Kur dikush guxon të prishë hesape mafioze

Mund të ketë qëlluar shumë rrallë që të jem zhgënjyer nga njerëzit e zhganit politik shqiptar. E për ç’dreqin do të duhet të zhgënjehem? Ne të gjithë mund të zhgënjehemi kur gjendemi të tradhtuar në besimin tonë, apo kur nuk na përmbushen pritshmëritë që kemi. Mirëpo për ç’besim e për ç’pritmëri duhet të flasim lidhur me politikanët shqiptarë? Mjafton një bisedë e shkurtër me pjesën më të madhe të tyre, për të kuptuar njëherë e përgjithmonë se ata nuk janë në gjendje (ndoshta as që u shkon në mendje; apo ndoshta as që kanë dëshir&eumlsmiley të përcjellin tek ty idenë se ata e kanë një minimum dinjiteti, një minimum sqime, një minimum morali, një minimum pasioni politik, një minimum dini dhe imani: shkurt, ata mund të jenë të aftë për të të gënjyer, por jo për të të zhgënjyer.

Është lajm i bukur pra, të marrësh vesh se në këtë Shqipërinë tonë ka ende njerëz që mund të të zhgënjejnë. Por është lajm edhe më i bukur të marrësh vesh, se ka njerëz që nuk të zhgënjejnë. Njëri syresh e ka emrin Pëllumb Xhufi, dhe duhet të jenë me mijëra ata që mendojnë si unë në këto moment. Mes tyre duhet të ketë edhe socialistë të Edi Ramës, të cilët, për hir të së vërtetës, duhet ta qepin gojën në këtë rast. Socialistët nuk kanë asnjë të drejtë (asnjë, për be), as të zemërohen me lapërdhitë e Ilir Metës, as të duartrokasin maverick-ë të llojit të Pëllumb Xhufit. Duhet ta qepin gojën pra, ashtu siç e kanë qepur për gjithë atë kohë, në harkun e së cilës Edi Rama e të vetët nuk ditën të gjejnë punë tjetër, veçse t’i qepen me bukë në torbë LSI-së. Duhet ta qepin tok me kryetarin e tyre, i cili edhe mund të kuptohet teksa përdor si pancir të lidershipit të vet lapërdhinë e Ilir Metës, por nuk mund të ngjërohet teksa i thotë publikut: “Hë, e shihni kush është Ilir Meta? A nuk ju thashë?” Personalisht dhe parë aposteriori, nuk më vjen hiç keq që aleanca Rama-Meta nuk u bë, por të gjithë e dimë (socialistët më shumë se të tjerët), se kjo aleancë nuk e bë, jo ngaqë mendohej se Ilir Meta kishte përgatitur prej kohësh aleancën e këtyre ditëve, por ngaqë Edi Rama ishte në parim kundër tezës për të ndarë pushtetin e pritshëm.

E thashë sa më sipër, për të denoncuar një lloj solidariteti të shtirur socialist ndaj Pëllumb Xhufit. Qëndrimi i këtij të fundit meriton mbështetje, por jo nga ata, të cilët së pari janë ngazëllyer prej vendimit të LSI-së (s’ka gjë se këtë ngazëllim e maskojnë me një histeri kundër Ilir Metës), e së dyti, nuk do t’i falnin qëndrime të tilla, në rrethana të ngjashme brenda partisë së tyre. Përkrahja e Xhufit ka vlerë veç në rastin kur gjesti i tij kuptohet.

Po tentoj unë ta bëj këtë, duke thënë fillimisht, se e gjithë kjo klimë politike, në të cilën sjellja politike e shumëkujt diktohet nga presione rrugaçërore e nga tundime lapërdhare, është produkt i lëshimeve që njerëz si Xhufi bëjnë herë pas here me idenë se: “Hajt mo, në këtë vend po ndodhin gjëra më të tmerrshme”. Kjo ide i bën të mirëkuptojnë lloj-lloj të pabërash të shefave të partisë, dhe harrojnë në këtë mes, se lësho këtu e lësho atje, vjen një moment kur kupton se e gjithë kjo klimë, jo vetëm është krijuar edhe prej teje, por kjo, është ç’është, kthehet kundër teje. Ky është mëkati i vetëm Xhufit dhe i njerëzve si ai në politikën shqiptare.

