Kroaci, kryeministri Sanader jep dorëheqjen

Kryeministri kroat Ivo Sanader dha sot dorëheqjen nga posti dhe deklaroi se në të njëjtën kohë do të largohej nga politika.

"Kam vendosur të tërhiqem nga politika aktive dhe të mos garoj për postin e presidentit të vendit", deklaroi Sanader në një konferencë shtypi ku bëri të ditur vendimin e papritur të dorëheqjes nga posti i kreut të ekzekutivit kroat.

Media lokale kishte spekuluar më parë se Sanader do të kandidonte për postin e presidentit në fillim të vitit 2010 dhe për këtë arsye do të largohej nga posti i kryeministrit.

3 Komente

Mos more ... Na fiku reaktorin e atomikut !!!!! smiley . Mbetem vetem tani me duket ...s'ka me investime ne GRUP smiley

lere se na preu krahet. Kom hall se mos i shkon edhe Sules ne mend me u terheq  smiley    

Ju shkruani cfarë të doni, por Sanaderi është njeri inteligjent dhe patriot. Punoi 6 vjet si kryeministër. E futi vendin e tij në NATO, por në BE nuk mundi (kuptohet nga bllokimi i Sllovenis&eumlsmiley. E kuptoi se nuk mund të bënte më asgjë dha dorëheqjen dhe iku me nder.

Sanaderi nuk është as si Berisha, as si Nano ,as si Rama, as si Ramiz Alia, as si Meta e as si asnjë plerë që në shqipëri u thonë politikanë.

Sanaderi është nacionalist kroat. Ne shqiptarët kemi shumë të mësojmë nga ai dhe nga politikanëtz e kalibrit të tij duam apo nuk duam ne.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).