KQZ shpall fituese të djathtën pa numëruar kutitë me votat

(e.n/Balkanweb)

Ora 21:48- Kur kanë mbetur ende pa u numëruar kutitë e Qarkut të Fierit, në të cilat janë varur shpresat e dy partive kryesore për një mandat në këtë qark, zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet paraprake të kutive të numëruar duke i dhënë 71 mandate koalicionit të djathtë Aleanca e Ndryshimit.

Socialsitët pretendojnë mandatin e nëntë në Fier, cka do të bënte të mundur barazimin në rang mandatësh mes të majtëve e të djathtëve, por KQZ ja ka llogaritur këtë mandat demokratëve duke mos marrë parasysh se numërimi i kutive në qarkun e Fierit nuk ka përfunduar ende. Sipas zëdhënësit Olli, për qarkun e Fierit, Aleanca e Ndryshimit  ka 7 mandate kundrejt 8 mandateve të Partisë Socialiste dhe 1 te LSI-se. Ndërkohë në KQZ vazhdon procesi i numërimit të kutisë së pestë të KZAZ-së së Fushë Kuqes, ndërsa nuk janë numëruar kutitë e 3 KZAZ-ve të Fierit.

Kështu, Olli ka bërë të ditur se paraprakisht koalicioni Aleanca e Ndryshimit ka siguruar 71 mandate kundrejt 65 mandateve të Bashkimit për Ndryshim dhe 4 mandate të Aleancës Socialiste për Integrim.
KQZ thekson se nga 4703 kuti të nuëmruar deri në këto caste, koalicioni i djathtë rezulton të ketë 46.69% të votave ndërsa Bashkimi për Ndryshim 45.36%. Aleanca Socialiste për Integrim ka siguruar 5.56% të votave.

Ora: 22:37- Subashi: E befasuar nga deklarata e Ollit, është shpërdorim detyre

Nënkryetarja e KQZ, dëshira Subashi ka deklaruar përmes një konference për mediat se është e befasuar nga deklarata e zëdhënësit të Komisionit duke e konsideruar atë si një shpërdorim detyre.
“Askush nuk mund të përkthejë shifrat në mandate pa një vendimarrjë të Komisionit qendror të Zgjedhjeve. Jemi shumë larg momentit deri në certifikimin mandateve, procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende, ky është një informim jo i rregullt i publikur që mund të ketë edhe pasoja politike përderisa nuk është marrë asnjë vendim nga KQZ” u shpreh Subashi.

Nënkryetarja e KQZ ka hedhur poshtë cdo deklaratë të zëdhënësit të Komisionit që publikoi shifrat e rezultatit paraprak të zgjedhjeve duke i dhënë koalicionit të djathtë 71 mandatë , kur edne nuk ka përfunduar numërimi i kutive të votimit.
“Vendimi për rezultatin përfundimtar duhet konfirmuar me vendimmarrje të KQZ. Cdo vendim shpallet pasi të mblidhet Komisioni dhe të vendosë. Lidhur me deklarimin e Ollit, jemi para një veprimtarie qe nuk lidhet me KQZ, jemi para një shkelje të detyrës” theksoi Subashi.

Ora: 22:24- PS: Deklarata e Ollit, zbati i urdhërit politik të Berishës

Partia Socialiste e ka konsideruar deklaratën e Zëdhënësit të KQZ si zbatim të një urdhri politik të kryeministrit Berisha.
“Para pak minutash, për shkak të Berishës dhe degjenerimit që po i bëhet procesit zgjedhor, me urdhër të tij KQZ nuk i ofron popullit rezultatin real të zgjedhjeve” u shpreh kryetari i Asamblesë të PS, Gramoz Ruci.
Partia Socialsite akuzon kryeministrin Berisha se po cenon rëndë standardet e zgjedhjeve, “duke u munduar të marrë një mandat që nuk ja dha populli në 28 qershor”.
Ruci i bëri thirrje Berishës të mos i imponohet popullit si kryeministër.
“Deklarata është një shkelje e kushtetutës dhe e kodit elektoral, në zbatim të urdhërit të kryeministrit” theksoi Ruci.

Kryeministri Berisha shpreh falënderimet dhe mirënjohjen për urimet e marra
 
www.km.gov.al

Jam këtu për të shprehur mirënjohjen time më të thellë, urimet e mia më të përzemërta për dhjetëra e mijëra qytetarë shqiptarë, të të gjitha moshave, burra, gra, fëmijë, të rinj e të reja, të moshuar, nga të katër anët e Shqipërisë, nga Kosova e të gjitha trevat shqiptare, nga diaspora dhe emigracioni shqiptar në të gjitha vendet e Europës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja dhe vendet e tjera për mesazhet që më kanë dërguar dhe urimet që kanë formuluar, nga data 29 qershor e deri më sot.