Por thënë kjo, vijmë tani te gjesti që meriton të përshëndetet e të përkrahet. Të paktën për tri arsye. Së pari, Pëllumb Xhufi, edhe pse ka treguar në një numër herësh që i pëlqen dhe i justifikon kompromiset në politikë, këtë herë del e u thotë pehlivanëve e ustallarëve të ujdive që s’ka kandar t’i mbajë: “Ah, prisni! Deri këtu, jo. E kam xhan partinë, i bindem dhe vendimit të shumicës, por nuk ju vij më nga pas. Kësaj i thonë t’i japësh munxët vetes”. Së dyti, nuk është e lehtë të ngresh zërin kundër në forume politike të talebanizuara. E përfytyroni dot një sallë të mbushur me njerëz të identifikuar me udhëheqësin e veç me udhëheqësin? Është një sallë absolutisht e frikshme, aq sa mund të të duket si një gojë që bëhet gati të të kafshojë. Përfytyroni tani situatën, në të cilën ju doni të dilni te foltorja përballë turmës njëngjyrëshe e në të cilën duhet të ngriheni kundër zërit e vullnetit të udhëheqësit! Gjëja më e parë që të vjen në mendje, janë qindra sy e shikime të përshkënditura e qindra fytyra të hakërryera, ndërsa gjëja më e rëndë është përthyerja e dhunshme e këtij tërbimi. Kjo ndodh, kur kompaktësia partiake ngrihet, jo veç mbi besimin te lideri, por ngrihet dhe mbi interesat e mëdha informale e të paligjshme që janë në lojë. Dua të them se është gjë me shumë zarar kur guxon të ngrihesh kundër një vendimi të marrë me logjikë mafioze e për qëllime mafioze. Ajo sms-ja kërcënuese që mbërriti në inbox-in e Xhufit nuk duhet të jetë hiç ashtu siç u shpjegua nga ai vetë me tepër delikatesë, d.m.th punë rakie e gjize. Ai është një kërcënim që bëhet prej atyre, të cilët e kanë detyruar Ilir Metën ta marrë vendimin për t’u bërë tok me PD-në veç një orë pasi Sali Berisha bëri ofertën (shumë e çuditshme kjo gjë, ndërkohë që kishte kohë sa të donte për t’u shtirur sikur po e mendonte dhe po e tirrte gjerë e gjatë këtë pun&eumlsmiley e të cilët shohin te ky vendim një interes të tyrin jetik. Reagimi i autorëve të sms-së nuk vjen pra, prej një zemërimi politik, përkundrazi, vjen prej një motivimi mafioz. Dhe është, mesa duket, vetë kupola e partisë që vepron me një mentalitet mafioz. Është e tërë politika shqiptare që po ecën asaj rruge, në të cilën të gjitha aleancat e të gjitha diatribat politike do të kenë me hir a me pahir, një motivim mafioz.

 

13 Komente

bobobbo perseri Muç Nano . Po mjaft o Krye Peshq, se na dalldiset me kete, pseudo gazetare te shitur.

 

 

smiley

 

 

Nice shkrim 5* per Mucin ,

Si zakonisht ky Nano-ja tjeter shpalos te gjithe erudicionin e tij e analizen logjike ne rastin Xhufi.Problemi eshte se ai nuk thote qarte aspak se per çfare behet fjale,si eshte çeshtja,ose modestesisht une nuk e kuptova.Gazetaria investigative eshte nje specialitet i veshtire...Nejse...di gje njeri te na spjegoje se per ç'behet fjale?

Disa njerez gjerat i kuptojne me vonese, kjo eshte mese normale. Mere shkrimin per detyre shtepie dhe nese prap nuk e kupton, konsultoju me te tute.

