrimat e monedhes se pjerdhosur do thone se ndikuan per keq reminitancat e emigrnateve per shkak te krizes globale.

NE Shtator do kete mbase ndonje regullim te ligjit te buxhetit se keshtu si jane pune deficiti mund te shkoje nja 7 % edhe mbas te gjithasforcmeve teorike qe mund te bejne.

Ene lene Fullanin rehat se ai eshte i shkolles qe nje banke e nivelit te dyte nuk mund te mbrije me shume se 10 000 euro fitim mbas detyrimeve.

P.S. 10 000 nuk eshte numur gabim, se mos e kujton qe nuk njof numrat smiley

Koth,

Largqofte. Ti po thua qe qeveria jone po ja veshtirson jeten popullit te thjeshte me vetedije te plote smiley

Jo tani me rrufte leshte ai i majti qe po hyn ne qeveri.

Bile te marre ne drejtim edhe Komisionin e ekonomise ne parlament e te vere ne krye Lefter Koken qe i njeh mire keto punet e deficiteve dhe te ardhurave nga doganat. smiley

Jo , see natarova  : te vene Lefter Maliqin ( SI kryetar komune i zgjedh nga LSI po deputet i PD-se ) se e zgjidh ai kete pune.

Tani me jep xhevap ti mu si do behet puan e komisioneve parlamentare qe i bie qe ne shumice t`i komandojne te majtet ? Se nja 7-8 deputete do jene ne qeveri, nja 2 ne kryesi te kuvendit  nja 4-5 jane idiote te lindur  ( Fidel Ylli, Lefter Maliqi , Paulin Sterkaj , Cim Hysa ... ) dhe raporti do ngelet ne favor te te majteve neper komisione parlamentare. Lemsh mer xhan lemsh dhe vetem perenia e di fatin e kallaballukut.

Kush do qeverise mer Llukan kush ? Se nuk behen numrat nga e djathta per ti kalu ligjet pa deputetet inatcinj te PS.

Do e degjenerojne qeveriun hajdutet mer Llukan se e kane ne dore dhe gjeje ti si mund ta formulosh frazen duke perdor keta kundrinore te drejte : thiken, palcen , pipelli smiley

He se mos harroj, ti fusin dhe nje rritje te re cmimit te energjise se rriten te ardhurat nga TVSH smiley

 

Shyqyr qe u sqaru nga komentatoret ketu se dhe une u cmena nga ato shifrat aty. Kursi i vertete ka per te dale aty nga shtator-nendori sic thote dhe Llukani, dhe per te qene me te sakte aty nga fillimet e qeverise se re, qe mund te jete shtatot-tetori.

Ll,

jam dakort me piken tende te pare. Une nuk mendoj se interesat ne Euro apo ne leke jane ato qe e percaktojne kursin e kembimit midis ketyre monedhave. Duke patur parasysh krizen globale (qe shpresojme eshte duke kaluar) une them qe leku ka qene pak a shume stabel dhe shvleresimi mund te kishte qene me i madh. Per kete duhet te jemi te lumtur. Gjithashtu, diskutimi yne nuk eshte i plote sepse Euro para disa javesh u vleresua ne tregjet boterore edhe ne krahasim me monedhat e tjera si dollari psh. Po duket sikur turistat/emigrantet po bejne punen e tyre kete vere dhe gjithashtu (shume interesante) ne grafikun qe ti solle mund te shohim efektin e mosperfundimit te procesit zgjedhor. Per periudhen shtator-nentor, emigrantet do ikin, dhe ekonomia boterore nuk do te forcohet aq shume sa te permiresoje eksportet e Shqiperise. Gjithashtu deficiti do rritet. Nga ana tjeter klima politike do te jete me qete. Une mendoj se ne vitin ne vazhdim do jete tek 125-130

Une mendoj se ne vitin ne vazhdim do jete tek 125-130

Ndersa mua me shtyu ta pergatisja ate grafikun parashikimi i zymte i nje te njohuri qe thote 1 EUR = 150 Lek ne fund te vitit....

parashikimi i zymte i nje te njohuri qe thote 1 EUR = 150 Lek ne fund te vitit....

i zymte per ty ishalla, jo per ne refugjatet smileysmiley

Parashikimi im per lekun eshte qe ne fund te Shtatorit 2009 do te shkoje tek 139 - 140 leke = 1 Euro dhe ne fund te Janarit 2010 rreth 149 -150 leke = 1 Euro. Te shohin se sa i sakte do te jem megjithese une kurre nuk gaboj.  smiley

smiley

Nja dy fjale nga personi "qe i ka bere parashikimin e zymte" Llukanit:

Nese dicka identifikohet si "rrezik" (= risk) nga ne qe merremi profesionalisht me kete pune,  qe ne momentin qe kjo ndodh, per ne nuk perben me rrezik. Kursin deri ne fund te vitit, e sigurte se do e kesh 150 leke, madje do merret vendim per kurs fiks kembimi per nje periudhe 5 vjecare (1 Euro = 150 ALL) deri ne futjen (hopefully) ne BE.

Shqiperia ne BE per nje periudhe 5-vjecare? Te pershendes me kengen Dream dream dream...Dhe ne fund te fundit futja ne BE per ne do te ishte e demshme ne kete stad qe jemi, le te jemi realiste. Edhe ajo pak industri qe kemi do te mbyllej qofte per mosplotesim normash mjedisore qofte per kushte mizerabel pune, plus bujqesia jone do te shkaterrohej komplet.

Ata qe shohin futjen ne BE dhe te ashtuquajturin "integrim" si panacea per te gjitha hallet tona u injektojne doping shqiptareve. Me mire te ulim koken dhe te punojme vete, kaq te veshtire e paskemi?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).