Pasi kam lexuar një për një dhe me shumë mirënjohje e respekt çdo mesazh, në pamundësi për t’iu përgjigjur me mesazh e sms gjithësecilit, edhe një herë i shpreh atyre falënderimin më të përzemërt dhe i uroj gëzime, suksese dhe mbarësi atyre dhe familjeve të tyre. Urimi që ata kanë formuluar për mua është një inkurajim dhe obligim i madh, por edhe një energji e vërtetë në projektet e ardhshme për këtë vend. Faleminderit.

Meqenëse sot kam dalë këtu, për të përshëndetur ato dhjetëra e mijëra shqiptare që më kanë dërguar mesazhe urime, nuk kam ndërmend të marr asnjë pyetje tjetër, por kërkoj njerëzisht  nga ju që në valët e ekranet tuaja të përcillni këtë falënderimin miqësor timin ndaj tyre. Faleminderit.

03/07/2009

 

18 Komente

Lajmi qe AN ka marre 71 deputete duhet te ishte te kryesoret. Apo akoma vazhdoni te genjeni veten se PD ka humbur dhe PS ka fituar?!

Pastaj, eshte dhe ky lajmi ketu:

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numrimin e votave në gjashtë kutitë e ardhura dy ditë më parë nga Fushë-Kuqi. Deri më tani ka nisur të numërohet vetëm kutia e parë, e cila përmban 334 vota dhe Partia Demokratike është në një avantazh të dukshëm ndaj Partisë Socialiste. Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të fillojë të numërojë edhe kutitë e tjera të ardhura nga KZAZ-të nga qyteti i Fierit.

http://tvklan.tv/lajmi.php?id=5970

Dmth je ti që nuk e paske marrë vesh mirë muhabetin... sepse edhe artikulli atë po thoshte: "Nuk ka përfunduar numrimi i kutive dhe dikush shpall fitoren" Atë fitore e shpall vetëm KQZ-ja pasi NUMËRON të GJITHA votat.

KQZ-ja nuk ka shpallur rezultate zyrtare, por ka informuar publikun per rezultatet paraprake ose per rezultatet per kutite e mbyllura deri tani dhe sic dihet PD-ja me aleatet eshte fituese e ketyre zgjedhjeve me nje mazhorance te ngushte per te formuar qeverine me synimin per ta zgjeruar.

Eshte nje fitore qe dihet qe te henen por qe tani ka edhe rezultatet e KQZ prapa vetes.

Edi Rama i "politikes se re", megjithese ka 12 vite ne pushtet dhe bashkepunim te ngushte me disa nga politikanet e vjeter (dhe per kete genjeshter u ndeshkua nga shqiptaret), nuk pranon humbjen duke na kthyer shume prapa ne kohe kur demokracia as nuk kuptohet dhe as nuk ka deshire per tu kuptuar.

E majta ne pergjithesi kur nuk pranon rezultatin kalon ne tre faza: 1. Kontestimi i rezultatit me alibi nga me te ndryshmet, manipulimet, sistemi etj. 2. Reagimi revolucionar qe eshte pa dobi pasi vetem rrogetaret mund te dalin ne proteste se qytetaret e thjeshte as nuk e mendojne dicka te tille dhe 3. Fillojne dhe shajne popullin qe votoi kunder tyre.

Per momentin jemi tek faza e pare.

Urime PD-se dhe KM Berisha per fitoren dhe derrmimin qe i beri te majtes, nderkohe qe ju perfaqesuesit e social-demokracise mund te na jepni urimet ne te djathteve.

Si ka mundesi qe ECA thote se rezultati eshte 9 me 6 plus nje LSI kur mbeteshin pak kuti........ndersa KQZ thote 8 me 7 pa filluar akoma numerimin e kutive te mbetura.......? 

ECA eshte bllokuar me urdher te Edi Rames per ta lene rezultatin aty ku eshte per ti dhene kohe Rames per te vene ne levizje strategjite per kalimin me sa me pak deme te humbjes.

Rezultati ne Fier eshte 8 PS, 7 PD & aleatet dhe 1 LSI. 3 kuti te panumeruara mund te jene te pavlefshme ose nuk mund te ndryshojne rezultatin.

KQZ po flet per rezultatet per kutite e numeruara.

PD-ja ka qene ne avantazh qe ne oret e vona te se dieles ndaj PS-se dhe duke vazhduar cdo dite deri tani. PS-ja eshte e humbur dhe nuk ka asnje shprese, eshte e kote qe vazhdon me gjate. PD-ja eshte partia me mandate me te shumta ne parlament dhe udheheq edhe si koalicion ne vote popullore.