Zana, shiko lajmin më poshtë, të marrë nga 'Gazeta Shqiptare'

Konventa e LSI, Xhufi: Më kërcënuan me jetë» Dërguar më: 08/07/2009 - 13:00   Darina Tanushi

Kundërshtimi i marrëveshjes Meta- Berisha i ka kushtuar shtrenjtë nënkryetarit të LSI-së, Pëllumb Xhufi. Ai tregoi dje, për herë të parë pas kaq ditësh në Konventën e partisë se, ka pasur kërcënime për shkak të qëndrimit të tij. “Kam marrë ca mesazhe, edhe kërcënuese për jetën që vijnë nga ana jonë. Unë dua të them se as blihem dhe as shitem. Këto mesazhe vijnë era raki me gjizë”, - është shprehur Xhufi, në sallën e Konventës, ku nuk kanë munguar edhe reagimet nga salla. “Jam nga ata që nuk më duket bashkëpunimi me kryeministrin Berisha një tragjedi. Kam qenë shumë vite jashtë shtetit dhe njoh bashkëjetesa të tilla. Por, për rastin tonë, mendoj se u dogjën kohët, sepse kishim lënë që bashkëpunimin me koalicionet ta diskutonim pasi të kishim ankimimet për zgjedhjet dhe të dilte rezultati përfundimtar”, - sqaroi nënkryetari i LSI-së në kohën kur transmetimi televiziv ishte ndërprerë pikërisht në momentin kur ai filloi të fliste. “Ne kemi një axhendë tonën afatgjatë. Ne e kemi thënë që në çdo rezultat zgjedhor, LSI-ja do të bëhej katalizator i së majtës. Mendoj se ka dhe mënyra të tjera që të mbështesim qeverinë, por jo të përfshihemi në të”, - deklaroi ai. “Mund të votojmë qeverinë dhe ligjet e saj, por jo të përfshiheshim në qeverinë Berisha. Të paktën të kishim pritur që në selinë tonë të vinin partnerët e mëdhenj, ambasadori amerikan, ai i OSBE-së, i BE-së etj., që të na kërkonin këtë bashkëpunim me qeverinë e djathtë”, - propozoi Xhufi, që ka qëndruar tepër serioz dhe pa duartrokitur në podiumin e Konventës.

Kete duhet te thoshte ne fillim ky Nano-ja tjeter....Flm,Gjilpera apo Gjilpana smiley

Cdo Komb ka nje 10% inteligjence ,qe eshte e afte me shume kujdes te menaxhoje kombin e vete ,por kur ne Shqiperi ,nuk kemi as 10% te 10% te inteligjences ,i bie qe tranzicioni dhe e ardhmja e kombit te jete shume i vonuar .

10% te inteligjences menaxhuese te kombit tone ,eshte krejtesisht i pa afte dhe grindavec ,ndaj dhe gjerat nuk ecin mire per kombin .

Ky 10% i inteligjences ,dhe me kete une nenkuptoj aftesine dhe mundesine per tu marre me politike ,dmth kulture politike ,mundesi financiare ,akomodim normal ,per te kryer nje aktivitet ne kushte normale ,te gjitha keto nuk I mungojne nje inteligjence ,atehere pse  ndodh nje deformim i tille i demokracise !!?

Kulti i individit eshte aq i madh sa pothuajse ne Komunizem ,ku te gjitha fitoret i dedikoheshin Udheheqsit njeshit te Partise ,Yrraaaa Sali Berisha ,Yrraa Edi Rama !!!!

Nje popull i mashtruar si ky i yni nuk mund ta gjesh kerkund.As nje here sheshet e Tiranes ,Durrsit ,Fierit ,Elbasanit ,Shkodres ,nuk jane mbushur per problemet me sociale qe i shqetsojne komunitetet!

Del njeshi aty tek sheshi dhe yyrraaaaa ,populli !!! Ky eshte deformimi i demokracise se vertete.,a e dini se cfare mund te ndodh ne se ne Itali Qeveria ul pensionet ,rrit taxat ,nuk siguron sherbimet publike si duhet ,vjidhen taxat nga fondet publike ,ose marrin vesh nepermjet shtypit per nje gje te ngjashme korrupsioni me fondet publike, behet nami ,dhe jo vetem ne Itali !!

Ne Shqiperi ceshtjet e korrupsionit te perfolur te qeverise dhe te qeveritareve ,harrohen ose manipulohen !! kjy eshte nje skandal !

Ne Itali te siguroj une qe nuk behet hiç nami....Nuk eshte se ne vendet e tjera nuk ka korrupsion.Ka edhe ne Amerike ,ne Angli madje edhe ne Kine qe ka denim me vdekje per kete krim.Problemi eshte sesa korrupsion ka,sa eshte i pranishem ne jeten e perditshme,sa eshte indeksi ,sensacioni i korrupsionit....

persa kohe muc nano do merret me komentimin e deklaratave personale te njerezve te pervecem dhe nuk do t'i hyje nji analaze te mirefillte shkak - pasoje, per mu ka me ngel nji gazetaruc me teper ne gazetarucine shqipare.

Kur nuk ke c'a komenti t'i besh komentit te vete personit, me mire mos u nis me bo shkrim !

5 per Mucoin pese me yll

 

Së dyti, nuk është e lehtë të ngresh zërin kundër në forume politike të talebanizuara. E përfytyroni dot një sallë të mbushur me njerëz të identifikuar me udhëheqësin e veç me udhëheqësin? Është një sallë absolutisht e frikshme, aq sa mund të të duket si një gojë që bëhet gati të të kafshojë. Përfytyroni tani situatën, në të cilën ju doni të dilni te foltorja përballë turmës njëngjyrëshe e në të cilën duhet të ngriheni kundër zërit e vullnetit të udhëheqësit!

Kjo ndodh, kur kompaktësia partiake ngrihet, jo veç mbi besimin te lideri, por ngrihet dhe . mbi interesat e mëdha informale e të paligjshme që janë në lojëDua të them se është gjë me shumë zarar kur guxon të ngrihesh kundër një vendimi të marrë me logjikë mafioze e për qëllime mafioze

 

 

Ai është një kërcënim që bëhet prej atyre, të cilët e kanë detyruar Ilir Metën ta marrë vendimin për t’u bërë tok me PD-në veç një orë pasi Sali Berisha bëri ofertën (shumë e çuditshme kjo gjë, ndërkohë që kishte kohë sa të donte për t’u shtirur sikur po e mendonte dhe po e tirrte gjerë e gjatë këtë pun&eumlsmiley e të cilët shohin te ky vendim një interes të tyrin jetik. Reagimi i autorëve të sms-së nuk vjen pra, prej një zemërimi politik, përkundrazi, vjen prej një motivimi mafioz. Dhe është, mesa duket, vetë kupola e partisë që vepron me një mentalitet mafioz. Është e tërë politika shqiptare që po ecën asaj rruge, në të cilën të gjitha aleancat e të gjitha diatribat politike do të kenë me hir a me pahir, një motivim mafioz.

Muco me paske lexu ketu te peshku smiley  Me behet qefi qe kam njerez si ty qe ndajme te njejtin mendim. Me deshperon mendini se kam te drejte ashtu sic me deshperon mendimi se njerez me ide dhe shkolle si admin me censurojne dhe me futin ne karantine pikerisht per keto ide

5ce me yll Muco

shkrim sh i mire. mberrin te vleresoje gjestin politik, duke e ndare nga personi.

 "....Së dyti, nuk është e lehtë të ngresh zërin kundër në forume politike të talebanizuara. E përfytyroni dot një sallë të mbushur me njerëz të identifikuar me udhëheqësin e veç me udhëheqësin? Është një sallë absolutisht e frikshme, aq sa mund të të duket si një gojë që bëhet gati të të kafshojë..."  

"....Dhe është, mesa duket, vetë kupola e partisë që vepron me një mentalitet mafioz. Është e tërë politika shqiptare që po ecën asaj rruge, në të cilën të gjitha aleancat e të gjitha diatribat politike do të kenë me hir a me pahir, një motivim mafioz..." 

 

Prandaj eshte e rendesishme qe kryetaret e partive, dikastereve, bashkive, komunave, kryeministris, presidences, etj. te mos lejohen te zgjidhen me shume se dy here, dhe ne kryesi (si antare te saj apo te bordit drejtues) te mos lejohen me shume se tre mandate apo tre here pjestare. Imagjinoni njerez qe zene rrenje ne nje institucion si drejtues,  ku mbasi ka krijuar tarafin e vet, eshte e veshtire ta shkulesh apo dhe te futesh frymen e re, mendimin bashkohor. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).