PS-ja thote qe do ankimojme Beratin, do rishikojme Tiranen dhe gjithashtu dhe Fierin, na korruptuan komisioneret etj.

Alibi te kuptueshme por jo te justifikueshme te humbesit Rama, qe ne fakt eshte e para humbje elektorale e madhe e tij.

PD-ja ka qene ne avantazh qe ne oret e vona te se dieles ndaj PS-se dhe duke vazhduar cdo dite deri tani.

edhe?!

Urime qeverise Berisha.

Cuna e majta eshte terhequr ne strofkull dhe po mer fuqi per keto 4 vitet e ardhshme. Top-Channel dhe news24 jane gati per raundin tjeter 4 vjecar te shpifjeve dhe te skandaleve ose alarmeve fallco________Top-Channel sepse lajmi perpunohet ne fillim nga ne smiley

mos e shif TOPin po ste pelqeu shoku.... Shume genjeshtra thone ata. Qeveria e Shqiperise eshte e pakoruptuar, e papiste, e paperlyer, e pashemtuar dhe me familje qe u rrine larg favoreve te pushtetit. Eshte dhe, sic duken bathet, do te jete nji emerald qe do u ndricoje rrugen fuqive kapitalisto-revizioniste. Kryeministri, qe ju befte kurban gjith kombi, eshte lideri, komandanti, komisari, Jezu Krishti, Muhameti dhe Buda (te tre ne nje) qe do na ndricoje rrugen drejt parajses ne toke. I puthshim kembet.... duart..... t'mbrapmen .... te parmen ... te anshmen dhe cdo gje tjeter qe ai na lejon. Marrsh nga vitet tona dhe na sundo gjer sa perjetesisht MADHERI

me falni u nisa te thosha '..gjer sa te vdesesh....' dhe u kujtova qe ai eshte hyjni. Ndaj ju lutem injoroheni '...gjer sa...'

Nxjerrja e rezultatit paraprak nga KQZ, mund te jete edhe e nxituar, ndonese ky nuk eshte rezultati perfundimtar dhe zyrtar, por ajo qe shqeteson me shume eshte dalja ne TV e fytyrngysurit dhe ogurziut Gjeneral Gramoz Rucit, perfaqesuesit me te "spikatur" te politikes se "re" pertej "te majtes e te djathtes" pasi eshte kapercyer LSI.

Fytyra e tij e vrerosur, dhe gurmazi i tij i ngjirur, vazhdon te kercenoje, jo Sali Berishen, por Stabilitetin e Vendit. Thirrjet e tij per dalje te popullit ne rruge, jane papergjegjshmeri ne rastin me te mire dhe antishqiptarizem ne rastin me te keq.

Tentoi te ngrinte Fierin, por pas nderhyrjes se Ambasadorit te SHBA-ve (ne heshtje) u terhoq dhe rrinte si qen i lagur.

Perpelitjeve te tilla, per te shpetuar "bythen" e vet duke destabilizuar vendin, u duhet treguar vendi njehere e pergjithmone.

Ne vend qe te reflektojne e te bejne analize te thelle se cilat jane shkaqet e verteta qe shpune ne humbje, dalin e bejne thirrje qe njerezit e cfilitur nga 20 vjet tranzicion, ku padyshim Gramoz Ruci eshte nje nga protagonistet kryesore, te dalin ne rruge. Nxjerrja ne rruge e njerezve eshte e rrezikshme sepse situata nuk mund te mbahet me nen kontroll kur flasin turmat dhe jo arsyeja.

Shkoni e gezoni pensionin shoku Ruci, e mos dilni ekraneve te beni "te fortin" e lagjes, se na tromakse edhe femijet. Kete ta thote nje fierak qe ia dha voten PS-se dhe qe e ka shtepine prane KZAZ 20, ku mblodhe disa nga "trimat" qe ne fieraket i njohim mire.

o syri ca bere plako mire? dhe une fierak jam dhe jame kurioz te di ke mblodhi ky tipi se sjam aty??? nese njihen.... ketu anonim jemi...

Kujtese per Ramen.

Rama: Largohem nga PS nëse nuk fitoj zgjedhjet
Edi Rama nuk do të jetë më kryetar i Partisë Socialiste në rast se humbet në zgjedhjet e 28 qershorit. Këtë fakt e konfirmoi vetë kryetari i socialistëve në emisionin “Ora e Debatit”.

Rama deklaroi se nuk i bishton pyetjeve rreth largimit të tij të mundshëm në rast se do të humbasë zgjedhjet. “Pse bishtim është nëse thuhet po?! Unë thashë po”, iu përgjigj Edi Rama pyetjes këmbëngulëse të moderatorit.

Përfshirja e kreut të socialistëve në listat e kandidatëve për deputet mbetet sërish e hapur, pasi vetë Rama deklaroi se kjo është një çështje që do të zgjidhet publikisht në muajin e duhur.

Lidhur me kandidimin e ish-kryetarit, Fatos Nano, Rama deklaroi se nga listat e PS-së nuk përjashtohet askush, dhe kandidimi i tij apo jo do të zgjidhet në momentin e duhur.
/gazeta start/

Në rast se do t’i humbni zgjedhjet, do të jepni dorëheqjen, z. Rama?

Unë jam këtu për të shfrytëzuar këtë mundësi për të komunikuar me shikuesit, që janë shumë të interesuar të dëgjojnë se çfarë ne do të bëjmë, se cila është oferta jonë politike, pse ne kemi programin më të mirë. Për të ndryshuar Shqipërinë, do të na duhet të ndryshojmë politikën dhe ky ka filluar nëpërmjet një politike të re të PS-së, e cila ndër të tjera ka në përmbajtjen e vet vetëdijen se duhet t’i japim fund një historie pazaresh dhe duhet të hapim një histori të re objektivash. Nuk është koha e një pazari të ri kryetarësh, por një bashkimi të ri qytetarësh. Dhe për të ndryshuar shumëçka në Shqipëri, nuk kanë munguar programet dhe idetë, të cilat kanë qenë të shkruara, por ka munguar një element i pazëvendësueshëm, një qeveri që të ketë fuqinë t’i kthejë gjërat e shkruara në një gjë të prekshme.
I bishtoni pyetjes, nëse do të jepni dorëheqjen, ose jo, në rast të humbjes së zgjedhjeve?
Pse bishtim është nëse thuhet po. Unë thashë po.

Marrë nga emisioni “Ora e Debatit” në Ora News

Sido qe te vije puna PD,ka fiotuar zgjedhjet...Ngushte ,por ka fituar  pastaj KQZ,numerim apo jo pak ka rendesi.E Berisha s'ka pike dyshimi qe do ndertoje nje qeveri te qendrueshme.......Ia arriti te fitoje zgjedhjet,krijimi i qeverise eshte "loje"per te.

Edi Rama humbi...e eshte me se logjike.Pa program ,pa projekt.I pa propozueshem si lider...Mungese koherence politike,0 ide.Nuk paguan asnjehere ajo lloj fushate elektorale qe bazohet ne denigrimin e nje personi....Merr efektin e kundert.Edhe ne Itali e majta eshte zgerlaqur fare pikerisht sepse fushatat e saj i mbeshte ne diskreditimin e Berlusconit e jo ne programe,propozime,ide e shprese.E majte duhet te reformohet seriozisht .Te ndahet me vepra e me bindje si trashegimtare e PPSH.Te afroje te rinj  te zote e punetore......Vetem keshtu mund te evitojme shpalljen e monarkise nga Berisha.....

Ohuu ha filluat prap nga ty ty tyt-e juve! Pushoni se na moret mendjen ,keni nje jave me kete avaz.Tongue  Ca tha ai nipi i dajo Sam-it,  zgjedhjet dolen 50 e 50,apo jo? .smiley

Cdo votë është një mendim dhe cdo mendim bën atë që quhet vendimi i sovranit.

Përderisa numërimi i votave nuk ka përfunduar as Olli, as polli as Ristani, as shejtani e as dreqi me të bir  dhe askush në botë nuk ka të drejtë të luaj me votën dhe vendimin e shqiptarëve cilido qoftë ai.

Kush është ai Olli që i provokon shqiptarët?

Kush i ka dhënë urdhër të provokojë shqiptarët?

Pse PD-ja hesht dhe nuk deklaron se duhet të presim numërimin e votave?

Pse sa herë bëhen votimet në Shqipëri duhet të përfundojë me gjak?

Kush është i interesuar që shqiptarët të vriten, masakrohen për karriget e këtyre kriminelëve ordinerë që në Shqipëri i njohin me emrin politikanë?

Kush është i interesuar që shqiptarët  të jenë të izoluar?

Kush është në Shqipëri i interesuar që shqiptarët të mos hyjnë në BE?

Kur mendoj që edhe këta kriminelët e njohur botërisht serbët, malazezët dhe sllavo-bullgarët nuk do të kenë nevojë për viza para shqiptarëve më vjen të vras veten.

Kqz ben shume mire qe jep keto lajme.

Te pakten te trashet te tresin avash avash faktin qe nuk do kene me pushtet per te mjele ne 4 vitet e ardhshme.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).